Zoti është furnizuesi ynë – Aksa 12.06.2020

Lavdërimet janë për Zotin, hapës i portave të bujarisë, dhurues i shpërblimeve dhe të mirave. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë që na ka bërë nga umeti i Mudamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Zotit i lutemi që të na japi sukses në plotësimin e urdhërave dhe vendimeve të Tij. Allahu i Madhërishëm na ka nderuar me lidhjen tonë me tokën e shenjtë, çfarë nderimi i madh që është ky!

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër që meriton të  adhurohet  veç Allahut, i përgjigjet lutjeve të atyre që i luten në nevojë. O Zot të lutemi që të na mundësosh mësimin e librit, Kuranit, të na mundësosh  të udhëheqim në vendin tonë. O Ti që ngrite erën, dhe mposhte  grupacionet!

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob  dhe i dërguari i Zotit, edukoi umetin e tij në dashurinë për Kuranin. Allahu i Madhërishëm e ka lavdëruar per moralin e tij të lartë. Edukoi umetin e tij me dashurinë për xhamia, rrespektimin e njëri-tjetrit, në të cilat nuk ka hipokrizi, syfaqsi dhe falcitet, por se ka adhurim vetëm për Zotin Një dhe dashuri për besimtarët, edukatë  dhe sjellje të mirë për ata që punojnë dhe të devotshmit.

O Zot fale dhe mëshiroje profetin, lutje  me të cilat largohen vështirsitë dhe ankthet.

O Zot dorëzojmë tek Ty çështjet tona të kësaj botë dhe të botës tjetër.  Kënaqsia e Zotit qoftë ndaj familjes së të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  mbi imamët e mëdhenj, njerëzit e dijes dhe të mendjes, mbi shokët  e tij, njerëzit e pozitave të larta dhe burim i dijeve  të dukshme dhe të padukshme.

Në vijim

O ti  musliman! Allahu i Madhëruar të ka gëzuar, bërë të lumtur, duke të bërë të bindur ndaj Tij, dhe të ka dhënë sukses në të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër. Kujto se je në tokë të bekuar, të shenjtë. Allahu e ka bekuar atë dhe çfarë ka përreth sajtë. Ti jeton në të, dhe se Bejtu El Mak’dis është qendra e sajtë, tek e cila janë drejtuar të dërguar dhe njerëz të pastër. Kud’si është qyteti më i mirë në të gjithë tokën, në të janë gjurmët e të dërguarve të Zotit, dhe shenjat e njerëzve të mirë. I ruajtur nga fitnet dhe i rrethuar nga armiqt e tij me burrat dhe gratë e tij, si qytet. Kush  ka gjetur rrugë, mënyrë që të shkoje, të vij, në këtë qytet, në çfarë do rruge, le ta bëjë.

A nuk janë në këtë qytet shtëpitë e Zotit të mbushura plot, me adhurues dhe namazfalës që janë nga më të mirët e këtij umeti?!  Adhurues të Zotit! Xhamitë janë streha e adhuruesit dhe të dëvotshmit, vendi i atyre që bien në ruku dhe në sexhde, vendi i  paqes  dhe sigurisë  për atë që ka lidhur zemrën e tij me të, dhe është i sinqërtë për këtë ndaj Zotit hapur dhe në fshehtësinë e tij. Xhamia është vendi i udhëzimit, shtëpia e të pastërve. Kush hynë në të është i sigurtë, dhe kush e ka atë për synim është i vlersuar. Kush e ka bërë traditë vajtjen në të është i suksesshëm, dhe kush është kapur për të ai është udhëzuar në rrugën e drejtë.

Adhurues të Zotit! Pastroni shpirtërat tuaj. Allahu i Madhërueshëm na ka dhuruar  mundësinë e njohjes, dashurisë dhe besimit në Një Zot, në Tevhid. Kush e pastron zemrën e tij nga papastërtitë, ai arrinë që të lavdërojë Zotin e Madhërueshëm në çdo frymëmarrje.

Ndërsa ju o besimtarë në xhamia, bëni kujdes dhe largojeni nga mendja se Zoti juaj  ju “harro” lë pa furnizim, rrisk. “Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar.” ( Edh-Dharijat  22) Tregohet se disa njerëz nga një popull mbollën një tokë por se u prek nga sëmundja, u merzitën për këtë gjë. Kaloi pranë tyre një grua arabe dhe ju tha: “Çfarë ka toka që ka nxirë fytyrat tuaja dhe goditur  gjokset tuaja, shpirtat tuaj, Ai është  Zoti  ynë, në dorën e Ti  është rrisku, furnizimi ynë, dhe na e sjellën atë nga ajo anë që  Ai dëshiron.”

O Zot na zgjëro furnizimin tonë, përmirso moralin tonë, dhe  pastro zemrat tona.

Adhurues të Zotit! Dëgjoni  zotërinë e të dashurve të Zotit, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur ai i drejtohet popullit të tij me fjalët: “ andaj, vetëm tek Allahu kërkoni risk dhe adhuroni e falënderoni vetëm Atë.” (El-Ankebut 17) Të kërkuarit e riskut, furnizimit nga Allahu është fillim apo drejtim drejt të mirës, përmirsimit, dhe përmirsimi është hapja e portave të furnizimit. Allahu i Madhërishëm ka thënë:  “Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut.” (Ta Ha 132) Në ajetin e parë ka  ardhur  rrisku, furnizimi para adhurimit,  sepse nuk mund  të ngrihesh për adhurim vetëm se pas forcimit të trupit, me forcë mund të plotësohen adhurimet, dhe se me rrisk, furnizim, ushqim arrihet forca.  Më pas ka thënë Zoti i Madhërishëm falenderojeni Atë pasi  që ju ka   siguruar rriskun që të keni mundësi për adhurimin e Tij.

Ne nga këtu ju themi autoriteteve përgjegjëse që të lehtësojnë rrugët e jetesës, fitimit, për robërit e Zotit besimtarë dhe të punëve të tyre. Mjaft me pengesa  dhe vështirsi në llogari të  bukës së gojës për të varfërit,  të pamundurit dhe nevojtarëve.

Besoni dhe mbështetuni tek Zoti juaj dhe mos e “akuzoni” Atë  për rriskun tuaj. Besoni dhe mos dyshoni, duroni dhe lutjuni Atij për më mirë, dhe prisni rrugëdaljen e afërt për ju nga Allahu kur jeni në fatkeqsi. Mbani premtimet, bashkohuni në vepra të mira dhe  mos u përçani, përmirsoni bindjen nda Zotit tuaj. Drejtohuni për tek Allahu dhe mos u luhatni.

Adhurues të Zotit! Besimtari i drejtë, shikimi dhe shqetësimi i tij është në çështjet e besimtarëve që të rregullohen sa më mirë, të largohen shqetësimet e tyre, dhe plotësimin e dëshirave të tyre në gëzime dhe festa. Bën përpjekje aq sa mundet për të arritur kulmin e lumturisë dhe qetësisë. Kjo arrihet me moralin dhe sjelljen e mirë. Besimtari kur premton e mbanë fjalën premtimin e tij, nëse i besohet tregohet besnik, nëse i bëhet padrejtësi falën dhe hapën nje faqe të re në të mirë.

Kujtoni fjalën e të ndershmit dhe të drejtit; “Sot Allahu ju falën gabimet tuaja, Ai është më i Madhi Mëshirues.” 

Kujtoni fjalën e të dërguarit të zgjedhur, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “Shkoni sepse ju jeni të lirë.”

O ti musliman! Mos luaj me ndjenjat e të pafajshmëve në kohën kur je në pozita  dhe sillesh si tregtar. Mjaft me padijen tënde që  të trajtojë Zoti i Gjithësisë me mëshirë ndërsa ti sillesh me Atë me ashpërsi.

O ju muslimanë! Krahasoni situatën dhe mardhënijet e muslimanëve në kohën, shekullin e parë, dhe gjendjen e tyre sot?! Ata ishin të duruar dhe nuk e braktisën edukatën e fesë së tyre, bënin përpjekje për edukimin e fëmijëve të tyre dhe vajzave të tyre, prandaj arritën në pozitat më  të larta, në forcë dhe pushtet, vlerë dhe rëndësi. Prej tyre ishin puntorë që bënin vepra të  mira, prej tyre ishte udhëheqësi çlirimtarë, ishin të  drejtë  dhe të  ndershëm, me drejtësinë e tyre mbuluan popuj dhe vende. Përparimi dhe zhvillimi i botës mbarë ishte në dorë të tyre.

Ndërsa gjendja në të cilën kanë përfunduar të rinjtë tanë sot, nga vajzat dhe te rinjtë në shthurje të moralit dhe edukatës, janë larguar nga e vërteta  dhe  mbuluar nga e kota. Janë të paditur me fenë e tyre dhe kanë dalë jashtë  legjislacionit, sheriati i Gjykatësit më të drejtë.

Prandaj sot i bëjmë thirrje umetit, popullit  për mësimin e fëmijëve të tyre,  djemt dhe vajzat, dhe kujdes për  moralin e tyre që në ditët e fëmijësirë. Vërtetë ne pu ju ofrojmë ilaçin e duhur dhe të dobishëm. Ju bëjmë thirrje kujdestarëve të tyre dhe u themi frikësohuni Zotit o robër të Zotit në frutet e familjeve tuaja. Frikësohuni Zotit në fëmijët tuaj, për të cilët ju është dhënë përgjegjësija e çështjeve të tyre dhe zgjidhja e rrugëtimit të tyre është në duart tuaja. Bëni të dashur  për shpritin e tyre mësimin e fesë, dhe të punuarit me rregullat e sheriatit, legjislacionit të fesë tonë. Urdhëroni ata që të falin namazin në kohën e tij, largoni ata nga fjalët dhe veprat e këqija dhe falcitetet, drejtoni ata nga rruga e Zotit. Nëse nuk e bëni këtë nuk keni plotësuar detyrën që ju është ngarkuar ndaj tyre?!   “Ruani veten dhe familjet tuaja nga Zjarri,” ( Et-Tahrim 6)

Nga këtu, i lutemi Allahut për  sukses, paqe, shpëtim, ndershmëri dhe arritje për bijtë tanë në provimet e maturës, shkollës së mesme, dhe u themi mësoni, vazhdoni, përpiquni dhe mbështetuni tek Allahu i Madhërishëm. Sikurëse u drejtojmë thirrje autoriteteve përgjegjëse në ministrinë Kulturës dhe Arsimit dhe u themi se provimi i matematikës në veçanti ishte i gjatë dhe i vështirë deri dhe për njerëzit e kësaj fushe, matematicienët. Prandaj ju drejtohemi njerëzve përgjegjës  dhe u themi behuni të kuptueshëm dhe mos vështirsoni,  sepse ne jemi në situatë të rëndë, jo normale dhe ju e dini mirë këtë.

O ti besimtar i ndershëm, bëhu gjakftohtë , reflekto, bëhu  i durueshëm, bëhu i qetë, praktik, angazho veten në të dobishme, qëndro largë të kotave. Qëndro larg grindjeve dhe gjërave të kota. Bëhu me edukatë me familjen tënde. Lute Zotin e Madhërishëm që të japi nga Mirsitë e Tij. Medito në këtë thënije; “ Njeriut të lirë  mjafton ti bëhet vetëm shenjë.”

Shikoni gjendjen tonë sot, prova dhe merzi, armiqsi dhe ndasi, përçarje,  vrasjet janë shtuar, e në vëçanti këto kohët e fundit në momente shumë të vështira, këto ndodhin në mesin e të njëjtit popull.

Na mjafton ajo në të cilën po kalojmë. A nuk i shikoni djemt tanë në burgjet e pushtuesit?! A nuk e shikoni bllokadën që i bëhet popullit tonë?! A nuk i shikoni inkursionet e vazhdueshme në xhaminë tonë të Aksasë, metodat e largimit  të  dijetarëve tanë?! Të gjithë e dimë se  politika e largimit nga xhamia e Aksasë është politikë e padrejtë, sikurëse sekuestrimi i tokave është okupim i qartë.

Nga këtu nga ky vend i pastër ju themi të gjithë muslimanëve kujdesuni  për  egzistencën tuaj, mos të ju angazhojë e kota, kërkoni falje tek Sunduesi juaj, punoni me diturinë tuaj. Pendohuni tek Zoti juaj: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur 31)

Lutjuni Zotit sepse ju është premtuar përgjigje. Fitorja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje. Zotit  të Gjithësisë kërkoni falje.

 

LEXO  Jo konflikteve dhe vrasjeve - Aksa 09.10.2020

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin i Cili është Falës, që fillon me falje para marrjes në pyetje. Atë e falenderojmë për  çdo situatë, në çdo situatë dhe nga çdo situatë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, shpërblyesi i sevapeve, lehtësuesi i dënimit, ndihmuesi në vështirsi. Zotin e falenderojmë dhe prej Ti ndihmë kërkojmë për çdo çështjë dhe  vështirsi që kalojmë,  dhe në të cilat dobësohen shkaqet.

Lutjet dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, më të mirin adhurues të Zotit, për familjen dhe shokët e tij të pastër të cilët luftuan pasuesit e të keqes dhe shthurjes.

Në vijim

O adhurues të Zotit!  Jetojmë në një kohë ku janë shtuar të këqijat, kemi humbur, braktisur namazet dhe pasojmë epshet tona, kemi shtuar ankesat. Është larguar mëshira nga zemrat e disa njerëzve, ata nuk mëshirojnë atë qanë, ankohet, dhe nuk e dinë se kush ankohet. “Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve.” ( Er-Rum 41)

Për ata të cilët pinë alkoolin, japin dëshmi të rreme, mashtrojnë dhe tradhtojnë, pasojnë urrejtjen, zilinë dhe të keqen, hanë kamatën dhe pasurinë e njerëzve me patëdrejtë, ndëshkojnë, dënojnë prindërit e tyre, vrasin, kryejnë imoralitet, vjedhin,   luajn  bixhoz, mbështesin apo ndihmojnë ndonjërën prej gjithë  këtyre gjërave të këqia qoftë dhe me fjalë. Për ata të cilët shfaqen para njerëzve me shthurje, shkatërrim dhe thashetheme, ndezin zjarrin e përçarjes dhe armiqsisë, dhe për të gjithë ata që nuk e japin zekatin e pasurisë së tyre, ose shkojnë në vendet të shthurjes dhe imoralitetit, ë gjithë  ata duhet ta dinë se janë para  një rreziku, fatkeqsije dhe belaje të pashembullt dhe pakufishme. Ndëshkimi i Zotit është shumë më afër te çdonjëri prej tyre se vetja e tyre, prandaj duhet që ti luten Zotit që ti fali, të pendohen dhe të kthehen tek Zoti i Madhërishëm.

E lusim Allahun që të jua fali gjynahet, dhe se falja mëshira nuk vjen vetëm se me braktisjen e të këqijave, shthurjveve, hapur dhe në fshehtësi. “Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.” ( Ta Ha  82)

I dërguari i ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse njerëzit e shikojnë  sunduesin e  padrejtë dhe nuk mundohen ta ndalojnë atë, janë afër që  ti përfshijë ndëshkimi i Zotit që është për  të padrejtët.”

O ju besimtarë! Nëse dëshironi për vetet tuaja ngritjen në gradë dhe krenari, forcë dhe pushtet, liri dhe pavarsi  për vendit tuaj kapuni fort pas të dashurve të fesë tuaj. Kapuni pas Kuranit tuaj dhe brumosuni me moralin e tij, pasoni mësimet e tij me të cilat triumfuan muslimanët e parë dhe pse ishin të pakët,  u ndjenë krenarë pasi që ishin të poshtëruar, u ngritën  pasi që kishin rënë, ishin të dobët, u bashkuan pasiqë ishin të ndarë në grupe. 

Kurani e edukoi këtë umet në lavdi dhe ndërshmëri, prandaj të  mos tentojë as  udhëheqësi, as populli që të marrë atë që nuk është e tija, mos të pretendojë që të iki nga ajo që është e caktuar për të,  sepse kjo është e pamundur sa do që të përpiqet. Në kohën e prijësit të  besimtarëve Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se është marrë pallati i  mbretëreshës Kisra  para se të hapen tokat Perse. Njerëzit kan mbledhur pasuri në atë pallat dhe e kan sjellë një rrobe me vlerë për  Omerin, i cili i ka shikuar me syrin kritik dhe qortues dhe më pas u ka thënë: “ Pasha Allahun, njerëzit ua kanë besuar ju  këtë me ndershmëri, pushtetin dhe pasurinë.” E ka shikuar Aliu, Zoti qoftë i kënaqur më të dhe i ka thënë: “ O prijësi i besimtarëve, vërtetë ti je falur prandaj fali ata, dhe nëse do ti tradhtosh  ata do tradhtojnë.”

O ti përgjegjës! Nëse nuk mundesh të jesh i drejt dije se shpina jotë do jetë shenjestër dhe barku jot i pangopur, dora jote e gjatë dhe e përlyer me gjakun e muslimanëve dhe pasuria e tyre, dije nëse  e bën këtë nuk do të mungojë ndaj teje ndëshkimi, për atë që lëndon njerëzit dhe i drejton në tokë me padrejtësi.

Ka humbur siguria dhe qetësia e tyre. Vërtetë sot ka ndryshuar gjendja dhe përmbysur situata, dhe se me  ndryshimin e situatave shfaqen njerëzit me vlera.

Shtëpi që janë në errësir dhe gjendja e tyre është e tmerrshme, nuk ka gëzim  dhe njerzillëk në to. Shikoni tek njerëzit që janë në errësirë, kanë larguar ata që i pranuan,   kan ngritur, valvitur flamujt e tyre, kanë veshur mburojat e tyre, e nëse bie, humbet fushata e tyre ata ndërrojën. Gjuhët  e tyre janë largë nga thirrja, përkujtimi  dhe zemrat e tyre të boshatisura, të pastra  nga devotshmërija.

O adhurues të Zotit! Nëse asketi, i devotshmi është i pangopur,  atëhere  i penduari shembullin e kujt do të ndjeki?! Nëse dijetari është që vetëm dëshiron, atëhere i pa dituri nga kush do të drejtohet, mësohet?! Nëse pushtuesi është pranë duket, kur do të përballesh me armikun?! Nëse tregtari është tradhtarë atëhere pse duhet tu besosh tradhtarëve?! Nëse bariu është ujk, po delet kush do ti ruajë vallë?!

O ti muslimanë! Allahu i madhërueshmë të ka veçuar me mirësinë dhe diturinë e Tij, të ka frymëzuar me  falenderimin dhe përkujtimin e  Tij, ndërsa ti vazhdon akoma që të merresh me fatkeqsitë, telashet  e njerëzve  dhe i ditur më problemet e tyre. Ndërsa ti sot je nga ata që mund të ndikohesh sikurëse dhe  njerëzit e kohës. Kjo botë është bërë e hapur, sjelljet dhe morali i njerëzve është i njohur, prandaj bëj kujdes nga banorë e kësaj bote. Mundohu ti analizosh njerëzit nga mendjet e tyre që të shpëtosh nga dëmet e tyre. “Kush përkrahën armikun tënd ai të ka bërë ty armik, dhe kush kundërshton armikun tënd ai të është bashkangjitur, bashkuar ty. Ai që heshtën për gjakun e njerëzve ai ka kryer krim dhe kush tregon dëshirën apo synimin tënd ai të ka ofenduar.” 

Afrimiteti yt të jetë me atë që të afron mirësia dhe e mira, dhe distancohu nga ai me të cilin të afrojnë të ndaluarat tua. Rrugëtimi yt të jetë me atë që të përmirson jetën tënde. Afrimiteti me atë që të kupton  është mirësi e madhe. Afrimiteti ka nevojë për shpirt, frymë, dhe se afrimiteti  nuk kan nevojë për materje. 

E lusim Allahu e Madhërishëm  që të na mundësojë mbyllje të mirë, dhe të na dhurojë  ne dhe të gjithë muslimanëve siguri dhe paqe.

Para se ta përfundoj këtë ligjëratë, hutbe, ju kujtojmë njerëzve që të zbatojnë rregullat për të cilat na porosisin specialistët e mjeksisë nga ministria e shëndetsisë, mbajtjen e maskave, mbajtja e distancës, të ndihmuarit e rojeve të sigurisë dhe vëllezërit vullnetarë dhe në veçanti në momentet kur dalim nga xhamia.

Drejtohuni tek Allahu i Madhërishëm dhe thoni të gjithë; “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”( El-Bekare 201)

O Zot mundëso fitore, fuqizim, falje, dhe çlirim të plotë për të gjitha ata që përpiqen nga muslimanët për përmirsimin e çështjeve të kësaj bote dhe çështjet e  fesë,  të cilët janë të kapur pas legjislacionit, sheriatit të më të Madhit Bujarë. 

O Zot na ndihmo dhe na mbro, përmirso vendin dhe popullin tonë, largo nga ne të keqen, padrejtësinë dhe shthurjen, na jep gjithë të mirat në këtë  botë dhe në ditën e gjykimit.

O Zot  mundësohu përmirsimin dhe suksesin kujdestarëve të muslimanëve, thirrësave të tyre, udhëheqësve, gjykatësve  dhe  drejtuesve të tyre, mbroi  dhe zbrit mbi ata mëshirën Tënde dhe përmirsoi ata, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot lartëso fenë Tënde, ndihmo besimtarët, poshtëro të padrejtët, mposht tiranët, zhduki mendjemëdhenjtë. 

Me Mirsinë Tënde mundëso shlyerjen e borxheve të atyre që kan borxhe, largo ankthet e atyre që janë të shqetësuar, shpëto të sëmurët e muslimanëve. Shpëto me mëshirën Tënde të gjithë muslimanët.

O Zot na fal ne, prindërit tanë, shujuhët, dijetarët tanë në fe, të gjitha ata që mundohen për Aksanë tonë nga robërit e Tu besimtarë.

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti! “(El-Bekare 128)

“Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.”(El Ankebut 45)

 

Post Author: endrit