Vlerat e Kuranit Famëlartë për umeti Islam – Meka 11.03.2022

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       08-08-1443 H   11-03-2022 D

Shejh Abdullah El Xhuhenij       

Tema Vlerat e Kuranit Famëlartë për umeti Islam

Lavdërimet janë për Zotin, Lavdërimet janë për Zotin e Plotfuqishmin, Dhuruesin, Sunduesi i çdo gjëse dhe Zoti i krijesave, Ai i Cili zbriti tek robi i Tij librin, Kuranin, udhërrëfyes dhe këshillë për njerëzit e mençur, e bëri atë nga dituritë e dobishme dhe argumentat e qarta, urtësi e madhe dhe ligjërim i qartë. Paqja e Zotit qoftë mbi zotërinë dhe të dërguarin tonë Muhamedin, i cili ka ardhur tek ne me Kuranin Famëlartë, me ajete, vargje dhe këshilla të larta (nga Kurani). Ai u përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të vërtetë, ishte më i miri në betejë, luftoi dhe u përpoq. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij, atij i dërgojmë përshëndetje deri në ditën e Gjykimit.

Në vijim

 O ju njerëz!  Frikësojuni Zotit të Madhërishëm, sepse vërtetë  devotshmëria ndaj Tij është përfitimi dhe malli më i mirë, dhe ruhuni nga mosbindja ndaj Tij, ka dështuar ai njeri që ka neglizhuar në urdhërat e Zotit të tij dhe ka humbur. Qëndroni në ato që kanë qenë të parët tanë të mirë, Selefët, dhe bashkësia e muslimanëve, merrni nga udhëzimi i tyre dhe nga ajo që ata ishin në bindje, në vepra, dëgjim dhe pasim,  ruhuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia është turp, zjarr dhe ligësi.

Adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm e ka zbritur Kuranin Famëlartë me qëllime dhe urtësi të larta. Ai, Kurani,  është metoda e Krijuesit për të përmirësuar krijesat. Nga qëllimet më të rëndësishme të zbritjes që të jetë; përmirësues i shpirtërave njerëzor,  rregullues i zemrave, forcues i drejtimit të tyre, dhe udhëzues i njerëzve për në rrugën e drejtë. Sikurse që të jetë argument i pa kontestuar, provë e qartë, dhe udhëzues i prekshëm për besueshmërinë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në atë që ju komunikua atij nga Zoti i tij në vazhdimësi në netët dhe ditët e profetësisë.

Kush mediton në Kuranin Famëlartë do të gjejë të gjitha kërkesat e jetës dhe nevojat e njerëzve, dhe atë që i bën ata të lumtur  në fenë e tyre, në jetën e tyre në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Çdo rrugë të mirësisë ua ka qartësuar, dhe i ka udhëzuar ata në të, dhe nuk ka rrugë të keqe që nuk u a ka bërë të qartë dhe i ka paralajmëruar prej saj. Ai përfshinë atë që përmirëson besimin e tyre, rregullon moralin dhe marrëdhëniet e tyre dhe të gjitha punët e tyre. Kurani Famëlartë ka zbritur që të rregullojë  një popull që beson në Zotin e tij, që qëndron pa lëkundur përballë ngjarjeve të ndryshme, udhëzon drejtë të vërtetës, pëpiqet për të vërtetën dhe mbron të drejtat.  Kurani Fisnik, me lejen e Allahut të Madhërishëm, rregulloi një popull të dashur, dhe të mëshirshëm për njëri-tjetrin, të fortë dhe të fuqishëm përballë armikut të tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar mirësitë dhe kënaqësinë e Allahut.” ( El-Fet’h 29)

Ky popull i madh ka qenë argument nga argumetat e Fuqisë së Allahut të Madhërishëm, që vendosi në tokë atë që Ai dëshiroi të vendosi, dhe përhapi në tokë atë që Ai deshi të përhapi. Caktoi për njerëzimin besim të pastër dhe të kulluar, perceptim të shëndoshë, vlera dhe ekuilibra, për mes të cilave vendosi drejtësinë, sigurinë dhe stabilitetin. Ai, d.m.th, Kurani Famëlartë, me lejen e Zotit,  është i fuqishëm dhe tani që të nxjerrë për ne, nga ai model, një  popull të madh. Por, duhet që rinia jonë të eci në rrugën në të cilën ecën të parët tanë të mirë, Selefu Salih, nga besimi i pastër në Zot, mbështetja tek Allahu, të lidhurit me Allahun e Vetëm, të besuarit në caktimin e Zotit, dhe të besuarit në Premtimin e Zotit dhe kërcënimin e Tij. Këto kuptohen nga morali i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shokëve të tij, dhe brezave të artë pas tyre. 

Zoti ju ruajtë! Nëse këto pasazhe nguliten në zemrën e njeriut besimtarë, ai do të arrijë të përballojë  të gjitha sfidat, dhe përballë të gjithë armiqve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë Ibn Abasit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy: “Sille ndërmend Allahun sepse Ai do të të ruajë ty, kije ndërmend Allahun dhe Atë do ta gjesh para teje (do të mbrojë dhe do të ndihmojë). Kur të kërkosh diçka kërkoje nga Zoti, e nëse kërkon ndihmë atëherë kërko nga Zoti. Dije se sikur i tërë populli të mblidhet për të të ndihmuar në diçka, nuk do mund të të ndihmonin dot përveç asaj që të ka përcaktuar Allahu. Por edhe sikur të mblidheshin për të të dëmtuar, ata nuk do të dëmtonin përveç se me atë që Allahu e ka përcaktuar. Lapsat (për shënimin e përcaktimeve) janë ngritur lartë, dhe faqet e shkrimit janë tharë, çdo gjë është caktuar.”  Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe Tirmidhiu, që ka thënë se është hadith i mirë i saktë.

O ju musliman! Vërtetë gjëja më e madhe me të cilën muslimanët krenohen në të shkuarën e tyre, të tashme dhe në të ardhmen, dhe që kanë të drejtë ta marrin metodë të jetës së tyre, është libri i Allahut të Madhërishëm,  Kurani Famëlartë, dhe se rrugët për të fituar krenarinë në shërbim të librit të Zotit, janë të hapura dhe të shtruara. Ftojnë  atë që dëshiron ta ndjeki këtë rrugë me zemër të pastër, me ndershmëri,  sinqeritet, me shpresë për shpërblim, dhe të kërkojë më shumë të mira në këtë botë dhe për në botën Tjetër. Allahu i Madhërishëm ka garantuar ruajtjen e Kuranit Famëlartë, kur thotë: “Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” (El-Hixhr 9) Sikurse Allahu ua ka lehtësuar robërve të Tij që ta ruajnë, Kuranin përmendësh, në gjokset dhe në zemrat e tyre, dhe të shkruar gjithashtu në rreshta, për këtë lavdërimi i takon Zotit të Botrave. Që në krijimin e mbretërisë së Arabisë Saudite nga dora e Abdul Aziz Abdu Rrahman Fejsal, Zoti e mëshiroftë, dhe pas tij fëmijët e tij, Zoti i mëshiroftë me mëshirën e Tij të madhe dhe i bëftë banorë të Xhenetit të Tij, deri në kohën e mbretit Abdu Selman Ibn Abdul Aziz, Zoti e ruajtë, dhe zëvendësi i tij besnik, Zoti e ndihmoftë, nga puna e tyre madhështore ka qenë  kujdesi dhe vëmendja për librin e Zotit të Madhërishëm,  Kuranin Famëlartë, për mësimin   e tij përmendësh, meditimin në të dhe recitimin e tij, dhe me synetin e dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Mënyrat për kujdesin ndaj Kuranit Famëlartë janë shtuar,  prej tyre organizimi i konkurseve dhe  garave të ndryshme të, sikurse çmimi i kujdestarit të dy vendeve të shenjta, mbretit Selman Ibn Abdul Aziz për mësimin e Kuranin pëmendësh, leximi dhe komentimi i tij, për djem dhe vajza,  që ka filluar sezonin e njëzetë e tretë për këtë vit, nën organizimin dhe kujdesin e Ministrisë së Çështjeve Islame, Thirrjes dhe Udhëzimit.

Këto përpjekje të lavdëruara janë nga arsyet që motivojnë  rininë në mësimin përmendësh të librit të Zotit të Madhërishëm, në një kohë që ka rënë entuziazmi, dhe është shtuar shpenzimi në të kotë. Kjo është me të cilën krenohen  muslimanët dhe mburren me të në këtë vend të bekuar me siguri, stabilitet dhe qetësi, nën flamuarin “ S’ka Zot tjetër përveç  Allahut, Muhamedi është i dërguari i Allahut.”

Zoti e shpërbleftë kujdestarin e dy vendeve të shenjta dhe zëvendësin e tij me shpërblimet më të mira, çdo të mirë që ata bëjnë për Islamin dhe muslimanët e vendostë në peshoren e veprave tyre të mira, “ në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Esh-Shu’ara’ 88-89)

E lusim Allahun e Madhërishëm që tu japi sukses të gjithë pjesmarrësve. “Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre dhe Ne i forcuam në rrugën e drejtë.” (El-Kehf 13)

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar.  Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit: “Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh.” (El-Isra’ 9) 

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij të larta. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët për të gjitha gjynahet dhe gabimet, Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Frikësojuni Allahut! - Meka 05.03.2021

Hutbeja e dytë 

Lavdërimet janë për Zotin e Botrave. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zoti ynë, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit.

Në vijim

Nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kijameti nuk do të bëhet derisa të afrohet koha, ku viti ka për të qenë sa një muaj, muaji sa një javë, java sa një ditë, dita sa një orë dhe ora sa djegia e një gjethe palmeje.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu me zinxhir transmetimi të mirë. 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në hadith ka bërë të qartë disa nga shenjat e Kijametit, e prej tyre pakësimi i begatisë së kohës dhe përfitimi i pakët në të, angazhimin e shumicës së njerëzve me çështjet e kësaj bote dhe kënaqësitë e saj, si dhe humbja e kohës në atë që nuk ka dobi në të. Njerëzit nuk përfitojnë kështu nga koha, as në çështjet e fesë dhe as në çështjet e kësaj bote. E ndoshta  nga arsyet janë dhe  arritja e rehatisë, shtimi i begative dhe lehtësimi i  veprave të mira. Por muslimani e ka për detyrë ekuilibrimin në jetën e tij, dhe të njohë arsyen e krijimit të tij, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre risk, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë. Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi.” (Edh-Dharijat 56-58)

Njeriu ka një qëllim dhe mision, nuk është krijuar për të ngrënë, për të pirë, për kënaqësitë e kësaj bote dhe për lojë, por ato janë forcë për të, në të cilat mbështetet për në bindjen ndaj Zotit.

Dijetari Ibn Uthejmini, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Nëse na  thuhet; Kush është rruga që i bën të bekuara kohët tona ?  Themi; Përmendja e Zotit të Madhërishëm, e argument për këtë është fjala e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta.” (El-Kehf  28) Kuptimi i fjalës, veprimet e vete, do të thotë që çdo çështje e tij ka qenë e pa kufi, dhe në të nuk ka begati. Njeriu nëse largohet nga përmendja e Zotit dhe pason egon, dhe të kotën, Allahu largon nga ai  begatitë e Tij, e fatëkeqësisht, kjo është gjendja e shumë njerëzve sot, ku Allahu ka mbyllur zemrat e tyre ndaj përmendjes së Tij, e ata pasojnë egon e tyre dhe veprat e tyre shkelin çdo kufi. Ata kalojnë orë, por dhe ditë dhe nuk prodhojnë, japi fryte.” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti e mëshiroftë. 

O ju muslimanë! Frikësojuni Zotit, falenderojeni Atë për mirësitë e Tij që ju ka dhuruar në këtë muaj  të bekuar, muajin Shaban, sepse i gjithë muaji është kohë që ngrihen  veprat tek Allahu i Madhërishëm. Përpiquni në bindje ndaj Zotit tuaj, përfitoni nga shëndeti juaj para se të sëmureni, nga të qenit të pasur para se të bëheni të varfër, nga rinia juaj para se të plakeni, dhe përfitoni nga jeta juaj para se të ndaheni nga kjo botë, para se të vdisni.

Pastaj dijeni se Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar për diçka që e ka filluar Ai Vetë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

Ka thënë i dërguari i Allahu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të:  “Kush bie salavat një herë për mua,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të, fshinë me to nga ai  dhjetë të këqija, dhe e ngrenë me to dhjetë gradë më lartë.”

O Zoti ynë, dërgo  lutjet, salavatet dhe begatit e Tua mbi zotërin e të dërguarve, udhëheqësin e të devotshmëve, vulën e të dërguarve, Muhamedin, robin dhe të dërguarin Tënd, drejtuesin dhe udhëheqësin e të mirës, të dërguarin e mëshirës. O Zoti ynë ngrije  atë në pozitë të lavdëruar që të krenohen me të të parët dhe të fundit. 

O Zot të lutemi të jeshë i kënaqur me Halifet e parë të drejtë, ata që udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët dhe me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zoti ynë,  poshtëro ata që përbaltin Islamin dhe muslimanët. 

O Zot jepi paqe dhe siguri, begati dhe mirësi këtij vendi, dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zoti ynë, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.

O Zoti ynë, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.

O Zoti ynë, ndihmo ushtarët tanë në kufi, o Zot saktëso gjuajtjet e tyre, forco këmbët e tyre, dhe ndihmoi ata kundra armikut Tënd dhe armikut të tyre sëbashku.

O Zot jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të tij, në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe udhëzoi ata të dy  drejtë të mirës dhe devotshmërisë. 

O Zoti ynë, jepu sukses të gjithë  kujdestarëve  të çështjeve të muslimanëve në të mirë dhe të dobishme.

O Zoti ynë, zbrit mbi ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. 

O Zoti ynë zbrit mbi ne shi dhe na fresko.

 “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23) 

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201) 

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato. 

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

 

Post Author: endrit