Shejh Mahir El Muajkili
Dua në namaz nate Meke 29 Ramazan 1443 H 30-04-2022 D
Zoti ynë, Ty të takon falënderimi, Ti je Drita e qiejve, tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre, Ty të takon falënderimi, Ti je Krijuesi i qiejve, tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre, Ty të takon falënderimi.
Ti je Sunduesi i qiejve, tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre, Ty të takon falënderimi. Ti je i Vërteti, fjala Jote është e vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, Xheneti është i vërtetë, zjarri është i vërtetë, Dita e Kijametit është e vërtetë, profetët janë të vërtetë, dhe Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është i vërtetë.
O Zoti ynë, Ty të jemi nënshtruar, Ty të kemi besuar dhe tek Ti jemi mbështetur, tek Ti drejtohemi, me Ty armiqësohem, dhe tek Ti kthehemi, na fal gjynahet e kaluara dhe të tashme, ato që kemi bërë fshehurazi dhe hapur.
O Zoti ynë, më i Madhi më Bujari, o i Gjallë i Përhershëm, o Zoti ynë, Zoti i Xhebrailit, Mekailit dhe Israfilit, O Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i të fshehtës edhe i të dukshmës, Ti je që gjykon mes robërve Tu për atë që ata kundërshtoheshin! Na udhëzo në rrugën Tënde, sepse nuk udhëzohemi vetëm se me lejen Tënde, me të vërtetë Ti udhëzon atë që do për në rrugë të drejtë.
O Zoti ynë na udhëzo me ata që udhëzove, na shpëto me ata që shpëtove, na lër nën kujdesin e atyre që Ti ke caktua. Na beko me atë që na ke dhuruar, me Mëshirën Tënde, largo nga ne të keqen që ke caktuar.
O Zoti ynë na jep nga frika ndaj Teje që të na mbajë largë nga mosbindja ndaj Teje, na jep nga bindja ndaj Teje që të arrijmë Xhenetet e Tua, dhe na jep besim tek Ti që të na mbrojë nga fatkeqësitë e kësaj bote.
O Zoti ynë na gëzo me shikimin, dëgjimin dhe forcën tonë sa kohë që të jemi në këtë botë, na shoqëro me ato dhe në Botën Tjetër.
O Zoti ynë, na jep forcë përballë atyre që na kanë bërë padrejtësi, na ndihmo kundra armiqve tanë, mos na jep fatkeqësi në fenë tonë. Mos na e bëj këtë botë shqetësimin më të madh për ne, dhe synim të diturisë tonë, dhe mos na bëj zjarrin përfundim të rrugëtimin tonë. O Zoti ynë, bëj Xhenetin vendqëndrimin dhe përfundimin tonë, me Mëshirën, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zoti ynë, më i Madhi më Bujari, o i Gjalli i Përhershëm, me Mëshirën Tënde kërkojmë mbrojtje, përmirëso të gjitha çështjet tona, dhe mos na në lër në dorë të veteve tona sa hapin e mbyllim sytë.
O Zoti ynë, përmirëso fenë tonë që është mbrojtëse e çështjeve tona, përmirëso jetën tonë në këtë botë në të cilën është vendqëndrimi ynë, përmirëso për ne Botën Tjetër në të cilën është takimi ynë. Na e bëj jetën e kësaj bote shkak për shtimin e çdo të mire, na e bëj vdekjen të qetë, rehati prej çdo të keqe, na shpëto nga poshtërimi në këtë botë dhe ndëshkimi i Botës Tjetër.
O Zoti ynë, Ti që dëgjon fjalën tonë dhe shikon pozitën tonë, që di të fshehtën dhe të dukshmen tonë, S’ka Zot tjetër përveç Teje, Madhërimi është për Ty, ne vërtetë kemi qenë nga gjynahqarët.
S’ka Zot tjetër përveç Teje, Madhërimi është për Ty, vërtetë nuk të kemi adhuruar siç Ti e merito, nuk të kemi falenderuar me falenderimin që Ti e merito.
O Zoti ynë, sikurse na ke bashkuar në vendit Tënd të shenjtë dhe të bekuar, Meke, Zoti ynë na bashko në Firdeusin e Lartë, sëbashku me baballarët dhe nënat tona, me bashkëshortet dhe pasardhësit tanë, me vëllezërit tanë, me Mëshirën, Mirësinë, dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zoti ynë, na bashko në Xhenet pa llogari dhe pa ndëshkim, me Mëshirën dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zoti ynë, prano agjërimin tonë, namazet tona dhe të gjitha veprat tona të mira.
O Zoti ynë, Ti je Falës e do faljen, na fal ne.
O Zoti ynë, bëj përfundimin e Ramazanit që të fitojmë kënaqësinë Tënde, dhe të shpëtojmë nga zjarri i Xhehenemit.
O Zoti ynë, na shpëto nga zjarri. O Zoti ynë, shpëto ne, baballarët tanë, nënat dhe bashkëshortet tona, pasardhësit dhe vëllezërit tanë nga zjarri, me Mëshirën, Mirësinë, dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zoti ynë, largo akthin e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O më i Madhi më Bujari, jepi sukses nga suksesi Yt udhëheqësit tonë, mbështete atë me mbështetjen Tënde. O Zot jepi atij mbështetës të mirë, të dobishëm dhe të bekuar, të cilët e orientojnë në të mirë dhe e ndihmojnë në të.
O Zot jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij besnik në atë që është e mirë për Isamin dhe muslimanët.
O Zoti ynë, jepu sukses të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve në atë që do dhe je i kënaqur.
O Zoti ynë, o më i Madhi më Bujari, o i Gjallë o i Përhershëm. O Zot ndihmo ushtarët tanë të vendosur në kufinjtë e vendit tonë. O Zot jepu atyre ndihmë dhe fitore të qartë të shpejtë dhe jo të vonuar. O Zoti ynë, kthei ata tek familjet e tyre shëndosh e mirë, fitimtarë dhe të fituar, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot të lutemi të jesh kundra armikut Tënd dhe armikut të tyre, o i Fuqishëm, o i Plotëpushtetshëm, o më i Madhi më Bujari.
O Zoti ynë, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekur.
O Zoti ynë, fali baballarët dhe nënat tona sikurse na rritën kur ishim të vegjël. O Zoti ynë, ata që janë prej tyre të vdekur zbrit në varrin e tyre mëshirën Tënde, zgjëro varrin e tyre në masë të shikimit të tyre, dhe na bashko me ata në Xhenetet e Tua, Xhenetet e Amshuara. Kush të jet prej tyre gjallë zgjatua jetën e tyre, përmirësoi veprat e tyre, na jep ne dhe atyre përfundim të mirë.
O Zoti ynë, ne jemi robërit Tu, fëmijët e robit Tënd, dhe fëmijët e robëreshës Tënde, qenia jonë është në duar Tua, vendimi Yt sigurisht që ndodhën mbi ne, të drejta janë të gjitha caktimet Tua mbi ne, po të të lutemi me të gjithë emrat e Tu, me të cilët ke emërtuar Veten Tënde, apo të cilët i ke zbritur në Librin Tënd, Kuran, apo të cilët ua ke mësuar ndonjë prej krijesave të Tua, apo e ke ruajtur në diturin Tënde të fshehtë, të lutemi, që ta bësh Kuranin Famëlartë pranverë të zemrave tona, dritë të kraharorëve tanë, largues të trishtimeve tona, dhe heqës të shqetësimeve dhe anktheve tona, dhe që të na drejtojë për në Xhenetet e Tua, Xhenetet e Amshuara.
O Zoti ynë, na e kujto atë që kemi harrua prej tij, na e mëso atë nuk e dimë prej tij.
O Zoti ynë, bëje atë argument për ne në duar e Tua, me Mëshirën, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zoti ynë, na bëj nga ata që të luten dhe ju përgjigjesh, atë që kërkojnë udhëzimin Tënd dhe i udhëzon, që mbështeten tek Ty dhe ju mjafton, dhe që kërkojnë falje tek Ti dhe i falën.
O Zoti ynë, kërkojmë mbrojtje me Kënaqësinë Tënde nga hidhërimi Yt, kërkojmë të na mbrosh me faljen Tënde nga ndëshkimi Yt, sa do të përpiqemi, nuk mund t’i numërojmë dot Lavditë e Tua, ashtu siç e meriton, Ti je ashtu siç e ke madhëruar Veten.
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij, dhe pasuesit e tyre.