Përfundimi i Ramazanit – Medina 22.05.2020

Lavdërimet janë për Zotin,  lavdërimet për Zotin me mirësitë e të Cilit  sezonet e të mirave janë të shpeshta. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, i ka dhënë sukses atij që Ai dëshiron në fitimin e të mirave.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, ka paralajmëruar njerëzit që të bëjnë kujdes nga  kalimet rrëshqitëse dhe rënijen në gjynahe.  Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të cilët fituan me vepra  të mira  dhe me shpërblime të mëdha. 

Në vijim

Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Zoti i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

Po thuaj se mbaroi muaji i Ramazanit për të cilin na ka treguar Allahu i Madhërishëm kur ka thënë: “Agjërimi zgjat disa ditë,” (El-Bekare 184) Kaloi  shumë shpejt siç lëvizin kapakët e syve, dhe  siç ikën drita e vetëtimës. Njerëzit  me zor po e prisnin nga malli që kishin për të, ndërsa sot përgatiten që ai të përfundojë. Është afruar momenti i lamtumirës, përshëndetjes, dhe nuk është e çuditshme që të preken ndjenjat e besimtarëve nga ky përfundim i shpejtë. Në mes të këtyre ndjesive  shijojmë mirësinë që Allahu i Madhërishëm na e mundësoi të arrijmë Ramazanin, na ndihmoi në  agjërimin e tij dhe faljen në të, sepse Ai është Dhuruesi  i Madh. Allahu i Madhërueshëm thotë: “Ata e quajnë si favor për ty që kanë pranuar Islamin. Thuaju: “Mos e quani si favor për mua se keni pranuar Islamin; përkundrazi, Allahu ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka udhëzuar në besim,…” ( El-Huxhurat 17) Kjo është gjendja e atyre që e bëjnë çdo gjë  për  Allahun, që tregojnë me gjithë edukatë, moral, përulësi, nder dhe dinjitet, mirënjohje për Dhuruesin e këtyre të mirave dhe thonë: “ Kjo është nga dhuntitë e Zotit tim,..” (En-Neml 40)

Më e mirë me të cilën mund të mbyllen veprat e mira dhe të arrihen mirësitë është: “Atij i takojnë falënderimet dhe lavdërimet në këtë jetë dhe në tjetrën! Vetëm Atij i përket vendimi dhe tek Ai do të ktheheni.” (El-Kasas 70) Allahu i Madhërishëm është me të vërtetë shpërblyes me gjithë mirat për krijesat e Tij. I dërguari i Allahu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Çdo njeriut që Allahu i Madhërishëm i ka dhuruar një mirësi dhe thotë: “Lavdërimi i takon Allahut,” ajo çfarë do ti dhurohet, si shpërblim për këtë,  është shumë më e mirë se ajo çfarë ai ka marrë.”

Kjo është gjendja e banorëve të xhenetit,  nëse kanë arritur maksimumin e pritshmërisë së tyre duke fituar kënaqsinë e Zotit, e më pas hyrjen në xhenet, gjuhët e tyre qëndrojnë të lagura  me lavdërimet për Zotin e Madhërishëm, dhe e mbyllin me atë  lutjet e tyre dhe punët e tyre të mira. Allahu i Madhërishëm thotë: “Pastaj do të thonë: “Lavdi Allahut, i Cili e ka larguar hidhërimin nga ne. Vërtetë, Zoti ynë është Falës dhe Falënderues. Është Ai që me mirësinë e Tij na ka pranuar në shtëpinë e banimit të përhershëm, në të cilën nuk do të lodhemi e nuk do të mundohemi”. ( El-Fatir 34-35)

Të vazhduarit në lavdërimin dhe falenderimin e Tij për mirësinë që na ka dhënë në plotësimin e këtij muaji të begatë, është rruga e  Islamit dhe udhëzimi  i Kuranit, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare 185)

Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka  thënë: “Për agjëruesin ka dy gëzime; gëzimi që ai ka në kohën e iftarit, dhe gëzimi që do të ketë kur të takojë Zotin.”

Të kuptuarit  e  vërtetë të lavdërimit dhe falenderimit për Zotin në përfundim të agjërimit të muajit të Ramazanit, është shenjë e të menduarit të mirë të robit për Zotin dhe përgjërimi ndaj Tij që të pranojë adhurimet, ti plotësojë dobësitë e tij në punë, ta largojë nga të metat dhe pakujdesia dhe ta bëjë këmbngulës  në kryerjen e veprave të mira. Ka ardhur  në një hadith Kud’si: “ Unë jam në mendimin e robit Tim për Mua.”

E nëse njeriu përmirson mendimin e tij për Zotin,  kjo gjë e obligon atë që të bëjë sa më shumë lutje që ti pranohen adhurimet, duke u sjellë me edukatë me Zotin, përmirsuar mendimin  për Zotin dhe sinqeritetin në lutjen drejtuar  Atij.

Thelbi i mirënjohjes  ndaj Zotit në mbyllje të muajit të Ramazanit është përmirsimi i veprave të njeriut, zbatimi i adhurimeve  ndaj Zotit, dhe të garuarit në fitimin e kënaqsisë së Tij. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “O familje e Daudit! Bëni falënderim (për Allahun)!” Megjithatë, pak nga robërit e Mi, janë falënderues.” ( Sebe’ 13)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u ngrinte natën në adhurim saqë i fryheshin  këmbët dhe i është thënë: “ A nuk ti ka falur Allahu i Madhërishëm të gjitha gjynahet e të kaluarës dhe të ardhmes?” Ka thënë: “ A nuk duhet që të jem rob mirënjohës, falenderues  ndaj Zotit.”

Atij muslimani që Allahu i Madhërishëm ja ka ndriçuar zemrën në muajin e bekuar të Ramazanit dhe ja ka shtuar besimin, ku u largua nga rahatija e tij, dhe braktisi zbavitjet e tij duke u ngritun për namaz në netët e tij dhe agjëroi ditët e tij.  Ai nuk mund të largohet nga të garuarit në vepra të mira dhe pas Ramazanit, nuk heqën dorë nga të mirat e fituara, ëmbëlsinë e  të cilit i ka shijuar nga agjërimi, namazi dhe adhurimet e tjera. Kush shijoi  ëmbëlsinë e të lidhurit me Zotin,  dhe shijoi ëmbëlsinë e besimit në muajin e Ramazanit, dhe në zemrën e tij sundoi  qetësia dhe siguria, nuk e ndërpret vazhdimësinë e kësaj lumturije dhe do ta mbajë zemrën e lidhur me Zotin e tij. Ai vazhdon të jetë i mbështetur në Zotin, për Zotin, me Zotin për tek Zoti.

Nëse mbaron sezoni i Ramazanit, sezonet e mirësive e pasojnë atë, mirësitë e Mëshiruesit nuk numërohen dhe nuk përfundojnë kurrë. Sezonet pasohen sipas rëndësisë së tyre dhe shpërblimeve të tyre, dhe se çdo ditë thithën ajrin e tyre që pasojnë sezone dhe mundësi të ndryshme, të cilat i shfrytëzon i mençuri dhe i mbushën me shpërblime  ai që i lutet Zotit të tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!” (El-‘Alak 19)

Çdo mëngjes që zbardhën dita njeriut i hapet një fushë mundësije për Njësim, (Tahlil), Lavdërim (Tahmid), Madhërim (Tekbir)  dhe kërkim falje(Istigfar) tek Zoti. Sikurëse në çdo darkë në të cilën bie errësira, e njëjta mundësi për fitore të cilat i arrin dhe  ua di vlerën e tyre. Ata janë adhuruesit e natës ata të cilët: “Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne.” ( Es-Sexhde 16) Ata që ja dinë kuptimin dhe vlerën jetës, ata kan mundësi që ta konsiderojnë të  gjithë jetën  e tyre sezone mirësie, duke tentuar dhe provuar me të gjitha format e nismat, me përpjekje duke  bërë bamirsi. Duke  përhapur dituri, ndihmuar nevojtarin, nderuar musafirin, përkdhelur kokën e jetimit, duke pajtuar mes njerëzve, ndërtuar xhami, duke dhënë këshilla, mbështetur kurse të mësimit të Kuranit. Duke marrë pjesë në një projekt bamirsie, të punuarit në ndërtimin e vendit dhe ngritjen e vlerës së umetit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.” (El-Isra’ 19)

Adhurues të Zotit! Muslimani mund të preket me diçka nga fatkeqsia dhe epidemia ai vet apo në familjen e tij, e nëse ai lavdëron Allahun, e llogaritën  fatkeqsinë  duke besuar në caktimin dhe vullnetin e Zotit, Allahu do të ja shtojë shpërblimin dhe ja zëvëndëson atë që ka humbur me diçka më të mirë, dhe dërgon, cakton  për të mëshirë, falje dhe udhëzim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit,  të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”.  Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” (El-Bekare 155-157)

Kjo në kontekst me  kohën e epidemisë, e cila ka bllokuar atë që lëvizën dhe lëvizuar të bllokuarin, duke u përhapur në të gjithë botë, duke trishtuar zemrat e njerëzve, dhe verbuar shikimin. Kjo kur shikon  njerëz që humbin jetën dhe infektime të vazhdueshme. Nën këtë frikë të madhe zbret butësia e të Madhërishmit dhe na mbulojnë retë e Mëshirës së Tij, duke mbrojtur robërit e Tij nga një epidemi vdekjepurëse dhe mbrojtur vendin nga një sëmundje shkatërruese, dhe largon vështirsinë nga umetiPasojat e sajtë në vend ishin të vogla dhe falë Mirësisë së Zotit dëmet e sajt nuk ishin të mëdha. Kjo është një rrugëdalje e madhe që  do të bëjë festën tonë shenjë lehtësimi të afërt,  duke e bërë atë për ne nga festat më të bukura dhe lumturitë më të mëdha. Veshja e re në këtë festë, do të jetë veshja e devotshmërisë dhe e shëndetit, dhe mjeti i i sigurtë është siguria dhe qetësia, dalja dhe hapja e vendit duke marrë frymë lirisht largë bllokimit të asaj epidemie, nga të cilët kënaqesh kur dëgjon se janë  mirë  dhe gëzojnë shëndet të plotë. Pas gjithë këtyre të mirave mos kemi përsëri kërkesa tjera?! Ecni, shëtisni në tokë dhe shikoni si ka qenë gjendja, situata e të tjerëve, që të vlersoni gjendjen e mirë, mirësin dhe butësinë, nuk ka butësi më të madhe  se butësia e Zotit, nuk ka mëshirë më të madhe se mëshira e  Krijuesit. Vërtetë përkujtimi i mirësive, gjuha falenderuese, dhe zemra lavdëruese, sjellin, meritojnë  më shumë mëshirë  dhe butësi. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Allahu është i Mirë me robërit e Vet…” ( Esh-Shura 19)   Sikurëse ka thënë: “Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari?!” ( El-Mulk 14)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit  i kërkoj falje për vete. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Epidemitë dhe muslimani - Medina 14.02.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin, lavdërime dhe madhërime të shumta për Allahun. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Ai është i Larti, Madhështori. 

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari i ynë Muhamedi, është rob dhe i dërguari i Allahut, përgëzuesi, sjellës i lajmit të mirë dhe paralajmërues. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Muslimani mbyllën ditën e muajit të Ramazanit duke qenë mirënjohës dhe falenderues ndaj Zotit dhe i gëzuar për plotësimin e tij, duke festuar mbërritjen e Bajramit me mirësitë dhe të mirat e Zotit. Nxjerrën sadekanë e Fitrit si pastrim të agjëruesit nga fjalët e kota gjatë agjërimit të tij dhe gëzim për të varfërit. Sadakatul Fitri obligohet për çdo musliman dhe për atë që ka nën kujdestari masa e sajtë  është  një Saa’ e barabartë me 2.5 kg, ushqim të vendit. Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, ka thënë: “I dërguari i Allahut e ka bërë detyrim sadakanë e Fitrit në masën e një Saa’s, 2.5 kg hurma apo drithra. Kjo për robin dhe të lirin, mashkullin dhe femrën, të voglin dhe të madhin prej muslimanëve. Sikurëse ka urdhëruar për nxjerren e tij para se të dalin njerëzit për në namazin e Bajramit.” Sikurëse lejohet që të nxirret një ditë apo dy para Bajramit, kjo bazuar nga ajo që është transmetuar nga Ibn Omeri Zoti qoftë i kënaqur me të dy, se ata e nxirrnin atë, sadakanë e Fitrit,  një ditë apo dy ditë para Bajramit.

Sa i përket ndalimit të namazit të Bajramit në xhami dhe në vendfaljet e Bajrameve për shkak të epidemisë, muslimanëve u lejohet që ta falin këtë namaz në shtëpitë e tyre, kjo në mënyrë individuale apo në xhemat. Tekbiret fillojnë me përëndimin e diellit në natën e Bajramit, e nëse namazi falet në shtëpi, tekbiret ndërpriten  me hyrjen e tij në namaz të Bajramit. Namazi falet njëjtë dy rekatë por pa ligjëratë, hutbe. Në rekatin e parë thuhet Tekbiri i parë, i lidhjes në namaz e pastaj thuhen dhe gjashtë Tekbire të tjera njëri pas tjetrit. Ndërsa në rekatin e dytë pasi që ngrihemi nga sexhdeja, pas tekbirit të ngritjes,  e më pas merren dhe pesë tekbire të tjera. Koha e namazit të Bajramit hynë pasi që ka lindur dielli dhe është ngritur në horizont me masën e një shtize apo dy shtizave, dmth,  me masën e rreth 45 min afërsisht. Koha e faljes së tij vazhdon deri në përfundim të kohës së namazit të Duhas, apo para se të hyjë koha e namazit të drekës me 45 min afërsisht. Është e ndaluar falja e namazit të Bajramit gjatë kohës së lindjes së diellit. Zoti i pranoftë nga ne dhe nga ju veprat e mira.

Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni të Dërguarin e Zotit, Udhëzuesin, Allahu na ka urdhërua me këtë kur thotë në Kuran: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot mëshiroje të Dërguarin tonë  Muhamedin, gratë dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. O Zot bekoje Muhamedin  gratë dhe pasardhësit e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

Kënaqësia e Zotit qoftë  mbi katër  Halifet e nderuar,  Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  mbi familjen dhe  të gjithë shokët e tij të nderuar,  mbi ne së bashku me ta me Faljen dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro mosbesimtarët dhe të pafetë, politeistët.

O Zot shkatërro armiqt Tu  dhe  armiqt e fesë.

O Zot bëje të paqtë e sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot ata që na duan ne, vendeve tona, Islamit  dhe muslimanëve të keqen, angazhoi ata me të  keqen e tyre, bëj planet e tyre  shkatërrim për ta,  o Dëgjues i lutjeve.

O Zot na bëj nga ata që kan agjëruar Ramazanin me besim dhe shpresë tek shpërblimi Yt.

O Zot na bëj nga ata që kan falur namaz në Ramazan me besim dhe shpresë tek shpërblimi Yt.

O Zot na bëj nga ata që janë falur në natën e Kadrit dhe u ke dhënë sukses në arritjen e sajtë dhe ua ke pranuar atë o Zoti i Botrave.

O Zot na fal gabimet, lehtëso çështjet tona dhe largo shqetësimet tona.

O Zot të lutemi të na japësh xhenetin dhe çfarë na afrojnë tek ai me fjalë dhe vepra. 

O Zot na ruaj nga zjarri i xhehenemit dhe çfarë na afron me të nga fjalët  dhe veprat.

O Zot të lutemi të na japësh gjithë të mira , nga ato që dimë dhe që nuk dimë. 

O Zot tek Ty kërkojmë mbrojtje nga gjithë të këqijat nga ato që dimë dhe që nuk dimë.

O Allah! Ti je falës dhe e do faljen na fal ne. O Allah! Ti je falës dhe e do faljen na fal ne. O Allah! Ti je falës dhe e do faljen na fal ne.

O Zot na fal gabimet tona, nga ato që kemi kaluat dhe anashkaluar, atë që kemi shfaqur  dhe kemi fshehur, dhe atë që Ti je më i Ditur me to se ne. Ti je i Pari  pa Fillim dhe i Fundit pa Mbarim. O Allah! S’ka Zot tjetër veç Teje. 

O Zot na fal gabimet tona, të qëllimshmet dhe të paqëllimshmet, që i kemi bërë nga dija apo padija dhe çdo gabim tonë.

“Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!” (El-Bekare 286)

O Zot ne i kemi bërë padrejtësi vehteve tona, e nëse nuk na falën dhe na mëshiron do të jemi nga  të humburit.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga zjarri.

O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, ndryshimi i Faljes Tënd,  nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimimi Yt.

O Zot të lutemi të na japësh gjithë të mira, nga ato që dimë dhe që nuk dimë. 

O Zot tek Ty kërkojmë mbrojtje nga gjithë të këqijat nga ato që dimë dhe që nuk dimë.

S’ka Zot tjetër veç Allahut, i Larti i Buti, S’ka Zot tjetër veç Allahut, Sunduesi i fronit bujarë.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

 

Post Author: endrit