Tek Zoti është kthimi ynë – Aksa 08.05.2020

Lavdërimet janë për Zotin, ndëshkues i arshpër për armiqt, nuk i shpëton dikush hakmarrjes së Tij, Ngadhënjimtari i Vetmi dhe i Lavdishmi, askush nuk mund ti shmanget  dorëzimit tek Ai. I Plotëfuqishmi i Gjithëpushtetshmi në dorë të Tij është çdo çështje, Ai që ndalon dhe urdhëron, zbritësi i rregullave dhe dispozitave të Tij, i Atij është sundimi dhe pushteti, forca dhe fuqia. “Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë.”( El-Mulk 2)

Kush i dorëzohet  caktimit të Zotit, atij i bën dobi dorëzimi tek Ai. Kush nuk bën durim në fatkeqësitë që e prekin, ai e humbën mëshirën, faljen e Tij. Nuk mund ti shmangemi asajtë që na ka caktuar Zoti, dhe se ku do që të largohet njeriu  ai është nën vëzhgimin e Zotit të tij. Çdo njeri duhet të dijë, njohë pushtetin e  Tij, llogjika njerzore tek Njohja e Tij eshtë e vogël,  mendjet në urtësinë e Tij janë të pallogaritshme, Zemërimit të Tij duhet ti frikësohemi, dhe ti ruhemi ndëshkimit të Tij. Ai nuk pyetet për çfarë bën ndërsa njerëzit pyeten se çfarë bëjnë. Atë nuk e arrijnë iluzionet e njeriut, dhe nuk e arrinë dot llogjika njerzore. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë dhe falenderojmë për mirësitë që na ka dhënë, Atij i lutemi që të na bëjë nga ata që i dorëzohen urdhërit dhe caktimit të Tij dhe tek Ai të dorëzohemi; “të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” (El-Bekare 156)

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, i Lartësuari, i Gjithëpushtetshmi, me urtësinë e Tij ka caktuar dhe urdhëruar, me Drejtësinë e Tij ka përshpejtuar dhe ka vonuar.

O Allah,  o i Mjaftueshmi, o Shëruesi, o Mbrojtësi dhe o Falësi, të lutemi të na mbrosh, të na japësh shëndet  dhe shpëtim të vazhdueshëm në fenë tonë, jetën tonë dhe në botën tjetër. Të lutemi që të shërosh të gjithë muslimanët në të gjithë botën në lindje dhe përëndim të sajtë.

Dëshmojmë se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, e ka dërguar Zoti për të gjitha krijesa në të gjitha kohërat dhe vendet. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, lutje dhe përshëndetje natën dhe ditën në vazhdimsi gjithmonë sa atë egzistojë nata dhe dita. Përshëndetje për familjen dhe shokët e tij nga të cilët u përhap feja në të gjitha anët, të cilët nuk kursyen vetet dhe pasuritë e tyre në rrugë të Zotit deri sa e vërteta sundoj mbi një botë, të cilën e kishte mbuluar e keqja.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Jemi sëbashku në një stacion madhështore dhe në duart e Sunduesit të Madh, më dëgjoni me veshët tuaj dhe më ndiqni me zemrat tuaja, Zoti i Madhërishëm urdhëroi profetin që i foli, Musain që të ju kujtojë popullit  të  tij që të përmendin ditët e  vlersuara te Zoti. Kujtoni shenjat, argumentet e Zotit, ishit të pakët dhe ju shumoi, ishit të dobët dhe ju fuqizoi, të shtypur dhe ju ndihmoi, me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër, dhe mbi armiqt tuaj triumfues. Prandaj kërkoni  përmirsimin e gjendjes tuaj  me këshilla dhe duke zbatuar bindjen ndaj Zotit, me ato  mbani lidhjet familjare, përmbushni premtimet, mbroni pasurinë, dhe ndaloni gjakderdhjen. Me bindjen ndaj Zotit  janë të vlefshëm  rregullat, Zoti forcoi tek ata qëndrimin, largoj ndryshimet në mes tyre, me atë ju rregullohet vendimi, dhe sigurohet vendi. Prandaj mos kundërshtoni njerëzit vetëm me mendimit tuaj të keq. Nëse shikoni dikë që sjellën shkatërrime në tokë, këshillojeni me butësi dhe mëshirë; “Flitini atij fjalë të buta, se ndoshta kujtohet a frikësohet!” ( Ta Ha 44) Bëni kujdes me besimin tuaj, sepse tek shumica e njerëzve nuk ka mbetur punë  në të cilën mund të mbështeten. Ndësa veprat e mira janë dobësuar për shkak se janë   shtuar të metave  në mesin e tyre, veç atyre që ka mëshiruar Zoti, të cilët janë të pakët. Këmi humbur fjalën dhe emanetin, sjelljen e mirë me premtimin, fytyrën e mirë dhe mbrojtjen e sajtë.

O adhurues të Zotit! Ne kemi nevojë  për dikë që punon me ndershmëri dhe sinqeritet. Nuk mund të shijojë aromën e ndershmërisë një njeri që shtypën veten e tij apo të tjerë,  nga shenjat e kësajtë është grada e lavërimit dhe glorifikimit të vetes në shoqëri, të harruarit e të shikuarit të veprave në vepra, duke humbur kështu shpërblimin e punëve të tij në botën tjetër. Vepra e të ndershmit  nuk shikohet vetëm se nga  përsoni që ai ja bën atë vepër. Besimtarët rritjen e tyre e kanë  në bindje ndaj Zotit,  dhe pijen  e tyre nga burimi i devotshmërisë, duke shijuar  kopshtet e kënaqsisë duke dëgjuar Melaiket që ju thonë: “ (e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!” (Er-Ra’d 24)

Ku janë ata të cilët luten në qetësinë e natës së errët, dhe lëshojnë në sexhdet e tyre lotë?! Ku janë ata të cilët thonë : “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti ynë dhe te Ti do të kthehemi!” (El-Bekare 285)

Nga Ibn Abazi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, është transmetuar se ka thënë: “ Gjëja e parë që Allahu i Madhërishëm ka shkruar në Levhi El Mahfudh, është; Unë jam Zoti, s’ka Zot tjetër veç Meje, Muhamedi është i dërguari im, kush i dorëzohet caktimit Tim, bën durim në fatkeqsitë që dërgoj, dhe është mirënjohës, falenderues për mirësitë e Mia, do ta shkruaj atë besnik, të ndershëm dhe do ta ringjallë me të ndershmit.

Adhurues të Zotit! Gjendja vazhdon të jetë e rëndë, dhe situata është e vështirë, shërimi dhe kalimi i situatës është vetëm në unitet. Ne jemi popull muslimanë, në vështirsi mbështesim  njëri-tjetrin,  bashkëpunojmë në të mirë dhe dashuri mes njëri-tjetrit, dhe në të njëjtën kohë  mbështetja jonë është vetëm se tek Zoti i Madhërishëm. Ai është i Fuqishëm në shpëtimin  dhe përmirsimin tuaj. Mbështetuni vetëm tek Allahu nëse jeni besimtarë. 

O ti musliman! Më trego ndonjë njeri  që ka pasur Zotin për qëllim dhe është zhgënjyer?! A ke parë ndonjë që është mbështetur tek Zoti dhe ka humbur?! A ke parë ndonjë që i është bindur Zotit  dhe ka devijuar?! Nuk është parë një gjë e tillë asnjëherë. Allahu i Madhërishëm ju ka premtuar dhe Ai e mbanë premtimin.  Mbajeni mend  këtë që ju them, sepse pas kësaj çështje ka shumë mistere, të panjohura, ka arsye të qarta që tregojnë për disa të fshehta, nata  e sajtë është e errrët dhe e padukshmja e sajtë është e panjohur. Në vërtetsinë e asajtë që ka thënë Allahu nuk ka dyshim:  “ Çdo periudhë e kohës ka librin e vet (ku është shënuar çaku i saj).” (Er-Ra’d 38)  “Do të vijë koha, kur çdo profeci do të përmbushet dhe ju do ta mësoni.”( El-En’am 67)

