Lavdërimet për Zotin. Lavdërimet për Zotin e Botrave. Lavdërimet për Zotin që nuk na e ka sjellë exhelin , afatin e fundit, derisa të kemi pranuar dhe zbatuar Islamin. Lavdërimet për Zotin, Një i Vetëm, Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshi, Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!
Për hatrin e vlerës së sures Ihlas, o Zot të lutemi që mos na lësh në dorë të askujtë, veç Teje, dhe mos na turpëro para asnjërit, o Zot na bej që të mos e kemi nevojën e askujtë. O Ti që dorën Tënde është çdo caktim, dhe nga Ty është çdo miratim, i Lartësuari mbi çdo gjë, Një i Vetëm, Ai është i pa shok dhe nuk ka fëmijë, Ti je Një i Vetëm.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, na ka dhuruar besimin, dhe ka dërguar tek ne të Dërguarin, të dashurin e zemrave tona, zotëria i gjithë njerëzimit dhe i të gjithë popujve, për tek xhindët dhe njerëzit.
Dëshmojmë se zotërija, udhëheqësi, shembulli, modeli dhe i dashuri ynë, dhe ndërmjetsuesi ynë, Muhamedi, është rob i Zotit, profet dhe i dërguari i Tij. Ai të cilit i kujtojmë ditën e lindjes, përkujtimin e ditës së lindjes tënde o zotërija ynë, o i dërguari i Allahut. Je ti që ke thënë: “ Unë jam profeti më i pasuar nga të gjithë profetët në ditën e Kijametit, dhe i pari që do të hapi portat e xhenetit.” Dhe që ke thënë: “ Unë jam zotërija e bijve të Ademit, në ditën e Kijametit. Do të jem i pari që do të dal, ringjallem nga varri, i pari ndërmjetsues që do të ndërmjetsoj.” Ai është thënësi në hadithin profetik të ndershëm të gjatë: “Unë jam zotërija e bijve të Ademit në ditën e Kijametit, dhe nuk krenohem. Në dorën time është flamuri i lavdëruesve dhe nuk krenohem. Nuk ka asnjë profet që do të ketë flamurë tjetër, përveçse do të jenë pas flamurit tim, dhe se nuk krenohem.” E përsëris: “Nuk ka asnjë profet që do të ketë flamurë tjetër, përveçse do të jenë pas flamurit tim, dhe se nuk krenohem.” “Unë jam i pari që me jepet e drejta e ndërmjetsimit dhe i pari që do të ndërmjetsoj.”
Paqja e Zotit qoftë mbi ty o i dashuri ynë o i dërguari i Allahut, mbi familjen tënde dhe mbi të gjithë shokët tu.
Muhamedi, njeriu më i ndershëm nga arabët dhe jo arabët,
Muhamedi, njeriu më i mirë që ecën në këmbët e tij.
Muhamedi, kurora e të gjithë profetërve të Tij,
Muhamedi, më i sinqerti në fjalë dhe thënijet e tij.
Muhamedi, më e mira krijesë e Zotit nga të gjitha,
Muhamedi, më i miri nga të gjithë të dërguarit e Tij.
Muhamedi, krijesa më e përsosur e dhe zgjedhur e Krijuesit,
Muhamedi, i pastër dhe i mbrojtur nga çdo akuzë.
Muhamedi, udhëheqës në rrugë të Zotit me vendosmëri,
Muhamedi, vula e të gjithë profetëve të Tij.
Paqja e Zotit qoftë mbi ty o i dashuri ynë, o i dërguari i Allahut.
Në vijim
Allahu i Madhërishëm në dy sure të Kuranit, në suren El-En’am dhe El-Enbija, porositën të dërguarin e Tij të ndershëm, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke i thënë: “Me të vërtetë, janë përqeshur shumë të dërguar para teje, por ata që përqeshnin i përfshiu ajo me të cilën ata talleshin.” (El-En’am 10) Fenomeni i talljes ka ndodhur me të gjithë profetët dhe të dërguarit e Zotit.
Zoti i Botrave duke shprehur mbrojtjen për të dërguarin e Tij, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në suren El-Hixhr thotë: “Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që të tallin,” (El-Hixhr 95)
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O të dashurit e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të! Ka ardhur shprehja e talljes dhe e përqeshjes në Kuranin Famëlartë më shumë se pesëdhjet herë, kjo në gjuhën e politeistëve, mohuesve të Zotit, kafirinëve dhe hipokritëve, kundra të gjithë profetërve dhe të dërguarve në fenë e tyre. Dhe ne gjithashtu jemi sprovuar me këtë tallje dhe përqeshje nga njerëz të egjër dhe të papërgjegjshëm. Prandaj nuk është e huaj për ne që të ngrihet Franca dhe para sajtë ishte Danimarka në botimin e karikaturave fyese, me të cilat tentojnë të tallin dhe të përqeshin të dërguarin dhe të dashurin tonë, Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Prandaj duhet që ta dimë me patjetër se këto përpjekje nuk e ndryshojnë statusin e tij, dhe nuk heqin diçka nga vlera e tij, sepse Allahu i Madhërueshëm e ka marrë përsipër ngritjen e vlerave të tij, me fjalën e Tij në suren Esh-Sherh kur thotë: “dhe ta lartësuam emrin?!” (Esh-Sherh 4)
Sikurëse Zoti i Botrave e ka garantuar atë me fjalët: “Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që të tallin,” (El-Hixhr 95)
O ju muslimanët! O ju që jeni të lidhur dhe të lidhura me këtë vend! Dhe të gjithë ne jemi të lidhur me këtë vend. Akoma ekzistojnë gjurmët e fushatave të egra dhe të dhunshme të ndërmarra nga ana e ushtarëve kryqtarë Franceze, kundrej fesë tonë madhështore, dhe kundra të dërguarit tonë të ndershëm, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Fushata e fundit e tyre është ajo çfarë ka shprehur presidenti Frances sëfundmi kundra Islamit, duke thënë se Islami është fe që thërret në prapambejt, sikurëse ai pretendon. Sikurëse ai, presidenti i Francës, mbështetën karikatuarat e ulëta dhe fyese kundra të dërguarit dhe të dashurit tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Presidenti francez, pretendon se karikatuarat janë shfaqje e lirisë së mendimit dhe e shprehjes. Ai ka ulur veten dhe ka rënë shum poshtë, duke përhapur fitne të madhe, dhe ka shfaqur armiqsinë e tij ndaj muslimanëve të Francës, dhe ndaj muslimanëve në mbarë Botën. Prandaj i ngarkojmë presidentit të Francës përgjegjësinë për çfarë ndodhën nga veprat e dhunës dhe shkatërrimit në Francë. Kjo për shkak të deklaratave dhe qëndrimeve të tij kundra Islamit dhe muslimanëve. Ai e mbanë të gjithë këtë përgjegjësi.
O ju muslimanë! Vërtetë Franca e kryqëzatave, në këto ditë tenton ta përshkruaj të dërguarin tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, si vrasër dhe terrorist, në mënyrë të padrejtë dhe armiqsore. Ndërsa Allahu i Madhërishëm ju përgjigjet atyre me fjalën e Tij: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” ( El-Enbija’ 107) Ndërsa suren Sebe’, ka thënë: “ Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues për të gjithë njerëzimin, por shumica e njerëzve nuk dinë.” (Sebe’ 28)
Vërtetë ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është udhëzues dhe mëshirë për njerëzit dhe xhindët. Pastaj si mund të përshkruhet me këto cilësi të padrejta kur ai është që ju lut Zotit për udhëzimin e popullit të Taifit, dhe pse e përzunë, e tallën e kundërshtuan dhe e sulmuan të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe e goditën atë me gurë derisa përgjakën këmbët e tij të ndershme. E i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ O Zot udhëzoje popullin tim sepse ata nuk dinë.” E pastaj ka thënë: “ Do Zoti dalin nga trashëgimtarët e tyre dikush që dëshmon në Një Zot.” Xhibraili ka thënë, të vërtetën ka thënë Ai që të ka quajtur “I dhembshur dhe i mëshirshëm”. Allahu i Madhërishëm zbriti ajetin në suren El-Kalem ku thotë: “ se ti je me virtyte madhore.” (El-Kalem 4)
O ju muslimanë! O populli më i mirë i dalë nga njerëzimi! Si ka vepruar gjithashtu i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndaj banorëve të Mekes në momentet e çlirimit të sajtë, kur u ka thënë: “ Shkoni sepse ju jeni të lirë.” I ka falur të gjithë, nuk ka burgosur ndonjë nga ata, nuk ka vrarë dikë prej tyre, nuk ka ndëshkuar asnjërin, nga të gjithë banorët e Mekes, nuk ka detyruar të shpërngulet njeri, nuk ka shkatërruar shtëpi, nuk ka sekuestruar tokë, nuk ka prishur rrugë, dhe nuk ka djegur pemë. Po ku jemi ne sot nga ky moral i lartë, kjo sjellje e mirë, dhe udhëheqje e lavdëruar.
Historia e pastër profetike është e mbushur me momente dhe shembuj të mirë, të mëshirshme, njerëzore, civilizuese, me muslimanët dhe me jomuslimanët.
Dhe me këtë rast kur jemi në muajin e Rebiul Evel, në këtë muaj u themi baballarëve dhe nënave që të lexojnë dhe të përfitojnë nga historia profetike, shtuar kjo Kuranit Famëlartë, me qëllim që të kapet brezi i ri me historinë profetike, të përfitojmë nga morali i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe të ecim në rrugën dhe thirrjen e tij.
O ju namazfalës! Përsërisni pas meje.
Paqja e Zotit qoftë mbi Muhamedin, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të.
Paqja e Zotit qoftë mbi Muhamedin, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të.
Paqja e Zotit qoftë mbi Muhamedin, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të.
O ju muslimanë! O më i miri popull i dalë nga gjithë njerëzimi!
I themi presidentit francez, se kush e ka shtëpinë e tij prej xhami, mos të gjuaj njerëzit me gurë.
O ti president, ke hyrë në një nga portat më të errëta, dhe do të shënojë historia me ngjyrë të zezë. Historia e vendit francez është e gjitha histori e zezë, më herët dhe tani. Shumicën e fushatave të kryqëzatave në shekujt e mesjetës kundra muslimanëve janë iniciuar nga Franca. Dhe se njëmiljon dëshmorëve nga Algjeria janë vrarë nga duart e ushtarëve francez, franca e ngjyrosur me gjak.
Prandaj armiqve të Islamit, hipokritëve, dhe mohuesve ju themi, mos i lodhni vetet tuaja, sepse drita e Zotit nuk shuhet. Allahu i Madhërishëm në suren Teube thotë: “Ata dëshirojnë ta fikin dritën (fenë) e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë.” (Et-Teube 32) Sikurëse Allahu në suren Saff thotë: “Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët.” (Es-Saff 8)
O zotëria dhe i dashuri ynë o i dërguari i Allahut! Me të vërtetë ti je i dërguari i këtij umeti, ne jemi pasuesit tu. Të kërkojmë falje nëse kemi qenë të mangët në të drejtë ndaj teje. Nuk do të heqim dorë nga mesazhi i Islamit, të cilin e ka dërguar Allahu përmes teje. Ke qenë dhe vazhdon të jesh yllë ndriçues që i bën dritë botës në rrugën e udhëzimit dhe të shpëtimit. Ti je dritë, fjala jotë është dritë. “ Me të vërtetë i dërguari është dritë me të cilën ndriçohemi, prej shpatave të Zotit në çelik të derdhura.”
O i dërguar i Zotit bëjmë me dije se ne i refuzojmë dhe distancohemi nga ata tradhtarë, nëpërkëmbës, tallës dhe përçarës të bashkësisë së muslimanëve. Sikurëse refuzojmë dhe ndërmjetësit e atyre kriminelëve ata të cilët kanë shitur emanetin dhe fjalën, dhe kanë tradhtuar tokën e Israsë dhe Miraxhit, tokën e sahabeve të pastër, dhe dëshmorët tanë.
Paqja e Zotit qoftë mbi ty o i dashuri ynë, o i dërguari i Zotit, nga besimtarët durimtarë, nga të lidhurit, të vendosurit, nga ata që këshillojë për durim në Palëstinën tonë të dashur, dhe në Bejtul Makdis dhe nga ata që janë të lidhur me xhaminë e bekuar të Aksasë, në ditën e lindjes tënde, në ditën e fillimit të shpalljes tënde, në ditën e Israsë, shpërnguljes tënde në këtë tokë të bekuar, dhe në ditën e ndarjes tënde për tu ngritur në shoqërinë e të mirëve.
Lutjuni Zotit sepse jeni të premtuar për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet për Zotin e Botrave, lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë dhe të dashurin tonë, Muhamedin të ndershmin dhe besnikun, për familjen dhe të gjithë shokët e tij.
O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
O ju namazfalës! Do të diskutoj në këtë pjesë të hutbes tre mesazhe shkurtimisht.
Mesazhi i parë;
Rreth çështjes së arsimin, po arsimit dhe përsëri arsimit. Ju bëjmë thirrje baballarëve dhe nënave që të kthehen në një shkollë në vete për fëmijët e tyre me qëllim që të ju mundësojnë fëmijëve të tyre të zëvendësojnë atë çfarë kanë humbur nga shkolla e vërtetë për shkak të situatës së epidemisë së Koronës, dhe për shkak të mbylljes së shkollave. Zhvillimi i mësimit në distancë me anë të teknologjisë së avancuar, me anë të Zumit, është metoda e mundësuar aktualish me qëllim shpëtimin e këtij viti shkollorë. Prandaj o ju prindër bëni kujdes që të shpëtoni fëmijët tuaj nga të ngelurit pas dhe ti largoni ata nga padija, sepse ata janë emanet tek të gjithë ne. Kjo duke komunikuar dhe bashkëpunuar me mësuesit dhe mësueset, të gjithë janë në shkolla, dhe se ne ju mirëpresim.
O ju namazfalës!
Mesazhi i dytë; Ka të bëjë me çështjen e vrasjeve me qëllim, dhe krimet me qëllim të gjakmarrjes, të dyja janë krime të rënda, të rrezikshme dhe shkatërruese në shoqëri. Është e turpshme dhe e rëndë që të përhapet ky fenomen në vendin tonë, vendin tonë të pastë dhe të bekuar. Kjo tregon mungesën e sigurisë, dhe dobësimit të përgjegjësisë dhe edukimit fetare. Vrasësit me qëllim dëshirojnë të përhapin shkatërrim, shthurje, dhe përçarje në tokë, pa u marrë në llogari dhe pa u ndëshkuar. Dhe e gjithë kjo ka kuptimin se ky fenomen është kundra popullit tonë Palestinez, durimtar dhe këshillues në durim, dhe i lidhur me këtë vend, derisa ti largojë këto cilësi prej tyre.
O ju namazfalës! A nuk e di vrasësi me qëllim se për atë nuk ka pendesë?! A nuk ka dëgjuar për fjalën e Allahut të Madhërueshëm në suren Nisa ku thotë: “ Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” (En-Nisa 93)
Sikurëse feja jonë madhështore, Islami, e ka bërë haram, ndaluar gjithashtu marrjen e gjakut, sepse dhe kjo është punë që hapën portat e sherrit dhe që shpie përsëri në vrasje. Prandaj kjo, gjakmarrja, konsiderohet gjithashtu vrasje me qëllim.
O ju namazfalës! O ju të lidhur dhe të lidhura me këtë vend të bekuar! E të gjithë ne jemi të lidhur me këtë vend të bekuar!
Mesazhi i tretë dhe i fundit; Ka të bëjë me çështjen e xhamisë së bekuar të Aksasë. Sulmet dhe rreziku vazhdon të jetë prezent në xhaminë Aksa, dhe se ato shtohen ditë pas dite. Kjo përmes inkursioneve dhe ndërhyrjeve në ambjentet e Aksasë nga ana e grupeve ekstremiste jehude, Izraelite, dhe nën mbrojtje të fortë nga ana e forcave të sigurisë. Nga inkursionet dhe sulmet e fundit është thirrja e një nga grupet ekstremiste jehude, që pretendon në largimin e përgjegjësisë së administratës së Vakfit Islam nga xhamia e bekuar e Aksasë, dhe marrja e përgjegjësisë, menagjimit, për të nga ana e autoriteteve Izraelite. Sikurëse ka kërkuar një grup tjetër jehudi që të kryejë falje në oborr, ambjentet e jashtme të Aksasë. Kur dihet se oborret dhe të gjitha ambjentet e Aksasë janë pjesë që nuk mund të ndahen nga xhamia e bekuar, dhe se Aksa sikurëse dhe dihet është e gjitha çfarë përfshihet brenda murit rrethues. Këtu ngermë pyetjen, mos vallë këto inkursione dhe pretendime nga ana e këtyre grupeve ekstremiste na shpien drejt paqes dhe normalitetit?! Jo dhe njëmijë herë jo. Prandaj duhet që autoritet pushtuese të ndalojnë inkursioni në xhaminë Aksa nga këto grupe ekstreme, dhe ti gjykojë ata dhe jo ti mbrojë, nëse duan të punojnë për qetësi dhe normalitet. Sikurëse i ngarkojmë autoriteteve pushtuese përgjegjësinë e kësajt dhe sigurojmë se administrimi i tokës së Aksasë është e drejtë vetëm e muslimanëve, kjo me vendim nga Zoti i Botrave, vendim hyjnor nga lartë shtatë qiejve. Nuk do të ketë heqje dorë për asnjë grimcë dhe nga toka e Aksasë. Nuk na mbetet vetëm se të themi; “Zoti të ruajt o Aksa”, thoni amin.
O ju namazfalës! Kjo është koha që është premtuar përgjigje, prandaj thoni pas meje amin.
O Zot na jep siguri në vëndet tona, largo të vështirat nga ne.
O Zot të lutemi të jesh kundra atyre që na kan sulmuar.
O Zot ruaj xhaminë Aksa nga çdo e keqe.
O Zot ruaj atë që mundohet të bashkojë muslimanët, dhe që ndjekën rrugën e Salahud Dinit.
O Zot të lutemi për hatrin e këtij muaj të mevludit të ndershëm të jemi në gjendje më të mirë dhe adhuruesit më të mirë.
O Allah, ndihmuesi dhe shpresa e atyre që janë të dobët, të lutemi me gjithë zemër dhe bindje, që të jeshë me muslimanët në forcë, qëndresë, dhe vendosmëri.
O Zot të lutemi të na japësh pendesë të sinqerët, pendesë para vdekjes, qetësi në momentin e vdekjes, falje dhe mëshirë pas vdekjes.
O Zot ndihmo Islamin dhe muslimanët, lartëso fjalën e drejtë dhe fenë Tënde.
O Zot fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.
“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)