Jo konflikteve dhe vrasjeve – Aksa 09.10.2020

Lavdërimet janë për Zotin që ka thënë: “ Dhe që të mos ia merrni tjetrit jetën, të cilën Allahu e ka shenjtëruar, përveçse kur e kërkon drejtësia (e ligji). Këto ju porosit Ai, me qëllim që të kuptoni.” ( El-En’am 151)

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, na  ka bashkuar me lidhje të fortë që nuk ka lidhje të krahasuar dhe ka thënë: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni.” ( El-Huxhurat 10)

Dëshmojmë se zotëria  ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe  i dërguari i Tij, që ka thënë: “  Nëna e tij do ta qajtë  atë njeri që vret dikë me qëllim. I vrari  do  ta sjell vrasësin në ditën e kijametit duke e mbartur në  të djathtë ose të majtë, duke mbartur me vete kokën e vrasësit të tij, me të djathtën ose me të majtën e tij, ndërsa damarët e tij do t’i rrjedhin gjak në afërsi,  para Arshit të Zotit. Dhe thotë; O Zoti im, pyete robin Tënd përse me ka vrarë?.” 

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen e tij, shokët dhe pasuesit e tyre, dhe të gjithë ata që i pasojnë ata me mirësi deri në ditën e fundit, ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësohuni Zotit, bëni kujdes nga kundërshtija e urdhërave të Tij, frikësohuni dënimit të Tij. Ajo që ndodhën në shoqërinë tonë Palestineze nga vrasjet dhe përplasjet në mes të familjeve është e turpshme dhe e ulët. Ku është pozita juaj nga fjala e të dërguarit tuaj që thotë; “ Mos u ktheni pas meje në mohues, duke goditur, vrarë njëri-tjetrin.” A nuk ju bën dobi  paralajmërimi  i dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “ Nëse dy muslimanë përleshen me njëri-tjetrin me shpata, vrasësi dhe i vrari përfundimin e kan në zjarr.”

O adhurues të Zotit! O ju që jeni të lidhur me këtë tokë! Dihen mardhënijet në mes muslimanëve se ata janë të gjithë bashkëpuntorë, në marrëdhënijet dhe lidhjet në mes tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “duke i bashkuar zemrat e tyre (si një zemër e vetme).” (  El-Enfal 63) Sikurëse janë bashkëpuntorë  të gjithë në të ndihmuarit në të mirë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat.” (El-Ma’ide 2) Sikurëse janë bashkëpuntorë të gjithë në mardhënije, miqësi. Allahu i Madhërishëm thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat;” (Et-Teube 71)

O besimtarë! Përplasjet  dhe armiqsitë në mes jush duhet që të jenë çështje të refuzuara, të mos të shfaqen fare, dhe jo ti i shikojmë ato në mesin tonë herë pas here. Kush futën përçarje dhe vret vëllain e tij musliman, dhe përdorën armët në nesin e muslimanëve, është i pavetëdishëm për gjendjen e tij dhe nuk ka llogjikë, dhe është në pozitat e të çmendurve, Zoti ju forcoftë.  Ky është vendimi i të dërguarit të Zotit ndaj këtyre grupacioneve të devijuara. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Vërtetë para momentit të fundit të kësaj bote do të ketë shumë fitne.” Ka thënë transmetuesi i hadithit; “Kam thënë; O i dërguari i Allahut e çfarë  fitnesh?” Ka thënë: “ Vrasje.” Disa nga muslimanët kan thënë: “ O i dërguari i Allahut, ne vërtetë po vrasim një nga idhujtarët, kështu dhe kështu.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka të bëjë kjo me vrasjen e idhujtarëve por se ju do të vrisni njëri-tjetrin, sa që njeriu vret fqinjin e tij, djalin e xhaxhait të tij, dhe të afërmin e tij.” Disa nga të pranishmit kan thënë: “ O i dërguari i Allahut, dhe do të kemi mendje me vetet  tona  në atë ditë?”  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Jo, jo  mendjet e njerëzve do të jenë bosh, nuk do të funksionojnë,  në atë kohë.”

