Lavdërimet janë për Zotin, u ka premtuar besimtarëve për ndihmën e Tij, dhe u ka premtuar mohuesve ndëshkim dhe dënim të rëndë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm e i pa shok, në dorën e Tij është çdo e mirë dhe Ai është i fuqishëm për të bërë çdo gjë.
Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi, shembulli, dhe modeli ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, krijesa më e pastër e zgjedhur prej Tij dhe i dashuri i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij të parët e të mirëve, dhe mbi të gjithë që kanë ecur në rrugën e tyre, kanë ndjekur gjurmët e tyre, dhe kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e fundit.
Në vijim
O ju muslimanë! O ju që jeni të lidhur me qytetin e Kud’sit dhe me rrethinat e tij! Allahu i Madhërishëm thotë, dhe fjala e Tij është e vërtetë: “Sigurisht, Ne do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët.” ( Gafir 51)
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ngarkesë e madhe mbi Kud’sin dhe vendet e shenjta të këtij qyteti, mbi banorët të cilat janë të lidhur me të, tokat dhe pronat e tij, nga sulmet e vazhdueshme ndaj qytetërimit dhe historisë, ndaj njerëzve dhe banorëve tanë, përmes planeve pushtuese dhe të padrejta, me synim uzurpimin e kësaj toke. Duke ndryshuar të dhënat e banorëvë të tij të vërtetë dhe të dhënat demografike të tij. Duke dashur të fshijnë civilizimin e tij Islam, që ka dëshmuar gjatë gjithë historisë së këtij qyteti, që në kohën kur është ndërtuar xhamia e bekuar e Aksasë në këtë tokë, deri në ditët e sotme, por nuk ja kanë arritur dhe nuk ja kanë dal. Këtë histori madhështore të mbushur me besim dhe qytetërim Islam dhe besim në Një Zot, për gjatë gjitha kohërave. Pa marrë parasyshë planet e thurura nga ata që ja duan të keqen, dhe sulmeve të armiqve të tij, besimtarët në Një Zot nuk janë mposhtur.
O ju muslimanë! O ju të lidhur me Bejtul Mak’dis dhe rrethinat e tij! Në të gjitha këto sulme merr pjesë pushtuesi, hapur, apo në një formë indirekte, apo me anë të normalizimit të mardhënijeve me të afërm apo me të largët, planet e tij janë të njohura. E nëse ndalon nga sulmet e tij në ndonjë kohë apo periudhë, sikur dëshiron të mbulojë dhe ndryshojë realitetin, përmes fasifikimeve dhe shtrembërimit.
Planifikimet e strukturuara dhe venbanimet e kolonëve që ndërton çdo ditë, në tokën e Kud’sit, në të gjitha anët e tij, tentativat për uzurpimin e tokës dhe pronave të këtij qyteti, Kud’sit. Por shkon dhe më larg se kaq, tentativa e dëbimit të bijve të kësaj toke, dhe largimin e tyre nga identiteti i tyre Islam, arab dhe Palestinez të pastër, me anë të falsifikimit të historisë, pronarëve të tokës dhe pronarëve të ullinjëve të bekuar të saj. Sulmet e përdhosjes dhe shkatërrimit kanë si objektiv bijtë e këtij brezi aktiv, në përpjekje për të fshirë të vërtetat demografike të banorëve. Për asnjë njeri me mend në Kud’s nuk ka dyshim se çfarë synojnë ata me këto plane dhe me këto tentativa, që është dëbimi i banorëve të Kud’sit, dhe largimin e tyre nga historia, qytetërimi dhe përkatësia e tyre.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Nuk fshihet nga sytë tanë ajo çfarë ndodhën në rrethinat e Kud’sit, me lagjet dhe me banorët e tij, dhe çfarë synojnë nga ky qytet i shenjtë. Qytet i ngritur me histori dhe qytetërim të madh, qytetërim me bazë besimin, të cilin nuk e fshijnë dot erërat dhe stuhitë, dhe nuk e largojnë dot nga faqet e rëndësishme të historisë, shkëlqimin e tij në besim dhe historinë e tij të ndritur.
Po o ju të dashurit e mi! E nëse ka diçka që ka ndikuar në rezistencën e këtij populli në këtë vend është forca e besimit, e cila e ka ushqyer për vite, por në shekuj, por dhe me mijëra vite në të gjithë kohën e ekzistencës së njeriut në këtë tokë.
A nuk është i dërguari ynë i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ai që i jep këtij vendi rëndësinë e tij në besim, rëndësinë e tij qytetëruese dhe historike, kur është pyetur: “ O i dërguari i Allahut, cila xhami është ndërtuar e para në tokë ?” Për të ardhur përgjigja e tij: “ Xhamie e shenjtë, Qabeja.” Kam thënë; “ Po pas sajë cila xhami?” Ka thënë: “Xhamia e Aksasë.” Kam thënë: “ Sa ka qenë diferenca kohore në mes tyre?” Ka thënë: “ Katërdhjetë vite.” Ky vend adhurimi dhe besimi në të cilin u vendos mesazhi i Njësimit të Zotit, mesazh me të cilin kanë ardhur të dërguarit dhe profetët e Zotit, e ka vlersuar dhe forcuar Kurani Famëlartë që vendoset në gjokset e besimtarëve, dhe i shkruar në rreshta; “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar.” (El-Isra’ 1)
Fjalë nga Zoti ynë i Madhërishëm, Kurani Famëlartë, i zbritur tek i dërguari i ndershëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Nuk pranon zëvendësim apo shtrembërim, ndryshim apo rinovim, sepse ai është i ruajtur nga Allahu i Madhërueshëm. Është Ai që e ka ruajtur atë në Leufi Mahfudh, e ka ruajtur atë në gjokset e besimtarëve, dhe e ka ruajtur në mes rreshtave të shkruar, në Kuranin Famëlartë.
Kurani Famëlartë të cilit nuk i ngjason libër i zbritur e as libër i shkruar nga njerëzit, nga ruajtja dhe vërtetësia e Tij, sepse është Allahu i Madhërishëm që ka garantuar ruajtjen e tij kur thotë: “ Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” (El-Hixhr 9)
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Na dalin aty këtu nga ata që pretendojnë se janë bartës së kulturës iluministe, lehtuese dhe rinovues, kultuar e ndryshimit të të vërtetave, duke shprehur mendime të cilat nuk i koncepton dot mendja e një njeriu logjik, dhe nuk i pranon dot bindja e besimtarit, kjo duke futur mendime të tyre në këto të vërteta, të kota dhe të dëmshme që dallohen nga larg si rrezet e diellit. Por ata thërrasin në këtë gjë për shkak të dobësisë së zemrave të tyre, dobësisë së besimit të tyre, mendjet e tyre janë me ata që e kanë mohuar Zotin, librat dhe të dërguarit e Tij. “ Dhe mos anoni nga ata që bëjnë të këqija, përndryshe do t’ju përcëllojë Zjarri.” Hud 113)
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Këto ide të kota dhe gënjeshtra, shtrembërime, këto pretendime të kota nga ana llogjike dhe e citimit të tyre, nuk pranohen dhe nuk qëndrojnë me llogjike dhe me dije, dhe nga ana e qytetërimit dhe historisë së tij. Sikurëse nuk qëndrojnë gjithashtu përballë këtij “qytetërimi” të rremë, që ndalon dhe pengon lirinë në këtë tokë të bekuar dhe të shenjtë, toka e besimit, toka e Islamit, toka e mesazheve hyjnore, dhe toka e xhamisë së bekuar, Aksasë. Xhami që nuk ka vend diku tjetër vetëm se në Kud’s, që nuk ka vend tjetër vetëm se në zemrat e besimtarëve, dhe nuk ka vend vetëm se në akiden, besimin e muslimanëve. Muslimanët të cilët i kanë dalë në mbrojtje, janë lidhur me të, që kanë sakrifikuar pasuri dhe jetët e tyre që në hapat e parë të përhapjes së Islamit deri në ditët tona, dhe do vazhdojnë deri në ditën që Allahu i Madhërishëm të ju lërë në dorë sundimin e kësaj toke dhe banorëve të sajtë, me lejen e Zotit të Madhërishëm.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ata që përzihet në këto kotësi dhe gënjeshtra, sulmojnë dhe kundërshtojnë akiden e Islamit dhe muslimanët, duke pretenduar se ata janë bartës të kultursë së iluminizmit, kulturës së afrimitetit, dhe kulturës së njësimit të feve dhe të tjera si këto. Terma të cilët nuk i përshtaten dhe nuk kanë të bëjnë me popullin tonë, me kulturën, dhe qytetërimin tonë në asnjë aspekt.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Në errësirën e natës na dalin disa nga ata të cilët thonë dhe pretendojnë se kanë të drejta në vendet tona të shenjta. Kjo duke dashur të shfrytëzojnë rrethan ekzistuar të veçanta në të cilat kalojmë në këtë kohë epidemie vrastare, dhe duke shfrytëzuar disa që ju janë sëmurur zemrat, dhe bllokuar gjokset, i mbështesin dhe thonë se kanë dhe ata të drejta në xhaminë e bekuar të Aksasë.
I shtojnë më shumë sulmet dhe armiqsitë, dhe tentativat për të ndryshuar realitetin ekzistues në xhaminë e Bekuar. Një herë deklarojnë dhe thonë se autoriteti i Vakfit Islam nuk ka drejtë në kontrollin dhe menaxhimin e xhamisë së bekuar të Aksasë, për të cilën deklarojnë gënjeshtra, shpifje dhe mashtrime nga më të ndryshmet, duke synuar murin e lotëve, tempullin e pretenduar. Ata tentojnë që të përfitojnë nga disa individë që ju ka humbur mendja dhe llogjika e tyre, hipokrizija në mesin e tyre është shfaqur hapur në disa raste të tjera, të cilët thonë që të kryejmë adhurime të përbashkëta në këtë vend të shenjtë, nisur nga njësimi i feve dhe teoritë e tyre. Ne jemi të bindur se këto ftesa dhe pretendime nuk lëshohen nga mendja e një muslimani i cili Njëson Zotin e Madhërishëm, që beson në atë që ka ardhur në librin e Zotit të Madhërishëm, Kuranin, që beson në atë çfarë ka ardhur në traditën e të dashur tonë, të përzgjedhurit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili ka udhëtuar nga xhamia e shenjtë në Qabe për në xhaminë Aksa, nga ku ka vazhduar miraxhin e tij për në qiejt e lartë, për të shikuar nga argumentet e mëdha të Zotit të tij.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Këto janë shpikje dhe risi në besim, qytetërim dhe në histori. Xhamia e Aksasë është vetëm e muslimanëve, nuk mund të jetë në të dikush ortakë me ata. Ajo është xhami për adhurim vetëm për muslimanët, nuk ju lejohet që ti shoqërojë apo të bëhet ortak, të jetë me ata dikush, kushdo qoftë ai, në adhurim të përbashkët në të. Sepse ajo që në fillim është ndërtuar për të Njësuar Zotin e Madhërishëm, ashtu sikurëse e kuptojmë Atë në akiden, besimit tonë, në Islamin, fenë tonë, dhe në traditën e të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Të gjitha ata që vrapojnë me ftesa këtu dhe atje, dhe me përpjekje nga më të ndryshmet harrojnë të vërtetën e xhamisë së bekuar të Aksasë, e cila është themeluar që në ditën e sajë të parë me adhurimin e Zotit dhe Njësimin e Tij. E tillë do të ngelet vend vetëm për adhurim të Zotit dhe Njësimin e Tij nga adhuruesit e Zotit, besimtarët, që janë të lidhur dhe të vendosur në qëndrimin e tyre në këtë xhami, mbrojtësit e sajtë në çdo gjendje dhe situatë.
Po o të dashurit e mi! Pushtuesi është përpjekur që nga viti 1967 që të preki këtë xhami, apo të ndërhyjë me duart e tij në një formë apo në një formë tjetër, por se ka qenë premtimi juaj, besimi juaj, ka qenë lidhja e jua me të, durimi juaj, kanë qenë pasardhësit tuaj të cilët vinë dhe shkojnë në këtët xhami që e kanë mbrojtur. Ka qenë ky brez pasardhësish goditja e fortë për të gjitha ata që kanë dashur ti bëjnë asaj keq. Të vërtetën ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë përgjigje për sahabiun e nderuar kur ka pyetur: “ O i dërguari i Allahut, ku na urdhëron që të shkojmë nëse sprovohemi me të rënda pas teje?” Për të ardhur përgjigja e tij ku thotë: “ Në Bejtul Makdirs, do Zoti ju furnizon me pasardhës të cilët shkojnë dhe vinë në atë xhami.”
Apo siç ka thënë: “Fitorja është e atyre që Zotit i kërkojnë falje.” Prandaj tek Zoti kërkoni falje, Zotit lutjuni sepse jeni të premtuar për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e Vetëm.Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, i dërguari i fundit s’ka të dërguar pas tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe jetën e tyre në këtë botë, deri sa të fitojnë mirësitë e Zotit dhe të meritojnë kënaqsinë e Tij.
Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, solli mesazhin, plotësoi emanetin, dhe këshilloi umetit, na ka lënë në rrugë të ndriçuar, nata është si dita e saj, rrugë nga e cila nuk devijojnë vetëm se të humburit.
Në vijim
O ju musliman! Nga planet djallëzore të cilat tentojnë të shkatërrojnë strukturën e shoqërisë dhe bashkësisë, në shoqërinë tonë durimtare dhe të lidhur në këtë vend të shenjtë, në shoqërinë e Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij, janë ato ftesa dhe thirrje që tentojnë të na zhveshin nga morali dhe vlera. Rreziku i tyre janë tentativat e kohës së padijes, injorancës në besim, ato nxitje në armiqsi në mesin tonë. Çështje dhe probleme të cilat dobësojnë shoqërinë, forcën dhe qëndresën e saj për shumë arsye. Qëllimi i tyre është që të mbizotërojë kaosi dhe pasiguria, si dhe armiqsia në mes antarëve të shoqërisë. Në vend të dashurisë dhe mbajtjeve të lidhjeve dhe bashkëpunimit, ndihmës dhe mbështetjes së njëri-tjetrit, që të heqim dorë nga inati, në vend të vëllazërimit, ku duket sikur disa nga ne nuk e lexojnë fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër…” (El-Huxhurat 10) dhe se “Besimtari me besimtarin janë si ndërtesa, elementet e së cilës janë të lidhur fort me njëri-tjetrin…” Dhe se “ Muslimani është vëllai i muslimanit, nuk i bën padrejtësi, nuk e braktis, nuk e spiunon dhe nuk ja shkelën të drejtat e tij me asnjë lloj forme.”
Beni kujdes o ju të lidhur ngusht me këtë vend, o ju durimtarë, o pasardhësit e sahabeve të nderuar, o bijtë e udhëheqësve të lavdishëm, të cilët e ngritën lartë emrin e historisë së këtij vendi në qiellin e kësaj toke të bekuar, në këtë tokë të shenjtë, të cilët ishin me të vërtetë mbrojtës dhe drejtues të xhamisë Aksa dhe të vendeve të shenjta, udhëheqës të Kud’sit dhe të kësaj toke të bekuar dhe të mirë. Bëni kujdes ndaj të gjitha këtyre planeve, të gjitha këtyre fitneve, ngrihuni të gjithë në nivelin e përgjegjësisë që keni, dhe të jeni të vetëdijshëm se; “ Çdonjëri nga ju është pjesë nga forca e Islamit, mburojën nga mburoja e Islamit, dhe të mos vijë dobësija, thyerja nga ana e jote.”
Prandaj o ju të lidhur me këtë tokë duhet që të përpiqeni dhe të jeni serioz në lidhjen dhe vendosmërinë tuaj në këtë vend të bekuar, apo që të ndiqni udhëzimi e zotërisë tuaj, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ju jeni dëshmitarë për situatën në të cilën kalojmë të gjithë, kushtet dhe vështirsitë që kalojnë vendet e shenjta dhe Kud’si ynë, prandaj jepini rëndësi interesit shoqërorë o të dashurit e mi, duke marrë shembull të parët tanë, nga të cilët janë sahabet e nderuar, ata që u përpoqën në këtë rrugë nga udhëheqësit e lavdishëm, dhe bijtë e muslimanëve që në kohën e përhapjes së Islamit deri në ditët tona. Ata që sakrifikuan çdo gjë për këtë qytet dhe për këtë xhami, për Kud’sin dhe Aksanë tonë.
O ju muslimanë! Bëni kujdes, Zoti ju dhëntë sukse në atë që është e mirë për të gjithë, në mbrojtje të besimit tuaj, fesë tuaj, adhurimeve tuaja, vendeve tuaja të shenjta, deri sa të përmbushi Allahu atë që ka caktuar.
O Zot të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti.
O Zot na jep ne dhe të gjithë muslimanëve rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt.
O Zot na jep ne dhe muslimanëve një udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rradhët tona, bashkojë grupacionet, dhe të na udhëheqi drejt triumfit.
O Zot na mundëso ta njohim të vërtetën dhe ta pasojmë atë, na e mundëso të shikojmë të kotën dhe ti largohemi asaj. Na udhëzo në rrugën e drejtë dhe të paqes.
Na largo nga errësira e mosbesimit drejtë dritës së besimit.
Ndriço zemrat tona me dritën e besimit.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe ata që kanë ndërruar jetë prej tyre.
Bëj që fundi jonë të jetë me vepra të mira.
Dhe faleni namazin…