Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme
13-03- 1442 H 30-10-2020 D
Shejh Dr. Abdul Muhsin El Kasim Tema Betime të Allahut në Kuran
Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën, e ai që e humbën veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Allahut.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok.
Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësohuni Zotit, me frikë të vërtetë, dhe dijeni se Ai ju shikon në fshehtësinë dhe të shfaqurën tuaj.
O ju musliman! Allahu i Madhërueshëm ka bërë Kuranin Famëlartë argument të përhershëm dhe këshillë të shkëlqyer, duke dhënë në të metodat e udhëzimit dhe i formësoi, plotësoi ato. Betimi i Zotit është portë madhështore nga portat e besimit dhe udhëzimit. Allahu i Madhërueshëm me betim ka hapur pesëmbëdhjet sure te Kuranit, që të gjitha sure Mekase, të zbritura në Meke. Sikurëse është betuar në tematika të ndryshme duke ju tërhequr vëmendjen robërve të Tij, për vlerën e Atij , si betues, asajt në çfarë Ai betohet, dhe arsyen për çfarë betohet në të. Allahu i Madhërueshëm është betuar në librin e Tij, Kuranin, me betimin më të madh për gjënë më të madhe, ajo është vetja e Tij e përshkruar me Cilësitë e Tij të Plota, që është betimi më i madh, i cili është baza e besimit dhe shtylla e fesë, dhe ka thënë: “Betohem për Zotin e qiellit dhe të Tokës, se kjo (që ju premtohet) është e vërtetë, ashtu siç është të folurit tuaj.” ( Edh-Dharijat 23)
Sikurëse është betuar në Njësinë e Tij si Krijues me ringjalljen e njerëzimit në ditën e gjykimit, kur ka thënë: “Për Zotin tënd! Ne do t’i tubojmë ata” ( Merjem 68) Dhe se njeriu do të jetë përgjegjës për veprat e tij në botën tjetër, dhe se kthimi tek Ai nuk shmanget dot. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ashtu është e vërtetë, për Zotin tënd, se Ne do t’i pyesim ata të gjithë, për gjithçka që kanë bërë!” ( El-Hixhr 92-93)
Sikurëse është betuar në Njësinë e Tij si Krijues, Zot, se do ti marrë në llogari mushrikinët, ata që i kan bër shok Atij në adhurim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Betohem për Allahun se ju do të pyeteni me siguri për gjithçka që keni trilluar.” ( En-Nahl 56)
Ai është betuar në Njësinë e Tij si Krijues, Zot, për çdo gjë mbi të cilën ka ndriçuar diell dhe yjet apo kan përënduar duke treguar Aftësinë dhe Përsosmërinë e Tij, dhe se Ai do i ringjalli njerëzit për ndëshkim dhe marrje në llogari. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Betohem për Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, që Ne jemi të Zotë t’i ndërrojmë ata me njerëz më të mirë se ata dhe askush nuk na pengon.” ( El-Me’arixh 40-41)
Sikurëse është betuar në Njësinë e Tij si Krijues, Zot, në veçanti për të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke i mohuar besimin çdonjërit që nuk është gjykuar prej të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ta pranojë gjykimin e tij dhe ti bindet atij plotësisht. “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (En-Nisa 65)
Allahu i Madhërishëm flet kur Ai dëshiron, nëse Do, dhe në mënyrën që Ai do, Kurani Famëlartë është fjala e ndershme dhe e saktë e Tij. Allahu i Madhërishëm është betuar me zbritjen e tij dhe ka thënë: “Betohem në Librin e qartë! Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar.” (Ed-Duhan 2-3)
Sikurëse është betuar në ndershmërin e të dërguarit të Tij, në vlefshmërinë e profetësisë dhe mesazhit të tij. “(Betohem) për Kuranin plot urtësi, se, vërtet, ti (Muhamed) je një nga të dërguarit.” (Ja Sin 2-3)
Sikurëse është betuar në vërtetësinë e ditës së fundit dhe përcaktimi se kur do të ndodhi. “
Betohem në Kuranin e lavdishëm! Po! Ata çuditen që nga gjiri i tyre u ka ardhur një paralajmërues, kështu që mohuesit thonë: “Kjo gjë është e çuditshme. Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur (do të ringjallemi sërish)? Ai kthim është i largët!” (Kaf 1-3)
Allahu i Madhërishëm është betuar në librin e Tij të shkruar në copë, ajo që shkruhet në një lëkurë të hollë, pergamena, hapur dhe jo e fshehtë, në duart e shkruesve (engjëj), të ndershëm dhe të drejtë. Në këtë libër ka urdhër që të kujdesen për të.
I dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është më i miri nga të dërguarit dhe profetët e Tij. Jeta e tij është udhëzim, mëshir dhe begati për në të dy botët. Me mirësinë e Tij e ka dërguar, dhe ata që i binden dhe e pasojnë do të kenë shpërblimet e përhershme në xhenet. Jeta e tij në thirrje për në rrugë të Zotit është nga mirësitë dhe argumentat më të mirë. I dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka kaluar jetën e tij në thirrje në rrugë të Zotit me sinqeritet të plotë dhe devotshmëri. Allahu i Madhërishëm e ka shpërblyer me gradën më të lart në xhenet, ka ruajtur fenë dhe legjislacionin e Tij, dhe i ka premtuar mbrojtje nga tallësit e tij, me fjalën e Tij: “Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që të tallin,” ( El-Hixhr 95)
Sikurëse për ata që e mundojnë apo e tallin atë ka premtuar me prerjen e trashigimisë së tyre, dhe ka thënë: “Sigurisht, ai që të urren ty, vetë është fatprerë.”(El-Keuther 3)
Për të mirën e të gjitha moshave, periudhave të jetës të njeriut, Allahu i Madhërishëm është betuar në jetën e tij dhe ka thënë: “Betohem për jetën tënde (o Muhamed), se ata ishin vërtet të përhumbur në dehjen e tyre!” (El-Hixhr 72) Dthm në humbjen e tyre vazhdojnë. Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Në këtë, dmth në betimin e Zotit në jetën e të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka nderim të madh, vlersim të lartë dhe sukses të shkëlqyer.”
Melaiket janë krijesa madhështore të cilat janë në vazhdimsi në adhurim të Zotit, nuk ndalojnë asnjëherë.Të besuarit në Melaike është nga kushtet e besimit. Për ti vlersuar dhe treguar madhështinë e tyre Allahu i Madhërueshëm është betuar për gjendjen e tyre në adhurimin ndaj Tij, dhe që janë të rradhitura në mes Duarve të Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “(Betohem) për ata (engjëj) që janë të radhitur.” (Es-Saffat 1) Ata janë të ndarë në lloje sipas punëve me të cilat i ka ngarkuar Allahu i Madhërishëm për të bërë, në kontrollin e botës. Allahu i Madhërishëm është betuar në Melaiket të cilat lëvizin retë dhe jo vetëm ato, me urdhërin e Tij. “dhe për ata që pengojnë (të keqen) .” (Es-Saffat 2)
Sikurëse është betuar në Melaiket të cilat lexojnë fjalën e Zotit: “dhe për ata që e lexojnë Kuranin, .” (Es-Saffat 3)
Sikurëse është betuar në Melaiket që plotësojnë urdhërat e Zotit dhe bëjnë shpëndarjen furnizimin, ndihmojnë, mbështesin krijesat e Tij dhe të tjera si këto vepra. Allahu ka thënë: “dhe për ata (engjëj) që shpërndajnë urdhrat.” (Edh-Dharijat 4)
Vdekja është një moment i vështirë, ku Melaiket marrin shpirtërat e njerëzve me forcë, angazhohen në marrjen e tij, shpirtit. Allahu i Madhërishëm është betuar me ta dhe ka thënë: “Për ata (engjëj) që marrin me forcë.” (En-Nazi’at 1)
Melaike që marrin shpirtëra me shpejtësi dhe lehtësi në të cilat është betuar Allahu kur ka thënë: “për ata që marrin butësisht.” (En-Nazi’at 2)
Sikurëse është betuar në Melaike të cilët kan zbritur tek të dërguarit e Tij dhe kanë dalluar të vërtetën nga e kota. Me anë të të cilëve ka zbritur shpalljen tek të dërguarit, paqja e Zotit qoftë mbi ta, shfajsim dhe paralajmërim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “për ato që ndajnë saktësisht, dhe për ato që përcjellin këshilla, si shfajësim apo paralajmërim!” ( El-Murselati 4-6)
Universi është nga mrekullitë e krijimit me çfarë përmban nga ndërtimi i tij në mënyrë të përpiktë, ku lajmëron krijesat për Madhështinë e Krijuesit të tij, dhe Fuqinë e Kontrolluesit të tij, universit. Qielli është nga argumentat më madhështore të Tij, në mënyrën dhe formën si është ngritur, nga madhështija, ngjyra dhe shkëlqimi. Zoti ynë është mbi qiej që është dhe vendi i Melaikeve. Prej tyre zbret furnizimi dhe tek ata ngrihen shpirtërat dhe veprat. Allahu i Madhërishëm është betuar në qiellin, ndërtimin, dhe në Atë që e ka ndërtuar atë. “Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar! “ (Esh-Shems 5) Si dhe në formën e ngritjes së tij: “dhe për kupën e ngritur (të qiellit)” ( Et-Tur 5) Si dhe në bukuritë, stolitë dhe mjeshtëritë e ndërtimit të tij. “Për qiellin e stolisur me yje!” (Edh-Dharijat 7) Sikurëse betohet në ndodhitë e yjeve që humbin shkëlqimin, apo shuhen. “Për qiellin dhe për vizitorin e natës! E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është vizitori i natës? Ai është ylli që shpon terrin.” (Et-Tarik 1-3)
Gjithashtu betohet në udhëzimin që merret nga dielli, hëna dhe yjet në udhëtime. “Për qiellin me yjësi,” (El-Buruxh 1) Sikurëse në atë ka furnizim me zbritjen prej tij, qiellit shi mëshirë për njerëzit kohë pas kohe. “Për qiellin që kthehet pareshtur.” (Et-Tarik 11)
Allahu i Madhërishëm është betuar në përëndimin e yjeve në bazë të të cilëve ndërtohen netët, vitet, muajt dhe ditët. “Betohem në çastin e perëndimit të yjeve.” (El-Uaki’a 75)
Sikurëse betohet për yjet që lëvizin, të cilat i ka ndërtuar Allahu i Madhërishëm, vendet nga ku ato shkëlqejnë, lindin, e pastaj lëvizin, vrapojnë me leje të Zotit deri në vendpërëndimin e tyre. Allahu është betuar në ato dhe ka thënë: “ dhe për ato (anije) që lundrojnë lehtë.” (Edh-Dharijat 3) Sikurëse është betuar në tre pozicionet e tyre, përëndimin, kulmin, ecjen e tyre, dhe në lindjen e tyre. “Betohem për ata (planete) që tërhiqen, që lindin e perëndojnë. “ (Et-Tekuir 15)
Sikurëse është betuar në yjet me të cilët goditen shejtanët që përgjojnë në qiell për të dëgjuar diçka, me qëllim për të tallur të dërguarin e Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbit, dhe për ta përgënjeshtruar atë, e ai është i besueshëm dhe që flet vetëm me shpallje që është e mbrojtur nga yjet që të mos preket nga shejtanët. “Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj (Muhamedi a.s.), nuk ka humbur e nuk ka devijuar! Ai nuk flet sipas dëshirës së vet, por ajo (që thotë) është vetëm Shpallje hyjnore, që i vjen atij.” (En-Nexhm 1-4)
Dielli dhe hëna janë nga krijimet më madhështore që shikohen në qiellin e kësaj bote, dhe se me levizjet e tyre plotësohen dobitë e njerëzve. Sikurëse njerëzit nuk mund të jetojnë në mungesë të tyre. Allahu i Madhërishëm është betuar në ato të dy, diellin dhe hënë, për të treguar madhështinë e tyre dhe ka thënë: “Për Diellin dhe shkëlqimin e tij, dhe për Hënën që e përcjell atë!” (Esh-Shems 1-2)
Ndërsa toka është vend strehim dhe shtrat që e ka krijuar Allahu i Madhërishëm për krijesat e Tij, që e ka ndarë, sheshuar dhe e ka bekuar, duke dhënë në të nga kafshët dhe të mirat, duke dhënë në të burime dhe lumej. Sikurëse është betuar në të, në momentet e sajt dhe në Atë që e ka ndërtuar atë dhe ka thënë: “Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar!” (Esh-Shems 6)
Sikurëse është betuar në bimët që ka dhënë në të në dobi të krijesave të tjera në të dhe ka thënë: “dhe për Tokën që plasaritet.”(Et-Tarik 12)
Era është fenomen dhe krijes e çuditshme që nuk shikohet, Allahu i Madhërishëm kontrollon lëvizjen dhe çështjen e sajtë për ndihmë, për ndëshkim ose për jetesë. Allahu i Madhërishëm është betuar në lëvizjen e saj, e cila zbaton urdhërin e Allahut në atë çfarë bën. “Për ato që dërgohen njëra pas tjetrës.” (El-Murselat 1) Dhe me forcën e sajtë ajo merr dhe shpëndanë atë që cakton Allahu që të marrë. “për ato që shpejtojnë shtrëngatën,” (El-Murselat 2) Sikurëse është betuar në erën që ngrihet dhe merr me vete nga uji dhe dheu nëse ajo ngrihet. Allahu ka thënë: “(Betohem) për erërat që shpërndajnë (pluhurin).” (Edh-Dharijat 1) Sikurëse është betuar në retë të cilat bartin sasi të ujit, shiut: “dhe për retë e ngarkuara rëndë.” (Edh-Dharijat 2)
Deti është një argument madhështorë i mbushur me ujë, dhe sipas caktimit të Zotit ai mund të dalë mbi tokë dhe të mbysi çdokënd që është në të. Orbita e ngarkuar ecën sipas një caktimi dhe është e mbushur me krijesa të Zotit. Ndërsa në detë ka krijesa shumë më shumë se çfarë ka në tokë. Për mrekullitë dhe çfarë ka në të është betuar Allahu në to dhe ka thënë: “ dhe për detin e mbushur,” ( Et-Tur 6)
Allahu i Madhërishëm ka veçuar dhe vlersuar njeriun nga të gjitha krijesat e tjera. Allahu është betuar në vendbanimin e tij dhe në më të shtrenjtin vend, e ai vend është Meka, nëna e të gjitha qyteteve dhe ka thënë: “Betohem për këtë vend, në të cilin ti je i lirë (o Muhamed).” (El-Beled 1-2)
Sikurëse Allahu është betuar në origjinën e tij siç është Ademi, babai i njerëzimit, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe ka thënë: “dhe për atë që lind e për atë që është i lindur.” (El-Beled 3) Për atë që i ka dhënë nga trashëgimtarët dhe për atë që është i lindur.
Të shkruarit dhe lapsi është nga mirësitë më të mëdha që i ka dhuruar njeriut, ato janë nga mjetet që ndihmojnë në ruajtjen e fesë dhe njohjen e Islamit, dhe se me ato përshtaten dhe zgjidhen interesat e njerëzve. Allahu i Madhërishëm është betuar me ato të dyja, shkrimin dhe lapsi, në kohën kur i dërguari i Tij, paqja e Zotit qoftë mbi të, tallej nga armiqt e tij, dhe se ai është i dërguari i ndershëm të cilin e ka sjellë Zoti me një moral madhështorë, në të cilin nuk mund ta konkurojë atë dikush. “Nûn. Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë, se ti (o Muhamed), falë mirësisë së Zotit tënd, nuk je i marrë. Pa dyshim, ti do të jesh përherë i shpërblyer, se ti je me virtyte madhore.” ( El-Kalem 1-4) Kali është për kalërim dhe për zbukurim, dhe se dobia e tij është e padiskutueshme. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kali është i lidhur, caktuar dhe shënuar, në ballë të të mirës deri në ditën e kijametit.” Muttefikun Alejhi.
Sikurëse Allahu i Madhërueshëm është betuar në të, në një gjendje të cilën nuk e kanë arritur kafshë të tjera, veç tij. Është betuar në shpejtësinë dhe forcën e tij me të cilën lëshon zërin e frymëmarrjes së tij në gjoksin e tij, dhe ka thënë: “Betohem për ata (kuaj) që vrapojnë duke dihatur.” (El-‘Adijat 1) Dhe është betuar në fërkimin e thundrave të tij me gurë duke vrapuar dhe që nxjerrin xixa: “që nxjerrin xixa nga thundrat.” (El-‘Adijat 2) dhe në trokitjet e tij në kohë të mengjesi dhe ka thënë: “ dhe trokojnë për sulm në mëngjes. ” (El-‘Adijat 3)
Ndërsa shtëpia më e mirë është ajo e ndërtuar në qiell, Bejtul Ma’muru, mali më i mirë është Mali Tur në të cilin Allahu i Madhërishëm i foli të dërguarit të Tij Musait, paqja e Zotit qoftë mbi të. Libri më i mirë është Kurani Famëlartë. Allahu i Madhërishëm i ka bashkuar të gjitha këto në betim dhe ka thënë: “ (Betohem) për malin Tur (të Sinait), dhe për Librin e shkruar në rreshta, në pergamenë të shpalosur, dhe për Shtëpinë plot vizitorë.” (Et-Tur 1-4)
Sikurëse ka veçuar Meken duke e ngritur në një pozitë ndryshe nga vendet e tjera, është betuar në të dhe e ka përshkruar atë si vend të sigurtë dhe ka thënë: “Për fikun dhe ullirin, për malin e Sinait, dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën).” (Et-Tin 1-3)
Nata është kohë qetësije dhe adhurimi, ku Zoti ynë zbret në qiellin e dynnjasë në pjesën e tretë të fundit të sajtë dhe paraqet dhuratat, të mirat e Tij tek njerëzit, nga bujaria dhe mirësija e Tij. Nata është nga argumentat e universit në të cilën Allahu është betuar më shumë, dhe ka lidhur betimin me të, në të gjitha situatat. Është betuar në të kur ajo fillon dhe thotë: “për natën kur bie terri.” ( Et-Tekuir 17) Sikurëse është betuar kur afron të mbarohet dhe ajo largohet, ku thotë: “dhe për natën kur largohet!” ( El-Fexhr 4) Sikurëse është betuar në errësirën me të cilën ajo mbulon krijesa, dhe thotë: “Për natën që mbulon (me terr).” (El-Lejl 1) si dhe kur ajo ndalon dhe vendosën errësirën e sajtë: “dhe në natën kur terret e qetësohet.” (Ed-Duha 2) Dhe është betuar në përfundimin e sajtë kur thotë: “për natën që largohet” (El-Muddeththir 33) Sikurëse dhe për krijesat dhe për çfarë ajo mbulon, ku thotë: “në natën e në gjithçka që ajo kaplon me errësirën e saj.” (El-Inshikak 17) dmth çfarë përmban, mbështjellën, mbulon dhe bashkon në errësirën e sajtë. Nata është argumen në vete sikurëse dhe çfarë ajo përmban dhe mbëshjellën në vetvete është argument tjetër.
Ndërsa dita është kohë e ibadetit dhe e jetesës. Allahu i Madhërueshëm është betuar në të dhe etapat e sajtë, nga sabahu, mëngjesi, duhaja, paradreka dhe Asri, koha e iqindisë. Nata dhe dita të dyja sëbashku janë kohë të jetës së kësaj bote. Të punuarit e veprave të mira në to janë shkak për të fituar lumturinë e përhershme dhe të pakufishme. Dhe se në secilën prej tyre ka argumenta madhështore. Sikurëse në pritjen dhe përcjelljen e tyre ka shenja treguese për madhështinë e Atij qi i ka krijuar ato. Allahu i Madhërishëm është betuar në to dhe ka thënë: “për natën që largohet, e për agimin që zbardhëllon.” (El-Muddeththir 33-34)
Sikurëse është betuar në muzgun që shfaqet në qiell lajmërues për ardhjen e natës dhe përfundimin e ditës. “Betohem në kuqërrimin e muzgut.“ (El-Inshikak 16)
Për natën kur bie dhe mëngjesi kur zbardhën. Zbardhja e mëngjesit është shenjë për eleminimin e errësirës së natës. “ për natën kur bie terri, e për agimin kur nis të zbardhë,” (Et-Takuir 17-18)
Netët më të mira të vitit janë dhjetë netët e Dhul Hixhxhes, e për vlerën e tyre Allahu i Madhërueshëm është betuar në to dhe ka thënë: “dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!” (El-Fexhr 2)
Ndërsa dita e fundit është dita e kijametit, dita në të cilën do të kthehemi të gjithë tek Zoti, do të merremi në llogari për të gjitha punët tona dhe do të shpërblehemi për to. Sikurëse Sikurëse Allahu është betuar për ndodhinë e sajtë në shumë tema dhe çështje, është betuar në këtë ditë dhe ka thënë: “për Ditën e premtuar,” (El-Buruxh 2)
Sikurëse Allahu i Madhërishëm është betuar në shumë lloje nga krijesat e Tij, Ai është betuar në të gjitha krijesat që shikojmë dhe nuk shikojmë nga ato që i përshtaten Atij për betim. Ka thënë: “Betohem për gjithçka që ju shihni, dhe për gjithçka që nuk e shihni,” (El-Hakka 38-39) E ky është betimi më i përgjithshëm në librin e Zotit.
Në vijim
O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm e ka krijuar universin dhe e ka përsosur, dhe ka sfiduar të gjitha krijesat që të krijojnë një kokërr misër ose elbi. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm ka thënë ; E kush është më mizorë se ai që i bën padrejtësi Zotit, në besim, që tenton të krijojë si krijesat e Mija?! Le të krijojë ai një grimcë atomi, kokërr misri apo elbi.” Muttefikun Alejhi
Allahu është betuar për të gjitha krijesat pa përjashtim, por se ka veçuar disa krijesa madhështore duke u betuar në veçanti për ato dhe i ka bërë ato argumente për Njësinë e Tij Një i Vetëm, Fuqinë dhe Forcën e Tij, që njerëzit të adhurojnë Vetëm Atë, ta Madhërojnë dhe të zbatojnë urdhërat e Tij, dhe të largohen nga ato që Ai ka ndaluar.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut. Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën e Tij. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi idhujt që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!” (Ez-Zumer 67)
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë.
Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij.
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe gjithë muslimanët nga çdo gjynah.
Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falenderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok që meriton Madhërime. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Zotit, paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.
O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm ka krijuar universin dhe betohet në ato krijesa që Ai dëshiron. Ndërsa njerëzit janë urdhëruar që të betohen vetëm se në Zotin e Vetëm, Madhërim për Atë, dhe ju është ndaluar betimi në diçka tjetër veç Tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush duhet të betohet le të betohet në Zotin ose le të heshtë.” Muttefikun Alejhi. Të betuarit në diçka tjetër veç Zotit është nga llojet e shirkut, të bërit shok Zotit në adhurim. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush betohet në diçka tjetër veç Zotit ka mohuar apo ka bërë shirk.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka urdhëruar që ai që është betuar në diçka tjetër veç Zotit të dëshmojë dhe një herë Njësinë e Zotit të Vetëm. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush është betuar dhe ka thënë pasha Latin dhe Uzan, le të thotë dhe një herë S’ka Zot tjetër përveç Allahut.” Muttefikun Alejhi
E kush nuk betohet vetëm se tek Ai duke e Madhëruar Atë me sinqeritet në betimin e tij në momente kur e ka të nevojshme këtë, betimin, duke mos e tepruar në këtë betim për çdo moment, duke ndjekur fjalën e Zotit që thotë: “Mbani betimet tuaja!” (el-Ma’ide 89) Ai është Madhërim për Zotin e Vetëm.
Dijeni se Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar që të biem në Salavate dhe të përshëndesim të Dërguarin e Tij, kur ka thënë në Kuranin Famëlartë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale, bekoje dhe mëshiroje të Dërguarin tonë Muhamedin.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e Profetit, dhe me ne së bashku me ta me Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Bujarë.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët.
O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tënde.
O Zot bëje të paqtë e të sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve, o Zoti i Botrave.
O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend, o Zot jepu atyre kthim të mirë tek Ti.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
O Zot jepi sukses drejtuesit tonë dhe zëvëndësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, udhëzoi ata të dy drejtë të mirës dhe devotshmërisë, dhe bëji ata të dobishëm për Islamin dhe muslimanët.
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf 23)
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat dhe dhuratat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.