Bëhu i dobishëm për shoqërinë – Medine 11.10.2019

Lavdërimet janë për Zotin, që u ka dhënë sukses njerëzve bamirës, me të ngrihen  në gratë të larta dhe  vlersohen. Kontributi  i dobishëm dhe i favorshëm është është vlerë, mëshir dhe dhembshuri.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, dëshmi me të cilën kërkojmë udhëzimin, kënaqsinë dhe afrimitetin e Zotit,  siguri,  ngritje, qetësi dhe rehati prej Tij.

Dëshmojmë se zotëria dhe  profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, e duam dhe e pasojmë, nuk i shtojmë të reja në traditën e tij dhe nuk shpikim për të. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen, shokët e tij të cilët u kanë paraprirë njerëzve në besim, në përpjekje, xhihad, dhurim dhe vëllazëri.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Zotit, sepse atij që i  friksohet  Zotit, i jepet  dije e pafundme  në jurisprudencë, dhe në kuptimin e çështjeve dhe shpjegimin e tyre. Frikësojuni Allahut sepse Ai ju mëson, jep dije, me të vërtetë Allahu është i ditur me çdo gjë.

O ju muslimanë! Të shfrytëzuarit  e mprehtësisë, zgjuarsisë,  është nga atributet më të mira të njeriut. Dita më e mirë për njeriun është kur ai është i dobishëm. Dobija më e mirë është ajo që mbetet. Më i dobishmi për njerëzit është ai prej të cilit përfitojnë njerëzit me pasurin, punën dhe diturinë e tij, moralin dhe mirësinë e tij. Mirësija është në atë që jep, dobija në atë që ndihmon, dhe ndihma në atë çfarë mbështetën. Masa e sajtë është pranverë, mbështetja e sajtë  mburojë. Ajo edukon në mbajtjen e lidhjeve, mardhënijeve dhe miqësisë. Ajo arrin tek ata që e meritojnë,  ka prioritet ata që janë të larguar, shpëton atë që është në nevojë dhe ka  kërkuar ndihmë, orjenton atë që e ka humbur drejtimin. Mëshiron jetimin, fshinë lotët e atij që është i pikëlluar, sillet me njerëzit me dashur, mirësi dhe butësi. Njerëzit garojnë  drejt portës së sajtë, mirësisë. Burimi i të cilës është i mbushur me njerëz, zogu zbret në tokë aty ku ai  ndien butësi, dashuri, dhe ku janë hapur dyert e bujarëve.

I dërguari i Allahut, Isai, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem.”(Merjem 31) Komentatorët e Kuranit kan thënë: “Më ka bërë të dobishëm ku do që të jem, duke ju gjindur atyre që kanë nevojë, mësues dhe këshillues  për të mirën, urdhërues në të mirë, ndalues nga e keqja, i bekuar me shumë lloje begatishë.”

Krijesa më e dobishme për njerëzit është i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. “Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” ( Et-Teube 128) 

Nuk kam parë dhe dëgjuar një të tillë në të gjithë njerëzit si Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Ai që përpiqet në dobi të njerëzve, ka kalur një jetë të vlersuar dhe me faqe të bardhë , që shndritën. Lavdrimet dhe vlersimet për të janë dhe pas tij, përmendja e tij përhapet në të gjithë vendin. Vlersohet forca e tij dhe lartësohet përkujtimi i tij.

Thuhet : “Se mbyllja e qeses (kopracija) dhe vlera e përkujtimit (të bamirsit) nuk bëhen dot bashkë.”

Thuhet gjithashtu: “ Ndalja nga  bujaria(nga frika për pasurinë) është mendim i  keq për  Krijuesin.”

