Çdo gjë është krijuar me qëllim – Medina 09.10.2020

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    

22-02- 1442 H    09-10-2020 D

Shejh Ali Hudhejfi       Tema Çdo gjë është krijuar me qëllim

Lavdërimet janë për Zotin, Sunduesi i tokës dhe i qiejve,  Ai që është zotërues i cilësive më të larta, ka urdhëruar në adhurime prej të cilave ka vetëm mirësi dhe begati, ka ndaluar nga haramet, nga të cilat ka vetëm të shëmtuara,  humbje dhe shkatërrim.  

Zotin e lavdërojmë dhe e falenderojmë për mirësitë e Tij të cilat nuk i llogaritën dikush veç Tij, nga ato që dimë dhe nga ato që nuk dimë.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i vetëm i pa Shok,  Unik me emrat e mirë dhe Cilësitë e Tij të plota. 

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, krijesa më e mirë e mbështetur me mrekulli. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, të cilët kan qenë të parët në punë të mira.

Në vijim

Frikësohuni Zotit dhe afrohuni tek Ai duke kryer vepra që e kënaqin Atë, dhe duke u larguar nga ato që e zemërojnë  dhe e hidhërojnë Atë. Nuk ka përfundim më të mirë se  ai i njerëzve që i frikësohen Zotit, janë të devotshëm, dhe se nuk ka përfundim më të keq se sa ai i atyre që e kundërshtojnë Atë, të pabindurit. Bëhuni nga ata që ecin në rrugën e suksesit, dhe mos u bëni nga ata që ecin në  rrugën e mosbindjes  dhe të shthurjes. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!  Kjo dhunti është nga Allahu, e mjafton që Allahu e di çdo gjë.” (En-Nisa 69-70) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Këdo që s’dëgjon Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e pret zjarri i Xhehenemit, në të cilin do të mbetet përgjithmonë”. (El-Xhinn 23)

O ju muslimanë! Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm ka krijuar këtë univers duke vendosur në të çdo gjë që i nevojitet njeriut, nga furnizimi dhe nga kënaqsitë, bukuritë dhe zbukurimet, pasuria, kafshët dhe të tjera si këto. Rregulloi dhe përshtati këtë univers  në dobi dhe interes të njerëzimit, me qëllim që të kalojnë jetën e tyre në mirësi deri sa tu vijë momenti i caktuar prej Tij, të cilin nuk e ndryshojnë dot. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë që ju ka dhënë Ai. Kur të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai.” (El-Mulk 15) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne i kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe çfarë gjendet midis tyre me qëllim të plotë dhe me afat të caktuar. E megjithatë, mohuesit nuk e përfillin atë që u është paralajmëruar.” ( El-Ahkaf 3) Allahu i Madhërueshëm thotë: “ Kafshët Ai i ka krijuar për ju. Nëpërmjet tyre ju siguroni rroba të ngrohta dhe dobi të tjera. Prej tyre ju ushqeheni , dhe shikoni pamje të bukura, kur i ktheni nga kullota dhe, kur i nxirrni në kullotë. Ato mbajnë barrët tuaja deri në vende të largëta, tek të cilat ju do të arrinit me mundim të madh; me të vërtetë, Zoti juaj është i Butë dhe Mëshirëplotë.  (Ai ka krijuar) edhe kuajt, mushkat dhe gomerët, që ju t’i shaloni dhe t’i mbani për bukuri. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini.” ( En-Nahl 5-8) Allahu i Madhërishëm thotë: “ Ai ka vënë në shërbimin tuaj çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.” (El-Xhathije 13) Allahu i Madhërishëm thotë: “Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë tuaja ju jep djemtë e nipat dhe ju furnizon me ushqime të mira. A mos vallë, ata besojnë në gënjeshtra dhe mohojnë dhuntitë e Allahut.” ( En-Nahl 72) Allahu i Madhërishëm thotë: “Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato.” ( En-Nahl 18)

