Çështje të dobishme gjatë koronës – Meka 10.07.2020

Hytbe e Qabes 19-11- 1441 H   10-07-2020 D 

Shejh Abdurrahman Sudejs      Tema: Çështje të dobishme gjatë koronës

Falenderimi i takon Allahut. Falenderimi i takon Allahut, i Vetmi në krijim, në dije e në shpikje. E falenderoj të Lartmadhërishmin me falenderim prej të cilit dlirësohemi në këtë botë e lartësohemi në botën tjetër. Ty të përket falenderimi me kënaqësi edhe pse nuk mundem të të lavdëroj e të jem mirënjohës si duhet. Ty të përket falenderimi për të mirat që na i ke zbritur, për vështirësitë që i ke shdërruar në lehtësim o Zoti ynë.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të vetëm e të pashoq. Ai i sprovon robërit e tij për ti kulluar e për ti lumturuar.

Dëshmoj se i nderuari ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i tij. Allahu e dërgoi atë me udhëzim e me fe të vërtetë. Mirësia dhe udhëzimi u përhapën e triumfuan kudo. O Allah nderoje shpëtoje dhe begatoje atë, familjen dhe shokët e tij të cilët arritën pozita të lavdishme, dhe mbi ata që ndjekin dhe i përmbahen gjurmëve të tyre duke shpresuar sukses dhe përpikmëri mbi ta të gjithë pastë shpëtim e paqe.

Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut! Dijeni se devotshmëria është balsami dhe ilaçi i fatkeqësive, drita dhe dëshira e zemrave.

“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen.” (Talak; 4).

Kije frikë Allahun në çdo vend që prezanton

Për Allahun ajo është freskia më e mirë e më e gjatë.

Nëse i hipën devotshmërisë e kapesh fort pas saj

Me të ia kalon edhe atij që mendon se nuk mund t`ia kalojë askush.

O muslimanë! Nën hijen e rikthimit të jetës në normalitetin e saj pasi që epidemia e Koronës u përhap në tërë botën si dallgët e trazuara të detit duke hedhur perden e saj të errët mbi njerëzimin me infektime e vdekje të shumta, shtrirë me fortësinë e saj, duke mbartur trungjet e saj e duke u vërsulur me kraharorin e saj për sprovë e testim. Sot me mirësinë e bujarinë e Allahut pothuajse po kalon me shërim e me mbrojtje. Nuk duhet neglizhuar rikthimi me kujdes e me masat mbrojtëse. Rikthim me përgjegjësi e kujdes duke marrë shkaqet mbrojtëse. Allahu i madhërishëm thotë:

“O besimtarë! Bëhuni syçelë (kundër armikut)” (Nisa; 71).

“Dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)!” (Nisa; 29).

“dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim,” (El Bekare; 195)/

Këto përgëzime që agimet po i shfaqen

O njerëz gëzohuni duke bërë falenderim e madhërim

Falenderimi i takon Allahut në këtë jetë e në tjetrën

Pastaj edhe qeveritarëve për udhëheqjen e për menaxhimin

Vëllezër të islamit prej mirësive të mëdha të Allahut me të cilat lëvizin gjuhët me përgjërim, me lutje, me mirënjohje e me lavdërim është mirësia e Allahut mbi këto vende të begata të cilat kanë bërë përpjekje të lavdëruar në lidhje me marrjen e shkaqeve mbrojtëse fetare e jetike. Suksesi që patën qeveritarët në marrjen e masave mbrojtëse dhe vendimeve të rrepta paraprake për ti bërë ballë pasojave negative të kësaj pandemie mbi këto vende të ruajtura, mbi muslimanët dhe mbi të gjithë botën. Ky ka qenë një leksion praktik në artin e menaxhimit të situatave të rrezikshme dhe shpejtësisë adaptuese në lidhje me krizat. Gjithashtu është edhe një aspekt që ja vlen të përmendet sidomos në këtë kohë. Fakti që mbrojtja prej epidemive dhe sëmundjeve është prej marrjes së shkaqeve për të cilat nxit feja jonë e lartë.

Rikthimi ynë në çështjet tona le të bëhet me kujdes duke zbatuar tërë udhëzimet shëndetësore dhe proçedurat distancuese dhe masat mbrojtëse. Me këtë rast falenderojmë punonjësit e rendit dhe personelin mjekësor dhe në përgjithësi falenderojmë vetëdijësimin dhe bashkëveprimin e lartë të shoqërisë edhe pse mes njerëzve ka aventurierë, impulsivë, të papërgjegjshëm dhe njerëz që shfrytëzojnë epidemitë për të përhapur lajme të pavërtetuara e shpifje apo ata që shfrytëzojnë rastin për të nxjerrë fitime me mashtrime e veprime të paligjshme. Të tillët i ndal vetëm rreptësia dhe vendosmëria.

Keni frikë Allahun o rob të Allahut në vetet tuaja në shëndetin tuaj, në shëndetin e prindërve, fëmijëve, familjeve, shoqërive dhe vendeve tuaja. Ne kemi detyrë ndaj atdheut tonë të mbrojmë shoqërinë dhe sigurinë shëndetësore të saj. Allahu i madhërishëm e i butë ka dhuruar shumë mirësi gjatë kësaj sprove.

Allahu i lartësuar thotë: “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju.” (El Bekare; 216).

Allahu i sprovon robërit e tij me sëmundje që ata të dinë vlerën e shëndetit, ta vlerësojnë atë si duhet e të kujdesen për të. Shëndeti është kurorë mbi kokat e njerëzve të shëndetshëm.

Buhariu në sahihun e tij transmeton prej Ibn Abasit se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Në dy mirësi shumë prej njerëzve dalin me humbje; shëndeti dhe koha e lirë.

Ai (salallahu alejhi ue selem) gjithashtu ka thënë: Atij që gdhihet i sigurtë në strehëzën e tij, i shëndetshëm në trupin e tij dhe ka ushqimin e ditës i është dhënë e tërë bota. Transmeton Tirmidhiu dhe ibn Maxheh.

Në hadithin e Abasit transmetohet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Kërkojini Allahut t`iu falë në këtë botë e në botën tjetër. Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë se është hadith i saktë. Në një version tjetër ka thënë: Kërkojini Allahut t`iu falë sepse pas besimit të patundur nuk i është dhënë askujt gjë më e mirë se falja.

Allahu nuk i jep mirësi më të madhe robit të tij se mirësia e faljes. Çdo njeri që është i falur në fizikun e tij e i shëndetshëm ai është në një jetë të kënaqshme.

O muslimanë epidemitë ndodhin e pastaj lehtësohen. Sa e sa epidemi kanë ndodhur e janë zhdukur.

Edhe tani me mirësinë e Allahut përgëzimet të lidhura me kujdesin vijnë njëra pas tjetrës e tregojnë largimin e kësaj vështirësie që kaploi dhe shkatoi dhimbje.

Fatkeqësitë, brengat dhe mërzitë nuk kalojnë pa mbartur mirësi të cilat arrijnë ti dallojnë besimtarët. Në sprovën e Koronës kemi fituar shumë mirësi, mësime dhe eksperienca.

Në krye të këtyre mirësive është realizimi i monoteizmit të pastër ndaj Allahut:

“Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë” (Zumer; 3).

Mirësia e dytë është forcimi i besimit dhe i sigurisë së plotë në vendimin dhe përcaktimin e Allahut në të gjitha krijesat e universit të Tij.

Mirësia e tretë, xhevahiri i shtrenjtë prej xhevahireve të kësaj feje të përjetëshme e cila është shenjtëria e qënies njerëzore të cilën Allahu e ka nderuar:

“Në të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit” (El Isra; 70).

Ai në fjalët e Tij madhështore e përmend qënien humane e thotë: “Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur” (Shems; 7).

Metodika e ndritëshme islame në përballjen me sëmundjet dhe epidemitë është një shembull i rrallë dhe model udhëzimi për tu mbrojtur së pari e pastaj për tu mjekuar e për tu karantinuar.

Kjo metodikë e lartë përgjatë kësaj epidemie na ka dhuruar një mirësi të katërt se përfshirja dhe opinioni në lidhje me ngjarjet e mëdha të panjohura më parë, në katastrofa e në kriza në njohje e të fshehtave dhe përfundimet e tyre u takon njerëzve të dijes, specialistëve,fakihëve të lartë e njerëzve të zgjuar të cilët nuk japin opinione vetëm me maturi e me konsulencë, pas kërkimesh e mbledhjesh të shumta e jo me mendjemadhësi, individualizëm, dëshirë për famë, për tu dukur apo për shkak ipulsiviteti. Nuk ka vend për ata që hiqen si të ditur, si mjekë apo për idjotësitë e gënjeshtarëve dhe sharlatanëve që mbyllin sytë ndaj mijërave të prekurve e të vdekurve. Të gjithë duhet të mbrohemi, të jemi të kujdeshëm, të gjithë jemi përgjegjës e vërtetë do të fitojmë.

O popull islam, së pesti kemi fituar rëndësinë e ndërgjegjësimit të të gjithë muslimanëve ndaj pozitës së vendeve të tyre, përgjegjësinë ndaj shoqërisë së tyre, veçanërisht në aspektin e sigurisë e të shëndetit. Vatani nuk mund të ndërtohet më bukur se me valvitjen e flamurit të besimit të saktë në të gjithë anët e tij, dhe me zbatimin e ligjit islam, Kuranit dhe traditës profetike mbi tokën dhe banorët e tij. Gjithashtu me lidhjen e ndërsjelltë mes udhëheqjes dhe individëve të tij. Forcimit të vlerave e të mirësive. Nëpërmjet largimit të ligjthyerjeve dhe poshtërsive. Dhe nëpërmjet lutjes, lutjes; “për t’u bërë të dëgjueshëm.” (El Enam; 42).

Vatanet janë përgjegjësi dhe amanet mbi të gjithë ne, le të kujdesemi për to. Të jetë rikthimi në normalitetin e përditshëm të jetës sonë me përkujdesje e me marrje masash, me mesatari e bashkëjetesë, me ekuilibër mes frikës dhe marrjes së masave duke zbatuar plotësisht udhëzimet mjekësore, proçedurat distancuese dhe masat mbrojtëse. Duhet patjetër një bashkëpunim ndërkombëtar dhe kordinim global për tu përballur me këtë pandemi të rrezikshme nën shembullin e asaj që po vepron ky vend i begatë.

O Besimtarë prej mirësive të mëdha të cilën e nxori në pah kjo sprovë e koronës; se vetëdijësimi i plotë dhe edukimi i përgjithshëm është amanet fetar, përgjegjësi morale, domosdoshmëri shoqërore, vlerë qytetërimi e cila popujve u shton civilizim e lartësim, progres e zhvillim. Për këtë duhet ta përforcojmë këtë ndërgjegjësim në filizat tanë dhe brezat që vijnë, në familje e në shtëpi, nëpër institute e universitete, nëpër shkolla e fakultete.

E një prej fryteve më të mira që ka nxjerrë në pah kjo sprovë është uniteti fetar, vëllazëria islame, qëndrimi human botërorë ku janë venitur interesat personale, synimet materiale duke dalë në pah, bashkëpunimi, koperimi, solidariteti dhe sigurimin shoqëror.

Të gjithë bashkë si një trup i vetëm. Në horizonte shkëlqen fjala e Allahut: “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër” (Huxhurat; 10).

Dhe fjala e Allahut të Lartësuar: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëritjetrin.” (Huxhurat; 13).

Realiteti praktik qe zbatim i mesazhit kuranor: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” (Maideh; 2).

Kjo është dhe tradita e shtetit të Dy vendeve të Shenjta që Allahu e ruajtë me bijtë e tij në veçanti e me muslimanët e çështjet e tyre në përgjithësi, e për të gjithë njerëzimin duke u përppjekur të arrihet siguria dhe paqja ndërkombëtare.

Qendra e ndihmës humanitare e mbretit Selman është një shembull i ndritur për qëndrimet e këtij vendi të begatë dhe pushtetarëve të tij rreth përkrahjes së çështjeve të islamit e të muslimanëve në çdo vend, në suport të veprave sociale,vullnetare e humanitare. Veprat e këtij shteti janë të përmendura e të mirënjohura e të drejtët nuk i mohojnë ato. Kjo qendër kërkon përkrahje për të përçuar mesazhin e saj social, shëndetësor dhe human.

Bashkëpunimi është forcë e lartë

Formon burra dhe çdo gjë e perfeksionon

Përpjekjet më të mira i kanë bërë sahabet

E ata për to nuk kërkonin shpërblim

I lutemi Allahut që të japë begati në çdo përpjekje, të saktësojë hapat, e ti bëjë veprat të sinqerta vetëm për fytyrën e Tij fisnike. Ai është dëgjuesi që përgjigjet.

Allahu na dhëntë begati në Kuranin madhështor e na mundësoftë të përfitojmë prej ajeteve dhe këshillave të tij të urta. Pas këtyre fjalëve i lutem Allahut të më falë mua, ju dhe tërë muslimanët dhe muslimanet çdo gjynah e çdo gabim. Kërkojini falje dhe pendohuni se Ai është i butë e falës.

Hutbeja e dytë

LEXO  Mirësit e stinëve - Meka 11.01.2019

Falenderimi i takon Allahut për çdo mirësi që na jep. Ai na ka përzgjedhur me ligje e vlera të larta.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, të vetëm e të pashoq dhe dëshmoj se profeti ynë Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, nderimet, shpëtimi dhe begatia e Allahut qoftë mbi të, mbi shokët e tij të zgjedhur e fisnikë, mbi tabi`inët dhe mbi ata që pasojnë rrugën e tyre me përpikmëri derisa drita të pasojë errësirën.

Jini të devotshëm ndaj Allahut o rob të Allahut! Devotshmëria ndaj Allahut është dëshmia më e fortë e me të zbulohen realitetet. O rob të Allahut, falenderojeni Allahun që po përjetoni kohë dhe vende të nderuara. Ju tani jeni në një muaj prej muajve të Haxhit dhe në një muaj prej muajve të shenjtë të Allahut. Allahu i madhërishëm ka thënë:

“Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!” (Teubeh; 36).

Keni kujdes e mos i bëni padrejtësi vetes me gjynahe! Kujtoni ditën kur mëkatarët kapen për balukesh. Ditën kur nuk bëjnë dobi as pasuria as fëmijët e kështjellat.

Vëllezër besimtarë, Prej fjalëve që kanë zënë vend e janë përforcuar me realitetin e saj është nderimi që Allahu i ka bërë shtetit të Dy Vendeve të Shenjta mbretërisë së Arabisë Saudite me shërbimin ndaj Dy Xhamive të Shenjta, vizitorëve të tyre, shërbimit ndaj mysafirëve të Rrahmanit (të Gjithëmëshirëshmit) dhe vendeve të shenjta. Prej këtu vjen edhe vendimi historik i qëlluar e i duhur për realizimin e ritualit të haxhit simbolikisht me numër të kufizuar për të arritur dy të mira njëkohësisht në dy çështje të rëndësishme të cilat janë; Realizimi i ritualit islam të haxhit dhe kujdesi për sigurinë, shëndetin dhe paqen e musafirëve të Rrahmanit. Ky vendim është marrë në përputhje me argumentet fetare dhe qëllimeve të parashikuara për ruajtjen e qënies njerëzore sepse një prej rregullave të ligjit islam thotë: Sjellja e dobive, mënjanimi i të keqes dhe asgjësimi i dëmit. Ruajtja e qënien njerëzore dhe mos ekspozimi i saj ndaj epidemisë dhe rrezikut. “Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve.” (Maideh; 32).

Ky shtet i begatë shëndetin e njeriut e ka një ndër prioritetet më parësore të tij dhe një prej angazhimeve kryesore. Haxhi është shtyllë e fesë dhe nderi i shtetit. Ky vendim i suksesshëm, i saktë e i jashtëzakonshëm ka gjetur përkrahje dhe mirëkuptim islam e botërorë e kjo është prej mirësive të Allahut.

Të gjithë e kanë detyrë ti përgjigjen këtij vendimi të duhur për të ruajtur shëndetin e tyre e për të qenë të shpëtuar. Sa vendim i mirë është ky, sa mirë ata që e morën si vendim e sa mirë për ata që i përgjigjen. Allahut i takon falenderimi në nisje e në mbyllje e Atij i takon mirënjohja për çdo gjë që jep.

Allahu i dhëntë jetë të gjatë shtetit të Dy vendeve të Shenjta si kopsht i gjelbëruar që përçon aromë të mirë. Le të qëndrojë me lejen e Allahut për kohë të gjata e gjenerata të shumta si shenjë në këtë botë, model dhe shembull që ndiqet prej të tjerëve. Allahu i ruajtë të gjithë vendet e muslimanëve e të gjithë botës prej sëmundjeve e prej epidemive dhe prej çdo të keqeje e të urryere, Ai është më i miri që mund ti lutemi dhe më fisniku për të shpresuar.

Dërgoni salavate dhe selame, Allahu ju mëshiroftë mbi përgëzuesin, qortuesin dhe pishtarin ndriçues me më të mirin që mund të nisin lutjet dhe me salavatin e selamin mbi të janë më të sukseshme kërkesat siç urdhëron Zoti i tokës e i qiejve. Allahu thotë: Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56)

I dërguari i Allahut ka thënë: Kush dërgon mbi mua një salavat, Allahu mbi të dërgon dhjetë.

Salavatet më të pastra dhe selame mbi profetin fisnik e me origjinë të zgjedhur, Muhamedi më i miri i të dërguarve, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij më të mirët shokë e ndihmëtarë.

O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër prijësat e drejtë Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun e mbi të gjithë shokët e tjerë dhe me tabi`inët dhe ata që pasojnë rrugën e tyre me përpikmëri që ecën në rrugën e tyre dhe ndjek gjurmët e tyre o më i miri tolerues e falës!

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!

Mbroje fenë dhe ngreje lart fjalën e vërtetë dhe fenë o Zot i botëve!

O Allah këtë vend bëje të sigurtë e të qetë dhe tërë vendet muslimane!

O Allah na jep siguri në vatanet tona, na jep siguri në shtëpitë tona dhe jepi sukses prijësave dhe qeveritarëve tanë!

O Allah jepi sukses në të vërtetën prijësit tone, Shërbëtorit të Dy Xhamive të Shenjta O Allah jepi sukses në atë që ti do dhe kënaqesh, drejtoje atë në bamirësi e në devotshmëri. Mundësoji atij të ketë shpurë të vlefshme e cila e këshillon në mirësi dhe e ndihmon në realizimin e tyre. O Allah jepi sukses atij dhe mëkëmbësit të tij në atë që është krenari për islamin dhe sukses për muslimanët dhe në atë që është e dobishme për vendet tona e për njerëzit o i Lartmadhërishëm e Fisnik, O i Gjallë e i Përhershëm, me mëshirën tënde kërkojmë ndihmë, mos na lër të mbështetemi tek vetet tona për asnjë moment e na e rregullo çdo çështje tonën!

O Allah rregulloje gjendjen e muslimanëve në çdo vend! Mbroje gjakun e tyre! Ruaji vendet e shenjta të muslimanëve! O Allah ruaje Xhaminë Aksa të fortë e krenare deri ditën e gjykimit o Zot i botëve!

O Allah ti merresh vetë me armiqtë e Tu e me armiqtë e fesë sepse ata nuk të madhërojnë ty, O Allah shpërndaje grumbullin e tyre, përçaje bashkimin e tyre, bëji ata mësim për të tjerët o Zot i botëve!

O Allah ndihmoji vëllezërit tanë në Palestinë, O Allah rregulloje gjendjen e vëllezërve tanë në Irak në Sham, në Jemen, në Libi e në Arakan o posedues i madhështisë e i fisnikërisë!

O Allah jepi sukses njerëzve që punojnë për rendin tonë, o Allah shpërbleji ata me shpërblimin më të mirë, O Allah jepi sukses njerëzve të shëndetit tonë o posedues i madhështisë e fisnikërisë, shpërbleji ata me shpërblimin më të mirë e më të plotë për atë që po bëjnë për vendin dhe për njerëzit! O Allah jepi sukses punonjësve që janë në shërbim të Dy vendeve të Shenjta, në shërbim të vizitorëve të tyre, në shërbim të haxhinjve dhe umrexhinjve o Zot i botëve!

O Allah jepu fitore ushtarëve tanë, dhe njerëzit e sigurisë tonë të cilët vigjilojnë në zonat kufitare e në kufijtë tanë! O Allah pranoi dëshmorët e tyre, mjekoi të plagosurit e tyre, shëroi të sëmurët e tyre, ktheji ata të shpëtuar e fitimtarë o i Madhërishëm e Bujar!

O Allah largoji prej nesh çmimet e larta, epideminë, kamatën, imoralitetin, tërmetet, vështirësitë dhe sprovat e rënda të dukshme e të padukshme prej vendit tonë e prej të gjithë vendeve të muslimanëve o Zot i botëve!

O Allah të lutemi të na mbrosh prej goditjes, prej murtajës, prej zgjebes, çmendurisë, lebrozës e prej çdo sëmundjeje të keqe o posedues i madhështisë dhe bujarisë!

O Allah largoje prej nesh koronën, O Allah Ti je Shëruesi, i Gjithëmjaftueshmi, dhënësi i shëndetit, shëroji të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve e të gjithë botës prej koronës e prej çdo epidemie e sëmundje tjetër o posedues i madhështisë dhe bujarisë!

Zoti ynë na dhuro të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na ruaj nga dënimi i zjarrit!

Zoti ynë pranoje prej nesh, ti je Dëgjuesi, i Dituri, na mundëso pendim sepse ti e pranon pendimin dhe je Mëshirëplotë!

Na fal ne, prindërit tanë dhe prindërit e tyre, të gjithë muslimanët e muslimanet qofshin të gjallë a të vdekur, Ti je Dëgjuesi, i afërt, dhe pranues i lutjeve!

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve! (Surja Saffat; 180).

 

Post Author: endrit