Pasuri që  nuk humbën por që trashëgohet na poseduesit e sajtë është ajo që e japin, por se pasurija e kopracit humbet duke u ruaj. Ka nga njerëzit që nuk dëmtohen nga dhënija e sajtë sikurëse ka njerëz që nuk kanë të kënaqur  nga dobija e sajtë. Ka njerëz që kur kalon një ditë pa dhënë nga ajo, pasurija, është i hidhëruar, sikur koha që nuk ka diell dhe nuk shkëlqen. Disa njerëz janë si bleta pa koshere, dhe nuk ka frut vetëm nëse kthehet tek mbretëresha.  Bëhu i dobishëm për njerëzit, për ata që kanë nevojë i gjinshëm, të jesh pranë tyre, qëndro në të mirë në vazhdimsi.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “A nuk doni tu lajmëroj për më të mirin, të dobishmin, tuaj dhe më  të keqin, dëmshmin  tuaj?” Një burrë ka thënë: “ Pa tjetër o i dërguari i Allahut.”Ka thënë: “Më i miri, dobishmi, prej jush është ai  që i kthehet të mirës së tij, e bën atë përsëri, dhe i largohet të keqes së tij,   dhe më i keqi prej jush është ai që nuk i kthehet të mirës së tij më dhe nuk i largohet të keqes së tij.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Habani.

Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Më i dashuri nga ju tek Allahu është ai që është më i dobishëm për njerëzit. Vepra më e dashur tek Allahu është lumturija, gëzimi që i jepet një muslimani, apo largimi nga ai i  një vështirsije,  ti shlyesh atij një borxh, të shuash urinë e tij. Të shkuarit me vëllain tënd për ti kryer atij një nevojë që ai ka, është me e dashur tek Allahu se të qëndrosh në I’tikaf një muaj në këtë xhami.” Ka për qëlllim xhaminë e Medines. Hadithin e ka transmetuar Tabaraniu tek “Evsat” libër  i tij.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ai që i largon besimtarit një vështirsi nga vështirsitë e kësaj bote, Allahu i Madhërishëm do ti largojë atij një vështirsi nga vështirsitë e ditës së kijametit. Ai që ja lehtëson dikujtë një vështirsi, Allahu i Madhërishëm ja lehtëson atij këtë botë dhe botën tjetër. Ai që e mbulon (të metat) një musliman, Allahu i Madhërueshëm e mbulon(nga të metat) atë në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu i Madhërishëm është në ndihmë të njeriut përderisa njeriu është në ndihmë të vëllait të tij.” Hadithin e ka transmetuar  Muslimi.

Imam Neveviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Në këtë hadith  tregohet mirësija dhe vlera e largimit të vështirsive të muslimanëve dhe dobija ndaj tyre, me çfarë tu mundësohet,  me dituri, pasuri apo ndihmë, apo orjentimin e tij  në të dobishme, këshilla  dhe të tjera si këto.”

Bëhuni urë e të mirës dhe kryeni detyrën që mund ta bëni, mos përbuzni sfida që mund ti kaloni. Mos e nënvlehtësoni një shërbim që mund ta kryeni. Sa më shumë paksohet e mira rritet e keqja, do të gjeshë vepruesit e tyre të arrijnë të pa arrirrën. Sa më shumë të shtohet e mira do të gjeshë vepruesit e tyre të arrijnë të pa arrirën.

Transmetohet nga Ebi Xhurejri El Huxhejmiji , Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Mos nënvlehtësoni diçka të mirë, duke e lënë pa bërë, nga mund të vijë e mira, e dobishmja, edhe nëse janë dobësuar fijet e litari, edhe nëse të duhet që nxjerrësh ujë nga pusi me enën që ti pi, të dëmtuar, qoftë dhe vetëm që të shikosh, takosh vëllain tënd me fytyrë të qeshur, qoftë dhe nëse të duhet të takohesh me të keqen, edhe nëse përballaja është e fortë, frynë shum.” Hadithin e ka transmetuar Nesaiu. 

