Sezonet e mirësive në mes të falënderimit dhe vlerësimit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    11-01-1448 H     26-06-2026 D

Shejh Dr. Ahmed Bin Ali Hudhejfe

Tema  Sezonet e mirësive në mes të falënderimit dhe vlerësimit

Lavdërimet janë për Zotin, Ai i Cili krijoi natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës, si këshillë për ata që duan ta kujtojnë ose duan ta falënderojnë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai është shumë më lart se ajo çfarë thonë falsifikuesit, të humburit.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë,  Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Zoti e dërgoi atë sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues, thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi atë dhe familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e tij me mirësi, atyre u dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Vëllezër në besim! Vërtetë devotshmëria dhe frika nga Zoti është ngushëllimi i shpirtrave, qetësi e zemrave, ngushëllimi i sekreteve dhe qetësia e shpirtrave. Kush e arrin atë ngjitet në radhët e nderuara dhe ngrihet më lart. “Thuaju: “Kënaqësitë e kësaj jete janë të vogla. Jeta tjetër është më e mirë për ata që e kanë frikë Allahun e s’bëjnë gjynahe.” (En-Nisa’ 77)

Umeti Islam! Vërtetë, në kalimin e faqeve të ditëve dhe në kalimin e muajve dhe viteve, ka mësim dhe përkujtim, ashtu siç ka në të ngushëllim dhe lajme të mira për ata me mendojnë. Sepse shpejtësia e kohës e bën të mençurin të ndalet që të shikojë në të kaluarën dhe të shkuarën e tij, dhe që të mendojë për të tashmen dhe të ardhmen e tij, në mënyrë që në këtë të ketë një mësim për çdo person neglizhent për të marrë masat e nevojshme dhe ngushëllim për çdo person të pikëlluar me kalimin e kohës së vështirë. Pra, asnjë person i pakujdesshëm dhe i mashtruar të mos mashtrohet nga bota, dhe të mos dëshpërohet askush me pikëllim, vështirësi dhe dëm.

Zoti i Madhërishëm dhe i Plotëfuqishëm thotë: “ Ai krijoi natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës, si këshillë për ata që duan ta kujtojnë ose duan ta falënderojnë.”(El-Furkan 62) Domethënë, secili pason tjetrin, ata alternohen pa pushim, ky shkon e ai vjen.

LEXO  Vlerat e namazit

“…si këshillë për ata që duan ta kujtojnë ose duan ta falënderojnë.”(El-Furkan 62) Domethënë, Ai i bëri ato të alternohen që personi i vëmendshëm të mund të nxjerrë përfundimin për Njëshmërinë e Krijuesit, Zotit të Lartësuar. E di se Ai, i Plotëfuqishmi, askush tjetër përveç Tij nuk meriton adhurim, dhe që të falënderojë mirënjohësi për atë se çfarë ka në alternimin e natës dhe ditës, është nga bekimet dhe favoret madhështore.

Ai i bëri ato të njëpasnjëshme në mënyrë që robërit të mund të kompensonin në kohën e mëvonshme atë që u mungonin nga veprat e mira, aktet e bindjes dhe dobitë në kohën e mëparshme. Kush humb një vepër natën e kompenson atë gjatë ditës, e kush humb një vepër gjatë ditës e kompenson atë natën.

Nga Ebu Musa El Esh’ariu, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Zoti i Plotfuqishëm e shtrin dorën e Tij natën që ai që ka bërë gjynahe ditën të pendohet, sikurse Ai e shtrin dorën e Tij gjatë ditës që ai që ka bërë gjynahe natën të pendohet, kështu do të jetë derisa dielli të lindë nga perëndimi.” Transmetohet se Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, në tefsirin, komentimin e fjalës së Allahut: “Ai krijoi natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës, si këshillë…”(El-Furkan 62) Ai ka thënë: “Kujt i kalon diçka pa bërë gjatë natës e kompenson atë gjatë ditës, ose gjatë ditës e kompenson atë natën.”

Vërtetë në ndërrimin e netëve dhe ditëve dhe kalimi i viteve dhe stinëve ka ngushëllim për ata, rrethanat e të cilëve janë bërë të vështira dhe u janë ndërlikuar punët. Kjo botë është vend ndryshimi dhe kalimi, asnjë çështje e saj nuk është e vendosur dhe asnjë gjendje e saj nuk zgjatën përgjithmonë. Por se ajo lëviz me njerëzit e saj dhe i ndjek ata nga një gjendje në tjetrën. Errësira e shqetësimit shpërndahet nga lajmet e gëzuara të lehtësimit, ashtu si drita e ditës shpërndan errësirën e natës.

LEXO  Përkujtimi i Zotit është qetësi e zemrave dhe e shpirtrave

I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në këshillën që i ka dhënë Ibn Abasit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ Dije se ka shumë të mira në të qenit i duruar me atë që nuk të pëlqen, se fitorja vjen me durim, se rrugëzgjidhja vjen me shqetësim dhe se me vështirësi vjen lehtësimi.”

Zoti na bekoftë të gjithëve gjatë gjithë jetës sonë, na dhuroftë përfundim të mirë dhe një vendbanim të bekuar.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju, me të vërtetë Ai është Falës i Madh.

Hutbeja e Dytë

Lavdërimet janë për Allahun, i Cili e përsosi këtë fe për ne dhe e plotësoi atë,  na dhuroi bekimet dhe begatitë e Tij dhe na mbuloi me mirësinë e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Cili na veçoi me më të mirët e të dërguarve të Tij dhe na bëri më të mirët e umeteve.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë,  Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, të cilin Ai e dërgoi mëshirë për botën, e dërgoi me udhëzim, prova të qarta dhe urtësi. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe ata që ndjekin udhëzimin e tij me mirësi.

Në vijim

Umetul Islam! Ndërsa me përfundimin e vitit të kaluar, i dhamë lamtumirën sezonit të madh të veprave të mira në muajin e shenjtë të Haxhit dhe mirëpresim sezonin e muajit të shenjtë të Zotit, Muharremin. Sezon mirësie i pasuar nga një tjetër, në një seri kohësh mirësie dhe drejtësie, episode që janë të ndërlidhura, kohët që janë të njëpasnjëshme, burimet e saj të besimit janë të pashtershme pavarësisht bollëkut të trëndafilave, dhe hije sigurie, begatie dhe qetësie që zgjatet.

LEXO  Dashuria për atdheun... natyrshmëri dhe mirësi

Këto janë bekime të bollshme nga Zoti i Plotëfuqishëm mbi këtë tokë të bekuar dhe sundimtarët e saj. Muslimanët gjejnë hije nën hijen e saj, pinë nga burimi dhe uji i saj i pastër, dhe nëpërmjet saj shpirtrat arrijnë shpresat e tyre. Andaj, Zotin e lavdërojmë me lavdërime që gjuha dhe shprehja nuk janë në gjendje ti numërojnë, lavdërime që kërkojnë më shumë nga favoret dhe bekimet të Tij.

“Ti je Ai që na dhurove favore, retë e bujarisë Tënde derdhen si përrenj.

Ti ke mbledhur në këtë tokë vlera dhe ke ngritur brenda saj kurorën e përsosmërisë.

E bëre Qaben për kërkuesin e së mirës qëllim, ​​duke thirrur Haxhinjtë e saj në udhëzim.

Të gjitha lavdërimet dhe madhërimet të përkasin Ty, sa kohë që zogjtë e mëngjesit përsërisin meloditë e tyre.”

Zot, të lutemi Ty t’i shpërblesh ata që janë përgjegjës për shërbimin dhe kujdesin për dy xhamitë e shenjta dhe ata që i vizitojnë ato, veçanërisht kujdestarin e dy xhamive të shenjta dhe princin e tij të kurorës, me shpërblimet më të bollshme dhe të plota, o më i Madhi Bujar,  t’i mbrosh ata me mbrojtjen Tënde, t’i mbulosh me kujdesin Tënd dhe t’i ruash me kujdesin Tënd, o Zot i Botëve.

O Zot, të lutemi, që ta ruash këtë vend të mirë dhe të pastër, mbretërinë e Arabisë Saudite, fortesën e besimit, vendin e shpalljes,  dashuria e zemrave të botës muslimane dhe vendin e prehjes së zotërisë së të dërguarve, nga komplotet e komplotistëve dhe skemat e intrigantëve.

O Zot, përmirësoji çështjet e muslimanëve në çdo vend dhe jepu atyre fitoren mbi armikun Tënd dhe armikun e tyre, o i Fortë, o i Plotëfuqishëm.

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!”(El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!”(El-Bekare 128)

Pastaj shtoni lutjet dhe përshëndetjet në ditën e xhuma dhe në të gjitha ditët e tjera në vazhdimësi   për të zgjedhurin dhe zotërinë  e njerëzimit. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin të dërguarin Tënd,  profetin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, të parët e të mirëve, dhe ata që i pasojnë  në mirësi për aq kohë sa kalon një vit dhe bekimet vazhdojnë.

Adhurues të Zotit! Përjetësoni mirësinë e Zotit tuaj me falënderimin ndaj Tij, ruani begatitë e Tij duke pasuar urdhrat e Tij, këmbëngulni me lutjet drejtuar Atij dhe me përmendjen e Tij.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1601777678615573/1038711525351788

Post Author: endrit