Të pasojmë rrugën e të dërguarit të Zotit – Aksa 24.01.2020

Lavdërimet për Zotin, i Plotfuqishëm  me Krenarinë e Tij, është Njësuar në  vazhdimsi në  Egzistencën e Tij  dhe ka ndriçuar me njohjen e Tij zemrat e të dashurve. Atë e lavdërojmë të vetëdishëm  në pamundësinë e falenderimit për aq të mira që na ka dhuruar, duke pritur Mirësitë e dhuruara prej Tij, duke pritur drejtësinë dhe gjykimin e Tij, të pa mundur dhe të pa fuqishëm për largimin dhe fshehjen prej sajtë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, që meriton Madhërime si Ai. Atë e falenderojmë me falenderime që përshtaten me Madhështinë  e Tij dhe Fuqinë e Pushtetit të Tij.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, udhërrëfyesi i njërëzimit nga e vërteta dhe udhëzimi,  shpëtuesi i tyre nga errësira dhe humbja. Allahu i Madhërishëm e caktoi me Pushtetin e Tij dhe me Kuran.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte nga njerëzit më të guximshëm, më zemërforti nga njerëzit. Ishte më i duruari nga ata. Ka kaluar momente të vështira por para tij kanë humbur “trimat” disa herë. Ka qëndruar i vendosur i paluhatshëm, ngjarjet dhe ndodhitë e tij e vërtetojnë këtë. Shikoni në ndodhinë e tij në ditën e hixhretit, shpërnguljes nga Meka për në Medine. Ebu Bekri i drejtohet dhe i thotë të dërguarit tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “O i dërguari i Allahut, sikur ndonjëri prej tyre të shikojë poshtë  këmbëve të tij do të na shikojë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  me zemrën e lidhur me Zotin e Tij, shpalljen, thotë: “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!”(Et-Teube 40)

Në betejën e Bedrit, me besimin dhe sinqeritetin e tij i drejtohet Zotit duke kërkuar ndihmë dhe fitore për shokët e tij. “ O Zoti im, zbrit tek unë  atë që më ke premtuar. O Zot nëse shkatërrohet ky grup, muslimanët, nuk do të ketë adhurues( të sinqertë ndaj Teje) në këtë  tokë asnjëherë, pas tyre.”

Kënaqsia e Zotit qoftë mbi antarët e familjes së tij të pastër, drejtues dhe udhëheqës që flisnin me argumente nga libri, Kurani, është bashkuar drita e tyre me dritën e tij në të parën derë. Nuk i ndërpriste ata ndonjë fqinjësi dhe nuk i dëmtonte ndonjë keqbërës.

Luani i Zotit, siç është quajtur Hamzai, vëllai  i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga gjidhënia, dhe zotëria i dëshmorëve se çfarë bëri në betejën e Uhudit?! Ai luftonte para të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me dy shpata, ishte  ai që u dha goditjen kurejshëve.

Xhaferi, zotëria i dëshmorëve, prijësi i atyre që luftuan në rrugë të Allahut, ligjëruesi para mbretit Nexhashi. Ai thirrej nga shokët e Profetit si “babai i të varfërve”. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë për të; “E kam parë Xhaferin si engjull në xhenet, duke fluturuar në Xhenet me rrobat e tij të njollosura me gjak.”

Këta janë pjestarë nga familja e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Nëse flisnin, falenderonin, nëse heshnin mendonin, nëse mundoheshin falnin, nëse ua  shkëpusnin, lidhjet e gjakut, ata i afronin, bashkonin, nëse ju bëhej padrejtësi mundoheshin të bëheshin të gjërë, nëse i prekte ndonjë e vështirë, ngushëllonin veten, nëse u kërkohej lejonin, jepnin,  nëse gjykonin ishin të drejtë.

Kënaqsia e Zotit qoftë me të gjithë shokët e të dërguarit, mbi  Ebu Bekrin, i ndershëm dhe besnik,  më i mëshirshmi i umetit dhe më i dituri nga njerëzit për Zotin, jepte lëmoshë në  gjashtë ditë rresht, dhe nuk kishte përvete vetëm se një rrobe. E kishte bërë traditë dhe thoshte gjithmonë; Kjo është ajo e cilat do të më dërgojë në humbje.”

I drejti, Omeri, i pari që ka shfaqur në publik Islamin e tij. Ai kur ka marrë udhëheqjen, Hilafetin, thoshte: “Nëse fle ditën do të humbë ata që kam nën kujdestari, e nëse do të fle natën do të humbë veten time.” Sikurëse thoshte gjithashtu; “Nga drejtuesit më problematik është ai për të cilin ankohet populli i tij.”

