Të zbatojmë fjalën e Zotit – Medina 02.10.2020

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme     15-02- 1442 H    02-10-2020 D

Shejh Ahmed Bin Talib Hamid                      Tema Të zbatojmë fjalën e Zotit

Lavdërimet janë për Zotin,  Atë e lavdërojmë,  prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojte nga të këqiat e veteve tona, dhe punët tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën, devijon, dhe ai që e humbën veten e tij s’ka udhëzues  tjetër veç Tij. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. 

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102) 

“O njerëz! Frikësohuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësohuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En- Nisa 1) 

“O besimtarë, frikësohuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.  Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab 70-71)

Në vijim

Fjala më e mirë është Libri i Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit  qoftë mbi të. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat në fe, çdo shpikje është bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje është në zjarr.

O ju besimtarë! Allahu i Madhërishëm  thotë në librin e Tij madhështorë, Kuranin, në formën urdhërore na urdhëron,  ndalon dhe  na  porositën duke na thënë: “Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); që të silleni mirë me prindërit; që të mos vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; që të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta dhe që të mos ia merrni tjetrit jetën, të cilën Allahu e ka shenjtëruar, përveçse kur e kërkon drejtësia (e ligji). Këto ju porosit Ai, me qëllim që të kuptoni.” Dhe mos iu qasni pasurisë së jetimit, përveçse për ta rregulluar, derisa të mbërrijë pjekurinë! Kryejeni drejt matjen dhe peshimin; Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësisë së tij! Kur të flisni, thoni të vërtetën, qoftë edhe për të afërmit tuaj! Plotësojani besën e dhënë Allahut! Këto ju porosit Ai që të mos harroni. Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.  Ne i dhamë Musait Librin si plotësim (të mirësisë Sonë) për atë që vepron mirë, si shpjegim për çdo gjë dhe si udhërrëfyes e mëshirë, që ata (hebrenjtë) të mund të besonin në takimin me Zotin e tyre. Ky Libër që kemi shpallur, është i bekuar, prandaj ndiqeni dhe druajuni kundërshtimit, në mënyrë që të mëshiroheni, dhe që të mos thoni: “Shkrimet e shenjta u janë shpallur vetëm dy sekteve  para nesh, ndërsa ne nuk kemi ditur gjë çfarë mësonin ata.” Ose që të mos thoni: “Sikur Shkrimet e shenjta të na ishin shpallur neve, ne do të ishim më të udhëzuar se ata.”. Pra, ju ka ardhur nga Zoti juaj provë e qartë, udhërrëfim dhe mëshirë! Atëherë, kush është më keqbërës se ai që i përgënjeshtron shpalljet e Allahut dhe largohet nga ato? Ne, do t’i ndëshkojmë me dënim të rëndë ata që shmangen nga shpalljet Tona, për shkak se u larguan. A mos vallë presin ata t’u vijnë engjëjt ose të vijë Zoti yt, ose të vijnë disa shenja të Zotit tënd? Ditën kur të vijnë disa shenja të Zotit tënd, atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e tij! Thuaju: “Pritni, se edhe ne po presim!” (  El-En’am 151-158) 

Ndërsa i dërguari ynë i ndershëm, profeti i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka sjellë lajmin e vërtetë dhe të sinqertë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar Jahjan, të birin e Zekerijas, paqja e Zotit qoftë mbi ata të dy, me pesë fjalë që të punojnë me ato, dhe të urdhërojë Beni Israilët që të punojnë gjithashtu me ato fjalë. Ai ishte  shumë i ngadaltë në zbatim, nuk urdhëronte dot, pastaj Isai, paqja e Zotit qoftë mbi të, i tha: “Me të vërtetë Allahu të ka urdhëruar pesë fjalë që të punosh me to dhe të urdhërosh Beni Israilët me to, prandaj ose do ti urdhërosh ti, ose do ti urdhëroj unë.” Jahja, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Frikësohem se po të ma kalosh me të urdhëruarit e tyre, e për këtë do të qortohem apo do të ndëshkohem.” Njerëzit u mblodhën në Bejtul Makdis, Kud’s,  xhamia u mbush e gjitha,  u tejmbush sa njerëzit kishin hypur në vende të larta. Ai, Jahja, paqja e Zotit qoftë mbi të, tha: “ Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm më ka urdhëruar që punoj me pesë fjalë dhe ju ka urdhëruar dhe ju që të punoni me to; E para e tyre është që të adhuroni Allahun Një dhe të mos i bëni Atij shok në adhurim. Shembulli i atij që i bën shok Allahut në adhurim është si ai njeriu që blenë një rob me arë apo me para, lekë, dhe thotë kjo është shtëpia ime dhe kjo puna ime. Puno dhe jepi, bindju  atij. Mirëpo ai punonte dhe nuk i jepte llogari, nuk i bindej zotërisë së tij, por dikujt tjetër. Kush nga ju pranon, kënaqet që të jetë  robi i tij i tillë?!  Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar me namaz. Nëse falni namaz, mos u shpërqëndroni, sepse vërtetë Allahu i Madhërishëm shikon në fytyrën e robit të Tij në namaz derisa ai nuk shpërqëndrohet. Ju ka urdhëruar që të agjëroni. Agjëruesi është si shembulli i atij përsontit që mban me vete një pako, apo kuti me Misk, erë të mirë. Të gjithë e pëlqejnë erën e miskut, ndërsa era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se era e miskut. Ju ka urdhëruar për sadaka, lëmosh. Shembulli i atij që jep sadaka është si shembulli i atij përsoni që ka rënë rob tek armiku të cilit ja vendosin duart në fyt dhe afrohen për ta ekzekutuar, e ai u thotë se unë do ta vras veten nga e pakta dhe e shumta, dhe e vrau veten e tij prej tyre. Ju ka urdhëruar që të përmendni Allahun. Shembulli i përsonit që përmendën Zoti, është i njëjtë me shembullin e atij individit që i janë vënë pas armiqt e tij duke e ndjekur nga pas, por ai ikën dhe e shpëton veten duke u mbyllur në një fortësë. Kështu është dhe robi i Zotit, nuk e shpëton dot veten nga shejtani vetëm se me përmendjen e Zotit.” Pastaj i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “ Dhe unë ju urdhëroj për pesë gjëra me të cilat Allahu i Madhërueshëm me ka urdhëruar, të dëgjuarit e fjalës, bindja, xhihadi, përpjekja, emigrimi dhe bashkësia, uniteti. Me të vërtetë ai që braktisën, largohet nga bashkësia qoftë dhe një inç, mas të vogël, ai ka larguar veten e tij nga Islami derisa të kthehet. Kush bën thirrje për tu kthyer për në kohën e injorancës, mosbesimit, ai është nga trupat, banorët e xhehenemit.” Një burrë ka thënë; “O i dërguari i Allahut, edhe nëse falet dhe agjëron?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Edhe nëse falet dhe agjëron. Thirrni në rrugën e Zotit që ju ka quajtur ju muslimanë, besimtarë dhe robër të Zotit.”

Kjo është fjala më e mirë, fjala e Zotit, dhe udhëzimi më i mirë: “Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre. Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi për atë. Ai është vetëm këshillë për të gjithë botët (njerëzit dhe xhindet)”.(  El-En’am 90) “Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni,” (Et-Tegabun 160

Punoni me atë ju ka ardhur nga Zoti juaj, Kurani, që të shpëtoni dhe të keni sukses. Tek Zoti juaj kërkoni falje dhe pendohuni, me të vërtetë Ai është Falës për ata që pendohen.



Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e Botrave. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që i kanë pasuar me mirësi deri në ditën e fundit. 

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës, kur prindi nuk do të mund ta ndihmojë aspak fëmijën e vet, e as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë sado pak prindin e vet! Premtimi i Allahut është vërtet i sigurt, prandaj mos e lini jetën e kësaj bote t’ju mashtrojë dhe as djallin mos e lini t’ju mashtrojë për Allahun.” (Lukman 33)

Dijeni se kulmi i poshtërimit dhe turpit si dhe kulmi i krenarisë dhe lavdisë është në fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “ Nëse bëni tregti të pisët, të ndaluar, mjaftoheni me shkuarjen pas  bishtit të  lopës, bari, dhe  kënaqeni me të mbjellat, bujqësinë,  duke  braktisur xhihadin, përpjekjen në rrugë të Zotit,  Allahu i Madhërueshm do të ju ndëshkojë me poshtërim dhe turpërim që nuk ju largohet deri sa ti ktheheni fesë tuaj.”

O ju njerëz! Lutuni dhe përshëndetëni atë me të cilin pastrohen shpirtat,  Allahu ju ka urdhëruar që ta përshëndetni me salavete dhe selame kur ju ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje  robin dhe të dërguarin Tënd, zotërinë tonë Muhamedin.

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij të mirë dhe të  pastër, mbi bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, mbi shokët e tij, të mirët e të mirëve, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë  të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinët dhe të gjithë ata që i pasuan ata me mirësi deri në ditën e fundit. 

O Zot të lutemi që të jeshë i kënaqur  me ne sëbashku me ta, me Mirsinë dhe  Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët. 

O Zot shkatërro  armiqtë e umetit dhe të fesë Tënde.

O Zot jepi paqe dhe siguri këtij vendi, si dhe të gjitha vendeve muslimanëve.

O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso  drejtuesit dhe përgjegjësit e çështjeve tona.

O Zot jep drejtues të muslimanëve atë që të frikësohet, është i bindur ndaj Teje, dhe kërkon kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave.

“O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!” (Al Imran 147)

O Zot na i fal gjynahet toka që kemi bërë herët apo vonë, hapur apo fshehur, dhe ato me të cilat Ti je me i ditur me to se ne, Ti je i Pari pa fillim, i Fundit pa mbarim, Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë. S’ka Zot tjetër përveç Teje, Ty të takon Madhërimi, me të vërtetë ne kemi qenë nga gabimtarët, prandaj na i fal gjynahet tona që kemi bërë herët apo vonë, hapur apo fshehur, ato me të cilat Ti je me i ditur me to se ne, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot ynë na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkutjimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit