Besimi në Ditën e Fundit – Meka 07.01.2022

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       04-06-1443 H   07-01-2022 D

Shejh Bander Ibn  Abdul Aziz Balejla          Tema   Besimi në Ditën e Fundit   

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin i Cili ka krijuar njerëzit dhe i ka caktuar ato në numër, i sprovon ata sot që ti shpërblej nesër, dhe ka bërë të mirët e tyre që të garojnë në fushat e shpejtësisë deri në një masë. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, dëshmi e atyre që besojnë në Zotin e tyre dhe nuk i bëjnë Atij shok në adhurim. 

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, krijesa me dorën më të ngritur në dhurimi, dhe më i miri prej të gjithë tyre në moral dhe sjellje. Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen e tij të nderuar, mbi shokët e tij të ndritur që  ishin për fenë e tij ndihmë dhe mbështetje, mbi tabiinë dhe ata që i pasojnë me mirësi sa kohë që do të bjeri natë dhe sa kohë do të zbardhë dritë.

Në vijim

O ju njerëz! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun e Madhërishëm. I lumtur është ai që i frikësohet Zotit dhe udhëzohet në rrugën e Tij, dhe i mjerë  është ai që nuk i bindet Atij dhe devijon rrugën. “Toka e mirë i jep frutat me lejen e Zotit të saj, ndërsa toka e keqe, zor se jep gjë.”(El-A’raf 58)

O ju besimtarë! E vërtetë e pranuar, besim i fortë, i patundur, dhe shtyllë nga shtyllat e besimit, ky është besimi në Botën Tjetër. Është besim në çdo gjë që  na ka lajmëruar Allahu i Madhërishëm dhe i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për atë çfarë do të jetë pas vdekjes,  për atë çfarë ka përgatitur Allahu i Madhërishëm  nga shpërblimi për të bindurit dhe nga ndëshkimi për të pabindurit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit,…” (El-Bekare 177) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kushdo që mohon Allahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij dhe Ditën e Kiametit, ai, me të vërtetë, ka humbur larg prej udhës së drejtë.” (En-Nisa’ 136)

 Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka pyetur të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për besimin dhe i ka thënë: “Imani është të besosh Allahun, Melekët e Tij, librat e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në Caktimin (Kaderin) qoftë i mirë apo jo i mirë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. 

Me anë të besimit në Ditën e Fundit, dallohet besimtari i sinqertë  nga mohuesi gënjeshtarë, nga që ai është besim në të fshehtën dhe që ka hapsirë për dyshime dhe dilema. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! “ Elif, Lâm, Mîm. Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit, të cilët besojnë në të fshehtën,…” (El-Bekare 1-3) Kur idhujtarët përgënjeshtruan dhe dyshuan në Ditën e Fundit, thanë: “ A ju premton ai që, kur të vdisni e të bëheni pluhur dhe eshtra, do të ringjalleni vërtet?! Sa premtim qesharak që është! Nuk ka jetë tjetër përveç jetës së kësaj bote, ne jetojmë, vdesim e nuk do të ringjallemi më.” ( El-Mu’minun 35-37) Allahu i Madhërishëm ju përgjigjet, zbulon humbjen, devijimin e tyre, ju sjellën argumentat për ardhjen e Ditës së Fundit, dhe bëri të qartë urtësin e saj, Allahu i Madhërishëm ka  thënë: “Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?!” I lartësuar është Allahu, Sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Atij, Zotit të Fronit Madhështor!” (El-Mu’minun 115-116) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Thuaju: “Po, për Zotin tim, me siguri që do të ringjalleni e pastaj do të njoftoheni (e do të gjykoheni) për atë ç’keni bërë!” Dhe kjo është e lehtë për Allahun.” ( Et-Tegabun 7) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Idhujtarët betohen solemnisht për Allahun, se Ai kurrë nuk do t’i ngjallë të vdekurit. Nuk është kështu! Premtimi i Tij është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. (Ai do t’i ringjallë) që t’u tregojë atë, për të cilën nuk pajtohen dhe që mohuesit ta kuptojnë se kanë qenë gënjeshtarë. Nëse dëshirojmë të bëhet diçka, mjafton që të themi: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.” ( En-Nahl 38-40)

Allahu i Madhërueshëm i fajsoi ata për harresë që i bënë asaj dite, Ditës së Fundit, dhe i shpërbleu  me harresën e Tij ndaj tyre me hyrjen e tyre në zjarr të Xhehenemit, dhe humbjen e mbrojtjes. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Pastaj do t’u thuhet: “Ne sot po ju braktisim në harresë, ashtu siç e keni harruar takimin e kësaj dite. Vendqëndrimi juaj është Zjarri dhe ju nuk do t’ju ndihmojë askush.” (El-Xhathije 34)

Adhurues të Zotit! Dita e Fundit, është dita ku shpirti i njeriut ka frikë, gjymtyrët e tij kanë frikë, është Dita, kur do të thërrasim njëri-tjetrin, është Dita e Pikëllimit, kur do të japim llogari, Dita e humbjes dhe fitimit reciprok,  Dita, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve! Dita kur do të nxirren jashtë ata që gjenden në varre, dhe të dalë në shesh ajo që është në gjokse. Dita kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit), dhe të nxjerrë barrët nga brendia e saj.

Adhurues të Zotit! Nga misionet e të dërguarve të Zotit, paqja e Zotit qoftë mbi të gjithë, me popujt e tyre ka qenë thirrja e tyre në besimin në Ditën e Fundit dhe sqarimi i ndodhive dhe situatave të saj, dhe se përkujtimi i asaj dite është në të mirë të tyre dhe udhëzim për ta, sikundër neglizhenca dhe pakujdesia ndaj saj është ogur i keq për ta. Hapi i parë që do të hedhi njeriu në fushën e Ditës së Fundit  është me vdekjen e tij e pastaj jeta e varrit. Në varr do të ketë pyetje dhe provim, ku mund të nderohet ose ndëshkohet. Besimtari është i suksesshëm dhe nderohet, ndërsa mohuesi do të zhgënjehet dhe ndëshkohet. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë më është shpallur se ju do të merreni në sprovoheni  që në varr, apo si shembulli i sprovimit me Dexhalin. Do të vinë, Melaiket, dhe do ti thonë: Ç’thua për këtë njeri (Muhamedin)?Besimtari do të thotë: “ Ai është Muhamedi i dërguari i Allahut, ka ardhur tek ne me argumenta të qarta dhe udhëzim, ju përgjigjën dhe ju bindëm.” Do ta thonë tre herë. Do ti thuhet; “Flij, sepse ne e dinim se ti e besoje atë, prandaj fli i qetë, gjumin e njerëzve të mirë.” Ndërsa hipokriti do të thotë: “ Nuk e di, dëgjova njerëzit që thonin diçka dhe thashë dhe unë, pas tyre.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi. Pastaj, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka lajmëruar se atij përsoni do ti hapet një portë nga Xheneti dhe do ti thuhet; “ Kjo është shtëpia jote nëse ke besuar në Zotin tënd, e nëse e ke mohuar Atë, atëhere Allahu i Madhërishëm do ta zëvendësojë këtë, Xhenetin, me këtë. Do ti hapet një portë për në zjarr, do të goditet në kokë me çekiç, goditje të cilat do ti dëgjojnë të gjitha krijesat e Zotit përveç njerëzve dhe xhindëve.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi.

Në varr do të ketë mirësi ose dënim, e pas tij do të jetë Ringjallaj dhe dita e Kijametit; “…se Ora (e Kiametit) do të vijë, gjë për të cilën s’ka dyshim dhe se Allahu do t’i ringjallë ata që janë në varre.” (El-Haxhxh 7) Pastaj shpirtat do të kthehen gjithësecili në trupin e tyre që kanë qenë në këtë botë, e toka do të plasaritet dhe do të hapet prej  tyre  sikurse plasaritet prej  bimëve; “Atë Ditë, toka do të hapet e ata do të dalin me nxitim. Për Ne është e lehtë t’i mbledhim ata të gjithë.” (Kaf 44)  “Ndër shenjat e Tij është edhe ringjallja e tokës. Ti e sheh tokën të thatë e të shkretë, por, kur zbresim shi mbi të, ajo lëviz dhe gjallërohet. Pa dyshim, Ai që e ngjall atë, i ngjall edhe të vdekurit. Ai është vërtet i pushtetshëm për çdo gjë.” (Fussilet 39) E kur të ndodhi kjo do të ndodhi Ringjallja e madhe, njerëzit do të dalin nga varret e tyre dhe drejtohet për tek Zoti i Botrave, të zbathur, të zhveshur dhe të pa bërë synet. Dielli u afrohet, mbulohen nga djersët, nga vapa, shfaqen peshoret për të peshuar veprat e tyre: “Ata, që u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të shpëtuar. Sa për ata që do të kenë peshore të lehta, mu ata do të jenë (njerëzit) që kanë humbur vetveten, duke qëndruar përherë në Xhehenem.” (El-Mu’minun 102-103) Atë Ditë shfaqen librat e punëve tona, do ketë nga ata që do ta marrin librin e tyre nga e djathta e tyre, dhe prej tyre që do ta marrin librin e tyre nga e majta e tyre ose nga pas shppinës së tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Çdo njeriu ia kemi varur në qafë llogarinë për punën e tij dhe Ne, do t’ia paraqesim Ditën e Kiametit librin, që do ta gjejë të hapur (e do t’i themi): “Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!” (El-Isra’ 13-14)

Pastaj, Allahu i Madhërishëm do të marri njerëzit në llogari, veçohet me robin e Tij besimtar dhe e ballafaqon me gjynahet që ka bërë, ai i pranon dhe shpreson mëshirën e Zotit. Ndërsa mohuesi dhe hipokriti, ndoshta i pranojnë dhe ndoshta i kundërshtojnë, debaton për ta, por Allahu i Madhërishëm bën që të deklarojnë, dëgjimi, shikimi dhe trupi i tij për atë që ai ka vepruar në dynja: “Ata do t’u thonë lëkurëve të veta: “Pse dëshmuat kundër nesh?” e ato do të përgjigjen: “Allahu, i Cili ia jep aftësinë e të folurit gjithçkaje, na ka bërë që të flasim. Ai ju ka krijuar për herë të parë dhe tek Ai do të ktheheni”. Ju nuk u fshehët, që kundër jush të mos dëshmonin veshët, sytë e lëkura juaj, por ngaqë besonit se Allahu nuk i dinte shumë nga ato që bënit. Ky mendim që keni pasur për Zotin tuaj, ju shkatërroi e ju u bëtë humbës. Edhe nëse ata durojnë, sërish Zjarri është vendstrehim për ta; edhe nëse kërkojnë falje, lutja nuk do t’u merret parasysh.” (Fussilet 21-24) Pastaj atyre ju paraqitet zjarri, mblidhen të gjithë dhe hidhen në të, në Xhehenem.

Ndërsa besimtarët do të afatizohen deri sa të shikojnë Luginën e nderuar të lumit  të profetit tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, uji i të cilët është më i bardhë se qumështi, dhe më i ëmbël se mjalti, enët e tij, për të pirë në të, janë sa numri i yjeve të qiellit, gjatësia dhe gjërësia e tij janë sa distanca që përshkuhet për një muaj, e kush pi nga ai lum një herë nuk do të ketë etje asnjë herë më.

Pastaj do të jetë radha e Siratit, urës së vendosur në mes Xhenetit dhe zjarrit, Xhehenemit, të cilën njerëzit do ta kalojnë në varësi të punëve të tyre. Të parët që do e kalojnë janë të dërguarit dhe profetët e Zotit, e ata për shkak të tmerrit dhe vështirësisë së saj, urës, do të thonë: “ O Zoti ynë shpëtoi, shpëtoi, O Zoti ynë shpëtoi, shpëtoi.” Pastaj do të qëndrojnë para një dige që është në mes Xhenetit dhe Xhehenemit, bëjnë llogarit që kanë në mes njëri-tjetrit, e nëse i shlyejn dhe pastrohen do të hyjnë në Xhenet. “…e rojtarët e tij do t’u thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju keni qenë njerëz të mirë, andaj hyni në të dhe qëndroni përgjithmonë!” Ata do të thonë: “Lavdi  Allahut, që përmbushi premtimin e Vet e na dha në trashëgim Xhenetin, ku të vendosemi si të duam!” Sa i mrekullueshëm është shpërblimi i atyre që kanë punuar drejt! Do t’i shohësh engjëjt të tubuar rreth Fronit, duke lavdëruar me falënderim Zotin e tyre. Njerëzimi do të gjykohet me drejtësi dhe të gjithë do të thonë: “Falënderimi qoftë për Allahun, Zotin e botëve!” ( Ez-Zumer 73-75)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e të dërguarit të Tij bujarë. Zotit  i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah,  tek Zoti  kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

