Jeta e të dërguarit të Allahut në pak rreshta – Medina 11.09.2020

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet për Zotin që përmbylli mesazhet hyjnore me legjislacionin, fenë tonë, përmbylli shpalljet e profetëve dhe të dërguarve të Tij me vulën e profetëve të dërguarin tonë, dhe bëri umetin tonë mesatarë, popullin më të mirë të dalë nga i gjithë njerzimi.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Ai krijon çfarë dëshiron dhe përzgjedhën nga ato krijesa çfarë Ai dëshiron.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, i  përzgjedhuri nga Zoti, më i miri nga të mirët e të mirëve. Solli mesazhin, plotësoi emanetin, këshilloi umetin, dhe u përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të vërtetë deri sa i erdhi afati i fundit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e kijametit.

Në vijim

Fjala më e mirë është libri i Allahut, Kurani,udhëzimi më i  mirë është udhëzimi i të dërguarit tonë, Muhamedit, djali i Abdullahut. Gjërat më të këqija janë risitë në fe, çdo risi është bidat e çdo bidat është humbje e përfundimi i çdo humbjeje është në zjarr.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

O ju muslimanë!  “Njeriu do të jetë me atë që e ka dashur” Dashuria për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të është kusht në besim. Rruga më e mirë për të dashur të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është njohja me historinë, virtytet dhe moralin e tij. Prandaj njihuni me të dërguarin tuaj që të dini kapacitetin dhe pozitën e tij, sepse do të ju shtohet dashuria ndaj tij dhe pasimi i tij. Asnjëri nga ju nuk ka besuar me të vërtetë derisa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk është më i dashur për të se vetja e tij, fëmija i tij, prindi dhe pasuria e tij dhe se të gjithë njerëzit.

Adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm zgjedhën të dërguarit e Tij nga Melaiket dhe nga njerëzit, dhe ka përzgjedhur Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga xhevahirët më të çmuar njerzore. Allahu i Madhërishëm e nderoi dhe e vlersoi para të gjithë njerëzve.

Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “ Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” (Et-Teube 128)

Allahu i Madhërishëm bëri udhëzimin e tij standat dhe shembull të virtytit dhe përsosmërisë. “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” ( El-Ahzab 21) Allahu i Madhërishëm pastroi rrugën dhe moralin e tij, dijen dhe mendjen e tij, fjalët dhe veprat e tij. Allahu i Madhërishëm e mbuloi atë me pastrim të plotë në anën e dukshme, jashtme, dhe anën e padukshme, të  brendshmen e tij. Allahu pastroi mendjen e tij dhe për këtë  ka thënë: “…shoku juaj (Muhamedi a.s.), nuk ka humbur e nuk ka devijuar!” ( En-Nexhm 2) Allahu pastroi shikimin e tij dhe për këtë ka thënë: “Shikimi i tij (Muhamedit a.s.) nuk u shmang dhe nuk shkoi përtej (asaj që i ishte lejuar të shihte)” ( En-Nexhm 17) Allahu pastroi gjoksin e tij dhe për këtë ka thënë: “Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin)” (Esh-Sherh 1) Sikurëse Allahu pastroi emrin e tij dhe për këtë ka thënë: “dhe ta lartësuam emrin?!” (Esh-Sherh 4) Allahu pastroi ndershmërin e tij dhe për këtë ka thënë: “Ai nuk flet sipas dëshirës së vet,” ( En-Nexhm 3) Allahu pastroi diturinë  e tij dhe për këtë ka thënë: “Atë ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhebraili),” ( En-Nexhm 5) Allahu pastroi ndjenjat  e tij dhe për këtë ka thënë: “dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” (Et-Teube 128) Allahu pastroi moralin  e tij dhe për këtë ka thënë: “se ti je me virtyte madhore.” (El-Kalem 4) 

Adhurues të Zotit!  Vërtetë Allahu i Madhërishëm ka krijuar të gjithë robërit e Tij në natyrshmëri të pastër, në besimin Islam, por se atyre u erdhën shejtanët dhe i larguan nga feja e tyre. Ata ua bënë të ndaluar të lejuarën dhe të lejuar të ndaluar, dhe i urdhëruan që ti bëjnë shok Allahut,  dikë që nuk i ju bën atyre dot dobi. Allahu i Madhërishëm shikoj tek banorët e tokës dhe u merzit me ata, me  arabët  dhe joarabët, me përjashtim të një pjese të vogël  nga ndjekësit e Librave. Allahu i Madhërueshëm  ka zgjedhur prej tyre njerëzit më të mirë, ajkën e lavdisë dhe të nderit, burim i të mirës dhe mirësisë, Muhamedin djalin e Abdullah Ibn El Mutalib, arab nga Kurejshët, Hashimij. Allahu i Madhërishëm zgjodhi për të vendin më të mirë, lindi dhe u rrit në Meke, nëna e të gjitha vendeve, Umul Kura, vendi i zbritjes së shpalljes. Lindi në Rebiul Evel në vitin e Elefantit, 632 vite pas lindjes së Isait të birit të Merjemes, paja e Zotit qoftë mbi të. I ka ardhur shpallja kur ka mbushur të 40 vitet nga jeta e tij, dhe ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare.

O muslimanë! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka përjetuar dhimbjen e jetimit. Babai i ka vdekur para lindjes së tij, duke qenë në barkun e nënës. Ndërsa nëna e tij i ka vdekur kur ai ishte rreth  gjashtë vjeç. Atë e mori në kujdestari gjyshi i tij, Abdul Mutalibi, për dy vite deri sa dhe ai vdiq. Pastaj e mori nën kujdestari xhaxhai i tij, Ebu Talib. Ka vazhduar ta mbulojë, mbrojë dhe ndihmojë deri sa ka vdekur dhe ai, Ebu Talibi,  në vitin e dhjetë të shpalljes. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë fëmija i vetëm i prindërve të tij, nuk kishte as vëlla dhe as motër. Allahu i Madhërishëm bashkoi tek ai shumë të mira dhe begati, atributet e natyrshmërisë dhe meritave. Praktikoi tregtinë dhe ka udhëtuar më shumë se disa herë me xhaxhain e tij për në Sham. Ka udhëtuar në mbikqyrjen e mallit të  Hatixhes, të bijës së Huvejlit disa herë. Sikurëse ka ruajtur delet e disa fiseve të Mekes. Kur ishte në moshën njëzet e pesë vjeçare, është martuar me Hatixhen, e cila ishte mbështetja dhe mbrojtja më e mirë për të. Me Hatixhen ka lindur të gjithë fëmijët e tij, me përjashtim të Ibrahimit, djalit të tij, nëna e të cilit ishte Maria El-Kiptije, nga Egjypti. Në moshën katërdhjetë vjeçare, Allahu i Madhërueshëm e zgjodhi duke i sjelle shpalljen, duke mbyllur me të ciklin e të dërguarve dhe profetërve të Tij. Ai e filloi shpalljen e tij me thirrje në besimin në Një Zot dhe largimin nga idhujtaria dhe shirku, duke nxitur në virtyte dhe cilësi të mira. Duke nxitur në të urdhëruarit në të mirë dhe në ndalim nga e keqja, padrejtësija dhe shthurja. Në këtë mënyrë ka vazhduar në Meke për trembëdhjetë vite, duke bërë thirrje hapur dhe në fshehtësi, natën dhe ditën.  Por ata, Mekasit, fusnin gishtërinjtë në veshë, duke mos dëgjuar thirjen e tij, kurdisën një kurth të madh ndaj tij, mbuloheshin me petkat e tyre, duke këmbëngulur me mendjemadhësi (në mosbesim).

E mohuan dhe sulmuan, e munduan dhe e kundërshtuan, e braktisën dhe i bënë bllokadë. E akuzuar për magjistarë, poet dhe të çmendur. Sikurëse i shtuan mundimet dhe të këqijat ndaj pasuesve dhe ndihmësve të tij. Banorët e Mekes i munduar dhe i torturuan të gjithë. “Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd,” (El-Buruxh 8) 

Deri në momentin kur Allahu i Madhërishëm lejon të dërguarin e Tij që të udhëtojë, emigrojë për në Medine. Drejt qytetit të mbushur me të mira, drejt Tabas, të mirës, për të përmirsuar qëndrimin e tij. Vendin e forcës dhe të besimit, ku do të forcohet besimi, ku do të zbresi Allahu i Madhërishëm ushtarët e Tij për ndihmë, tek ata: “  ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndiejnë kurrfarë rëndimi, për atë  që u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.” (El-Hashr 9)

Kështu filloi të ngrihet shteti i Islamit në Medine. Shtet që u formua në një kohë të shkurtër, ku u vendosën rregullat. Pastaj filluan që të shtohen rallët dhe të luftojnë në rrugë të Allahut kundra atyre që luftuan Zotin dhe të dërguarin e Tij. Filluan të nënshkruhen marveshjet, premtimet dhe kartat. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  jetoi në Medine dhjetë vite. Këto vite kan qenë të mbushura me ngjarje, ndodhi dhe beteja. Toka që kur e ka krijuar Allahu nuk i ka përjetuar ngjarje të tilla, nuk e ka shënuar historia që në fillimet e sajtë deri sot periudhë dhe brez më të lidhur se ata me të vërtetën, më të udhëzuar se ata në rrugën e drejtë, dhe më të dashur me  Allahun se ajo periudhë dhe ai brez.

E lusim Allahun që të na bashkojë me ta në vendqëndrimin e mbushur me Mëshirën e Tij; “me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta! “ (En-Nisa 69)

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar; “Është Ai që u solli analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t’u lexuar atyre Shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar Librin  dhe Urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë.” ( El-Xhumu’a 2)

Zoti  begatoftë ju dhe mua me Kuranin e Madhërishëm, Zoti na bëftë të kemi dobi nga ajetet e Kuranit plot urtësi. Tek Zoti kërkoj falje, Atij kërkoni falje,   më të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Bëhu i dobishëm për shoqërinë - Medine 11.10.2019

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Shfaqës dhe Ngritës i të vërtetës, Mposhtës i të kotës dhe atij që e mbështetën atë. “Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët. “ (Es-Saff 9)

Adhurues të Zotit! Gjatë dhjetë vjeçarit të periudhës Medinase, Allahu i Madhërueshëm plotësoi fenë e Tij, dhe njerëzit hynë ne fenë e Zotit grupe grupe. Islami u përhap në çerekun e gadishullit Arabik, populli i tij e pranoi dhe hynë në fenë Islame. 

Këto janë ndodhitë më të njohura gjatë kësaj periudhe dhjetë vjeçare. 

Në vitin e parë të hixhretit, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndërtoi xhaminë dhe shtëpinë e tij, dhe vëllazëroi Muhaxhirinët me Ensarët. Këtë vit u ligjëruar, caktua Ezani, thirrja për namaz.

Në vitin e dytë u kthye Kibla, drejtimi në namaz, nga Aksaja për në drejtim të Qabes në Meke. Në këtë vit është bërë obligim agjërimi i Ramazanit, dhe sadakaja e Fitrit. Në këtë vit ka ndodhur beteja e Bedrit, në të cilën ka vdekur Rukija, vajza e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u martuar me Aishen, Zoti qoftë i kënaqur me të. Në këtë vit Aliu është martuar me Fatimen, vajzën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Ndërsa në vitin e katërt ka pasur disa beteja dhe triumfe, prej tyre janë, beteja e Uhudit, beteja Benu Nadir. Pas kësaj beteje është bërë haram, ndaluar alkooli. Në këtët vit i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është martuar me Hafsan, vajzën e Omer Ibn Hatabit, Zoti qoftë i kënaqur me të. Në këtë vit Othmani është martuar me Umu Kulthumin, vajzën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Në këtë vit ka lindur Hasani, djali i Aliut dhe Fatimes, Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë.

Në vitn e katërt të hixhretit, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është martuar me Ummu Selemen, është legjitimuar tejemumi, dhe thuhet se në këtë vit ka ndodhur dhe beteja e Hendekut. Në këtë vit është praktikuar dhe legjitimuar namazi i frikës.

Ndërsa në vitin e pestë, ka ndodhur beteja e Duma El Jendel, zonë në veri të Arabis Sauditet sot. Në këtë vit është sanksionuar vendosja e hixhabit për femrat.

Ndërsa në vitin e gjashtë, ka ndodhur marrveshja e Hudejbijes, Bejatu Ridvan, premtimi apo besa e dhënë në Ridvan, dhe beteja e Beni Mustalik. Në këtë vit është mbuluar dielli, eklipsi i diellit, dhe është përhapur panik nga frika.

Ndërsa në vitin e shtatë të hixhretit në Medine, ka ndodhur beteja e Hajberit, Umretu el Kada, plotësimi i umres së kaluar. Në këtë viti i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është martuar me Umi Habiben, me Mejmunen, Safijen, dhe me Marije El Kiptijen. Në këtë vit ka pranuar Islamin Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të.

Në vitin e tetë të hixhretit, ka ndodhur beteja e Mu’tas, ekspeditat e shpeshta, Dhat Es Selasil, si dhe çlirimi i Mekes në muajin e Ramazanit. Në këtë vit ka lindur Ibrahimi, djali i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Në këtë vit ka vdekur Zejnebja, vajza e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Në këtë vit ka ndodhur beteja e Hunejnit.

Në vitin e nëntë të hixhretit, ka ndodhur beteja e Tebukut. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka urdhëruar në këtë vit Ebu Bekrin që të udhëheqi njerëzit në  Haxh. Në këtë vit ka vdekur Ummu Kulthumi, vajza e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sikurëse në këtë vit ka vdekur dhe Nexhashiu, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe filluan të vinë delegacione tek i profeti.

Ndërsa në vitin e dhjetë të hixhretit, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bëri haxhin e lamtumirës, haxhin e fundit, dhe vdiq djali i tij, Ibrahimi, Zoti qoftë i kënaqur me të. Në këtë vit zbriti fjala e Allahut të Madhërishëm: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës)  dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe, atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve.” ( Surja  En-Nasr)

Adhurues të Zotit! “ Çdo njeri do ta shijojë vdekjen.” (Al ‘Imran 185) dhe “Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.” (ER-Rahman 26-27) Nga vdekja nuk ka shpëtim dhe ikje, fshehje. Në muajin Rebiul El Evel të vitit të  njëmbëdhjetë  hixhri, pas haxhit të lamtumirës, u prek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga sëmundja. Allahu i Madhëruar i dha mundësinë e zgjedhjes, të jetojë akoma apo të ndërrojë jetë, por ai preferoi takimin me Zotin. O Zot më jep shoqërin e të lartësuarve, O Zot më jep shoqërin e të lartësuarve. Erdhi momenti i ndarjes nga kjo botë, u errësua e gjithë bota nga largimi i tij, njerëzit i kaploi hidhërimi. Pasha Allahut, nuk ka hidhërim më të madh, nuk ka të papritur më të rëndë, nuk ka moment më të vështirë, nuk ka momente më të rënda. E si mos të jetë kështu, kur me largimin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ndërprerë shpallja nga toka. Horizontet u errësuan, u tjetërsuan muslimanët, nga hidhërimi. Prej tyre kishte që u befasuan, u hutuan, kishte nga ata që ranë dhe nuk mundën që të ngrihen, prej tyre kishta nga ata që ju bllokua gjuha dhe nuk mundën që  të flisnin dot. Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, thotë: “Në ditën që i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, hyri në Medine, u ndriçua prej tij çdo gjë në qytet , ndërsa në ditën që ai ndërroi jetë u errësuar çdo gjë.” Porse ky është ligji i Allahut. Nga vdekja nuk shpëton dot  prind as fëmijë, as i vogël, as i madh dhe asnjë njeri. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndërroi jetë, ai nuk ishte i përhershëm tek umeti i tij, sepse nuk kishte lënë Allahu i Madhërishm para tij dikën të përhershëm në këtë botë. Për vdekjen ne jemi shenjestër e shigjetës që nuk gabon, atë që e ka kalur të  sotmen nga  shigjeta nuk mund ta kalojë atë për nesër. Çfarë e dëmton njeriun që ka njohur këtë botë dhe xhelozinë e sajtë, që të mos garojë në të dhe me njerëzit e sajtë asnjëherë.

O Zot të lutemi që të na japësh dashurinë e sinqertë për Ty, dhe dashurinë për të dërguarin Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

O Zot shpërbleje për ne me më të mirën që ke shpërblyer të dërguar për umetin e tij.

O Zot sikurëse na ke bërë nga umeti i tij, nga Mirësia dhe Bujaria Jote ndaj nesh, të lutemi o Zot që të na bësh nga ata që meritojnë ndërmjetsimin e tij, të na ringjallësh në shoqërinë  tij dhe na mundëso të shuajmë etjen me enën e tij, dhe të na bashkosh me të në gradët më të larta të xhenetit të përhershëm, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit tonë dhe shërbyesit  të dy xhamiave të shenjta, dhe mbështete atë me mbështetjen  Tënde. 

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, o Dëgjues i lutjeve. O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin. 

Kënaqësia e  Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët dhe familjarët e tij, dhe mbi pasuesit e rrugës së tyre me mirësi deri në ditën e fundit. 

Të lutemi që të jesh i kënaqur me ne sëbashku me ata,  me Bujarinë dhe Mirësinë  Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

Post Author: endrit