Inkurajim që të shfrytëzojmë Ramazanin

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa      07-09-1446H   07-03-2025 D

Shejh Muhamed Selim 

Tema  Inkurajim që të shfrytëzojmë Ramazanin

Lavdërimet janë për Zotin e botëve, ju ka bekuar me agjërimin e muajit të Ramazanit në xhaminë e Aksasë, prandaj falënderojeni Atë për këtë bekim, mirësi. Sikurse ju ka veçuar me bekimin e lidhjes, vigjilencës në Bejtul Makdis, Kud’s, dhe rrethinat e tij. Prandaj, bëni durim, këshilloni për durim, jeni të lidhur, vigjilent me këtë tokë dhe frikësojuni Allahut që të jeni të shpëtuar.  Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, ka thënë e Ai është Thënësi i të Vërtetës: “ Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve…” (Al ‘Imran 140) Muaji i Ramazanit është nga ditët e numëruara të Zotit, të cilat Zoti i ndërron në Bejtul Makdis, Kud’s, dhe rrethinat e tij. Disa herë këto ditë janë lavdi dhe fitore për popullin tonë, e disa herë të tjera janë për të pafetë  testim dhe sprovë për ne. Nganjëherë jemi të gëzuar, festojmë,  nganjëherë jemi të trishtuar, nganjëherë jemi me shëndet dhe nganjëherë jemi të sëmurë, nganjëherë jemi të uritur, të etur dhe të zhveshur, dhe nganjëherë ushqehemi nga të uriturit dhe jemi të sigurt nga frika.

“Një ditë për ne dhe një ditë kundër nesh, një ditë trishtohemi dhe një ditë gëzohemi.”

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Sha’biu transmeton prej tij në hadithin që i atribuohet atij, duke thënë: “ Besimi është dy gjysma, njëra gjysëm durim ndërsa gjysma tjetër falënderim.” O ju të lidhur me këtë vend, agjëroni  muajin e Ramazanit që të falen gjynahet tuaja dhe të shpëtohen, lirohen qafët, kokat, tuaja nga zjarri i Xhehenemit.

O agjërues! Ejani për në Xhenet që hapën portat e tij për agjëruesit, për durimtarët, për të lidhurit me këtë vend, për ata që qëndrojnë pranë xhamisë së Aksasë dhe ata për që qëndrojnë në të. Ndiqni udhëzimin e të dërguarit i cili është falur, ka agjëruar dhe që është zgjuar në namaz nate.

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju të lidhur me këtë vend! Në Ramazanet që kanë kaluar jemi mësuar që të bashkohen me ne ata që shpeshtojnë udhëtimin për në xhaminë e Aksasë, vizitorët e saj, për të falur namazin në të, shumë nga bijtë e popullit tonë nga të gjitha prefekturat. Ndërsa sot ata mungojnë, nuk janë në mesin tonë. I ka penguar ata pamundësia. Allahun e Madhërishëm e lusim që të ua lehtësojë njerëzve tanë në Gaza dhe në Rripin Perëndimor, të largojnë nga populli ynë këtë fatkeqësi që u ka rënë dhe të i japë popullit tonë rrugëzgjidhje të shpejtë  të afërt dhe lehtësim.

O ju agjërues! Disa nga bijve të popullit tanë, kur thirret ezani i akshamit që agjëruesi të prishë agjërimin e tij, nuk u lagen venat e tyre dhe as nuk u shuhet etja, sepse nuk gjejnë asgjë që të prishin agjërimin, por shpërblimi për agjërimin e tyre është i fiksuar tek Zoti.   Ndërsa një pjesën tjetër e muslimanëve, bijë të umetit tonë dhe lëkurës, gjakut tonë, u janë lagur venat dhe u shuhet etja, por pyetja e rëndësishme mbetet që ata duhet ti përgjigjen: A është fiksuar shpërblimi i tyre tek Zoti? I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotitnqoftë mbi të, ka thënë: “Nëse banorët e lagjes, zonës, kanë një person të uritur në mesin e tyre, të gjithë e kanë humbur mbrojtjen e tyre nga Zoti.”  Në Ether ka ardhur: “ Kush nuk interesohet për çështjen e muslimanëve ai nuk është prej tyre.”

O ju besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe merreni muajin e Ramazanit muaj të lidhjeve dhe solidaritetit, sepse në vitet e vështira që kanë rënë mbi popullin tonë, sa shumë të uritur janë prej tyre? Sa shumë ka prej tyre të pastrehë? Sa shumë ka prej tyre  të sëmurë? Sa shumë prej tyre janë të sprovuar? Sa shumë prej tyre u janë shkatërruar shtëpitë? Sa shumë prej tyre janë të pa çati ku të strehohet? Ngushëlloni, mbështesni bijtë e popullit tuaj me zektin e pasurisë tuaj, me lëmoshta tuaja, me tepricën e pasurisë tuaj. Ngushëlloni ata me keqardheje për pikëllimin e tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush ia lehtëson muslimanit një vështirësi, Allahu do t’ia lehtësojë atij një vështirësi  nga vështirësitë e Ditës së  Kijametit.” Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Më i miri nga muslimanët  është ai që mbanë lidhjet, ndihmon dhe është i dobishëm, u bën dobi të tjerët.”

O ju besimtarë! O ju agjërues! Ku kanë shkuar mendjet tuaja kur ju filloni muajin e Ramazanit me zënka dhe mosmarrëveshje, në të cilat humbasin jetë dhe derdhet gjak, kur ju e dini se është e ndaluar për musliman gjaku, pasuria dhe nderi i muslimanit. Nuk është nga ne dhe as nga populli ynë ai që tund thikën, një send të mprehtë, në fytyrën e vëllait të tij musliman për ta vrarë ose plagosur. Nuk është nga ne dhe as nga populli ynë ai që ka moral, sjellje të keqe dhe sulmon të tjerët. Ky është muaji i Ramazanit në të cilin i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka urdhëruar që të themi në të për ata që na sulmojnë me padijen e tyre ose na shajnë: “ O Zot, unë jam me agjërim!”  Kush prej jush është me të vërtetë besimtar dhe ka guxim t’i përgjigjet një fyerjeje me tolerim dhe falje, ky është guxim, sepse trim është ai që e kontrollon veten kur zemërohet.

O ju muslimanë! Hiqni qafe, lirohuni nga padrejtësitë. Ramazani është muaji i faljes, lirimit  nga të drejtat e njerëzve.  Ju besoni se stomaku më i keq është ai që ngopet me gjëra të ndaluara dhe është mbushur me zjarrin e Xhehenemit. E  si mundet agjëruesi të neglizhojë kur dëgjon fjalën e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Sa nga agjëruesit kanë pjesë nga agjërimi i tyre vetëm urinë dhe etjen.” Hiqni, zhvisheni rrobën e gjynahit, sepse ajo është një rrobë turpi dhe zjarri.

LEXO  Vlerat e 10 ditëve të Dhul Hixhes - Dr.ismail Neuahide - 17.08.2018

O ju agjërues! Kujdes nga shkëputja e lidhjeve familjare, sepse shkëputja e lidhjeve familjare është nga gjynahet e mëdha. I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka gjynah më të merituar për dënim të shpejtë nga Allahu ndaj vepruesit të tij në këtë botë,  me atë çfarë ka rezervuar për të në botën Tjetër, Ahiret,  sesa prishja dhe shkëputja e lidhjeve familjare.”

O ju agjërues! Përmirëso agjërimin tuaj, mos i bëni të njëjta ditët tuaja të agjërimit me ato jasht tij, jasht agjërimit. Mbani nën kontroll gjuhën, sytë, veshët, pjesët intime dhe barkun tuaj nga çdo gjë që ka ndaluar Zoti dhe kthehuni në bindjen ndaj Zotit dhe bindjes ndaj të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sepse nëse e bëni këtë pranohet agjërimi juaj, Zoti do të ua lehtësojë fatkeqësit me të cilat po përballeni. O Zot, na bëj prej atyre që e dëgjojnë fjalën dhe ndjekin më të mirën e saj. O Zot, prano agjërimin tonë, namazin tonë të natës në këtë muaj, lidhjen tonë, durimin tonë dhe këshillimin për durim, të lutemi të jesh me ne, o Zoti dhe Sunduesi ynë, na mëshiro, me të vërtetë Ti je më i Madhi Mëshirues.

O ju të lidhur me këtë vend! Kjo ditë e premte, në të cilën grupet tuaja të bekuara mblidhen në xhaminë e Aksasë nga çdo qytet, fshat dhe kamp, ​​është  ditë që dëshmon për umetin musliman i cili pranoi poshtërimin pas lartësimit dhe  pranoi turpin  pas lavdisë. Kjo është një ditë që do të jetë dëshmi për ju para Zotit në ditën e Gjykimit, dëshmitare për durimin tuaj, dëshmitare për qëndresës tuaj, dëshmitare për durimin tuaj përballë vështirësive të cilat bien mbi ju.  Në këtë ditë në të cilën turmat tuaja kanë  marshuar  për t’u mbledhur në xhaminë e Aksasë dhe në oborret e saj, për të qenë të lidhur me të dhe për të qëndruar afër saj. Ju jeni dëshmitarë në të për arabëve dhe muslimanëve që ju zhgënjyen, zhgënjimin e të aftëve, atyre që kanë mundësi të ju ndihmojnë, jo zhgënjimin e të dobëtve, që nuk kanë mundlsi të ju ndihmojnë, zhgënjimin  e hipokritit, jo zhgënjimin e besimtarit. Ju e dini se agjërimi i muajit të Ramazanit është mbrojtje nga zjarri, mbrojtje për ata që agjërojnë dhe janë të durueshëm, e nuk është mbrojtje nga zjarri dhe turpi për zhgënjyesit, hipokritët dhe të paaftët. Prandaj, merrni mbrojtjen tuaj nga zjarri i Xhehenemit, jini një zemër e vetme, rrahjet e saj të jenë të një, unike, dhe shpresa e saj të jetë një. O populli ynë, garoni, o populli ynë i nderuar, garoni në bashkimin e radhëve dhe në unifikimin e fjalës, në bindje ndaj Zotit dhe në bindje ndaj të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Kjo bindje është fitore dhe triumf, dhe se unifikimi juaj në të është lavdi dhe triumf.  Zoti ynë, i Lartësuar është Përkujtimi i Tij, thotë: “ Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.” (El-Enfal 46)

O ju besimtarë! Nxitja e udhëtimit për në xhaminë Aksa është një nga synetet e thëna dhe të vepruara i të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka nxitur udhëtimin e tij  për në të gjatë Israsë dhe Miraxhit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk kërkohet nxtitja, shpeshtimi i udhëtimit përveçse për në tre xhami; Për në xhaminë e shenjtë në Meke, në Qabe, për këtu në xhaminë time, xhamia e Pejgamberit në Medine, dhe për në xhaminë e Aksasë.” Prandaj, ndiqni shembullin e të dërguarit tuaj, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe shpeshtoni udhëtimin tuaj për në Shtëpinë e Shenjtë, Aksa,  sepse shpeshtimi i udhëtimit për në të do të jetë synet, traditë që do të vazhdojë deri në ditën e Kijametit.  E udhëtimi drejt saj në këtë kohë është një nga detyrimet e munguara, për shkak të obligueshmërisë së ruajtjes së saj dhe të mbledhurit, bashkuarit përreth saj.  Kush shpeshton udhëtimin për në Bejtul Makdis, Kud’s dhe rrethinat e tij, do të marrë shpërblimin e lidhjes me këtë vend, shpërblimin e namazit në të, dhe shpërblimin e të qenurit fqinj i tij, por se ka fituar të gjitha shpërblimet. E si do të ishte puna nëse ky shpeshtim i udhëtimit tuaj për në xhaminë e Aksasë së bekuar do të ishte në muajin e Ramazanit, muaj në të cilin shtohen shpërblimet tuaja, nga se do të ju bashkohen për ju shpërblimi i lidhjes me këtë vend, shpërblimi i fqinjësisë dhe afrimitetit në xhaminë e Aksasë, dhe shpërblimi i shpeshtimit të udhëtimit për në të. A nuk ka thënë Zoti ynë, Allahu i Lartësuar në hadith Kud’si: “Agjërimi është për Mua dhe Unë e shpërblej për të.”  A nuk ka thënë i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “ Kush është i lidhur, vendosur dhe vigjilent një ditë dhe një natë në rrugë të Zotit ka shpërblimin e agjërimit të një muaji dhe faljes së namazit të natës në të.” Urime për atë që e ka mësuar këtë dhe ka vepruar, dhe urime për atë që është fqinjë, pranë, kësaj xhamie dhe është i lidhur me këtë vend.

O ju të lidhur me këtë vend! Turmat tuaja që mbushin çdo centimetër të xhamisë Aksa janë një referendum i vërtetë që ju jeni pronarë të kësaj shtëpie të shenjtë, që kur ka ekzistuar Kud’si  e deri kur të bëhet  Kijameti.   Jeni të lidhur në të, brez pas brezi, agjërues,  të durueshëm, qëndrestarë dhe  kërkues të shpërblimit. Sa me fat, të privilegjuar që jeni, sa fat të plotë që keni tek Zoti, do të shkoni me të gjithë shpërblimin dhe do të arrini të gjithë nderin. Ju jeni  përgëzimi  i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në të cilin ka thënë: “ Do vazhdojë të ekzistojë një grup nga umeti im të qëndrojë në fenë e vërtetë, të përballen me armikun e tyre, nuk i dëmton kush i braktisën, tradhton ata,  përveç vështirësive që u ndodhin, derisa t’u vijë urdhri i Allahut dhe ata do të jenë  në këtë gjendje.”

LEXO  Feja ndërveprim social: Përmirësimi i individit dhe i shoqërisë

O muslimanë! O ju të lidhur me këtë vend! Sahabet, shokët e profetit, çliruan Irakun dhe vendet e Shamit si dhe vende të tjera, në kohën e Omerit të drejtë, Zoti qoftë i kënaqur me të. Por prijësi i besimtarëve Omeri nuk ka shkuar tek asnjëri nga këto vende të çliruar nga muslimanët vetëm se në Bejtul Makdis, Kud’s, vetëm se në xhaminë e bekuar të Aksasë, sepse ai e dinte vlerën e Kud’sit dhe pozitën e xhamisë së Aksasë tek Allahu dhe tek muslimanët. Ai, prijësi ynë, Omeri, këtu në tokën e Kud’sit, ka thënë për ne, fjalën e tij të njohur: “ Ne jemi popull që na ka nderuar Allahu me Islam,  nëse e kërkojmë nderin në ndonjë gjë tjetër përveç Islamit, Zoti do të na poshtërojë.”

Si është puna me masë e madhe nga umeti ynë tek të cilët mbërrin Ramazani dhe rrobat e nderit të tyre janë të konsumuara, rrobat e lavdisë së tyre janë të vjetra. E kërkuan nderin në diçka tjetër përveç fesë së tyre dhe u poshtruan nga armiku i tyre. Dëgjojmë zhurmën e tyre por nuk shikojmë produktin e tyre. Janë kthyer si gurët e atij përrojit të rrëmbyeshëm dhe si një tas ushqimi. Nuk ka më njeri në mesin e këtij umeti që të frikësohet  për një mushkë që mund të pengohet në Irak, nuk ka më njeri në mesin e këtij umeti që t’i thotë resë që të lëshojë shiun ku të dojë, sepse profukti i saj do kthehet në thesarin e muslimanëve.  Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!

O ju agjërues! Shpresa është e madhe që të gëzoheni me përfundimin e agjërimit çdo ditë, të gëzoheni  me përfundimin e agjërimit në fund të Ramazanit dhe të arrish shpërblimin e Zotit tuaj për agjërimin, qëndrimit tuaj në namaz, dhënien e mbështetjes, bamirësisë dhe mbajtjen e lidhjeve familjare. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Për agjëruesin ka dy gëzime me të cilat do gëzohet: Kur të bëjë iftar gëzohet me iftarin dhe kur ta takojë Allahun do të gëzohet me agjërimin e tij.”

O ju besimtarë! Shpresa është e varur në durimin, këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë tuaj në mënyrë që të arrini shpërblimin e grupit që është dalluar nga pjesa tjetër e muslimanëve gjatë gjithë brezave deri në ditën e Kijameti. Ju jeni grupi që jeni bekuar me karakteristikat që ju ka dhënë Zoti i Madhëruar, për t’ju kualifikuar për atë që do të takoni në historinë tuaj të gjatë nga të pafetë dhe hipokritët. Ju jeni një popull i kualifikuar nga Zoti për të qenë të denjë për lidhjen tuaj që do ta praktikoni atë deri në ditën e Kijametit, me durim, këmbëngulje, besim dhe devotshmëri. Agjërimi i muajit të Ramazanit bashkon të gjitha këto cilësi për ju, prandaj jepini mikut tuaj “Ramazanit” të drejtën që i takon nga këto cilësi. Vërtetë shoqëria e tij është e çmuar për ne dhe ardhja e tij është e shtrenjtë për ne. Allahu i  Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin për të qenë të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!” (Al ‘Imran 200)

O ju agjërues! O ju besimtarë! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka dëshmuar për ju se jeni nga umeti i tij, kur ka thënë: “ Do vazhdojë të ekzistojë një grup nga umeti im…” e kjo do të thotë se ju do të jeni në shoqërinë e tij në ditën e Gjykimit, përveç atyre janë të mangën në veprat e tyre dhe tregohen hipokritë. Përgëzoni, sepse do të jeni me të në luginën e tij në Xhenet, përgëzoni sepse do të pini ujë nga duart e tij të të bekuara dhe nuk do të keni etje asnjë herë më pas, mos ndryshoni, mos nënçmoni dhe mos braktisni. Ramazani është muaji i qëndresës në fe, Ramazani është muaji i dallimit me besim të sinqertë, Ramazani është muaji i shpërnguljes për tek Allahu me devotshmëri. Ramazani është muaji i marrjes së iniciativës për t’u bashkuar në librin e Zotit, Kuran, dhe sunetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

O ju besimtarë! Ka ardhur një robëreshë tek Abdullah Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe i ka thënë atij:  “ Koha është bërë e vështirë për mua e dua të shkoj në Irak.” Abdullah Ibn Omeri i ka thënë asaj: “ Atëhere dil  për në Sham, dil për në Bejtul Makdis, Kud’s, dil për në tokën e ringjalljes, sepse e kam dëgjuar të dërguarin e Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, të thotë për Shamin: “Kush është i durueshëm në vështirësit dhe të rëndat e tij,  do të jem dëshmitar për të,  ose ndërmjetësues për të në ditën e Gjykimit.” Ky është përgëzim nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ai do të ndërmjetësojë  për çdo njërin që ka banuar në Kud’s dhe rrethinat e tij, me qëndrim të afërt dhe i durueshëm, me besim në Zotin dhe me kërkimin e shpërblimit prej Tij, Allahut të Lartësuar.

LEXO  Larg të ushqyerit me haram -Aksa 17.04.2020

O Zot, shkruaj për ne dëshminë e të dërguarit Tënd për lidhjen tonë me këtë vend, na mundëso ndërmjetësimin dhe shoqërinë e tij, na ndihmo dhe ndihmo me ne, o Zoti i të dobëtve.  

Adhurues të Zotit! Ka ardhur në një hadith të shenjtë: “ Vërtetë Allahu nuk i përgjigjet lutjes nga një zemër e shkujdesur dhe neglizhente.”

Prandaj, luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Ai është mbështetja jonë dhe na mjafton.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Ai është Sunduesi dhe Mbështetësi ynë.

Dëshmoj se zotëria i ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi  pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju besimtarë! Fjala e të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në përshkrimin e ekzistencës tuaj në Bejtul Makdis, Kud’sit dhe rrethinat e tij: “ Do vazhdojë të ekzistojë një grup nga umeti im…” ka ardhur në formën e kohës së tashme, e cila tregon ekzistencën tuaj aktuale dhe ekzistencën tuaj të përhershme deri në ditën e Kijametit. Historia dëshmon të vërtetën e kësaj ekzistence tuajën në këtë tokë sado popuj të bashkohen kundër jush. Pushtimi i kryqtarëve ishte këtu dhe u zhduk, ndërsa  ju mbetët, Britania ishte këtu dhe u largua, ndërsa  ju do të qëndroni deri në ditën e Kijametit, këtu në këtë tokë të shenjtë, Kud’s, dhe në xhaminë e bekuar të Aksasë. Ashtu sikurse muaji i Ramazanit do të mbetet në mesin e muslimanëve për aq kohë sa të jetë Islami në botë, po ashtu edhe prania juaj në Bejtul Makdis, Kud’s dhe rrethinat e tij do të jetë e përhershme derisa Zoti të sjellë urdhrin e Tij, me durim, këmbëngulje, qëndrueshmëri dhe qëndrim pranë, afër tij. Për këtë arsye, Zoti nuk e bëri xhaminë tuaj të Aksasë  vend të shenjtë por e ka bërë atë vend të lidhjes, qëndresës dhe vigjilencës.

Ju jeni ata që do të mikëpritni Kalifin që do të zbresë në Bejtul Makdis, në Kud’s,  ju jeni ata që do të mikëpritni Isain, të birin e Merjemes, i cili do të falet me ju në radhët tuaja, këtu në xhaminë e bekuar të Aksasë. Ju jeni trashëgimtarët e tokës së tubimit dhe ringjalljes. Të gjitha krijesat do të tubohen nga gjithandej për  në Kud’sin tuaj dhe nga këtu do të ringjallen për në shtëpitë, vendqëndrimet e tyre. Agjëruesit dhe të lidhurit me këtë vend do të jenë në Xhenet, ndërsa jobesimtarët dhe hipokritët do të jenë në Xhehenem, dhe tradhtarët do të jenë në zjarr, Xhehenem. Nuk ka humbje për ju, o besimtarë, nuk ka humbje për ju, o të lidhur, të vendosr dhe vigjilentë të besimit, o agjërues. Agjërimi dhe lutjet tuaja, qëndrimi juaj në namaz, bamirësia dhe mbështetja juaj e ndërsjellë do të jetë mburojë për ju  nga ndëshkimi dhe zemërimi i Zotit. Plagët e tuaja, uria juaj dhe vuajtjet tuaja janë mbrojtje nga zjarri i Xhehenemit. Prandaj, përgëzoi, sepse Zoti ju ka zgjedhur dhe ju ka dalluar, ju bartni fenë tuaj dhe ai ju bartën ju. Duroni urinë dhe etje në Ramazan dhe duroni përballë kënaqsive në muajin e agjërimit.agjërimit. Zoti ua faltë gjynahet, jua shlyftë të këqijat dhe ju bëftë durimtarë në Bejtul Makdis, Kud’s  përballë vështirësive, që të keni furnizim të bollshëm nga lidhja juaj e cila do t’ju shpëtojë nga sprova e varrit, me të cilën do të jeni nën hijen, mbrojtjen  e Zotit dhe me të cilën do të jeni fitimtarë. Nuk ju dëmton  tradhtia e tradhtarit dhe as  hipokrizia e hipokritit. Ju jeni njerëzit e së vërtetës që do të shpërbleheni, të cilët do t’i takojnë Melaiket në Ditën e Gjykimit nga portat  e Xhenetit dhe do të hyni nëpër tyre, e do t’ju thuhet: “(e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!”(Er-Ra’d 24)

O ju të lidhur me këtë vend! E para se të largoheni nga vendi juaj i faljes nuhatni, shijoni  në Kud’s dhe në xhaminë  e Aksasë aromën e sahabëve dhe ndjekësve të tyre, të cilët erdhën tek ai si çlirues, parfumosni me të fëmijët dhe nipërit tuaj.  Para se të largoni këmbët tuaja nga xhamia Aksa, jepini asaj fjalën  se do e merrni përsëri rrugën për të udhëtuar drejtë saj. Ajo është shtëpia e juaj, vendi ku strehoheni në të dhe çatia që ju mbron kur bien mbi ju të vështira.

“ Kush nuk ka qenë të Kud’s bie në dashuri me atë që ka në të, por është koha e gënjeshtarit që vendos,

Kud’si të jep bukurinë dhe mjafton për të, e bukuria është natyrë dhe rini,

Xhamia Aksa me ambentet e saj është llambë e përjetshme e së vërtetës, meteor.”

O Zot, ndihmo Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, mposht mohuesit dhe hipokritët, dhe shpërndaj grupet e tradhtarëve.  O Zot, largo atë që ka rënë nga fatkeqësirë mbi popullin tonë në Gaza dhe në Rripin Perëndimorë dhe ku do që ata janë dhe janë prekur nga vështirësitë. O Zot, mundësoju atyre ushqim që të largojnë urinë, siguroi ata nga frika. O Zot, prano dëshmorët tanë, shëroni plagët e të plagosurve tanë dhe lironi të burgosurit tanë. O Zot, mundëso shlyerjen e borxheve atyre që kanë borxhe, largo bllokadën, izolimin nga të izoluarit, largo shqetësimin e të shqetësuarve, mundësoju  martesë të rinjve dhe të rejave muslimane. O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga varfëria dhe poshtërimi, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga vogëlsia dhe e kota.

O Zot, mbro popullin tonë me mbrojtjen Tënde, mbuloi ata me kujdesin Tënd, dhe ruaj ata  me syrin Tënd që nuk fle.

O Zot, bashko fjalën tonë në bindjen ndaj Teje, unifiko radhët tona në kënaqësinë Tënde, planifiko për ne dhe jo kundër nesh. O Zot, prano agjërimin dhe namazet tona, lutjet dhe lidhjen tonë dhe shpeshtimin e udhëtimit tonë për në xhaminë e Aksasë.

O Zot, bëj Aksanë tonë të sigurtë me sigurinë Tënde, të nderuar me nderin  Tënde, fitimtare me ndihmën Tënde të qartë. O Zot, forco këmbët, rëndon peshoren e veprave tona të mira dhe mos u jep pushtet mbi ne atyre që nuk kanë frikë prej Teje dhe nuk na mëshirojnë.

O Zot, fali bashkëshortet tona, vajzat toan dhe të gjitha gratë e besimtarëve të cilat na shërbejnë në shtëpitë tona në muajin e Ramazanit dhe jasht tij, besimtare, të mira, sinqertë në fjalët dhe veprat e tyre.

O Zot, na fal ne, prindërit tanë dhe fëmijët tanë, njerëzit e familjeve tona dhe ata që kanë të drejta ndaj nesh. O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, të vdekurit dhe na ndaj nga kjo botë duke qenë i kënaqur me ne.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, kërkoni falje tek Ai sepse ju falën dhe kërkoni nga Ai  sepse ju jep.

Ti që fton për namaz, fto në namaz!

“…Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1374525280629516

Post Author: endrit