Lavdërimet për Zotin Një i Vetëm. Lutjet dhe përshëndetje për atë që nuk ka të dërguar pas tij.
Në vijim
O ju muslimanë! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun e Madhërueshëm, tek ajo është lumturija e madhe, fitorja më e madhe, në të është ëmbëlsia e kësaj botë dhe e botës tjetër.
Adhurues të Zotit! Nga rregullat bazë të prera në fenë tonë është dhe të ndaluarit e fitimit me anë të metodave të këqia, të ndaluara. Me të vërtetë nga fitimet më të këqia që janë të ndaluara është dhe shfrytëzimi i rasteve, apo mundësive, nga pozita e vendit të punës dhe të tjera si ato në vjedhjen e pasurisë publike, ose shfrytëzimin e sajtë në çfarë do rruge qoftë. Allahu i Madhërishëm thotë: “O besimtarë, mos e përdorni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është tregti me pëlqim të dyanshëm…”(En-Nisa 29)
Pasuria e përbashkët, e shtetit, në esencë, është haram e ndaluar, sepse ajo është pasuri e të gjithëve, shfrytëzimi i sajtë është për përfitim të përgjithshëm dhe dobi të përbashkëta. Ai që ka marrë përsipër ndonjë detyrë, kushdo qoftë ajo, ai është përgjegjës para Allahut të Madhërueshëm për atë që është ngarkuar me të. Atij nuk i lejohet që të shpenzojë pak as shumë nga ajo, vetëm se në bazë të ligjit të Allahut të Madhërishëm, atë që kanë caktuar rregullat e vendosura me qëllim arritjen e dobive të përgjithshme të popullit, dhe dobitë e ndryshme për të gjithë. Përvetsimi i çdo pasurije që nxirret nga pasuria që ka në kujdestari çdo përgjegjës, keqpërdorimi apo abuzimi në këtë, konsiderohet krim në bazë të ligjit fetar të pastër. Pasohet kjo nga favoret për ndonjërit falë afrimitetit, shoqërisë apo përfitim individual të tij. Kjo gjykohet si vjedhje e pasurisë publike dhe nga korrupsionet në vendit. Kjo është tradhti ndaj kujdestarit të çështjeve të muslimanëve por dhe ndaj të gjithë shoqërisë. Ajo çfarë është e lidhur me këtë tradhti është rreziku i cili mund të trondisë sigurinë e shoqërisë dhe ekonominë e sajtë, zhvillimin dhe përparimin e sajtë. Allahu i Madhërishëm thotë: “ Kushdo që bën një gjë të tillë, do të vijë (i ngarkuar me të) në Ditën e Kiametit e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka merituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (Al Imran 161) Thuhet ngarkohet burri, dhe se ai ngarkohet nëse tradhton. Ngarkesë është tradhtia ndaj asajt që i është lënë emanet, si përgjegjësi në të gjitha format e sajtë. Kjo thuhet në veçanti për vjedhjen e pasurisë publike në të gjitha format e sajtë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli.” ( El-A’raf 56)
Një shoqëri do të ketë përmirsim në çështjet e jetesës së sajtë vetëm atëherë kur të gjithë sëbashku kujdesen për përgjegjësitë e tyre në mënyrën më të mirë, duke bashkëpunuar të gjithë sëbashku në ruajtjen e pasurisë publike me të gjitha metodat e mundshme. Allahu i Madhërishëm ka thënë për të dërguarin e Tij, Jusufin: “Më cakto përgjegjës të depove të vendit, sepse unë jam ruajtës dhe njohës (i mirë i këtyre punëve).”( Jusuf 55)
Sikurëse ka thënë për njërën nga vajzat e Shuajbit: “O babai im, – tha njëra nga ato të dyja – merre këtë njeri në shërbim! Sigurisht që njerëzit e fortë dhe të besueshëm janë më të mirët, që dikush mund të marrë në shërbim.” (El-Kasas 26)
Shfrytëzimi i pozitës për të përfituar pasur nga prona publike dhe të tjera si ato me pa tëdrejtë, është nga gjynahet e mëdha dhe çështjet e urryera. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit të qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë për njerëz që përfitojnë nga pasuria e Allahut në rrugë të padrejtë, pasuri publike, për ata ditën e kijametit është zjarri.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Ibn Haxheri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Apo, që të sillen me pasurinë e muslimanëve në mënyrë të gabuar, ndalular.”
Juristët musliman kan rënë dakort duke e konsideruar pasuri publike në gradën e pasurisë së jetimit, në detyrimin për ruajtjen e sajtë, në të ndaluarit fuqishëm në marrjen e sajtë, në kujdesin e madh gjatë shpenzimit të sajtë në interes të vërtetë për të cilat janë caktuar. Si dhe në mosdhënijen e ndihmës atyre që e shpenzojnë atë, në asnjë mënyrë nga mënyrat e shpërdorimit të sajtë.
Vëllezër në Islam! Gjithashtu nga fenomenet që shfaqen nga disa nëpunës favorizimi i dikujtë para të tjerëve në dhënien e pozicioneve profesionale, duke shfrytëzuar atë çfarë është ngritur për të, nga rregulli i nxjerrë nga kujdestari i çështjeve tona, me qëllim arritjen e përfitimeve të përgjithshme. Ky përgjegjës merr shpërblim të madh nga ky favorizim, duke e konsideruar atë si pasuria e tij përsonale, duke i dhënë përparsi atij që nuk e meriton para atij që e meriton.
Njëjtë si kjo është dhe negligjenca në dhënijen e mbështetjes në tendera për individë të veçantë, ose në rritjen e çmimeve të cilat i ka rregulluar legjislacioni, ku nëse do të ishin për veten e tij nuk do të binte dakort me këtë çmim.
Nga këto janë gjithashtu dhe nënvlehtësimi, apo thjeshtësija në ruajtjen e pasurisë publike, si lulishtet, spitalet, parqet, rrugët dhe shembuj të tyre.
Nga kjo është dhe shpërdorimi i pasurive publike në përfitime, shfrytëzime përsonale, pa një leje të rregullt nga kujdestari i çështjeve tona, siç është shpërdorimi i atyre vlerave që shpenzon shteti nga ilaçet dhe shembuj si ato.
Nga kjo është dhe neglizhenca me profesionin, humbja e kohës së punës, apo të vonuarin në atë që është caktuar për nëpunësin nga përgjegjësit në mënyrë të padrejtë. Këto dhe të tjera janë nga llojet e korrupsionit, dhe tradhtitë ndaj kujdestarit të çështjeve të muslimanëve, dhe shoqërisë muslimane mbarë. Si dhe të tjera korrupsione të neveritshme dhe të keqia të mëdha, të cilat janë shumë të dëmshme, kanë rritur nivele të larta, përballë shpresës sigurisë dhe prioritetit të vendit dhe të njerëzve.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Indiviti që përvetson çfarë i dëshiron vetja nga ajo që e ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij, ditën e kijametit do të ketë vetëm se zjarrin.” Hadithi është i saktë, Ibn Hibani e ka transmetuar në librin e haditheve të sakta të tij, sikurëse e ka transmetuar Tirmidhiu, i cili e ka konsideruar hadith të saktë.
Adhurues të Zotit! Ai që i është bindur egos së tij, ka përvetsuar pasuri nga pasuria publike me çfarë do lloj metode dhe forme, e ka për detyrë që të kthehet tek Zoti i tij dhe të pendohet tek Krijuesi i Gjithësisë para vdekjes së tij. Të bllokojë këtë pasuri të ndaluar duke e kthyer atë në arkat e shtetit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ajo është peshë, rëndon mbi dorën që e ka marrë atë, deri sa ta kthejë atë tek i zoti.” Hadithin e kanë transmetuar Ahmedi, Ebu Daudi, dhe Tirmidhiu, i cili ka thënë se hadithi është i mirë dhe i sakët.
Juristët muslimanë janë të një mendimit se ai që përvetson diçka nga pasurija publike, e përbashkët, apo ka shkatërruar diçka prej sajtë, ai ka bërë gjynah. Sikurëse ai që merr prej sajtë diçka duke mos pasur të drejtë në të, ai e ka për detyrë që ta kthejë atë në arkën e shtetit, e cila është banka e pasurisë së muslimanëve.
Nga porositë profetike të cilat duhet që të s’kaliten në zemrat tona, është se çdo trup, njeri që është ushqyer me pa të drejtë, ai meriton zjarrin si dënim.
O ti musliman! Mos i jep përparsi botës kalimtare, para botës tjetër të përhershme. Mos i jep vetes dhe familjes tënde vetëm se të lejuarën dhe të mirën, pasuri të pastër.
Në betejën e Hajberit, kemi mësim ndodhinë e një djaloshi të cilin e preku një shigjetë e helmuar dhe e vrau atë. Muslimanët për këtë rast kanë thënë; Urime për të, për të është xheneti. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me patjetër, pasha Atë në dorën e të Cilit ka në dorë shpirtin tim, vërtetë ajo shigjetë që ai ka marrë në betejën e Hajberit, nuk i ka ndarë veprat sepse do të hudhej mbi të zjarr.” Muttefikun Alejhi
Është transmetuar nga Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ai ka thënë; “Ai që grumbullon pasuri nga e ndaluara, e ka humbur begatinë, dhe nuk do të shikojë gjurmë të dobishme nga pasurija e tij. E nëse e shfytëzon pasurinë në shërbim të vetes së tij, ai ka abuzuar dhe për këtë do të marri ndëshkimin e tij në botën tjetër. E nëse me atë ka ushqyer fëmijët e tij, ai i ka tradhtuar ata. Nga që nuk i ka këshilluar ata, nuk është çudi që ta braktisi fëmija i tij, duke shkatërruar moralin dhe sjelljen e tyre, dhe atyre që vijnë pas tyre, ai ka marrë kështu dënimin që në jetën e tij dhe se dënimi i botës tjetër është shumë më i rëndë.
O muslimanë! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka porositur ata që kanë marrë përgjegjësi nga muslimanët me rregullin bazë besnikërinë, që është mos shpërdorimi i pasurisë së përbashkët, nga pozita dhe të tjerë në dobi dhe përfitime të tyre përsonale. Kjo është ajo që quhet në sistemin e drejtimit baza e tij, që ka për detyrë mbrojtjen e emanetit të përgjithshëm. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për atë që ka marrë përsipër mbledhjen e sadakasë, që ka thënë: “Kjo është për ju dhe kjo të është dhuratë për ty.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Mos vallë e ka marrë këtë pasuri në shtëpinë e nënës dhe babait të tij që të vendos që të bëj apo mos bëjë dhurata? Pasha Atë në dorën e të Cilit është jeta ime, çdo njëri që do të marri ndonjë gjë prej tij, do të vijë ditën e kijametit duke e mbartur atë gjë mbi qafën e tij….” Hadithi.. Muttefikun Alejhi
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, dhe le të bashkpunojmë të gjithë në mbrojtje të pasurisë publike me të gjitha mënyrat që të mundemi dhe të bëjmë kujdes ndaj neglizhencën së sajtë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” (El-Maide 2)
Le ta dijë ai që e nxitën egoja e tij në çfarë do lloj shthurjeje apo korrupsioni, edhe nëse u fshihet syve të njerëzve, ta dijë se Allahu është i Gjithdijshëm për të fshehtën dhe të dukshmen e tij. Përkujtoni fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Ta dini se Allahu e di ç’ka në zemrat tuaja, andaj ruajuni prej Tij.” (El-Bekare 235) Si dhe fjalën e Allahut të Madhërishëm : “Allahu e di shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra.” ( Gafir 19)
O Zot drejto zemrat tona, o Zot na furnizo me rrizk të mirë dhe të lejuar dhe na largo nga të fituarit e të ndaluarës.
O Zot fale dhe përshëndete të dërguarin tonë Muhamedin.
Hutbeja e dytë
O Zoti ynë të lavdërojmë dhe të falenderojmë. Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij.
Në vijim
O ju muslimanë! Ka ardhur në një hadith të saktë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk do të ngelet këmbë njeriu ditën e kijametit pa u pyetur ; për jetën e tij se ku e ka kaluar, për diturinë e tij se si ka punuar me të, për pasurinë e tij se nga e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar, për trupin e ti se ku e ka përdorur, në një transmetim tjetër, për rininë e tij ku e ka përdorur.” Prandaj fitoni vetëm të mirën, largohuni nga të fituarit e të keqes që të fitoni çdo të mirë, të shpëtoni dhe të keni lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.
Ibn Tejemije, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Ushqimi kalitën trupin, dhe e përzien atë, njëjtë humbën prej tij dhe kthehet në material tretës dhe mbështetës për të. Nëse është i keq, trupi i tij do të jetë i keq, dhe meriton zjarrin. Për këtë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Çdo trup është i përbërë prej mishit, dhe se zjarri është më afër tij. Xheneti është i mirë dhe nuk hynë në të vetëm se i miri.” Këtu mbaron fjala e tij.
Kuptimi i fjalës “ushqim” është çdo gjë prej të cilës ka dobi apo përfiton njeriu për veten dhe kënaqsinë e trupit në këtë botë edhe nëse nuk është ushqim dhe pije.
O Zoti ynë më i Madhi dhe më Bujari, të lutemi që të na falësh gjynahet tona.
O Zoti ynë, na fal të fshehtat dhe të shfaqurat tona.
O Zoti ynë, na fal gjynahet tona, të voglat dhe të mëdhatë, të parat dhe të fundit.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dëmini i zjarrit.
O Zot na furnizo dhe pasuro me atë që ke lejuar largë asajtë që ke ndaluar, me Mirsinë Tënde.
O Zot na furnizo me të mirën e lejuar, na largo nga të fituarit e të keqes dhe të ndaluarës.
O Zot të kërkojmë të na mbrosh nga të këqiat e veteve tona dhe veprave tona të këqia.
O Zot të kërkojmë të na mbrosh nga të këqiat e veteve tona dhe veprave tona të këqia. Të kërkojmë të na mbrosh nga e kota e cila na humbën, o më i Madhi më Bujari.
O Zot jepi sukses kujdestarit të vendeve të shenjta në atë që Do dhe je i Kënaqur.
O Zot mbroje dhe bëje të vendosur atë dhe zëvendësin e tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, o më i Madhi më Bujari.
O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në përmirsim të popullit të tyre në fenë dhe jetën e tyre, o i Gjallë i Përhershëm, o më i Madhi më Bujari.
O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sumurët e muslimanëve, mëshiro të vdekurit tanë dhe të vdekurit e besimtarëve.
O Zot të lutemi për çdo të mirë, nga ato që dimë dhe nuk dimë, nga Ty kërkojmë të na mbrosh nga çdo e keqe, nga ajo që dimë prej sajtë dhe nga ajo që nuk dimë.
O Zot të lutemi të jesh kundra armiqve të muslimanëve, o Zot shkatërro planet e tyre, o Zot bëj të dështojnë planet e tyre, o Zot bëj që planet e tyre të kthehen mbi ta, o më i Madhi më Bujari.
O Zot ruaj muslimanët në çdo vend, o Zot ruaj muslimanët në çdo vend, o Zot ruaj muslimanët në çdo vend.
O Zoti ynë, o i Pasur i Lavdëruar, o Zoti ynë, o i Pasur i Lavdëruar, Ti që ke mundësi për çdo gjë, o Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi.
O Zot zbrit në vendin tonë shi. O Zot zbrit në vendin tonë shi. O Zot zbrit në vendin tonë shi.
O Zot na dhuro shi të dobishëm, o më i Madhi më Bujari, o i Gjallë i Përhershëm.
O i Gjallë i Përhershëm, o Zot zbrit tek ne dhe vendet muslimane shi.
O Zot na ka prekur thatësira, zbrit mbi ne shi, o i Plotfuqishëm i Gjithdijshëm, i Gjallë i Përhershëm, o më i Madhi më Bujari.
Lutja jonë e fundit , “Falënderuar qoftë Allahu, Zoti i botëve!”.