Zoti na e mundësoftë  që të drejtohemi dhe përfitojmë nga ata, nga udhëzimi dhe vendosmëria e tyre. Zoti na dhëntë sukses dhe na ndaftë nga kjo botë sikurëse i ka ndarë ata, dhe na largoftë Zoti nga bindja dhe adhurimet e gabuara ndaj Tij

Adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm thotë në Kuranin Famëlartë: “   Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm…,”( El-Ahzab 21)

Është detyrë për muslimanin që të kapet, të pasojë të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  sepse “ai ishte Kuran që ecte në tokë.” Ishte udhëheqës, imam për njerëzit në namazet e tyre,  udhëheqës i tyre në beteja. Ai sillej me ta me dashuri, butësi dhe bashkëpunim. Ai milte devenë, pastonte shtëpinë, riparonte rrobat, arrnonte, rrinte dhe hante me shërbëtorin. Nuk e kishte për turp që të mbante mallin e tij nga tregu për në shtëpi. Shoqëronte të pasurin dhe të varfërin, përshëndeste dhe ata që e përqeshnin. Ishte me moral të lartë, buzqeshte dhe për ata që nuk e donin,  zemër butë, i ëmbël dhe i mëshirshëm me çdo musliman. Nuk është përballur ndonjë herë në debate, dhe nuk ka vënë dorën e tij në tamah, nuk ka qenë tamahqarë i kësaj bote. Me këtë ka triumfuar dhe ndimuar umeti i tij, o adhurues të Zotit.

O ti musliman! Mëso nga feja jote, edukoje veten tënde përball të urryerave, të vështirave. Ushqeje veten me atë se çdo çështje është në dorë të Zotit dhe se ti i plotëson ato pasi që ta ka caktuar i Gjithë Pushtetshmi. Lëre çështjen tënde me sinqeritet tek Zoti yt, sepse në dorë të Tij është dhurimi dhe privimi. Shto sa më shumë kërkimin falje tek Zoti, të drejtuarit dhe të kërkuarit ndihmë nga Ai. Ushqeje  zemrën tënde me moral sikurëse furnizon zjarrin me dru. Dije se falenderimi i mirësive është dhuratë dhe shoqërimi i vëllait mbështetje. Dije se nuk do të kesh gjë nga kjo botë nëse nuk  e ke përmirsuar sjelljen tënde. Jep sadaka, lëmosh nga më e mira që ke, dhe mos u bëj ziliqarë për të tjerët.

Lus Allahun e Madhërishëm që të na bëjë të gjithëve nga ata që fitojnë kënaqsinë e Tij dhe të jemi të përfshirë nga falja, mëshira dhe bujaria e Tij.

Adhurues të Zotit! Jemi larguar nga të gjitha këto mësime dhe porosi profetike. I kemi lënë vend në mesin tonë shkatërrimit,  dëmtimit dhe luftrave të ndryshme. Në shumicën e vendeve është përhapur shthurja dhe kaosi deri dhe në vendet më të shenjta  të muslimanëve. 

Përse vriten dhe dhunohen muslimanët në çdo vend?! Shikoni në vendet ku kanë qenë bazat dhe shtyllat tona. Në Bagdat, në kohën e halifeve të drejtë, vend që shkonin për dije dhe mendim tek dijetarët e tij nga të gjitha anët e botës islame. Ndërsa sot e ka goditur syri shkatërrues. E sundojnë atë armiqt e umetit tonë, i janë shtuar fatkeqsitë, të mirat e sajtë janë varrosur.

Shikoni Damaskun, që ka qenë vendi i njerëzve të mirë, i evlijave. Është shtuar në të lufta dhe vrasja, çështja ka dalë jasht kontrollit dhe  vendin  e ka mbuluar pikëllimi. Deri dhe Jemeni, i cili ishte i lumtur dhe i begatë para disa kohësh. Për ku është nisur umetit, mjerë për fatkeqsitë me të cilat janë prekur popujt tanë. Vëllezërit tuaj në Turkistanin Lindorë  vuajnë  nga turturat e rënda. Sa kanë nevojë për ndihmë, prej tyre janë robër dhe të vrarë.

O mjerë për paaftësitë dhe forcën e pakët që kemi.

