Lavdërimet për Allahun, lavdërimet për Atë që është mbikëqyrës për çdo njeri se çfarë punon, Ai që shikon çdo lëndim dhe shkaktuesit e tij. Madherimi dhe Lavdërimi janë për Të që nuk i fshihet as edhe një grimcë atomi në tokë dhe në qiell në lëvizje qoftë apo jo. Madhështinë e Tij e falenderojmë për mirësitë dhe begatitë e Tij, të cilat janë të vazhdueshme dhe të shtuarat.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, dëshmi që është shoqëruese e njeriut ditën kur do përgjigjet për çfarë ka vepruar. Dëshmoj se zotërija ynë dhe profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, që bëri thirrje fshetazi dhe hapur për ti bërë njerëzit pjesë në popullin e pastër, derisa ja arriti qëllimit dhe u përhap fjala e vërtetë. Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, me të cilët u ruajt dhe u ngrit flamuri i fesë, mbi pasuesit e tyre Tabiinët dhe të gjithë ata që i ndoqën me mirësi. Përshëndetje dhe selame të shumta në çdo ditë që ikën dhe që vjen. Në vijim
Këshilloj veten dhe ju për frikë ndaj Allahut, firkësojuni Allahut Zoti ju mëshiroftë, dhe shmanguni nga shoqërimi i atyre që kur u besoni ju tradhëtojnë, kur veçohen në fshehtësi vetëm se ekspozohen, dhe kur i lihet diçka në ruajtje ai e braktisën atë.
Njerëzit nuk vlersohen nga pasuria dhe pozita që kanë, por vlersohen me mirësitë e zemrave të tyre, logjikën e shëndoshë të tyre, nga veprat e mira që kryejnë, dhe përmbajtja e zemërimit për mungesën e tyre(pasuris dhe pushtetit). Vlera e njeriut është nga ajo që jep dhe jo nga ajo që ka.
O shoqëria Islame! Mëshirohuni mes veti dhe mos u përçani, bashkohuni dhe mos u ndani. Atë që e ka ruajtu Allahu nga përçarja, e ka pasur shpirtin e mirë, gjoksin e hapur dhe të pastër. Allahu xh.sh thotë: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!” (El-Ankebut 69)
O ju muslimanë! Detyra e muslimanit në këtë botë është puna dhe përpjekja. Edhe pse mund të përballet me kundërshti, do të ndeshet me vështirsi, duhet të dijë se e vërteta është ajo që ndihmohet dhe triumfon. Besimtarët janë ata më të ngriturit. “Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.”( Al-Imran 139)
Nuk duhet që njeriu ti kushtojë rëndësi më shumë se duhet ndodhive dhe ndryshimive të kohës. Sikurëse nuk duhet që ai tu bëhet as pengesë dhe as që tu bëjë jehonë atyre. I suksesshëm është ai që shikon në çdo hap mundësi për të ecur përpara, dhe se në çdo munësi ka vend për më shumë përpjekje dhe përmirsim.
