Këshilla për të bërë mirë pas kryerjes së shtyllës së pestë, Haxhit

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      15- 12-1445  H    21-06-2024 D

Shejh Jaser Ed-Dosari

Tema Këshilla për të bërë mirë pas kryerjes së shtyllës së pestë, Haxhit

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili me mirësinë e Tij ka mundësuar dhe lehtësuar rrugët e mirësive,  dhe u ka mundësuar rrugën robërve të Tij që të arrijnë në shtëpinë e Tij të pastër, në Qabe.  Haxhinjtë  përmbushën me lehtësi synimin e tyre dhe plotësuan atë për të cilën ishin zotuar, duke shpresuar nga Zoti i tyre falje për atë që kanë bërë dhe vepruar më parë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai i Cili krijon, ligjëroi dhe planifikoi.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit më të mirë,  dhe mbi ata që i pasojnë ata me mirësi deri në Ditën e Gjykimit.

Në vijim

O ju njerëz! Porosis ju dhe veten time që të kemi frikë Allahun, sepse frika, devotshmëria, ndaj Tij është përgatitja më e mirë dhe përfundimi më e mirë për Ditën e Gjykimit. Frikësojuni Allahut në çdo kohë dhe kujtoni fjalët e të Drejtit,  në Librin e Tij të  qartë, Kuran, kur thotë: “ Allahu pranon vetëm prej të devotshmit.” (El-Ma’ide 27)

O muslimanë! Sapo ka kaluar një nga sezonet më të mira për ndjekësit e Islamit, përfunduan ditët  e Haxhit dhe ritualet e tij madhështore, në të cilat Haxhinjtë përjetuan ditët më të mira të tyre. Qëndruan në ritualet e tyre me përgjërim dhe nënshtrim, ngritën duart e tyre duke ju lutur Zotit të krijesave dhe u pastruan nga gjynahet dhe gabimet. Urime për ata që e përfunduan këtë ritual, dhe urime atyre për çfarë ju dhuroi Allahu nga mirësitë dhe begatitë.    “Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.” (Junus 58) Le ta falënderojnë Allahun për mirësitë dhe furnizimin e Tij, falënderimi për Të është leje për shtim të të mirave të Tij, e kështu do të arrini një nga qëllimet e Haxhit dhe ibadetit, adhurimit. Ai që i di gjërat e dukshme dhe të padukshme, Allahu i Lartësuar, ka thënë: “(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia…” ( Ibrahim 7)

LEXO  Haxhinjtë në Qabe - Meka 19.07.2019

Haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes! Ja ku e keni filluar jetën tuaj me një faqe të bardhë, të pastër, dhe u kthyet pas Haxhit tuaj me rroba të bardha dhe të pastra, prandaj tregoni Zotit të mirë nga vetja juaj. Vendosni të ruani bindjen tuaj për aq kohë sa të qëndroni në këtë botë, largohuni nga gjynahet sa të jetoni,  ruajeni atë që keni mbledhur dhe fituar, bëni kujdes nga prishja e asaj që keni arritur dhe ndërtuar. “Mos u bëni si ajo gruaja që e shprish dhe e bën fije-fije atë që e ka tjerrë fort…” (En-Nahl 92)

Nga shenjat e Haxhit të pranuar dhe fenar të pranimit të tij është kryerja e veprave të mira pas veprës së mirë dhe të vazhduarit në këtë drejtim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Prandaj, kur të çlirohesh (nga punët e ndryshme), përpiqu fort (në adhurim).” (Esh-Sherh 7) Kjo është gjendja e besimtarit, sa herë që përfundon një adhurim e pason atë me një adhurim tjetër. Për Zotin, ka njerëz festat e të cilëve janë pranimi i veprave të mira, qëllimi i të cilëve janë veprat më të nderuar dhe rrethanat, situatat e të cilëve vazhdojnë në përsosmëri. Besimtari nuk ka përfundim në punën e tij përveç se me ardhjen e afatit. “Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” ( El-Hixhr  99)

O ju besimtarë! Kush i është përgjigjur të Gjithëmëshirshmit në Haxh,  le t’i përgjigjet Atij me bindje dhe adhurim në çdo vend dhe kohë. Kush u përmbajt gjatë Haxhit të tij nga ndalesat e ihramit, le ta dijë se ndalesa ka në vazhdimësi, le të ruhet nga hapat e shejtanit dhe të mos u afrohet të ndaluarave të të Gjithëmëshirshmit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë për çdo Sundues ka kufinj,  pa tjetër që kufinjët e Zotit janë të ndaluarat e Tij.” Muttefikun Alejhi.