 

LEXO  Nderi dhe vlera e sexhdes për Zotin e Lartësuar

Transmetohet se  Xhabir Ibn Abdullahi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Ka ardhur një burrë afër nesh duke qenë të ulur me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Burri ka thënë: “ O i dërguari i Allahut më ndihmo.” I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush mundet nga ju  ti bëjë dobi vëllait të tij le ta bëjë atë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Mos ja ndalo vetes furnizimin, mos ja mbyll vehtes tate vlerat që ke, mos i burgos të mirat tua,  mos u bëj koprac dhe i ngushtë, mos e kthe bosh atë që vështirsija e ka nxjerrë  të kërkojë, jepi atij qoftë dhe pak, ose ktheji atij një përgjigje të mirë. Mos u trego i ashpër me të, duke e pyetje dhe hetuar. Ndihma  e bujarit është e menjëhershme dhe e shpejtë. Ndihma  e koprracit është e avashtë dhe me shpjegime. Arsyetimi i mirë është më mirë se shpjegimi i gjatë. Nëse ke dëshir për mirsi bëje, e nëse nuk ke mundësinë e sajt, thjesh thuaj fjalë të mirë. 

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amer, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu ka dhënë, ka dhuruar mirësi tek disa popuj, duke i forcuar, provuar  ato, derisa ato janë në ndihmë dhe u gjinden muslimanëve, dhe ua plotësojnë, nevojat,  e nëse ua plotësojnë ato , atëhere ato mirësi ja jep dikujt tjetër veç tyre.”(Kuptimi i hadithit)   Hadithin e ka transmetuar Tabaraniju tek “El Kebir”.

Bëj mirë nëse të është dhënë mudësija sepse ajo nuk qëndron gjithmonë  me njeriun, mundësija.

Zotit i kërkoj falje, Atij kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës për ata që pendohen.

 

LEXO  Mirësit e Kësaj Bote - Shejh Dr. Abdullah el Buajxhan

Hutbeja e dytë

 

Falenderime në vazhdimsi për Mirësitë e Tij të vazhdueshme. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut Një dhe i pa Shok, lutje për mirësitë që na ka dhënë dhe na jep në vazhdimsi. Dëshmoj se zotërija ynë,  Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  mbi familjen dhe shokët e tij, lutje që ngelen dhe përshëndetje që vlersohen.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut dhe ndiqeni Atë , bindjuni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)

 O ju muslimanë! Konsiderohet ndërmjetsimi  si vepër e mirë sepse prej sajtë mund të rrjedhi shumë të mira. Ai që ndihmon  për të mirë duke pasur për qëllim përmirsimin e njeriut dhe plotësimin e  nevojave të njerëzve, ai ka merituar shpërblim dhe ka arritur gradën e njerëzve të mirë. Transmetohet nga Ebi Musa El Eshariu, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur i ka ardhur dikush që ka kërkuar një nevojë, është drejtuar nga shokët e tij që kan qenë prezent  dhe ka thënë: “Ndihmoni, që të fitoni.”Allahu shpallën atë që do më se shumti përmes gjuhës së të dërguarit të Tij.

Ndihmo me mundësinë tënde atë që ka nevojë, bujarija me përpjekje është më e mirë se bujarija me pasuri.

Imam Shafiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Ndihma nga ndërmjetsimi në të mirë është zekati, lëmosha e njerëzve me moral të mirë.” Është bërë obligim zekati për mua nëse më mushet dora ime, plotësohen nevoja e mija. Zekati i vërtetë është të ndihmosh dhe të ndërmjetsosh. Nëse ke plotësuar nevojë tënde, jep lëmosh, e nëse jo bëj përpjekje që të arrish të jesh i dobishëm.

Çdo njëri që ndihmon në një sasi në bamirsi, lehtësimin e një vështirsije, përkrahjen e një të mire, dhe  ndalimin e një të keqeje,  pajtimin e dy të hidhëruarve mes njëri-tjetri, apo të ndihmuarit e ndonjërit për të marrë të drejtën e tij, do të këtë pjesë nga kjo e mirë, ndihmë apo ndërmjetsim që ka bërë në të mirë. Ai që ndërjetson, ndihmon,  në largimin e të drejtës së dikujtë apo arritjen e një të ndaluare,  përsëritjen e  një padrejtësije apo dhënijen e diçkaje të pamerituar  dikujtë dhe heqjen e sajtë nga ai që  e meriton atë,  ngritjen apo mbështetjen e të pakualifikuarit dhe largimin, eleminimin e të kualifikuarit, apo punsimin e jokompetentit të një pune, në korrizë të dikujt tjetër i cili është më primarë se ai që ai ndihmon, ai do të ketë një pjesë të përgjegjësisë për atë që ai ka ndërmjetsuar, ndihmuar në atë padrejtësi dhe të keqe. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kush ndërmjetëson për një çështje të mirë, do të ketë pjesë në shpërblimin e saj, kurse kush ndërmjetëson për një çështje të keqe, do të ketë pjesë në ndëshkimin e saj.” (En-Nisa 85)

Marrja e dhuratës në rastin e ndërmjetsimit ja humbën vlerën asaj vepre. Mos e humb dhe mos u nxito për të marrë shpërblimin e ndërmejsimit tënd, por voneje atë dhe transferoje për në botën tjetër. Abdullah Ibn Mesudi, Zoti qoftë i kënaqur me të ka thënë: “Ai që bën një ndërmjetsim me të cilin tenton që të kthejë të drejtën në vend, apo të largojë me të një padrejtësi, i është dhënë një dhuratë  dhe e ka pranuar, ai është i humbur.”

Transmetohet nga Ebi Umame El Bahirij, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ai që ndërmjetson për vëllain e tij, dhe  i ka dhënë atij një dhuratë,  si shpërblim për të,  ka hapur për të një portë të madhe nga portat e kamatës.” Hadithin e ka transmetuar  Ahmedi, Ebu Daudi  dhe disa nga njerëzit e diturisë e  kanë konsideruar hadith të mirë.

Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin,  ai që eshtë ndërmjetës i vetëm për nevojtarët. Kush e përshëndetën të Dërguarin e Zotit  një herë Allahu xh.sh e përshëndet  atë dhjetë herë. Për njerëzit është dërguar mëshirë, lutuni dhe përshëndeteni atë me selame.

O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin tonë Muhamedin. Kënaqësia e  Zotit qoftë mbi katër halifet, pasuesit e synetit të tij,  Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, dhe mbi të gjithë familjarët dhe shokët e tyre dhe mbi ne sëbashku me ta, o Bujarë dhe Dhurues.

O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët. O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët. 

O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët. 

Shkatëro politeizmin dhe politeistët,  shkatërroi armiqtë e fesë Tënde.

Jepu paqe,qetsi, siguri dhe stabilitet vendeve muslimane, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses drejtuesit dhe  kujdestarit  të çështjes tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta  në atë që Do dhe je i Kënaqur, o Zot i Madhërishëm, drejto atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që është në të mirë të Islamit dhe dobi  të muslimanëve, o Zoti i Botrave.

O Zot ruaj ushtarët tanë, ruaj kufinjtë  e vendit tonë, ruaj njerëzit e sigurisë tonë.

 O Zot shëroji të sëmurët tanë, lehtëso dhimbjet tona, o Zot shëroji të sëmurët tanë, lehtëso dhimbjet tona, Mëshiroji të vdekurit tanë.

Na ndihmo kundër armiqve tanë o Zoti i Botrave.

O Zot na furnizo me shi, o Zot na furnizo me shi, o Zot na furnizo me shi, na jep shi të bereqetshëm, të mirë dhe të begatë, të dobishëm. O Zot me të na jep fruta dhe na largo thatësirën. O Zot na furnizo me berqetin Tënd, na furnizo me shi dhe mos na bëj nga ata që e kanë humbur shpresën, me mëshirën Tende o më i Madhi Mëshirues.

 O Zot bëji lutjet tona të dëgjuara, thirrjet tona të ngritura,  o Bujarë, o i Madhërishëm o Mëshirues.

 

Post Author: endrit