Hytbe e Qabes 27-03-1442 H 13-11-2020
Shejh Usame Khajat Tema: Shkaqet e suksesit
Falenderimi i takon Allahut i Cili është udhëzuesi për këdo që i kërkon Atij udhëzim. Ai është i mjaftueshëm për atë që e merr nën kujdestari. I lartësuar qoftë. Atë e falenderoj me falenderim që na mundëson kënaqësinë e Tij.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq. Nuk ka Zot që meriton të adhurohet përveç Tij.
Dëshmoj se i nderuari ynë profeti Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, besniku ndaj shpalljes së Tij dhe i përzgjedhuri i Tij.
O Allah nderoje dhe ngreje lart robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin. Nderoji dhe shpëtoji familjen dhe shokët e tij dhe ata që pasojnë gjurmët dhe udhëzimin e tij.
Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut!
“Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (El Bekare; 281).
O muslimanë dëgjoni dy baza madhështore që përmbledhin të gjitha shkaqet e suksesit dhe të gjithë të mirat. Ato i ka përfshirë një porosi profetike madhështore. Në hadithin e përcjellë prej imam Muslimit në sahihun e tij dhe imam Ahmedit në Musnedin e tij prej Ebu Hurejres r.a se i Dërguari i Allahut a.s ka thënë:
Muslimani i fortë është më i mirë e më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët e në të dy ka mirësi. Kujdesu për atë që të bën dobi, kërko ndihmë prej Allahut e mos u trego i pamundshëm. Nëse të godet diçka mos thuaj: Sikur të kisha bërë kështu e ashtu nuk do të më godiste kjo por thuaj caktimi i Allahut ajo që dëshiron Ai bëhet sepse ‘sikur’ çel punën e shejtanit.
Rob të Allahut kujdesi për atë që është e dobishme, kërkimi i ndihmës tek Allahu duke besuar plotësisht tek Ai, mbështetja tek Ai, kthimi tek Ai janë si dy rrugë.
Ai që ecën në të dyja është i sukseshëm dhe do të arrijë atë që shpreson dhe do të shpëtojë nga ajo që trembet. Kështu do të arrij çdo mirësi në të tashmen e në të ardhmen.
Më e larta, më fisnikja dhe më madhështorja e këtyre mirësive është fitorja e kënaqësisë së Allahut, shikimi në fytyrën e Tij Fisnike në xhenetet e mirësisë. Kjo është edhe shtesa të cilën e ka premtuar Allahu për ata që do punojnë mirë e do kenë synime të pastra.
“Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër! Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë as errësira, as poshtërimi. Ata do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të banojnë përherë.” (Junus; 26).
Profeti a.s i ka përmendur bashkë këto dy baza madhështore në mënyrën më elokuente e më të qartë kur urdhëron për kujdes ndaj shkaqeve dhe për kërkimin e ndihmës Atij që i krijon shkaqet. Aty ai ka kritikuar paraqitjen e pamundësisë e cila shfaqet në mangësinë e kërkimit të shkaqeve dhe pakujdesisë për to ose në mangësinë e kërkimit të ndihmës ndaj Allahut dhe mosrealizimit të saj në mënyrë të plotë.
E tërë feja, siç ka thënë imam Ibnul Kajim, Allahu e mëshiroftë është nën këto fjalë profetike. Kujdesi për atë që i bën dobi robit është bazë e çdo gjëje prej së cilës vjen suksesi dhe lumturia e tij në jetën e kësaj bote e në jetën tjetër.
Po kështu dhe kujdesi në kërkimin e ndihmës prej Allahut të lartësuar, kthimi dhe mbështetja tek Ai është bazë e pranimit dhe shtegu i shpërblimit dhe i udhëzimit në rrugën e drejtë të Allahut.
Personi nëse kujdeset për atë që është e dobishme, e nuk ka më të dobishme për jetën e tij në këtë botë e në tjetrën se adhurimi i Zotit të Tij që është edhe qëllimi i krijimit sikurse thotë i lartësuari:
“Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Dharijat; 56).
Adhurimi është kryerja e çdo gjëje që e don Allahu dhe braktisja e çdo gjëje që Ai ka ndaluar duke synuar me të fytyrën e Tij duke qenë pasues i profetit të Tij a.s.
Adhurimi siç është namaz, agjërim, haxh dhe zekat gjithashtu është edhe falenderim, durim, pajtim, përmallim për Allahun, lutje, nënshtrim, përgjërim, dedikim, kthim dhe frikë vetëm ndaj Allahut të madhërishëm.
Gjithashtu është ngrënie e të lejuarës së pastër, largim prej të ndaluarës së pisët, urdhërim për mirë dhe ndalim ndaj së keqes, bamirësi ndaj dy prindërve, moral i mirë, nderim ndaj të madhit, mëshirë ndaj të voglit e të varfërit, sinqeritet në fjalë, përmbushje të amanetit, mbajtje të besës, largim prej kamatës dhe ndaj të gjitha gjërave që ka ndaluar Allahu, ulje të shikimit, ruajtje të nderit, kujdesje që mosha të mos shkojë në gjëra të kota si përzierjet e shumta, sodisje, fjalë, në të ngrënë e në gjumë dhe thirrje në rrugë të Allahut me dituri.
“Thuaj: Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”. (En`am; 162,163).
Robi kërkon ndihmë prej Allahut dhe braktis adhurimin e dikujt tjetri veç Tij me në krye adhurimin e shejtanit për të cilin Allahu duke tërhequr vërejtjen ndaj adhurimit të tij ka thënë:
“Vallë, a nuk ju kam urdhëruar, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai është vërtet armik i hapët i juaji’ (Jasin; 60).
Adhurimi për të në këtë rast është bindaj ndaj tij në ato që urdhëron si mohimi i Allahut dhe adhurimi i zotave të tjerë me Të.
Robi nëse i kryen këto ka marrë të gjitha shkaqet e susesit dhe ka përfituar mbarësinë e kësaj porosie profetike. Kështu do të realizojnë në mënyrën më të bukur ndjekjen e më të mirit të njerëzve Muhamedit (alejhi ue selem). Pasimi i sinqertë i rrugës së tij është një pej ndihmësve më të mëdhen në arritjen e jetesës së mirë dhe në arritjen e shpërblimit të madh e bujar që ka pregatitur Allahu në xhenet për njerëzit e devotshëm e të suksesshëm në kryerjen e veprave të mira në ditët e kësaj bote.
Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut! Përgjigjuni këtij orientimi profetik fisnik që gjendet në këtë porosi madhështore. Kujdesuni për atë që ju sjell dobi në fenë tuaj e në jetesën tuaj. Kërkoni ndihmë prej Allahut në të gjitha çështjet tuaja. Mos rrini ulur për atë që nuk bën të rrish ulur ndaj të mirave me të cilat kënaqni Zotin tuaj, e me të cilat ngrini lart gradat tuaja, me të cilat arrini atë që dëshironi në jetën e kësaj bote e në tjetrën.
Allahu na bëftë dobi me udhëzimet e Librit të Tij dhe me traditën e profetit të Tij (salallahu alejhi ue selem).
Me këto fjalë i kërkoj falje Allahut të Madhërishëm e të Lartë për vete, për ju e për të gjithë muslimanët ndaj çdo gjynahu. Ai është falës e mëshirues.
Hutbeja e Dyte
Falenderimet i takojnë Allahut, Atë e falenderojmë, i kërkojmë ndihmë dhe falje. Allahut i lutemi të na mbrojë prej së keqes në vetet tona e prej së keqes në punët tona. Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush e humb e atë që Allahu e lë në humbje nuk ka kush ta udhëzojë përveç Tij.
Dëshmoj se nuk ka Hyjni që meriton të adhurohet pos Allahut, i vetëm e i pashoq.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. O Allah ngreje lart dhe shpëtoje robin dhe të dërguarin tënd Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
O rob të Allahut nuk i lejohet njeriut të braktisë përpjekjet në atë që Allahu i bën dobi me të duke u justifikuar me kaderin (përcaktimin e Allahut) por duhet të kryejë atë që urdhëron Allahu dhe i dërguari i Tij.
Profeti a.s e ka urdhëruar muslimanin të kujdeset për atë që i sejll dobi. Ajo që i sjell dobi robit, siç ka thënë shejhul islam Ibnu Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë; lind nevoja të përballet me shejtanët njerëz e xhindë dhe përballja me të keqen e përcaktuar me të mirën që ka përcaktuar Allahu.
Ai bashkë me këtë gjithashtu duhet të kërkojë ndihmë prej Allahut sepse nuk ka ndryshim dhe forcë veçse prej Tij.
Veprat e tij duhet ti kryejë me sinqeritet vetëm për Allahun sepse Allahu pranon vetëm ato vepra që kryhen vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut.
Ky është edhe realiteti i fjalës tënde ‘Vetëm Ty të adhurojmë’ dhe asaj që thamë më sipër realiteti i fjalës ‘Vetëm Ty të kërrkojmë ndihmë’.
Kërkohet prej robit të adhurojë Allahun duke kryer atë për të cilën urdhërohet dhe lënien e të ndaluarës e të kërkojë ndihmë tek Allahu për diçka të tillë.
Në adhurimin e Allahut dhe bindjen ndaj Tij me atë që urdhëron largohet ajo që është përcaktuar prej së keqes me atë që është përcaktuar prej së mirës. Gjithashtu me të dëbohet ajo që dëshiron shejtani prej së keqes përpara se të mund ta realizojë nëpërmjet asaj që sjell Allahu prej mirësisë.
Allahu i madhërishëm thotë:
“Sikur Allahu të mos i ndihmonte njerëzit e mire kundër të këqijve, bota do të ishte shkatërruar.” (El Bekare; 251).
Jini të devotshëm ndaj Allahut o rob të Allahut kujdesin për atë që është në dobinë tuaj dhe kërkimin e ndihmës për të bëjeni zakonin tuaj të vazhdueshëm.
Më madhështorja e kësaj, më e kërkuara dhe treguesja më e fortë për sinqeritetin e plotë ndaj Allahut, nënshtrimit ndaj Tij dhe dëshira për të fituar atë që gjendet tek Ai është kapja pas litarit të fortë të Allahut dhe pas udhëzimit të profetit më të nderuar, mospërçarja, qëndrimi larg grindjeve larg grupacioneve dhe mospajtimeve të cilat paraqiten qartazi përmes pjesmarrjes në organizata, parti, grupime të cilat me programet e tyre bien ndesh me librin e Allahut, me traditën e profetit a.s dhe traditën e të parëve të këtij umet. Sepse ato sjell dështime dhe pakësimin e forcës së muslimanëve në këtë botë përfundimin e keq dhe ndërshimin në botën tjetër. Këtë e tregon dhe e sqaron në mënyrë të shkoqitur të plotë e mjaftueshëm deklarata e komisionit të dijetarëve të mëdhenj, Allahu i dhëntë atyre sukses në çdo të mirë e i shpërbleftë, Allahu i dhëntë sukses të gjithëve të përfitojnë sa më shumë me të me qëllim që mirësia të dominojë që të ndiqet udhëzimi të largohet dyshimi, të qartësohet fakti e të ndërpritet justifikimet.
Dërgoni salavate dhe selame mbi vulën e profetëve, prijësin e të devotëshme, mëshirën e Alalhut për të gjithë botët. Allahu në librin e Tij të qartë thotë:
Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56)
O Allah shpëtoje Muhamedin, familjen e Muhamedit ashtu sikurse ke shpëtuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.
O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, ashtu sikurse bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.
O Allah kënaqësia jote qoftë mbi prijësat e drejtë Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe mbi gjithë familjen dhe shokët dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre, mbi bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve edhe ne bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë tënde, bamirësinë tënde! Ti je më fisniku i fisnikëve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
Mbroje fenë, shkatërroi armiqtë e fesë dhe tërë tiranët e shkatërrimtarët. Bashkoji zemrat e muslimanëve, forcoi rradhët e tyre, përmirësoi udhëdheqësit e tyre dhuroi atyre unitet rreth të vërtetës o Zot i botëve.
O Allah ndihmoje fenë tënde, librin tënd dhe rrugën e profetit tënd Muhamedit salallahu alejhi ueselem dhe robërit e tu besimtarë, luftëtarë e të sinqertë!
O Allah na jep siguri në vatanet tona, na i rregullo prijësat dhe qeveritarët tanë.
Ndihmoje në të vërtetetën prijësin dhe udhëheqësin tone. Mundësoji atij të ketë shpurë të vlefshme!
O Allah jepi sukses në atë që ti do dhe kënaqesh!
Jepi sukses Atij dhe pasardhësit të tij që të bëjnë atë çka është më e mira për islamin dhe muslimanët dhe jepi sukses në atë çka është e mirë për njerëzit dhe vendin!
O Allah na dhuro devotshmëri në vetet tona, na i pastro se Ti je më i miri pastrues e tyre, ti je kujdestari i tyre dhe ndihmësi i vërtetë.
O Allah na e rregullo fenë e cila është baza e tërë çështjeve tona, na e rregullo dunjanë tonë në të cilën ne jetojmë, na e rregullo ahiretin tonë tek i cili do të jetë përfundimi jonë. Bëje jetën tonë shtim të çdo mirësie, vdekjen rehati prej çdo të keqeje.
O Allah na mundëso të bëjmë punë të mira, të heqim dorë nga veprat e shëmtuara dhe ti duam të varfërit Na fal e na mëshiro. Nëse do të sprovosh ndonjë popull atëherë na merr jetën përpara se të përballemi me sprovën!
O Allah mos na largo mirësitë e tua, mos na e largo faljen tënde, na ruaj prej ndërshkimin të papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt!
O Allah shëroi të sëmurët tanë, mëshiroi të vdekurit tanë, na i plotëso ëndrrat tona, na mundëso në mbyllje kryerjen e veprave të mira.
O Allah na mbro prej armiqve të Tu e armiqve tanë me çfarë të dëshirosh o Zot i botëve!
O Allah ti lëmë Ty të merresh me armiqtë e tu e me armiqtë tanë, na mbro prej sherrit të tyre!
O Allah, o i Gjallë e i Përjetshëm na e rregullo tërë çështjen tonë e mos lejo ti mbështetemi vetvetes për asnjë moment!
O Allah shtona e mos na pakëso! Na jep e mos na privo! Na jep përparësi e mos na lër pas!
Zoti ynë ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona e nëse ti nuk na fal e nuk na mëshiron do të jemi prej të humburve.
Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
Nderimet e Allahut, shpëtimi dhe begatitë e Tij qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, dhe mbi gjithë shokët e tij.
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.