Agjërimi në Ramazan përsosje e shqisave dhe e shpirtit

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    29-08-1446 H    28-02-2025 D

Shejh Usame Khajat   

Tema  Agjërimi në Ramazan përsosje e shqisave dhe e shpirtit

Lavdëriemet janë për Zotin, Bujarin, Mëshirplotin, Dhuruesin e madh, i Hershëm në bamirësi. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj, ka nderuar këtë umet, popull, dhe e ka veçuar atë me agjërimin e muajit të Ramazanit.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri nga njerëzit që është falur, ka agjëruar dhe ka qëndruar në namaz nate në adhurim të Zotit të tij, Mëshirëplotit, të Gjithëmëshirshmit. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, tabiinët dhe ata që i pasojnë ata në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, dhe kujtoni se ju do e takoni Atë e do qëndroni para Tij. I lumtur është ai që e përgatitën veten e tij për këtë situatë dhe merr me vete ato që i duhen, duke grumbulluar furnizimet më të mira, duke ecur për te Zoti në çdo drejtim, duke kërkuar për këtë gjë të gjitha mjetet me çdo fjalë dhe vepër. “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)

O ju muslimanë! Bukuria dhe madhështia e këtij e venti, rasti, është e lidhur ngushtë me pritjen e tij të mirë, me gëzimin dhe lumturinë e plotë me të.  Nga rastet më të bukura dhe më të rëndësishme në jetën e muslimanit është rasti, ardhja e këtij muaji të bekuar të Ramazanit, me të cilin Allahu e ka bekuar umetin tonë dhe e ka bërë agjërimin, qëndrimin në namaz dhe garën për të bërë vepra të mira gjatë tij ndër portat më të mëdha të Xhenetit, vendbanimin e paqes së përhershme,  dhe ndër shkaqet më shpresëdhënëse të kënaqësisë, faljes dhe pranimit. Është me vend që ata që kuptojnë, kanë mirëkuptim, pasi u ka ardhur koha e këtij muaji madhështor, që ta mirëpresin atë dhe ta nderojnë ardhjen e tij, duke përveshur mëngët e seriozitetit në garimin në vepra të mira dhe duke qenë të vendosur për të kapur rastin, shfrytëzuar mundësinë e tij. Kjo,  duke e obliguar, shtyrë veten të ndjekë rrugën e drejtë dhe duke ndjekur rrugën e elitës së robërve të Zotit, të udhëzuar, që ndjekin shembullin e krijesës më të mirë të Zotit, Muhamedin, të birin e Abdullahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në agjërimin e tij, në qëndrimin e tij në namaz,  në të gjitha adhurimet e tij dhe në sinqeritetin e tij për Zotin duke kërkuar kënaqësinë e Zotit.

Adhurues të Zotit! Vërtetë dobitë e agjërimit dhe efektet e tij të bukura janë të shumta për t’u renditur dhe shumë të mëdha për t’u numëruar. Mirëpo efekti i qartë i këtij obligimi të bekuar është në zbutjen e gjuhëve të padisiplinuara, në drejtimin dhe pastrimin e tyre nga të folurit e qortueshëm dhe të folurit e shëmtuar. Për të arritur me të atributin e besimtarit të përsosur për të cilin ka treguar i dërguari i udhëzimit,  paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,  kur ka thënë: “Besimtari me besim të plotë nuk shpifën, nuk mallkon, nuk flet fjalë vulgare dhe të turpshme.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe Tirmidhiu në Xhami’un e tij me zinxhir transmetimi të saktë.

Ky efekt edukativ është një nga gjërat më të dukshme për të cilën duhet pasur kujdes duke i kushtuar vëmendje dhe duke qenë plotësisht të interesuar për të. Kjo është rruga e atyre që kuptojnë, rruga e atyre që kanë mend dhe mënyra e atyre që janë të zgjuar, sepse dëmet dhe të këqijat e gjuhës janë ndër dëmet dhe pasojat më të frikshme. Ngase me të çështja bëhet e madhe, afrohet rreziku, fatkeqësia bëhet e hapur, sëmundjet bëhen të rënda dhe mjekimi bëhet i vështirë. Kështu që kur  shërimi bëhet i vështirë dhe shpresa për shërim pastaj mund të zhduket. E për ta shpjeguar këtë,  o adhurues të Zotit, ju mjafton fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, drejtuar Mu’adh Ibn Xhebelit, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur ai e ka pyetur atë i habitur duke i  thënë: “ A do të mbajmë përgjegjësi për atë që themi?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Të humbtë nëna jote, o Mu’adh. A ka diçka që i bën njerëzit të zvarriten me fytyrat e tyre, apo ai tha, me hundët e tyre në zjarr përveçse si rezultat i gjuhëve të tyre?!”  Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu në Synenet e tyre me zinxhir transmetimi të mirë.

LEXO  Nga karakteristikat e njerëzve që arsyetojnë

Muslimani agjërues duhet të kërkojë kënaqësinë e Zotit të tij, të Lartit, me shpresën për të arritur premtimin e Zotit në gjuhën e të dërguarit të Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, të përmendur në hadithin e transmetuar nga dy shejhët, Buhariu dhe Muslimi,  në Sahihët e tyre, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe me shpresën për shpërblim, i falen gjynahet e mëparshme.” Ai duhet të kujtojë gjithmonë se fyerja e një muslimani është akt imoraliteti, siç vërtetohet në hadithin nga i sinqerti, i besuari, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Ajo çfarë nënkuptohet është se shkelja e urdhrave të Zotit dhe shkelja e kufijve të Tij, njeriu me të i bën vetes keq, padrejtësi të qartë, në aspektin se ai futën  mangësi në besimin e tij, kur e sjell atë në burimet e kritikave, mallkimeve, turpësisë dhe vulgaritetit, gjë që atij nuk i lejohet dhe nuk i përshtatet. Nga ana e tij gjithashtu ai mohon të drejtat e vëllazërisë që Zoti i bekoi dhe i përshkroi besimtarët me fjalët e Tij, i Madhërishmi dhe i Lartësuari:  “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër…” (El-Huxhurat 10) Ai dënoi me forcë këdo që dëshiron ti prishë ata, të prishë qetësinë ose të dobësojë lidhjet e tyre. Muslimani gjithashtu duhet të kujtojë se ndotja e gjuhëve me pisllëkun e kësaj të keqeje gjatë agjërimit është edhe më e tmerrshme, më e qortueshme dhe më shumë e ndaluar. Prandaj, udhëzimi fisnik profetik erdhi për të paralajmëruar kundër kësaj, me fjalën e tij, paqja dhe shpëtimii Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “Agjërimi është mburojë, kur dikush prej jush është duke agjëruar të mos thotë fjalë të turpshme dhe të mos e ngrejë zërin. Nëse dikush e shan ose përplaset me të, le të thotë: Unë jam me agjërim!” Hadithin e kanë transmetuar dy shujuhët, Buhari dhe Muslimi, në Sahihet e tyre.

Muslimani agjërues duhet t’ia kujtojë vetes këtë, në mënyrë që me anë të saj të shtypi presionin e së keqes dhe ta kthej mbrapsht atë, dhe të ja kujtojë vëllait të tij gjithashtu, se ndoshta mëshira e Zotit e prekën dhe atë,  heqën dorë nga e keqja që donte të bënte dhe përmbahet nga agresioni, sulmi  që bëri ndaj tij.  O adhurues të Zotit! Në këtë deklaratë të lartë profetike, ka nxitje për të frenuar shpirtin, për ta përmbajtur nga përgjigjja ndaj gjuhëve të liga me të njëjtën formë,  dhe për të frenuar gjuhën që të mos bjerë në humnerën e injorancës, marrëzisë dhe grindjes, e cila çon në armiqësi, urrejtje dhe mosmarrëveshje në mes njerëzve, në një masë që nuk mund të tejkalohet. Obligimi i agjërimit është një mundësi e madhe për t’u mësuar me luftën ndaj vetes dhe për t’u përmbajtur nga të folurit keq me gjuhën e tij. Muslimani duhet ta përvetësojë këtë pastrim gjatë ditëve dhe netëve të këtij muaji dhe duhet t’i nxisë vëllezërit e tij që ta përvetësojnë atë, duke qenë i butë me ta dhe jo i ashpër me ta. Në mënyrë që të jetë argument dhe furnizim për ta në ditët e ardhshme dhe shenjë e qartë se agjërimi ia arriti qëllimit në rritjen e devotshmërisë. Sepse agjërimi është një nga arsyet më të mëdha të devotshmërisë, sikurse na ka lajmëruar Allahu i Madhërishëm për të në fjalën e Tij kur thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).” (El-Bekare 183)

