Çështje të besimit të saktë – Meka 04.09.2020

Hytbe e Qabes                            16-01-1442 H     04-09-2020 

Shejh Abdurrahman Sudejs         Tema: Çështje të besimit të saktë

Falenderimi i takon Allahut. Ty të falenderojmë o Zoti ynë e ty të kërkojmë ndihmë, Ty të kërkojmë falje e tek Ty pendohemi. Ty të jemi mirënjohës për çdo të mirë.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq. Ai i krijoi robërit dhe u qartësoi atyre punën e saktë dhe besimin e duhur.

Dëshmoj se profeti ynë, i nderuari ynë Muhamedi është robi i Allahut dhe i dërguari i Tij, më i miri i njerëzve, udhëzuesi në rrugën e vërtetë. Nderimet, shpëtimi dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij të lartë, mbi shokët e tij trima e mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e thirrjes.

O robër të Allahut! Kijeni frikë Zotin tuaj dhe adhurojeni. Atij bindjuni dhe vetëm atë adhuroni. Ju nuk keni Hyjni tjetër veç Tij, nuk keni Zot tjetër veç Tij dhe nuk keni të adhuruar me të drejtë vetëm se Atë. “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Dharijatë; 56).

Allahut i takon adhurimi

Me urdhër e jo me teka të vetvetes

Se ajo është për shejtanin

Asgjë nuk duhet ti shoqërohet Atij në adhurim

E këto të dyja janë shkaqe për shpëtim

Sa mirë ti bëjmë këto dy shkaqe

O Muslimanë! Ne na mbërritur një vit i ri hixhrij, kështu që niseni këtë vit të ri, Allahu u kujdestë për ju,me pendim të sinqertë prej shkarjeve e prej gabimeve. Vazhdoni të bëni vepra të mira. Shtojini veprat që të afrojnë me Allahun.

I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është në muajin e Allahut Muharrem. E ka shënuar Muslimi në Sahihun e tij. Merrni mësim prej largimit të viteve dhe prej kalimit të kohës. Një vit i ri që shfaqet ndër njerëz. Çdo popull në sipërfaqe të tokës ka festën e vet që e gjallëron kur shfaqen shpresat e njerëzve e sa shumë e kanë pritur që kur ishte larg. O Allah na e sill këtë vit mbi ne me siguri e me besim, me shpëtim e me islam dhe me sukses në atë që Ti dëshiron e kënaqesh.

O popull i monoteizmit (teuhidit) prej gjërave më primare më të cilat duhet të rikujtohet vetvetja e duhen këshilluar zemrat në hyrje të këtij viti është njësimi i Njohësit të të fshehtave sidomos në kohën e transformimit intelektual dhe dallgëve ideore ne e kemi shumë të nevojshme të qëndrojmë në një moment reflektimi për të vështruar mbi të ardhmen e për të shënuar horizontet e saj e për të dëgjuar gjatësitë dhe thellësitë e saj nën dritën e besimit të kulluar i cili ka zënë vend në thellësitë e zemrës.

Islami ka sjellë besimin monoteist të kulluar “Allahut i përket feja e kulluar” (Zumer; 3) për të çliruar zemrat prej robërisë ndaj dikujt tjetër veç Allahut, për ti ngritur shpirtrat në majat e krenarisë e të dlirësisë, larg ndytësisë së ateizmit e të paganizmit, të politeizmit e të shkatërrimit, luftës ndaj falleve e bestytnive të kota.

Me besimin nuk ka kompromis çfarëdo që të ndryshojë. Në parime nuk ka lëshime sado të mëdha qofshin sfidat dhe intrigat. Me këtë zuri vend besimi në zemrat e të parëve tanë të mirë. Me ta umeti islam fitoi krenarinë dhe u nderua, triumfoi dhe udhëhoqi. “Është detyra Jonë që t’i ndihmojmë besimtarët.” (Rrum; 47).

Vëllezër besimtarë, Allahu i krijoi robërit e tij të pastër por shejtanët i nxorrën ata prej fesë së tyre duke ia zbukuruar shtigjet e devijimit e të kotësisë. Në hadithin kudsij tansmetohet se Allahu i madhërishëm ka thënë: Unë robërit e mi i krijova që të gjithë në besimin e pastër por atyre u erdhën djajtë dhe i devijuan prej fesë së tyre. Ata ia bënë të ndaluar atë që Unë ua kisha lejuar dhe i urdhëruan të më bashkangjisin ortak atë për të cilin nuk kam zbritur kurrfarë fakti. Shënon Muslimi në Sahihun e tij. Robi nuk mund të rrijë pa fenë e vërtetë dhe besimin e saktë e cila ngre lart flamurin e monoteizmit dhe veçon Allahun në zotërim, adhurim dhe në emra e cilësi të Tij. Gjithashtu vetëm Atij duhet ti dedikohet bindja dhe gjygjësia të kërkohet në ligjin e Tij e jo në diçka tjetër. Diçka e tillë është realizuar në udhëzimin e profetit (salallahu alejhi ue selem) në fjalë e në vepër. Jeta e Tij (salallahu alejhi ue selem) është një pamje e gjallë, flet për nënshtrim e përgjërim, nevojë dhe drejtim për tek Allahu, Një i Vetëm.

Ti vizatove për monoteizmin

pamjen më të përsosur

e cila ngriti prej mendjeve të gjithë pluhurin

shpresa jonë, lutja jonë, besimi jonë i palëkundur,

miqësia jonë janë për të Vetmin, Mposhtësin e gjithçkaje.

“Thuaj: Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak.” (El En`am; 162).

O umet i besimit! Islami i edukon ithtarët e tij të kujdesen për pastërtinë e monoteizmit dhe saktësinë e besimit, forcën e besimit të paluhatshëm dhe mbështetjen vetëm tek Allahu. Ai i ka larguar ata prej iluzionit, hamendësimit dhe imagjinatave që lozin me mendjet e tyre dhe që ndotin idetë e tyre e që i bën të përfytyrojnë gjërat ndryshe nga ç`janë në realitet. Ai ndalon gjithçka që kafshon pacënueshmërinë e monoteizmit dhe saktësinë e besimit si ndërmjetësimi me të vdekurit dhe me evlijatë, apo fërkimi tek varret dhe ndërtesat në to, në mezaret dhe kubetë e varreve. E shumë njerëz udhëtojnë posaçërisht për vizitën e tyre për t`iu lutur atyre veç Allahut që tu ngrejnë gradat, tu largojnë fatkeqësitë, tu shlyejnë nevojat dhe tu shërojnë të sëmurët. Këta njerëz pretendojnë se ato u mundësojnë kërkesat më të larta, nivelet më të ngritura, u realizon atyre ëndrrat, u jep dhurata dhe siguri prej problemeve. Këta sillen sikur Allahu ti ketë mbyllur dyert e Tij e nuk i plotëson nevojat e krijesave të Tij. I Lartë është Allahu nga ajo që thonë dhe veprojnë këta njerëz. Ndërmjetësimi i ligjshëm bëhet me Allahun dhe për Allahun. Allahu i madhërishëm thotë: “Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për çfarë kanë vepruar.” (EL Araf; 180).

Ndërmjetësimi mund të bëhet gjithashtu edhe me veprat e mira si; besimi në Allahun, dashuria për Të, dashuria për të dërguarin e Tij (salallahu alejhi ue selem). Allahu i madhërishëm thotë: “Ata që thonë: Zoti ynë! Me të vërtetë kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” (Al Imran; 16).

Allahu i vetëm e meriton kërkimin për ndermjetësim, shpresën dhe kthimin tek Ai e askush tjetër veç Tij për shkak se ai është i gjithëdijshëm, i plotfuqishëm dhe i panevojshëm për askënd. Askush nuk e meriton atë veç Tij qoftë melek i afërt, profet i dërguar apo njeri i mirë. Namazi duhet të bëhet vetëm për Allahun. Lutja duhet ti drejtohet vetëm Allahut. Kurbani dhe premtimi duhet të jenë vetëm për Allahun. Mbrojtja, ndihma dhe betimi nuk duhet ti drejtohen askujt veç Allahut. Mbështetja duhet të jetë vetëm tek Ai. Vetëm tek Ai duhet të kemi shpresë e frikë. Nevojat, kthimin e të humburit, shërimin e të sëmurëve nuk e bën askush veç Allahut. Cilido që beson se dikush mund ti sjellë dobi, ti largojë dëmin, apo posedon shërim për sëmundjen e tij, apo realizon nevojat e tij veç Allahut le ta dijë se ka thënë gënjeshtër të madhe për Allahun, është larguar prej rrugës dhe është në humbje të qartë. “Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ai me të vërtetë, ka humbur dhe është larguar shumë prej udhës së drejtë.” (Nisa; 116).

Po kështu edhe ai i cili vendos ndërmjetës mes tij dhe Allahut e i lutet, i kërkon dhe i përdor si mundësi, apo si ndërmjetës mes tij dhe Allahut i ka bërë shirk (ortak) Allahut. Allahu, Zoti i botëve thotë: “Ata adhurojnë në vend të Allahut atë që as nuk u bën dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: Këta janë ndërmjetësit tanë te Allahu! Thuaj: A po i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej dhe në Tokë?! Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!” (Junus; 18).

Allahu i lartësuar thotë: “Ata nuk do të kenë ndërmjetës nga idhujt e vet dhe do t’i mohojnë idhujt e tyre.” (Rrum; 13).

Këta ndërmjetës nuk posedojnë për vetet e tyre ndonjë dobi apo dëm, as jetën, vdekjen apo ringjalljen. Allahu thotë: “A zgjedhin ata, përveç Allahut, ndërmjetësues të tjerë (që gjoja do t’i afrojnë pranë Allahut)?! Thuaj: Vallë, a i merrni edhe pse nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk kuptojnë?! Thuaju: Ndërmjetësimi është i gjithi në duart e Allahut; Atij i takon pushteti i qiejve dhe i Tokës e pastaj tek Ai do të ktheheni.” (Zumer; 43,44).

Më i miri i tërë njerëzimit dhe më i nderuari tek Allahu, vula e profetëve dhe e të dërguarve (salallahu alejhi ue selem) thërritet prej Allahut të thotë: “Thuaj: Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dëm, përveçse aq sa dëshiron Allahu.” (EL Araf; 188).

Gjithashtu e thërret duke i thënë: “Thuaj: Unë nuk mundem t’ju largoj ndonjë dëm e as t’ju sjell ndonjë dobi. Thuaj: Edhe mua askush nuk mund të më mbrojë nga dënimi i Allahut; dhe nuk mund të gjej strehim tjetërkund, përveçse tek Ai.” (Xhin; 21,22).

“Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e, nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij.” (Junus; 107).

Kur këto thirrje i drejtohen krijesës më të nderuar e më të dashur tek Allahu të tjerët pas tij janë më primarë që të thërriten njëjtë. Allahu i vetëm është poseduesi i dobisë dhe dëmit nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij e nuk ka Zot të vërtetë veç Tij.

“Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të adhurohet), kurse gjithçka që adhurohet përveç Tij, është e kotë.” (Haxh; 62).

Vëllezër të islamit, çështje të dobishme që duhen vënë në dukje në lidhje me akiden (besimin) është edhe perceptimi jo i saktë në lidhje me miqësinë dhe armiqësinë. Në këtë temë ka paqartësi mes besimit me zemër dhe sjelljes së mirë në mardhëniet individuale dhe ndërkombëtare gjë e cila është e sanksionuar në objektivat social, në politikën sheriatike dhe në interesat humane.

Allahu i lartësuar thotë: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njërit-jetrin.” (Huxhurat; 13).

Nuk bie ndesh mos miqësia ndaj një jomuslimani me sjelljen ndaj tij me sjellje të mirë për ti fituar zemrën atij e për ti dhënë mundësi të anojë me veten e tij që më pas të hyjë në këtë fe. Muslimani sillet mirë me të me qëllim që zemra e tij të anojë tek feja e lartë.

Allahu i lartësuar thotë: “Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.” (Mumtehine; 8).

Ai thotë: “Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!” (El Kafirun; 6).

Ai thotë: “S’ka imponim në fe.” (EL Bekare;256).

Allahu i madhërishëm thotë: “…do t’u thoni fjalë të mira njerëzve.” (El Bekare; 83). Dhe do tu thoni njerëzve, të gjithë njerëzve fjalë të mira.

Në dy Sahihet prej Esmasë bijës së Ebu Bekrit r.a ka thënë: Më erdhi nëna ime në kohën e të dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem). Ajo ishte idhujtare. Unë shkova të pyes të dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem). Unë i thashë a të mbaj lidhje me nënën time? Ai tha: Po, shko e mbaj lidhje me nënën tënde.

Ajo në zemrën e saj e urren për idhujtarinë e saj ndaj Allahut mirëpo i mban lidhjet me të dhe sillet mirë ndaj saj me qëllim që ti afrojë zemrën. Allahu thotë: “por sillu mirë me ata në këtë jetë” (Llukman; 15).

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka marrë abdes prej enës së një idhujtareje. Ai vdiq dhe mburojën e kishte lënë peng tek një Jehudij. Ai bëri marrëveshje me jehudët e Hajberit të mirrte gjysmën e prodhimit e të mbjellave dhe pemëve të tyre. Ai sillej mirë me komshiun e tij jehudi gjë e cila u bë shkak që ai më pas të pranonte islamin. E shumë ngjarje të tilla të shumta e të ndryshme përforcojnë faktin se të vërtetat fetare duhet të burojnë prej argumentave të sakta dhe fakteve të qarta. E ku është kjo metodikë e qartë në lidhje me ndjekjen me rënien pas emocioneve rinore e entuziazmit të flaktë. Por duhet të qëndrojë dituria, llogjika, urtësia, vetëdije, vështrim mbi pasojat dhe marrje në konsideratë të përfundimeve të gjërave.

Kur anashkalohet metodika e dialogut njerëzor forcohet përplasja e anëve të qytetërimeve, mbizotëron gjuha e dhunës, e distancimit dhe e urrejtjes.

Popull islam prej shenjave më të dukshme e të rëndësishme të besimit të saktë dhe themeleve të saj është qëndrimi me bashkësinë dhe mirësia në dëgjim e bindje ndaj udhëheqësit ndryshe nga metodika e Hauarixhëve të dalë, kryengritësit e mallkuar, partitë e kota, organizatat e dhunshme e të armatosura, sektarizmi i poshtër të cilët i konsiderojnë mohues të fesë udhëheqësit e fesë e ngrejnë krye kundër tyre, krijojnë gjakderdhje e nuk besojnë vetëm se tek shpërthimet e tek shkatërrimet. Ti gjen për ta sponsorizim të madh dhe promotorë të rrezikshëm të cilët fshihen pas mjeteve të telekomunikacionit. Të kesh kujdes, Allahu të dhëntë sukses e mos ec nga pas si bagëtitë. Krizat dhe transformimet që po kalojmë kanë nxjerrë në pah rrezikun e këtyre ideve ndaj vataneve dhe shoqërive tona. Sa shumë kohë janë mashtruar njerëzit pas kësaj metodike të copëtimit dhe përzgjedhjes së teksteve fetare. I tërë umeti duhet të forcojë yzengjitë e tij dhe të angazhohet me saktësimin e besimit të vet në islam dhe ta pastrojë atë prej bestytnive të gabuara e të dyshimta.

Keni frikë Allahun o rob të Allahut dhe prej këtyre çështjeve përkujtuese të dobishme në lidhje me besimin merrni mësim për jetën tuaj që të arrini lumturinë në këtë botë e në botën tjetër.

“Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (Nahl; 97).

O Allah na jep begati në Kuranin madhështor na bëj dobi me udhëzimin e më të mirit të dërguarve, na bëj të qëndrueshëm në udhëzim dhe ne rrugën e drejtë.

Me këto fjalë që thashë i kërkoj falje Alahut të madhërishëm e të lartë për veten time e për ju dhe për tërë muslimanët dhe muslimanet prej të gjithë gjynaheve e gabimeve. Kërkojini falje dhe pendohuni tek Ai se ai është falës ndaj atyre që kthehen drejt Tij.

Hutbeja e dytë

Falenderimi i takon Allahut me falenderim sa më të mirë e sa më të begatë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut i vetëm e i pashoq. Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Nderimet e Allahut, shpëtimi dhe begatia e Tij qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, mbi ndjekësit e tyre, dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit.

Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut në fshehtësi e në publik, lëvdojeni dhe falenderojeni Allahun për atë që ju ka ligjëruar prej fesë të arrini pëlqimin e të Gjithëmëshirëshit dhe mirësitë e mëdha.

Vëllezër të besimit baza më kryesore dhe themeli i fesë është përkujtimi dhe qëndresa në besimin e Ehli Sunetit dhe Xhematit sepse ai është litari i shpëtimit që të çon në tokën e sigurtë. Është kështjella e fortë ndaj ideve shkatërrimtare dhe rrugëve të përçarjes, të mosmarrëveshjeve, të ndarjes dhe të klasifikimeve të cilat e coptojnë sistemin e bashkësisë dhe shkatërrojnë unitetin e bukur.

E në këtë kohë amaneti është gjë madhështore dhe përgjegjësia rritet mbi njerëzit e angazhuar në thirrje e në përmirësim të cilët ecin mbi metodikën e qartë hyjnore. Po kështu edhe udhëheqësit dhe politikanët të shpëtojnë shoqëritë dhe brezat prej litarëve mbytës mbi besimin islam të saktë dhe të përpiqen të kontribojnë në synimet e saj të ndritura. Të marrin prej teuhidit (monoteizmit) ujitjen më të mirë, fidanët më të bukur, metodikën më të mirë e më të ndritur për të rregulluar gjendjen e umetit, për të forcuar unitetin e umetit, eliminimin e fatkeqësive prej tij, për realizimin e synimeve më të larta të tij. veçanërisht në çështjet madhore.

Në krye të së cilës qëndron çështja e Palestinës dhe Xhamisë Aksa të begatë. Ajo është çështja jonë islame e parë e cila nuk duhet të harrohet në këto përballje, transformime dhe ndryshimeve të reja pa teprime të kota mediatike apo egzagjerime gazetareske apo beteja elektronike.

Për islamin ka ardhë koha të kapemi fort me litarin e Allahut teorikisht e praktikisht që ta ngremë flamurin e islamit me drejtësi e të mbrojmë nivelin e lavdisë me vendosmëri.

Kështu Allahu do ta realizojë premtimin duke e plotësuar dritën e Tij me largimin e errrësirës e me fitoren ndaj umetit.

Allahu i lartësuar thotë: “Sa për ata që besojnë dhe nuk e njollosin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” (Enam; 82).

Për njohjen e akides dhe besimit të saktë më së shumti të ndihmon angazhimi me dijen dhe mësimdhënien. Optimizmin, përgëzimin dhe shpresat i realizon duke qenë në fillim të këtij viti hixhrij është shfrytëzimi i vitit të ri shkollor për të arritur synimet dhe objektivat.

Nën ndikimin e kësaj pandemie të vazhdueshme djemtë dhe vajzat tona prej nxënësve dhe nxënesve tona do ti drejtohen bankave të shkollave veçse në këto rrethana mbrojtëse do të kryhet në banka virtuale. Këtu del në pah rëndësia e arsimimit në distancë dhe domosdoshmërinë e përfitimit prej mjeteve teknologjike bashkëkohore, platformave virtuale dhe transformimeve numerike duke bashkuar mes gjuhës prezente dhe vizionit të së ardhmes në shërbim të linjës arsimore. Gjithashtu del në pah rëndësia e bashkëpunimit të shtëpisë dhe familjes me shkollën apo universitetin në realizimin e asaj që thamë.

Baballarë dhe nëna të dashura, mësues dhe mësuese të nderuar ne krenohemi me ju dhe me përpjekjet tuaja shpresojmë dhe kujdesemi të kemi breza që ngrihen lart kështu që kërkojmë prej jush ti shtoni përpjekjet në mësimdhënie, në koordinim e në edukim me qëllim që të ruajmë brezin dhe shëndetin e nxënësve dhe nxënëseve tona. Allahu i shpërbleftë të gjithë për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre në shërbim të fesë dhe vatanit të tyre nën direktivat e qeveritarëve Allahu i ruajtë. Falenderojmë herojtë e sektorit të arsimit, specialistët e njohurive të ndryshme të cilët përpiqen të çojnë aty ku duhet misionin e arsimit edhe në këto rrethana të vështira.

Allahut i lutemi ti mundësojë të gjithëve njohuri të dobishme dhe vepra të mira, të na mundësojë kapjen pas Kuranit dhe Sunetit sipas rrugës së të parëve të këtij umeti, të largojë errësirën prej këtij umeti Ai posedon mirësi, bujari dhe dhunti.