Hutbeja e dytë

 

LEXO  Neglizhenca -Meka 03.06.2020

Lavdërimet janë për Zotin, nga njerëz të lavdërimit dhe të vendosur në të.

Dëshmoj  se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe  pa shok, dëshmi që qëndron  me të drejtën e Tij. 

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë  Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, i pa dyshuar në ndershmërinë e tij. Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin  mbi të, mbi familjen e tij, shokët dhe pasuesit e tij me mirësi, sa kohë që retë lëvizin të ngarkuara, dhe të zbresi shi prej tyre.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut ! “Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (El-Bekare 281)

O ju muslimanë! Vërtetë besimi në Ditën e Fundit, në tmerret dhe situatat e saj, e nxitin njeriun drejtë përmirësimit të veprave të tij, në pastrimin e shpirtit të tij, dhe në të qenit i drejtë në sjelljen e tij. Ai nuk bën gjynahe, dhe nuk ju afrohet të ndaluarave, nuk e humbën lumturinë e tij të përhershme të botës tjetër, duke e zëvendësuar atë me kënaqësit e vogla të kësaj bote, të cilat janë sikurë retë e vërës, apo iluzione të shkurtëra, sikur ëndrrat e gjumit, apo hije kalimtare. Vërtetë i mençuri nuk mund të mashtrohet nga këto gjëra të vogla. Vërtetë kjo botë është drejt përfundimit, Bota Tjetër është duke ardhur, para. E qëllimi më i lartë i besimtarit është që në Ditën e Fundit ti rëndojë peshorja e tij, me vepra të mira. E në ato momente kur do ti vijë lajmi përgëzues, lavdëron  i lumtur, pastaj niset drejtë vendqëndrimit të përhershëm, me Mëshirën e Bujarit, Mëshiruesit Mëshirbërësit. 

Lutuni dhe dërgoni salavate për udhëzuesin dhe përgëzuesin, të dërguarin tuaj, Muhamedin,  të dërguarin e Allahut.  O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen e tij të pastër dhe të mirë, dhe bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë, ata që udhëhoqën me drejtësi,  Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij dhe familjet e tyre, dhe mbi  pasusit e tyre me mirësi deri në ditën e fundit, dhe mbi ne së bashku me ta me Bujarinë Tëndë, o i Mëshirshëm, o i Madhërishëm. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, ruaj mbrojtësit e fesë, dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë.

O Zot largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve  atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën  Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zoti ynë, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët  e çështjeve tona,  mbështet me të vërtetën, me sukses dhe vendosmëri udhëheqësin dhe kujdestarin e çëshjteve tona.

O Zoti ynë, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që është në dobi të vendit dhe popullit, o Zoti i Botrave.

O Zoti ynë, forco ushtarët tanë që janë vendosur në kufinjtë e vendit tonë, Zoti ynë, të lutemi të jesh në mbështetje dhe në ndihmë të tyre, përkrahës dhe mbrojtës i tyre.

O Zot  ynë, na  përmirëso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, përmirëso jetën tonë ( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë, dhe përmirëso për ne  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë.

O Zoti ynë, na e bëj jetën në këtë botë shtim i të mirave, dhe vdekjen qetësi për ne nga çdo e keqe,  o Zoti i Botrave. 

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

 “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23) 

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, 

Falenderojeni për të mirat dhe begatitë e Tij që t’ua shumojë ato. 

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. 

Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

 

Post Author: endrit