Nga këtu, del për detyrë për organet vendimarrëse që të bëjnë diçka para së të tërhiqet rroba nga duart tona. Çështja nuk është e lehtë por qëndrimet kërkojnë burra, e ata janë njerëzit që marrin vendime. Allahu e ka larguar zemërimit tuaj dhe shëruar gjokset  tuaja, situata është qetësuar pasi që ishte e rëndë, dhe theu disa rregulla. Muslimanët sot janë gjithë sy e veshë duke pritur që të dëgjojnë një lajm që qetëson zemrat, qetëson mendjet dhe garanton qetësi, dhe se ngritja e zërit me të vërtetën është më  mirë se ngritja e zërit me të keqen.

Adhurues të Zotit! Xhamitë vazhdojnë të jenë të mbyllura, dhimbja copëton zemrat. Të gjithë e dimë se zemrat janë të madhëngjyera për adhurime, namaze dhe lutje, ruku dhe sexhde në këtë vend të pastër dhe në xhaminë e Aksasë. Ne nuk kemi njohur mbyllje të kësaj xhamie prej kohësh, por se së shpejti do të hapet me lejen e Zotit që të ndryshojë kjo gjendje. Vendin e ka mbyllur  kjo epidemi, bllokuar njerëzit, ka copëtuar zemrat, përlotur sytë. Së shpejti do të largohet vështirsia, do të shfaqen, ngrihen  arsyet e çlirimit dhe të fitores për këtë popull, por se ju nxitoheni. Drejtohuni Allahut të Madhërishëm gjithmonë me lutje, në të mirë dhe në vështirsi, që të  largojë nga ne këtë fatkeqsi,  këtë  epidemi dhe të shërojë zemrat e besimtarëve në çdo vend.

Adhurues të Zotit! Ne jemi popull besimtarë dhe nuk na largon nga Zoti asnjëgjë. Allahu i Madhërueshëm na ka nderuar me këtë vend të pastër dhe të shenjtë, e ka ngritur lartë emrin tonë deri sa jemi bërë gjëmb në fytin  e armikut tonë. Nuk e kemi arritur këtë gjë vetëm se duke rrespektuar kufinjtë që na ka caktuar Zoti, dhe zbatuar rregullat e fesë së Tij. Sot jemi në mesin e muajit të Ramazanit, ku  lusim Allahun e Madhërishëm që të na dhurojë ne dhe të gjithë muslimanëve suksenin dhe kënaqsinë e Tij, dhe të na qetësojë gjokset tona me lirimin e të burgosurve tanë, Ai është i Fuqishëm për këtë gjë. “Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj “Bëhu!” – dhe ajo bëhet.” (Ja Sin 82)

Nga këto vende të pastërta ju drejtohemi autoriteteve që të bëjnë përpjekje serioze për lirimin e të burgosurve tanë, sepse atyre ju është bërë padrejtësi në tokën tonë të shenjtë dhe në çdo vend. Është në të drejtën e tyre që të jetojnë jetë të begatë dhe të mirë. Ndërsa ju të burgosur, kujtoni se burgosja në vetvete  është burgosje  e vetes  dhe dëshirave  të njeriut, burgosja  e shejtanit dhe egos së tij. Besimtari në burg është si i dërguari i Allahut Jusufi, paqja e Zotit qoftë mbi të, bën durim dhe shpreson sepse rrugëzgjidhja është afër me lejen e Zotit.

Ka ardhur nga sahabiu i nderuar, Othman Ibn Afani, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush thotë kur zgjohet nga gjumi tre herë; Me emrin e Allahut pranë emrit të të Cilit nuk të bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai është që dëgjon dhe që di çdo gjë, nuk do t’i bëjë dëm asgjë, apo nuk do ta prekë e keqe e papritur  deri sa të errësohet, në darkë.  Dhe kush e thotë këtë lutje kur të bjerë nata, errësohet, nuk do ta prekë  e keqe e papritur  deri sa të zgjohet.”

Lutjuni Zotit sepse jeni të premtuar për përgjigje. Fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj,  Zotit kërkoni falje.

 

LEXO  Pasoni Ramazanin me punë të mira - Aksa 29.05.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin, Ai që dërgon dëmin dhe dobi, Krijuesi i sëmundjes dhe ilaçit, të dobishmeve dhe të dëmshmeve. Në dorën e Tij janë dobia dhe dëmi, e mira dhe e keqja, ndalimi dhe urdhëri. Ai është i Urti, i Gjithinformuari, Mposhtësi i të keqes, çdo gjë i nënshtrohet Madhështisë dhe Fuqisë së Tij, çdo gjë është nën Sundimin e Tij, çdo gjë i dorëzohet Fuqisë së Tij.

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, me përmendjen e Tij qetësohen zemrat, dhe hapen gjokset. Lutjet dhe përshëndetjet për njeriun e mrekullive dhe argumenteve të çuditshme. Kush e përmendën dhe lutet për të, dhe  është prekur nga fatkeqsi, marrin fund të gjitha fatkeqsitë për të. Të gjitha krijesat tek ai dhe mirësia e tij kërkojnë ndërmjetsim, dhe për tek portat e tij ditën e kijametit të gjithë vrapojnë. Lutjet dhe përshëndetjet për familjen dhe shokët e të dërguarit të Zotit të cilën pasuan dhe ndoqën rrugën e tij, u goditën  dhe dhanë jetën si dëshmorë në rrugë të Zotit nga sëmundja, apo nga  murtaja.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Nëse shtohet tirania, Allahu dërgon murtajën, nëse shtohet shthurja shfaqet shkatërrimi dhe Allahu dërgon nga argumetat e tij qortim për njerëzit me qëllim që të kthehen në të vërtetën. Nëse shtohen abuzimet, Allahu i Madhërishëm dërgon epidemitë. Ka ardhur në hadith: Ka ardhur në hadith: “Ai popull tek i cili shfaqet shthurja, asgjesohet, shfaroset…..” Imam Sujutiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Kjo do të thotë se kur  imoraliteti bëhej  në shumicën  e rasteve në fshehtësi,  Allahu dërgon tek ata armik që ti vrasi ata në fshehtësi nga andej ku ata nuk e shikojnë.”

Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet; “Në çdo popull  tek i cili shfaqet shthurja Allahu i Madhërishëm dërgon  vdekjen, përfundimin.”

Ndërsa në një transmetim të tretë; “ Nëse shtohet imoraliteti shtohet vrasja dhe bie tek ata murtaja, sëmundja ngjitëse.”

Të gjithë njërëzit sot bëjnë vetëm një pyetje, si të shpëtojmë, të dalim nga kjo situatë. Fatkeqsia me të keqen e sajtë  ka mbuluar  shumicën e popullsisë dhe çështje të rëndësishme, zemrën e ka ngrënë abuzimi dhe shkatërruar egoja dhe e kota.

Përgjigjja për këtë është, me  kthimin e vërtetë tek Zoti dhe sinqeriteti në lutje, kthehet  çdo  distancë në afrimitet , dhe çdo ashpërsi në  butësi. Njerëzit që preken nga fatkeqsisë janë ata që tregohen neglizhent, pavëmendshëm  ndaj Zotit.  Kush ka njohur Zotin për atë nuk ka të  vështirë.  Një nga njerëzit e mirë, Salihinët, ka thënë: “Zoti im, krijesat e Tua të duan  për mirësitë dhe dhuratat Tua, ndërsa unë të dua për fatkeqsitë që Ti dërgon.”  

Adhurues të Zotit, a e dini se përse?! Sepse ato vijnë nga Allahu i Madhërishëm. Kush ka për shqetësim, synim  Zotin, atij i largohen merzia, pikëllimi. Mos mendoni numrin e  vdekjeve, dhe mos u frikësoni  nga shtimi i  tyre,  por frikësohu Zotit dhe bëj kujdes që të mos marri vdekja  duke qenë i pavëmendshëm. Dijetarë dhe mendimtarët kan rënë dakort se të afruarit tek Allahu i Madhërishëm me plotësimin e obligimeve,  është ngritje në gradë dhe mbrojtje nga ndëshkimet. Nga këto obligime janë gjithashtu; largimi i padrejtësive eleminimin e shthurjeve, zbatimin e kufinjëve dhe mbulimin e të zbuluarit.

Bëni kujdes që të largoheni nga të ndaluarat, nga kamata, imoraliteti, dhe tradhëtia. Largohuni nga fshehja e mallit o ju tregtarë, hileja dhe mashtrimi. Sepse këto janë nga shkaqet që shtojë fatkeqsitë, epidemitë dhe sëmundjet. Afrohuni tek Allahu i Madhëruar me sadaka, lëmoshë. Jepeni atë tek ata që e meritojnë, si dhe tek komisioni i Zekatit të Kud’sit që është në varësi të autoritetin e Vakfit Islam  me qëllim që ajo të mbërrijë tek ata që e meritojnë. “Bëni vepra të mira në vazhdimsi, përherë. Ekspozohuni, përballuni me  të mirat e  Zotit, me të vërtetë me këto të mira Zoti me mëshirën e Tij prekën, mbulon atë rob që Ai dëshiron.  Lutjuni  Zotit që të ju mbulojë të metat tuaja dhe të ju jap qetësi në kohë vështirsije.”

Në këtë kohë kur janë pakësuar ndihumesit dhe mbështetësit, nuk zhgënjehemi nga ndihma shpejtë e Allahu i Madhërishëm që është i Fuqishëm për çdo gjë, dhe mbështetjen  e Tij për njerëzit e mirë dhe të devotshëm të cilët do të triumfojnë; “Për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë.” (Et-Teube 33)

Përsëri them, kujtoni se çështja është e madhe dhe angazhimi po ashtu është i madh, dhe nuk shikoj këtu as siguri dhe as qetësi. Sikurëse e konsiderojmë  vendimin për aneksimin  e xhamisë Ibrahimije në qytetit Halil si një hap të turpit. Në  këtë situatë të vështirë dhe përhapja e kësaj epidemie vjen ky vendim i padrejtë. Por se xhamia Ibrahimije është xhami, objekt  Islam dhe nga monumentet e trashigimisë së muslimanëve. Ndërsa ju që jeni përgjegjës, në botën tonë arabe kush është pozicioni juaj kur është ngritur sypari, hequr perdeja, dhe është bërë e qartë  se  duhet ndarë çështja, marr vendim.

A keni dyshime në premtimin e Zotit tuaj?! Apo ka ndryshim në origjinën, bazën  tuaj, apo jeni të pafuqishëm në përballje me të keqen?! A nuk keni triumfuar në ditën e Bedrit?! A nuk është çliruar për ju Meka?! A nuk keni triumfuar në Ajni Xhalut?! Muaji i Ramazanit është muaji i fuqisë dhe krenarisë, i triumfit dhe çlirimit të madh.

E lusim Allahun e Madhërishëm që të na bëjë ne sëbashku nga grupi i Tij fitimtarë, nga robërit e Tij të mirë, nga ata të cilët vrapojnë për në vepra të mira dhe në ato punë janë të parët. Të na bëjë nga ata:  “të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”(El-Bekare 156)

O i Gjallë i Përhershëm, largo nga ne dënimin me të vërtetë ne jemi besimtarë. Me emrin e Zotit të Madhërishëm, të Gjithëpushtetshmit, Sunduesit çfarë ka dashur Allahu të ndodhi do të ndodhë. 

O Zot të kërkojmë mbrojtje nga epidemia, murtaja. 

O Zot të kërkojmë mbrojtje nga vdekja e papritur, befasishme, nga fati i keq, fatkeqsia e madhe. 

O Zot mbështetemi në Butësinë Tënde dhe kërkojmë ndihmë në zbirtjen e Fuqisë Tënde. 

O i Gjithëfuqishmi, Fuqiplotë dhe Mëshirploti, o më i Madhi më Bujari, na mëshiro me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

 

Post Author: endrit