Havarijunët në kohën e Isait, janë përballur me vështirsi dhe kan bërë durim, sikurëse kanë bërë durim dhe shokët e profetit tonë Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sa kanë  vuajtur por kanë  duruar,  Bilali, Suhejli, Selmani, Jasiri, Sumeja?!

Bilali i cili dëshmoi Tevhidin, dëshminë e Një Zotit të vetëm me trupin dhe gjuhën e tij. Dëgjojeni  o besimtarë këtë fragmet të  mrekullueshëm besimi me muezinin e Islamit dhe muezinin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sikurëse dhe ju e dini se për muezinin  kur ai thërret ezanin për të hapen portat e qiellit. Bilali ka parë në ëndërr të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ai i ka thënë: “ O Bilal çfarë është kjo ftohtësi, a nuk do të vish që të më vizitosh?” Është ngritur Bilali i hidhëruar dhe merzitur, ka marrë kafshën e tij të udhëtimit dhe ka shkuar për në Medine. Pastaj ka shkuar tek varri i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ka qëndruar duke qarë pranë  tij, varrit. Më pas ka takuar imamët, Hasanin dhe Husejnin, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy. Ka qëndruar duke i përkëdhelur dhe puthur ata të dy.  Ata i kanë thënë: “ O Bilal na ka marrë malli që të dëgjojmë ezanin, thirrjen nga ty!” Është ngjitur dhe ka filluar thirrjen e ezanit, e kur ka thënë “Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi” është tronditur Medineja. Kur ka thënë: “Dëshmoj se s’ka Zot tjetër përveç Allahut.” Është shtuar tronditja e tij, qytetit. E kur ka thënë: “ Dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i Allahut.” Robërit kan dalë nga skllavërija, nga  zinxhirët e tyre,  dhe kanë thënë; U ringjall i dërguari, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.” Thuhet se  nga dita e largimit të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga kjo botë, nuk janë  parë më shumë njerëz të qajnë  se sa në këtë ditë.

Ky është Bilali, të cilit i dha lirinë Ebu Bekri për hatër të Zotit të Madhërishëm. Omeri i drejtë ka thënë në ditën e vdekjes së tij, Bilalit; “Sot vdiq zotëria ynë.” 

Me lejen e Zotit të Madhërishëm  do të vazhdojë ezani të ngrihet në qiellin e Bejtul Makdisit, Kuds,  në të gjithë Palestinën dhe në mbarë Botën.

Ata burra  ishin të sinqertë me fenë  tyre dhe të shenjtat e tyre, prandaj Allahu i Madhërishëm i ngriti dhe i lartësoi.

O ju besimtarë! Ne sot kemi nevojë imedijate, emergjente që të trasojmë rrugën tonë. Armiku jon nuk falën, prandaj kemi nevojë që të kapemi dhe të mbështetemi me sinqeritet  në fjalën e Allahut, sepse kështu kanë shpëtuar besimtarët.

Angazhimi dhe shqetësimi i tyre ka qenë vetëm për Zotin, dhe jo për këtë botë kalimtare. Ju çdo ditë përcillni të vdekurit tuaj, a keni medituar dhe marrë mësim? A jeni përmirsuar dhe kthyer në shpresë për  muslimanëve? 

Betohem në Zotin e Madhërishëm  se nëse shikoni kijametin duke ju ardhur, dhe zjarri duke ju afruar materialit të tij, kur  do të vendoset Libri (i veprave). Pastaj do të sillen profetët dhe dëshmitarët, mos mendoni se do të ketë për ju dhe bashkësinë tuaj vend ku do të qëndroni.

Por është dëgjuar ezani dhe janë mbyllur zemrat përballë përfitimeve. 

Zotin e Madhërishëm e lusim që të na japi paqe.

Adhurues të Zotit! Është transmetuar se prijësi i besimtarëve, Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të ka thënë: “Afrohen vende, që të shkatërrohen duke qenë plot, me njerëz.” I kanë thënë: “ E si shkatërrohen duke qenë plotë?” Ka thënë: “ Nëse tek ata udhëheqin ata që nuk e meritojën dhe hipokritët janë në krye, drejtim.”

Adhurues të Zotit! Drejtojuni Zotit të Madhërishëm me përulje dhe nënshtrim, dhe të jeni të bindur se nëse përmirsoni atë që keni mes njëri-tjetrit dhe kërkoni falje, Ai është që e pranon pendesën nga robërit e Tij dhe ua falën gjynahet nga  ato çfarë keni bërë. Lutjuni Zotit sepse jeni të premtuar për përgjigje. Fitorja është me ata që Zotit i kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje. 

 

LEXO  Përfundimi i të padrejtëve - Aksa 21.08.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin , i Cili jep lumturi dhe vështirsi; “ Ai jep gazin dhe vajin  dhe se Ai jep vdekjen dhe jetën; se Ai krijon çiftet, mashkull e femër,  nga një pikë fare kur derdhet,  dhe se Atij i takon të krijojë përsëri (të ringjallë)”(En-Nexhm 43-47)

Lavdërimet pë Zotin që i ka nderuar besimtarët me mirësi dhe gradë të larta. O Zot me dritën Tënde jemi udhëzuar,  me Mirsinë Tënde jemi të kënaqur, me lejen Tënde jemi zgjuar dhe ngrysur, mbyllur ditën. Gjynahet tona janë në dorën Tënde, tek Ty kërkojmë falje dhe tek Ty pendohemi.

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, i Cili ka sjellë këshillën, Kuranin, për ata që i friksohen Atij, Ai meriton Lavdërime për çfarë ka krijuar, Ai meriton falenderime për çfarë na ka dhuruar.

Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është i dërguari i Allahut, umeti, pauesit e tij janë populli më i mirë, Allahu i Madhërueshëm ka dhënë tek ata fuqinë dhe pushtetin në kohët e fundit, në fund të botës.

Kënaqsia e Zotit qoftë me familjarët dhe shokët e tij të nderuar, dhe me ne sëbashku me ata me mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Fatkeqsish është përhapur tek muslimanët përçarja. Këtë përçarje e kanë shfrytëzuar më sëmiri armiqt e Zotit dhe kanë përdorur të gjitha mundësitë e tyre që të shkatërrojnë fuqinë e muslimanëve. Dobësia dhe ndasitë në  mes tyre është shtuar sa që për ti gjykuar marrin armiqt e tyre të cilët uzurpuan pasuritë e tyre dhe realizuan planet dhe qëllimet e tyre. Kjo është ajo që shikojmë  sot. Ata sot zotërojnë pasuritë e umetit tonë,  kjo për shkak të dobësisë,  pamundësisë tonë dhe përçarjeve në mesin tonë.

Adhurues të Zotit! Duhet që të bashkoheni, sepse  grupacioni, ndarja është shthurje, shkatërrim dhe i dëmshëm për të gjithë. Shikoni të parët tuaj, kur kan njësuar rrallët e tyre, bashkuar fjalën e tyre, dhe bashkuar forcat e tyre,  kanë qenë udhëheqës të umetit dhe mbretër, sundues të tokës. Kur është përçarë fjala e tyre dhe ndarë  rrallët e tyre, u larguan nga serioziteti dhe feja, u dobësua fuqia e tyre, u shpërnda fuqia e tyre  dhe i udhëhoqi, drejtoi ata armiku i tyre, duke qenë në drejtim të tyre më të këqinjtë nga ata.

Allahun e Madhërishëm e lusim që shpëtojë muslimanët nga kjo gjendje në të cilën janë, ti marri ata nga e mira dhe ti bëjë të kthehen tek Ai me kthim të mirë.

Ndërsa ne në tokën e Palestinës vuajmë nga dy çështje, situata shumë e keqe dhe politika egzistuese e padrejtë. Të burgosurit tanë përjetojnë mundime të mëdha, dhe se ata nuk kanë mbështetës dhe mbulues veç Allahut të Madhërishëm. Gjendja e tyre është e vështirë.

Zgjidhja dhe liria është e afërt me lejen e Zotit, triumfi dhe fitorja vjen me durim.

U themi atyre nga lartësia e minberit të xhamisë së bekuar të Aksasë, nëse sprovoheni me fatkeqsi bëhuni të vendosur dhe durimtarë.

O Zot largo vështirsinë e tyre, fal  dobësinë  e tyre, zbrit fuqinë Tënde tek ata ndihmë o Zot. Njerëzit tanë ne Gaza vazhdojnë të jenë të bllokuar, të cilëve ju ka bërë bllokadë miku para armikut. Prandaj është detyrë e të gjithë umetit që të përpiqet në largimin e bllokadës ndaj tyre, me të vërtetë nga punët më të vlersuara tek Allahu është përhapja e dashurisë, dhe lumturisë në shtëpitë e muslimanëve. Besimtari për besimtarin janë si dy duart që ndihmojnë njëra-tjetrën, lajnë njëra-tjetrën.

