Bindja e plotë në madhështinë e Zotit është rruga drejt sigurisë dhe fuqizimit

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     16-05-1447H   07-11-2025 D

Shejh  Halid  Ebu  Xhumua 

Tema    Bindja e plotë në madhështinë e Zotit është rruga drejt sigurisë dhe fuqizimit

Lavdërimet janë për Zotin, i Plotfuqishmi dhe i Pushtetshmi, i Buti dhe Madhështori, para Fuqisë së Tij përulet çdo fuqi, dobësohet para Forcës së Tij çdo forcë  dhe zhduket para Madhështisë së Tij çdo madhështi. Ai i trajton krijesat e Tij me Butësinë e Tij, sa që nëse do i kishte shkatërruar do ta bënte këtë me Drejtësinë e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, i Madhi dhe i Lartësuari, i Urti në veprim Bujari në dhurim, i Ashpëri  në ndëshkim. Asnjë rob që kërkon mbrojtje tek Ai nuk zhgënjehet kurrë, dhe asnjë arrogant që e kundërshton Atë nuk do të jetë i kënaqur kurrë. “Ai është i Sunduesi mbi robërit e Vet; Ai është i Urti dhe ka dijeni për gjithçka.” (El-En’am 18)

Dëshmoj se zotëria, udhëheqësi dhe modeli ynë,  Muhamedi është i dërguari i Zotit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe mbi familjen e tij. Këshilltari i besueshëm, i dhembshuri dhe i mëshirshmi, preferonte të tjerët para vetes dhe fëmijëve të tij, rezervoi lutjen e tij ndërmjetësim për umetin e tij, dhe ju lut me këmbënguli  Zotit i tij, Allahu i Plotëfuqishëm duke kërkuar sigurinë dhe mirëqenien e tij, umetit, dhe duke shpresuar  për shpëtimin e tij, sa që umeti i tij mori prej tij më shumë të mira se çdo umet tjetër. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij, prijësit e umetit dhe udhëheqësit e tij, krenaria dhe modeli i tij. Ata sunduan tokën pa qenë arrogantë, mendjemëdhenjë, udhëhoqën duke mos qenë të padrejtë, përkundrazi ishin modest dhe të drejtë. Ata i respekton vetëm besimtari dhe i përçmon vetëm hipokriti. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë dhe mbi ata që i pasojnë në mirësi deri në Ditën e Gjykimit.

Adhurues të Zotit! Porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut të Plotëfuqishëm, sepse ajo është streha, mburoja e njerëzve të mirë dhe burim  lumturie për puntorët. Kush i frikësohet Zotit, Ai do ta mbrojë nga çdo e keqe në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret,  dhe Ai do t’i japë atij lehtësim nga çdo shqetësim dhe rrugëdalje nga çdo vështirësi. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

Zoti i Madh dhe i Lartësuar është Zotëruesi i Madhështisë dhe Fuqisë, i Bukurisë dhe Përsosmërisë. Ai është i Madhërishëm në Veten e Tij, në emrat dhe cilësitë e Tij, i Madhërishëm në mëshirën, forcën dhe urtësinë e Tij, i Madhërishëm në fuqinë dhe krenarinë e Tij, i Madhërishëm në dhuratat, madhështinë dhe dhurimin e Tij, i Madhërishëm në mirësinë dhe dijen e Tij, i Madhërishëm në bamirësinë dhe bujarinë e Tij dhe në fuqinë dhe drejtësinë e Tij, Ai është i Madhi Absolut, askush nuk është i barabartë me Të, dhe asnjë i madh nuk është afër Tij. Pavarësisht se sa shumë e madhërojnë, e lavdërojnë dhe e lartësojnë Atë madhëruesit, ata nuk mund t’i numërojnë të gjitha lavdërimet që i takojnë, as nuk mund ta madhërojnë Atë ashtu siç meriton të madhërohet. “Allahu është Një, s’ka zot (të denjë për adhurim), përveç Atij, Zotit të Arshit të madh!” ( En-Neml 26) Ai që, Madhështia e Tij nuk ka fillim dhe nuk ka përfundim. Zemra dridhet nga frika dhe Madhështia e Tij. “Unë mbështetem tek Ai që është Zot i Fronit të Madh!” (Et-Teube 129)

O ju të lidhur me këtë vend! I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, shpesh ua kujtonte shokëve të tij madhështinë e Zotit dhe Fuqinë e Tij, si dhe kthimin tek Ai në momente të vështira dhe lutjet  drejtuar Atij kur ndodhin fatkeqësi. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përveç Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi, dije se vetëm Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. Ai është i Sunduesi mbi robërit e Vet; Ai është i Urti dhe ka dijeni për gjithçka.” (El-En’am 17-18) Lavdërimi është për Atë, sa i Madh është Ai! Atij i përulet çdo gjë,  të gjitha qenijet, tiranët nënshtrohen para Tij,  ndaj të Cilit kthehen fytyrat, Ai nënshtroi gjithçka dhe të gjitha krijesat iu nënshtruan Atij. Ata në tokë dhe në qiell u përulën para madhështisë, lavdisë dhe fuqisë së Tij.  Të fuqishmit dhe të mëdhenjtë u poshtëruan dhe u pakësuan në praninë e tij, dhe nën sundimin dhe shtypjen e Tij, tiranët dhe të mëdhenjtë.  “Ata nuk e çmojnë Allahun me vlerën e Tij të vërtetë. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (El-Haxhxh 74)

LEXO  Mesazhe mbështetjeje për popullin e Gazës dhe qortim për botën Islame

O ju namazfalës! Zoti i Gjithësisë ka provuar për Veten e Tij forcë, lavdi dhe sundim, fitore. Përmes njohjes së Zotit të Plotëfuqishëm zemrat gëzohen, shpirtrat gjejnë ngushëllim, arrihet siguria, zemrat pasurohen dhe mbushen me dashuri dhe nderim për Zotin e Botëve. Kjo ndjenjë frike, poshtërimi ose turpi është e huaj për ata që kanë një mendim të keq për Zotin e botëve. Në rrethanat më të vështira dhe në situatat më të rënda, muslimani strehohet në një mbështetje të fortë. Për këtë arsye, është obligim që në këto ditë të kthehemi tek Zoti i Plotëfuqishëm me lutje dhe shpresë që Ai të largojë fatkeqësitë nga ne,  sepse nuk ka askush që mund ta largojë atë përveç Tij të Plotfuqishëm, me mëshirën, mirësinë dhe madhështinë e Tij.

Pavarësisht  përsosmërisë së madhështinë së Allahut Fuqiplotë shumë njerëz nuk e kanë vlerësuar Zotin siç Ai e meriton, nuk e falënderojnë Atë me falënderimin siç Ai e meriton dhe as nuk e kanë lavdëruar Atë siç Ai e meriton. Nuk e ka madhërojnë Zotin e Plotëfuqishëm ata që tregohet arrogant ndaj adhurimit të Tij, që nuk i binden Atij dhe që kërkonin të çliroheshin nga ligji i Tij duke lejuar të ndaluarat, duke u dhënë pas veprave të këqija dhe duke u dhënë pas kënaqësive dhe dëshirave. Zotin e Plotëfuqishëm nuk e lavdëruan ata që e kundërshtuan caktimin dhe vullnetin e Tij, që kishin mendim të keq për urtësinë dhe gjykimin e Tij, si dhe kishin mendim të keq për planifikimin e Tij. Ata nuk i pritën, përballën, vendimet e Zotit të Plotëfuqishëm me kënaqësi dhe me durim, përkundrazi, e pritën me ankth, pakënaqësi, kundërshtim dhe duke u larguar.

Zotin e Plotfuqishëm nuk e lavdëroi ai që mendonte se feja e tij ishte humbëse, kur pa se jobesimtarët kishin komplotuar kundër saj me numrin, pajisjet, forcën dhe madhësinë e tyre. Kështu që ata pritën rënien e Islamit dhe shkuan të ju binden atyre, kërkuan afrimitetin dhe miratimin e tyre, u thurin atyre lajka dhe komplotojnë me ata kundër umetit të tyre.

O ju të lidhur me këtë vend! Zotin e madhërojnë vetëm ata, zemrat e të cilëve janë të mbushura me nderim për Atë, me besim të pastër në Njëshmërinë e Tij, me pranim të shpalljes së Tij, me nënshtrim ndaj sheriatit, ligjit dhe fuqisë së Tij dhe që kanë mendim  të mirë në premtimin, fitoren dhe fuqizimin e Tij. Ai është i Madhi dhe i Lartësuari, prandaj është obligim madhërimi, adhurimi, dashuria, frika dhe shpresa tek Ai.

Adhurues të Zotit! Pavarësisht ashpërsisë së situatës, realitetit, madhësisë së fatkeqësisë, dhimbjes së të prekurve, shtypjes së të pabesëve të ligj dhe pafuqisë së të drejtëve, përsëri besimtari nuk e humb shpresën nga mëshira e Zotit. Sepse ai ka mendim të mirë për Zotin.  Po, ai ka mendim të mirë për Zotin dhe Sunduesin e tij. A nuk është Allahu zotëruesi i fuqisë, madhështisë, lavdisë dhe përsosmërisë? A nuk është Zoti dëshmitar për çdo gjë  dhe i Aftë për të ndryshuar rrethanat dhe rezultatet? A nuk është Zoti i Gjithëdituri, i Urti, zotëruesi i mençurisë së shkëlqyer dhe fuqisë depërtuese? Zoti i Plotfuqishëm i ka përshkruar ata që humbin shpresën nga mëshira e Tij me humbje, dhe mosbesim, jobesimtarë, Ai në Librin e Tij të Lavdishëm, Kuranin Famëlartë,  thotë: “…dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve.”(Jusuf 87) Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ … “E kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur?!”(El-Huxhurat 56) Dëshpërimi lind nga mendimi i robit të mjerë se Zoti është i paditur për atë çfarë ndodh ose çfarë po ndodh, ose se Ai është i paaftë ta ndryshojë situatën. Ai njeri i mjerë dhe injorant mendon se Zoti nuk e dëgjon lutjen, se nuk i dëgjon britmat e të pikëlluarve, as rënkimet e tyre, dhe se Ai nuk i shikon ardhjet dhe ikjet e tyre. I Lartësuar dhe pa të meta është Zoti mbi të gjitha këto mangësi.

LEXO  Muhamed Husejn - Hutbeja e xhumasë në xhaminë Aksa 7.Dhul Kadeh.1439 - 20.7.2018

O ju namazfalës! Ndërgjegjësimi për Madhështinë e Zotit dhe praninë e Tij mbjell në shpirt ndjenjën e vendosmërisë dhe krenarisë, dhe forcon vendosmërinë në rastet më të rënda të dobësisë dhe vështirësive. Këto të vërteta ishin të dukshme për Sahabet. Ata e ndjenë hidhërimin e saj në izolimin ekonomik dhe social në luginën, zonën e Ebu Talibit dhe në rrethimin nga grupacionet e  Medines së Ndritshme,  lutjet dhe përshëndetjet më të mira për banorët e saj. Kur atë e rrethoi Ebu Sufjani me një ushtri të madhe,  një ushtri numri i së cilës tejkalonte popullsinë e Medinës, ku burra dhe gra, të rinj dhe të vjetër u përballën me urinë e  madhe, të ftohtin dhe ngricën. Me pak pajisje, por ajo që është tek Zoti është më e mirë dhe më e qëndrueshme. Kur panë grupacinet, zemrat e hipokritëve u tronditën dhe u coptuan gjokset e tyre, nga pamja e turmave të mëdha, numrit të madh dhe pajisjeve,mjeteve të shumta. Kështu që informacioni i hipokritëve në kohën e tyre, dhe në çdo kohë, dhe në këtë kohë, shfrytëzuan rastin e rrethimit dhe shtrëngimit, dhe filluan t’i nxisin muslimanët që të iknin nga llogorja, beteja.  Ndërsa përshkrimi i tyre sot është me dekurajim, përhapje thashethemesh, dekurajim shpirtrash dhe tërheqje nga qëllimet, me përhapjen e frikës dhe trazirave, përhapjen e thashethemeve dhe gënjeshtrave, deri në destabilizimin e vendit dhe shkaktimin e disfatës psikologjike. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Por hipokritët dhe ata me zemra të sëmura e të dobëta, thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na kanë premtuar asgjë, pos mashtrimit!” (El-Ahzab 12) Zoti na ruajt.

O ju të lidhur me këtë vend! Zoti na ruajt, që në mesin e muslimanëve të ketë nga ata që mendojnë se drita e Islamit është shuar, se flamuri i tij ka rënë dhe prestigji i tij ka humbur. Ai është injorant dhe iluzionist, sepse dielli i Islamit nuk perëndon kurrë dhe flamuri i tij nuk bie asnjë herë. Për shkak të mendimeve të tij të këqija, ai ndjekën rrugën e të devijuarve, kriminelë dhe rrugën e hipokritëve. Ai meriton ndëshkimin poshtërues, zemërimin dhe mallkimin e Zotit të botëve. Zoti në lidhje me hipokritët në librin e Tij, Kuran, ka thënë: “Gjithashtu, (Ai e bëri këtë) për t’i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët e idhujtaret, që mendojnë keq për Allahun. Radha e fatkeqësisë le t’i godasë ata! Allahu është zemëruar me ta, i ka mallkuar dhe u ka përgatitur Xhehenemin; sa vend i keq që është ai!” ( El-Fet’h 6)

O Zot, hidhi hipokritët në zjarrin flakërues të Xhehenemit.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju, fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandja tek Ai kërkoni falje.

LEXO  Përmirësimi i vetes dhe integritet

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e botëve. Lutjet dhe përshëndetjet mbi zotërinë e të dërguarve dhe zotërinë tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Në vijim

 Nga faktorët e stabilitetit dhe i rrënjëve të thella në qytetin tonë të shenjtë të Kudsit, është vakfi, trashëgimia, e lashtë Islame, që është muri i Kudsit, gardhi dhe pengesa e tij e pathyeshme. Vakfi është sistem Islam trashëgimije, i lashtë dhe me histori, që synon të mbajë pasuri të paluajtshme dhe prona në dobi të muslimanëve. Ai ruan shenjtërinë dhe karakterin Islam të tokës. Është trashëgimia e paraardhësve dhe baballarëve tanë, duke vepruar në përputhje me sunetin e profetit tonë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, për të qenë për ata shpërblim dhe për t’u sjellin dobi atyre që vijnë pas tyre. Ata ndërtuan shkolla, hapën puse, mbollën pemë, korrën fruta, ndërtuan shtëpi dhe ndërtesa, dhe ngritën për hatrin e Zotit xhami, vende pushimi, teqe, shtëpi sufiste,  vende dhikri dhe biblioteka.

Ky është vakfi, pasuria e trashëguar. Rëndësia e Vakfit në qytetin e Kudsit është e dukshme në faktin se ai është rojtari dhe mbrojtësi i këtij qyteti të shenjtë dhe xhamisë së bekuar të Aksasë. Ai është garantuesi i vazhdimësisë së mirëmbajtjes dhe kujdesit për të, ruan identitetin Islam dhe praninë Islame në këtë qytet të bekuar.

Prandaj, nisur nga kjo, vendimi ligjor dhe fetar është se pronësia e tokave të dhuruara, vakuf, nuk mund të shitet ose të dhurohet, dhe është e ndaluar shitja, dhurimi ose cenimi i tyre.

Këtë ua themi grupimeve të devijuara që kanë bërë të lejuar plaçkitjen dhe sulmin ndaj vakfit, të cilin e ndryshuan dhe e modifikuan. Sa që disa prej tyre shkuan përtej kësaj dhe e shitën dhe e shkatërruan, e disa të tjerë e fshehën pasurin vakf,  dhe e shkelën shenjtërinë e tij,  duke mos u kujdesur ose mos u ndikuar nga tekstet ligjore për këtë krim dhe gjynah të madh. U kujtoj atyre thënien e profetit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, që thotë: “Kush merr një copë tokë pa të drejtë, do të fundoset me të në thellësinë e shtatë fish toke në Ditën e Gjykimit.” Hadithet në këtë  aspekt janë të shumtë.

Adhurues të Zotit! Zoti i Plotfuqishëm e ka mbjellë shenjtërinë e xhamisë Aksa në zemrat tona, e ka lidhur atë me një lidhje të fortë fetare, historike, shpirtërore dhe qytetëruese, të cilën e kanë përcjellë brez pas brezi, nga paraardhësit te pasardhësit, nga e kaluara jonë e lavdishme në të tashmen dhe në të ardhmen tonë, me një besim të shëndoshë, të pastër dhe të sinqertë në Zot.

O ju të lidhur me këtë tokë! Shiu ka pushuar, ndalur, e kur ai ju ndalet njerëzve, lutja për shi është elegjitimuar për ta, duke u përulur para Zotit të Plotfuqishëm, duke shfaqur nënshtrimin dhe nevojën,  duke u lutur e përgjëruar shpesh, së bashku me pendim të sinqertë, bamirësi dhe kërkim falje tek Zoti.

O Zot, na jep shi të bollshëm, të shëndetshëm dhe të dobishëm, rrebesh të vazhdueshëm dhe të përhershëm. O Zot, na jep shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. O Zot, robërit, njerëzit, toka, kafshët dhe i gjithë njerëzimi po vuajn nga vështirësitë, mundi dhe ankthi, për të cilat ankohemi vetëm tek Ti. O Zot, bëj që të rriten të mbjellat për ne, shto prodhimet tona dhe na furnizo me bekime nga qielli.  Zoti i Lartësuar ka thënë: “Është Ai që e zbret shiun, kur ata kanë humbur çdo shpresë dhe përhap mëshirën e Vet; Ai është Mbrojtësi i vërtetë dhe i  Denji për falënderim.” (Esh-Shura 28)

O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!

 O Zot, të lutemi që në këtë tubim tonin, mos na lër me asnjë gjynah përveçse të na i falësh, as me ndonjë shqetësim përveçse të na e lehtësosh, as me ndonjë vështirësi përveçse të na e largosh.  O Zot, ji i butë me ne në caktimin dhe vullnetin Tënd. O Zot, dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër përveç Teje, Një e i Vetëm, i Përjetshëm, Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim, i Cili as nuk lind, as nuk është i lindur, dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë, na jep shi të bollshëm, mbro xhaminë Aksa dhe merre atë nën mbrojtjen dhe kujdesin Tënd. O Zot, hiqe rrethimin nga ata që janë nën rrethim. O Zot, ushqeji ata nga uria dhe shuaj etjen e tyre, o Zot i botëve.

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, falënderojeni Atë për mirësitë e Tij të ju jap më shumë.

“… vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1403447218448621/1239511001307622

Post Author: endrit