O adhurues të Zotit! Frikësohuni nga fitnet, vrasjet,  dhe kërkoni mbrojtjen e Zotit prej tyre,  sepse ato janë shkatërrim. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kërkoni mbrojtjen e Allahut nga fitnet, nga ato që jan shfaqur dhe që nuk janë shfaqur.” 

O Zoti ynë, kërkojmë mbrojtjen Tënde që të na ruash nga fitnet, ato që janë shfaqur dhe që nuk janë shfaqur.

O ju besimtarë! Nga fitnet është dhe nxitja e konflikteve, përplasjeve dhe të marrit pjesë në to nëse ato ndodhin. Muslimani në këtë situatë ka për detyrë që të ndalojë përhapjen e konfliktit, përplasjeve, e nëse ato ndodhit atëhere ai nuk duhet të marri pjesë në to me eufori dhe i njëanshëm. Sepse kjo është nga tradita e kohës së injorancës dhe nga morali i asajt kohe, të cilën Allahu e ka bërë haram dhe na ka ndaluar nga ajo sjellje. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Vërtetë i lumtur është ai që shuan fitnet.” Kjo është fjalë e vërtetë nuk ka dyshim në të, sepse muslimani nëse ndërhyn apo merr pjesë në një zënkë, konflikt, është i humbur në të gjitha situatat. Ose do të sulmohet, tradhtohet  dhe e braktisin, ose do të vrasi ose do të vritet. Sikurëse jetojmë sot në këtë situatë dhe shikojmë diçka të tillë. Pastaj ngelet i braktisur, dhe ndahet, prishet familja e tij. Prandaj për këtë e gjithë mirësia është në bllokim e fitnes sepse në këtë ka triumf dhe fitore. Kjo është  pararojë e fjalës së të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, : “ Mos u zemëro, mos u zemëro.”  E ka përsëritur disa herë për të treguar rëndësinë e durimit, dhe përmbajtjen e zemërimit.

O adhurues të Zotit, o besimtarë! Besimtari i drejtë është i prerë përballë këtyre fitneve për të cilat jam duke folur, siç  janë armiqsitë në mes individëve dhe familjeve. Ai plotëson nevojat e familjes së tij, kontrollon gjuhën e tij, largohet dhe nuk merr pjesë në to,  konflikte. Abdullah Ibn Amer Ibn Asi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “Kur ishim përreth të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka përmendur fitnen dhe ka thënë: “Nëse takoni njerëz që kanë thyen,  premtimet e tyre, kanë humbur emanetet,  sigurinë e tyre, dhe kanë qenë kështu, ka lidhur gishtërinjtë e duarve të tij.” Ka thënë: “ Jam ngritur i jam drejtuar dhe i kam thënë: “  E çfarë të bëj në këtë situatë? Zoti më bëftë shërbëtorin tënd.” Ka thënë: “Qëndro, kujdesu për shtëpinë tënde, mbajë gjuhën tënde ndaj tyre, merr atë që di, të mirën dhe të vërtetën, lëre, braktis të keqen. Kujdesu për atë që të intereson ty, dhe mos u angazho për çështjet e përgjithshme.”

Prandaj, o ti musliman, largohu nga këto fitne dhe konflikte, dhe mos të shqetësojë fakti se do të quhesh nga ata si frikacak. Sepse etiketimi si frikacak është më mirë se sa të prekesh nga fitneja nga ku do të derdhet gjak i ndaluar, apo të marrësh pjesë në derdhjen e gjakut haram, të ndaluar. Sepse pastaj do të biesh në telashe nga të cilat nuk do shpëtosh  dot në këtë botë dhe as në  botën tjetër.

Abdullah Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ Vërtetë nga telashet e mëdha nga të cilat nuk ka rrugëdalje prej tyre për ata që bien në to, është derdhja e gjakut të ndaluar, marrja e jetës së tjetrit, pa arsye, sebep.” 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka paralamëruar muslimanët nga fitnet dhe ka thënë: “ Në kohën e fitnes, i uluri është më mirë se ai që është në këmbë, ai që është në këmbë që qëndron,  është më mirë se ai që ecën, ai që ecën është më mirë se ai që vrapon. Kush e shikon atë, merr pjesë në të,  ajo do ta shkatërrojë. Kush gjenë strehë larg sajtë, mund të largohet prej sajtë, le të largohet dhe të shpëtojë nga e keqja e sajtë.” 

Prandaj, o adhurues të Zotit, bëni kujdes nga fitnet e vrasjeve dhe konfliteve të familjeve dhe njerërzve, dhe mos merrni pjesë në to, sepse do të shkatërroheni ju dhe familjet tuaja. E kur të jeni të sigurtë prej tyre kthehuni tek ata.

O ju që jeni të lidhur me këtët tokë! Largohuni nga zënkat dhe konfliktet dhe mos e vrisni njëri-tjetrin. Këto janë cilësi të mohuesve, dhe dijeni se muslimanit nuk i lejohet marrja e jetës së muslimanit vetëm se në mënyrë të gabuar, padashje. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Nuk bën që besimtari të vrasë besimtarin, përveçse gabimisht.” (En-Nisa’ 92)

Dijeni se për muslimanin gjaku, nderi dhe pasuria e muslimanit është i helmuar, dhe ndalohet sulmi ndaj tij. I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Për çdo musliman është haram, e ndaluar gjaku, pasurija dhe nderi i muslimanit.”

O adhurues të Zotit! Kush vret, merr jetën e një muslimani është sikur të ketë vrarë, marrë jetët e të gjithë njerëzimit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Prandaj Ne u shpallëm Bijve të Izraelit se kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit.” (El-Maide 32)

Prandaj qëndroni larg gjakut të muslimanëve, nderit dhe pasurisë së tyre. Gjëja e parë për të cilën do të merremi në llogari ditën e kijametit është gjaku i derdhur. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ka thënë: “ Gjëja e parë për të cilën do të përgjigjen njerëzit në ditën e kijametit është gjaku, gjakderdhja.” 

Në ato momente nuk do të jeni me të afërmit tuaj, as me familjet tuaja, as me shokët tuaj, nuk do të jenë me ju as armët tuaja dhe as mundësitë tuaja financiaer. Por se do të jeni para Allahut të vetëm, nuk do të posedoni asnjë gjë veç të mirave dhe të këqijave  tuaja që do të ju shoqërojnë. Sa lumturi do të jetë për atë që të mirat dominojnë të këqija e tij, dhe ka qenë i pastër, nuk ka prekur në gjakun e  muslimanëve. Mjerë për atë që të këqijat e tij dominojnë të mirat e tij, dhe dora e tij është përlyer me gjakun e vëllait të tij musliman.

Ka ardhur në një hadithë të ndershëm se: “ Ditën e kijametit njerëzit do të ringjallen të zhveshur, lakuriq.” Kemi thënë; “Çfarë do të thotë lakuriq?” Ka thënë: “Pa asnjë gjë me vete. Pastaj  Zoti i Madhërishëm do të thërasi  më një zë që do të dëgjohet nga larg dhe nga afër, duke  thënë; Unë jam Sunduesi,  Ed-Dejan. Askush nga banorët e xhenetin nuk do të mund të hyjë në xhenet derisa të ketë një padrejtësi ndaj një banori të zjarrit, derisa të ja shlyejë, të ja kthejë atë padrejtësi. Sikurëse askush nga banorët e zjarrit,  nuk do të mund të hyjë në xhehenem derisa të ketë një padrejtësi ndaj banorit të xhenetit, dhe të ja kthejë atë atij, deri dhe një shuplakë.” Kemi thënë: “ E si mundet të dalim para Allahut të Madhërishëm të zhveshur dhe lakuriq?” Ka thënë: “ (Do dilni para Zotit) Me të vepra të mira dhe me vepra të këqija.”

Adhurues të Zotit! Firkësohuni Zotit. O Zot forco besimin në zemrat tona, dhe na ruaj nga fitnet, ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur. 

Adhurues të Zotit! Kërkoni falje tek Zoti dhe pendohuni tek Ai, sepse ju jeni të premtuar për përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e Botrave. 

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok. 

Dëshmoj  se zotëria  ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe  i dërguari i Tij. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen, shokët e tij dhe pasuesit e tyre, tabiinët,  dhe të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit.

Në vijim

 O ju musliman! Vërtetë blerja e armëve, mbajtja dhe përdorimi i tyre në zënkat dhe grindjet familjare, është ajo që na ka sjellë në këtë situatë që jemi, nga vrasjet, plagosjet dhe dëmtimet e ndryshme.

Prandaj, kush beson  Allahun dhe botën tjetër,  kush pretendon se është nga të lidhurit me Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij, dhe kush mendon se është nga qytetarët e lirë, që mbështetën dhe mbron  popullin dhe vendit të tij, ai e ka të ndaluar që të mbartë armë, të marrë pjesë dhe të nxisë fitne, përçarje. Kush posedon një armë e ka për detyrë  që ta dorëzoj atë tek sunduesit musliman, për shkatërrimin e sajtë, dhe mospërdorjen e sajtë në festa dhe gëzime të ndryshme. Sepse e gjitha kjo është e ndaluara, haram nga ana fetare, dhe dënimi i sajt është i rëndë. E gjitha kjo është shthurje dhe shkatërrim, dhe dalje nga radhët e qytetarëve muslimanëve. Është urdhër nga dijetarët e Aksasë se kushdo që posedon armë duhet që ti shkatërrojë ato në kohë fitnesh, siç janë  fitnet të cilat përjetojmë, dhe të mos i përdori ato, të mos tregtojë në to me blerje dhe shitje të tyre. Nëse është besimtar le të uli armën e tij në kohë fitnesh, le të zhduki armën e tij në kohë fitnesh, por se dhe ta shkatërrrojë atë më mirë që të ruhet nga fitneja, të mos bjerë pre e fitnes së sajë dhe e krimit të sajtë. Ajo në të cilën po ju ftojmë është ajo në të cilën ka ftuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në kohë fitnesh në mes muslimanëve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Thyeni harqet tuaja, dhe këputini telat e tyre, qëndroni në shtëpitë tuaja dhe bëhuni në to nga njerëzit më të mirë.” Kush nga ju është ndjekës dhe zbatues i kësajt fjale, që të jetë shembull për të tjerët?! Kush  nga ju është modeli i mirë që i përgjigjet ftesës së të dërguarit  të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të?! O muslimanë, kush nga ju e mbanë premtimin dhe nuk e thyen atë?!  Kush nga ju është pasues i të lidhurve me të vërtetë me këtë tokë?!

O Muslimanë! Frikësohuni Zotit, dhe angazhojeni veten tuaj me lidhje në xhaminë e Aksasë, dhe lidhini zemrat tuaja me të, sepse ajo është fitorja jua që ju bën të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai është pozicioni i njerëzve të mirë, Zoti i qoftë i kënaqur me ta, ai është pozicioni i njerëzve garues në mirësi.

Po, o ju të lidhur me këtë vend, po o muslimanë, po o banorët e Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij!  Në vend që të pasoni njëri-tjetrin në grindje dhe zënka individuale dhe familjare, pasoni njëri-tjetrin në lidhjen tuaj me xhaminë e Aksasë dhe me Bejtul Makdis, qytet i cili po përballet me vështirësi dhe sfida të mëdha dhe të rënda. O muslimanë, në Palestinën, dhe në të gjitha vendet arabe në të cilat konfliktohen arabët dhe muslimanët me njëri-tjetrin, kujtoni fjalët e poetit që thotë: 

“Lufta nuk është tjetër veç asajtë që dini dhe përjetoni,

 ajo nuk është vetëm fjalë dhe dyshime, 

nëse ajo fillon tashmë fajsoni, numëroni, dëmet e sajtë, 

ashpërsinë, nxitjen dhe egërsinë e sajtë.” (Poezi)

O Zot largo shqetësimet dhe belat  e xhamisë së Aksasë. O Zot largo shqetësimet dhe belat  e xhamisë së Aksasë. O Zot largo shqetësimet dhe belat  e xhamisë së Aksasë. 

O Zot largo shqetësimet dhe belatë tona në Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij. O Zot largo shqetësimet dhe belatë  tona në Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij. O Zot largo shqetësimet dhe belatë tona në Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij.

O Zot largo shqetësimet dhe belatë e muslimanëve. O Zot largo shqetësimet e muslimanëve. O Zot largo shqetësimet dhe belatë e muslimanëve.

O Zot na fal ne, prindërit tanë, dhe të gjithë ata që kanë të drejta ndaj nesh.

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Post Author: endrit