Përkujtimet e dimrit – Medina 25.12.2020

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme   

10-05- 1442 H    25-12-2020 D

Shejh Dr. Abdullah El Buajxhan     Tema  Përkujtimet e dimrit

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin e Botrave, Ai që ndërron ditët, motet  dhe vitet. Ai meriton lavdërime në vazhdimsi dhe përgjithmonë, për çdo gjende dhe në çdo kohë.

Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet,  e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Allahut.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Solli mesazhin, plotësoi emanetin, këshilloi umetin, dhe u përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të vërtetë deri sa i erdhi afati i fundit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që u udhëzuan me rrugën e tij dhe pasojnë  synetin e tij deri në ditën e Gjykimit.

Në vijim

Fjala më e vërtetë është Libri i Zotit, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, i biri i Abdullahut. Çështjet më të këqia janë të sajuarat në fe, risitë, çdo risi është shpikje, çdo shpikje është humbje dhe devijim, e çdo humbje është në zjarr.

Adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm ka krijuar njeriun që ti bindet Atij,  vepër me të cilën meriton kënaqësinë e Tij, dhe e ka ndaluar atë në kundërshtinë ndaj Tij, vepër  me të cilën meriton zemërimin e Tij.

“Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Ez-Zelzele 7-8)

Frikësojuni Zotit  dhe zbatoni ato që ju ka urdhëruar, largohuni nga ato që ju ka ndaluar dhe qortuar në to. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)  

O muslimanë! Kjo botë nuk është konstante apo e qëndrueshme vetëm në një gjendje. Të ndryshuarit e gjendjes së saj është shenjë treguese e shkatërrimit apo përfundimit të saj. Çdo gjë që është në të do të vdesi dhe zhduket; “ e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.” (Er-rahman 26-27)

Kur ditët ishin me të nxehtin përvëlues dhe thatësirën e verës, toka u  tha, kafshët e egra u dobësuan, pusat e ujit u thanë, pemët u thanë, lulet u vyshkën, frutat u paksuan, të mbjellat u thanë. Por Allahu i Madhërueshëm e ndryshon gjendjen dhe dërgon  re, përgëzim me mëshirën e Tij. “Është Ai që e zbret shiun, kur ata kanë humbur çdo shpresë dhe përhap mëshirën e Vet; Ai është Mbrojtësi i vërtetë dhe i  Denji për falënderim.” (Esh-Shura 28)

Me lejen e Zotit ringjallet toka, merr ngjyrat e saj dhe zbukurohet. Buzëqesh jeta, toka ndryshon dhe merr ngjyra të shumëta. Madhërimi i takon Atij që dërgon retë, dhe mbjell farat, Madhërimi i Takon Atij që e ngjall tokën pas vdekjes së saj.

“Andaj, shikoji gjurmët e mëshirës së Allahut, se si e gjallëron tokën pas shkretimit të saj. Vërtet, Ai do t’i ringjallë edhe të vdekurit, se Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.” ( Er-Rum 50)

“A ka më të mirë se Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe lëshon për ju nga qielli ujë, me të cilin bën të rriten kopshte të mrekullueshme?! Ju nuk mund t’i bëni pemët të rriten (pa këtë ujë). Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?!” (En-Neml 60) I Lartësuar është Allahu.

Adhurues të Zotit! Ngjallja e tokës me shi pasi që ka qenë e vdekur, e tharë, është ndodhi që na përkujton ringjalljen tonë dhe daljen para llogarisë, daljen e njerëzve nga varret në ditën kur do ti fryhet surit. “Ndër shenjat e Tij është edhe ringjallja e tokës. Ti e sheh tokën të thatë e të shkretë, por, kur zbresim shi mbi të, ajo lëviz dhe gjallërohet. Pa dyshim, Ai që e ngjall atë, i ngjall edhe të vdekurit. Ai është vërtet i pushtetshëm për çdo gjë.” (Fussilet 39)

Allahu është Ai që dërgon erën që bart retë, i shkarkojmë ato në një tokë të vdekur, tharë, dhe e ngjallim tokën pas vdekjes së saj, e njëjta gjë është me ringjalljen e njerëzve.

Adhurues të Zotit! Nëse shikoni pranverën, kujtoni ringjalljen, Allahu i Madhërishëm do ti ringjalli të vdekurit dhe do ti nxjerri nga toka sikur i ka nxjerrë nga toka për herë të parë, dhe sikur bima që mbinë nga toka. “Allahu ju ka krijuar nga toka, ashtu si bimët,  pastaj ju kthen tek ajo dhe prej saj sërish do t’ju nxjerrë.” ( Nuh 17-18)

O muslimanë! Stina e dimrit është pranvera e besimtarëve, begatia e adhuruesve. Ata dëfrehen në kopshtet e bindjeve ndaj Zotit, vrapojnë në sheshet e adhurimeve, freskojnë zemrat e tyre në kopshtet e  afrimitetit me Zotin. Vështirësia është bërë e lehtë, është pakësuar lodhja dhe mundimi. Agjërimi nuk i lodh ata, as nata nuk i pengon nga të ngopurit me gjumë  dhe të ngriturit për namaz. Amer Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: 

Prej veprave, me të cilat Allahu ngrenë besimtarët në gradë, u falën gjynahet dhe u fshinë të këqijat, është dhe iniciativa për pastrim, abdes,  që është nga kushtet e adhurimeve, pjesë e besimit, dhe kusht i namazit, i cili është nga shtyllat e Islamit. Marrja e rrezikut përsipër nga besimtari, duke përdorur ujin për adhurim, në kohë të ftohtë në dimër është nga pastrimi i gjynaheve. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A doni tu tregoj disa vepra me të cilat Allahu i Madhërishëm ju fshinë gabimet dhe ju ngre  në gradë?!”Kanë thënë: “ Me pa tjetër o i dërguari i Allahut.” Ka thënë: “ Marrja e abdesit në kohë të vështirë, hapat e shumtë për të shkuar në xhamia, pritja e namazit pas namazit,  e kjo është lidhja juaj e fortë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Adhurues të Zotit! Mbështetini të dobëtit dhe ndihmoni ata në përballimin e të ftohtit të dimrit. Mbështetini ata në ushqime, veshmbathje dhe mbulesa, dhe llogariteni për veten tuaj shpërblimin  në ditën e Gjykimit.  Vërtetë sadakaja, lëmosha largon fatkeqësinë, dhe të bërit mirë, bamirsia,  mbron nga përfundimi i keq. “Çfarëdo të mire që të jepni, është në dobinë juaj, nëse ju këtë e bëni vetëm për hir të Allahut! Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t’ju rikthehet e plotë dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.” (El-Bekare 272)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit  i kërkoj falje. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.







Hutbeja e dytë

 

LEXO  Ramazani muaji i adhurimeve - Medina 01.05.2020

Lavdërimet janë për Zotin, të Cilit ju realizua  fjala  e Tij, dhe u përhap Mëshira e Tij: “Bubullima e madhëron Atë me falënderim, por edhe engjëjt, nga frika ndaj Tij…” ( Er-Ra’d 13)

Lutjet dhe përshëndetjet janë për të dërguarin tonë Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij, dhe për të gjithë ata që janë kapur pas udhëzimit dhe synetit të tij.

Adhurues të Zotit! Nga fleksibiliteti i legjislacionit tonë dhe urtësia e Islamit,  fe e lëtësimit dhe e faljes, është  lehtësimi që ju krijohet njerëzve në vështirsi dhe nga  frika e rrezikut të mundshëm. “Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka  vënë asnjë barrë në fenë tuaj,” (El-Haxhxh 78)

Vështira bën obligim  lehtësimin: “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka…” (El-Bekare 286) Islami ka legjitimuar lejen dhe lehtësimin në kohë të vështira, të rënda dhe në domosdoshmëri. Nga këto lehtësime është; Kur  i plagosuri apo i sëmuri, deri dhe i shëndoshi nëse ka frikë për shëndetin e tij nga përdorimi i ujit, lejohen që të marrin Tejemum me dhe, dhe të dhënit mes’h mbi plagë  dhe mbi  fashë. Sikurse u lejohet dhënia  Mes’h mbi këpucë dhe mbi corape. Tregohet se Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Kemi dalë në një udhëtim. Njëri nga ne është goditur  nga një gurë dhe është çarë në kokën e tij. Pastaj ka fjetur dhe është bërë i papastër, xhunub. Kur është zgjuar  ka pyetur shokët e tij dhe ka thënë; “ A shikoni për mua lehtësim, leje që të marr tejemum për namaz?” Ata i kanë thënë; “ Nuk gjejmë arsye për lehtësim ndaj teje sa kohë ti ke mundësi të pastrohesh me ujë.”  Ai ka marrë gusël, ka larë të gjithë trupit,  dhe ka vdekur. Kur kemi ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ai u informua për këtë gjë, dhe ka thënë: “ E vranë Zoti i vraftë, i mallkoftë. Përse nuk kanë pyetur kur nuk dinë, me të vërtetë ilaçi i padijes është pyetja. Do ti kishte mjaftuar atij marrja e tejemumit. Të kishte vendosur një copë mbi plagën e tij e pastaj të bënte mes’h mbi të, dhe të kishte larë pjesën tjetër të trupit.”  Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.

Amer Ibn Asi, Zoti qoftë i kënaqur me të tregohet se ka thënë; “ Në një natë të ftohtë jam bërë i papastër, gjunub, në gjumë,  në betejën e Dhatu Selasil. U frikësove se nëse lahem do të sëmurën, mbaroj, prandaj mora tejemum. Pastaj fala me shokët namazin e sabahut. Ja thanë këtë gjë të dërguarit të Allahut,  paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ai ka thënë: “ O Amer, je falur me shokët e tu duke qenë xhunub?” I tregova arsyen që më kishte penguar nga marrja e guslit, larjes së plotë, dhe i  thashë se unë kam dëgjuar Allahut të thotë: “dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju.” (En-Nisa’ 29) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qeshur dhe nuk ka thënë gjë.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudu dhe Ahmedi dhe teksti ështi i tij.

O muslimanë! Ditët e pushimeve janë ditë çlodhjeje, qetësie dhe furnizimi me energji të reja. Shumica e njerëzve mundohen që ti kalojnë ato duke eksploruar vende të ndryshme në tokë. Kjo nuk ka ndonjë të keqe sa kohë nuk shpërdorojmë dhe nuk e humbim kohën kot, duke mos e egzagjëruar në argëtim dhe në të lejuara, dhe përsa kohë nuk tërhiqemi, joshen, nga të ndaluarat dhe të këqijat. Por se duhet të marrim në konsiderat shkaqet dhe të kujdesemi  për siguri dhe qetësi, si dhe të mos lëndojmë  dhe shqetësojmë njerëzit. Të ndalojmë shikimin ndaj grave të njerëzve, dhe të mos i prekim në ato që janë të veçanta të tyre. Të mos qëndrojmë në rrugët dhe vendkalimet e tyre. Të mos dëmtojmë ambjentet dhe pronën publike, të shmangim ndotjen e mjedisit. Të mos hedhim mbeturinat, dhe  papastërtitë në vende që nuk janë të përshtatura për atë punë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Frikësojuni dy të mallkuarve.” Kanë thënë: “ Dhe kush janë dy të mallkuarit o i dërguari i Allahut?” Ka thënë: “Ai që kryen nevojën në rrugën e njerëzve apo në hijen e tyre, vendqëndrimin e tyre.”Hadithin e ka transmetuar Muslimi. 

Adhurues të Zotit! Falenderoni Allahun për mirësit dhe begatitë Tij që ju ka dhuruar, t’ua shumojë ato, sepse Ai ka thënë: “(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia…” (Ibrahim 7)

Lavdërojeni Atë për Mirësitë, Bujarinë dhe Dhurimin e Tij ndaj jush, që të ju Mëshirojë. “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!” (Nuh 10-12)

O Zot tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës i madh.

O Zot tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës i madh. Dërgo shi të bollshëm mbi ne.

O Allah, Ti je Zoti ynë, s’ka Zot tjetër veç Teje, Ti je i pasur, që nuk ke nevoj për diçka, ne jemi të varfër që kemi nevojë për ndihmë, zbrit mbi ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.

O Zot zbrit tek ne shi. O Zot zbrit tek ne shi të bereqetshëm, të mirë,  të qetë, të butë të dobishëm,  dhe jo të dëmshëm. 

O Zot gjallëro me të vendin, dhe bëje atë shenjë njohje, argument,  për të tashmen dhe të kaluarën.

O Zot zbrite atë mëshirë, mos e bëj atë ndëshkim dhe dënim, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot fresko me të robërit Tu, vendin dhe kafshët Tua. Përhap mbi ata Mëshirën Tënde, ngjall me të tokën e vdekur, të tharë.

O Zot na jep të mbjella të begata, dhe thajë ato që janë të dëmshmet për ne, atë që ke zbritur bëje për ne forcë në bindjen ndaj Teje, dhe argument për të gjithë, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot ne jemi krijesa nga krijesat Tua, mos na  privo nga Mirësitë Tua për shkak të gjynaheve  tona,  o më i Madhi Mëshirues.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga zjarri.

O Zot jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe mbështete atë me mbështetjen  Tënde. 

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, o Dëgjues i lutjeve.

O Zot,   o rrotullues i zemrave, forcoi zemrat tona në fenë Tënde.

O Zot, o drejtues i zemrave drejtoi zemrat tona në bindjen ndaj Teje, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

Adhurues të Zotit! Dërgoni salavate dhe përshëndeteni atë  për të cilin ju ka urdhëruar Allahu që ta pëshëndesni,  dhe ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij.  Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

O Zot bekoje Muhamedin dhe  familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

Kënaqësia e Zotit qoftë  me katër  Halifet e nderuar,  Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  me të gjithë shokët e tij, me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ta me mëshirën Tënde, o më i Madhi  Mëshirues.

Post Author: endrit