Allahu është Furnizuesi – Shejh Dr.Abdullah el Buajxhan

Lavdërimet për Zotin, Atë e Falenderojmë dhe prej Tij ndihmë kërkojmë.  Zotit i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vehteve dhe veprave tona , atë që drejton Allahu ska gjë që e humbën, ai që humbën  vehten e tij,s’ka udhëzues tjeter vecAllahut xh.sh.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos  Allahut Një i Pa Shok, i Atij është Sundimi i Përhershëm dhe në Dorë të Tij janë cdo cështje dhe gjykim, Menaxhues i cdo gjëje nga toka deri në Qiell, Bën cdo gjë me Vullnetin e Tij, ju nuk mund ta arrini dicka që e dëshironi, përvecse me vullnetin e Tij. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar  i Tij, i cili e përcolli mesazhin e kreu emanetin , këshilloi njerëzimin, dhe u përpoq për Zotni përpjekje të sinqerte deri kur i erdhi e vërteta, Paqja e Zotit qoftë mbi të , familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij. Në vijim

Fjala më e mirë është Fjala e Allahut xh.sh dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Profetit Muhamed , Paqja e Zotit qoftë mbi të. E keqja e cdo cështjeje është shpikja (reja) në fe,shpikja  ishtë risi , cdo risi është humbje dhe cdo humbje e ka përfundimin në zjarr.

Adhurues të Zotit!

Keni frikë Allahun në atë që ju ka  Urdhëruar, ruhuni nga ajo që ju ka Ndaluar dhe mohuar dhe dijeni se “cdo gjë e madhë  apo vogël është shënuar (Në Leuhi Mahfudh).” (Er-Rahman 53)

“O besimtarë Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë musliman.” (Al Imran 102)

O Popull Musliman! Allahu xh.sh ka caktuar cdo gje , ka shkruar afatet (exhelet), ndarë furnizimin (rriskun), dhe ja ka shkruar cdo njërit nga ne fatin e tij nga gëzimi dhe mjerimit, cdo kush ka pjesën e tij nga e mira dhe të mirët, dhe nga të këqijat dhe të këqinjtë. Ai qe e pranon  caktimin do të ketë Kënaqësine e Zotit , ai që kundërshton (është i pa kënaqur) me caktimin do të ketë zemërimin e Ti. Cdo gjë është me masë të paracaktuar dhe e urdhëruar.

Adhurues të Zotit! Allahu xh.sh ka shkruar rriskun e njerëzve që në momentin kur ata janë ne Botën e Shpirtrave. Kur plotëson embrioni katër muaj në barkun e nënës , Allahu xh.sh dërgon një Melek që futën  shpirtin në embrion me lejen e Allahut xh.sh. Nga ky momet i shkruhet afati i tij (exheli) , punët , rrisku (furnizimi) , gëzimi apo hidhërimi. Na ka ardhur nga Abdullah Ibn Mesudi r.a se ka thënë: Na ka treguar i Dërguari i  Allahut Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ai është njohur për ndershmëri besnikri, : “ Cdo njëri nga ju formohet në barkun e nënës së tij për dyzet (40) ditë , do jetë gjak i ngjizur si kjo, pastaj një copë mishi si kjo, pastaj dërgohet Meleku dhe i futën në të shpirtin, dhe urdhërohet me katër gjëra, caktimi i rriskut të tij,  afati i tij (exheli), punët e ti dhe hidhërimin apo gëzimin e tij .” Muttefikun Alejhi

Furnizimi është i caktuar, furnizimi është i caktuar,. Dhe cdo gjë është me urdhër dhe afat të ditur. Prandaj bëhuni të mirë në kërkim dhe mbështetuni në fitim, mëndoni mirë për Zotin  mendimi i keq është humbje nuk ben dobi. Zoti është me robin e Tij që mendon mirë për Zotin. Rob i Zotit bëj vepra të mira, dhe kënaqu me atë që të ka caktuar Allahu xh.sh , mos u bëj tamahqarëi i pa ngopur dhe mendim keq sepse këto janë të këqija dhe meritojnë zemërimin e Zotit. Nëse të godet ndonjë fatkeqsi mos thuaj Nëse unë  por thuaj “ Caktimi i Zotit dhe cdo gjë ndodhën me Vullnetin e Tij.”

Robër të Zotit ! Zoti është Ai që jep, Ai është Furnizuesi, Cdo gjë është në Duart e tij dhe na furnizon sikur Ai Do, Depozitat e Tij nuk boshatisen kurrë, e Djathta e Tij është e mbushur dhe nuk ndalon së dhëni (Furnizim), Ai është Bujarë natën dhe ditën.

Nga Ebu Dherri r.a.transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut, Paqja dhe Shpëtimi i Allahut qoftë mbi të,  në një hadhit Kudsi ka thënë: “ O robërit e Mi, Unë ja kam ndaluar Vetes padrejtësinë, prandaj dhe e kam ndaluar atë dhe tek ju, mos i beni njëri tjetrit padrejtësi. O robërit e Mi!  Ju të gjithë jeni të humbur vetëm ai që Unë kam Udhëzuar, Kërkoni udhëzim nga Unë të ju udhëzoj. O robërit e Mi! Ju të gjithë jeni të uritur vetëm atë që Unë e ushqej, kërkoni nga Unë ushqim që të ju ushqej. O robërit e Mi! Ju të gjithë jeni të zbuluar vetëm ai që Unë e mbuloj, kërkoni mbulim nga Unë që të ju Mbuloj. O robërit e Mi! Ju me të vërtetë beni gabime natën dhe ditën  dhe Unë jua falë të gjitha gabimet, kërkoni falje nga Unë që të ua Falë gabimet. O robërit e Mi! Ju nuk mund të më arrini Mua që të më dëmtoni as të më bëni dobi. O robërit e Mi! Nëse i pari dhe i fundit nga ju, njerëzit dhe xhindët të jenë të bashkuar në zemrën e nje burri të vetëm , nuk do të më shtojë dicka në Sundimin Tim. O robërit e Mi! ! Nëse i pari dhe i fundit nga ju, njerëzit dhe  xhindët të jenë të bashkuar në zemrën e nje burri të vetëm , nuk do të më pakësojë dicka në Sundimin Tim. O robërit e Mi ! Nëse i pari dhe i fundit nga ju, njerëzit dhë xhindët të jenë në një drejtim të vetëm, dhe më lutën Mua , do ti jap cdo njeriu atë cfarë më është lutur, dhe nuk do të më ndryshojë dicka nga ajo cfarë posedoj, aq sa ndryshon gjilpëra kur hynë në detë. O robërit e Mi! Në të vërtetë janë punët tuaja të cilat i llogaris për ju dhe jua kthej përësi ju, ai që i gjenë të mira, le të Lavdërojë Zotin, e kush gjenë të kundërtën e tyre (të këqija) mos të fajësojë  vetëm se veten e tij.” Transmeton Muslimi

Adhurues të Zotit !  Allahu xh.sh ka garantuar furnizimin (rriskun) dhe ka thënë: “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë.” (Hud 6)

Allhu xh.sh furnizon embrionin në barkun e nënës së tij,   peshkatarët në detë, thurësit me thurjen e tyre. Allahu xh.sh nuk ka krijuar një krijese që ta humbë, edhe nëse robi i largohet rriskut të ti ai përsëri do ta gjëjë atë. “Allahu xh.sh ia zgjeron furnizimin kujt të dojë nga robërit e Tij , e dikujt ia zvogëlo.” (El-Ankebut 62)

O ju muslimanë ! Allahu xh.sh na sprovon me furnizim (rrisk), na shtohet  furnizimi me të mira që ta Lavdërojme dhe Falenderojmë Allahu xh.sh. Kur na e ngushton apo pakëson furnizimin jo nga harresa as për të na denuar, atëherë në atë rast duhet durimi. Kur na vjen ndonjë ndëshkim kush na e lehtëson vec Atij, ai që përmbahet(nuk lypën)  Allahu xh.sh ja jep mbështetje në përmbajtjen (mos lypje), ai që është i pasur Allahu xh.sh e pasuron, dhe ai që është i durueshëm Allahuxh.sh i jep durimin. Durimi në një veshtirësi, fatkeqsi, ndëshkim apo bela është kërkesë obligative fetare, dhe urdhër i domosdoshëm. Allahu xh.sh thotë: “Për sa i përket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon atë, duke e ngritur lart dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar”. Por, kur e sprovon atë, duke ia ngushtuar mjetet e jetesës, ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar.” (El-Fexhr 15-16)

Adhurues të Zotit! Frika nda Allahut xh.sh është pasuria më e madhe për njeriun, ajo është rrugëdalja nga cdo vështirësi . Allahu xh. sh thotë : “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga cdo vështirësi). Dhe do ti japë risk prej nga nuk e pret” (ET-Talak 2-3)

Frika ndaj Allahut është celësi i depozitave të qiejve dhe tokës, atë që është tek Allahu nuk e arrijmë me kundërshtinë e Allahut. Allahu xh.sh thotë; “Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe Toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë.” (El –A’raf 96)

Zoti ju begatoftë ju dhe mua me Kuranin e Madhërishëm, o Zot na bëj të kemi dobi nga ajetet e Kuranit plot urtësi. Kërkoj falje tek Zoti për vete, ju dhe gjithë muslimanët për të gjitha gabimet. Kërkoni falje sepse më të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

Hutbeja e Dytë

Lavdërimet vetëm për Zotin, Lavdërimet për Atë që ka krijuar jetën dhe vdekjen për tju sprovuar ju se kush është më punëmiri nga ju. Ai që ka bërë që : “Veprat e mira që mbeten përherë, janë më të mirat te Zoti yt sa i përket shpërblimit dhe , janë më të mira sa i përket shpresës (për shpëtim).” (El-Kehf 46)

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, krijesa më e mencur në fjalë dhe vepra. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi familjen, shokët e tij të nderuar, brezit pasardhës të tyre dhe mbi të gjithë ata që i ndjekin në mirësi, deri në ditën e fundit.

Adhurues të Zotit! Puna është celësi i shpresës. Fitimi më i mirë është ajo që fitohet me djersë. Dora e lartë (që jep) është më e mirë se dora e shtrirë (që lypën). Ai që nuk lypën (kërkon) është më mirë se ai që lypën. Ai që ja del vetë për të është ngushllim, mbrojti vehten e ti dhe ja doli. Thotë i Dërguari i Allahu, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të: “Pasha Atë në Dorën e Të Cilit është shpirti im, nëse  dikush nga ju e merr litarin që ka pas shpinës së tij vetë , është më mirë se të vijë dikush dhe ti kërkojë ndihmë ati që tja japi atë .” Transmeton Buhariu.

Musai a.s ruante delet me pagesë, i Dërguari i Allahut xh.sh Zekerija ka qenë marangoz. Profeti i Zotit Daudi a.s është ushyer me punën e dorës së tij.  I Dërguari ynë Muhamedi, Paqja e Zoti qoftë mbi të ka ruajtur delet e banorëve të Mekes me pagesë. Asnjëri nga këta nuk është ushqyer vetëm se me punën e duarve të tyre. Puna është nderë . Puna është nderë, ndërsa parazitismi është dëm. Allahu xh. sh  thotë: “Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë që ju ka dhënë Ai. Kur të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai.” (El-Mulk 15) “ Shpërndahuni nëpër tokë , kërkoni nga mirësitë e Allahut.” (El-Xhumua 10) . dhe mështetjuni Zoti , ai që i është mbështetur Atij ka fituar. Mos u mërzisni për cfarë ju ka kaluar , dhe mos u gëzoni për atë që ju ka ardhur .

O popull musliman! Kjo botë është kalimtarë ndërsa jeta në  botën tjetër është e përhershme. Nuk ka jetë vetëm se jeta në botën tjetër. Jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtuese, kalim i shpejtë, ndryshime të shumta, nuk të siguron ndonjë gjendje, paqëndrueshmëri nga dita dhe nëta. E lamë apo na la , e mbuluam apo na mbuloj,Sa ka qeshur dhe qarë,  humbur dhe u gjet. Me të vërtetë ajo është hidhërime dhe gëzime, festime, ngushëllime, shqetësime dhe qetësime, lojë dhe dëfrim, zbukurim, mburrje dhe garë mes njëri tjetrit. Allahu xh.sh thotë : “. Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim, si dhe mburrje e garë ndërmjet jush për më shumë pasuri dhe fëmijë! Ajo i shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlerë. Në botën tjetër ju presin vuajtje të mëdha ose falja e Allahut dhe kënaqësia e Tij; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme.” (El-Hadid 20)

Nga kjo njeriu nuk ka vetëm se cfarë kalon, cfarë ka  ngrenë dhe e ka konsumuar, cfarë ka veshur dhe e ka hudhur, ka dhënë lëmoshë dhe ka kaluar, prandaj, Jeto në këtë botë sikur të jeshë i huaj apo kalimtarë. Kënaqësitë e kësaj bote janë të pakëta, ndërsa jeta e botës tjetër është më e mirë për ata që kanë pasur frikë Zotin. Natyrisht jeta e ardhshme  është më e mirë dhe e vazhdueshme. Përmbaju në këtë botë që të dojë Allahu xh.sh dhe përmbaju në mes njerëzve që të duan njerëzit.

O popull musliman! Kjo jetë e kësaj bote do të iki me shpëjtësi, jeta e botës tjetër është duke ardhur, cdo njëra nga këto kanë fëmijë (Ata që punojnë për të), bëhuni nga fëmijët e jetës (botës) tjetër, mos u bëni nga fëmijët  e kësaj jete (botës) dynjasë. Me të vërtetë sot ka punë pa llogari, ndërsa nesër ka llogari pa punë. Prandaj eja të shkojmë drejt Xhenneteve të Adnit, sepse ato janë vendqëndrimet (shtëpitë) tona të para dhe në të është qëndrimi i përheshëm. O ti që e shet këtë me një cmim të shpejtë sikurë se ti se di, me të vërtetë do e mësosh. E nëse  nuk e ke ditur kjo është fatkeqsi por nëse vazhdon të mos e dishë kjo është fatkeqsi edhe më e madhe.

O Zot mos na e bëj jetën e kësaj botë gjënë më të rëndësishme për ne .  Mos na e bëj jetën e kësaj bote cmim të diturisë tonë. Mos na e bëj zjarrin, drejtimin e udhëtimit  tonë.

O zot na e bëj xhennetin shtëpinë tonë dhe vendqëndrimin tone të përhershëm, O Zot na e bëj xhennetin shtëpinë tonë dhe vendqëndrimin tone të përhershëm,   Me Mëshirën Tënde O më i Madhi Mëshirues.

O Zot na udhëzo  ne me atë që ke udhëzuar. Na fal ne me atë që ke falur . O Zot na bëj ndejkës të atij që na ke caktuar për drejtues. O Zot ma begato me ato që na ke dhënë . O Zot na begato me ato që na ke dhënë. O Zot na ruaj nga e keqja që ke caktuar. Ti je Ai që Cakton dhe nuk caktohet për Ty O Zot .

O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët. O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët. O Zot  ndihmoi robërit e Tu që të njësojnë në besim.

O Zot  jepu paqe dhe siguri  vendit tonë dhe të gjithë vendeve muslimane.

O Zot na jep siguri në vendet tona. O Zot  përmirso popullin tonë dhe përgjegjësit e cështjeve tona.

O Zot jepi sukses kujdestarit të dy xhamijave të shenjta nga  suksesi Jot , Mbështetë atë me Mbështetjen Tënde.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të ti në atë që Do dhe je i Kënaqur o Zot i Madhërishëm.

O Zot jepu atyre të dyve sukses në përmirsimin e gjendjes së vendit dhe popullit, o Zoti i Botrave.

Robër të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni atë që ju ka Urdhëruar Zoti kur ka thënë:

“ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot mëshiroje të Dërguarin tonë  Muhamedin a.s. dhe familjen e tij, sic e mëshirove Ibrahimin a.s  dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij sic e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij . Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

Kënaqësia e Zotit qoftë  mbi Halifet e parë , Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun  dhe mbi të gjithë shokët e Profetit , dhe mbi ne së bashku me ta me Mëshirën Tënde O më i Madhi  Mëshirues.

Medina / by

Post Author: