Ramazani muaji i adhurimeve – Medina 01.05.2020

Lavdërimet janë për Zotin, Lavdërimet për Zotin që ka bërë bindjen ndaj Tij rrugë për të fituar kënaqsinë e Tij,  dhe ka bërë që kënaqsia e Tij të jetë metodë  për fitoren e xhenetit të Tij. Ju ka dhënë suskes besimtarëve në adhurimin e Tij, u  larguan  nga kënaqsitë dhe të mirat e kësaj bote, duke  fituar kështu  kënaqsinë e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, i Lavdëruari dhe i Madhëruari, dëshmi me të cilën do takojmë Zotin Një të vetëm.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, “Allahu mjafton për dëshmitar midis meje dhe jush.” ( El-Isra’ 96) Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi  familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të panumërta.

Në vijim

Fjala më e mirë është fjala e Allahut, udhëzimi më i  mirë është udhëzimi i të dërguarit tonë, Muhamedit, djali i Abdullahut. Çështjet më të këqia janë të futurat në fe, risitë, çdo risi është devijim, humbje dhe  çdo devijim e ka përfundimin në zjarr.

Adhurues të Zotit! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahut të Madhërishëm,  ajo është porosia e Zotit për të parët dhe të fundit; “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut!” (En-Nisa 131)

O ju musliman! Bindja ndaj Zotit është fitorja më e  mirë, kënaqsia e Zotit është  fitimi dhe oferta më e mirë. Xheneti është i rrethuar me vështirsi, zjarri i xhehenemit rrethohet me pasimin e epsheve. “Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet).” (Al Imran 184)

O ju agjërues! Zoti jua pranoftë adhurimin tuaj, përmirsoftë gjendjen tuaj, ju dhëntë suskses në plotësimin e këtij muaji, dhe ju dhëntë vendosmëri në bindjen ndaj Tij gjatë gjithë ditëve të vitit.

O muslimanë! Ramazani është muaj adhurimi dhe pendese, muaji i adhurimit dhe lutjeve, muaji i pendimit dhe të kërkuarit falje Zotit, muaji i sinqeritetit dhe devotshmërisë, muaji i  sexhdes dhe rukusë,  muaji i agjërimit dhe faljes, muaji i të mirës dhe bamirsisë, muaji i leximit të Kuranit.

O ju agjërues! Adhurimet e pranuara kanë ndikim, lënë gjurmë në besim, gjurmet e tyre janë në zemër dhe në shpirt. Si dhe  përmirsimi i nijetit, pastrimi i shpirtërave, devotshmëria, sinqeriteti dhe frika ndaj Zotit e Lartësuar. Gjurmët e këtij adhurimi, ndikimi i tij, gjithashtu janë  në të gjitha drejtimet dhe kushtet e tij, duke  e penguar  njeriun nga të këqijat dhe të ndaluarat, dhe  duke e nxitur në të mirë dhe bindje ndaj Zotit. Prandaj dijeni se Zoti është në dijeni të çdo  vepre që bëni. “Vërtetë Allahu i Madhërueshëm nuk shikon në fytyrat tuaja, as në trupin tuaj, por se shikon në zemrat dhe veprat tuaja. Sa nga agjëruesit nuk marrin prej agjërimit të tyre vetëm se etjen, urinë dhe lodhjen! Sa nga ata që falen natën nuk marrin nga namazi i tyre vetëm se të qëndruarit zgjuar dhe mundin!”

O muslimanë! Vërtetë Allahu i Madhërueshëm e ka zbritur Kuranin në muajin e Ramazanit, dhe ka thënë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).” (El-Bekare 185) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj.  Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet.  Paqe është ajo deri në shkrepjen e agimit.” (El-Kadr 1-5)

Kurani ka zbritur në muajin e Ramazanit në natën e Kadrit,  në Bejtul Izzeti, në qiellin e kësaj bote, për të zbritur pjesë-pjesë në tokë për gjatë 23 viteve me rrallë, në varësi të ngarjeve dhe shkaqeve të zbritjes. Leximi i Kuranin në muajin që ai është zbritur është nga adhurimet më të mira. Për këtë arsye i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përkushtohej në leximin  e Kuranit në muajin e Ramazanit. Në çdo natë të Ramazanit zbriste tek ai Xhibriili dhe ja mësonte Kuranin. Transmetohet se Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të,  ka thënë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte nga njerëzit më bujarë. Ai ishtë më bujarë se kohë të tjera, në muajin që zbriste tek ai Xhibriili. Xhibriili zbriste tek ai çdo natë të muajit të Ramazanit dhe i mësonte atij Kuranin. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur takonte Xhibriilin, ishte më bujarë, (i shpejtë në bamirësi),  se era e shpejtë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Prandaj o robër të Zotit lexoni sa më shumë nga Kurani, këndojeni dhe lexojeni atë me rregulla, kuptoni domethënijet e tij dhe meditoni në to. Abdullah Ibn Mesudi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush lexon një shkronjë nga libri i Zotit do të ketë për të një të mirë, dhe e mira shpërblehet me dhjetë shembuj të sajtë, të mira. Nuk them se Elif Lam Mim është një shkronjë, por se Elifi është shkronjë, Lami shkronjë, dhe Mimi është shkronjë në vete.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu dhe e ka konsideruar hadith të saktë. Po nga Abdullah Ibn Mesudi, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet të ketë thënë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë ky Kuran është nga gostia(sofra) e Zotit për njeriun,  prandaj mësoni nga gostia  e Tij sa të mundeni. Me të vërtetë ky Kuran është litari i Zotit dhe drita e qartë, shërim, ilaç i mirë, mbrojtje për atë që është kapur pas tij, shpëtim për atë që e pason atë, nuk ka të humbur që nuk e orjenton, nuk ka të dobët që nuk e forcon, mrekullitë e tij nuk kan fund, nuk i bie vlera sado që të kritikohet. Prandaj lexojeni atë sepse me të vërtetë Allahu i Madhërishëm ju shpërblen për atë lexim, për çdo shkronjë të tij ju shkruan dhjetë të mira.” Hadithin e ka transmetuar Tabaraniu.

Abdullah Ibn Amer, Zoti qoftë i kënaqur me ata të ty, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Lexuesit të Kuranit ditën e Kijametit i thuhet, lexo dhe këndo sikurëse ke rrecituar,lexuar në dynja. Me të vërtetë vendi yt do të jetë me ajetin e fundit që do të lexosh.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

Adhurues të Zotit! Lexojeni Kuranin dhe mos e braktisni atë, mos u shkëpusni nga Kurani, mos e harroni atë, sepse me të vërtetë kjo gjë është humbje dhe për të ardhur keq. Zotit i kërkojmë mbrojtje që të mos jemi nga ata që i armiqson i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në paraqitjen me Kuran para Zotit. I dërguari ka thënë: “ O Zoti im, me të vërtetë populli im e ka kundërshtuar këtë Kuran, nuk e kan besuar (duke e konsiderur magji apo poezi).”

Adhurues të Zotit! Kurani është përkujtimi, dhikri,  më i madh i Zotit të Madhërishëm, lënia e lëximit të tij është largim dhe braktisje e Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër.  Ai do të thotë: “O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë kisha shikuar më parë?”  (Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar.” (  Ta Ha 124-126)

Ebi Musa el Eshariu,Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi  i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Shembulli i besimtarit që lexon Kuran është si shembulli i qitros, era e sajtë është e mirë dhe shija e sajtë është e mirë. Shembulli i besimtarit që nuk lexon Kuran është si shembulli i hurmës, që nuk  ka erë por shija e sajtë është e mirë, ëmbël. Shembulli i hipokritit që lexon Kuran është si shembulli i borzilokut, era e sajë është e mirë ndërsa shija e sajtë është e hidhur. Ndërsa shembulli i hipokritit që nuk lexon Kuran, është si shembulli i kungullit të egër, i cili nuk ka erë dhe shija e tij është e hidhur.” Muttefikun Alejhi

Selefët tanë, të parët e mirë, bënin kujdes në leximin, dëgjimin dhe meditimin e Kuranit. Ata kishin programe ditore të cilat nuk i neglizhonin, e në veçanti në këtë muaj, muajin e Ramazanit në të cilin është zbritur Kurani.

Kujdesuni që të lexoni sa më shumë nga Kurani, të mos ju hutojnë  paisjet elektronike dhe programet dëmtuese.

Adhurues të Zotit! Duke qenë në këto kushte, përdorni ilaçin dhe mjekimin më të mirë, leximin e Kuranit, me të vërtetë ai është shërim dhe mëshirë për besimtarët. Ndaloni, lexoni në të duke qenë në shtëpitë tuaja, në ndenjat dhe bisedat tuaja. Lexoni apo dëgjojeni atë në të gjithë kohën tuaj. Kush e ka të vështir apo nuk mundet ta lexojë Kuranin, le të dëgjojë nga leximi dhe këndimi i tij, sepse me të vërtetë dëgjuesi është ortak, shoqërues  me lexuesin në shpërblime dhe në sevape. Allahu i Madhërishëm thotë: “Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” ( El-A’raf 204)

Zoti ju begatoftë ju dhe mua me Kuranin e Madhërishëm, Zoti na bëftë të kemi dobi nga ajetet e Kuranit plot urtësi. Kërkoj falje tek Zoti për vete, ju dhe gjithë muslimanët për të gjitha gabimet. Kërkoni falje  tek Zoti,  më të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Medineja e Shenjtë - Medina 24.01.2020

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zoti, Ai që di të fshehtën dhe falën gjynahet, Ai që mbulon të metat dhe gabimet, largues i vështirsive. Zoti shtrinë dorën e Tij  të mëshirës, faljes  natën për atë që pendohet për  gabimet që bën ditën, dhe  shtrinë dorën e Tij të mëshirës ditën për ata që pendohen për gabimet që bën natën.

Adhurues të Zotit! Merrni vetet tuaja në llogari para se të merreni në llogari, peshoni veprat tuaja para se të ju peshohen, dhe para së të ju thuhet: Këto janë veprat tuaja, që jua bëj llogari e më pas do të ju shpërblej për to. Kush i ka veprat e mira, le të falenderojë Zotin, e kush i  ka veprat e këqia  të mos fajësojë diken veç vetes së tij. “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.”(Ez-Zelzele 7-8)

Adhurues të Zotit! Namazi i natës është një adhurim për të cilin mund të kujdesen vetëm besimtarët, synet të cilin e plotësojnë vetëm të devotshmit, ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë, ata për të cilët Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë  Ne.  Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” (  Es-Sexhde 16-17)

Ata të cilët i ka lavdëruar Allahu i Madhërishëm kur ka thënë: “Pa dyshim, ata që i frikësohen Allahut do të jenë në kopshte dhe burime, duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqë më parë kanë qenë punëmbarë. Ata flinin pak natën,  ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu).” (Edh-Dharijat 15-18)

Adhurues të Zotit! Koha namazit të natës, është koha më e përshtatshme për adhurim, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Natyrisht, adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse.” ( Muzzemmil 6)  Eshtë koha në të cilën Allahu i Madhërishëm zbret në qiellin e dynjasë duke thirrur: “ Ka nga ata që më luten që të ju përgjigjem?! Ka nga ata që kërkojnë falje që ti falë?! Ka nga ata që pendohen dhe të jua pranoj pendesën e tyre?!”

Është  koha në të cilën hapen portat e qiellit, dhe pranohet lutja. Adhurimet më të mira me të cilat  mund të afrohet muslimani në këtë kohë është leximi i Kuranit dhe namazi. Njeriu më afër me Zotin është kur është në sexhde; “A mund të krahasohet ai që falet natën, duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë e që ruhet prej jetës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij (me jobesimtarin)?!” (Ez-Zumer 9)

O muslimanë! Namazi më i mirë, i natës, është namazai në muajin e Ramazanit, ai është nga sunetet Muekedeh, i fortë,  dhe më të mirat namaze vullnetare. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe me bindje në shpërblimin  e Zotit, atij i falen të gjitha gjynahet që ka bërë më parë. Kush e kalon natën e Kadrit me namaz, me besim dhe bindje në shpërblimin e Zotit, atij i falen të gjitha gjynahet që ka bërë më parë.”   

Nga Urvetu Ibn Zubejri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se nëna e besimtarëve, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, i ka treguar se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka dalë nga shtëpia në errësirën e natës dhe ka falur namaz në xhami, ku janë falur disa njerëz pas tij. Njerëzit kanë filluar të flasin, tregojnë për këtë dhe janë mbledhur më shumë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka dalë përsëri në natën e dytë për në xhami, ku janë falur njerëz pas tij. Vazhduan njerëzit ta përmendin  këtë. Në natën e tretë njerëzit janë shtuar në xhami. Ka dalë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe janë falur njerëzit  pas tij.

Ndërsa në natën e katërt, xhamia ishte e vogël, e pamjaftueshme për njerëzit që ishin mbledhur. Por se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk ka dalë për në xhami atë natë. Filluan disa nga njerëzit që ishin në xhami duke thënë, namazi, namazi, por nuk ka dalë tek ata i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, deri sa ka dalë për namazin e sabahut.  Pasi që ka mbaruar namazin e sabahut, është kthyer nga njerëzit, pasi ka thënë dy dëshmitë, shehadetejni, pastaj ka thënë; në vijim; Me të vërtetë më ka prekur çështja juaj, preokupimi jua natën, por se unë kisha frikë se do të ju bëhet obligim  namaz i natës  për ju, teravitë,  dhe do të jeni të pamundur në plotësimin e tij.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Pas kësaj ngjarje, njerëzit e falnin namazin e teravive  grupe -grupe dhe në mënyrë individuale. Kjo deri në kohën e Omerit, Zoti qoftë i kënaqur me të, i cili i bashkoi ata me një drejtues, imam të vetëm. Abdu Rahman Ibn Karriji tregohet se ka thënë; “Kam dalë me Omerin në Ramazan për në xhami. Njerëzit ishin grupe-grupe. Njeri që falej në vete, dhe disa të tjerë faleshin pas dikujt tjetër. Omeri ka thënë: “Pasha Allahun, unë shikoj se sikur ti bashkoj që të falen të gjithë sëbashku me një imam të vetëm do të ishte më mirë.” I ka bashkuar ata duke u falur pas Ubeje Ibn Ka’bit.”

Në vijim

Adhurues të Zotit! Kush e ka nijetin e sinqertë për plotësimin e namazit në ndonjërën prej dy xhamive të Shenjta, opo në ndonjë xhami tjetër, por se i është bërë e pamundur plotësimi i këtij namazi nga kushtet dhe e ka falur namazin në shtëpinë e tij, shpërblimi i tij shkruhet i plotë me lejen e Zotit. I  dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “Me të vërtetë njeriu shpërblehet për atë që ka qëllim, nijet.” Sikurëse thotë: “ Kush  ka për qëllim një të mirë, por nuk e bën atë, atij i shkruhet një e mirë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “Nëse njeriu sëmuret apo është në udhëtim, i shkruhet sevapi  sikurëse vepronte kur ishte shëndosh apo joudhëtarë, vendali.”

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur po kthehej nga beteja e Tebukut  për në Medine  ka thënë: “Me të vërtetë në Medine ka njerëz, që ju kanë shoqëruar në çdo lëvizje, dhe se në çdo triumf, fitore ju kanë shoqëruar në shpërblim.” I kanë thënë: O i dërguari i Allahut, duke qenë në Medine? Ka thënë: “Po, dhe ata duke qenë në Medine, i ka penguar, izoluar ata arsyeja, sëmundja.”

Urime për ata që i ka penguar arsyeja, janë të detyruar në atë. Zoti ju dhëntë bindje dhe ju plotësoftë shpërblimin. Urime për ata që i janë bindur Allahut në zbatim dhe në qëllime, Zoti  do ti ngrejë ata në gradë, dhe ju fshinë gabimet e tyre.

Urime për atë që Allahu i ka shkruar shpërblimin për vepra të mira nga njeti i sinqertë i tyre dhe pse nuk kanë mundur ti plotësojnë ato.

O Zoti ynë Ti je shpresa dhe kthimi ynë, nuk kemi kthim tjetër veç se tek Ty, te Ty jemi mbështetur, tek Ty shpresojmë dhe tek Ty është kthimi ynë. O Zot të lutemi të na japësh shpëtim në këtë botë dhe në botën tjetër.

O Zot të kërkojmë të na falësh dhe të na mbrosh në fenë dhe  jetën tonë, në familjen dhe pasurinë tonë. 

O Zot na mbulo të metat tona  dhe na  qetëso në momentet trishtuese. 

O Zot, na  ruaj nga para dhe prapa, në të djathtë, në të majtën tonë dhe nga lartë nesh. O Zot të kërkojmë të na mbrosh  me Madhështinë Tënde që të mos goditemi nga poshtë nesh.

O Zot! Ti je që përgjigjesh për ty është lutja, të kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe veprat tona të këqia, dhe të na ruash nga e çdo të keqe, Ti je Sunduesi i çdo gjëje. 

O Zot na mbulo me Mbrojtjen dhe Kujdesin Tënd,  na mbro nga Zemërimi Yt dhe nga fatkeqsitë që dërgon, mos na përball me diçka që nuk mund ta bartim.

O Zot me kënaqsinë Tënde kërkojmë mbrojtje nga zemërimi Yt, me faljen Tënde kërkojmë mbrojtje  nga ndëshkimi Yt, nga Ty kërkojmë  mbrojtje  nuk Madhërojmë diçka tjetër veç Teje, Ti je  ashtu siç e ke përshkruar Veten.

O Zot, Ti je më i ditur me gjendjen dhe dobësinë tonë, pamundësinë dhe varfërinë tonë, mos na lër në dor të veteve tona sa hapim e mbyllim sytë.

O Zot na ruaj nga çdo shejtan i mallkuar, armik të keq, nga çdo fatkeqsi dhe sëmundje e rëndë.

O Zot, largo nga ne fatkeqsinë, epideminë, kamatën dhe fitnet, na ruaj nga të vështirat dhe të rëndat, nga frika dhe dëshpërimi, pikëllimi dhe demoralizimi.

O Zot na e bëj të mundur mbylljen e afatit, exhelit tonë në këtë botë me vepra të mira, dhe punët tona duke thënë dy dëshmitë. Na mundëso gëzim dhe lumturi në dy botët.

O Zot Ty të lutemi Ti je Bujarë,  na mbulo me Mirësinë Tënde në këtë jetë, dhe mos na e shkëput Bujarinë Tënde pas vdekjes tonë, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot jepi sukses kujdestarit  të çështjes tonë, kujdestarit të dy xhamiave të shenjta nga suksesi Yt, jepi atij mbështetjen Tënde.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, o Dëgjues i lutjeve.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

 

LEXO  Vetëm Allahu është në dijeni të Gajbit - Medina 18.10.2019

O Zot mëshiroje të Dërguarin tonë,  Muhamedin,  familjen e tij, dhe të gjithë shokët e tij.

 

Post Author: endrit