Mirësa e kthimin me prezencë fizike në bankat e dijes – Meka 03.09.2021

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      26-01-1443 H   03-09-2021 D

Shejh Abdullah El Xhuhenij     

Tema  Mirësa e kthimin me prezencë fizike në bankat e dijes

 

Lavdërimet janë për Zotin, Lavdërimet janë për Zotin me mirësitë e Tij plotësohet veprat e mira. Dhuron dhe  nderon, tregohet Bujarë dhe ka dhuruar begati, ka marrë jetë dhe ka dhënë jetë, ka bërë të qeshin dhe të qajnë, Madhëria e Tij është në qiej dhe në tokë, Ai është i Plotëfuqishmi i Urti. Lutem dhe dërgoj salavate për të dashurin me të cilin Allahu ka udhëzuar zemra, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, lutje dhe salavate dërgojmë për të deri në ditën e Fundit.

Në vijim

O ju musliman!  Frikësojuni Zotit të Madhërishëm, dhe dijeni se jeni nën kontrollin e Tij, bindjuni urdhërave të Tij dhe mos e kundërshtoni Atë. “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut!” (En-Nisa’ 131) Me frikën ndaj Allahut fitohet kujdesi i Tij,  arrihet shpëtimi, dilet nga çdo vështirësi, arrihet gradë e lartë, fitohet Xheneti dhe shpëtohet nga zjarri i Xhehenemit.

Adhurues të Zotit! Allahun e Gjithësisë, Bujarin dhe Dhuruesin e falenderojmë, për çfarë na ka lehtësuar dhe dhuruar nga Mirësit e Tij të mëdha. Nga këto mirësi është dhe ajo që përjetojmë në këto ditë me rikthimin e mësimit me prezencë fizike, dhe kthimin e mësuesve dhe nxënësve në shkollat e tyre, institutet dhe universitetet e tyre. Një pamje e bukur dhe skenë e shndrishme që gëzon të gjithë ata që e shikojnë. Po, kjo është pamje e lavdisë, nderit  dhe dinjitetit. Allahu i Madhrishëm ka thënë: “ Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija. Allahu di çdo gjë që veproni.” (El-Muxhadile 11)

Dituria është gjëja më e nderuar që dikush dëshiron, gjëja më e mirë që kërkon dhe gjenë ai që kërkon, kërkuesi i dijes, dhe përfitimi më i dobishëm që mund të marri fituesi. Ajo është emaneti i të dërguarve dhe trashëgimia e tyre, ringjallja e zemrave, drita e syve, shërimi i gjokseve, freskia e mendjeve, kënaqësia e shpirtërave, zbutja e të egërsuarve dhe udhërrëfimi i të hutuarve. Ajo, dituria, është peshorja në të cilën peshohen fjalët, veprat, dhe gjendjet njerëzore. Përmes diturisë  njihet Zoti dhe adhurohet, përmendet dhe Njësohet, lavdërohet dhe Madhërohet. Allahu ka përmendur njerëzit e dijes me një dëshmi të veçantë që është Njesimi i Tij, Zotit, dhe ka afruar dëshminë e tyre me dëshminë e Tij, dhe dëshminë e Melaikeve të Tij. Përmes kësaj ka bërë zëvendësim e tyre dhe me këtë nuk ka përmendur një të cunguar. Dituria është argumenti i Allahut në tokën e Tij, ndriçim në mes robërve të Tij, drejtuesi dhe udhëheqësi i tyre për në Xhenetet e Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu dëshmon, e po ashtu engjëjt dhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit.” (Al ‘Imran 18)

O ju muslimanë! Nga interesat e domosdoshme  dhe nevojat urgjente mbi të cilat ngrihet jeta e shoqëve dhe individëve, është dituria dhe përkushtimi në të. Me dituri përparojnë popuj dhe udhëheqje, qeveri, dhe me pa dije, injorancë, nuk është korrete gjendja e saj, qeverisë,  dhe nuk forcohet pozita e saj. Njerëzit kanë më shumë nevojë për dituri se nevoja e tyre për ushqim dhe pije, nga që  njeriu ka nevojë për ushqim dhe pije një apo dy herë në ditë, ndërsa nevoja e tij për dituri është sa numëri i frymëmarrjeve të tij.

Ajo që kemi më shumë nevojë, kur jemi në fillim të vitit të ri shkollorë, që të këshillojmë nxënësit tanë, djem dhe vajza, që të jenë të kujdesshëm në etikën e  diturisë. Shkalla e parë e kësaj etike është frika ndaj Zotit, të qenit i sinqertë ndaj Tij, të bëhet i durueshëm, të përballojë vështirësitë, të zgjerojë gjoksin, botëkuptimin,  përulësia dhe kujdesi nga mendjemadhësia dhe arroganca. Të jetë i edukuar me mësuesin dhe mësuesen, me ndjekje të tij dhe dëgjim të admirueshëm, dhe duke pasur  takt në diskutim dhe në polemika.

O ti mësuess dhe ti mësuese, mesazhi im për ju, është që ti frikësoheni Zotit në atë që është në duart tuaja nga nënësit dhe nxënëset.  Merrni shembull nga mësuesi i parë i këtij umeti, populli, që është  i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ai ka qenë mësuesi më mirë, ishte i butë, i mëshirshëm, i afrueshëm, dhe i dashur, lehtësonte dhe nuk vështirësonte, përgëzonte dhe nuk u jepte lajm të zymtë. Fytyrë qeshur, që tregonte gjithmonë përgëzim dhe lumturi. Ju jeni nderuar me porositë e profetëve dhe të dërguarve të Zotit,  prandaj ju kërkohet që të përmbushni përgjegjësinë tuaj arsimore dhe detyrat tuaja edukative . Allahun e Madhërishëm e lus për vete dhe ju udhëzim dhe shpërblim.

Mesazhi im për baballarët dhe nënat, është, që ti frikësohen Allahut ndaj atyre që kanë nën kujdestari. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu vërtetë do të pyesi çdo njeri për atë që ka nën kujdstari, se a e ka ruajtur atë apo e ka humbur, deri sa njeriu do të pyetet dhe për njerëzit e shtëpisë, familjes!”   Hadithin e ka transmetuar Ibn Hibani dhe zinxhiri i trasmetimit të tij është i mirë.

Zoti ju ruajtë! Mësojuani djemve dhe vajzave tuaja se kush janë të drejtat e mësuesve dhe mësueseve. Mësojuani atyre edukaten, si duhet të sillen, para se të ulen  në bankat e dijes, dhe rrënjosni në zemrat e tyre dashurinë për diturinë dhe dijetarët, respektin për mësuesit dhe mësueset, dhe se kjo është afrim për tek Allahu i Madhërishëm, nga ku fitohet kënaqësia e Tij.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “prandaj ruajuni Allahut! Allahu ju mëson ju; Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.” (El-Bekare 282) 

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij të larta, dhe me udhëzimin e zotërisë së të dërguarve.

Falenderues ndaj Zotit tim, lavdërues për mirësitë e Tij që na ka dhuruar, vetëm Atë e ladërojmë për të mirat e panumërta,  Atij i kërkoj falje për vete dhe për ju, për prindërit e mi dhe prindërit tuaj,  dhe për të gjithë besimtarët dhe besimtaret nga gjynah dhe gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Ramazani muaji i Kur’anit - Meka 10.05.2019

Hutbeja e dytë

Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falenderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai meriton të lavdërohet.

Dëshmoj se Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, thirrësi në kënaqësinë e Zotit, udhëzues në mirësitë e Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen, shokët dhe ndihmësit e tij, atij i dërgojmë përshëndetje të shumëta.

Në vijim

Frikësojuni Allahut të Madhërishëm me frikë të vërtetë, dhe kapun pas fjalës; “S’ka Zot tjetër përveç  Allahut.” vërtetë ajo është lidhje  e fortë, largohuni nga të këqijat, sepse vërtetë trupat tuaja nuk përballojnë dot zjarrin. Të jeni të përulur ndaj Zotit sepse vërtetë ai që është i përulur  ndaj Zotit, Ai e ngrenë atë në gradë. Ndërsa kush  tregohet mendjemadh ndaj Zotit, Ai do ta uli atë,  kush mbjellën devotshmëri do të jetë lavdërues kur të korri mirësinë që ka mbjellë.

Dijeni se fjala më e vërtetë është Libri i Zotit, Kurani, dhe se udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqija janë ato të shpikurat, risitë, dhe se çdo e futur shpikur është risi, dhe se çdo risi është humbje, devijim, e çdo devijim e ka përfundimin në zjarr.

Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë me lavdërime të shumëta dhe të mëdha, për mirësinë që na ka dhuruar me rënien e kësaj epidemie në vendin tonë, dhe arritja e saj në nivele shumë të ulëta. Pastaj apeloi tek vëllezërit muslimanë për rëndësinë e respektimit të imunizimit, dhe përshpejtimin në marrjen e dozave të vaksinës parandaluese, me lejen e Allahut të Madhërueshëm. Sikurse të respektojnë masat parandaluese, dhe dispozitat shëndetësore të caktuara nga autoritetet kompetente, në ruajte të shëndetit të fëmijëve tanë studentë. Sikure të bërit kujdes dhe të shmangemi nga thashethemet për këto vaksina. Allahu është Ai që i furnizon të gjithë me dituri të dobishme, dhe vepra të mira, dhe të u japi sukset fëmijëve tanë, të shkruaj për ta arritje dhe përmirësim, kalim dhe shpëtim. Zoti i shpërbleftë  mësuesit dhe mësueset, baballarët dhe nënat me më të mira, i ndihmoftë  ata në plotësimin e misionit të tyre, dhe detyrën e tyre edukuese, në shërbim të vendit të tyre, me qëllim që të përfundojë edukimi i tyre në mënyrën më të mirë. Me të vërtetë Zoti im është Dhurues Bujarë.

Adhurues të Zotit! Vërtetë Allahu na ka urdhëruar që të dërgojë lutje dhe salavate për të dërguarin e Zotit, Allahu i Madhërishëm dhe i Gjithëdijshëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)   

Ka thënë i dërguari i Allahu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të:  “Kush dëgjon të përmendet emri im, le të bie salavat për mua, sepse, kush bie salavat një herë për mua,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.” 

O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd të dërguarin tonë Muhamedin. 

O Zot të lutemi të jeshë i kënaqur me katër  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me familjen e tij të pastër, me tabiinët dhe me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit.

O Zoti ynë, të lutemi të jeshë i kënaqur me ne sëbashku me ata, me Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zoti ynë,  poshtëro ata që përbaltin Islamin dhe muslimanët. 

O Zot jepi paqe dhe siguri, begati dhe mirësi këtij vendi, dhe të gjitha vendeve  muslimanëve. O Zoti ynë, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.

O Zoti ynë, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit tanë dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështet në të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe udhëzoi ata të dy  drejtë të mirës dhe devotshmërisë. 

O Zoti ynë, jepu sukses të gjithë  kujdestarëve  të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, Kuranin,  të gjykojnë me legjislacionin Tënd, dhe me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

O Zoti ynë, Ti je Zoti i Vetëm nuk ka Zot tjetër veç teje, Ti je i pasur, që nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, nevojtarë, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. O Zoti ynë zbrit tek ne shi dhe na fresko.

O Zoti ynë tek Ty kërkojmë falje, vërtetë Ti je falës, dërgo tek ne shi të bollshëm, o Zoti i Botrave. 

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato. 

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Post Author: endrit