O besimtarë! Xheneti është në mes falenderimit të Sulejmanit dhe durimit të Ejubit, paqja e Zotit qoftë mbi ta. Allahu xh.sh ka thënë në lidhje me këta të dy Profet të nderuar : “Rob të mrekullueshëm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesë tek Zoti.”(Sad 44)
Mos u mundo të shikosh vendit tënd tek krijesat, por shiko se ku e ke vendin tek Krijuesi i Gjithësisë. Mos u shqetëso shumë për këtë dynja, sepse të Zotit janë bota tjetër dhe kjo botë. Mos u shqetëso për furnizimin , sepse ai është në dorë të Allahut xh.sh. Mos u shqetëso për të ardhmen, sepse ajo është në dorë të Allahut xh.sh. Shiko arsyet dhe drejtohu ashtu sikurëse je urdhëruar dhe jo sikurëse dëshiron. Mos mendo se dhimbjen tënde mund ta ndash me një sok, dhe se mund ta barti dhimbjen tënde një i dashur apo i afërt. Mbështetu vetëm tek vetja jote, bëj detyrën tënde, rri i qetë të jeshë i sigurtë se furnizimin tënd nuk e merr dikush tjetër, dhe punën tënde nuk e kryen dikush tjetër prandaj bëj përpjekje. Asnjë njeri nuk e vendosën veten e tij në vendin tënd. Ti je përgjegjës për çështjen dhe gjendjen tënde. Dije mirë se çështjet e brendshme tuaja nuk kan asnjë rëndësi për njerëzit e jashtëm, vetëm të qenurit e tyre të pranuara nga njerëzit brenda (pra të familjes) : “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.”(Er-Ra’d 11)
“Sheshi” i punës dhe rruga për në xhenet është e gjatë dhe e gjërë, ekspozim që të lehtëson, nuk të kufizon dhe nuk të vështirson. Prandaj punoni sepse çdo gjë e bën të lehtë ajo për çfarë je krijuar (Adhurimi i Zotit).
Xhamijat janë institucione, dhe institucionet janë xhamija, banesat janë fidanishte, baballarët, nënat, mësuesit, drejtuesti, të gjithë janë simbole dhe modele për tu marrë shembull.
Vepër miri nuk qëndon pas popullit por është para tij. Veprat e mira nuk numërohen janë të shumta, nuk llogaritet vlera e tyre, dhe nuk dihet ndikimi i tyre. Me qetësi kujdeset apo largon gabimet, dhe shumon të mirat. Me të shkuarit për në xhami, fshihen gabimet dhe ngrihesh në gradë. Ata që ecin për në xhamija në errësirë, përgëzoi me dritën e plotë në ditën e kijametit. Pritja e namazit nga namazi i kaluar është nga mirësitë. Lexo dhe hulumto nga ajetet e Kuranit atë që e ke të mundur. Bëj të mundur që të bëhen ndriçues për ty dhe të kesh pjesë nga hadithet e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke lexuar nga ato. Prezanton në mësimet e dijes, jepi të ndaluarit, mbulo të zbuluarin, rrespekto prindërit, forco lidhjet , shoqëro të devotshmin, lajë borxhin e vëllait tënd, vizito të sëmurët, përhap kënaqsi dhe lumturi, mbulo një të metë, ndihmo atë që i është bërë padrejtësi, jep këshilla në të mirë, drejto një që ka humbur rrugën, jepi ujë të eturit, largo nga rruga një pengesë, drejtoju Allahut me lutje, shpërngulu me përkujtim të Zotit në pjesë të natës dhe ditës. “ Dy fjalë që janë të lehta për gjuhën dhe të rënda në peshore, të dashura tek Mëshiruesi, Madhërimi i takon Allahut dhe Lavdërimi për Të, Madhërimi i takon më të Madhit.”
Ngjall të vërtetën me përmendjen e saj dhe veprimin e saj, dhe zhduke të kotën me kundërshtimin e saj dhe lënijen e saj. Shmangi polemikat, bëj atë vepër që do të dëshmojë për ty dhe jo kundra teje. Bëhu çelës i të mirës dhe mbyllës i të keqes.
Dijeni se çdo gjë që ju prekën dhe ju godet nga denimet ju vijnë nga vetet tuaja. Allahu xh.sh ka thënë: “Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush.”(Al-Imran 165).
Xhemat i dashur! Atë që shikon muslimani të vështirë , ajo tek Allahu xh.sh është e lehtë, atë që e shikon të madhe , tek Allahu xh.sh është e vogël. Atë që shikon të rëndë , ajo tek Allahuxh.sh është e lehtë. Për njeriun është vetëm ti trokasë portës së Madhështisë së Tij, dhe Ai me Urtësinë e Tij mbron të pamundurin dhe forcon të dobëtin. Me Allahun xh.sh ai që është zhgënyer i kthehet shpresa, dhe ajo që është e vështirë lehtësohet për atë që i mbështetet Allahut. I Madhërishmi nëse i hapën dyert e Mëshirës Ai është Bujar dhe jep për robërit e Tij. Besimtari nuk e humbën shpresën edhe nëse i shtohen të rëndat dhe të vështirat, me besimin e tij në Urtësinë e Allahut xh.sh të cilën nuk arrin ta njohë mendja e njeriut. Disa nga të parët e mirë (Selefet) kanë thënë: “ Sikur mos të ishin fatkeqsitë e kësaj dunjaje do të ishim paraqitur në botën tjetër si të falimentuar.”
O muslimanë! Nga që kjo është çështja duhet më shumë shikim dhe shpresë, prandaj shpresoni. Shikoni dhe mësoni nga ai që e shikon veten e tij të aftë që të marri përsipër shqetësimin e popullit të tij, ai nuk flet vetëm se për përgjegjësitë e të tjerëve, të mëdhenj apo të vegjël qofshin. Pastaj shikon se si ai u ngarkon atyre shkaqet që ai shikon nga të metat dhe gabimet. Ai në të vërtetë është në një gjendje padijeje dhe humbjeje të rëndë, injoron një gjë shumë të madhe dhe një përgjegjësi ligjore të madhe e cila është mosnjohja apo mos dija e përgjegjësisë së tij, detyrave dhe mundësive të tij, forcën e tijë, mjetetet e tij dhe kujdesja për to. Neglizhon dhe nuk di se largimi apo detyrimi i tjerëve nuk justifikohet me të qenurit përgjegjës dhe zbatues i detyrave të tij. Por nga padija e madhe e tij, dhe trashësija e perdes në sy, ai angazhohet me gjëra që nuk janë detyrë e tij dhe se nuk janë nga përgjegjësitë e tij. Kështu ai largohet nga detyra dhe përgjegjësija e tij. “ Çdo njeri është bari kujdestarë , dhe çdo njeri është përgjegjës për kopenë e tij(Atë që ka në kujdestari).”
Shiko dhe mëso !Si i shtohet njeriut më shumë mosnjohja dhe i shtohet detyrimi duke u angazhuar me konflikte, përçarje dhe mosmarrveshje me të cilat ai përfundimisht është i humbur.
O rob i Zotit! Ti je përgjegjës për njohjen e të vërtetës dhe pyetja për të është nga besueshmërija dhe të siguruarit e tyre. Prandaj dije se shfaqja dhe përhapja e një gjëje dhe shtimi i njerëzve që e ndjekin atë nuk do të thotë detyrimisht se duhet ta pranosh dhe të thërrasësh njerëzit në të, apo të shmangësh kërkesën për të njohur të vertetën dhe të pyesësh rreth sajë. Mos hezito në gjetjen e metodave për arritjen e njohjes dhe çfarë lidhet me të nga frenuesit, dyshimet , problemet etj. Kujdesu në ruajtjen e kohës dhe shfrytëzimin e saj duke marrë të dobishmet dhe të domosdoshmet e saj nga punët e mira. Vlerat dhe argumentet me të cilat mbushen sheshet nuk duhet që muslimani të shkojë pas tyre, apo ti përdorë ato si shkallë për të marrë nga paraqitja e dijetarëve, kujdestarëve dhe te drejtave të tyre, duke konsideruar se e mira është vetëm tek ato. Çdo njeri ka përgjegjësinë e tij.
Hezitimi i disa njerëzve nuk justifikon mungesën e apo mosnjohjen e fesë, rregullat dhe njerëzit e sajë. Rruga e mesme është e njohur dhe e qartë për atë që kujdeset për përgjegjësinë e tij dhe përmirson qëllimin e tij, të cilat i ka shoqëruar me punët e tij dhe ka përmirsuar mbështetjet e tij tek Allahu xh.sh.
Robër të Zotit! Përmirsimi i stabiliteti është besimi, durimi dhe mbështetja tek Zoti. Shpërblimi më i madh është mbrojtja apo largimi i fatkeqsive. Nuk ka gjë më të bukur se ajo me të cilën porositën i dashuri jonë paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, xhaxhain e tij Abasin djalin e Muttalibit, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur i ka thënë: “ O xhaxhai im , lute Zotin për falje në këtë botë dhe në botën tjetër.”
Kush vepron mirë le të falenderojë, se do ti jepet më shumë. Ai që ka punuar keq, le të kërkojë falje dhe të pendohet, sepse pendesa fshinë atë që ka kaluar. Tek Allahu kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar : “Vërtet mendoni të hyni në Xhenet, pa provuar atë që kanë provuar të tjerët para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe, aq shumë u tronditën, saqë çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: “Kur do të arrijë ndihma e Allahut?!” Ja, ndihma e Allahut është afër!” (El-Bekare 214)
Zoti na bëftë dobi me Librin e Tij, me udhëzimin e të dërguarit të Tij , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Tek Zoti i Madhërishëm kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët që të na fali Zoti çdo gabim, kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e Dytë
Lavdërimet për Zoti. Lavdërimet për të Sinqertin në Premtimin e Tij, është detyrë falenderimi i Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, dëshmi e cila të kapurit në të është siguri. Dëshmojmë se zotërija dhe profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, paqja, shpëtimi dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi ata që ecën në qasjen e tij, rrugë është rruga e tij dhe udhëzim është udhëzimi i tij. Në vijim
O ju muslimanë! Atë se çfarë gjenë njeriu nga vështirsitë, dëshpërimet, dhimbjet të gjitha i harron. Në një hadith thuhet: “ I tregohet njeriut banor të xhenetit nga më të mëdhatë mjerime vuajtje, dhe ata (vuajtjet) kthehen në tretëse nga tretëset në xhenet. I thuhet o biri i Ademit: A shikove gjë mjerim vuajtje ndopak? A kalove vështirsi ndopak? Ai thotë: “Jo pasha Allahun o Zoti im nuk më ka prekur mjerimi vuajtja aspak dhe nuk kam parë vështirsi aspak.”
Ajo çfarë shikohet nga ngjitja e armiqve të kësaj feje në disa kohë dhe në disa vende, është kujdesi i tyre për të treguar veprat e tyre dhe për ti shfaqur ato, duke menduar se janë fitimtarë, por Allahu xh.sh është ndihmues i njerëzve të besimit. Këtë e dinë shumë mirë njerëzit e besimit se me të vërtetën janë të sigurtë dhe të qëndrueshëm dhe se drejt rrugës për në xhenet janë duke ecur: “Nëse ju ka goditur ndonjë plagë, edhe popullin (armik) e kanë goditur të tilla plagë. Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve, që Allahu t’i dallojë besimtarët dhe për t’i bërë disa nga ju dëshmorë. Allahu nuk i do keqbërësit. E kështu, Allahu i dëlir besimtarët e i shuan jobesimtarët.” (Al Imran 140-141)
Zoti ju dhëntë sukses. Lutuni dhe përshëndeteni mëshirën dhe udhëzuesin , mirësinë e njerzimit, profetin tonë Muhamedin të dërguarin e Allahut. Allahu xh.sh ju ka urdhëruar për këtë kur ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, profetin tonë Muhamedin, të dashurin e përzgjedhur, udhëzuesin e njerëzimit, mëshiroje dhe bekoje familjen e tij të pastër, gratë e tij nënat e besimtarëve.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e Profetit , ndaj pasuesve të tyre (Tabiinët), dhe mbi ata që i ndjekin ata me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe me ta me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde O më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
Shkatërro mosbesimtarët, dhe ata që adhurojnë diçka tjetër veç Teje (Politeistët), shkatërro armiqt e popullit tonë dhe armiqt e fesë.
O Zot na jep siguri në vendet tona. O Zot na jep siguri në vendet tona.
O Zot përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj ata nga njerëzit që të frikësohen dhe të binden Ty, dhe meritojnë kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave.
O Zot jepi sukses kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe beji ata ndihmues të Islamit dhe muslimanëve.
O Zot jepi sukses atij, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta, zëvendësit të tij, vëllezërve të tij dhe ata që i përkrahin në atë që Do dhe je i Kënaqur, drejtoj ata drejt të mirës dhe devotshmërisë.
O Zot jepu sukses drejtuesve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bëj ata të jenë mëshirë për robërit e Tu besimtarë. Bashko fjalën e tyre në të vërtetën, udhëzimin dhe në synetin e profetit o Zoti i Botrave.
O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve. O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve.
O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend. O Zot ndalo gjakderdhjen e tyre, dhe bashkoji ata në të vërtetën, udhëzimin dhe në synetit e profetit tonë. Ktheju atyre sigurinë, drejtësinë dhe qetësinë në shtëpitë e tyre. O Zot ruaj ata nga të këqijat dhe përçarjet nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.
O Zot atij që ne, fesë tonë, vëndit tonë , shtëpive tona, popullit tonë, sigurisë tonë, kujdestarët tanë, dijetarët tanë, njerëzit e sigurisë tonë, forcat tona, u dëshiron të keqen, o Zot bëje nga të dështuarit dhe jepja atë të keqe në veten e tij o Zot, bëj urrejtjen e tij lum që të mbytet në të, bëja planet e tij shkatrrim për të, o i Fuqishmi i Plotpushtetshmi.
O Zot ndihmo ushtarët tanë që janë të vendosur në kufinjtë tanë, o Zot forco vigjilencën e tyre, forco goditjen e tyre, forco qëndrimin e tyre, bëji të jenë të qëndrueshëm, ndihmoji ata kundra atyre që i sulmojnë, O Zot jepu nga përkrahja Jote dhe ndihmoji me forcën Tënde. O Zot mëshiroji dëshmorët e tyre, shëroji të plagosurit e tyre, ruaji ata në familjet dhe pasardhësit e tyre, me të vërtetë Ti je që dëgjon lutjet.
O Zot ndihmuesi i të dobëtve, dhe shpëtues i besimtarëve, ndihmoji vëllezërit tanë të dobët në çdo vend. O Zot ndihmoji ata në Palestinë, në Sham Siri, në Burma, në Jemen, në Libi dhe në çdo vend. O Zot ndihmoji ata dhe merr nën Kujdesin Tënd çështjet e tyre, lehtëso shqetësimet e tyre, largo nga ato dëmtimet, përshpejto zgjidhjet e tyre, bashko zemrat e tyre, njëso fjalën e tyre, jepu ndihmë me Forcën tënde dhe përkrahi ata me ushtarët Tu, ndihmoji ata me ndihmën Tënde. O Zot të lutemi që tu japësh fitore triumfuese, rrugëzgjidhe, mëshirë dhe qëndrueshmëri. O Zot forco vigjilencën e tyre, forco goditjen e tyre.
O Zot të lutemi kundra të mallkuarve të padrejtëve, ata që i ndjekin, dhe ata që i përkrahin. O Zot përcaj bashkimin e tyre, dhe trondit qëndrimin e tyre dhe ndaji ata ndarje të plotë, bëj shkatrimin e tyre në planet e tyre o Zoti i Botrave.
O Zot të lutemi kundra jehudëve shkatërrues, o Zot të lutemi kundra jehudëve pushtues, me të vërtetë ata nuk të besojnë Ty. O Zot zbritu atyre mesazhin Tënd që është për popullin e padrejtë (dënimin Tënd). O Zot të lutemi të na ruash nga padrejtësitë e tyre dhe kërkojmë mbrojtje tek Ti nga sherri i tyre.
O Zot na fal gabimet tona. O Zot na fal gabimet tona, na mbulo të metat tona, lehtëso shqetësimet tona, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë.
O Zot ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona, nëse nuk na falën dhe na mëshiron do të jemi nga të humburit.
Zoti ynë na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
Adhurues të Zoti! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.