Sikurëse Allahu i Madhërishëm e krijoi këtë univers në formën më të bukur dhe të përsosur,duke e kompletuar me të gjitha gjërat e dobishme për të gjithë ata që janë mbi tokë, në shtimin e përfitimeve dhe dobive të sajtë, si dhe me dhënijen e shkaqeve për kalimin dhe përjetimin e jetës në të, Zoti ynë,  Allahu i Madhërishëm na ka lajmëruar se këtë univers nuk e ka krijuar më kot, pa shkak, nuk do ta lëri pa kontroll, llogaridhënije, sikurëse nuk do ta mbingarkojë robin e Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne nuk e kemi krijuar qiellin dhe Tokën e ç’gjendet në mes tyre, për të luajtur (pa qëllim). Sikur të donim argëtim, Ne do ta bënim me gjërat pranë Nesh (si engjëjt, hyrijet etj.), nëse do të bënim diçka të tillë. Por Ne e godasim të pavërtetën, me të vërtetën, e cila e shkatërron atë dhe ajo zhduket. Dhe, mjerë ju për atë që i vishni (Allahut!)” ( El-Enbija’ 16-18) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne kemi krijuar mbi ju shtatë qiej dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj krijesave Tona.” (El-Mu’minun 17) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne nuk e kemi krijuar kot qiellin, Tokën dhe çfarë ndodhet midis tyre. Kjo është hamendja e jobesimtarëve; prandaj mjerë jobesimtarët kur të hidhen në Zjarr!” (Sad 27)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?!”  I lartësuar është Allahu, Sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Atij, Zotit të Fronit Madhështor! ” (El-Mu’minun 115-116) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu është Ai që qiejt i ka ngritur me shtylla, të cilat nuk mund t’i shihni e më pas është ngritur mbi Fron. Ai ka nënshtruar Diellin dhe Hënën; të gjitha këto rrotullohen për një kohë të caktuar. Ai i drejton të gjitha çështjet dhe i shpjegon në hollësi shpalljet, me qëllim që ju të bindeni se do të takoheni me Zotin tuaj.” ( Er-Ra’d 2) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë.” ( Hud 6) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ai i di të gjitha të fshehtat. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë grimë as në qiej, as në Tokë e nuk ka asgjë më të vogël apo më të madhe se ajo, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë.” (Sebe’ 3)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Çdo shpirt vdes vetëm me vendimin e Allahut, në kohë të caktuar.” (Al ‘Imran 145)

Allahu i Madhërueshëm nuk  ka ngarkuar me përgjegjësi veç njeriut dikë tjetër nga krijesat, por se ka krijuar këtë univers si dëshmi të të vërtetës, që është Besimi në Një Zot, të besuarit në Të, të punuarit mirë dhe rregullimi, përmirsimi në tokë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat);  i Cili e ka bërë për ju tokën shtresë dhe qiellin ndërtesë; i Cili prej së larti zbret ujë dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim për ju. Prandaj mos sajoni me vetëdije zota të barabartë me Allahun. “ (El-Bekare 21-22) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.  Unë nuk kërkoj prej tyre risk, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë. Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi. “ (Edh-Dharijat 56-58)

Allahu i Madhërishëm ka dërguar profetër, e i fundit i tyre është Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për të rregulluar dhe përmirsuar tokën me bindjene, adhurim, dhe pastrimin e sajtë nga idhujtaria dhe të ndaluarat. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” (En-Nahl 36) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli,…” (El-A’raf 56) Dmth pas rregullimit të sajtë nga  të dërguarit e Zotit me librat e zbritura me ata.

Allahu i Madhërueshëm i ka urdhëruar të dërguarit e Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të gjithë, që të kënaqen me të mirat e lejuara që ka dhënë Zoti për ta në këtë botë, dhe që të jenë gjithmonë në adhurim ndaj Zotit,  pa  të cilat nuk rregullohet toka. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “ O të dërguar, hani nga të lejuarat dhe bëni vepra të mira! Vërtet, Unë e di mirë çfarë bëni ju!” (El-Mu’minun 51)

Ndërsa pasuesit e të dërguarve të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ta, janë besimtarët, të cilët janë të urdhëruar që të ndjekin rrugën e drejtë, në fjalën e Allahun të Madhërishëm që thotë: “ O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë dhe, nëse jeni adhurues të Allahut, falënderojeni Atë!” (El-Bekare 172) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Thuaj: “Kush i ka penguar stolitë dhe ushqimet e këndshme, të cilat Ai i ka krijuar për robërit e Vet?”. Thuaj: “Ato janë për besimtarët (dhe të tjerët) në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do të jenë vetëm për besimtarët.”( El-A’raf 32)

Të dërguarit e Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ta, dhe pasuesit e tyre besimtarë, e kanë bërë  këtë univers në vende dhe kohë të ndryshme vend të vepra të mira dhe rregullime. Dhe kanë fituar kështu shërblime të mëdha  dhe xhenetet e Zotit.

Ndërsa veprat e mira kthehen të gjitha në dobi të vetë njeriut dhe  të krijesave,  kjo duke zbatuar rregullat dhe kushtet e Islamit, dhe adhurimet e tjera që pasojnë këto kushte.

O ti musliman! Mos nënvlehtëso dhe mos neglizho diçka nga adhurimet, sepse nuk e di se me cilën vepër të mirë do të hyshë në xhenet dhe do të shpëtosh me të nga zjarri i xhehenemit.

Nga Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Mos neglizho diçka nga veprat e mira, me të vërtete nga veprat e mira është dhe të takosh vëllain tënd musliman me fytyrë të buzëqeshur.” Hadithin e kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi.

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i këaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur  një njeri duke ecur gjenë në rrugë ndonjë degë peme, pengesë, dhe e largon atë, Allahu e falenderon dhe ja falën atij gjynahet.”  Hadithin e kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi. 

Ebu Hurejra, Zoti qoftë i këaqur me të, tregon nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Se një ditë një  grua amorale shikoj një qen që rrotullohej në grykë të pusit duke nxjerrë gjuhën e tij nga etja. Ajo hoqi këpucën e sajtë duke e mbushut me ujë në pus për ti shuar etjen kafshës, i dha të pinte ujë,  Allahu ja fali gjynahet e sajt.” Hadithin e ka trasmetuar Buhariu dhe Muslimi.

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet, Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por, nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.” (En-Nisa’ 40)

Besimtarët e kanë konsideruar këtë univers në nçdo vend dhe kohë vend të bindjes dhe adhurimit të Zotit. Ndërsa ata që nuk besojnë në Zotin dhe në ditën e gjykimit, dhe kanë mohuar, ata e kanë konsideruar këtë univers, në çdo vend dhe kohë, vend të shthurjes, kundërshtisë dhe të ndaluarave të Zotit, duke vepruar të këqija. E nga veprat më të këqija është të bërit shok Allahut, kur njeriu të adhurojë krijesë, ti lutet, i përgjërohet dhe të mbështetet tek ajo, krijesa, të kërkojë ndihmë dhe mbrojtje prej sajtë. Duke parashtruar tek ajo kërkesat dhe nevojat që mund të ketë, duke shpresuar tek ajo për shtim të rriskut dhe në ndihmë, mbështetet tek ajo në largimin e vështirsive dhe sprovave. Ky është shirku, idhujtaria dhe të bërit shok Zotit, të cilin Krijuesi i Gjithësisë, Allahu i Madhërueshëm nuk e falën vetëm se me pendesë të sinqertë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah të tmerrshëm.” (En-Nisa’ 48) 

Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.” (El-Ma’ide 72) 

Nga Ebi Derdai tregohet në formë të ndërprerë(transmetimi)  se Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Me të vërtëtë Unë, njerëzit dhe xhindët jemi në një mardhënije të madhe, i krijoj ndërsa ata adhurojnë diçka tjetër veç Meje, i furnizoj por janë mirënjohës dhe falenderues për dikënd tjetër veç Meje. Mirësia Ime  zbret tek robërit e Mi, ndërsa e keqja e tyre është ngritur tek Unë. U dëshiroj atyre vetëm mirësi, ndërsa ata më kthjen këtë me kundërshti dhe mosbindje.” Hadithin e ka transmetuar Tabaraniu në Musnedin e Shamiinëve, Hakimi në Tarih, histori, Bejhakiu në Shuab.

Gjynahet e mëdha futen në krimet e mëdha pas të bërit shok Allahut në adhurim sipas masës së gjynahit,gabimit. Çdo gjynah me të cilin njeriu i bën padrejtësi vetes së tij, është mes tij dhe Zotit, e nëse pendohet dhe largohet prej sajtë, Allahu ja falën. Ndërsa padrejtësitë në mes njerëzve, që i bëjmë njëri-tjetrit, Allahu i Madhërishëm nuk i falën deri sa ti kthehet e drejta të zotit të tij, në ditën që nuk do të ketë dirhem e as dinar, monedha, por se do të ketë vetëm vepra të mira. Merren të mirat e të padrejtit dhe i jepen atij që ai i ka bërë padrejtësi, e nëse i mbarojnë të mirat, merret nga të këqijat e atij që i është bërë padrejtësi, dhe i hudhen atij që ka bërë padrejtësi, e mëpas do të hudhet në zjarr. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush i ka bërë padrejtësi vëllait të tij në nderin e tij apo diçka nga ai, vëllai i tij, le ta mbylli me atë sot, në këtët botë, para se të vijë dita ku nuk vlen dinari as dirhemi. Sepse atë ditë, nëse ai posedon vepra të mira do ti merren në masën e padrejtësisë së tij, e nëse ai nuk posedon vepra të mira, do të merren nga të këqijat e shokut të tij, që i është bërë padrejtësi, dhe i ngarkohen atij, të padrejtit.” Hadithin e kanë trasmetuar Muslimi dhe Tirmidhiu.

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon gjithashtu se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ju do tu paguani detyrimet atyre që u takojnë ditën e kijametit aq sa do të merret e drejta e deles shytë ndaj asaj me brirë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Nëse ndonjëri do të shpëtojë nga gjykimet e padrejta, do të përfitojnë besimtarët e pafajshëm nga gjykimet e  padrejta në mes tyre. Nga Ibn Said el Hadriji, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Besimtarët shpëtojnë nga zjarri pasi që ata kalojnë urën e Siratit, e më pas do të ndalohen tek një urë ndërmjet Xhenetit dhe Xhehenemit, ku do ti kthejnë hakun shoku-shokut për padrejtësitë që i kanë bërë njëri-tjetrit në dynja dhe pasi të jenë pastruar e të jenë larë nga të gjitha gjynahet, atëherë do të lejohen të hyjnë në Xhenet. Betohem për Atë, në Duart e të Cilit është jeta e Muhamedit! Gjithësecili do ta dijë e do ta njohë vendbanimin e tij në Xhenet më mirë se ç’e njeh shtëpinë e tij në dynja.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

O ti musliman! Qëndro larg gjynaheve, qofshin ato të vogla sipas syrit tënd, sepse dhe për ato do të kërkohet nga Allahu llogari. Nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: ” Një grua ka hyrë në xhehenem për shkak të maces, sepse e ka lidhur atë, nuk e ka ushqyer dhe nuk e ka lejuar as të hajë as insekte të tokës.”  Hadithin e kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Bëni shumë kujdes nga gjynahet që ju duken të vogla, sepse ato mblidhet tek njeriu derisa e shkatërrojnë atë.” 

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Thuaju robërve të Mi, që i kani bërë keq vetes me gjynahe, të mos e humbin shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.  Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të mund t’ju ndihmojë kush. Ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi papritmas, pa e ndier atë.” ( Ez-Zumer 53-55)

  

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij të larta. Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e  zotërisë së të dërguarve dhe fjalët e tij të arta. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.



Hutbeja e dytë

 

LEXO  Festa e Bajramit ritual adhurimi dhe thirrje në natyrshmëri

Lavdërimet janë për Zotin e Botrave, Kujdestari i të devotshmëve, Ai nuk ka nevojë për krijesat e Tij, nuk i bën dobi nënshtrimi i të bindurve, dhe nuk e dëmton kundërshtija e të pabindurve.

Zotin e lavdërojmë dhe e falenderojmë për mirësitë e Tij të cilat nuk i llogaritën dikush veç Tij, nga ato që dimë dhe nga ato që nuk dimë. 

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i vetëm i pa Shok, Sunduesi i Vërtetë dhe i Drejtë.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, i ndershmi dhe besniku. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Në vijim

Frikësohuni Zotit me frikë të vërtetë dhe kapuni pas Islamit me lidhje të fortë.

O ju muslimanë! Vërtetë ajo çfarë i fshinë të këqijat, shumon dhe pastron punët  e mira, plotëson mangësitë në adhurime, dhe  largon shejtanët, është përmendja  Allahut të Madhërishëm në çdo situatë dhe gjendje. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun,  dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje! “ (El-Ahzab 41-42)

Abdullah Ibn Busri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “Tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ardhur një burrë dhe i ka thënë; O i dërguari i Allahut, me të vërtetë veprat nafile në Islamit janë shtuar ndaj nesh, prandaj na trego diçka me shpërblim të madh që të kapemi fort në të?” Ka thënë: “ Le të qëndrojë gjithmonë gjuha jote e lagur, e njomë,  me përmendjen e Allahut.” Hadithin e ka transmeuar Ahmedi dhe Tirmidhiu. 

Adhurues të Zotit!  “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

Ka thënë i dërguari i Allahu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të:  “Kush bie salavat një herë për mua,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.” Prandaj lutuni dhe përshëndeteni të parin dhe të fundit e të përzgjedhurve dhe drejtuesin e të gjithë të dërguarve.

O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. Lutje dhe përshëndetje të shumta.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë të drejtë që udhëhoqën me drejtësi,  Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, të cilët udhëhoqën dhe gjykuan me drejtësi.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi tabiinët dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e fundit.

O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne sëbashku me ta me Bujarinë, Madhështinë  dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Bujarë.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot poshtëro mohimin dhe mohuesit, idhujtarinë dhe idhujtarët, o Zoti i Botrave.

O Zot poshtëro ata që fusin risinë, bidatin. O Zot poshtëro ata që fusin risinë, bidatin,që dëmtojnë fenë Tënde me të cilën ka ardhur i dërguari Yt, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. 

O Zot poshtëro ata që fusin risinë, bidatin, deri në ditën e fundit, o Zoti i Botrave.

O Zot na bëj ne nga ata që janë të kapur pas librit Tënd, o Zot na bëj ne nga ata që kapen fort pas synetit të të dërguarit  Tënd, o më i Madhi më Bujari.

O Zot na forco në besim, në bindje dhe në mirsi.

O Zot na ndaj nga kjo botë duke qenë i kënaqur me ne, o më i Madhi më Bujari, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot të lutemi të na japësh çdo gjë të mirë, atë që dimë dhe atë që nuk dimë, dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga çdo e keqe, nga  ajo që dimë dhe ajo që nuk dimë prej sajtë. 

O Zot të lutemi të na japësh xhenetin dhe ato që na afrojnë tek ai me fjalë dhe vepra. 

O Zot na ruaj nga zjarri i xhehenemit dhe nga ato  çfarë na afron me të nga fjalët  dhe veprat.

O Zot na ruaj nga të këqijat e veteve tona, dhe nga të këqijat e punëve tona.

O Zot na afro në bindjen ndaj Teje dhe na largo nga kundërshtija dhe mosbindja ndaj Tej, o më i Madhi më Bujari. Na udhëzo drejt përmendjes dhe lavdërimit Tënd dhe na bëj adhurues të mirë ndaj Teje. 

O Zot na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga Iblisi,  nga pasardhësit e tij, shejtanët e tij, ushtarët dhe pasuesit e tij, o Zoti i Botrave. 

O Zot mos na lër në dorë të veteve tona as sa hapim e mbyllim sytë.  

O Zot përmirso situatën tonë në çdo çështje,  o më i Madhi më Mëshirues. 

O Zot përmirso situatën tonë në çdo çështje, na shpëto nga poshtërimi në këtë botë dhe dënimi në botën tjetër.

“O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i madh!” (Al ‘Imran 8)

O Zot merr nën mbrojtjen Tënde çështjen e muslimanëve, o Zot merr nën kujdesin Tënd çështjen e çdo besimtari dhe besimtareje, dhe çështjen e çdo muslimani dhe muslimaneje, o Zoti i Botrave.

O Zot largo të vështirat nga muslimanët. 

O Zot largo të vështirat dhe fatkeqsitë nga muslimanët.

O Zot largo këtë epidemi, o Zot largo këtë epidemi që ka rënë në vendet islame, dhe në të gjithë tokën. O Zot largoje atë o më i Madhi më Bujari.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga gjykimi i padrejtë, kënaqsia e armiqve, dhe sëmundjet e rënda. O Zot largoi ato nga ne, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot ruaj vendin tonë nga çdo e keqe dhe e urryer, O Zot ruaj vendin tonë nga çdo e keqe dhe e urryer. 

O Zot ruaj ushtarët tanë. O Zot ruaj ushtarët tanë.

O Zot jepi sukses kujdestarit të dy xhamiave të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur. 

O Zot jepi sukses në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave. Ndihmoje atë drejt çdo të mire.  O Zot jepi sukses në punë të mira dhe mendime të drejta. O Zot jepi shëndet të plotë, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot jepi sukses zëvendësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur. O Zot   bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde. O Zot jepi sukses atij në punë të mira dhe mendime të drejta, ndihmoje atë në çdo të mirë dhe ndihmo me atë fenë Tënde, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot, o më i Madhi më Bujari,  të lutemi që të na japësh shi. O Zot zbrit mbi ne shi, O Zot zbrit mbi ne shi. O Zot na jep shi të begatë, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit