Hytbe e Qabes 7 Muharrem 1441 h 06-09-2019 D
Shejh Usame Khajat
Tema: Vlera e Ashurasë
Falenderimi i takon Allahut i cili ka bujari të madhe e jep shumë. Atë e falenderoj me falenderim që na mundëson të afrohemi sa më pranë Tij e të meritojmë vendbanimin e të lumturve.
Dëshmoj se nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përpos Allahut i vetëm e i pashoq. Ai zgjeh të përfshijë në mëshirën e Tij kë të dojë.
Dëshmoj se i nderuari ynë, profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Vulë e profetëve dhe model i njerëzve të devotshëm.
O Allah bekoje dhe shpëtoje të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij në vazhdimësi derisa të mbetet toka e qielli dhe pasuesit e tyre të mirë deri në ditën e ringjalljes, ndarjes dhe shpërblimit.
Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut. Kujtoni ditën kur do të qëndroni para Tij. “Ditën, kur njeriu do të shohë se ç’kanë bërë duart e tij dhe, kur jobesimtari do të thotë: Ah, sikur të isha pluhur!” (En Nebe; 40).
O musliman dëshira për të mirën dhe përpjekjet e vazhduara për ta arritur atë, trokitja në dyert e saj, kërkimi i suksesit dhe i ndihmës prej Allahut për të arritur maksimumin e saj është angazhim i çdo besimtari që vazhdimisht i kthehet Allahut e është i kujdeshëm. Kjo është përditshmëria e besimtarit që i frikësohet të Gjithmëshirëshit e që kërkon mundësitë të arrijë në gradat më të larta të kënaqësisë së Allahut me çdo gjë të dashur që posedon. Allahu i ka udhëzuar robërit e tij për tek e mira e i ka nxitur të përfitojnë pjesën e tyre prej saj e të grumbullojnë prej saj me bollëk me qëllim që ti shoqërojë në udhëtimin e tyre drejt takimit me Allahun me shpresë se do të mikpritet në vendbanimin e bujarisë së Tij e të fitojnë premtimin e Tij fisnik, të kënaqen duke parë fytyrën e Tij fisnike në xhenet gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës i cili është pregatitur për njerëzit e devotshëm.
Treguesit e gjerësisë së mëshirës së Allahut të madhërishëm dhe gjerësia e mirësisë së Tij ndaj njerëzve dhe dashamirësinë e Tij ndaj tyre duket qartë në gjerësinë dhe shumëllojshmërinë e dyerve të mirësisë me të cilat Ai porosit, urdhëron robërit e Tij, i ka orientuar të kthejnë shikimin e të arrijnë të përfitojnë sa më shumë prej tyre. Këtë e ka bërë me shpalljen që u ka zbritur, me fakte e me udhëzime në Librin e përsosur e në mesazhin e të dërguarit të tyre të zgjedhur, profeti i Tij i dashur (salallahu alejhi ue selem) i përcjellë deri tek ne me zinxhir të saktë transmetimi i cili përfshin traditën udhëzimin dhe rrugën e tij (salallahu alejhi ue selem).
Ato janë dyer të mirësisë të hapura në çdo kohë dhe mbushin tërë ditët e vitit. Në çdo muaj prej muajve të vitit në ditët dhe netët e tij ka detyra të cilat e drejtojnë robin në përfitim e shumë veprave të mira që e afrojnë me Allahun, e me shpërblimin e këtyre punëve robit i kënaqen sytë.
Robi kur e mbyll vitin me një adhurim të tillë si haxhi në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut, Umrah, përmendja e Allahut në Ditët e Shkëlqimit (Minasë), bërja e kurbanit për të arritur afrimitet me Allahun, me agjërimin e ditës së Arafatit për ata që nuk janë në haxh e të tjera vepra të mira të muajit Dhul hixhe që është edhe muaji i fundit i vitit.
Pastaj ai e nis vitin e tij të ri përsëri me adhurimin e Zotit të tij. me agjërimin e muajit ta Allahut Muharrem. I pari i muajve të vitit. Profeti Muhamed (salallahu alejhi ue selem) ka lajmëruar se agjërimi i tij është agjërimi më i mirë pas agjërimit të muajit Ramazan. Hadithin në lidhje me këtë e transmeton Muslimi në Sahihun e tij dhe autorët e Suneneve në librat e tyre. Ky aspekt është nxitës për njeriun, i tregon atij qëllimin për të cilin është krijuar dhe shkakun përse Allahu e ka vendosur mbi këtë tokë. Ky qëllim e ky objektiv është sqaruar prej Allahut në librin e tij:
“Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre risk, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë. Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi.” (Dharijat; 56-58).
Ky përkujtim e shtyn njeriun të sjell ndërmend vazhdimisht të vërtetën. E vërteta, e cila nuk është prezente në shumë prej mendjeve të njerëzve edhe pse është e rrënjosur fort, mjaft e qartë me argumenta të dukshme prej Librit të Allahut. Kjo e vërtetë, se e tërë jeta e muslimanit, të gjitha veprat e tij janë për Allahun, krijuesin, furnizuesin dhe sunduesin e tij. Ai i drejton të gjitha çështjet e njeriut me se të dojë e si të dëshirojë. Njeriu qëllimin dhe objektivin e tij duhet të ketë Allahun. Atë duhet të ketë kiblen e zemrës së tij, cakun e punëve të tij dhe synimin final.
“Thuaj: Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhevdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij” (surja En`am: 162,163).
Agjërimi më i rëndësishëm në muajin e Allahu Muharrem o rob të Allahut është agjërimi i ditës së Ashurasë. Për atë që agjëron ditën e Ashurasë ka shpërblim të madh. Dy dijetarët, Buhariu dhe Muslimi kanë shënuar në dy Sahihet e tyre se Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) është pyetur për agjërimin e Ashurasë dhe ka thënë: Unë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) të agjërojë ndonjë ditë për të kërkuar fitimin e vlerës së saj mbi ditët e tjera përveç kësaj dite (ka për qëllim ditën e ashurasë) dhe këtë muaj (ka për qëllim Ramazanin).
Imam Muslimi shënon në Sahihun e tij prej Ebu katades (Allahu qoftë i kënaqur me të) se një burrë e pyeti Profetin (salallahu alejhi ue selem) për agjërimin e ditës së Ashurasë dhe ai tha: Llogaris tek Allahu të më falë vitin që është para saj.
Në Dy Sahihet shënohet se Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) ka thënë: I dërguari i Allahut erdhi në Medine dhe gjeti Jehudët agjërues të ditës së Ashurasë. Ai u tha se çështë kjo ditë që po agjëroni? Ata thanë se kjo është një ditë madhështore. Allahu në të ka shpëtuar Musain bashkë me popullin e tij dhe ka mbytur Faraonin bashkë me popullin e tij. Musai e agjëroi atë si falënderim dhe ne e agjërojmë. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) tha: Ne jemi më meritor e më parësor për Musain se sa ju. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e agjëroi dhe urdhëroi të agjërohet ajo ditë.
Ky shpërblim bujar për agjërimin e ditës Ashura të shton abicjet për të qenë i gatshëm në agjërimin e saj, për të shfrytëzuar këtë mundësi të mirë. Gjithashtu të frenon e nuk të lë ta humbasësh si ditë për faktin se është traditë e një profeti fisnik (salallahu alejhi ue selem), është pasim i tij, dhe ecje në rrugën e të parëve tanë të mirë të cilët e agjëronin këtë ditë më mirë se kushdo tjetër e të pashembullt.
Në dy sahihet shënohet se Rubej`e bija e Muauidh (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) mëngjesin e Ashurasë dërgoi lajm nëpër fshatrat e Ensarëve rreth Medines që ai i cili është gdhirë agjërueshëm le ta plotësojë agjërimin ndërsa ai i cili është gdhirë joagjërueshëm le të mbajë agjërim pjesën e mbetur të ditës.
Ajo ka thënë: Ne pas kësaj e agjëronim këtë ditë dhe shtinim në agjërim edhe fëmijët tanë të vegjël. Shkonim me ta në xhami, i bënim lodra prej leshi që nëse dikush prej tyre qante i jepnim lodrën deri në iftar. E në një version tjetër thuhet: Derisa të plotësonte (fëmija) agjërimin e tij. Në një version tjetër të Muslimit (Allahu e mëshiroftë): …nëse na kërkonin ushqim i jepnim lodrën që të angazhoheshin derisa të plotësonin agjërimin e tyre.
Për këtë arësye imam Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Agjërimi i saj ka qenë obligim në atë kohë pastaj është anulluar obligueshmëria dhe mbeti i pëlqyer, me pëlqyeshmëri të përforcuar.
Po ky përfundim duket dhe prej fjalëve të imam Ahmedit (Allahu e mëshiroftë).
Agjërimi nuk ka qenë detyrë për fëmijët sepse ata nuk i përfshin urdhëri per ndonjë detyrim fetar. Mirëpo sahabet (Allahu qoftë i kënaqur me ta) sikurse thotë Hafidh El Kurtubij (Allahu e mëshiroftë), e bënin diçka të tillë si stërvitje dhe ushtrim për ta në lidhje me agjërimin dhe për tu edukuar në zbatim e në bindshmëri. Mbaroi fjala e tij Allahu e mëshiroftë.
Si do që të jetë kjo është një lloj edukimi madhështor që lë gjurmë të bukura për të ardhme të ndritur.
Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut, kujdesuni të shfrytëzoni mundësinë e agjërimit të kësaj dite të begatë e madhështore me sinqeritet për Allahun duke ndjekur shembullin e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) që të jeni prej atyre që fitojnë me një fitore madhështore.
Allahu na bëftë dobi me udhëzimet e Librit të Tij dhe me traditën e profetit të Tij (salallahu alejhi ue selem).
Me këto fjalë i kërkoj falje Allahut të Madhërishëm e të Lartë për vete, për ju e për të gjithë muslimanët ndaj çdo gjynahu. Ai është falës e mëshirues.
Hutbeja e dyte
Falenderimi i takon Allahut i cili udhëzon për në rrugën e drejtë. Atë e falenderoj, i pastër nga të metat, Bamirësi, i Dhembshuri, i Gjithmëshirëshmi.
Dëshmoj se nuk ka hyjni që meriton të adhurohet pos Tij, i vetëm e i pashoq.
Dëshmoj se i nderuari ynë, profeti ynë Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguar i tij me rrugën e drejtë e me moral madhështor. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët, mbi pasardhësit e tyre dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e rikthimit.
Agjërimi i ditës së Ashurasë nga ana e profetit Muhamed dhe agjërimi i kësaj dite përpara tij nga profeti i Allahut Musa si falenderim ndaj Allahut për shpëtimin e Musës me popullin e tij dhe mbytjes së Faraonit dhe popullit të tij shërben si argument mjaft i qartë për të qenë vazhdimisht falenderues ndaj Allahut për mirësitë e tij nëpërmjet bindjes ndaj Tij. Kështu dhe mirësitë do të jenë më të vazhdueshme dhe shpresat më të shumta që ato të shtohen. Falenderuesit e mirësive, për ta Allahu ka dhënë premtim me fjalën e Tij:
“Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia” (Ibrahim; 7)
O njerëz kujdesuni të jini falenderues ndaj Allahut për mirësitë që jep duke punuar për të arritur kënaqësinë e Tij e duke qëndruar larg shkaqeve që sjellin zemërimin dhe ndërshkimin e Tij.
Bashkë me Ashuranë agjëroni një ditë para saj ose një ditë pas.
Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Në mbetsha herën tjetër do ta agjëroj edhe të nëntën. Transmeton Muslimi në sahihun e tij.
Ndërsa Taberaniu në Mu`xhem El Kebir me zinxhir të saktë transmeton se ai (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Nëse jetoj, në dashtë Allahu deri herën tjetër do të agjëroj të nëntën nga frika se mos më ngelet e dhjeta (ashuraja).
Kjo është zgjedhje e imam Shafiut dhe imam Ahmedit, Allahu i mëshiroftë të dy.
Imam Ebu Hanife e ka konsideruar mekruh (të papëlqyer) agjërimin e ditës së dhjetë të vetme.
Dërgoni salavate dhe selame mbi më të mirin e krijesave të Allahut, Muhamedin të birin e Abdullah. Me këtë jeni urdhëruar në librin e Allahut. Allahu ka thënë: Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56)
O nderoje dhe shpëtoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin. O Allah kënaqësia jote qoftë mbi prijësat e drejtë Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe mbi gjithë familjen dhe shokët e profetit Tënd dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe ne bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë tënde, bamirësinë tënde ! Ti je më i miri tolerues e më i miri falës.
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
Mbroje fenë, shkatërroi armiqtë e fesë dhe tërë tiranët e shkatërrimtarët. Bashkoji zemrat e muslimanëve, forcoi rradhët e tyre, përmirësoi udhëdheqësit e tyre dhuroi atyre unitet rreth të vërtetës.
O Allah ndihmoje fenë tënde, librin tënd dhe dhe rrugën e profetit tënd Muhamedit salallahu alejhi ueselem dhe robërit e tu besimtarë, luftëtarë e të sinqertë.
O Allah na jep siguri në vatanet tona, na i rregullo prijësat dhe qeveritarët tanë.
Ndihmoje në të vërtetetën prijësin dhe udhëheqësin tone. Mundësoji atij të ketë shpurë të vlefshme.
O Allah jepi sukses në atë që ti do dhe kënaqesh o dëgjues i lutjes.
Jepi sukses Atij dhe pasardhësit të tij që të bëjnë atë çka është më e mira për islamin dhe muslimanët dhe jepi sukses në atë çka është e mirë për njerëzit dhe vendin! Tek ty është përfundimi ditën e Kthimit.
O Allah na dhuro devotshmëri në vetet tona, na i pastro se Ti je më i miri pastrues e tyre, ti je kujdestari i tyre dhe ndihmësi i vërtetë.
O Allah na e rregullo fenë e cila është baza e tërë çështjeve tona, na e rregullo dunjanë tonë në të cilën ne jetojmë, na e rregullo ahiretin tonë tek i cili do të jetë përfundimi jonë. Bëje jetën tonë shtim të çdo mirësie, vdekjen rehati prej çdo të keqeje.
O Allah na mundëso të bëjmë punë të mira, të heqim dorë nga veprat e shëmtuara dhe ti duam të varfërit
Na fal e na mëshiro. Nëse do të sprovosh ndonjë popull atëherë na merr jetën përpara se të përballemi me sprovën.
O Allah mos na largo mirësitë e tua, mos na e largo faljen tënde, na ruaj prej ndërshkimin të papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt. O Zot i botëve!
O Allah na mundëso përfundim të mirë në çdo çështje tonën. Na mbro prej poshtërimit në këtë botë e prej ndërshkimit në botën tjetër.
O Allah na mbro prej armiqve të Tu e armiqve tanë me çfarë të dëshirosh o Zot i botëve!
O Allah ti lëmë Ty të merresh me armiqtë e tu e me armiqtë tanë. na mbro prej sherrit të tyre!
O Allah shëroi të sëmurët tanë, mëshiroi të vdekurit tanë, na i plotëso ëndrrat tona nëse janë të kënaqshme për ty, na myndëso në mbyllje kryerjen e veprave të mira.
Zoti ynë ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona e nëse ti nuk na fal e nuk na mëshiron do të jemi prej të humburve.
Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
Nderimet e Allahut, shpëtimi dhe begatitë e Tij qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, dhe mbi gjithë shokët e tij.
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.