Të mbrojmë të shenjtat tona – Aksa 17.01.2020

Lavdërimet për Zotin, ndihmues i besimtarëve dhe mposhtës i mohuesve. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, në Dorë të Tij është e mira dhe Ai është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi dhe udhëheqësi  ynë, Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, i përgjedhuri i Tij nga krijesat dhe i dashuri i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij të parët e të mirëve, dhe mbi ata që kanë ecur në udhëzimin e tyre duke ndjekur gjurmët e tyre dhe pasuar traditën e tyre deri në ditën e gjykimit.

Në vijim

O ju që jeni të lidhur me Bejtul Mak’dis dhe rrethinat e këtij qytetit të shenjtë! O të dashurit e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të! Dëgjuat thirrjen e tij, ju përgjigjët ftesës së tij,  me shpeshtimin tuaj në ardhjen në xhaminë e bekuar të Aksasë, dhe në  xhaminë e shenjtë Ibrahimije. Këto xhami  po përballen me sulme dhe përdhosje të tyre nga ana e kolonëve dhe ekstremistëve pushtues. Ju o të dashurit  e mi, ju që jeni diga mbrojtëse e xhamisë së bekuar, Aksasë, mbrojtës të vendeve të shenjta në këto vende të bekuara.

Ju që ju përgjigjët thirrjes, dhe plotësuat ftesën  e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili ka thënë: “Mos e bëni të detyrueshme vajten në xhamia përveçse në tre prej tyre, në xhaminë e shenjtë ne Meke, në xhaminë time, në Medine, dhe në xhaminë Aksa .” Ju përgjigjët thirrjes së të dashurit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe mbërritën në xhaminë e bekuar. Sikurëse dhe mbërritët të gjithë në xhaminë e shenjtë  Ibrahimije.

Nga lartësia e këtij minberi të ndershëm, përgëzojmë dhe mbështesim vëllezërit tanë,  bijtë e Bejtul Mak’dis, bijtë e qytetit Halil Er-Rahman, dhe bijtë e Palestinës së bekuar, të cilët e kanë shtuar më shumë vajtjen në këto xhami, që të sigurojnë me  besimin e tyre, dhe që ta dinë armiqt  para  shokëve se këto janë xhamitë tona. Vërtetë këto janë të shenjtat tona, para tyre nuk dorzohemi para të gjithë botës.

Po o ju të dashurit e mi. O të dashurit e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ju jeni frika më e madhe në  gjokset e tyre prej  Allahut të Madhërishëm. Po, kur shfaqët tubimet tuaja të frikshme për ta,  drejt xhamisë së bekuar të Aksasë, drejt xhamisë së shenjtë  Ibrahimi , drejt qytetit të Kud’sit dhe drejt qytetit  Halil Er-Rahman. U bëmë si të marrë duke kërkuar mbrojtje nga forcat e tyre shtazarake,  duke menduar se këto forca do të kallin frikën në zemrat e besimtarëve, në zemrat e të ndershmëve, në zemrat e atyre që janë të lidhur me xhaminë e bekuar të Aksasë, dhe me çdo pjesë të tokës Palestineze, këtu në Kud’s dhe në qytetin  Halil, dhe në çdo vend të Palestinës tonë të dashur.

Po o ju të dashurit e mi! O ju të nderuar! Dhe duket se përgëzimi i të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, po përmbushet vërtet në këto ditë dhe se do të jetë në të ardhmen sikurëse ka qenë në të kaluarën dhe në të tashmen. Profetësia e të dashurit tonë të ndershëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili i thotë njërit nga shokëve të tij të ndershëm, që pyetën: “Për ku na urdhëron o i dërguari i Zotit nëse përballemi me vështirsi pas largimit tënd?” Dhe është përgjigja; “Drejtohuni për në Bejtul Mak’dis, do Zoti ju furnizon me pasardhës të cilët shkojnë dhe vinë në atë xhami.”

Shkuat në këto xhami dje dhe para disa ditësh. Sot është dita e bekuar e xhumasë, që nga dita e provokimeve në të ju vazhdoni të shkoni sa më shumë në xhaminë e bekuar të Aksasë, dhe në xhaminë e shenjtë Ibrahimije. O ju të dashurit e mi keni përgëzimet më të mëdha, përshendetje atyre që kujdesen për të shenjtat e tyre, për Kud’sin e tyre dhe tokën e tyre.

O ju muslimanë! O vëllezër në besim në çdo vend! Dijeni se  është obligimi fetar që ju thërret të jeni mbrojtës të xhamisë së bekuar, mbrojtës të Kud’sit, mbrojtës të qytetit të Halilit, dhe mbrojtës të çdo pjese të tokës tonë të bekuar  Palestineze. Kjo është çështja juaj përgjithmonë, kjo është ajo që kan bërë shokët e të dërguarit të Allahut, pasuesit e tyre  me mirësi. Që në çlirimin e parë Islam të kësaj toke të bekuar në të cilën u vendosën shokët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, banuan në të dhe e siguruan xhaminë e bekuar të Aksasë. Ishin të zgjedhurit e këtij populli të nderuar në këtë tokë të bekuar dhe të ndershme.

O ju të dashurit e mi! O të dashurit e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të! Kjo është çështja e të lidhurve dhe të vendosurve në këtë tokë të bekuar, kjo është çështja e të sinqertëve në këtë vend të shenjtë. Po o ju të dashurit e mi, po o ju të nderuar, po o ju namazfalës, po o ju mbrojtës të xhamisë së bekuar të Aksasë, të shtëpive tona në Palestinën e bekuar. 

Ju o ju musliman të nderuar, ju jeni duke kryer këtë detyrë madhështore, dhe me këtë punë të shkëlqyer dërgoni një numër mesazhesh. 

Mesazhi i parë për ata që pushtojnë tokën tuaj dhe përdhosin vendet tuaja të shenjta, se ju nuk e pranoni dhe nuk bini dakort asnjëherë me këtë gjendje. Nuk e pranoni këtë situatë asnjëherë. Nuk dorzoheni para pushtuesit mizorë, që të përdhos vendet e tuaja të shenjta. E shoqëroni këtë mesazh me mesazhin e shpeshtimit të vajtjes në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe se kjo është pjesë e besimit të umetit në këtë tokë dhe në të gjitha vendet dhe tokat e muslimanëve. Ky është vend qëndrimi i të dashurit tonë të ndershëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. 

O ju muslimanë! O të dashurit e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të! Më shumë lidhje, më shumë vendosmëri, më shumë bashkëpunim dhe unitet që të jemi të gjithë në nivelin e mbartjes së emanetit, mbartës të mesazhit që e bënë këtë vend  Islam deri në ditën që të ketë caktuar Zoti jetë në këtë tokë.

Ka ardhur në një hadith të ndershëm nga i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “I gjithë umeti im do të hynë në xhenet përveç atij që më refuzon, kundërshton.” Kanë thënë; “E kush është ai që të refuzon o i dërguari i Zotit?”  Ka thënë: “Ai që më pason mua do të hyjë në xhenet, e kush më kundërshton mua ai më ka refuzuar.”

Apo siç  ka thënë; Fitorja është për ata që kërkojën falje tek Zoti, kërkoni falje dhe lutjuni Zotit sepse jeni të premtuar për përgjigje.

 

LEXO  Nekba Palestineze, shpërngulja me dhunë - Aksa 15.05.2020

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e Vetëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi Muhamedin, që nuk ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, dëshiron që njerëzit të punojnë me fenë e Tij në botën e tyre deri sa të fitojnë shpërblimet dhe kënaqsinë e Tij.

Dëshmoj se zotërija ynë, i dashuri dhe ndërmjetsuesi ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që i kanë pasuar dhe ecur me udhëzimin e tyre deri në ditën e fundit.

Në vijim

O ju muslimanë! Nuk mjaftohet armiqsia e pushtuesit izraelit vetëm me xhaminë e bekuar të Aksasë por se është shtrirë dhuna e tij mizorë në të gjitha anët e tokës Palestineze. Duke shkatërruar shtëpitë e qytetarëve dhe largimin  e tyre, mundohet të zgjerojë vendbanimet e  kolonëve, dhe pushtetin e tyre në tokën tonë të bekuar. Krimet dhe dëmet e këtij pushtuesi janë të shumta.

Por ne jemi të bindur se të lidhurit, vendosurit, me xhaminë e bekuar të Aksasë, të lidhurit në xhaminë e shenjtw Ibrahimie, të lidhurin ngush në çdo pjesë të tokës së bekuar Palestineze, në qytete, fshatra dhe kampet e sajtë, në tokën dhe fshatrat e sajtë, Palestinës, të gjithë sëbashku e sfidojnë këtë pushtues mizorë, mbështetësit e tyre, ata që punojnë me të, nga administrata dhe nga organet të cilat zbatojnë urdhërat dhe direktivat e tyre, zbatojnë porositë e tyre, bëjnë pazar për popullin dhe për tokën tonë.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Po, ky është  tubim i mrekullueshëm në ambjentet e xhamisë së Aksasë,  hidhwron armikun tuaj dhe lumturon shoku tuaj,  në të gjitha kohët dhe namazet. Prandaj kujdesuni për këtë traditë të nderuar dhe kujdesuni për xhaminë tuaj të bekuar. Allahu i Madhërishëm thotë: “Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit,” (Et-Teube 18)

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O bijtë e Palestinës së bekuar! Nga lartësia e këtij minberi të ndershëm përgëzojmë dhe përshëndesim të burgosurit tanë që janë të lidhur me vendet e shenjta, të cilën qëndrojë durimtarë pas hekurave të burgjeve izraelite. U themi, Zoti ju shpërbleftë për këtë durim dhe këtë vendosmëri, ju jeni udhëheqja, të parët e këtij umeti, në nderin e tij, lirinë e tij, dhe liria e vendeve të tij, umetit. Ju dhe të lidhurit me këtë tokë, jeni  mbrojtësit e krenarisë dhe nderit të umetit Islam dhe muslimanëve. Ju  me durimin tuaj do të fitoni të gjitha betejat, dhe do të mposhtni të gjitha kurthet dhe sulmet që synojnë Kud’sin tuaj, vendet tuaja të shenjta, dhe tokën tuaj Palestineze.

Po o ju musliman! Po o ju të dashurit e mi! Unifikim dhe unifikim, njësimin e rrallëve, bashkimin e fjalës, dhe unifikimin e ideve sepse në të gjitha këto qëndron fuqia dhe krenaria juaj, triumfi dhe forca juaj. Ka ardhur koha që ti japim fund këtij turpi në mesin e bijve të popullit tonë Palestinez,  turpi i përçarjes, turpi i grupacioneve dhe ndarjeve. Që të jemi të gjithë në një rresht në tokën e Israsë dhe Miraxhit. Që të shkrihemi të gjithë për të dhe për nderin  dhe krenarinë e Umetit. Ju jeni grupi përparimtarë, që paraprinë  në këtë popull të bekuar, sepse ai është populli më i mirë që është nxjerrë nga njerëzimi.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Sa më shumë nga vendosmëria dhe të lidhurit me këto vende, më shumë punë të mira; “  Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij.” (Et-Teube 105)

O ju të dashurit e mi! Sa më shumë bashkpunim, mbështetje  dhe ndihmë të njëri-tjetrit, sepse në unitet është forca, ndërsa me  lidhjen  me këto vende  me leje të Zotit do të kemi shpërblim në këtë botë dhe në botën tjetër. Lexoni hadithin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë:  “Të lidhurit, vendosurit, një ditë në rrugë të Allahut është më mirë se kjo botë dhe çfarë ka në të. Një hap i  ndonjërit nga ju në xhenet është më i mirë se e gjithë bota dhe çfarë ka në të.”

O Zot na jep kthim të mirë tek Ti. 

O Zot na jep ne dhe të gjithë muslimanëve në të gjithë botën zgjidhje dhe fitore të afërt.

O Zot na furnizo me një udhëheqës që të njëso rreshtat tanë, na bashkojë  dhe të na udhëheqë  drejt triumfit.

O Zot na mundëso ta shikojmë të vërtetën dhe na bëj të mundur ta pasojmë atë, na mundëso të shikojmë të kotën dhe na bëj të mundur ti largohemi asajtë.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.

O Zot na bëj të mundur ta mbyllim këtë botë me punë të mira.

O Zot mos na bëj nga të humburit, mos na e bëj kthimin tonë tek Ti të friksuar.

Ti Mëshiruesi Mëshirploti, të lutemi që të na mbulosh me Mëshirën Tënde në këtë botë dhe në botën tjetër, në: “Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!” (El-Mutaffifin 6)

 

Post Author: endrit