LEXO  Ruajuni nga përgojimi

Adhurues të Zotit! Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuran dhe me sunet, dhe na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij.

Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim,  tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zoti i Cili është Bujarë në shpërblim për robërit e Tij të devotshëm, duke i veçuar ata me bekime, mirësi në çdo kohë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, udhëheqësi, prijësi i njerëzve të devotshëm. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Në vijim

Miq të të Gjithëmëshirshmit! Vërtetë prej suksesit të Allahut të Madhërishëm është që Haxhiu pasi që të plotësojë haxhin e tij të kthehet me Monoteizëm të pastër, besimin në Një Zot, ku i është përmirësuar zemra e tij, i është shtuar besimi i tij,  gjendja e tij është stabilizuar, i është përmirësuar morali i tij, i  është forcuar bindja e tij dhe rritur devotshmëria. Hasan el Basriju, Zoti e mëshiroftë, është pyetur; “Kush është Haxhi Mebrur, i pranuar?” Ai ka thënë: “Të kthehesh në asket në këtë botë, duke dëshiruar Ahiretin, jetën e përtejme.”

O ju që jeni luhatur në llojet e adhurimeve, qëndroni në rrugën e drejtë, sepse nuk jeni në vendqëndrimin e përhershëm.

Haxhinjë të shtëpisë së Zotit, Qabes!  O ju namazfalës! Vërtetë ajo që ndodhën në xhaminë e shenjtë, në Qabe, në këto ditë, nga shkurtimi i ligjërimit, Hutbes, dhe lehtësimi, leximi shkurt, në namaz, është për shkak të njerëzve të shumtë, temperaturës së lartë dhe lehtësim për namazfalësit. Zoti i shpërbleftë kujdestarët e çështjeve tona në këtë vend të bekuar për përpjekjet e tyre të zakonshme dhe të mëdha dhe për veprat e tyre të nderuara dhe të njohura. Vepra të cilat, me suksesin prej Zotit, kanë rezultuar me sukses të madh në sezonin e Haxhit të këtij viti dhe në çdo vit. Zoti i shpërbleftë ata për ne, ju dhe për Islamin dhe muslimanët mbarë me të mirat dhe me shpërblimet më të mëdha, Zoti ua shënoftë këtë në peshoren e veprave të tyre.

LEXO  Porosi për Kuranin - Meka 07.08.2020

Adhurues të Zotit!  “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin besnik, familjarët e tij të mirë dhe të pastër, dhe bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë të  drejtë, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ata, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë dhe mbro ndjekësit e fesë. O Zot, bëje të paqtë, të sigurt dhe të begatë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve, o Zoti i botëve.

O Zot, pranoje nga Haxhinjtë haxhin dhe përpjekjet e tyre, bëj haxhin e tyre mebrura, të pranuar, përpjekjet e tyre të shpërblyera dhe gjynahet e tyre të falura. O Zot, bëje udhëtimin e tyre të lumtur dhe kthimin e tyre në vendet e tyre të lavdëruar, dhe bëje rrugën e tyre rrugë të sigurt dhe të paqtë.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit të çështjeve tonë, dhe zëvendësit të tij, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit e fronit të tij besnik në çdo gjë që Ti do dhe je i kënaqur, shpërbleji ata të dy me begati dhe të mira për çdo gjë që bëjnë për dy xhamitë e shenjta, shpërble të gjithë ata që kanë punuar në shërbim  të miqve të të Gjithëmëshirshmit, shpërble me të mira njerëzit e sigurisë tonë dhe ushtarët tanë në kufijtë e vendit tonë.  

O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve  atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, o Zot, mëshiro të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve.

Ndihmo të shtypurit dhe të dobëtit nga muslimanët  në çdo vend dhe në Palestinë. O Zot, ndihmoi ata në Palestinë, jepu atyre lehtësim nga çdo vështirësi, rrugëdalje nga çdo shqetësim dhe shpëtim nga çdo fatkeqësi.

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

O Zot, na fal ne, me të vërtetë Ti je Falës i madh, Mëshirëplotit.

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/499820409067435

Post Author: endrit