Hutbe nga xhamija e Shenjtë e Mekes
14-8-1440 H 19-4-2019 D
Shejh Fejsal Gazavi Fitnet e dexhalit gënjeshtar
Me të vërtetë lavdërimet janë për Allahun, Allahun e falenderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, Zotit i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të veteve tona dhe prej punëve tona të këqija, atë që e ka drejtuar Allahu s’ka gjë që e humbën, dhe ai që humbën veten e tij s’ka udhëzues tjetër veç Allahut. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atij i dërgojmë shumë selame dhe përshëndetje.
Në vijim
Frikësojuni Allahut o adhurues të Zotit me frikë të vërtetë dhe qëndroni të lidhur fort me Islamin.
O ju muslimanë! Muhamedi a.s ka porositur që të kemi kujdes nga fitnet sprovat, dhe ka dhënë për këtë çështje këshilla të shumta, duke bërë të qartë si duhet të sillemi kundrejt fitneve dhe të këqijave të tyre, duke treguar metodat mbrojtëse prej tyre deri sa të jenë muslimanët të mbrojtur, të sigurtë dhe të qetë. Hadithet që flasin për fitnen apo sprovën e rebelimit janë nga argumentet e ndershmërisë së Profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, profetësisë së tij, dhe nga shenjat e kujdesit të tij për shpëtimin e popullit.
O adhurues të Zotit! Nga këto fitne rebelime të këqija, që na lajmëron i dërguari paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ajo që njihet si rebelimi i verbër (para kijametit), që do ketë shumë viktima, fatkeqsi të mëdha, dëshpërim të madh që do të ndodhi në tokën e pasigurtë. Njerëzit frikësohen nga ditët e vështira të kësaj fitneje. Kjo është nga çështjet e besimit në të fshehtat e mëdha, dhe nga shenjat e mëdha të kijametit. Me të vërtetë është provim dhe sprovë nga Allahu i Madhërishëm për robërit e Tij, ajo është fitne e përgjithshëm, që prekën të gjithë njerëzit të cilët jetojnë në kohët e ndodhisë së sajë. Njerëzit goditen nga kjo, duke marrur me vete dhe fqinjët e tyrë pa marrë parasyshë se pas tyre do të ketë ngjarje të tjera. Kjo është nga fitnet më të mëdhaja që kur Allahu xh.sh ka kijuar Ademin a.s deri në ditën e Kijametit, nga pikpamja e vështirsisë dhe fatkeqsisë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka kërkuar nga Zoti mbrojtje prej sajë, dhe na ka urdhëruar që të kërkojmë mbrojtjen e Zotit prej sajë.
Adhurues të Zotit kjo fitne është rebelimi në kohën e dexhalit gënjeshtarë. A e dini se kush është dexhali gënjeshtar? I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Fitne më të madhe nuk ka pasur dhe nuk do të ketë deri sa të ndodhi kijameti se sa fitneja e dexhalit, të gjithë profetët i kanë porositur popujt e tyre që të kenë kujdes nga dexhali.”
I dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për daljen e dexhalit ka thënë: “Nëse del në kohën kur unë jam në mesin tuaj, unë do të përballem me të i vetëm, e nëse ai del në kohën që nuk jam në mesin tuaj, njeriu është mbrojtësi i vetes, Allahu është kujdestari për mua dhe për çdo musliman.”
Adhurues të Zotit! Dexhali gënjeshtarë, është burim i mohimit dhe devijimit, përhapën mashtrim dhe gënjeshtra, për të cilat i kanë porositur profetët popujt e tyre, dhe i kanë këshilluar ndjekësit që të kenë kujdes prej tyre. E kanë quajtur me nofka të njohura dhe të ditura, dhe e kanë përshkruar me shenja të qarta. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë ju paralajmëroj të ruheni prej tij, sepse nuk ka profet që nuk e ka porositur popullin e tij për të, sikurëse e ka porositur Nuhu a.s popullin e tij.”
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë : “Nga krijimi i Ademit deri në ditën e kijameti nuk ka gjë më të keqe se dalja e dexhalit.” Sefariniju, Zoti e mëshiroftë, ka thënë : “Të gjithë të diturit e kanë për detyrë që të tregojnë hadithet që flasin për dexhalin, tek fëmijët, gratë dhe burrat dhe sidomos në kohën kur janë përhapur fitnet dhe janë shtuar në të vështirsitë, njerëzit janë larguar nga mësimet e syneti të dërguarit të Zotit, dhe janë bërë sunetet si bidate dhe bidatet si sunete duke pasuar të këqijat, nuk kemi mbështetje tjetër vetëm se tek Allahu i Madhërishmi i Larti.”
O ju muslimanë! Është e drejtë e çdo muslimani që të shpresojë shpëtimin, të frikësohet për veten e tij nga kjo fitne e keqe shkatërruese, dhe sprovë trishtuese, dhe të jetë në dijeni të plotë rreth të vërtetës së dexhalit dhe daljes së tij. Cilësitë e detajuara që ai ka dhe shenjat e qarta që tregojnë për të, nëse ai shfaqet, njerëzit janë të kujdesshëm ndaj tij, nuk e pasojnë të kotën e tij dhe nuk bien pre e fitneve të tij.
O adhurues të Zoti! Hadithet e sakta e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të cilat kanë ardhur rreth çështjes së dexhalit, na japin një ekspoze të plotë dhe të qartë rreth tij: “ Ai është njeri i ri në moshë, i kuq në ngjyrë, i shkurtër në trup, i bezdishëm në ecje, njeri që kur ecën i largon këmbët e tij nga njëra tjetra, kokën e ka të rrudhur, flokë shumë dhe mjekër të rrallë, me një sy në krah të djathtë sikur kokërr rrushi i thatë, syri i tij i majtë ka një lythë të madhe (mish që i është vendosur në fillim të syrit), ka të shkruar në mes dy syve të tij “kafir” mohues, që ja lexojnë të gjithë muslimanët, dinë të shkruajn apo nuk di të shkruajn. Ai është steril nuk mund të lindë fëmijë prej atij. Ai do të dali nga lindja e Horasanit, ka një zemërim të madh dhe e pasojnë atë rreth 7 mijë jehudë nga Asbehani, njerëzit largohen në drejtim të maleve nga frika prej tij. Ai lëvizën nëpër botë dhe nuk lë asnjë vend pa hyrë në të me perjashtim të Mekes dhe Medines, sepse ja ka bërë Allahu xh.sh haram hyrjen në këto dy qytete, Melaiket e Zotit i ruajn këto dy qytete.
Nga sprovat e Zotit me atë për njerëzit që i shkojnë pas, është se ai me vete ka anormalitete të mëdha të cilat ua marrin mendjen dhe logjikën njerëzve. Ai në fillim thërret në profetsinë e tij pastaj më vonë pretendon se është zoti. Profeti ynë paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka treguar se ai me vete ka xhenetin dhe zjarrin, xheneti i tij është zjarri dhe se zjarri i tij është xheneti. Ai ka me vete lumenj me ujë dhe male me ushqime, urdhëron qiellin që të lëshojë shi dhe bie shiu, urdhëron tokën të gjelbërohet dhe ajo gjelbërohet me pemë. Atë e pasojnë thesaret e tokës dhe e pushton tokën me një shpejtësi të madhe, si shpejtësia e shiut të cilin e bartën era. Nga fitnet e tij është se ai vjen tek një popull dhe u bën thirrje, e besojnë dhe i përgjigjen, urdhëron qiellin dhe zbret shi, urdhëron tokën të dalin pemë dhe dalin pemë, largohen prej britmave të tyre kafshët, më të mëdhaja se këto pemë nuk kan qenë mburojat, kuptimi i mburojave janë zotat dhe idhujt e vjetër, që i paraprijnë atij si roje, ai është i pangopur që ha shum ushqim. Pastaj vjen tek populli dhe i thërret ata, i përgjigjen thirrjes së tijë, pastaj largohet prej tyre, ai popull tashmë kthehet i mbaruar falimentuar, nuk kanë gjë në dorë nga pasurija e tyre. Kalon përmes flakës dhe i thotë nxirri thesaret tuaja, nxjerrën pasuri siç kosheret nxjerrin bletët. Thërret një burrë në moshë të re dhe e godet me shpatë duke e ndarë në dy pjesë me një gotitje, pastaj i bashkon përsëri pjesët e tij dhe ftyra e ti shfaqet e gëzuar duke qeshur.
Ka ardhur gjithashtu përshkrimi i burrit që është nga njerëzit e zgjedhur, apo njerëzit e mirë, i cili përballet me dexhalin, del nga Medineja qyteti i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i thotë dexhalit: “Dëshmoj se ti je dexhali për të cilin na ka lajmëruar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,,,hadithi”
Dexhali thotë; “ A keni parë nëse e vras këtë njeri dhe pastaj e ringjallë? A dyshoni në këtë? Njerëzit i thonë jo.” E vret atë pastaj e ringjallën. Pastaj burri i thotë: “Për Zotin për ty kam pasur shumë njohuri si dhe për këtë ditë.” Dexhali do që ta vrasë përsëri por nuk i lejohet më”
Përhapet fitneja dhe përçarja me këtë të verbër gënjeshtar derisa i thotë një arabit: “A ke parë nëse të ringjallë babain dhe nënën tënde? A do të dëshmosh se unë jam zoti jot? Ai i thotë po.” I shëmbëllejnë atij dy shejtanë në formën e babait dhe nënës së tij duke i thënë o djali jonë ndiqe atë së ai është zoti yt.”
Dhe të tjera si këto nga anormalitetet që shfaqen në duart e tij, sprovë dhe provim nga Allahu xh.sh për njerëzit, me qëllim që të shkatërrohen mosbesuesit dhe të shpëtojnë besimtarët.
Ndërsa koha e qëndrimit të tij në tokë është 40 ditë. Por disa nga këto ditë janë të gjata, një ditë është si një vit, një ditë si një muaj, një ditë si një ditë e xhumasë dhe ditët e tjera të tij janë si ditët tona. Shokët e Profetit, Zoti qoftë i kënaqur me ta, kanë thënë: “ O i dërguari i Allahut, në këtë ditë që do të jetë si një vit, a do të na mjaftonte namazi i një ditë? Ka thënë: “ Jo por vlersojeni atë sa e ka vlerën e tij (për namazin).”
E lusim Bujarin dhe Mbrojtësin që të na ruaj ne dhe të gjithë muslimanët nga fitnet e dexhalit gënjeshtarë, dhe të na shpëtoj prej ti me Mirësinë e Tij dhe Bujarinë e Tij.
Tek Allahu kërkoj falje për vete dhe ju.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet për Zotin, Ai drejton atë që dëshiron në rrugën e drejtë, atë që e ka drejtuar Ai, është udhëzuar, ai që e pranon Atë, meriton ndihmën e Tij, dhe ai që mështetet tek Ai, i mjafton kjo mbështetje. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Ai ka pushtetin Ai meriton lavdërimin, nuk meriton adhurim të vërtetë dikush tjetër veç se Ai. Dëshmojmë se zotëria ynë dhe profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zoti, i përzgjedhuri i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që e kanë pasuar atë. Në vijim
Adhurues të Zotit! Duhet të dini se ajo se çfarë është më e rëndësishme që duhet ta dimë për çështjen e dexhalit gënjeshtarë, janë metodat e rezistimit përballë fitneve apo përçarjeve të tij, të cilat i ka përshkruar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për popullin e tij me të cilat mund të shpëtojmë prej tij dhe të largohemi apo të ruhemi nga e keqja e tij. Nga këto;
E para : Stabiliteti, qëndrueshmërija në fe, të kapurit pas Kuranit dhe sunetit të profetit, njohja e emrave të bukur të Allahut dhe cilësitë e Tij të larta, në të cilat nuk mund të jetë dikush ortak me Allahun, nga ku muslimani mëson se dexhali është njeri, që ha dhe pi, dhe se Allahu xh.sh është largë këtyre gjërave, se dexhali është i verbër me një sy, i pa të meta është Allahu xh.sh, s’ka njeri që mund ta shikojë Zotin e tij deri sa të vdesim, dexhalin e shikojnë njerëzit në momentin e daljes së tij ata që e besojnë dhe ata që e kundërshtojnë e mohojnë atë. Nga këtu ndërtohen metodat e sakta për mbrojtjen prej tij, të bazuar në gjykime të qarta që janë se Allahu xh.sh është i pa të meta dhe largë tyre, në momnentet kur përzihen çështjet dhe shtohen dyshimet, kjo është në kohën e nxjerrjes së gjërave anormale nga dexhali në momentet e daljes së tij.
E dyta: Të kërkuarit mbrojtje tek Allahu xh.sh nga fitnet e dexhalit, në veçanti në namaz. I dërguari i Allahu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kur ndonjëri nga ju është i ulur në teshehud, në ulje në namaz, le të kërkojë mbrojtje nga katër gjëra, le të thotë, o Zot të kërkoj mbrojtje nga denimi i xhehenemit, nga denimi i varrit, nga fitneja e ringjalljes dhe e vdekjes,dhe nga fitneja e daljes së dexhalit gënjeshtar.”
E treta: Njohuria me hadithet që kanë ardhur nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me të cilat ka bërë të qarta cilësitë e dexhalit, kohën e daljes së tij, vendin e daljes dhe rruga për të shpëtuar nga ai.
E katërta: Mësimin përmendësh të disa ajeteve nga sureja Kef, bazuar në fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “Kush mëson përmendësh 10 ajetet e para të sures Kef ka shpëtuar nga dexhali, sepse kur i lexohen këto ajete dexhalit ato janë shkatërruese dhe goditëse të fitneve të tij.” Neveviju, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Shkaku ato se çfarë ka nga mrekullitë dhe argumentet në ajetet e para, dhe ai që punon me to nuk preket nga fitneja e dexhalit.”
E pesta: Asketizëm në këtë botë dynja, vlersimin e të lejuarave dhe paralajmrimi i njerëzve që të mos jenë arrogant me të, dynjanë, sepse nga gjërat me të cilat dexhali futën më së shumti përçarje tek njerëzit është dunjaja. Ju dhuron atë së çfarë ata dëshirojnë nga kënaqësitë kalimtare në kompensim të dëshmisë së tyre se ai është zoti i tyre. Sa shikojmë sot që e shësin fenë e tyre, për shkak të planeve të kësaj bote që do të zhduket ? Si do të jetë kur të vijë dexhali?Si do të qëndrojnë dhe do jenë të vendosur përballë atij realiteti?
E gjashta: Kundërshtimi i dexhalit gënjeshtarë dhe largimi nga ai. Të gjithë njerëzit që e takojnë atë duhet ta kundërshtojnë, të largohen dhe të mos mashtrohen prej tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Unë e di se çfarë ka me vete dexhali që janë nga mashtrimet e tij, ai ka me vete dy lumej që rrjedhin, njëri prej tyre shikohet me sy që ka ujë të bardhë, ndërsa tjetri ka zjarr që djegën. Nëse e arrin dikush nga ju dexhalin le të shkojë tek ai lumi që ka shikur në të zjarr, të mbylli sytë e tij pastaj të afrojë kokën e tij ngadalë në të dhe të pijë prej ti sepse ai është ujë i ftohtë.”
Është detyrë obligim që të largohemi të ikim nga dexhali dhe të mos urojmë takimin me të, të mos përballemi me fitnet e tij, e nëse dëgjojmë për arritjen daljen e tij, duhet që të largohemi nga ai, për shkak të atyre se çfarë ka ai me vete nga të dyshimtat dhe ndodhitë anormale për njeriun të mëdha, të cilat ja ka dhënë Allahu xh. sh në duart e tij sprovë për njerëzit. Tek ai do të vijë një njeri që pretendon se ka besim dhe qëndrueshmëri në të dhe pastaj ndjekën dexhalin. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “Kush të dëgjojë për dexhalin le të iki nga ai të largohet, për Zotin me të vërtetë do të vijë një njeri tek dexhali, ai pretendon se është besimtar por e pason atë duke parë ato se çfarë ka ai me vete nga të dyshimtat.”
Këtu është koha e përsëritjes sepse profeti i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka paralajmruar që të largohemi nga anormalët dhe magjistarët dhe shembujt e tyre, larg pyetjeve të tyre dhe besimit të tyre.
Nga ajo se çfarë na paralajmëron të ruhemi prej tyre janë dhe këto kanalet satelitore, shfaqjet e të cilave janë një formë anormaliteti dhe magjie, në të cilat shfaqen anormalët dhe mashtruesit duke transmetuar parimet që ata kanë. Përdorin metoda të ndryshme duke ju futur njerëzve përçarje në besimin e tyre dhe mbështetjen e tyre tek Allahu, duke i nxjerrë nga feja e tyre e pastër të cilën e ka zgjedhur dhe është i kënaqur Allahu xh.sh me të. Sa nga femrat injorante janë mbytur në thellësinë e injorancës dhe mosnjohjes duke ju drejtuar këtyre dexhalëve mashtrues, në kërkim të zgjidhjes së problemeve të tyre. Ata nuk janë mjaftuar vetëm me kontaktimin e tyre, por kanë dhënë pasuri marramendëse me qëllim të mbylljes së problemeve dhe gjendjes në të cilën ato janë. Ata nuk ngurojnë për tu dhënë atyre atë se çfarë kërkojnë, me pretendimin se ato janë në një vështirsi që dëshirojnë ti largojë prej sajë, ato kanë humbur lumturinë por shpresojën se do tja kthejnë këtë lumturi ato (medija).
Të parët tanë të mirë selefu salih, Zoti qoftë i kënaqur me ta, e ndalonin të ulurit me njerëzit e bidatit dhe risisë, apo të dëgjuarit e tyre, në mbrojtje të fesë së njeriut dhe nga frika e të rënit të tij në fitne përçarje. Sufjan Ethevriju, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kush dëgjon me veshin e tij një njeri të bidatit risisë, ka dalë nga mbrojtja e Allahut, dhe i është mbështetur atij, dmth bidatit.”
Fudejl Ibn Ajadi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Njeriut të bidatit mos i beso fenë tënde, mos u këshillo me të për çështjen tënde, dhe ai që ulet me njerëzit e bidatit Allahu xh.sh do ta ringjallë të verbër.”
Ibrahim Nehaiju, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Mos u ulni në mexhliset e kota aty ku mësohet bidati risija, në mësimet e tyre largohet nga zemra juaj drita e besimit, ikën bukurija e fytyrave, dhe trashëgohet urrejtja tek besimtarët.”
Disa njerëz e konsiderojnë të pamundur të rënit e tyre në fitnet e mëdha, disa prej tyre depërtojnë në disa rrjete të dyshimta, ndjekin kanalet satelitore të “helmuara”, duke menduar se nuk ndikohen, por kur ai dëgjon atë se çfarë ata shfaqin nga thirrësat e pavlefshëm dhe pronarët e humbjes, bien pre e thirrjes së tyre, duke pranuar atë se në çfarë ata thërrasin nga të kotat, mohimi, të dyshimtat pa argument. Mendimi i tij luhatet dhe përzihet besimi i tij, humbën, dhe kjo çështje e drejton drej lënijes së fesë së tij Zoti na ruajt.
Prandaj përshëndeteni dhe lutuni për atë që ju ka urdhëruar Allahu xh.sh kur ka thënë në fjalën e Tij: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të . O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. familjen e tij, gratë dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij. O Zot bekoje Muhamedin a.s familjen e tij, gratë e tij dhe pasardhësit e tij, siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëroi mohuesit dhe politeistët, ndihmo robërit e tu që të njësojnë Ty në besim.
O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tëndë.
O Zot bëje të paqtë, begatë e sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve, o Zoti i Botrave.
O Zot na jep siguri në atdheun dhe shtëpinë tonë.
O Zot përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj ata nga njerëzit që të frikësohen dhe të binden Ty, dhe meritojnë kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave.
O Zot jepi sukses kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat o i Gjallë i Përhershëm, drejtoje atë drejt të mirës dhe devotshmërisë.
O Zot të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët, që përpiqen në rrugën Tënde, ata që janë të vendosur në kufinjtë tanë, o Zot të lutemi të jesh ndihmë, mbrojtje, dhe mbështetës për ata.
O Zot kërkojmë të na mbrosh nga fitnet dhe përçarjet, nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)