Ndërsa këtu në Bejtul Makdis dhimbja është e madhe. Tregtarët tanë ankohen dhe kalojnë vështirsi. Shtëpitë e njerëzve tanë  në Kud’s  përballen me dëmtime, rrënime dhe shkatërrime nga punimet që bëhen nga poshtë tokës. Por se ju themi gjithmonë, vendosmëri dhe vendosmëri në tokën tuaj, në vendbanimet tuaj. “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi), dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.” ( Et-Talak 2-3)

O ju musliman! Xhamia e Aksasë është emanet në qafat tuaja, ajo është vetëm e juaja. Ajo se çfarë ndodhën në të është e pa pranueshme. Xhamia Aksa është shtëpi e Zotit. Drejtorja e Vakfeve Islame dhe muslimanët vetëm ata janë përgjegjës për të, për mbrojtjen, meremetimin dhe drejtimin e sajtë. Dhe nuk duhet që për asnjë shkak dhe në asnjë moment të ndalohet kujdesi dhe meremetimi në të,  të ndalohen  namazfalësit për të shkuar në të, me anë të forcimit të kontrolleve dhe proçedurave në portat e sajtë.

Pjesa e Portës së Mëshirës është vendfalje në brendësinë e xhamisë Aksa, dhe ajo është vetëm e muslimanëve. Sulmet ndaj femrave namazfalëse dhe besimtare, të ndershme dhe duke qenë në sexhde dhe në adhurim është sulm ndaj të gjithë muslimanëve në mbarë botën. 

Politika  e burgosjes dhe largimit të muslimanëve, përgjegjësve, mësuesve, ligjëruesve dhe shtrëngimin  e rojeve të sigurisë, të gjitha këto janë politika të padrejta që përfundimi i tyre është dështimi. Ne muslimanët ja ku jemi këtu, duke u falur, duke adhuruar Zotin e Madhërishëm. Xhamia është e jona, dhe nuk lejomë dikë që të ndërhyjë në çëshjen e sajtë kushdo qoftë ai. E themi gjithmonë se xhamia Aksa ka depertuar në zemrat e muslimanëve, është detyrë e jona që të largojmë fitnet dhe përçarjet. Sepse me të vërteë Allahu i Madhërishëm është garanci për shtëpitë e Tij.

Ndërsa ju që jeni përgjegjës dijeni se do të qëndroni një ditë para Zotit të Gjithësisë  dhe do të pyeteni. Ai është që di çdo lëvizje të syrit dhe çfarë fshihni në brendësitë tuaja. Çdo njëri prej jush është i ngarkuar me punët dhe veprat tuaja. Kush prej jush ka tradhtuar një njeri  me punët dhe sjelljet tuaja, ai ka tradhtuar Allahun, të dërguarin e Tij dhe bashkësinë muslimane. Tradhëtia më e madhe është tregtia,pazari, që bëjnë përgjegjësit  me atë që ju ka ngarkuar Allahu ndaj robërve të Tij.

Adhurues të Zotit! Ka ardhur në Mus’ned nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O ju njerëz, Allahu i Madhërishëm ju thotë urdhëroni në të mirë dhe largoni nga e ndaluara, para se të më thërrisni dhe të mos ju përgjigjem, të më kërkoni ndihmë dhe të mos ju ndihmoj dhe të më kërkoni e të mos ju jap.”

Zoti i Madhërishëm ju mbështestë me mbështetjen e Tij dhe ju shpërbleftë nga mirësitë e Tij, ju ruajt me mënyrën e Tij.

Kapuni fort me përmendjen e Tij, dhe praktikojeni atë natën dhe ditën, zbatoni rregullat e hyrjes në portë me shpresën se Allahu i Madhërishëm do të jua hapi portat e mëshirës së Tij.

O Zot na ruaj me syrin që nuk flenë, na mbështet me fuqinë Tënde që nuk paksohet,  na mëshiro me Fuqinë Tënde. 

O Zot tek Ty mbështetemi kundra armiqve tanë, me Ty përballemi në planet e tyre, dhe  kërkojmë  mbrojtjen Tënde nga të këqiat e tyre.

O Zot ma mëshiro, me të vërtetë Ti me ne je Mëshirues, mos na dëno o Sunduesi ynë sepse për këtë je i Mundur, o Zot na fal ne ditën e gjykimit me të vërtetë ti je i Fuqishëm për çdo gjë.

O Zot lehtëso çështjet tona, fal gjynahet tona,  dhe na mëshiro me mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit