Lavdërimet janë për Zotin, ka veçuar bestimtarët me nderim të madh me kohë dhe vend, në punë dhe shpërblime, na ka bërë ne; “ popullin më të mirë të dalë nga njerëzimi.” Besojmë në Zotin Një, urdhërojmë në të mirë dhe ndalojmë nga e keqja.
Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.
Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit, profeti dhe i dërguari i Tij, u solli njerëzve fenë e tyre me fjalë, vepra, thirrje dhe përpjekjen e tij. Kush ecën në gjurmët e tij ka shpëtuar, e kush e braktisën rrugën e tij ka dështuar dhe humbur.
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, tabiinët dhe pasuesit e tyre në mirësi deri në ditën e fundit të kësaj bote.
Në vijim
O ju musliman! Jemi në mbyllje të muajit të Dhul Ka’des, pas të cilit vjen muaji i Dhul Hixhes dhe muaji i Muharremit të cilët janë nga muajt e shenjtë. Allahu i Madhërueshëm ka bashkuar në këta muaj për ne vlerën e kohës, të vendit, dhe vlerën e veprave të mira, dhe vlerën e pozitës dhe përfitimit nga kjo fe. Nderin e zemrave dhe fitimin e tyre në të dy botët. Pasha Allahun ne kemi të drejtën para të gjithë botës që të udhëheqim dhe drejtojmë këtë dynja me fenë Islame, që të lumturohet i gjithë njerëzimi me besimin dhe legjislacionin e kësaj feje. Kur bota është mbytur me ateizmin dhe errësirën e tij dhe pasi janë bashkuar kundra nesh të gjithë duke na trembur dhe frikësuar, duke na bërë të friksuar me të vërtetë nga padrejtësia dhe shthurja e këtij sistemi. Kur do ti përgjigjemi fjalës së Zotit të Madhërishëm që thotë: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
O adhurues të Zotit! O të dashurit e Zotit! Nderimi, vlersimi i kohës, është nderimi i dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes, për të cilat i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Janë ditët më të mira në këtë dynja, botë.” I kan thënë ; “Nuk janë si këto ditë as dalja në luftë në rrugën e Allahut?” Ka thënë: “As lufta në rrugën e Allahut nuk është si këto ditë, përveç atij individi i cili ka mbuluar fytyrën e tij me dhe, ka rënë dëshmorë.”
Nga vlera e kësaj kohe për muslimanët është se çdo ditë nga dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes janë më të vleshme se ditët e tjera të vitit. Prandaj mos i neglizhoni këto ditë dhe mirësitë e tyre, por veproni me to sikurëse vepronit me muaj e Ramazanit duke u përpjekur në adhurim, në bindje, dhe në kryerjen e bamirsive. Zoti ju mëshiroftë jepini fund kundërshtive ndaj urdhërave të Zotit dhe vrapimit pas shthurjes, mos i ndërprisni mirësitë e Allahut me mohimin e tyre. Suksesi në udhëzim është mirësi prej Zotit, si dhe martesa e fëmijëve është mirësi prej Zotit. Ndërsa lëshimi i parullave nëpër blogje është kundërshti dhe mohim i këtyre dy mirësive. Kështu është gjithashtu gjuajtja me plumba, fishekzjarre dhe kërcimi në rrugë, kundërshtija e traditave në përgjithsi janë huti, konfuzion, pakujdesi dhe të mërzitshme, zhvlehtësim i njerëzve dhe injorim i tyre. Këto janë gjithashtu mohim i atyre dy mirësive të mëdha që na ka dhënë Allahu i Madhërishmë.
O ju njerëz, kjo që bëni kështu është teprim, dorëlëshim, ndërsa Allahu i Madhërishmë ka thënë: “Dorëshpuarit me të vërtetë, janë vëllezërit e djallit dhe djalli është mosmirënjohës ndaj Zotit të tij.” ( El-Isra’ 27)
A do pranoni që të jeni vëllezër të djallit dhe të meritoni ndëshkim për këtë?! Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Kështu e ndëshkojmë Ne atë që e tepron (me gjynahe) dhe nuk beson shenjat e Zotit të tij; e dënimi në jetën tjetër, në të vërtetë, është më i ashpër dhe më i qëndrueshëm.” (Ta Ha 127)
Ajo çfarë bëni me njerëzit është dëm dhe humbje e njerëzve dhe e pasurisë së tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk lejohet dëmi ndaj vetes dhe as ndaj të tjerëve.” Sikurëse ka ardhur në një hadith të saktë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ndaluar në shpenmzimin e kotë të pasurisë. Prandaj zgjohuni nga pakujdesia dhe neglizhenca juaj, jepini fund padijes tuaj, që të largojë Allahu i Madhërishëm nga ju fatkeqsinë e frikës, fatkeqsinë e urisë dhe epidemisë.
A nuk shpresoni dhe nuk dëshironi që Allahu të largojë nga ju këtë gjendje në të cilën jeni?! A nuk jua tërheqën vëmendjen fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “Në kohët e fundit do të ketë përmbytje dhe fundosje në tokë, dhe dënim nga qielli.” Pastaj, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetuesja e hadithit e ka pyetur: O i Dërguar i Allahut, a do të shkatërrohemi derisa në mesin tonë të ketë të mirë? Ka thënë: “Po, nëse përhapet me të madhe e keqja.” Shkatërrimi do të jetë me përmbytje dhe fundosje, i cili ka kuptim real dhe figurativ.
Reali kur poseduesi i gjynaheve dhe i shfrenuari në të ndaluara do të shndërrohen në derr të vërtetë apo majmun të vërtetë pastaj do të vdesi pas një kohe të shkurtër, e kjo ka ndodhur në popuj para nesh.
Ndërsa përshkrimi figurativ është kthimi i të shthururve dhe amoralëve në sjelljen e derrit dhe të majmunit. Sjellja më të cilën njihet majmuni është imitimi në mënyrë të verbër. Ndërsa derrat, sjelljen më të njohur të tyre kanë mungesën e xhelozisë për femrën e tyre.
O adhurues të Zotit! A nuk ka në mesin tonë nga ata që ndjekin dhe imitojnë verbërish në mohim dhe njerëzit femohues?! A ka nga ne muslimanët që nuk është xheloz dhe nuk kujdesit për nderin dhe moralin e familjes së tij?!
Kthehuni në fenë tuaj, pendohuni tek Allahu me pendesë të sinqertë, sepse me të vërtetë pendesa e sinqertë është ajo që ju pastron nga gjynahet.
O Zot na furnizo me pendesë të sinqertë dhe kthim tek Ty, dhe mos na ndëshko për atë që kanë bërë paraardhësit tanë para nesh.
O ju muslimanë! Ndërsa vlera dhe nderi i vendit është në shtëpinë e shenjtë të Zotit, Qaben, dhe në Meke, në xhaminë e Profetit dhe në Medinen e Ndritshme, në xhaminë Aksa dhe në Bejtul Mak’dis, Kud’s. Në Meke dhe në Medine, Allahu i Madhëruar e ka ndaluar në to luftën dhe i ka bërë ato dy qytete të sigurta. E lusim Allahun e Madhërueshëm që ti ruaj ato të dyja nga çdo e keqe, nga çdo tiran dhe i padrejtë dhe ti kthejë ato në synim të muslimanëve që të kthehen në vizitën e tyre, në Haxh dhe në madhërimin e vendeve të shenjta.
Ndërsa xhaminë Aksa, Allahu i Madhërishëm e ka bërë tokë me të cilën do të lidhen muslimanët deri në ditën e Kijametit, me të gjitha vendfaljet e sajtë që gjindet në brendësi të mureve të kësaj xhamije.
O Allah, o Zoti ynë na ruaj ne për Aksanë, dhe ruaj Aksanë për ne.
O muslimanë! O muslimanë! Nga nderi i madh që i është dhënë këtij umeti është vlera e kapjes pas kësaj feje, besnikria dhe drejtësia në dhe për këtë fe. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut. “ (El-Ma’ide 55)
Këto fjalë obligojnë të drejta dhe detyra të cilat i ka qartësuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në predikimin, hutben e Arafatit, kur ka thënë: “Vërtetë gjaku dhe pasuria juaj është e shenjtë, ndaluar për ju, sikurëse është e shenjtë për ju kjo ditë në këtë muaj të shenjtë dhe në këtë vend të shenjtë.” Çfarë do ti themi të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ne derdhim gjakun e njëri-tjetrit?!
O Zot bashko zemrat e muslimanëve, bashko fjalën e tyre, njëso rradhët e tyre, dhe ndihmoi ata ndaj atyre që i kan sulmuar.
O adhurues të Zotit! Ndërsa vlerat e veprave dhe adhurimeve ja të mëdha dhe mos i neglizhoni në këto muaj të shenjtë e në veçanti në dhjetë ditët e para të muajit të Dhul Hixhes të cilat do të trokasin tek ju pas disa ditësh. Këto adhurime bashkojnë bindjen ndaj Zotit dhe ndaj të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Adhurimi i Haxhit, është shembulli më i mirë në të cilin zbatohet në mënyrë të plotë dhe pasimi në mënyrën më të mirë ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Haxhi është i përbërë nga rituale të caktuara dhe plotësohet sipas një ligjshmërie të prerë, ku për shumicën e tyre nuk kanë shumë domethënije përveç se zbatimit të urdhërit të Zotit, dhe pasimin e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Prandaj ndiqni sahabët, Zoti qoftë i kënaqur me ta, të cilët nuk e pyesnin të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, a është Vaxhib, obligim kjo apo synet, vullnetare?! Përkundrazi, ata e vlersonin shumë synetin e tij, dhe nuk linin diçka mangut në të. Sikurëse nuk tentonin të merrnin liçensa për të dhënë fetva, gjykime, sikurëse dëgjojmë njerëz sot. Por se ata punonin me fjalën e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thothë: “ Atë çfarë ua kam ndaluar, largohuni prej sajtë, ndërsa për atë që ju kam urdhëruar që ta veproni, plotësoni prej sajë sa të keni mundësi.”
O Zot na furnizo që të largohemi nga ato që ke ndaluar për ne, dhe na jep forcë në adhuriminTënd që të fitojmë kënaqsinë Tënde.
O Zot të lutemi që të na ruash të mos biem në humbje dhe të mos na çojë ndokush në humbje, që të mos gabohemi dhe të të mos na bëj dikush që të gabojmë, që të mos dëmtojmë dikën dhe të mos na dëmtojë dikush, që të mos sillemi keq me askënd dhe askush të mos silllet keq me ne.
Adhurues të Zotit! Në nja hadith të ndershëm ka ardhur fjala e ti, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Lutjuni Allahut, sepse ju jeni të premtuar për përgjigje.”
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e Botrave.
Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.
Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, i zgjedhuri dhe i dashuri i Tij. Solli mesazhin, plotësoi emanetin, këshilloi umetin. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabiinët dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
O ju muslimanë! Sezoni i Haxhit ishte pozicioni i përshtatshëm për të treguar dallimin dhe të qenit larg nga mohuesit në të gjitha traditat dhe praktikat e tyre në kohë dhe vend. Për këtë ka zbritur Allahu i Madhërishëm mesin e sures Beraetu, Pendimi(Teube) kur ka thënë: “ Ja shpallja e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij drejtuar njerëzve në ditën e haxhit të madh: “Allahu dhe i Dërguari i Tij shkëpusin çdo detyrim ndaj idhujtarëve”. Nëse ju (idhujtarë) pendoheni, është më mirë për ju; por, nëse largoheni (nga pendimi), ta dini se nuk do të mund t’i shpëtoni Allahut! Njoftoji mohuesit për dënimin e dhembshëm (që i pret).” (Et-Teube 3)
I dërguari i Allahut,paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, deklaroi hapur pastërtinë e tij nga injoranca dhe idhujtaria në ligjërimin e tij në Arafat, kur ka thënë: “ Çdo gjë që është nga koha e injorancës është e hedhur poshtë këmbëve të mija, dhe gjaku i kohës së injorancës është i hedhur sikurëse dhe kamata e kohës së injorancës është e hedhur pas.”
O ju muslimanë! Ju jeni nga umeti i Muhamed Mustafasë, paqja dhë shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që është zgjedhur nga të gjithë popujt, dhe është udhëzuar në rrugën më të mirë. Nuk ka të tretë Islamit ose injorancës, udhëzim ose humbje, bindje ose kundërshti. Kjo është udhëzimi i Zotit për ata të cilët nuk e dinë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “S’ka ‘ngjyrë’ më të bukur se ajo që jep Allahu! Ne vetëm Atë adhurojmë!” (El-Bekare 138)
O adhurues të Zotit! O të zgjedhurit e Zotit! Ju keni synim të madh drejt besimit, legjislacionit, fesë dhe moralit, prandaj punoni për ta arritur atë, sepse ju jeni më të denjë se çdokush tjetër, deri sa të urdhërojë Allahu i Madhërishëm për çlirim dhe rruëzgjidhje, dhe derisa të kthehet mirësia e juaj tek ju dhe të plotësoni detyrën tuaj me të cilën ju ka nderuar Allahu i Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.” (Al Imran 110) Zbatojeni këtë rregull dhe kujdesuni për të, sepse nuk do të ketë mirësi tek ju vetëm nëse urdhëroni në të mirë, urdhërim të vërtetë, dhe ndaloni nga e keqja, ndalim të vërtetë. Le të jetë ky angazhimi dhe shqetësimi juaj. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Lajmëroni dhe përgëzoni ata që vin pas jush se kush dëshmon se nuk ka zot tjetër veç Allahut me sinqeritet, do të hyjë në xhenet.”
O ju muslimanë! Kujdesuni dhe zbatoni rregullat shëndetsore dhe ligjore në luftën kundër epidemisë së virusit Korona, duke mbajtur distancën dhe mbajtjen e maskave. Zbatoni këshillat e njerëzve të administratës së Vakefit Islam dhe bashkëpunoni me ata, ruani vetet tuaja sepse kështu kujdeseni për xhaminë tuaj dhe Aksanë tuaj.
Adhurues të Zotit! Këshilloj ju dhe vetem time, me fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (El-Bekare 181)
O Zot na bëj ne nga të devotshmit, ata që ruhen.
O Zot na bëj nga besimtarët e mirë.
O Zot të lutemi të na ruash nga murtaja dhe lebroza, të lutemi të na ruash nga sëmundjet ngjitëse, çmendurija, dhe sëmundjet e këqija.
O Zot të lutemi të na ruash nga paksimi i Mirsive Tua, me Mëshirën Tënde të na ruash nga ndëshkimi Yt, vetëm tek Ty kërkojmë mbrojte, skemi mbrojtje veç Teje, Ti je ashtu siç e ke quajtur Veten.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai ju kujton ju, falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato.
“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)