Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet për Zotin që përmbylli mesazhet hyjnore me legjislacionin, fenë tonë, përmbylli shpalljet e profetëve dhe të dërguarve të Tij me vulën e profetëve të dërguarin tonë, dhe bëri umetin tonë mesatarë, popullin më të mirë të dalë nga i gjithë njerzimi.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Ai krijon çfarë dëshiron dhe përzgjedhën nga ato krijesa çfarë Ai dëshiron.
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, i përzgjedhuri nga Zoti, më i miri nga të mirët e të mirëve, i dërguari i ndershëm që erdhi me të vërtetën. Krijesa më e mirë, në moral dhe sjellje, dhe më elekuenti në të shprehur prej tyre. Solli mesazhin, plotësoi emanetin, këshilloi umetin, dhe u përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të vërtetë deri sa i erdhi afati i fundit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e kijametit.
Në vijim
Fjala më e mirë është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të dërguarit tonë, Muhamedit, djali i Abdullahut. Gjërat më të këqija janë risitë në fe, çdo risi është bidat e çdo bidat është humbje e çdo humbje është në zjarr.
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm përzgjedhën nga Melaiket dhe nga njerëzit të dërguar, ka përzgjedhur Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga xhevahirët më të çmuar nga frymorët, njerëzit, e ka nderuar dhe vlersuar atë mbi të gjithë njerëzit. Udhëzimin e tij e ka bërë shkallën më të lartë të të mirës dhe vlersimit, “Nuk ka humbur e nuk ka devijuar! Ai nuk flet sipas dëshirës së vet, por ajo (që thotë) është vetëm Shpallje hyjnore, që i vjen atij. Atë ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhebraili), mendjelartë, që iu shfaq qartë,” (En-Nexhm 2-6)
Allahu i Madhërishëm shpëtoi me atë gjithë njerzimin nga idhujtaria, injoranca dhe labirinthet e errësirës, nga degradimi i vlerave dhe moralit, dhe nga largimi i natyrshëmrisë së pastër njerzore, ndarjeve dhe distancimeve të ndryshme. Ai u kujdes për udhëzimin, shpëtimin dhe lumturinë tonë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” (Et-Teube 128)
Nga Abdullah Ibn Amer Ibn Asi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka lexuar fjalën e Allahut të Madhërishëm që i është drejtuar Ibrahimit: “ O Zoti im, ata kanë shmangur shumë njerëz (nga rruga e drejtë). Ai që më pason mua, është i fesë sime;” (Ibrahim 36) dhe fjalën e Zotit që i është drejtuar Hazreti Isait, pqaja e Zotit qoftë mbi të; “ Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (El-Maide 118), i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ngritur duart e tij dhe ka thënë: “ O Zot, umeti im, umeti im dhe ka qarë.” Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O Xhibriil, shko tek Muhamedi dhe thuaj: Ne do të kënaqim në umetin tënd dhe nuk do të ndëshkojmë në të.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Nga Xhabir, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet të ketë thënë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Shembulli im me ju është si shembulli i një burri që ka ndezur një zjarr dhe në të fillojnë të bien flutura dhe insektë të tjerë, i cili i djegën sapo bien. Ndërsa unë jam ndriçues që të ju shpëtoj prej zjarrit, por ju kërceni, largoheni prej dorës time, dhe bieni në të, zjarr.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Nga kujdesi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për umetin e tij, është se ai ka rezervuar, ruajtur lutjet e tij për ditën e vështirë: “ Atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai, nga e ëma dhe nga i ati, nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet. Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t’i mjaftojë. “ ( ‘Abese 34-37)
Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Për çdo të dërguar ka lutje që pranohet, ndërsa unë e kam rezervuar lutjen time për të ndërmjetsuar umetin tim ditën e kijametit, ajo do të jetë e dobishme, me lejen e Zotit për ata që janë ndarë nga kjo jetën duke mos i bërë shok Allahut në adhurim.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.
Adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar që të shpërblejmë ata që kanë bër mirë ndaj nesh dhe ka thënë: “A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç së mirës?! “ (Er-Rahman 60)
Kush ju ka bërë një të mirë shpërblejani atë. A nuk është në të drejtën e të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përballë të mirës dhe vlerësimit që ka bërë për ne, që ta shpërblejmë atë me lutje dhe përshëndetje ndaj tij?! Përshëndetja dhe lutja për të është nga metodat më të mëdha të shpëtimit, lidhjet më të frytshme dhe nga bekimet më të mëdha, bindjet më të pastra, dhe gjëja më e mirë me të cilën mund të zbukuroni kohën, me të cilën shtoni të mirat, ngriheni në gradë, fshini të këqiat, gabimet, largoni ankthet, shqetësimet dhe vështirsitë. Një lutje, salavat për të shtohet nga Allahu i Madhërishëm me dhjetë të tilla. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është transmetuar se ka thënë; “ Çdo njeriu që më përmendën dhe lutet për mua, më përshëndetën me salavatë, Allahu i Madhërishëm i shkruan dhjetë të mira, fshinë nga ai dhjetë të këqia dhe e ngrenë atë dhjetë gradë më lartë.” Hadithin e ka transmetuar Nesaiu.
Ubej Ibn Ka’bi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë; “Kam thënë ; O i dërguari i Allahut unë bëj, dërgoj shumë salavate, lutje për ty, sa lutjet salavatet të bëj për ty?!” Ka thënë: “ Sa të duash.” Kam thënë një të katërtën?! Ka thënë: “ Sa të duash por nëse i shton ato, është në të mirën tënde.” Kam thënë: Gjysmën? “ Ka thënë: “ Sa të duash por nëse i shton ato, është në të mirën tënde.” Kam thënë dy të tretat? “ Sa të duash por nëse i shton ato, është në të mirën tënde.” Kam thënë: Le të jetë e gjithë lutja ime vetëm për ty o i dërguari i Allahut?” Ka thënë: “Atëherë, me salavatet, të largohet shqetësimi dhe të falen gjynahet.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu dhe e ka konsideruat hadith të mirë.
O ju muslimanë! Vërtetë Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është njeriu më i nderuat tek Allahu, besimi në Zot është bashkangjitur, lidhur me besimin në të, profetin, bindja ndaj Zotit e lidhur me bindjen ndaj tij, dashuria për Zotin lidhur me dashurinë e tij, dhe përkujtimi i Zotit me përkujtimin e tij. Dëshmitë e besimit në Një Zot, dy dëshmitë janë slogani i Islamit, adresa e besimit, simboli i sigurisë, dhe fjalët e thirrrjes nga minaret të cilat i përsërisin muezinët çdo ditë me ezanin; “Dëshmoj se s’ka Zot tjetër përveç Allahut. Dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i Allahut.” Nuk plotësohet besimi me njërën nga dëshmitë vetëm se pasi të thuhen, dëshmohen te dyja dëshmitë.
Na është bërë obligim me urdhërin e Allahu dhe për të drejtën e tij ndaj nesh që të mbushim zemrat tona me dashurinë dhe vlersimin për të, si dhe me pasimin e synetit dhe traditës, rrugës së tij.
Vërtetë nga shenjat e dashurisë për të, plotësimin e detyrimit ndaj tij, dhe sigurimin e synetit të tij, është të shtuarit e lutjeve dhe përshëndetjet për të. Allahu i Madhërueshëm ka treguar për Veten dhe Melaiket e Tij dhe ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të.” (El- Ahzab 56) Dhe ka urdhëruar robërit e Tij besimtarë me këtë, detyrë për ta, dhe ka thënë: “ O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O robër të Zotit! Dërgoni sa më shumë salavate për të të dërguarin e Allahut, mësoni gjuhët tuaja me salavate, dhe lagini, njomëni me to buzët. Lutuni dhe dërgoni salavate për këtë të dërguar, vërtetë ai do vazhdojë të jetë me besimtarët i mëshirshëm. Lutuni për qetësinë që na ka treguar sepse qetësia e tij është qasja e fortë nga kjo fe e vërtetë. O ju që shpresoni nga ai ndërmjetsim, lutuni dhe pëshëndeteni atë sa më shumë.
Adhurues të Zotit! Allahu e ka ngritur lartë vlerën e të dërguarit të salavateve ndaj profetit, paqja dhe shpëtim i Zotit qoftë mbi të, dhe ka shumëfishuar shpërblimin ndaj tyre. Sikurëse i ka nderuar dërguesit dhe thënësit e salavateve ndaj tij. Nga Ebi Talha El Ensariu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është zgjuar një ditë shumë i kënaqur, gjë që shikohej që në fytyrën e tij.” Kanë thënë; “ O i dërguari i Allahut, je zgjuar sot shumë i kënaqur që duke dhe në fytyrën tënde?!” Ka thënë: “Po, më ka ardhur i dërguari, Meleku nga Zoti i Gjithësisë dhe më ka thënë: Kush dërgon për ty një salavatë nga umeti yt, atij Allahu i Madhërishëm do ti shkruaj me të dhjetë të mira, fshinë nga ai dhjetë të këqia, do ta ngrejë atë në dhjetë gradë më lartë, dhe do të ketë po të njëjtat si ato, dhjetë të tilla.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.
Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “I pari njeri për të cilin do të shqetësohem, interesohem ditën e kijametit, është ai që ka rënë më shumë në salavate për mua.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Hibani
Adhurues të Zotit! Gjallëroni zemrat tuaja me përmendjen e tij, dërgoni salavate për të duke zbatuar kështu urdhërin e Zotit, pasuar kështu synetin, traditën e tij, dhe plotësuar të drejtën që kemi ndaj tij. Afrohemi kështu për tek Zoti i Gjithësisë me vlerësimin, dashurinë dhe nderimin për të dërguarin e Allahut, duke shtuar kështu veprat e mira dhe paksuar veprat e këqia.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
Zoti ju begatoftë ju dhe mua me Kuranin e Madhërishëm, Zoti na bëftë të kemi dobi nga ajetet e Kuranit plot urtësi. Tek Zoti kërkoj falje, Atij kërkoni falje, më të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet për Zotin e Botrave, “Ai që u solli analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t’u lexuar atyre Shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar Librin dhe Urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë.” ( El-Xhumu’a 2)
O ju muslimanë! Vërtetë nga lutjet dhe përkujtimet më të frytshme është të shtuarit e salavateve dhe selameve, lutjeve dhe përshëndetjeve, për të dërguarin e përzgjedhur, në vështirsi dhe në qetësi, në paqe, në darkë dhe në mëngjes. Salavatet e besimtarit për të dashuri e tij, profetin, janë simbol, shenjë dhe slogan e në veçanti në ditën e xhuma. Ajo është dita më e mirë. Euvs Ibn Evsi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, pqaja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë nga ditët më të mira për ju është dita e xhuma, në këtë ditë është krijuar Ademi, dhe në këtë ditë ka vdekur, ndërruar jetë, në këtë ditë do ti fryhet Surit, dhe në këtë ditë do të bëhet kijameti. Prandaj bini salavatë për mua në këtë ditë, vërtetë përshëndetjet, salavatet, tuaja mbërrijnë tek unë.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.
Kush dëshiron nga Allahu i Madhërueshëm vlersim dhe nderim, dhe ta kujtojnë Melaiket e Nderuara, që ti lartësohet emri, grada dhe pozicioni, le të shtojë sa mëshumë nga salavatet, përshëndetjet për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ta bëjë këtë në të gjitha kohët dhe situatat dhe në të gjitha ditët e tij, e në veçanti nëse përmendet emri i tij në fjalë, bisedë. Ali Ibn Husejni dhe ky nga babai i tij Husejni, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Koprac është ai që kur unë përmendem para tij nuk bie salavatë për mua, nuk më përshëndetën.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.
Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ I poshtëruar është ai njeri që kur unë përmendem tek ai, para tij, nuk bie salavat mbi mua, nuk më përshëndetën.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.
Adhurues të Zotit! Vërtetë salavatet për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, janë lutje të cilat nuk janë të lidhura me vend dhe kohë, por se në disa raste janë të detyruara, prej të cilave kur përmendet emri i tij nga gjuha e njeriut, apo dëgjimi i emrit të tij në kohën e ezanit. Abdullah Ibn Amr Ibn Asi, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, tregon se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Nëse dëgjoni muezinin përsërisni atë së çfarë ai thotë, pastaj bieni salavatë për mua. Vërtetë kush bie salavat një herë për mua, Allahu i Madhërishëm bie salavat për të dhjetë herë. Pastaj lutjuni Allahut të Madhërishëm për mua, sepse është një shtëpi në xhenet të cilën nuk e arrinë, meriton vetëm se një adhurures nga adhuruesit e Zotit. Shpresoj që të jem unë ai, dhe se atij që i lutet Zotit që të arrijë këtë gradë, i lejohet ndërmjetësimi im.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
O ju musliman! Detyra e salavateve për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ligjëruar në disa kohë, prej tyre në uljen, tehijatin e fundit në namaz, në momentet e hyrjes dhe daljes nga xhamia, në lutje, dua, në momente fatkeqsishë, shqetësimesh dhe mbledhjet e një bashkësije, populli, pas thirrjes së muezinit, si dhe në të tjera rasteve veç këtyre kohëve të përmendura.
Adhurues të Zotit! Vërtetë salavati, përshëndetja ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bëhet dhe arrihet me çfarë do forme që të thuhet, me çdo fjali që ajo lidhet. Janë transmetuar forma të ndryshme, dhe se të gjitha janë të pranueshme dhe plotësuese të detyrës, të mjaftueshme në salavatet, përshëndetjet ndaj të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ebi Mes’ud El Ensariu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Erdhi tek ne i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ishim të ulur në kuvendin e Sa’d Ibn Ubade. Beshir Ibn Sa’d i ka thënë: “Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar që të dërgojmë salavatë për ty o i dërguari i Zotit, por si të dërgojmë salavatë, të përshëndesim dhe të lutemi për ty?” Ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka heshtur deri sa menduam se ai nuk u pyet. Pastaj i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Thoni ; “O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Ebi Humejdi Es Saidiu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se ata kan thënë: “O i dërguari i Allahut, si të biem salavatë, të përshëndesim, për ty?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Thoni ; “O Zot mëshiroje Muhamedin, gratë e tij, pasardhësit tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit. O Zot bekoje Muhamedin, gratë e tij dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
O ju të dashurit e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të! Nga salavatet e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka përfitime të pafundme, ndikime dhe dobi që nuk llogariten dot. Nga salavatet ndaj tij, ka dobi në këtë botë dhe në botën tjetër që nuk mbulohen. Sa më shumë që i dashuri të shtojë përmendjen e të dashurit, përkujtimin e tij me zemër, përkujtimi i të mirave dhe dobive të tij përkrah dashurisë ndaj tij, shtohet më shumë dashuria dhe rritet më shumë përmallimi për të, dhe këto e ndihmojnë njeriun, të dashurin, që ta pasojnë atë. Për syrin e të dashuruarit nuk ka gjë më të dashur se shikimin e të dashurit të tij, dhe nuk ka gjë më të ëmbël për zemrën e tij se përmendja dhe përkujtimi i mirësive të tij. Sa herë që njeriu neglizhon në përmendjen e tij, pakësohet, dobësohet dashuria e tij nga zemra për të.
Adhurues të Zotit! Dijeni se salavati, përshëndetja e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është adhurim dhe lutje e cila arrin tek ai. Bëni kujdes që të jeni në rrugën e tij duke e pasuar atë, dhe ndaloni, largohuni nga epshet, e kota dhe devijimi.
Kush vepron diçka në të cilën nuk ka urdhëruar dhe porositur i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ajo është e refuzuar, e kundërshtojmë.
O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, dhe mbi të gjithë shokët dhe familjarët e tij, dhe mbi ne sëbashku me ta me Bujarinë, Madhështinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët.
O Zot bëje të paqtë e të sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot na jep siguri në vendin tonë.
O Zot na jep siguri në vendin tonë, jepu sukses drejtuesve dhe kujdestarëve të çështjeve tona.
O Zot jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit të dy xhamiave të shenjta, dhe mbështete atë me mbështetjen Tënde.
O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, o Dëgjues i lutjeve.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)