Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme
19-04- 1442 H 04-12-2020 D
Shejh Abdul Bari Eth-Thubejti Tema Zotit kërkoni falje
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin që pastron gjokset dhe qetëson zemrat. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë dhe e falenderojmë, i Cili ka dhënë afat gabimtarit derisa të pendohet, të kërkojë falje dhe të kthehet në rrugë të drejtë.
Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, i Cili mbulon të metat dhe falën gjynahet.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, na ka orientuar me udhëzimin e tij drejt rrugëve të dobishme. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të vazhdueshme që kënaqin Atë që i di të gjitha fshehtësitë.
Në vijim
Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
Udhëzimi i profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është burim mirësie, pishtarë drite, dhe ndriçim i jetës, që të shoqëron deri dhe në momente rrëshqitjeje dhe gabimi.
Buhariu ka transmetuar nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë robin e godet një gjynah, dhe ndoshta ka thënë; ka bër një gjynah, dhe ka thënë; Zoti im unë kam bërë gjynah, dhe ndoshta ka thënë; jam goditur nga një gjynah, prandaj më fal. Zoti i tij ka thënë: “ A e di robi im se ai ka një Zot që ja falën gabimet dhe i largon ata nga ai, e kam falur robin Tim. Pastaj qëndron sikurse dëshiron Zoti, më pas bën gjynah, apo goditet nga gjynahi, dhe ka thënë: Zoti im unë kam bërë gjynah, apo jam goditur nga tjetër gjynah, më fal mua. Zoti ka thënë; A e di robi im se ai ka një Zot që ja falën gabimet dhe i largon ata nga ai, e kam falur robin Tim. Pastaj qëndron sikurse dëshiron Zoti, më pas bën gjynah, apo goditet nga gjynahi, dhe ka thënë: Zoti im unë kam bërë gjynah, apo jam goditur nga tjetër gjynah, më fal mua. Zoti ka thënë; A e di robi im se ai ka një Zot që ja falën gjynahet dhe i largon ata nga ai, e kam falur robin Tim tre herë, le të bëjë çfarë të dëshirojë.”
Ky hadith tregon gjendjen e njeriut me gjynahet e tij dhe metodën e Islamit në ngritjen e moralit të atyre që bëjnë gjynahe. Për të gjithë ne gabimtarët, ky hadith, hapën një dritë shprese dhe portë për tu kthyer. Sikurëse i tregon çdo gabimtari Mëshirën e Zotit që mbulon çdo gjë, mirësitë e Tij për të dashurit e Tij, njerëzit, dhe Butësinë e Tij mbi robërit e Tij.
Hadithi fillon me fjalët; “ Vërtetë robin e godet një gjynah”. Islami kujdeset për natyrën njerëzore e cila bie në gabime dhe bie me njërën këmbë në harresë, dyshime apo epshe duke u nxitur nga shejtani i mallkuar dhe ushtarët e tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “ Shejtani i ka thënë Zotit të Madhërishëm, pasha Madhështinë dhe Fuqinë Tënde, nuk do të ndaloj asnjëherë të bërit vesves, nxis në të keqe, njerëzit sa kohë të kenë shpirt në trupin e tyre. Allahu i Madhërishëm i ka thënë: “ Pasha Madhështinë dhe Fuqinë Time nuk do të ndaloj asnjëherë së faluri ata sa kohë që më kërkojnë falje.”
“Vërtet njeriun e ka goditur, ka bërë një gabim dhe ka thënë: Zoti im unë kam bërë gjynah.”
Pranimi i gabimit nga njeriu është guxim, rënija e tij përsëri në gabimit është dobësi dhe neglizhencë, dhe pranimi i tij është hapi i parë drejt disiplinimit të vetes dhe edukimin e tij. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “ Ndërkaq, disa të tjerë i pranojnë gjynahet e veta, se i kanë përzier veprat e mira me të këqijat. Ka gjasë që Allahu t’ua pranojë pendimin. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (Et-Teube 102)
Muslimani pranon gabimet e tij në këtë botë duke bërë të njëjtën gjë në botën tjetër, e nëse e bën këtë i falen gabimet me lejen e Zotit të tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm e afron besimtarin, hedh mbi të mbrojtjen e Tij dhe e mbulon atë, dhe i thotë: “ A e di se ky është gabimi yt? A e di se ky është gabimi yt?” Besimtari thotë; Po o Zoti im, deri sa pranon gabimet e tij dhe shikon me sytë e tij se ai është shkatërruar, nga gabimet. Allahu i thotë: “Ato gabime ti kam mbuluar në dynja dhe do ti fali sot. I jepet libri i veprave të mira.”
Të pranuarit e gabimit ka kohën e vet, e nëse ai vohohet dhe koha kalon, pranimi i tyre nuk vlen më për gabimtarin. Allahu i Madhërishëm për banorët e zjarrit të cilët i kanë pranuar gabimet e tyre vetëm pasi që kanë shijuar ndëshkimin e zjarrit, ka thënë: “ Kështu, ata do ta pranojnë gjynahun e tyre. Larg qofshin prej mëshirës së Zotit banorët e Zjarrit flakërues!” (El-Mulk 11)
Islami e nxit muslimanin në vazhdimsi në pranimin e gabimit, sikurëse e ka paralajmëruar nga shfaqja sekretit të tij, dhe shpërndarjen e të rreshqiturit të tij në gabim, në një kohë kur Allahu i Madhërishëm ja ka mbuluar ato. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ I gjithë umeti im është i falur përveç të pabindurve.” Nga mosbindja është të vepruarit e njeriut një punë natën dhe kur zgjohet gjen se Allahu ja ka mbuluar atë vepër, të keqe, pastaj thotë; “O filani kam vepruar mbrëmë kështu dhe ashtu.” Në kohën kur Allahu ja mbulon gabimet e tij ai vazhdon ti shfaqi dhe zbulojë ato që Zoti ja ka mbuluar.”
Nga mirësit që na ka dhuruar Zoti është mbulimi i të metave, gabimeve tona, dhe të ruajturit nga përmendja e tyre, gjynaheve, në mes të njerëzve. Një burrë i ka thënë njërit nga Selefëve, të parëve tanë të mirë: Si u zgjove? Ka thënë: “ Jam zgjuar në mes dy të mirave, mirësive, nuk e di se cilën prej tyre ta vlersoj më shumë; Gabime të cilat mi ka mbuluar Allahu i Madhërishëm për të cilat nuk mund të ketë dijeni asnjë njeri, dhe dashurisë për adhurime që ka vendosur Allahu i Madhërishëm në zemrën time, të cilën nuk e arrijë dot me punën time.”
Njeriu thotë; “ Zoti im kam bërë gjynahe” vetja e tij është e ndrojtur sepse ai ka kundërshtuar dhuratat më të mira të Zotit me të keqen e shthurjes dhe kundërshtisë. Zemra i thyhet nga dhimbja e peshës së gabimeve dhe nga frika e tij e madhe prej Zotit. Kjo ndjesi delikate dhe ndjenjë e gjallë forcon besimin dhe prekën mëshirën e Mëshiruesit. Pendesa pas gabimit është dhuratë nga Zoti, dhe ringjallje në rrugën e udhëzimin pas errësirës së gjynaheve dhe gabimeve. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata që (i) frikësohen (Allahut), kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), dhe atëherë shohin (rrugën e drejtë).” ( El-A’raf 201)
Sa nga gabimtarët kanë trashëguar, poseduar, zemra të gjalla, modesti dhe përulësi, kthim tek Allahu i Madhërishëm, dhe garim në vepra të mira?! Dhe sa nga gabimtarët janë penduar për gabimet e tyre dhe me atë pendesë janë ngritur në gradë, kanë përmirsuar moralin e tyre, dhe rregulluar historinë e tyre?!
Ka ardhur në një hadith të saktë se një sahabi, shok i nderuar i profetit, ka bërë një gjynah të madh e pas tij është penduar dhe ka kërkuar falje tek Zoti, për të cilën i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ai ka bërë një pendesë të tillë që sikurë ajo të ndahej tek i gjithë umeti do ti përfshinte të gjithë.”
Në hadith thuhet: “ O Zoti im kam bërë gjynahe prandaj më fal mua.” Kush i falën gjynahet veç Allahut, i Cili thotë: “ Lajmëroji robërit e Mi (o Muhamed) se, vërtet, Unë jam Falësi i madh, Mëshirëploti.” ( El-Hixh 49) Ai që thotë gjithashtu: “ Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (En-Nisa’ 110)
Ndërsa në hadithin Kud’si, Allahu thotë: “ O robërit e mi, me të vërtetë ju gaboni, bëni gjynahe natën dhe ditën, ndërsa Unë ua falë të gjitha gabimet, prandaj më kërkoni falje që të ju fali.”
Në hathit të profetit thuhet: “ Zoti im, unë kam bërë gjynah më fal mua.”
Adhurues të Zotit! Kërkimi falje tek Allahu është praktika e të dërguarve të Zotit, vepër e njerëzve të mirë, ajo është ilaçi i sëmundjeve, përsos dhe ëmbëlson shpirtin e njeriut. Kërkimi falje tek Allahu është dritë që bie mbi gjynahe dhe i shkrinë ato, bie mbi zemrat e sëmura duke i shëruar ato, dhe mbi shpirtërat e dobësuara nga gjynahet dhe i forcon ata. Kërkimi falje tek Allahu i jep jetës bukuri, dhe shpirtit shkëlqim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ (që ju porosis) të kërkoni falje nga Zoti juaj e të ktheheni tek Ai me pendesë. Ai do t’ju japë të shijoni kënaqësi të bukura deri në afatin e caktuar dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar.” (Hud 3)
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Pasha Allahun, unë kërkoj falje dhe pendohem tek Zotit më shumë se shtatë dhjetë herë në ditë.”
Në hadith: “ A e di robi im se ai ka një Zot që ja falën gabimet dhe i largon ata nga ai, e kam falur robin Tim.” “E kam falur robin Tim” vjen si ilaç shërues për zemrat e thara dhe sjell qetësinë në shpirtërat e trazuara dhe të frikësuara.
“E kam falur robin Tim” është fjalë me të cilën Allahu të mundëson pastërtinë e trupit tënd, bukurinë e zemrës dhe lumturinë e jetës tënde, fshirjen e gjynaheve, hapjen e gjoksit tënd dhe të lehtëson peshën e rëndë të gabimeve që të ka munduar mbi shpinën tënde.
“E kam falur robin Tim” është frut që e shijon ai që ka njohur Zotin e tij dhe është drejtuar për tek Ai, bindur Atij, i friksohet Krijuesit të tij dhe vrapon për tek Ai, pranon gabimet e tij në rrugëtim për tek Ai.
“E kam falur robin Tim” është fjalë që fshinë shqetësimet e besimtarëve, dhe forcon qëndrimin e atyre që kan bërë gjynahe. Gjynahet kanë Mëshirues që i fshinë ato, Zotin e Butë që i falën ato. Kush neglizhon në kërkimin falje tek Zoti pasi që ka bërë gjynahe, apo nuk e kërkon atë, faljen, ai duhet që të zgjojë zemrën e tij nga gjumi, dhe të kthejë besimin në të, sepse këto janë shenja të humbjes së ndjenjave të robit për shkak të gjynaheve të tij.
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten! Pikërisht ata janë të pabindurit (ndaj Allahut).” ( El-Hashr 19)
Nga fatkeqësit më të mëdha është të harrojë robi veten. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Përse ata nuk kthehen me pendesë tek Allahu e t’i kërkojnë falje Atij?! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë!” (El-Ma’ide 74)
Allahu thotë; “E kam falur robit Tim tre herë, le të bëjë çfarë të dëshirojë.” Kjo nuk është leje për të bërë gjynahe, por qëllimi është që përsa kohë robi bën gjynahe dhe kërkon falje ai është i pastruar prej tyre pasi që është penduar, ngaqë pendesa fshin çfarë ka para saj, nga gabimet. Por njeriu duhet të bëjë kujdes nga gjynahet, sepse ai është i sigurtë për gabimin por nuk është i sigurtë për faljen e tij, mund dhe të mos ketë sukses në pendesë, nuk i pranohet teubja.
Të kërkuarit ndihmë nga i shthururi është faj, gjynah në vete, transferimi dhe bartja e situatës së gjynahqarit është fatkeqsi dhe dëshpërim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Thuaju robërve të Mi, që i kani bërë keq vetes me gjynahe, të mos e humbin shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Ez-Zumer 53)
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit i kërkoj falje. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet për Zotin, na ka dhënë sukses në falenderimin për Mirësitë e Tij.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, në urdhërimin dhe ndalimin e Tij.
Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, ka adhuruar Zotin me adhurim të vërtetë në fshehtësi dhe hapur. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahun me frikë të vërtetë.
Nga mirësitë e Zotit është tolerimi i gabimtarit dhe lënija e tij në liri derisa të pendohet, e nëse kthehet dhe pendohet, Zoti ja pranon pendesën e tij, “Allahu nuk mërzitet, që t’ua fal mëkatet, derisa ju të mërziteni, të kërkoni falje prej Allahut.”
O Allah Ti je Zoti ynë, s’ka Zot tjetër përveç Teje, na ke krijuar dhe ne jemi robërit Tu, i përmbahemi fjalës dhe premtimit Tënd sa mundemi, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat që bëjmë, kërkojmë falje tek Ty për gjynahet tona, na fal ne sepse nuk na i fal gjynahet dikush veç Teje.
O Zot na fal gabimet tona, nga ato që kemi kaluat dhe anashkaluar, ato që kemi shfaqur dhe kemi fshehur, dhe ato me të cilat Ti je më i Ditur me to se ne. Ti je i Pari pa Fillim dhe i Fundit pa Mbarim. O Allah! S’ka Zot tjetër veç Teje.
O Allah! Ti je falës dhe e do faljen na fal ne.
“ Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”( El-Bekare 286)
O Zot për Ty është i gjithë lavdërimi, Ty të takon i gjithë pushteti, tek Ty është kthimi i çdo çështjeje, e hapur dhe e fshehur, Ti meriton të falenderohesh.
O Zot na fal të gjitha gjynahet tona të kaluara dhe na shpëto nga ato që vijnë, na furnizo me vepra të pastra me të cilat të jeshë i kënaqur me ne, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot të lutemi të na japësh Xhenetin dhe çfarë na afrojnë tek ai me fjalë dhe vepra.
O Zot na ruaj nga zjarri i Xhehenemit dhe çfarë na afron me të nga fjalët dhe veprat.
O Zot të lutemi të na ja japësh fillim të mbarë dhe mbyllje të hajrit, fillim dhe mbarim të hajrit. O Zot të lutemi të na japësh gradë të larta të xhenetit, o Zoti i Botrave.
O Zot na përmirso në fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmirso jetën tonë ( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë. Na përmirso jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën është takimi ynë.
Na bëj këtë jetë vend të punëve të mira, dhe na e bëj vdekjen të qetë nga çdo e keqe, o Zoti i Botrave.
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf 23)
O Allah, Ti je Zoti ynë s’ka Zot tjetër veç Teje. Ti je i Pasur ne jemi të varfër, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi.
O Zot zbrit tek ne shi të dobishëm dhe të bereqetshëm, jo ndëshkim, të dëmshëm, bela dhe përmbytje.
O Zot zbrite atë mëshirë dhe jo ndëshkim, jo të dëmshëm dhe përmbytje, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot të lutemi të na dhurosh kënaqësin dhe Xhenetin Tënd, kërkojmë mbrojte nga zemërimi Yt dhe nga zjarri i Xhehenemit.
O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, ndryshimi i Faljes Tënd, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt.
O Zot të kërkojmë të na ruash nga krenaria, dembelizmi, kopracia, e ndaluara, moslarja, harresa e borxhit dhe mposhtja e burrave.
O i Gjallë, o i Përhershëm, me Mëshirën Tënde kërkojme mbrojtje, përmirso të gjitha çështjet tona dhe mos na lër në dorë të veteve tona as sa hapim e mbyllim sytë.
O Zot zbrit mbi ne nga begatitë, mëshira, mirësia dhe furnizimi Yt.
O Zot të lutemi të na dhurosh kënaqësin dhe Xhenetin Tënd, dhe kërkojmë mbrojte nga zemërimi Yt dhe nga zjarri i Xhehenemit.
O Zot jepi sukses kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur.
O Zot jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në çdo të mirë, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd dhe të gjykojnë me fenë (Ligjin) Tënd, o Zoti i Botrave.
“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga zjarri.
O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.