Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 18-04-1447 H 10-10-2025 D
Shejh Bander Ibn Abdul Aziz Balejla
Tema Nga përsosmëria e mendjes është të bësh atë që të intereson
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka nderuar me mirësinë e mendjes, arsyes dhe besimit, dhe na ka dhuruar favorin e dijes dhe ekuilibrit. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë dhe e falënderojmë, ka zbritur tek ne Kuranin dhe ka zgjedhur për ne fenë më të mirë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, dëshmi me të cilën kërkojmë shpëtim nga zjarri i Xhehenemit.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është robi i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari më i mirë që është sjellë për njerëzit dhe xhindët. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, zotëruesit e drejtësisë dhe bamirësisë, mendjehollësisë dhe ekuilibrit, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në Ditën kur të vendoset peshorja.
Në vijim
O ju njerëz, porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut, binduni Atij fshehurazi dhe publikisht, ruani gjymtyrët tuaja, veçanërisht gjuhën, në mënyrë që besimtari të mos ndërmarrë atë në të cilën nuk është i mirë, as të nxitohet në atë që nuk është fusha e tij.
Adhurues të Zotit! Zoti i Plotfuqishëm e krijoi njeriun, e nderoi, e dalloi dhe e favorizoi atë. Ai e zbukuroi njeriun me bukurinë e besimit, e zbukuroi atë me mirësinë e meditimit, arsyes dhe reflektimit, bëri përsosmërinë e tij në varësi të devotshmërisë dhe ekuilibrit që arriti dhe mangësinë e tij në varësi të shkallës së lehtësisë dhe mosbindjes që atë e karakterizon.
Nga treguesit më të mëdhenj të intelektit dhe pjekurisë së plotë të një personi, madje edhe të devotshmërisë dhe fesë së tij, është preokupimi i tij me atë që e shqetëson, i intereson, dhe të larguarit e tij nga ajo që nuk e shqetëson, nuk i intereson. Nga Husejn Ibn Aliut, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Prej Islamit të mirë të personit është braktisja e gjërave që nuk i interesojnë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Tirmidhiu. Imam Ibn El Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, e përmblodhi gjithë devotshmërinë në një fjalë të vetme, duke thënë: “Prej Islamit të mirë të personit është braktisja e gjërave që nuk i interesojnë.” Kjo përfshin lënien e asaj që nuk i intereson, siç janë: të folurit, shikimi, dëgjimi, goditja, ecja, të menduarit dhe të gjitha lëvizjet e tjera të jashtme dhe të brendshme. E kjo fjalë shëron në devotshmëri.”
Ajo që nënkuptohet me Islam të mirë në këtë kontekst është përsosmëria e tij e detyrueshme, dështimi i së cilës rezulton në mangësi në fe dhe dobësi në besim, dhe se origjina e Islamit nuk është ajo pas së cilës nuk ka asgjë tjetër veç mosbesimit. Ibn Rexhebi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Kujdesi është interesi i madh për diçka. Thuhet: Ai kujdeset për të, nëse është i interesuar për të dhe e kërkon atë. Kjo nuk do të thotë që ai e lë atë që nuk i intereson, as që e dëshiron, bazuar në tekat dhe tekat e shpirtit, por përkundrazi bazuar në vendim të Sheriatit, legjislacionit dhe Islamit. Kjo është arsyeja pse ai e bëri atë pjesë të Islamit të mirë. Nëse Islami i njeriu është i mirë ai do braktisë atë që nuk i intereson në Islam nga fjalët dhe veprat.”
Adhurues të Zotit! Ajo që e shqetëson njeriun është ajo që i intereson, i sjell dobi dhe i shton vlerë, dobi dhe shpërblim jetës së tij fetare, duke e afruar atë me Zotin e Plotfuqishëm, siç janë: Dija e dobishme, veprat e mira, përkujtimi i shpeshtë i Zotit, leximi i Kuranit, pastrimi i shpirtit, aktet vullnetare të adhurimit dhe bërja mirë ndaj njerëzve. Ajo që e shqetëson njeriun në jetën e tij të kësaj bote është ajo që i intereson, pa të cilën jeta nuk mund të jetë e drejtë: Fitimet e ligjshme, të lejuara, kujdesi për punët e familjes dhe fëmijëve të tij dhe ajo që është në thelb të përgjegjësisë së tij ndaj vendit dhe shoqërisë së tij.
O adhurues të Zotit! Ajo që nuk i intereson njeriut është çdo gjë që nuk i sjell dobi në fenë e tij dhe as në jetën e tij të kësaj bote. Angazhimi në të është humbje kohe, humbje veprash të mira dhe fitim, veprim, veprash të këqija. Siç është të folurit për punët, çështjet e të tjerëve, hetimi i rrethanave të tyre, ndërhyrja në çështjet e tyre private që as nuk dëmtojnë dhe as nuk sjellin dobi, debatet dhe mosmarrëveshjet e shpeshta dhe kërkimi i të metave dhe defekteve që nuk lejohen të shihen ose dëgjohen. Asgjë nuk është e barabartë me sigurinë, nëse nuk konsultohet besimtari. Në këtë rast, ai duhet të jetë i sinqertë në dhënien e këshillave robërve të Allahut, sepse forma më e madhe e mashtrimit është mashtrimi në këshilla. Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Këshilltari, nga i cili kërkohet këshillë dhe mendim, më i mirë është përsoni i besueshëm, në çështjet për të cilat pyetet.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu në ‘Edebul Mufred’.
Nga gjërat që besimtari duhet të jetë i kujdesshëm është të shmangë bisedat boshe, të kota, për gjëra që nuk lidhen me specialitetin e tij dhe të mos shprehë mendimin e tij për çdo çështje të vogël a të madhe, për çdo incident dhe fatkeqësi, apo për çdo ndodhi dhe zhvillim të ri. Politika ka njerëzit e saj, fetvatë kanë njerëzit e tyre, gjyqësori ka njerëzit e saj, ekonomia ka njerëzit e saj, mjekësia ka njerëzit e saj dhe çdo specialitet ka njerëzit e vet. Respektimi i specialitetit është parim racional dhe një objektiv ligjor, dhe është pjesë e lënies së asaj që nuk i intereson robit, njeriut. Kjo tregohet nga hadithi i Enesit, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Më i mëshirshmi i umetit tim ndaj umetit tim është Ebu Bekri, më i rrepti prej tyre në fenë e Zotit është Omeri, më i sinqertë prej tyre në modesti është Othmani, më i devotshmi prej tyre është Zejd ibn Thabiti, më i dituri prej tyre për Librin e Allahut, Kuranin, është Ubej ibn Ka’bi, më i dituri prej tyre me të ligjshmen, të lejuarën, dhe të paligjshme, të ndaluarën, Muadh ibn Xhebeli. Dijeni se çdo umet ka një person të besueshëm e personi i besueshëm i këtij umeti është Ebu Ubejde Ibn El Xherrah.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi në Musnedin e tij. Ndërsa në disa transmetime ka ardhur: “ Më i drejti prej tyre Ali Ibn Ebi Talibi, Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë.”
Nga gjërat e bukura që u përdorën si provë për këtë parim janë: Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar, Xhebrailin, paqja eZotit qoftë mbi të, e ngarkoi me shpalljen, Mikaelin, paqja e Zotit qoftë mbi të, e ngarkoi me drejtimin e dukurive natyrore, shiun, erën, etj, Israfilin, paqja e Zotit qoftë mbi të, e ngarkoi me fryrjen e borisë, surit, Melekun e Vdekjes e ngarkoi me marrjen e shpirtrave, ndërsa shkruesit fisnikë i ngarkoi me regjistrimin e veprave. Ai bëri që Melaiket të enden nëpër tokë duke kërkuar kuvende përkujtimi të Tij, si dhe në vepra dhe specializime të panumërta. Nëse Zoti i Lartësuari dhe i Madhërishëm do të kishte dashur, me urtësinë dhe me vullnetin e Tij, me dëshirën dhe me fuqinë e Tij, do t’i kishte vendosur të gjitha veprat nën kontrollin e një Meleku të vetëm që do i kishte bërë këto, Ai është që meriton të Madhërohet. “ Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj “Bëhu!” – dhe ajo bëhet.” (Ja Sin 82) Por ky është mësim Hyjnor dhe udhëzim i Sunduesit.
Adhurues të Zotit! Kini frikë Zotin. Le ta ruajë njeriu gjuhën dhe zemrën e tij, të mos i përdorë ato, përveçse kur është në interesin e tij, dhe të mos flasë për atë që nuk është e përshtatshme. Sepse duke vepruar kështu ai do ta ruajë fenë dhe fisnikëritë e tij, dhe do të lirohet nga të drejtat e të tjerëve.
Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.
Hutbeja e dytë
Të gjitha lavdërimet i takojnë Zotit, i Cili nuk i nënshtrohet kotjes as gjumit. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë dhe e falënderojmë për çdo mirësi dhe bujari, prej Tij falje kërkojmë dhe tek Ai pendohemi për çdo rrëshqitje dhe gabim. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi atë që Zoti i tij e dërgoi në botë mëshirë, në një kohë përçarjesh dhe ftohjesht, mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit e sinqeritetit dhe fisnikërisë.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Nga gjërat që e ndihmojnë në këtë aspekt në sjelljen e mirë dhe në devotshmëri është që robi të dijë se do të mbahet përgjegjës për çdo fjalë që thotë, do të merret në llogari për çdo frazë që shprehën dhe do të shpërblehet për çdo frazë që shkruan, në çdo kontekst dhe me çdo mjet, qoftë vizual, i dëgjueshëm apo i shkruar. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “Dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf 18) Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe Libri (i veprave të tyre) do t’u vihet përpara, e do t’i shohësh gjynahqarët se si do të tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar atë”. Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” (El-Kehf 49)
Nga Ukbetu Ibn Amer El Xhehenij, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon: “ Kam thënë, o dërguari i Allahut, çfarë është shpëtimi?” Ai ka thënë: “ Kontrollo gjuhën tënde, qëndro në shtëpinë tënde dhe qaj, ankohu, për gjynahet e tua.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Tirmidhiu, ka thënë se hadithi është i mirë.
Adhurues të Zotit! I lumtur është ai që i bindet Zotit të tij, frenon gjuhën, është i zënë me punët e veta dhe braktisën atë që nuk i përket, nuk i intereson.
Lutuni dhe përshëndeteni më të mirin e krijesave të Zotit, Muhamedin të birin e Abdullahut, sikurse Zoti juaj ju ka urdhëruar për këtë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë, Muhamedin. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet, pasuesit e tij të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ata, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues. O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, që të Njësojnë Ty, o Zoti i botëve.
O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.
O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështet me të vërtetën, me sukses dhe vendosmëri udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. O Zot, zgjat jetën e tij me shëndet të mirë, në mirësi dhe begati të shtuar. O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij besnik, në atë që është në dobi të vendit dhe popullit, në lavdinë dhe në lartësimin e Islamit dhe muslimanëve.
O Zot, ruaj ushtarët tanë që vigjilojnë në kufi. O Zot, ruaj ata me syrin Tënd që nuk fle dhe mbroji ata me forcën Tënde që nuk pakësohet, o Zoti i botëve.
O Zot, të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët në çdo vend. O Zot, të lutemi të jesh për ata ndihmës dhe përkrahës, mbështetës dhe mbrojtës i tyre. O Zot, të lutemi të jesh me ata në Palestinë dhe ku do që janë, o Zoti i botëve. O Zot, të lutemi të jesh kundër jehudëve, sionistëve tiranë dhe pushtues. O Zot, të lutemi që të merresh me ta, sepse ata nuk besojnë në fuqinë Tënde. O Zot, na angazho me atë që na bën dobi, largo nga ne atë që na dëmton dhe na bëj udhërrëfyes të udhëzuar, mos na bëj të devijuar dhe as të humbur, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, na mëshiro që të braktisim gjynahet gjithmonë sa të na japësh jetë, që të jemi gjallë, na mëshiro që të mos marrim përsipër atë që nuk na përket dhe na jep mendim të mirë për atë që të kënaqën Ty tek ne, me Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o Bujari më i Madh. “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201) “I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj