Larg dëshmisë së rreme – Aksa 20.11.2020

Lavdërimet për Zotin që ka zbritur Kuranin përgëzim për vepërmirët, qortim për gjynahqarët, dhe ka zbukuruar me  mësimin e tij përmendësh zemrat e pastra të atyre që  njohin atë, Kuranin. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Përkundrazi! Ai (Kurani) është Shpallje e qartë në zemrat e atyre, të cilëve u është dhënë dija.” (El ‘Ankebut 49)

O robër të Zotit lexoni Kuranin, “Vërtetë Allahu nuk e dënon një zemër që është e lidhur me Kuran.”

Lexuesit e Kuranit janë njerëz të devotshëm dhe të bindur ndaj Zotit. Mbartësit e Kuranit përgatiten për tek  Zoti, ecin drejt Tij të lumtur dhe krenar derisa ju bashkangjiten të dërguarve të Zotit.

 Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij, Një i Vetëm i pa shok. Dëshmi e mbushur me kënaqësi dhe  sinqeritet, tek Allahu i Lartësuar e pranuar dhe e shpërblyer.

Dëshmojmë se zotëria ynë, lumturija dhe drejtuesi ynë, shembulli dhe mësuesi ynë, pasuria dhe krenarija jonë,  Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, i lavdëruar tek Zoti i tij. I ngrituri  në lartësi pranë Tij; “Pastaj iu afrua duke zbritur, dhe i qëndroi pranë sa hapësira midis dy harqeve ose edhe më afër.” (En-Nexhm 8-9) Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, lutje dhe përshëndetje me të cilat thënësi i tyre arrinë të jetë nga pasuesit e Muhamedit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi familjarët e tij të pastër, ata janë nga të mirët dhe të pastërtit nga të cilët Allahu i Madhërueshëm largoi papastërtitë dhe e ka bërë obligim për njerëzit dashurinë për ta. A nuk është prej tyre Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ai është nga shtatë besimtarët e parë,  ai që e përmbushi premtimin ndaj Zotit, më i vendosuri në çështjet e Zotit, besim, më i shumti që vendosi barazi, më i drejti nga të gjithë, më i dituri në gjykimin e çështjeve dhe më së shumti që i jepte përparsi besimin në Zot.

Kënaqsia e Zotit qoftë mbi të gjithë sahabet dhe tabiinët, dhe mbi të gjithë dijetarët që kan punuar me sinqeritet.

Në vijim

O banorët e Bejtul Makdis!  O ju të cilët keni ardhur në këtë vend të pastër, nga të gjitha anët e tokës së shenjtë, në tokën  tuaj të begatë dhe plotë mirësi.  Tokë që është e bekuar në çdo pëllëmbë të sajtë nga Sunduesi i Gjithësisë me mirësitë e Tij. Ju ka nderuar Zoti duke ju bërë banor të kësaj toke, në të cilën kanë jetuar të dërguar të Zotit dhe të dashur të Tij nga njerëzit e mirë. Prandaj kujdesuni për këtë mirësi që ju ka dhënë Zoti, sepse në të ka dobi dhe begati. 

E çdo gjë të cilën e  posedon  muslimani nga begatitë dhe mirësitë, është përgëzim për banorët e sajtë, vizitorët dhe kujdestarët e sajtë. Urime për çdo metër toke e cila është e bekuar me mëshirën e Zotit, Mëshira e Tij mbulon çdo gjë.

Mos e harroni atë  se është kibleja e parë,  dhe se me vizitën në xhaminë e sajtë ringjallen zemrat.

Mos e braktisni atë që i është bërë padrejtësi, mos gënjeni, sepse ajo ju largon nga besimi. Mos u përulni dhe mos u bëni lajkatarë, që të përulet trupi e të mos frikësohet zemra.

Mos tradhëtoni, sepse ajo është nga veprat më të këqija. Mos kërkoni emër, sepse dhe ata që kanë qenë para jush e kanë mbyllur, e kan lënë këtë botë. Mos u bëni njerëz që shpenzoni më kot, por bëhuni njerëz të llogarisë, vërtetë popuj që kan bërë llogari nuk kanë humbur.

Mos u bëni nga ata që shkelin të drejtat e prindërve, larg thashethemeve, transmetimin e fjalëve të sajuara, dhe shpifjeve.

Larg atyre që janë jashtë rrugës së Zotit, mos i shoqëroni ata që bëjnë vepra të këqija, sepse ata janë pjesë nga zjarri. Nuk ju bën dobi serioziteti i tyre, dhe nuk ju vlen mbajtja e fjalës së tyre.

Njeriu më i keq  është ai që tregohet mendjemadh dhe i padrejtë, duke harruar të Fuqishmin e Lartësuar. 

Njeriu më  i keq është ai që arrin çdo gjë me lehtësi dhe harron jetën e varrin dhe sprovat e sajtë. 

Njeriu më i keq është ai që i dhurohet pushtet dhe bëhet tiran, duke harruar fillimin dhe mbarimin e tij.

Adhurues të Zotit shmangni këto vese të këqija, sepse ato dëmtojnë njerëzit dhe shoqëritë, dhe i orijentojnë  drejt errësirës, padrejtësisë dhe shkatërrimit. 

Mjaftojnë padrejtësitë ndaj vendeve tona të shenjta që të heqim dorë nga këto çështje. Nëse nuk kemi çliruar vetet tona nga veset e këqija si do të çlirojmë Aksanë?! Si do të lirohen të burgosurit, të cilët janë vetsakrifikuar për këtë fe?!  Bindjuni  Zotit o adhurues të Zotit, dhe frikësojuni Atij. Nëse i frikësoheni me të vërtetë Sunduesit tuaj, do të përfitoni diturinë pas së cilës nuk ka më errësirë, padije. Nëse  do ta njihni Zotit me njohje të vërtetë, lutjet tuaja do të rrëzojnë  malet.

Zoti na bëftë ne dhe ju, dhe të gjithë muslimanët që janë në këtë vend nga vepërmirët dhe ata që punojnë me sinqeritet.

Adhurues të Zotit! Nga çështjet që i mungon popullit dhe shoqërisë është sinqeriteti, e në veçanti në gjykime. Gjykata  nëse është e drejtë, garanton  siguri dhe është në krah të atyre që u bëhet padrejtësi. Ndërsa  nëse është e kundërta e kësaj, e padrejtë duke  pranuar  dëshminë e rreme, ajo sjellën pasigurinë dhe padrejtësinë. Vërtetë dëshmia e rreme është nga krimet e mëdha, ajo hapën shumë porta të këqija dhe përhapën padrejtësinë. Ajo prishën zemrat. Me dëshmi të rreme sa njerëz janë larguar nga shtëpit, sa fëmijve ju është bërë padrejtësi,  pasuria e tyre ju është grabitur, ju është marrë nderi dhe janë akuzuar në mënyrë të padrejtë. Sa nga shtyllat dhe themelet e familjeve ka tronditur kjo vepër?!  “Vërtetë zogu pushon në çerdhen e tij,  dhe i tundën krahët e tij deri sa të vendosi këmbët në vend të qëndrueshëm.”

Çfarë është dëshmija e rreme! Adhurues të Zotit, dëshmija e rreme është emër që përfshin të gjitha llojet e gënjeshtrave, mashtrimeve dhe falsifikimeve.

Shoqëria jonë muslimane e ka për detyrë që të vishet me moralin e besimtarit, që të ndërtojmë shoqëri të drejtë. E nëse e arrijmë këtë atëherë kemi përmirsuar gjendjen tonë, mundemi që të mbrojmë vetet tona, nderin tonë, toka dhe vendet tona të shenjta. 

Tregtari bëhet i drejtë në tregtinë e tij, nuk bën hile në mallin e tij, nuk vjedhën në peshore,  dhe nuk betohet për mallin e tij me betime të rreme.

Punonjësi bëhet i drejtë në punën e tij, kryen detyrën e tij duke u mbështetur në të vërtetën, pa asnjë hile dhe pa nevojën e ndërmjetsimit.

Udhëheqësi, presidenti, është i drejtë në udhëheqjen e tij, nuk lëndon dikë, dhe nuk ndëshkon asnjë njeri që nuk e meriton. Nuk lëndon të pafajshëm, nuk falën  të padrejtin, nuk braktisën të dobëtin, nuk ndihmon gjynahqarin, atë që bën keq.

Burri bëhet i drejtë në shtëpinë e tij me dinjitet dhe urtësi, me mbikqyrje të nevojshme, dhe me dashuri të sinqertë.

Gruaja bëhet e drejtë në shtëpinë e sajtë, duke punuar me fëmijët e saj, duke i edukuar me një moral të mirë dhe model të vlefshëm për ata.  Ruan  nderin e sajtë, të njerëzve, të familjes dhe burrit të saj. 

Shoqëria në këtë mënyrë bëhet e pastër nga shthurja dhe e keqja. Prandaj të nxisim fëmijët që të shfrytëzojnë për të mirë kohën e tyre, dhe të kujdesemi për mësimin dhe përparimin e tyre. Të mos i lëmë ata ushqim për rrjetet sociale, lojrat dhe  mashtrimet e ndryshme.

Adhurues të Zotit! Deshmia e rreme, gënjeshtra,  nuk është vetëm dëshmia në gjykata, por se e tillë është ndryshimi i çdo të vërtete. Falsifikimi i çështjeve konsiderohet dëshmi e rreme. Avokati i cili mbron një çështje të tillë që në  thelb është e falsifikuar, e ngritur mbi padrejtësi, dhe dëshmi të rrem, është i tillë. Avokati i cili mbron dëshmitarët në një dëshmi të rreme, ai është gjithashtu dëshmitarë i rremë. Gjykatësi i cili mbron dëshminë e tillë,  individë që trashëgojnë me patëdrejtë,  njerëz që marrin shtëpi pa vendime gjykate për të shkatërruar dëshmitë e tyre të rreme, dhe krimet që kryhen mbi këto vendime, konsiderohen dëshmi të rreme.

Ai që e përshkruan apo i atribon dikujtë diçka që nuk e ka, konsiderohet dëshmitar i rremë, gënjeshtarë.

Ai që akuzon një njeri me diçka që nuk e ka kryer, është dëshmitar i rremë.

Kush mbështet të kotën dhe shthurjen është dëshmitar i rremë. 

Kush përbalt ata që punojnë dhe të sinqertët është dëshmitar i rremë. 

Kush merr nga dikush diçka që e meriton dhe ja jep atij që nuk e meriton konsiderohet dëshmitar i rremë. 

Kush i mbështetën udhëheqësit dhe drejtuesit në dëm të të vërtetës dhe  për interesat e tij, konsiderohet dëshmitarë i rremë. 

Kush hesht në thënijen e të vërtetës dhe në dhënijen e dëshmisë së saktë konsiderohet dëshmitar i rremë.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush fshehën një dëshmi për të cilën është thirrur për të dëshmuar, ai është dëshmitar i rremë.” 

Kush i lëndon muslimanët dhe i përshkruan për të shthurur, të devijuar, terroristë që të kënaqin të padrejtët, është dëshmitar  i rremë. Ata që prezantojnë në kuvende ku ofendohet dhe shahet i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në  kuvendet e idhujtarisë, muzikës,  imoralitetit dhe të keqes janë dëshmitarë të rremë.

Kush i bashkohet të padrejtës dhe njerëzve të shthurjes dhe shitet sikur punon për të mirën, është dëshmitar i rremë.

Adhurues të Zotit, shikoni  vetet dhe gjendjet tuaja, dhe kujdes nga këto cilësi të cilat ju largojnë nga e vërteta dhe rruga e drejtë.

I shthururi largohet dhe mbyll portat e Xhenetit, hap portat e Xhehenemit, kjo falë  shqetësimeve, pikëllimeve, vështirsive, dhe  thyerjen  e zemrave, që ai shkakton, dhe  nga padrejtësia dhe padija e tij ndaj Zotit të Madhërishëm. A nuk ka thënë Zoti i Madhërishëm: “Andaj, largohuni prej ndotësisë së idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rreme.” (El-Haxhxh 30) Dëshmia, fjala e rreme në këtë ajet ka ardhur  direkt pas  të bërit shok Allahut në adhurim, idhujtarisë.

Tek dy Sahihët ka ardhur nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Vërtetë nga gjynahet më të mëdha është të bërit shok Zotit në adhurim, shirku, mosrespektimi i prindërve, dhe dëshmija e rreme, fjala e rreme.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte në këmbë kur ka thënë këtë, më pas është ulur, dhe ka vazhduar ta përsërisë këtë fjalë deri sa kemi thënë: “ Ah sikurë të ndalonte, përfundonte.” 

Adhurues të Zotit! Zoti përmirsoftë ne dhe ju nga gabimet dhe të metat, gjynahet dhe padrejtësitë, vërtetë Ai është i Drejtë dhe jep drejtësi.

Luteni Allahun sepse jeni të premtuar me përgjigje. Fitorja është e atyre që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj kërkoni falje tek Zoti.

 

LEXO  Fqinjësia e mirë - Shejh Muhamed Selim - Aksa 1.3.2019

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin që na ka treguar rrugën e mirë, na ka ndaluar nga veprat e këqija, na ka ndaluar  nga padrejtësija,  larguar nga errësira, duke sjellë tek ne legjislacionin e Tij.

Dëshmojmë se s’ka zot tjetër veç Allahut, Shikues i çdo përpjekje, Dëgjues i çdo ankese, Largues i çdo fatkeqsie dhe sprove.

Dëshmojmë se zotërija dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, i cili është përpjekur në rrugë të Tij. Allahu i Madhërishëm e ka mbështetur atë me argumente të dukshme, ushtarë të padukshëm, dhe  me shpata përkujtuese. Ai është udhëheqësi i kalorësve të shpejtë, njerëz që u shkëlqejnë fytyrat. Ai është përsoni që do të ndërmjetsojë në ditën e llogarisë,  i pari që do të hyjë në xhenet dhe do të hapi portën e tij. Kënaqsia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij, ata të cilët e mbrojtën këtë fe, feja e dijes, dashurisë, mirësisë dhe lumturisë, ata janë mbrojtësit e këtyre luleve, përmendja  dhe vlerësimi i tyre janë gjithmonë të ruajtura, dhe dashuria e tyre për në rrugë të vërtetë dhe për botën tjetër është e lehtësuar.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Sot kemi më shumë se asnjë herë nevojë për edukimin e shoqërisë tonë,  ta kemi  atë të vendosur dhe të fortë ta udhëheqi dëshira për bashkëpunin dhe afrimitet. Të afërmit e gjakur të jenë të lidhur, fqinjët të bashkëpunojnë, ndihmojnë njëri-tjetrin. Allahu i Madhërishëm na ka porositur për fqinjin dhe të drejtat e tij. A e dini se kush janë të drejtat e fqinjit?!  Nëse të kërkon mbrojtjen  tënde, mbroje, nëse të kërkon ndihmë, ndihmoje, nëse të viziton nderoje atë, nëse të falenderon, është mirënjohës,  ktheja atë mirënjohje dhe ti atij, nëse sëmuret e viziton, nëse vdes merr pjesë dhe përcjellën xhenazen e tij. Nëse ai përjeton ndonjë të mirë e përgëzon, uron, e nëse e godet ndonjë fatkeqsi e ngushëllon. Dhe nuk mundet ta kontrollosh atë. 

Adhurues të Zotit, kjo është nga të drejtat e fqinjit, ndërsa ajo që shikoni është padrejtësi, të padrejtët dhe veprat e tyre. Ndodhitë e vrasjeve dhe sulmeve  kanë degraduar, e kanë kaluar kufirin, sa që njeriu nuk e di se për çfarë gjëje po paguan, a është tarife e borxhit ndaj fesë së tij, apo për shkak të borxhit ndaj vendit të tij, apo për shkak të drejtuesit të tij, apo për shkak të ndalesës së njerëzimit në urdhërim për të mirë dhe të pranuarit e të ndaluarës, të keqes? Apo për shkak të familjes së tij dhe vëllezërve të tij, të cilët e privojnë  nga të drejtat e tij? 

Shikoni Kud’sin si ka përfunduar! Rastet e ndarjeve dhe shthurjeve në shoqëri, sulmet ndaj nderit dhe provokimet. E gjithë kjo ndodhën për shkak të moralit të dobët dhe largimit nga feja.

A nuk është koha për kthim dhe pendesë tek Allahu?! 

Në Bejtul Makdis, Kud’s,  kalojmë momente  të mbushura me padrejtësi, pasojë e veprimeve të padrejta, të cilat i shikojmë çdo ditë. Lokalet dhe dyqane tona  janë bosh, pa klijentët e tyre, shkolla është e ndërprerë, gjobat janë për çdo hap dhe lëvizje, politikat e ashpëra janë ekzistuese. Si do të jetojnë bijtë e Bejtul Makdis nën pushtetin e kësajt epidemie të cilën e përjetojmë sot?! Është  vështirsuar ardhja  në xhaminë Aksa, e në veçanti në ditën e xhuma, ku nuk duhet për asnjë arsye që të ndalohet muslimani që të vijë të kryej adhurimet, namazet e tij. Xhamia është xhamia e jonë dhe e mbrojmë atë me adhurime, namaze, me lutje, me lexim Kuranit dhe me mësime fetare në të. E kjo nuk arrihet vetëm pas largimit nga shthurja dhe padrejtësia.

Si është gjendja e të burgosurve tanë  sot?! Ata torturohen me mjete nga më të ndryshme, por se ata bëjnë durim, dhe janë të vendosur. O adhurues të Zotit, a e dini se përse? Sepse ata janë lidhur me Zotin e Madhërishëm, i Cili  i ka mbuluar me ndihmën dhe forcën e Tij. Prandaj thoni o Zot largo vështirsitë e tyre dhe largo dobësinë e tyre.

O Zot të drejtohemi nga vendi më i shtrenjtë për Ty, nga shtëpia Jote e shenjtë, që të na forcosh  në fenë dhe legjislacionin Tënd në këtë tokë,  o Zoti i Botrave.

O Zot ruaj xhaminë tonë nga të këqijat, dhe bëje atë krenare dhe të fortë me Islamin dhe muslimanët.

O Zot bashko fjalën tonë në udhëzim, përmirëso mardhënijet në mes nesh, bashko zemrat tona. Bëj zemrat tona të pastra si zemrat e më të mirëve tanë. 

O Zot na udhëzo në rrugën e drejtë. 

O Zot nga largo nga errësira për në dritën e udhëzimit, largo nga ne të këqijat ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.

O Zot përmirëso shikimin dhe dëgjimin tonë, forcën tonë dhe gratë tona.

O Zot na bëj  falenderues të mirsive Tua, na fal ne me të vërtetë Ti je që e pranon pendesën je Mëshirues.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit, vërtetë  Ti je afër dhe ju përgjigjesh lutjeve.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En–Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. 

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. 

Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit