Zemra e pastër: Shenjat dhe mjetet e përmirësimit të saj

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme      10-10-1445 H     19-04-2024 D 

Shejh Halid El Muhana

Tema  Zemra e pastër: Shenjat dhe mjetet e përmirësimit të saj

Vërtetë lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, dhe tek Ai pendohemi. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti  s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

 “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) 

Në vijim

Vërtetë Allahu i Madhërishëm e ka nderuar njeriun kur krijoi atë në formën më të bukur, i dha formë dhe e bëri formën e tij më të bukur. Ai, njeriu është krijesa më të mira që është krijuar, më i bukuri prej të gjitha krijesave në formë dhe më e mira prej tyre në pamje. I zbukuruar me mendje, i udhëhequr me aftësi dalluese. Kjo është për shkak të asaj që Allahu i Madhërishëm dashur për të nga caktimi dhe trashëgimia e tij në tokë, dhe për urtësi të tjera madhështore të cilat nuk i di dikush tjetër përveç Tij. Vetë qeniet njerëzore janë të diferencuara nga njëri-tjetri bazuar në këto paraqitje. Por ata tek Allahu nuk janë të privilegjuar, nuk vlerësohen nga këto dukuri. Sepse ato nuk ndikojnë tek Ai, Allahu i Madhërishëm dhe nuk i interesojnë Zotit të Lartësuar. Por dallimi i tyre tek Ai, Allahu i Madhërishëm, bazohet në disa mirësi të fshehtave, që njerëzit nuk i shikojnë dot me sytë e tyre, por se ato janë subjekt i shikimit nga Allahu i Madhërishëm tek robi i Tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Zoti nuk shikon pamjen dhe trupin tuaj, por Ai shikon në zemrat dhe veprat tuaja.”

O adhurues të Zotit! Zemra është mbreti i organeve të njeriut dhe organet janë ushtarët e saj, ndjekin urdhrin e saj, varen nga përmirësimi apo prishja e saj. Nëse ajo është e mirë, e drejtë, ushtarët do të lëvizin drejt çdo lloji dhe vepre të mirë. E nëse ajo është prishur ushtarët lëvizin drejt çdo gjëje të ndalura, qortuar dhe të keqe. Argumenti për këtë është fjala e të sinqertit dhe të besuarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “ Vërtetë në trup ka një copë mishi, nëse ajo përmirësohet, me të përmirësohet i gjithë trupi, e nëse ajo prishet atëherë me të prishet i gjithë trupi, vërtetë që ajo është zemra.”

Njeriu e përfundon udhëtimin e tij drejt Zotit vetëm me zemrën e tij dhe jo me trupin e tij. Kjo për shkak se bazat e adhurimit që të çojnë te Zoti i Plotfuqishëm vendi i tyre është në zemër dhe ajo është burimi i tyre, të tilla si dashuria për Zotin dhe të dërguarin e Tij, shpresa dhe frika ndaj Zotit, Madhërimi i Tij dhe mbështetje tek Ai, sinqeriteti  ndaj Tij dhe kthimi tek Ai. Dëshmi të Sheriatit, legjislacionit Islam, kanë treguar se vlera e një vepre të mirë në vetvete, dhe dallimi ndërmjet veprave të mira dhe shpërblimit për to, nuk është thjesht për formën e tyre të dukshme, as për numrin e tyre të madh dhe as për përpjekjet në to, por për masën e fakteve të saj në zemër në kohën e kryerjes së punës nga besimi, sinqeriteti dhe kërkimi i shpërblimit. Shejhul Islami, Ebul Abas Ahmed Ibn Tejmije El Haranij, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Veprat nuk dallohen nga numri i tyre i shumët, por nga ajo që ndodh në zemër kur ato kryhen.”

LEXO  Mirësit e Kësaj Bote - Abdullah ibn Abdurrahman el Buajxhan

Prandaj, paraardhësit e drejtë, Selefu Salih, nga ky umet shikonin meritën dhe përparësinë e atij që paraprin në zemrën e tij drejtësia, pastërtia, vërtetësia dhe bamirësia, dhe e shikojnë  përpjekjen për të arritur atë status si më të dobishme dhe si fitoren më të madhe.  E kjo është më e vështirë sesa të luftosh me gjymtyrët e dukshme për të kryer akte vullnetare të bindjes. Kush përmirëson zemrën e tij ka përmirësuar gjymtyrët dhe veprat e tij.  Imam El Hafidh, Ibn Rexheb ka thënë: “ Vullnetaria më e madhe  e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe e shokëve të tij nuk ishte në të shtuarit e namazit dhe agjërimit, por në përmirësimin, në pastrimin dhe në sigurinë e zemrave, dhe në forcën e lidhjes së tyre, zemrave, me Allahun e Madhërishëm. Nëse ky organ i qenies njerëzore është në këtë status të lartë është e përshtatshme që  njeriu të jetë vendi i kontaktit, inspektimit dhe përmirësimit të saj, nuk duhet të humbi asnjë moment vëmendjen ndaj saj. Drita e tij është drita e zemrës, njohja e tij është njohje e saj dhe përmirësim është përmirësimi i saj. “ Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.” (El-Haxhxh 46) Për këtë nga lutjet e zotërisë së të dërguarve, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë: “ O Zot, më jep në zemrën time dritë.”

Adhurues të Zotit! Shëndeti dhe siguria e zemrës është më e rëndësishme për njeriun sesa shëndeti i trupit dhe i gjymtyrëve të tij. Qëllimi përfundimtar i sëmundjes trupore është që pronari i tij, njeriu, të përfundojë me vdekje, që është përfundimi i çdo krijese. Ndërsa qëllimi i sëmundjes dhe prishjes së zemrës është mohimi ose hipokrizia që te dyja shpien në turpërim në këtë botë dhe në botën Tjetër, Zoti na ruajte. Në Ditën e Kijametit nuk ka shpëtim nga poshtërimi, përveç atij që vjen tek Zoti me zemër të pastër. Sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë në gjuhën e Mikut të Tij, Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të, imami i të parëve, ku thotë: “ …dhe mos më turpëro në Ditën, kur do të ringjallen njerëzit, në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!”(Esh-Shu’ara 87-89) Prej lutjeve të imamit të devotshmëve, i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është: “ Të kërkoj të më japësh zemër të pastër.”

Zemra e shëndoshë është ajo zemër e pastër dhe e lirë nga politeizmi, dyshimi dhe shpikjet, risitë, e pastër nga të gjitha këqijat dhe fatkeqësitë, e ajo është zemra e besimtarit monoteist, besimit në Një Zot. Sepse vërtetë zemra e mohuesit dhe hipokritit është e sëmurë sikurse ka thënë Allahu i Madhërishëm: “ Në zemrat e tyre ka një sëmundje…” (El-Bekare 10) Imam Ebu Uthman En Nejsaburi ka thënë në fjalën e Allahut të Madhërishëm: “…përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!”(Esh-Shu’ara 89) “ Ajo është zemra e shëndoshë, e pastër nga shpikja, bidati dhe risija, e qetësuar dhe e stabilizuar në sunet.”

O Adhurues të Zotit! Baza e shëndetit, drejtësisë dhe pastërtisë së zemrës është kur ajo është e mbushur me Njëshmërinë e Zotit, nga dashuria, nga madhërimi, nga shpresa dhe nga frika.  Sa më shumë të jetë e mbushur zemra me këto shtylla, aq më shumë do të jetë e shëndoshë, e pastër, e sa më shumë të dobëta që të jenë ato dhe prania e tyre tek ajo, aq më e madhe do të jetë dobësia, mirësia dhe pastërtia e saj. Imam Ibn El Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Shëndeti, pastërtia e zemrës nuk do jetë e plotë derisa ajo nuk është e pastër nga pesë gjëra: Politeizmi që kundërshton monoteizmin, bidati, risia që kundërshton sunetin, dëshira që kundërshton urdhërin e Zotit, neglizhenca që kundërshton përkujtimin e Tij,  dhe pasioni që bie ndesh me obligimin dhe sinqeritetin.”

LEXO  Morali i mirë - Shejh Salah Budajr - Hytbe, Medinë 21.12.2018

Zemra ka shenja me të cilat njeriu e di nëse ka zemër të shëndoshë apo një copë mish. Prej tyre; Ai vazhdon të sulmojë mikun e tij derisa të kthehet te Zoti i tij dhe t’i nënshtrohet Atij, dhe lidhet pas tij si ai që lidhet pas të dashurit të tij, i cili nuk ka jetë, begati, lumturi apo kënaqësi përveçse me pranimin, afërsinë dhe shoqërimin e tij me të.

Nga shenjat e një zemre të shëndoshë: nëse i paraqiten gjëra të shëmtuara, ai natyrshëm i zmbraps, i urren dhe nuk u kushton vëmendje. Ndër shenjat e pastërtisë së saj, zemrës, është qëndrueshmëria e njeriut në të vërtetën dhe mprehtësia e tij në të, kur të përplasen valët e fitneve dhe dyshimeve. Vërtetë në zemrën e besimtarit është një llambë që shkëlqen, siç ka thënë shoku i nderuar, Hudhejfe Ibn El-Jeman,  Allahu qoftë i kënaqur me të dhe me babain e tij.

O ju musliman! O rob të Zotit! Bëni kujdes që të mos e thyeni besëlidhjen tuaj të adhuruesit me Zotin tuaj dhe ngurtësohet zemra juaj.  Jini më të përkushtuar ndaj kësaj besëlidhjeje sesa ndaj parave dhe veteve  tuaja. Zemra juaj është e vendosur të pranojë të vërtetën dhe të ndikohet nga udhëzimi. Megjithatë, ai ndryshon shpejt, dhe gjynahet vazhdojnë t’i vijnë deri sa të ngurtësohet ose prishet, dhe mund të bëhet më e fortë derisa të vuloset. Ajo nuk e di atë që është e mirë, nuk e mohon të keqen, nuk ndjen dhimbje nga plagët e gjërave të shëmtuara dhe nuk ndjen dhimbje për shkak të mosnjohjes me të vërtetën.

Në të vërtetë, një nga shkaqet më të mëdha të ngurtësisë së zemrës është që të ketë urrejtje për zgjedhjen e besimtarëve. Prandaj, Zoti i Plotfuqishëm nuk e bëri Xhenetin e Tij dhe banesën e nderimit të Tij për zemrën në të cilën ka smirë dhe zili për besimtarët, përkundrazi, ajo është vendbanimi i zemrave të pastra, me mëshirën e Tij, Allahu i Madhërishëm, largon smirën, zilinë nga zemrat e besimtarëve para se të hyjnë në Xhenet, që të shijojnë nga jashtë dhe nga brenda. “Ne do ta heqim urrejtjen nga zemrat e tyre; ata do të rrinë ulur si vëllezër përballë njëri-tjetrit në divane.” (El-Hixhr 47)

O ju muslimanë! Mendjemadhësia, Zoti na ruajte prej saj, është një nga shkaqet më të mëdha të ngurtësimit të zemrës. Ajo, mendjemadhësia, është perde që pengon zemrat të kërkojnë arsyet e mirësive dhe butësive të tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Do t’i largoj prej shenjave të Mia ata që, padrejtësisht, sillen me arrogancë në Tokë…” (El-A’raf 146) Tabi’ini i nderuar, Abu Kilabetu Abdullah Ibn Zeij El Xhermij, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Ua pengon zemrave të tyre Kuranin.”

Nga shkaqet më të mëdha të ngurtësisë dhe prishjes së zemrës është lidhja e saj me dikë tjetër përveç Zotit të Plotfuqishëm me dashuria, me nderimi dhe me mbështetje. Njeriu vazhdon ta mbushë zemrën e tij me dashuri për një qenie të krijuar, derisa ajo të jetë e lirë nga dashuria për Krijuesin e tij dhe përmallimi për të. Njeriu vazhdon t’i nderojë krijesat derisa të mos gjejë madhështi apo nderim për Zotin në zemrën e tij dhe vazhdon t’i kërkojë nevojat e tij krijesës derisa besimi i tij tek Zoti të mos ketë as më të voglën lidhje me zemrën e tij.

O Zot, na mbush zemrat me dashuri, lavdërim dhe mbështetje tek Ti, o Dëgjues i lutjeve.

LEXO  Mesazhe mbështetjeje për popullin e Gazës dhe qortim për botën Islame

Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju, tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, në Dorën e të Cilit është pushteti (suprem) dhe që është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë! Lutjet dhe përshëndetjet janë për të dërguarin dhe imamin tonë, dëshmitarin përgëzuesin dhe paralajmëruesin.

Në vijim

Kur zemra sëmuret, ajo dëshiron atë që e dëmton atë dhe urren atë që i sjell dobi asaj. Asgjë nuk është më e dobishme për të sesa mbrojtja e saj nga sëmundja para se të preket prej saj. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është shmangia e mëkateve dhe shkujdesjes, neglizhencës, të cilat janë armiqtë më të këqij të mirësisë së saj dhe shkaktarët më të mëdhenj të sëmundjes, mizorisë dhe prishjes së saj. Njeriu të insistojë me lutje tek Zotin e tij, Rrotulluesi dhe Zotëruesi i  Zemrave, që ta përmirësojë zemrën e tij dhe ta bëjë të sigurt, ta bëjë të qëndrueshëm në fe dhe ta udhëzojë atë, ashtu sikurse lutej imami i të devotshmëve, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sikurse, kur të ndjen se zemra i është sëmurë, duhet të nxitojë të kërkojë mjekim me ilaçet shëruese të ligjit të Sheriatit, me mëshirën e Zotit.

Adhurues të Zotit! Ilaçi më i mirë për zemrat e ngurtësuara është përmendja e shpeshtë e Zotit të Madhëruar. Në të, dhikrin, përmendjen e Zotit, ka shërim të plotë, i cili nuk lë sëmundje pa kuruar. Butësia e zemrave vjen nga përkujtimi i Zotit të Madhërishëm. Përkujtimi i Tij, Allahut të Lartësuar, kërkon përulësi, drejtësi dhe butësi të zemrës dhe eliminohet, ikën me shkujdesjen, neglizhencën  ndaj saj. Dhikri, përkujtimi më i lartë është Madhërimi i Tij, mënyra më e shpejtë për të reformuar zemrat është përkujtimi i Zotit me fjalët e Tij të shpallura dhe shpalljen e Tij të lexuar. “Sikur këtë Kuran t’ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut.” (El-Hashr 21)

O adhurues të Zotit! Lexoni ajetet e tij, Kuranit me përsiatje, dëgjo atë me përulësi dhe meditim, bëj kujdes nga vargjet e ndëshkimit të dhimbshëm dhe ngazëllohu nga vargjet e premtimit fisnik. Merrni parasysh historitë e kombeve të shkuara dhe ajo që u ndodhi atyre me fuqinë e mahnitshme të Zotit. Është e rëndësishme që sëmundja të përputhet me kurën dhe më pas të gjeni shërim për zemrën tuaj.

Kush dëshiron të zbusë zemrën e tij, le të ledhatojë kokën e jetimit, le të ushqejë të varfrit dhe le të shikoj plotësimin  e nevojave të  muslimanëve të dobët.

Të kontrolluarit e shikimit ndaj asaj që Zoti ka ndaluar është nga arsyet më të mëdha për përmirësimin e zemrës. Zoti e ka bërë syrin pasqyrë të zemrës, prandaj nëse robi e ul shikimin, kontrollon shikimin e tij, zemra e ul epshin dhe dëshirën e tij, e nëse robi lëshon, lë të lirë shikimin e tij, zemra e lëshon dëshirën.

O Zot, o Rrotulluesi i zemrave forco zemrat tona në fenë Tënde. O Zot, o Kontrollues i zemrave drejto zemrat tona në bindjen ndaj Teje. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë zemrën e të cilit e bëre më të mirën nga zemrat e robërve Tu,  e përzgjodhe atë për Veten Tënde, e dërgove me mesazhin Tënd dhe e nderove me shpalljen Tënde.

O Zot, të lutemi që të jesh i kënaqur me shokët e tij, njerëzit me zemrën më të mirë nga ky umet, më të thelluarit prej tij në dituri dhe me më pak shpenzime prej të gjithë umetit. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me besnikun Ebu Bekrin, me Omer Farukun, dalluesin, me Othamanin, poseduesi i dy dritave, dhe me Aliun, babai i dy më të mirëve, Hasanin dhe Hysejnin, me tabiinët dhe pasuesit e tyre me vepra të mira deri në Ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ata , o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot, poshtëro  idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërro armiqtë Tu dhe armiqtë e fesë, dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, o i Fuqishëm, o i Plotëpushtetshëm.

O Zot, të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët dhe të shtypur në Palestinë, ndihmë dhe mbështetje për ata, përkrahës dhe mbrojtës i tyre.

O Zot, jepu siguri të frikësuarve prej tyre, ushqe të uriturit e tyre, shëro të plagosurit e tyre, liro të burgosurit e tyre, dhe ndihmoi ata kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre, o Ndihmuesi më i mirë.

O Zot, përhap sigurinë në vendet muslimane, përmirëso marrëdhëniet në mes tyre.

O Zot, mbështete në të vërtetën dhe në udhëzim  kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. O Zot, përmirëso mbështetësit e tij, o më i Madhi më Bujari. O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që është në dobi të popullit dhe vendit, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, kërkojmë mbrojtje me kënaqësinë Tënde ndaj zemërimit Tënd, dhe me Faljen Tënde nga ndëshkimi Yt, dhe me Ty, që nuk mund të numërojmë lavdërimet për Ty, vërtetë Ti je siç e ke lavdëruar Veten.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/960163565687471

Post Author: endrit