Dërgoni salavate dhe selame, Allahu ju mëshiroftë mbi më të mirin e njerëzve sikurse ju urdhëron Allahu i madhërishëm. Allahu thotë: Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56)

I dërguari i Allahut ka thënë: Kush dërgon mbi mua një salavat, Allahu mbi të dërgon dhjetë.

Prej meje shkon një selam për të

Përhapja e tij është parfum

Aq sa të lëvizë hëna e plotë

nga njëri horizont në tjetrin

O Allah përmende lart Muhamedin, familjen e Muhamedit, ashtu sikurse ke përmendur lart Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.

O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, ashtu sikurse bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Në të gjithë botët Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.

O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër prijësat e drejtë Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe ata që pasojnë rrugën e tyre me përpikmëri Ti je më i miri tolerues dhe falës, edhe neve bashkë me ta me mëshirën dhe bujarinë tënde o më fisniku i fisnikëve!

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!

Zhduke idhujtarinë dhe poshtëroi idhujtarët, shkatëroi armiqtë e tu dhe armiqtë e fesë Tënde dhe këtë vend bëje të sigurtë e të qetë dhe të gjithë vendet e muslimanëve!

O Allah na jep siguri në vatanet tona, rregulloi dhe ruaji prijësat dhe qeveritarëve tanë.

O Allah jepi sukses në të vërtetën prijësit tone, Shërbëtorit të Dy Xhamive të Shenjta. O Allah jepi sukses në atë që ti don dhe pëlqen dhe orientoje atë drejt bamirësisë dhe devotshmërisë!

Jepi sukses atij, princit të kurorës dhe ndihmësave të tyre në atë që është e dobishme për islamin dhe muslimanët, për vendin dhe njerëzit!

O Allah jepi sukses të gjithë qeveritarëve të muslimanëve, o Allah bëji ata mëshirë për besimtarët, o Allah bëji ata zbatues të ligjit Tënd dhe ndjekës të rrugës së profetit Tënd dhe ndihmës të miqve të Tu!

O Allah ndale gjakderdhjen e muslimanëve, rregulloje gjendjen e tyre në çdo vend o i Lartmadhërishëm e Fisnik!

O Allah shpëtoje xhaminë Aksa! O Allah bëje atë të pathyeshme e krenare deri në ditën e gjykimit! o Lartmadhërishëm e Fisnik!

O i Gjallë e i Përjetshëm! Me mëshirën tënde kërkojmë ndihmë! Mos na lër të mbështetemi tek vetet tona për asnjë moment! Na i rregullo tërë çështjet tona!

O Allah largoji prej nesh çmimet e larta, epideminë, kamatën, imoralitetin, tërmetet, vështirësitë dhe sprovat e rënda të dukshme e të padukshme prej vendit tonë e prej të gjithë vendeve të muslimanëve o Zot i botëve!

O Allah fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret të gjallë qofshin a të vdekur!

O Allah shëroi të sëmurët tanë, mëshiroi të vdekurit tanë, kujdesu për çështjen tonë dhe na mundëso ti mbyllim me vepra të mira punët tona, na jep sukses në atë që do e që kënaqesh o i lartmadhërishëm e fisnik!

O Allah jepi sukse njerëzve të sigurisë tonë dhe ushtarët tanë që vigjëlojnë në kufij. O Allah jepi atyre fitore të qartë të shpejtë e jo të vonuar! O Allah pranoi dëshmorët e tyre, mjekoi të plagosurit e tyre, shëroi të sëmurët e tyre o i lartmadhërishëm e fisnik!

O Allah largoje errësirën prej këtij umeti, jepi sukses herojve të shëndetit tonë, shpërbleji ata me shpërblimin më të mirë për çka kanë bërë dhe bëjnë për vendin e tyre dhe për njerëzit o i lartmadhërishëm e fisnik! O i Fuqishëm e dhurues i mirësive!

Zoti ynë na dhuro të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na ruaj nga dënimi i zjarrit!

Zoti ynë pranoje prej nesh, ti je Dëgjuesi, i Dituri, na mundëso pendim sepse ti e pranon pendimin dhe je Mëshirëplotë!

Na fal ne, prindërit tanë dhe prindërit e tyre, të gjithë muslimanët e muslimanet të vdekur qofshin a të gjallë Ti je Dëgjuesi, i afërt, dhe pranues i lutjeve!

I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve! (Surja Saffat; 180)

 

Post Author: endrit