Lavdërimet për Zotin , Ndërtuesit të shtyllave të fesë së pastër, me rregullat e ajeteve të Librit të qartë, Caktues i dizpozitatve themelore, rregulla të qartë nga të cilat i ka obliguar njeriut të punuarit e tyre dhe ja ka ndaluarit të vepruarit e disa të tjerave, duke i bërë ata thirësit e fesë, ka spjeguar ato me profetin e Tij të dërguar për mbarë njerëzimin, të cilin Allahu xh.sh e ka quajtur fjala e vërtetë. Ka lexuar ajetet e Tij për tu dhënë të drejtat të paditurve. I Porositi ata që ta ndjekin atë në përballje me gabimtarët, ua mësoj atyre atë çfarë ata e kishin të panjohur, përmirsoj dhe shëroj zemrat e atyre që ishin në gafilet humbje, ngriti flamurin e fesë, vlersoj lartë vepërmirët dhe adhuruesit. Të vlersuar ata që zbatojnë urdhërat e Zoti, dhe janë kapur pas synetit të të dërguarit të Tij. Të nderuar janë ata që mbrojnë Aksanë, ajo është vendi i Israsë, qoftë për ta një vend në xhenetet e Tij, shpërblim nga Zoti i tyre.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, dëshmi që do të jetë instrument për shpëtim, garanci për gradë të larta, dëshmi me të cilën do qëndrojmë para Allahut, ditën në të cilën nuk na bën dobi pasuria dhe fëmija, përveç atyre që e takojnë Allahun me zemër të pastër.
Dëshmojmë se profeti dhe i dërguari jonë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, i cili rrugën e besimit e bëri të qartë duke na i spjeguar shtyllat e tij, ndezi dritat e tij, duke vendosur bazat e tij dhe ndërtoj rrugën e bazuar në fjalën e njësimit të Allahut xh.sh, tevhidin dhe bëri të qartë rrugën drejt shpëtimit për kë dëshiron ta ndjekë atë, u dha zemrave gëzimin për ata që e pasojnë atë.
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje Muhamedin , i cili solli ajetet e qarta udhëzim për besimtarët, mbi familjen e tij të udhëzuar, mbi shokët e tij të nderuar, mbi të gjithë ata që janë udhëzuar nga ata, i ndjekin ata dhe janë kthyer në rrugën e drejtë, dhe mbi pasuesit e tyre me mirësi deri në ditën e fundit. Në vijim
O adhurues të Zotit! Jemi në atmosferën e Israsë dhe Miraxhit, ngjarja e madhe në të cilën Muhamedi a.s fali namaz si imam i të gjithë profetërve në këtë vend të pastër. Nga këtu u ngrit në qiellin e lartë nga ku shikoj argumentet e Zotit. Sot kur jetojmë në këtë atmosferë të kësaj ngjarjeje të bekuar, kthehen sytë nga qielli i Bejtul Mak’dis, dhe xhamisë së bekuar të Aksasë.
Shqetësime dhe interesime. O ju muslimanë! Kush është ajo që të shqetëson dhe të intereson? Urime për ty, nëse shqetësimi yt është për të kërkuar kënaqsinë e Allahut dhe fitimi i botës tjetër. Shërimi yt vjen me forcën tënde duke kërkuar kënaqësinë e Zotit është e gjitha në favorin tënd : “Vërtetë zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut.” (Er-Rad 28)
Nëse shqetësimi dhe interesi është për dunjanë dhe çfarë ajo përmban, zgjohu nga gjendja e komës, se afati exheli dhe koha e kesaj jete është e shkurtër: “Thuaju : Kënaqsitë e kësaj jete janë të vogla.” (En-Nisa 77) Shiko se çfarë vepron, mendo dhe shiko, dhe nëse dëshiron të veprosh “ Prandaj mësoni nga kjo, o ju largpamës!” (El-Hashr 2) Friksoju kësaj bote dhe merre atë me kujdes, sepse je duke ecur në rrugën e profetërve. O Zot na bëj nga robërit e Tu që mendojnë dhe shikojnë dhe largo nga ne të keqen e ziliqarëve o Zoti i Botrave.
Adhurues të Zotit! Ajo çfarë ndodhen sot nga ngjarjet e dhimshme në shoqërinë tonë në dobi të kujt shkojnë? Përhapja e kaosit, sulme dhe përplasje, ndarje dhe përçarje dhe armiqsi për llogari të kujt shkojnë? Feja jonë na ka urdhëruar për këtë? Pse vrasim njëri tjetrin, përçahemi, ndahemi dhe armiqsohemi me njëri-tjetrin? Dhe për gjëra shumë të vogla. A nuk na mjafton ne ajo se çfarë po vujmë nga duart e armikut pushtues? Shikoni të burgosurit tanë se si trajtohen dhe torturohen në burgjet e të padrejtëve? Ata po bartin një barrë të rëndë. Prandaj është detyrë e autoriteteve përgjegjëse që të punojnë për lirimin e tyre dhe kthimin e tyre shëndosh e mirë.
A nuk është nga detyrat më të rëndësishme për drejtuesit mbrojtja e të pamundurit dhe mbrojtja e pasurisë? A nuk është strategjija e tij politikë për popullit dhe ruajtja e popullsisë? A nuk i ka thënë Allahu xh. sh profetit të Tij Davudit : “O Daud, Ne të kemi bërë mëkëmbës në Tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me drejtësi dhe mos shko pas dëshirave dhe tekave.”(Sad 26)
A nuk ka thënë i dërguari ynë paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të : “ “ Me të vërtetë çdo njëri nga ju është bari (kujdestar) dhe çdo njëri nga ju është përgjegjës për kopenë e tij (atë që ka në kujdestari).”
Drejtuesi i drejtë është ai që kujdeset dhe ruan interesat e popullit dhe ndalon nga ata ujqërit e egjër, dhe mundohet për interest e tyre. Le ta mësojnë të gjithë o populli jonë se si më herët të parët tanë punonin për interesin e popullit. Populli jonë në Gaza është i bllokuar, goditen me zjarr bombardohen natën dhe ditën. Çfarë kemi bërë për ata për tua lehtësuar dhimbjen? Halifja i mirë, Omer Ibn Abdul Aziz, Zoti qoftë i kënaqur me të, për të cilin kan thënë barinjtë nga majat e maleve të larta : “Kush është ky njeri i mirë që është vendosur kujdestar halife për njerëzit?” Janë pyetur; “ Nga e mësuat këtë?” Kanë thënë : “ Sepse kur është bërë kujdestar për ne një njeri i mirë largohen ujqërit nga delet tona.”
Adhurues të Allahut! Ajo çfarë ndodhën sot në Bejtul Mak’dis dhe rrethinat e sajë tregon qartë për dobësinë e njerëzve dhe të popullit tonë muslimanë. Toka juaj rrethohet dhe pushtohet , në të ngrihen vendbanime jehudësh, shtëpitë tuaja shkatrrohen, rinija dhe gratë tuaja dëbohen, xhamija jua është e rrethuar, inkursione dhe ngacmime të përditshme mbi ata që janë të paqtë. Përpjekje të vazhdueshme për të pushtuar dhe sunduar Portën e Mëshirës, e cila është pjesë e pandashme nga pjesët e tjera të kësaj xhamije të bekuar, Aksasë. Shumfishimin e policisë në të gjitha dyert e xhamisë, vjen si pasojë e një politike të mirë studjuar që vjen në kohën kur populli ynë është i mbytur në grupacione dhe ndarje në mes veti, dhe largimi nga njëri-tjetri. Me të vërtetë presioni i shtuar ndaj punonjësve të xhamisë Aksa , dhe administratës së Evkafeve Islame, ndalimin e tyre në përmirsimin dhe rregullimin e ambjenteve të saj , tregon se kjo është një politikë armiqsore prandaj e lusim Allahun që ta mbyllë me më të mirën. Allahu xh.sh ka thënë në Librin e Tij; “Kush është më fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?!” (El-Bekare 114)
Përpjekja për shkatërrimin e xhamijave është padrejtësija më e madhe. Nga këtu u bëjmë thirrje rinisë dhe popullit tonë që të punojnë me qëllim që të bashkohen dhe të unifikohen në fjalë dhe në rresht. Kjo çfarë na ka ndodhur ne është vetëm për shkak të ndasive dhe përçarjeve tona, cfarë është më e keqja, çdo njëri e mendon veten se është në të drejtën dhe të vërtetën. Dëgjoni o ju muslimanë këtë njeri të mirë musliman dhe i vendosur në besimin në Zot i cili thotë (Poezi) se shtrihet në shtratin e tij pa asnjë zili dhe smirë për dikë. Ky është njeriu i mirë dhe i sinqertë, në brendësinë e gjoksit të tij nuk ka smirë, zili dhe urrejtje. A nuk i ka përshkruar Allahu xh.sh besimtarët me këto cilësi kur thotë: “Ne do ta heqim urrejtjen nga zemrat e tyre.”(El-Hixher 47)
O bijtë e popullit tonë durimtarë! Ka vërtetuar durimi juaj dhe forca juaj se xhamija është e juaja, Kud’si është Kud’si i juaj dhe xhamija juaj. Sulmet e shtuara nuk sjellin gjë tjetër vetëm se ju shtojnë besimin, vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë në të drejtat tuaja.
Ju jeni poseduesit e të vërtetës dhe jo armiqt tuaj. Ndërsa sulmet do të shkojnë drejt thyerjes. Do të mbetet xhamija e bekuar e Aksasë me të gjithë sipërfaqen e sajë në të gjitha anët dhe nga të parat Porta e Mëshirës , të shenjta të dashura dhe të ndershme në zemrat e besimtarëve në lindje dhe në përëndim të rruzullit toksorë ku ka muslimanë. Le ta dinë mirë se administrat e Evkafeve dhe të gjithë muslimanët mbarë janë përgjegjës për çdo grimcë toke në Kud’s, dhe se Kud’si është vend i shenjtë i muslimanëve. Allahu xh.sh e ka përsëritur të qenurit e këtij qyteti Islam në librin e Tij të Shtrenjtë, që në fillim të sures Isra.
Ju punonjës në xhaminë Aksa përkujtoni se punoni në vendin më të ndershëm prandaj urime për ju dhe për durimin tuaj, Allahu xh.sh është me ju dhe nuk jua humbën veprat tuaja.
Urime ju për këtë dhuratë, lidhjen dhe vendosmërinë tuaj, dhe urojmë që të jetë vepra juaj me sinqeritet vetëm për Allahun e Madhërishëm. Mos shikoni atë që është thyer dhe ka ndryshuar rrugë, sepse Allahu xh.sh di të fshehtën dhe çfarë fshihet në të, Ai di tradhtinë e syrit dhe fshehtësinë e gjokseve. Nga këtu ju themi një këshillë duke dashur tu ruajmë ju, ruhuni nga lëvizjet e çdonjërit nga ne, që përhapën përçarje në mes fëmijëve tanë. Ju ka porositur Allahu xh.sh që të ruheni nga përçarja e popullit, ruhuni nga njerzit e rrjedhur dhe të humbur që kanë si për qëllim përçarjen dhe ndasinë në popull. Allahu xh.sh është i Ditur me sekretet dhe brendësitë.
Ai që dëshiron shembull rruga është e qartë dhe se ju nuk keni mënyrë tjetër vetëm se ti drejtoheni Allahut të madhërishëm me pendesë të sinqertë dhe zemër të pastër. Prandaj punoni për unitetin tuaj dhe kujdesuni për të shenjtat tuaja , ruhuni nga ndarja në grupe dhe përçarja , ruhuni nga epshet dhe pëlqimi i vetes. Kujtojeni fajën e Allahut xh.sh : “Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Tevbe 119)
O ju muslimanë ! Besoni Allahut në fjalët e Tij, dhe dijeni se nuk mund të drejtohet një trup pa kokë, dhe as qielli pa diell. O Allah Ti që plotëson nevojat tona, O Zgjidhës i problemeve tona, o Ngritës i gradëve tona, o Mbrojtës nga fatkeqsitë, O Ti që i Përgjigjesh lutjeve, O Allah Ti je Lehtësues lehtëso për ne. O Zot për nder të të dërguarit Tënd të Përzgjedhurit na shpëto nga dënimi i zjarrit, me Mëshirën Tënde, o i Gjithëpushtetshëm o Falës.
Adhurues të Allahut, drejtojuni me lutje Allahut se jeni premtuar për përgjigje. Kërkoni falje tek Allahu.
Hutbeja e dytë.
Lavdërimet për Allahun xh.sh që ka ngritur vlerat atyre robërve të Tij që Ai dëshiron duke i bërë të lumtur, dhe ata që do me vullnetin e Tij i ka bërë nga të dashurit e Tij,
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, dëshmija e robit të sinqertë në tevhid, besim dhe udhëzim. Dëshmoj se profeti ynë është treguesi i udhëzimit, përhapi fenë e vërtetë tek njerëzit me shpatën e tij dhe udhëzimin e tij, sqaroj rregullat e fesë dhe ndërtoj shtetin e tevhidit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , familjen e tij dhe shokët e tij, të cilët e pranuan caktimin dhe duruan lëndimet dhe arritën të gjitha ato që merituan. Në vijim
O Adhurues të Zotit! Gjendja e jonë sot nuk e qetëson besimtarin e sinqertë, ne nuk na duhen ata që përhapin korrupsijon dhe shkatërrim, rebelimin dhe përçarjen. Ngjarje si këto, çfarë nuk janë të reja dhe çuditshme, kanë ndodhur dhe kanë goditur gjokset e drejtuesve më të lartë, më i pari nga djemt e këtij populli, Husejni Zoti qoftë i kënaqur me të, u vra dhe u luajt me kokën e tij për disa ditë, u vranë gratë dhe fëmijët e tyre. Sikurëse u vra dhe Hasani Zoti qoftë i kënaqur me të. Para tyre u vranë Omeri, Othmani dhe Aliju Zoti qoftë i kënaqur me ta. Dhe nuk përshkruhet se sa çfarë ka ndodhur nga këto përplasje. Por i lutemi Zotit të na falë dhe të na drejtojë ne dhe të gjithë ata që i duan muslimanët, ti ruaj nga shkatërrimi dhe përçarja nga ato që janë shfaqur dhe nga ato që nuk janë shfaqur.
O ju muslimanë! Ruajuni nga çdo dyftyrësh me gjuhë helmuese, që thërret njerëzit tek Zoti dhe ai ndahet nga ty, afrohet me dikë tjetër larg teje dhe flet keq për ty, paraqet tek njerëzit konkurencën dhe premtimet, duke e përshkruar veten e tij nga kokat e mëdha, nëse ka ndopak kokë. Ujk nga ujqërit që i kanë hedhur mbi të rroba. Të merr me vehte me ëmbëlsinë e gjuhës së tij, të djegën me zjarrin e heshtjes së tij, të vret me ndikimin dhe përulësinë e tij. Këta janë mohuesit më të mëdhenj, dhe më të urryerit tek Allahu xh.sh, sepse ata jane mohues të kamufluar,dhe përfitues nga falenderimet. Për këta njerëz Allahu xh.sh ka zbritur ajetin Kuranor : “Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit dhe ti kurrsesi nuk do t’u gjesh atyre ndihmës.”(En-Nisa 145)
Në vend të këtij korrupsioni, punoni për pastirmin e zemrave, lidhjet shpirtërore, sigurinë e gjokseve tuaja nga papastëritë e smirës dhe zilisë, sepse kjo është e kërkuara dhe e dëshiruara. Bëhuni të edukuar me Allahun. Ne jemi muslimanë, edukohemi me edukatën e Kuranit, dhe me edukatën e të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Ai që është pajisur me moral do të kthehet i pastër sikur ka ardhur, kush nuk ka moral nuk ka fe, besim dhe tevhid, ajo çfarë i kanë dhënë të parët e tij është vetëm se thyerja e besimit, apo nuk ja kanë dhënë edukatën dhe moralin e mirë. Morali i mirë është gjëja e para e cila do të vihet në peshore. Mësoni nga morali i të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sehane Bint Hatim Taij kur ka rënë robëreshë të muslimanët ka thënë : “O Muhamed nëse nuk do që të heqësh dorë nga unë të më lësh të lirë, mos më konsidero si pjesa tjetër e arabëve, sepse unë jam vajza e zotëris së fisit popullit. Me të vërtetë babai im mbronte të sulmuarin, lehtësonte të vuajturin, lante borxhet, largonte etjen atyre që kishin etje dhe ushqente të uriturit, përhapte paqen, nuk e refuzonte kërkesën e atij që kishte nevojë për diçka, unë jam vajza e Hatim Taij.” I Dërguari i Allahut, ka thënë : “ O robëreshë, këto janë cilësitë e besimtarit të sinqertë. Lirojeni atë sepse babai i saj i paska dashur vlerat e moralit. Allahu i do vlerat e moralit.” Pastaj ka thënë : “Nuk dotë hyni në xhenet vetëm se me moral të mirë.”
Ku jemi ne sot nga ky moral i lavdëruar? Vëllai armiqsohet me vëllain dhe ndahet nga ai për shkak të dynjasë për shkak të trashigimisë. Ndasitë familjare për shkak të grindjeve dhe mendjemadhsive të cilat janë përhapur dhe kanë mbushur vendin, kan çuar në ndasi dhe grupe për të arritur në këtë pamundësi dhe pafuqi në të cilën jemi sot.
Jetojmë në kohën kur ka humbur amaneti dhe besimi, është shtuar tradhtija, njerëzit janë në një gjendje të rëndë, shqetësimi kryesor i tyre është fyti dhe barku i tyre, vlerë tek ata është pozicioni i tyre. Nuk shqetësohen asnjëri nga ata nëse e thërret dikush për një nevojë që mund të kete për atë. Po çfarë do të thotë nesër kur do të qëndroj para Zotit ditën e kijameti?
Nga këtu nga ky vend i pastër u dërgojmë një mesazh për të gjithë pjesmarresit në Konferecën e ligës Arabe në Tunizi, që të punojnë me përkushtim për të larguar padrejtësit dhe vështirsitë që u bëhen njerëzve tanë në Palestinë, padrejtësitë në qytetin e Kud’sit dhe në xhaminë e bekuar të Aksasë. Nuk duam nga ju vendime që shkruhen në letër, por duam gjëra të prekshme me të cilat qetësohen zemrat. Punoni për ndalimin e luftrave dhe përplasjet në vendet tuaja, në Jemen , Irak, Siri dhe të tjera si këto. Mjaft më luftë, ndarje, armiqsi në mes veteve tuaja por bashkoni fjalën tuaj dhe të jeni sikurëse ju mendojnë dhe ju duan populli juaj. Çfarë jeni duke bërë për atë çfarë ndodhën në tokat e Islamit dhe muslimanëve , në Palestinën e pushtuar , në lartësitë e Golanin. A e keni parë dhe dëgjuar se çfarë ka ndodhur dhe çfarë është thënë dhe thuhet për të? Nga këtu u themi se ajo është tokë islame, dhe nuk guxon kushdo qoftë ai që të ja dhurojë dikujt tjetër. Ajo është tokë islame dhe e muslimanëve.
O ti musliman qëndro me Allahun sepse Ai është që të dëgjon dhe të shikon, është afër teje dhe e Di të fshehtën dhe të dukshmen tënde. Ai është Bujarë nëse e lutën Ai të jep, Ai është që të përgjigjet kur Dëgjon thirrjen tëndë, dhe u përgjigjet lutjeve tuaja. Lexoni sa më shum nga Kurani, ngrihuni natën në mundësin tuaj dhe lutjuni Allahut xh.sh, bëni sa më shumë bamirsi kur jeni ngusht, dhe shikojini njerëzit e kësaj bote me syrin e shpresës dhe preukupimit, dhe kujdesni nga shikimi i kësaj bote me syrin e smirës dhe të hetimit. Kjo botë është më e shkurtër se çdo rrugë, kujdesi për të dhe për njerëzit e saj është argument. Ata që kujdesen të kenë këto cilësi, u pranohen lutjet e tyre. A e dini se përse o adhurues të Zotit? Sepse ata nuk ushqehen me haram të ndaluar, nuk bëhen dëshmitarë të rremë, nuk lëndojnë njeri, dhe nuk u marrin atyre nga gjërat e kësaj dynjaje.
O Zot na mbulo gabimet tona të gjithëve bashkarisht, na merr Nën Kujdesin tënd dhe na përfshij në mendimet e Tua të mira për ne, o më i Madhi Mëshirues. O Zot mos na bëj nga të humburit pasi që na ke Udhëzuar, dhe mos na kthe në humjen tonë.
O Zot ti je Kujdestari i të pamundurve , Ndihmuesi i atyre që ju është bërë padrejtsi, Zoti i Botrave, O i Gjalli i Përhershmi, tek Ti kërkojmë mbrojtje, nuk ka Zot tjetër veç Teje, të lutemi të na drejtosh në rrugën e të sinqertëve, besnikrinë e të qëndrueshmëve, veprat e të bindurve , frikën e të sigurtëve, adhurimin e të nënshtruarve tek Ti, nderimin e adhuruesve, flamurin e të shtypurve, forcën e dëshmorëve, me Mëshirën Tënde O më i Madhi Mëshirues.
O Zot na përmirso dhe na bëj nga ata që thërrasin në përmirsim.
O Zot na mundëso të shikojmë të vërtetën të vërtetë dhe na mundëso ta ndjekim atë. O Zot na mundëso të shikojmë të kotën të kotë dhe na mundëso ti largohemi asaj.
O Zot të lusim për udhëzim, devotshmëri, frikë, bindje dhe pasuri.
O Zot të lutemi të na japësh dituri të dobishme, zemër të devotshme, gjuhë përkujtuese, punë të mira dhe të pranueshmë o Zoti i Botrave.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë vdekur, me të vërtetë Ti je Afër dhe i Përgjigjesh lutjes.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e tij që të ua shumojë ato. Përkutjimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.