Agjërimi, sikurse kanë thënë disa nga njerëzit e dijes, është: Mënyra më e madhe për të arritur këtë qëllim, në të cilin është lumturia e njeriut në fenë e tij, në jetën e tij të kësaj bote dhe jetën e tij të përtejme, Ahiret. Agjëruesi i afrohet Zotit duke braktisur dëshirat, duke i dhënë përparësi dashurisë së Zotit mbi dashurinë ndaj vetvetes. Për këtë arsye Zoti e veçoi atë nga të gjitha veprat dhe ia shtoi atë Vetes së Tij, siç ka ardhur në hadithin e saktë, të cilin e kanë transmetuar dy shejhët, Buhariu dhe Muslimi,  ndërsa teksti është nga Buhariu, nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm ka thënë; Çdo punë e njeriut është për të, përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë e shpërblej për të.”

LEXO  Mirësitë e shëndetit në fe dhe në jetë

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare 185)

Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e librit të Tij, Kuranit, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëploti.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon Allahut, Bujarit, Mëshirëplotit, Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë,   lavdërime me të cilat shpresojmë mirësitë e mëdha dhe të mirat e pafundme.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok; “Mëshirën e Vet, Ai ia dhuron kujt të dojë. Allahu është zotërues i mirësisë së pakufishme.” (Al ‘Imran 74)

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit  dhe i dërguari i Tij, më i miri që është falur, ka agjëruar dha ka ecur në rrugë të drejtë.  O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij, tabi’inët dhe ata që i pasojnë ata në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Agjërimi zgjon tek agjëruesi çfarë ka të fshehur nga ndjenjat e mirësisë dhe aftësitë e përsosmërisë dhe e drejton atë drejt një rruge në të cilën denoncon shpirtin e tij që urdhëron të keqe, frenon karakteristikat e së keqes, shfaqjet e gjynahit dhe motivet e vesit. Ai, agjëruesi, nuk bën zhurmë, nuk mallkon, nuk polemizohet, dhe nëse e godasin në krahë, e sulmojnë ose shkelin mbi të.  Durimi, vendosmëria, sakrifica për të kryer detyrën, dhembshuria, simpatia, ngushëllimi, ndjenja e nevojës për nevojtarin dhe vepra të tjera të mira dhe cilësi të lavdëruara janë nga degët, pjesët e agjërimit, përkundrazi, ato janë shtylla dhe pika e saj qendrore. E duke i neglizhuar ato, agjëruesi është larg nga qëllimi suprem në ngritje dhe pastrim. Agjërimi i tij, në këtë mënyrë, është mekanik që përbëhet nga rituale që kryhen dhe manifestime formale që nuk e arrijnë qëllimin dhe as nuk ndikojnë në korrigjim dhe përsosje. Ndërsa dy gëzimet për të cilat ka përgëzuar fjala e nderuar e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “ Për agjëruesin ka dy gëzime: Gëzim kur bën iftar dhe gëzim kur të takojë Zotin e tij.”  Këto dy gëzime, janë rezultat i përpjekjeve, mundimit, durimit dhe tejkalimit të prirjeve të shpirtit për të kryer këtë ritual, për t’u marrë me të dhe për të përmbushur detyrimet dhe kërkesat që ai imponon, dhe atë çfarë duhet të shmangë agjëruesi në të nga gabimet dhe nga çfarë duhet të ruhet nga rrëshqitjet dhe teprimet.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut. Ky është muaji i Ramazanit që ju ka ardhur,  muaji i begatisë dhe i faljes së madhe, muaji i lirimit nga zjarri, i përmendjes së Zotit, i leximt të librit të Zotit, muaji i lëmoshës, i bamirësisë dhe i mirësisë. Muaj në të cilin Zoti zbret mëshirën dhe largon nga ju gjynahet dhe pranohen lutjet. Allahu shikon garimin tuaj, në vepra të mira, dhe mburret me ju tek Melaiket e Tij.  I lumtuar është ai që tregohet i vendosur në shfrytëzimin e këtij muaji, ndërsa i mjerë është ai që e arrin Ramazin dhe nuk i falen gjynahet.  

LEXO  “Vërtetë ndihma e Allahut është afër!”

O ti që kërkon të mirën, nxito! O ti që anon nga e keqja, ndalu!

Përkujtoni në vazhdimësi se Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar që të luteni dhe të dërgoni përshëndetje për krijesën më të mirë, ka thënë në fjalën më të vërtetë dhe  më të mirë, në Librin e Tij, në Kuran:  “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe Madhërishëm.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur  me katër halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  me të gjithë familjarët, shokët e tij, me tabi’inë, dhe  me bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, dhe me ne së bashku me ata me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Miri që toleron dhe falën.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë, ndihmo robërit e Tu besimtarë, bashko zemrat e muslimanëve, njëso rrallët e tyre, përmirëso udhëheqësit e tyre dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i Botëve.

O Zot, ndihmo fenë Tënde, Librin Tënd, Kuranin,  sunetin  e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe robërit e Tu besimtarë, të përkushtuar dhe të sinqertë. O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso  drejtuesit dhe kujdestarët  e çështjeve tona.

O Zot, mbështet në të vërtetën udhëheqësin dhe  kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, jepi mbështetës të ndershëm, jepi atij sukses në atë që do dhe je kënaqur,  o Ti që i dëgjon lutjet.

O Zot, jepu sukses atij dhe  zëvendësit të tij, në atë që është e mira, suksesi dhe në dobi të njerëzve, o Ti tek i Cili është kthimi ditën e Gjykimit.  O Zot,  na mundëso përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na mbro prej poshtërimit në këtë botë dhe ndëshkimit në botën Tjetër.

O Zot, ruaj këtë vend të bekuar me të gjitha të mirat, të sigurt nga çdo e keqe dhe të gjitha vendet muslimane, o Zoti i Botëve.

O Zot, çliro xhaminë e Aksasë!

O Zot, ruaj muslimanët në Palestinë dhe në çdo vend. O Zot, ruaj ata në mes duarve të tyre, nga pas tyre, ruaj ata nga e djathta dhe e majta e tyre, nga lartë tyre dhe nga poshtë këmbëve të tyre. O Zot, kërkojmë mbrojtje në Madhështinë Tënde që të mos goditet nga poshtë këmbëve të tyre. O Zot, të lutemi që të jesh për ata mbrojtës dhe mbështetës, përkrahës dhe ndihmues. O Zot, të lutemi të jesh kundër armikut Tënd dhe  armikut të tyre, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, na  përmirëso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, përmirëso jetën tonë ( në këtë botë) që  është vendqëndrimi i përkohshëm për ne,  dhe përmirëso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. O Zot, bëj jetën tonë shtim të çdo mirësie dhe vdekjen rehati prej çdo të keqeje.        

O Zot, jepu shpirtrave tanë devotshmëri, pastroi ata sepse Ti je më i miri që i pastron ata, Ti je Mbrojtësi dhe Kujdestari i tyre.

O Zot,  na mundëso përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na mbro nga poshtërimi në këtë botë dhe ndëshkimi në botën Tjetër.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga i gjithë zemërimi Yt.

O Zot, na shto të mirat e Tua e mos na i pakëso, na ndero e mos na nënçmo, na dhuro të mira e mos na privo, na bëj ngadhënjimtar dhe mos na bëj të mposhtur, na bëj të jemi të kënaqur me Ty dhe Ti të jesh i kënaqur me ne, o Zoti i botëve.

O Zot, të lutemi na mundëso të bëjmë punë të mira, të heqim dorë nga veprat e shëmtuara, ti duam të varfërit, të na falësh dhe të na mëshirosh.

Nëse do të sprovosh robërit e Tu, na merr jetën para se të përballemi me sprovën.   

O Zot, na mbro prej armiqve Tu dhe armiqve tanë me çfarë të dëshirosh, o Zot i botëve!

O Zot, ti lëmë Ty të merresh me armiqtë Tu dhe armiqtë tanë, dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat e tyre!

O Zot, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë, na  plotëso nga ato që Ti je i kënaqur dëshirat tona dhe na mundëso në mbyllje kryerjen e veprave të mira të vazhdueshme.

O Zot, na ndihmo në agjërim dhe në qëndrime në namaze nate, o Mëshirëploti, o  Gjithëmëshirshmi!

 “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

 “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1750858569027295

Post Author: endrit