Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme
06-03- 1442 H 23-10-2020 D
Shejh Abdul Bari Eth -Thubejti Tema Surja Ed-Duha
Lavdërimet janë për Zotin, Lavdërimet janë për Atë; “që ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjestuar drejt; që ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën;” (El-A’la 2-3)
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, i Lartësuari Absoluti. Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, Zoti i tij i është drejtuar me fjalët duke i thënë: “e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur.” (Ed-Duha 5) Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lajmëruesit e të mirës dhe ndriçuesit e errësirë.
Në vijim
Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102) Një nga suret e Kuranit ka zbritur në zemrën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke e qetësuar dhe ja larguar dhimbjet, larë plagët e tij dhe duke futun në shpirtin e tij sigurinë. Për një kohë shpallja u ndal, duke mos zbritur asnjë ajet tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, po prisnin ata të cilët prisnin fjalën e tij dhe i shtuan dyshimet ata që dyshonin tek ai, atëhere Allahu i Madhërishëm i zbriti atij suren Ed-Duha: “Betohem në shkëlqimin e paradites dhe në natën kur terret e qetësohet, se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)! ” (Ed-Duha 1-3)
Kjo sure ngriti lart moralin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke treguar dashurinë dhe afrimitetin e Zotit me të dhe vlerën e tij tek Ai; “se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)! ” (Ed-Duha 3) Na tregon se si Zoti qetëson një zemër që është lidhur me të dhe ka patur sukses me ajetet dhe fjalët e Tij. Allahu i Madhërishëm nuk e largon një njeri që ka lidhur zemrën e tij me Zotin por se do ta afrojë atë më afër Vetes, e mbron atë, e ngre lart çështjen e tij dhe ja zgjidhën atë. Këto ajete i drejtohen të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sikurëse i drejtohet çdo besimtari dhe besimtareje që ka qenë i sinqertë me Zotit, dhe ka mbjellur në zemrën e tij ndjenjat e dashurisë për Zotin, afrimitetin me Të dhe të qenurit nën shoqërinë e Tij në vazhdimsi. Duke përfituar kështu lumturinë, kënaqsinë dhe ëmbëlsinë e besimit. Allahu i Madhërishëm në një hadith Kud’si, thotë: “ Dhe vazhdon robi Im që të më afrohet me vepra vullnetare deri sa ta dua atë, nëse e dua atë, atëhere Unë do të jem dëgjimi i tij me të cilin ai dëgjon, shikimi i tij me të cilin ai shikon, dora e tij me të cilën ai prekën, dhe këmba e tij me të cilën ai ecën. Nëse më kërkon diçka do t’ia jap, e nëse më kërkon mbrojtje do ta mbroj atë.”
“Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,” (Ed-Duha 4) Vërtetë përfundimi i çdo çështjes tënde është më i mirë se fillimi i sajtë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, vazhdonte duke u ngritur në gradë të larta, Allahu i Madhërueshëm ja forconte sa më shumë fenë e tij, e ndihmonte dhe rregullonte gjendjen e tij deri në momentet e fundit të kësaj bote. Çdo ditë që kalonte nga jeta e tij Allahu i Madhërueshëm i shtonte atij krenari pas krenarije, triumf pas triumfi, mbështetje pas mbështetjeje, deri sa i shikoj: “dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe,” ( En-Nasr 2)
“Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,” në të gjitha caktimet e Zotit.
Njeriu komunikon me Zotin e tij Bujarë, robi sprovohet e më pas lirohet prej sajtë, dhe më pas çdo çështje ka përfunduar. Cdo gjë e fundin, e përfunduar, nga çështjet dhe gjendja juaj është më e mirë dhe ka më vlerë se situata dhe gjendja e juaj e mëparshme.
“Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,” (Ed-Duha 4Zoti i Madhërishëm e di se i dërguari i Tij është i ditur se jeta e ardhshme për të është më e mirë se kjo jetë, sepse ai është që ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm thotë, Kam përgatitur për robërit e Mi të mirë, Salihinët, atë çfarë syri se ka parë, veshi se ka dëgjuar dhe as qe i ka shkuar nëpër mend njeriut.” Sikurëse ai është që ka thënë: “Vërtetë një vend i vogël sa kamxhiku në xhenet është më i mirë se e gjithë bota dhe çfarë ka në të.” Në momentet kur ai u sëmur ju dha mundësija që të zgjedhi nëse mes të vazhduarit të jetonte akoma dhe ndarjes nga kjo botë për në botën tjetër, tek Zoti, e ai zgjodhi botën tjetër. Çdo njëri që posedon mendje të shëndoshë e di se bota tjetër është më e mirë se kjo botë, sepse kjo botë është kalimtare, e përkohshme; “ Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.” (Er-Rahman 26-27) Kuptimi i qartë i këtyre ajeteve e shtyn muslimanin që të përmirsojë besimin e tij, të rregullojë veprat e tij, të përsosi vendqëndrimin e tij dhe të investojë në kohën e tij, shfrytëzojë kohën.
“ e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur.” (Ed-Duha 5) Ky ajet lexohet në të gjitha kohërat dhe momentet ku depërton në veshët e njerëzve dhe me të qetësohen zemrat, duke treguar vendin e atij që i dhurohet dhe vendin e tij tek Dhuruesi, Zoti. E ajo në kuptimin e sajtë ajo është dhurim, dhe sa i dobishme që është dhurimi nga Dhuruesi që nuk e thyen premtimin e Tij. Nuk ka mirësi më të madhe pas dhurimit të Tij, dhe nuk ka kufi për shpërblimin dhe mirësinë e Tij. Allahu i Madhërishëm i ka dhuruar në këtë botë një vend të ngritur mbi qiejt e lartë, me të cilin ka shpërblyer të dëguarit e Tij. Allahu i Madhërishëm ka përmbyllur me të dërguarin tonë dërgesat, mesazhet hyjnore, të Tij në këtë botë, duke e bërë umetin e tij nga popujt më të mirë. Sikurëse libri i Tij i zbritur tek ai, Kurani libri më i mirë, legjislacioni, sheriati i Tij më i miri legjislacion. Nderoi shokët e tij, gratë e tij, duke ju dhuruar atyre mirësi të cilat nuk mund të arrihen. Allahu i Madhërishëm i është drejtuar atij duke i thënë: “Qoftë i lartësuar Ai, i Cili, nëse do, mund të të japë gjëra më të mira se këto, kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe të bëjë për ty pallate.” ( El-Furkan 10)
Allahu i Madhërishëm i ka dhënë atij mundësinë e ndërmjetsimit për njerëzit që janë në një pozicion, të bllokuar, deri sa ti shpëtojë ata dhe ndërmjetsim për banorët e xheneti deri sa të hynë në të.
Adhurues të Zotit, kënaqësinë ja ka dhuruar Allahu i Madhërishëm atij që ka pranuar dhe i është bindur Atij, dhe e ka dashur Zoti, e atë që e ka dashur Zoti dhe ai e ka dashur dhe i është afruar Atij. Dhe se do të jetë i kënaqur dmth stabilitet i shpirtit dhe siguri e zemrës, mendje e qetësuar, largim i anktheve dhe shqetësimeve në këtë botë. Ndërsa në botën tjetër ai do të ketë një jetë të kënaqur; “ ai do të ketë një jetë të kënaqur (në Xhenet).”(El-Kari’a 7)
“O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai i kënaqur me ty!” ( El-Fexhr 27-28)
“A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë? A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi? A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?” (Ed-Duha 6-8) Sikurëse Allahu e mbështeti duke qenë jetim, dhe e udhëzoi atë me shpallje, e pasuroi me çdo gjë që i mjaftonte atij në të gjitha momentet dhe stacionet e jetës së tij. Allahu i Madhërishëm e pasuroi atë me edukimin e tij nga Ebu Talib. Kur mbaroi mundësia e Ebu Talibit, Allahu e pasuroi, mbështeti atë me pasurinë e Hatixhes. Kur përfundoi dhe pasurija e sajtë, Zoti e pasuroi, mbështeti atë me pasurinë e Ebu Bekrit. E kur dhe kjo përfundoi e urdhëroi atë për emigrim duke e pasuruar atë me përkrahjen e Ensarëve.
Vërtetë këto mirësi të cilat i dhuroi Allahu i Madhërishëm mbi dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nëse ndalon dhe mediton në to ai që është i shqetësuar dhe ka rënë mbi të ndonjë fatkeqsi, që është përballur në rrugën e tij me ngushtësi dhe sprova, këto ajete i hapin atij perspektiva optimizmi, dhe shpresa të mëdha. Sikurëse e ngarkon atë me vendosmëri dhe shpresë, duke e ftuar që të refuzojë dëshpërimin, heshtjen dhe gjurmët e dështimit, dhe përpjekjet në rrugën dhe jetën e tij. Gjithëpërfshirja e Mëshirës dhe Bujarisë së Zotit nuk ka kufi.
“Prandaj, mos e shtyp jetimin, lypësin mos e largo me ashpërsi.” (Ed-Duha 9-10) Këto ajete na këshillojnë për një jetë të drejtë ku në bazë të sajtë është solidariteti dhe dhembshuria në mes njëri-tjetrit. Është thirrje për të gjithë ata të cilëve Allahu i Madhërueshëm ju ka dhuruar prestigj pasi që nuk ishin asgjë, dhe e mbështeti pasi qi ishte i dobët dhe jetim, e bëri të pasur pasi që ishte i varfër, dhe e ngriti lartë emrin e tij pas errësirës në të cilën ishte, që të jetë falenderues për mirësitë që i ka dhuruar Zoti. Prandaj mos e shtyp jetimin, mos e përbuz dhe ta braktisësh atë, por sillu mirë me të dhe të jeshë i butë me të. Me njerëzit e dobët mos u trego i ashpër, tiran, mendjemadh, dhe i pasjellshëm. Të varfin trajtoje me dhimbsuri, mëshirë dhe butësi.
“ dhe shpalli mirësitë e Zotit tënd!” (Ed-Duha 11)
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit i kërkoj falje. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime të shumëta dhe të pafundme vetëm për Të.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.
Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, na ftoi në udhëzim dhe rrugë të drejtë, vlerësimi është për të. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të cilët ishin besnikë ndaj tij.
Në vijim
Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun.
“ dhe shpalli mirësitë e Zotit tënd!” (Ed-Duha 11) Ktheju faqeve të jetës tënde që të shikosh mirësitë e Zotit ndaj teje që nga momentet që nuk ishe asgje deri sa u bëre diçka që përmendesh. Mirësitë e Zotit janë në çdo lëvizje dhe çdo frymëmarrje, mirësia e lumturisë dhe e udhëzimin, mirësia e shëndetit dhe sigurisë, mirësia e dëgjimit dhe e shikimit, mirësia e pasurisë dhe e pasardhësve, trashigimtarëve. Mirësia e gjumit të qetë dhe e të zgjuarit normal. Mirësitë e Zotit janë nga koka jote gjerë në fund të këmbëve tuaja. Prandaj merr parasyshë, medito në mirësitë e Zotit që të ka dhuruar diellin e hënën, lumenjt dhe detet, pemë dhe kafshë, natën dhe ditën. Merr parasyshë, medito në mirësitë e Zotit dhe për ato mirësi fto në rrugë të Zotit, me anë të bindjes, njohjes, nënshtrimit dhe besnikrisë, mbajtjes së fjalës, me qëllim që të kuptosh mirësitë e Tij, dhe të njohësh drejtësinë e Tij. Kështu Ai të ndryshon gjendjen tënde nga nga neglizhenti dhe i pavëmendëshmi në të bindur dhe i nënshtruar ndaj Tij, nga ai që lë mangut në falenderues. Falenderon Zotin me fjalë dhe me vepra me zemër dhe me trup, dhe i shijon këto mirësi në atë që ka lejuar dhe obliguar Allahu i Madhërishëm ne fenë e Tij.
Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni të dërguarin e Zotit, udhëzuesin, Allahu na ka urdhërua për këtë në librin e Tij, Kuran, dhe ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
Kënaqësia e Zotit qoftë me katër Halifet e nderuar, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjen dhe të gjithë shokët e tij të nderuar, dhe me ne së bashku me ta me Faljen dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro mosbesimtarët dhe të pafetë, politeistët.
O Zot shkatërro armiqt Tu dhe armiqt e fesë.
O Zot bëje të paqtë e sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot ata që na duan ne, vendit tonë, Islamit dhe muslimanëve të keqen, angazhoi me të vetet e tyre, dhe bëj planet e tyre shkatërrim për ta, o Dëgjues i lutjeve.
O Zot të lutemi të na japësh xhenetin dhe çfarë na afrojnë tek ai me fjalë dhe vepra.
O Zot na ruaj nga zjarri i xhehenemit dhe çfarë na afron me të nga fjalët dhe veprat.
O Zot të lutemi të na ja japësh fillim dhe mbyllje të hajrit dhe të mbarë, fillim dhe mbarim të hajrit, të dukshmen dhe të padukshmen e tij. O Zot të lutemi të na japësh gradë të larta të xhenetit, o Zoti i Botrave.
O Zot na përmirso në fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmirso jetën tonë ( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë. Na përmirso jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën është takimi ynë.
O Zot ! Na bëj këtë jetë vend të punëve të mira, dhe na e bëj vdekjen të qetë nga çdo e keqe, o Zoti i Botrave.
O Zot të lutemi të na mbështesësh dhe të mos jesh kundra nesh, na ndihmo, dhe na bëj nga ato që meritojnë planet Tua, na mundëso dhe lehtëso udhëzimin per ne. Na ndihmo kundra atyre që na sulmojnë.
O Zot na bëj nga ata që të Përmendin, Falenderojnë, Lavdërojnë dhe të Madhërojnë vetëm Ty.
O Zot na prano pendesën tonë dhe na pastro nga gjynahet tona, na forco në bindjen tonë, lehtëso gjuhën tonë dhe pastro zemrat tona.
O Allah! Ti je falës dhe e do faljen na fal ne. O Zot na fal gabimet tona, nga ato që kemi kaluat dhe anashkaluar, atë qe kemi shfaqur dhe kemi fshehur, dhe ato me të cilat Ti je më i Ditur me to se ne.
Ti je i Pari pa Fillim dhe i Fundit pa Mbarim.
O Allah! S’ka Zot tjetër veç Teje.
O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, ndryshimi i Faljes Tënd, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimimi Yt.
O Zot të kërkojmë të na ruash nga krenaria, dembelizmi, kopracia, e ndaluara, moslarja, harresa e borxhit dhe mposhtja e burrave.
O i Gjallë o i Përhershëm, me Mëshirën Tënde kërkojme mbrojtje, përmirso të gjitha çështjet tona dhe mos na lër në dorë të veteve tona as sa hapim e mbyllim sytë.
O Zot na jep nga begatitë, mirësitë dhe furnizimi Yt.
O Zot jepi sukses kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur.
O Zot jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë Kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave.
O Zot jepi sukses zëvendësit të tij në çdo të mirë, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd dhe të gjykojnë me fenë (Ligjin) Tënd, o Zoti i Botrave.
O Zot ne i kemi bërë padrejtësi vehteve tona, e nëse nuk na falën dhe na mëshiron do të jemi nga të humburit.
“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga zjarri.
“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.