Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet janë për Zotin, Kujdestari i Ladëruari, Zotëruesi i Fronit të Lavdishëm, Atij i lutemi për largimin e çdo vështirsie të madhe.
Zotin e lavdërojmë dhe e falenderojmë për mirësitë e Tij të cilat nuk i llogaritën dikush veç Tij, nga ato që dimë dhe nga ato që nuk dimë.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i vetëm i pa Shok, Vepruesi i çdo gjëje që Ai dëshiron.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, shembull në çdo punë të mirë. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, të cilët ndihmuan Islamin me punë dhe thirrje në të, dhe me luftën e tyre për lartësimin e fjalës së tij, deri sa u zhduk errësira e idhujtarisë dhe u zëvendësua me dritën e besimit në Një Zot.
Në vijim
Frikësohuni Allahut, Zotit tuaj, duke plotësuar obligimet dhe u larguar nga të ndaluarat. Kështu do të keni jetë të bukur dhe përfundim të mirë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sa për shtëpinë e botës tjetër, Ne do ta caktojmë atë për ata që nuk kërkojnë as madhështi e as ngatërresa në Tokë. Përfundimi (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqijat.” (El-Kasas 83)
O ju musliman! Allahu i Madhërishëm ka krijuar këtë univers për të përmbushur në të misionin e Tij, për të zbatuar në të Vullnetin e Tij, për të gjykuar në të me Drejtësinë e Tij, nuk ka kundërshti ndaj vendimit të Tij. Menaxhon, kontrollon çdo çështje të tyre me Diturinë dhe Drejtësinë e Tij, Mëshirën dhe Forcën e Tij. Krijesat ndyshojnë, kalojnë nga një gjendje në një gjendje. Ata janë në mes të Mirësisë dhe Mëshirës së Tij, dhe në mes të Drejtësisë dhe Urtësisë së Tij. Krijesave çdo gjë e mirë dhe e begatë që ju vjen është vetëm nga Mirësia dhe Mëshira e Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Çdo e mirë që të gjen ty o njeri, është prej Allahut,…” (En-Nisa 79) Allahu i Madhërishëm ka thënë gjithashtu: “Askush nuk mund të pengojë atë që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij dhe askush, përveç Tij, nuk mund të japë atë që Ai e pengon. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (El-Fatir 2)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “A nuk shihni se si Allahu jua ka bërë të mundur t’i shfrytëzoni të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë dhe ju ka mbuluar me begatitë e Tij të dukshme e të padukshme?” ( Lukman 20)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Çdo mirësi që keni, është nga Allahu.” (En-Nahl 53)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato. Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.” (En-Nahl 18)
Mirësitë e kanë fillimin dhe përfundimin e tyre nga Zoti i Madhërishëm, askush nuk është se i meriton vetë ato. Nga mëshira e Zotit ndaj robërve të Tij është se ka urdhëruar ata që të jenë mirënjohës ndaj mirësive që ti kenë ato dhe të ju shumohen gjithashtu. Sikurëse i ka paralajmëruar nga të qenit mosmirnjohës për ato mirësi nga ku do të ju ikin dhe përfundojnë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë”. (Ibrahim 7)
Mirënjohja, apo falenderimi, ndaj mirësive është zbatimi apo plotësimi i obligimeve, mos veprimi i gjërave të këqija dhe të ndaluar, dhe të shfrytëzuarit e mirësive të Zotit në ato që kënaqin Zotin dhe në Madhërimin e Dhururesit të tyre Zotin e Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “dhe falënderoni për mirësitë e Allahut, nëse vërtet e adhuroni Atë.” (En-Nahl 114)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O familje e Daudit! Bëni falënderim (për Allahun)!” Megjithatë, pak nga robërit e Mi, janë falënderues.” (Sebe’ 13) Disa dijetarë kan thënë: “ Nuk kalonte një orë nga nata apo dita që familja e Daudit të mos ishin ose në sexhde ose në ruku, në adhurim të Zotit.”
O ti musliman! Kujto mirësitë e Zotit ndaj teje, dhe medito në Atë që të ka dërguar këto mirësi ndërsa ti nuk i meriton ato. Prandaj bëhu falenderues për to ndaj Zotit të Madhërishëm sikurëse ishte falenderues i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me fjalën e tij kur thotë: “ O Falës i Madh, o Ti që i ke të mbushura duart me Mëshirë, o Zotërues i çdo shpëtimi dhe plotësues i çdo ankese, o Dhurues i Madh, o Dhurues i mirësive ndaj atyre që nuk i meritojnë ato, o Zoti ynë, Sunduesi dhe Kujdestari ynë, o Plotësues i dëshirave tona, të lutem o Allah që të mos prekësh, ndëshkosh krijesën time me zjarr, na shpëto nga zjarri.” Hadithin e ka transmetuar Hakimi në Mustedrekun e tij, nga hadithet e Amer Ibn Shuajb nga babai i tij dhe gjyshi i tij, dhe ka thënë se është hadith me transmetim të saktë.
Përkujtimi i mirësive dhe vlerësimi i tyre jep dashurinë për Allahun e Madhërishëm dhe të turpëruarit prej Tij. Si mundet që një njeri me mend që përballë mirësive të shfaqi vepra të urryera. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Duajeni Allahun për ato që ju dhuron nga mirësitë e Tij, me duani mua për dashurinë e Zotit, dhe duani familjen time për dashurinë time.” Hadithin e kanë transmetuar Tirmidhiu dhe e ka konsideruar hadith të saktë, dhe Hakimi që ka thënë se hadithi është i saktë. Hadithi është nga transmetimet e Ibn Abazit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy.
Kjo është prej planeve dhe caktimeve të Zotit me bujari, begati dhe mirësi ndaj robërve të Tij. Nuk mundet dikush që të arrijë, meritojë mirësitë e Zotit me adhurime. Por se kjo është e gjitha falë Mirësisë së Zotit. Allahu i Madhërishë falën, dhe mëshiron, vlerson dhe kënaqet me pak punë të mira të njeriut, të cilat janë të sinqerta dhe pasuese të traditës së Profetit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Askush nga ju nuk do të hyjë në xhenet me punët e tij.” I kanë thënë; “ As ti o i dërguari i Allahut?!” Ka thënë: “ As unë, vetëm nëse më mbulon Allahu me Mëshirën dhe Mirësinë e Tij.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi nga hadithet e Ebu Hurejres, Zoti qoftë i kënaqur me të. Ibn Rexhebi, Zoti e mëshiroftë, për Selefët, të parët e mirë, ka thënë: “Ata akuzonin, dyshonin në veprat e tyre, pendesat e tyre, dhe friksoheshin se mund të mos pranohet kjo pendesë prej tyre. Kjo gjë ua shtonte atyre frikën dhe shtonin më shumë përpjekjet në punë të mira. Hasan El Basriu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kam njohur popull, njerëz, që edhe pse shpenzonte ndonjëri prej tyre të gjithën apo pjesën më të madhe të të ardhurave nga toka, si sadaka, nuk ishte i sigurtë në pafajsinë, faljen e gjynaheve të tij.” (Këtu mbaron fjala e tij.)
Sikurëse e mira, mirësia dhe të kënaqurit janë me caktimin dhe vullnetin e Zotit, dhe nga mirësia dhe mëshira e Tij, njëjtë janë dhe fatkeqsitë, të vështirat dhe ndëshkimet, janë me caktimin dhe vullnetin e Zotit, me drejtësinë dhe mëshirën e Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje.” ( Ez-Zumer 62) Nga Abdullah Ibn Amer, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Vërtetë Allahu i ka shkruar caktimin e krijesave pesëdhjetë mijë vite para se të krijonte Qiejt dhe Tokën, ndërsa froni i Tij qëndron mbi ujë.” Hadithin e kanë transmetuar Muslimi dhe Tirmidhiu.
Allahu i Madhërishëm ka krijuar shkaqet, sikurëse ka krijuar dhe atë që është pas shkaqeve, rezultatet. Allahu i Madhërishëm krijon për një shkak sikurëse dhe krijon pa asnjë shkak. Ajo çfarë ka dashur Allahu është, dhe ajo çfarë Ai nuk ka dëshiruar të jetë nuk është.
Sprovon me të mirë dhe sprovon me të keqe. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni.” ( El-Enbija’ 35)
Allahu i Madhërishëm shpërblen ata të bindurit dhe mirnjohësit, falenderuesit, dhe ndëshkon kundërshtuesit dhe të mosmirnjohësit.
Universi ecën sipas ligjshmërisë së Zotit, ligjshmëri që ka dashur Ai vetë dhe na e ka bërë të qartë në librin e Tij. Zoti i Lartësuar, i Fuqishmi dhe Mëshiruesi, Fuqiploti dhe i Urti, është Ai që drejton universin dhe e menaxhon atë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ai i drejton të gjitha çështjet dhe i shpjegon në hollësi shpalljet, me qëllim që ju të bindeni se do të takoheni me Zotin tuaj.” (Er-Ra’d 2)
Allahu i Madhërishëm ka thënë gjithashtu: “…duke drejtuar çdo gjë. S’ka ndërmjetës tek Ai, përveçse me lejen e Tij. Ky është Allahu, Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë! Vallë, a nuk po mendoni?!” ( Junus 3)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e plotë.” (Er-Rahman 29)
Transmetohet nga Ebi Darda’, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e plotë” është në vullnetin, dëshirën e Tij që të fali gjynahet e njeriut, krijesës, të largojë vështirsi, ti përgjigjet lutësit, të ngrejë lartë popull dhe të uli, poshtërojë një popull tjetër.” Hadithin e ka transmetuar Bez’ari.
E nëse universi do të kalonte pa vështirsi, me qetësi siç dhe dëshirojnë njerëzit, nuk do të ishin sprovuar të dërguarit e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ta, dhe nuk do të ishte shpërblimi më i mirë për ata dhe pasuesit e tyre. Dhe nuk do ti kishte goditur, prekur kundërshtarët e tyre lloje të ndryshme ndëshkimi. Por se vendimi është vetëm i Zotit të Vetëm. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Thuaju (o Muhamed!): “Të gjitha janë në Dorë të Allahut!” (Al ‘Imran 154)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kurse ata, të cilëve ju u luteni në vend të Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës.” (El-Fatir 13)
Fatkeqsitë janë pastrim, fshirje e gjynaheve për muslimanin, dhe ngritje në gradë për të. Nga Ebu Hurejra, Zotit qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Do vazhdojë fatkeqsija për besimtarin dhe besimtaren, në veten e tij, fëmijën e tij dhe pasurinë e tij deri sa të takojë Zotin dhe nuk ka me vete gabime, gjynahe.” Hadithin e kanë transmetuar Tirmidhiu që ka thënë se hadithi është i mirë, dhe Hakimi që e ka konsideruar hadith të saktë.
Transmetohet nga Muhamed Ibn Halid Es Selemiu, ky nga i babai dhe gjyshi i tij që ka thënë se: “ E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: Vërtetë kur robit i është përgatitur një gradë, pozitë nga Allahu, por se ai nuk e ka arritur atë me punën e tij, Allahu i Madhërishëm e sprovon atë në trupin e tij, ose në pasurinë e tij, ose në fëmijën e tij, pastaj Allahu e bën të durueshëm përballë kësaj sprove deri sa të arrijë gradën, pozitën e tij, e cila i është përgatitur më parë nga Allahu i Madhërishëm.” Hadithin e kanë trasmetuar Ebu Daudi, Ahmedi dhe Ebu El Ala
Fatkeqsia është sipas shkallës së besimit në forcë dhe në dobësi . Transmetohet nga Mus’ad Ibn Sa’din ai nga babai i tij, tregohet se ka thënë; “Kam thënë o i dërguari i Allahut, kush nga njerëzit përballen me fatkeqsitë, sprovat më të mëdha?” Ka thënë: “ Të dërguarit e Zotit, pastaj shembuj dhe shembuj e shembujve të tyre. Njeriu sprovohet sipas nivelit të besimit, nëse besimi i tij është i fortë, sprova, fatkeqsia rritet. E nëse feja, besimi i tij është i dobët, Allahu do ta sprovojë atë sipas asaj grade besimit që ai ka. Fatkeqsia, sprova do ta shoqërojë njeriun deri sa ai të mos ketë gjynahe, atëhere do ta lërë të lirë në tokë.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu dhe ka thënë se hadithi është i mirë i saktë. Hadithin e ka transmetuar dhe Ibn Maxhe.
Fatkeqsitë, vështirsitë,dhe katastrofat e përgjithshme umeti Islam duhet ti përballojë me durim dhe përgjegjshmëri. Ato janë mësime për njerzimin që të mendojnë dhe meditojnë nga cilat porta të gjynaheve të tyre kan ardhur, me qëllim që të mos i përsërisin po të njëjtat gjynahe, të mos kryuejnë çfarë janë më të rënda se ato gabime, dhe që të mos ndëshkohen me një fatkeqsi më të madhe se ajo që kaluan. Sikurëse është mësim që të përkujtonë se në çfarë mirësish ishin para së të zbresi vështirsia, që të zbresi mbi ta shpëtimi, siguria dhe qetësia me bindje dhe adhurim. Allahu i Mahdërishëm në ligjshmërinë e Tij ndaj robërve të Tij, ka thënë: “Ndoshta, Zoti juaj, do t’ju mëshirojë, por, nëse ju ktheheni (në gjynahe), Ne do t’u kthehemi (ndëshkimeve ndaj jush).” (El-Isra’ 8)
Allahu i Madhërishëm nuk i mbanë në vazhdimsi tek robërit e Tij vështirsitë, të rëndat, por se i largon ato kur Ai dëshiron. Prandaj prisni rrugëzgjidhjen e Allahut të Madhërishëm dhe përballeni fatkeqsinë me lutje dhe përgjërim, sepse Allahu i Madhërishëm nuk ka nevojë për ndëshkimin e njerëzve, por se Allahu i Madhërishëm do që ata të veprojnë punë të mira, dhe të braktisin, largohet nga të ndaluarat. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të Më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” (El-Bekare 186)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve.” ( El-A’raf 56)
Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij të larta. Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së të dërguarve dhe fjalët e tij të arta. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet për Zotin e Botrave.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, i Forti i Pathyeshmi.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, besniku dhe i sinqerti. Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen, dhe të gjithë shokët e tij.
Në vijim
Frikësohuni Zotit me frikë të vërtetë dhe kapuni pas Islamit me lidhje të fortë.
Adhurues të Zotit! Dijeni se pasuria e njeriut dhe lumturija e tij është në të nxituarit drejt Zotit dhe bindja e tij në këtë gjë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O njerëz! Ju jeni të varfër e nevojtarë për Allahun, kurse Allahu s’ka nevojë për asgjë dhe është i Denjë për çdo lavd.” ( El-Fatir 15)
Ndërsa poshtërimi, humbja,vdekja dhe shkatërrimi i njeriut sipas mendimit të tij është diçka në dorë të tij dhe jo në pushtetin e Zotit të tij, si dhe tregohet arrogant me veten e tij dhe me atë çfarë i ka dhënë Zoti. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kurse atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm, dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin), Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit, e, kur të hidhet (në Zjarr), pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi.” (El-Lejl 8-11 )
Në një hadith nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi Zotit qoftë mbi të, të transmetuar nga Ibn Abazi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëti i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me dy mirësi janë të humbur shumë nga njerëzit; me shëndetin dhe kohën e lirë (Duke mos i shfrytëzuar si duhet).” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Në një hadith tjetër tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Dije se rrugëdalja, rrugëzgjidhja është me vështirsinë dhe se pas vështirsisë vjenë lehtësimi.”
Allahu i Madhërueshëm ka thënë në një hadithë Kud’si: “ O rbërit e Mi! Vërtetë ato janë veprat tuaja të cilat do jua llogaris, më pas do i prezantoj ato para jush. Kush i gjenë, i ka veprat e mira le të lavdërojë Zotin, e kush i gjenë, ka diçka tjetër, veprat e këqia të mos akuzojë dikën tjetër veç vetes së tij.”
Adhurues të Zotit! “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
Ka thënë i dërguari i Allahu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Kush bie salavat një herë për mua, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.” Prandaj lutuni dhe përshëndeteni të parin dhe të fundit e të përzgjedhurve dhe drejtuesin e të gjithë të dërguarve.
O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. Lutje dhe përshëndetje të shumta.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë të drejtë, ata që udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi sahabet, tabiinët dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e fundit.
O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne sëbashku me ta me Bujarinë, Madhështinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro mohimin dhe mohuesit, idhujtarinë dhe idhujtarët, o Zoti i Botrave.
O Zot shkatërro armiqt Tu dhe armiqt e fesë, o më i Madhi më Bujari.
O Zot na fal ne atë që kemi kaluar dhe atë që kemi vonuar, atë që kemi bërë në fshehtësi dhe hapur, dhe atë me të cilën je më i ditur se ne për të, Ti je i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim, s’ka Zot tjetër veç Teje.
O Zot përmirso situatën tonë në çdo çështje, na shpëto nga poshtërimi në këtë botë dhe dënimi në botën tjetër.
O Zot të lutemi të na e mundësosh që të bëjmë vepra të mira në këtë botë dhe të largohemi nga të ndaluarat o më i Madhi më Bujari.
O Zot mos na lër në dorë të veteve tona as sa hapim e mbyllim sytë, dhe përmirso të gjitha çështjet tona.
O Zot na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga Iblisi, shejtanët e tij, ushtarët dhe pasuesit e tij o Zoti i Botrave, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot na e bëj të dashur për ne besimit dhe zbukuro zemrat tona me të, na e bëj të urryer për ne mohimin, shthurjen dhe të keqen, dhe na bëj nga njerëzit e drejtë, o më i Madhi më Bujari.
O Zot largo nga muslimanët fatkeqsitë dhe vështirsitë.
O Zot largo nga muslimanët fatkeqsitë dhe vështirsitë.
O Zot mundëso shlyerjen e borxheve aty që kanë borxhe nga muslimanët.
O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.
O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot mos na lër në dorë të veteve tona as sa hapim e mbyllim sytë, o më i Madhi më Bujari.
O Zot na e bëj të qartë të vërtetën dhe na e bëj të mundur ta ndjekim atë.
O Zot na e bëj të qartë të kotën dhe na e bëj të mundur ti qëndrojmë larg asajtë.
O Zot na ruaj.
O Zot në Madhështinë Tënd dhe emrat dhe Cilësitë e Larta, nga ato që i dimë dhe që nuk i dimë kërkojmë mbrojtje nga e keqja që na dëmton, nga e keqja që zbret nga qielli , nga sherri që është në tokë dhe që del prej sajtë, dhe nga sherri që është mbi tokë, nga sherri i fitneve të natës dhe nga sherri i fitneve të ditës, nga sherri i atyre që presin rrugën natën dhe ditën, o Mëshirues.
O Zot përmirso situatën tonë në çdo çështje, s’ka Zot tjetër veç Teje.
O Zot ruaj muslimanët dhe pasardhësit e tyre nga shejtani i mallkuar, o më i Madhi më Bujari, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve. O Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve.
O Zot largo këtë pandemi nga vendi ynë dhe nga vendet muslimane.
O Zot largo këtë pandemi nga vendi ynë o Zoti i Botrave. O Zot largo këtë pandemi nga vendi ynë o Zoti i Botrave, dhe largo atë nga vendet muslimane.
O Zot dëmi i sajtë ka mbuluar tokën, o më i Madhi më Bujari, o Zot largoje atë nga robërit e Tu. O Zot largoje atë nga robërit e Tu, me të vërtetë Ti je Mëshirues Mëshirbërës, o më i Madhi Mëshirues, o më i Madhi Bujarë.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
O Zot ruaj vendin tonë nga çdo e keqe dhe e urryer, o Zoti i Botrave.
O Zot ruaj vendin tonë nga çdo e keqe dhe e urryer, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot jepi sukses kujdestarit të dy xhamiave të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur, jepi sukses në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, O Zot ndihmoje drej çdo të mire. Bëje atë të dobishëm për Islamin dhe të muslimanët, ndihmo me atë fenë Tënde, lartëso me të fjalën Tënde, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot jepi sukses zëvëndësit të tij me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde.
O Zot jepi sukses në vendimet e tij, në punë të mira dhe ndihmo me të fenë Tënde.
Zot bëje atë të dobishëm për Islamin dhe të muslimanët, ndihmo me atë fenë Tënde, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë, o më i Madhi më Bujari.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.