Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush -Meka 25.09.2020

Hytbe e Qabes                                 08-02-1442 H    25-09-2020 

Shejh Abdullah El Xhuhenij      Tema: Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush

Falenderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë e i kërkojmë ndihmë, Atij i kërkojmë falje dhe tek Ai pendohemi. Allahut i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vetëve tona e prej punëve tona. Atë që Allahu e udhëzon s`ka kush e humb e atë që Ai e humb s`ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se ska të adhuruar me meritë përpos Allahut, ai është i vetëm e pashok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij. 

U porosis ju dhe veten time të jemi të devotshëm ndaj Allahut në fshehtësi e nëpublik. Të falendërojmë Allahun për dhuntitë dhe mirësitë e Tij ndaj nesh. Me falenderim shtohen mirësitë dhe dëbohen fatkeqësitë.

Allahu thotë: “Nëse tregoheni mirënjohës,Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë”.” (Ibrahim; 7).

Allahu i lartëmadhërishëm thotë: 

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” (Sure Ali Imran, 102.)

Atij duhet ti bindesh e jo ta kundërshtosh, ta përmendësh e të mos e harrosh dhe ta falenderosh e jo ta mohosh.

“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhemos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishitnë armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja, e në saje të dhuntisë së Tij,u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai jushpëtoi prej saj.” (Al Imran; 103)

Allahu i lartësuar urdhëron në këtë ajet që robërit e tij besimtarë të kapen për litarin e Allahut i cili është Kurani Fisnik i zbritur prej Allahuttë lartësuar dhe ndjekja e rrugës sëProfetit (salallahu alejhi ue selem).

Angazhimi me besimin e saktë i bashkon dhe i afron zemrat. Prandaj duhet të marrim mësim prej shoqërive që egzistonin përpara dërgimit të Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Të sjellim ndërmed si ka qenë përçarja mes tyre, sulmet, grindjet dhe armiqësitë deri edhe mes individëve të një fisi.

Kur erdhi Profeti (salallahu alejhi ue selem) me fenë e tij dhe me të hynë në fe ata njerëz të cilëve Allahu i dëshiroi lumturinë.Atëherë u bashkuan zemrat e u lidhën me njëri -tjetrin. E Allahu na kujton me këtë mirësi e thotë: 

Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër” (Al Imran; 103).

Mirësi për ta pasur ndërmend është kjo që Allahu na ka mundësuar prej Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ai me të i bashkoi njerëzit e i bëri vëllezër. Pastaj në të u udhëhoqëm me librin e Allahut dhe me traditën e të dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem). Ata u kapën për litarin e Allahut dhe ecën në rrugën e Tij të drejtë. Kjo qe mirësi dhe sukses prej Allahut, pastaj një vlerë e udhëheqësve të mirë e të sinqertë, dy imamët; Muhamed ibn Saud dhe Muhamed ibn Abduluehabi, Allahu i mëshiroftë të dy. 

Ky shtet me të tre periudhat e tij, falenderimi i takon Allahut dhe mirësitë janë prej tij, është ngritur lart me bollëk e me zhvilim. Pastaj mbreti Abdulaziz bin Fajsal, Allahu e mëshiroftë dhe bijtë e tij më pas deri në këtë periudhë të mbarë, periudhën e shërbëtorit të Dy Xhamive të Shenjta mbretit Selman bin Abdulaziz që Allahu ia shtoftë jetën në bindje ndaj Tij dhe lartësia e tij princi i kurorës Allahu e ndihmohtë dhe i dhëntë sukses. Në këtë kohë kjo mbretëri është në zvillim në rritje, në lumturi e bollëk. Vendi ynë në mirësi e për këtë falenderimi i përket Allahut. Këto mirësi nuk i gjend në vende të tjera kështu qëështë detyrë të kujdesemi për qëndresën e këtyre mirësive. Ne duhet të kujdesemi për lidhjet që forcojnë unitetin e mbretërisë sonë e të ndalim çdokënd që përpiqet të prishë lidhjen e fortë të saj apo që përpiqet të nxisë mosmarrëveshjet për shkaqe të ndryshme e nësektorë të ndryshëm. 

Ne falenderojmë Allahun që në Mbretërinë tonë të shtrejtëjetojmë nën hijen e drejtësisë islame me begati e bollëk nën udhëheqen e drejtë. Tek ne mbizotëron siguria dhe rendi i përgjithshëm për të cilin na ka zili i afërmi e i largëti. Jetojmë në vllazëri dhe mëshirë të ndërsjelltë nën flamurin e teuhidit. 

Libri i Allahut dhe tradita e të Dërguarit të Tij mësohet në të gjitha nivelet shkollore. Ligji i Allahut dhe  i të Dërguarit Të tij (salallahu alejhi ue selem) zbatohet në të gjitha çështjet tona dhe mbi të gjitha shtresat e shoqërisë sonë. Allahu i takon falenderimi dhe e tërë mirësia është prej Tij. O Allah na e mbro islamin tonë, na e ruaj sigurinë dhe rendin tonë, dhe na mundëso të jemi falenderues për mirësitë e Tua mbi ne. 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

 

LEXO  Reflektime mbi mrekullinë e Israsë dhe Miraxhit - Meka 25.02.2022

“(Kujtoje) kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bëje të sigurt këtë qytetdhe më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve!” (Ibrahim; 35).

Allahu na bekoftë me Kurani madhështor e na mundësoftë të kemi dobi me ajetet e urtësitë në të. Allahu na mundësoftë të kemi dobi me udhëzimin e më të mirit të Dërguarve dhe me fjalët e tij të larta.

Thashë këtë që dëgjuat dhe i kërkoj falje Allahut për veten, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah. Kërkojini falje se ai është Falës e Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Falenderimi i takon Allahut. Falenderimi i takon Allahut i cili na udhëzoi në islam, na mësoi Urtësinë dhe Kuranin.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të vetëm e të pashoq dhe dëshmoj se profeti dhe i dashuri ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Ai është zotëria i tërë njerëzimit, Salavatet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij e shpëtim pastë për ta deri në ditën e gjykimit. 

U porosis ju dhe veten time të jemi të devotshëm ndaj Allahut të lartësuar, të mbahemi fort pas Librit të Allahut dhe traditës së të dërguarit të Tij (salallahu alejhi ue selem) dhe traditës së halifëve të drejtë pas tij. Kapuni pas saj fort me dhëmballë, kryeni detyrën tuaj, dëgjoni dhe binduni ndaj udhëheqësit tuaj në të mirën.

Qëndroni me bashkësinë e muslimanëve sepse dora e Allahut është mbi bashkësinë e ai i cili shkëputet shkëputet drejt zjarrit.

 Zbatoni shkaqet sepse ju jeni të urdhëruar ti zbatoni ato, besoni në përcaktim dhe mbështetuni Allahut. Bëni durim ndaj fatkeqësive dhe falenderojeni Allahun për mirësitë. Kjo është më e mirë për ju. 

O rob të Allahut, prej shprehjes së mirësive të Allahut është edhe mirësia që Allahu i ka dhënë këtyre viseve të begata si monoteizmi, uniteti, rendi siguria dhe stabiliteti, shërbimi ndaj Dy Xhamive të Shenjta dhe vizitorëvetë tyre. Interesimi mbi çështjet e muslimanëve. Qëndrimet humane të dobishme. Përpjekjet për realizimin e paqes ndërkombëtare që prej themelimit të mbretërisë e deri në këtë periudhë të ndritur. Për të gjitha këto kërkohet që ne të falenderojmëe të përpiqemi të ruajmë rendin, stabilitetin dhe arritjet e saj. Të realizojmë unitetin fetar, atë atëdhetar, besën fetare ndaj udhëheqjes, qëndrimi me bashkësinë e muslimanëve dhe prijësin e tyre. Dëgjimin, bindjen dhe lutjen për udhëheqjen e saj që të jenë të suksesshëm e të saktë në punën e tyre. 

Allahu i ruajtë viset tona dhe viset e muslimanëve ndaj çdo të keqeje!Ai është Dëgjuesi që përgjigjet!

O rob të Allahut salavatet mbi profetin e pastër është një prej adhurimeve më të mira, më të mëdha e më të dashura tek Allahu i lartësuar. Allahu thotë: 

Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56).

Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Kush dërgon mbi mua një salavat të vetëm Allahu me të atij i dërgon dhjetë të tilla.

O Allah, nderoje, shpëtoje, bekoje dhe jepi mirësi robit Tënd dhe të dërguarit Tënd profetit tonë Muhamed poseduesi i pozitës së nderit dhe i burimit të keutherit. 

O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër mëkëmbësit e drejtë zotërinjtë e përzgjedhur; Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe shokët e tjerë dhe mbi familjen e tij të pastër dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre me mirësi deri në ditën e gjykimit edhe ne bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë tënde,! O më i Mëshirëshmi i mëshiruesve!

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve! Shkatërroi armiqtë e fesë! Jepu fitore robërve të Tu besimtarë! Mbroje fenë o Zot i botëve!

O Allah na jep siguri në vatanet tona, na i mbro prijësat dhe qeveritarët tanë dhe jepu sukses atyre në atë që është në të mirë të njerëzve dhe vendeve të tyre! 

O Allah rregulloji të gjithë qeveritarët e muslimanëve! O Allah fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, ata që janë të gjallë e ata që kanë vdekur prej tyre! 

O Allah shëroi të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve!

O Allah ti je Ruajtësi dhe Kujdestari ruaji mjekët tanë dhe ndihmësit e tyre, jepi mundësi që të jenë të saktë e të suksesshëm në punën e tyre! 

O Allah mos na largo mirësitë e tua, mos na e largo faljen tënde, na ruaj prej ndërshkimin të papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt!

O Allah Ti je i Adhuruari i vërtetë nuk ka Allah tjetër veç Teje ti je i Pasuri e ne jemi të varfër! Zbrit mbi ne shi e mos na lë të pikëlluar! 

O Allah na zbrit shi e na ndihmo! 

O Allah ne jemi krijesa prej krijesave të Tua mos na privo prej mirësive të Tua për shkak të gabimeve tona o më Fisniku i Fisnikëve! 

O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen(nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jep na mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!

Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na mbro prej dënimit të zjarrit!

Rob të Allahut, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin. Përkujtojeni Allahun e madhërishëm që t’ju kujtojë Ai juve. Falenderojeni për mirësitë e shumta që ju ka dhënë që t`ua shtojë ato. Vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.

Post Author: endrit