Lavdërimet janë për Zotin që bën të ecin vitet dhe muajtë, dhe bën të mundur të kalojnë ditët dhe koha. Dje pritën të gëzuar Ramazanin, ndërsa sot e përcjellim atë me lot dhe merzi. Kështu është e gjithë jeta jonë, do të përfundojë sa do që të zgjasë. “Çdo njeri do ta shijojë vdekjen.” (Al Imran 185)
Nesër njerëzit do të marrin atë që kanë punuar, dhe fermerët, njerëzit do të korrin atë që kanë mbjellë. Nëse kan bërë mirë do e kenë për vetet e tyre, e nëse kan gabuar sa keq që i kanë bërë veteve të tyre.
Zoti ynë dëshmojmë se Ti je Një i Vetëm i pa shok, na ke krijuar që të adhurojmë dhe të adhuruam, na ke urdhëruar që të bindemi vetëm Ty dhe tu bindëm. Na sprovove me faljen e namazit të xhumas dhe namazet me xhemat në shtëpitë tona dhe largë Aksasë tonë, ne bëmë durim përball sprovës Tënde, prandaj na jep kthim të mirë në të, kthim të shpejtë dhe të afërt që të kënaqën Ty dhe na kënaqën ne. O Zot na jep forcë, na fal dobësinë tonë, shëro të sëmurët tanë dhe prano dëshmorët tanë.
O Zot nata e padrejtësisë dhe të padrejtëve është zgjatur, bëju për ne Ndihmues, Mbështetës dhe Përkrahës.
O Zot njëso rradhët tona, bashko fjalën tonë, merr nën mbrojtje çështjen tonë dhe popullin tonë, vërtetë Ti je Kujdestari me Fuqi Absolute.
Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, i përzgjedhuri i Tij nga të gjitha krijesat, jetën e tij ja kushtoi Islamit duke i dhuruar momentet më të mira, plotësoi fenë dhe forcoi pozitën përballë armiqve të tij, kështu vazhdoi deri sa i erdhi momenti i ndarjes nga kjo botë. Për Muhamedin dhe shokët e tij, dhe të gjithë ata që ecin në rrugën e tyre nderime dhe lutje të vazhdueshme, dhe le të jetë qëllimi i zemrave tona pasim i rrugës së paraardhësve tanë dhe të ecurit në atë rrugë, derisa të takojmë të dashurit tanë, Muhamedin dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që kanë ecur në rrugën e tyre.
O Zoti ynë sikurëse e bëre zjarrin të ftohtë dhe të paqtë mbi Ibrahimin, bëje atë të ftohtë dhe të paqtë mbi muslimanët e dobët në të gjithë anët e kësaj bote. Zoti ynë Ti je Mbrojta jonë dhe mbrojtja e tyre dhe më e mira Mbrojtje.
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë e të dërguarve Muhamedin.
O Zot jepi atij pozitën e lavdruar me të cilën krenohen të parët dhe të fundin në këtë botë.
O Zot fali, mëshiroi dhe bekoi familjarët e tij të pastër, shokët e tij të cilët ndihmuan fenë, tabiinët dhe ata që i pasuan ata, dhe të gjithë ata që ndihmojnë Islamin dhe pasuesit e tij deri në ditën e kijametit.
Në vijim
O ju muslimanë! Muaji Ramazan të cilin jetuam bashkoi tek ne disa fatkeqësi, si epideminë, ndërprerjen e namazeve në xhamia, ndalimi i vizitave gjatë Bajramit, largimin e vëmendjes së shteteve nga çështja e vendit dhe popullit tonë, Kud’sit tonë dhe nga toka jonë e bekuar.
Ramazani nuk ishte Ramazani ynë, as festa që po afrohet nuk është festa jonë, Allahu është mbështetja jonë dhe Ai është më i miri mbështetës.
Një nga fatkeqsitë e cila ka zgjatur në kohë është hëndeku i qëndrimit arab dhe ai Islam në ndihmë të popullit tonë Palestinez.
O muslimanë! Populli ynë Arab dhe muslimanë e priti dhe ja ku po e përcjellën Ramazanin, por vallë a e mësuan vendin e tyre tek Zoti?! Dhe a e morën pjesën, vlerën e tyre në mes të popujve të tjerë? A i ndihmuan të dobëtit dhe atyre që ju është bërë padrejtësi nga bijtë e tyre?! A ua kthyen atyre të drejtat e tyre?! A bënë përpjekje për përmirsimin e veteve të tyre në të gjitha çështjet fetare dhe njerzore?! Kush janë hapat e punës të cilat ka ndërmarrë për mbrojtjen e Kibles së tyre të parë?! Kush janë proçedurat dhe masat e shpejta që ka marrë për ndalimin e vrasjes dhe luftës në mes të arabëve?! A mos kanë harruar populli Arab dhe ai muslimanë se muaji i Ramazanit është muaj i reflektimit njerzorë?! Përse nuk e kanë kthyer fillimin e muajit të Ramazanit fillim të unitetit dhe bashkimit në vend të grupacioneve dhe ndasive?! A nuk i shikojnë se me çfarë janë rrethuar dhe mbuluar nga luftërat, përçarjet dhe vështirsitë? Përse populli ynë nuk nxjerrën mësime dhe përfitime nga historia jonë e ndritur, të cilën e kanë mbushur të parët tonë të mirë, Selef Es Salih, me krenari dhe nderë, unitet dhe vëllazëri?!
O Zot bashko Arabët dhe muslimanët në bindjen ndaj Teje. O Zot bashko Arabët dhe muslimanët në ndihmë të fesë dhe legjislacionit Tënd.
O muslimanë! Muaji i Ramazanit do të ju lërë pas një apo dy ditësh, dhe do të mbarti me vete veprat tuaja. Ai do të dëshmoj për ju ose kundra jush. Çdo njëri nga ju që Allahu i ka dhën sukses në të punuarit e veprave të mira, le të jetë i qëndrueshëm në ato punë dhe pas Ramazanit. Muslimani në jetën e tij është si bleta që fluturon nga lulja në lule, ai kalon nga një adhurim në një adhurim tjetër. Allahu i Madhërueshëm ka urdhëruar të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i ka thënë: “Prandaj, kur të çlirohesh (nga punët e ndryshme), përpiqu fort (në adhurim), dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu!” ( Esh-Sherh 7-8) E nëse kemi dalë nga adhurimi i agjërimit të Ramazanit, duhet të përpiqemi dhe pas tij në adhurime, ibadete dhe lutje.
O adhurues të Zotit! Pas përfundimit të muajit të Ramazanit mos u bëni si ata që e kanë arritur qëllimin e tyre dhe me kaq mjaftohen. Bajrami është adhurim dhe bindje, prandaj mos e kundërshtoni Zotin në të me gjëra të ndaluara, duke marrë pjesë në vende argëtimi me të ndaluara dhe në brigjet e detit, plazhë. Mos i nxirrni gratë tuaja të zbuluara. Mos u bëni nga ataqë shkëpusin lidhjet e gjakut, ndahet nga shoku apo nga fqinji. Përmisues është ai që përpiqet të mbajë lidhjet, dhe të fali të tjerët për gabimet. Këtë mundësi nuk mundë ta humbi një njeri me mend dhe logjikë.
O muslimanë! Feja juaj është argëtimi dhe kënaqsia juaj, prandaj qëndroni të vendosur në të dhe pas muajit Ramazanit. Sikurëse ju sprovoi virusi Korona, që të qëndroni largë nga të afërmit tuaj me qëllim të mbrojtjes së shendetit tuaj, është më primare që të largoheni nga veprat e ndaluarat dhe shthurja, kjo me qëllim që të ruani kësshtu fenë tuaj. Epidemia është kalimtare, fshihet, ikën, ndërsa veprat tuaja në të ndaluar janë të qëllimshme, do të shënohen në librat tuaj dhe do të merreni në llogari për to në ditën e kijametit, sikurëse Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” ( Ez-Zelzeleh 7-8 )
Ndërsa ju o të rinjë, tek ju është shpresa jonë, ndihmojeni fenë tuaj duke e pasuar atë. Ringjallni zemrat tuaja me bindje ndaj Zotit tuaj, ruajuni, largohuni nga të ndaluarat, shthurja, dhe morali i keq. Ndërsa ju o gratë e muslimanëve merrni porosinë dhe këshillën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që i ka dhënë nënës së Enesit, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur e ka këshilluar duke i thënë: “ Braktisi, largohu nga gjynahet , sepse ai veprim është emigrimi, shpërngulja më e mirë në të mirë, kujdesuni për obligimet, faryet sepse ajo është lufta më e mirë në rrugë të Allahut.”
Ndërsa ju baballarë dhe burra, Allahu i Madhërishëm ju ka caktuar që të kryeni përgjegjësinë ndaj grave dhe vajzave tuaja. Kryeni sa më mirë kujdesin ndaj tyre dhe edukimin e tyre sepse ju do të jeni përgjegjës për ata ditën e Kijametit. “ Me të vërtetë çdo njëri nga ju është bari (kujdestar) dhe çdo njëri nga ju është përgjegjës për kopenë e tij (atë që ka në kujdestari).”
O të lidhur me këto vende të shenjta, o besimtarë! Mos i harroni fëmijët e dëshmorëve, dhe fëmijët e të burgosurve, jetimët dhe familjet e tyre, vizitoni ata dhe bëjuni atyre mirë, ndihmoni ata dhe fusni gëzimin në zemrat e tyre. Mbylleni muajin e agjërimit tuaj me kërkim falje Zotit, dhe duke dhënë Sadakanë e Fitrit. Omer Ibn Abul Aziz ju ka shkruar muslimanëve në vendet e tyre që të mbyllin muajin e agjërimit të Ramazanit me kërkim falje tek Zoti dhe duke dhënë Sadakanë e Fitrit. Kërkimi falje tek Zoti dhe Sadakaja e Fitrit janë ato që ngelen nga agjërimi.
O muslimanë! O ju të lidhur me këtë vend! Përgëzime për ju sepse triumfi dhe përfundimi i vështirsisë tuaj është afër. Dhe se ajo në të cilën kalon umeti musliman sot nga epidemia, fatkeqsia, sulmet e armiqve, si dhe përpjekjet për fshehjen e të drejtave tona legjitime, të gjitha këto tregojnë se triumfi është në duart e Bujarit ku fitorja është e sigurtë, të cilën do ta sjellë Allahu i Madhërishëm përmes jush dhe besimtarëve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Do të vazhdojnë të ekzistojë një grup në të vërtetën nga populli im, që përballen me armikun e tyre fuqishëm të vendosur, nuk marrin parasysh se kush është armiku i tyre, kështu vazhdojnë deri në ditën e Kijametit.” Sahabet kanë pyetur; “Ku janë ata o i dërguari i Allahut?” Ka thënë: “Në Bejtul Mak’dis dhe rrethinat e tij.”
O Zot na dhuro mirësi e paqe, vendosmëri në të vërtetën, na mundëso të fitojmë përballë hipokritëve dhe mohuesve.
Adhurues të Zotit! Ka ardhur në një hadith të ndershëm fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ka thënë: “ Me të vërtetë Allahu nuk i përgjigjet lutjes së zemrës që është e pavëmendshme në lutjen drejtuar Zotit.”
Lutjuni Zotit sepse jeni të premtuar për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e Botrave.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, plotësoj emanetin dhe solli mesazhin, këshilloi popullin. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, tabiinët dhe të gjithë muslimanët deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Shpërblimi dhe vlera është me mbylljen e veprave dhe punëve, dhe se nuk është shpërblimi me fillimin e plotë por me mbylljen e plotë. Prandaj mos i shoqëroni, bashkoni veprat e mira me vepra të këqia; “Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
Ndiqni rrugën e njerëzve të devotshëm dhe të mirë, rrugën e sahabeve dhe tabiinëve.
O ju muslimanë! Derisa çështja e popullit tonë Palestines është në vështirsi dhe momente të rrezikshme, vëllazërimi në mesin tonë është nga hapat e parë që duhet të ndërmarrim që ta shpëtojmë këtë çështje nga këto momente të vështira dhe të rrezikshme. Bashkim dhe vetëm bashkim o bijtë e popullit tonë sepse ajo është gjëja që ju bën të shijoni fitoren, krenarinë dhe forcën. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe mbështetuni tek Allahu! Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i mrekullueshëm është Ai!” (El-Haxhxh 78)
O bijtë e popullit tonë! Dijeni se Kud’si është orijentimi juaj, dhe mos devijoni prej sajtë sa në të djathtë dhe sa në të majtë. Dijeni se Aksaja është peshorja e forcës, krenarisë dhe egzistencës tuaj, prandaj mos ndani nga ajo, sepse do të jeni nga populli i mjerë në këtë botë dhe në botën tjetër.
O mjuslimanë! Koha e namazit të Bajramit do të jetë në orën 6:10 të mëngjesit të ditës së diele. Sikurëse është traditë ky namaz të falet në sheshe të hapura, sepse kjo është nga synetet e Bajramit, por duke marrë parasyshë të gjitha këshillat mjeksore. Gjithashtu ju kujtojmë dhënijen e zekatit të Fitrit për ata që nuk e kanë bërë akoma. Ndërsa ai që e ka lënë Ramazanin me qëllim, nuk e ka agjëruar, ai ka mundësi të pendohet para se të përfundojë të hudhet në zjarrin e xhehenemit.
Ju kujtojmë gjithashtu që në ditët e Bajramit të falni dhe të forconi lidhjet tuaja sikurëse ka bërë i dërguari i Allahut, Muhamedi paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O ju muslimanë! O banorët e Bejtul Mak’dis! O populli i Palestinës! Përgëzim për ju të gjithë se me fillimin e javës tjetër pas ditës së parë të Fitër Bajramit, portat e xhamisë Aksa do të hapen që të presi namazfalësit në të.
Prandaj Administrata e Vakfit i bën thirrje popullit tonë që të zbatojë rregullat shëndetsore me qëllim ruajtjen e shëndetit në momentet që drejtohen për faljen e namazeve në xhami. Për ruajtjen e jetës së tyre dhe të muslimanëve porositen që të marrin me vete sexhadet përsonale për falje dhe maska gjithashtu. Si dhe mos të afrohen dhe të takohen me njëri-tjetrin.
Allahun e Madhërueshëm e lusim për shëndetin e të gjithëve, bëni durim ndaj këtyre masave për një kohë të shkurtër, duke i dhënë kohë Administratës së Vakfit Islam të bëjë organizimin në sipërfaqen e xhamisë me rreshtimin dhe rregullimin e safave, si dhe shpërndarjen e rojeve dhe kontrollit për sigurimin e rregullit sipas protokolleve shëndetsore që janë vendosur nga specialistët e mjeksisë.
Përshëndesim grupin e mjekëve të cilët janë kujdesur për shëndetin e bijve tanë dhe popullin tonë, që janë drejtuar për në xhaminë e Aksasë dhe janë të lidhur me këtë xhami të bekuar.
Zotin e Madhërishëm e lusim që të na forcojë në atë që Ai është i kënaqur.
O Zot prano agjërimin tonë, namazin tonë, veprat tona të mira.
O Zot largo shpirtat tanë, shpirtërat e prindërve tanë dhe shpirtërat e të gjithë muslimanëve nga zjarri i xhehenemit.
O Zot largo nga ne fatkeqsinë dhe epideminë, na forco në përballjen me armiqt tanë, dhe na bashko ne me dëshmorët tanë.
O Zot ruaj xhaminë Aksa nga çdo e keqe dhe e urryer, na kthe në të krenarë dhe fitimtarë.
O Zot na bëj të jetojmë muslimanë dhe të ndahemi nga kjo botë muslimanë, dhe na ringjall muslimanë.
O Zot na fal ne, prindërit tanë dhe të gjithë ata që kanë të drejtë ndaj nesh.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.
O Zot bëje këtë festë Bajrami festë të begatë dhe të mbushur me vepra të mira, larg të ndaluarave dhe të urryerave.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai ju kujton ju, kërkoni falje tek Ai që të ju fali, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato.
“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)