Kthehu tek e mira – Meka 25.01.2019

Hutbe nga  xhamia e Shenjtë e Mekes

19-5-1440 H   25-1-2019 D

Shejh Fejsal Gazavi       Tema  Kthehu tek e mira

Me të vërtetë lavdërimet janë për Allahun,  Atë e falenderojmë  dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, Zotit i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të veteve tona dhe prej punëve tona të këqija, atë që e ka drejtuar Allahu s’ka gjë që e humbën, dhe ai që humbën veten e tij  s’ka udhëzues tjetër veç Allahut. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atij i dërgojmë shumë selame dhe përshëndetje.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al’Imran 102)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71)  Në vijim.

Nga natyra e njeriut dhe nga shenjat e dobësisë së tij është ajo që ndodhën me të në aspektin e  ndryshimit të tij. Ai bie shpesh në mëdyshje dhe pesimizëm, në kritikë dhe neglizhencë të çështjeve dhe të mos paturit e një stabiliteti. Ndodhën të thotë një fjalë të cilën e thyen apo e ndryshon në të ardhmen, ka një mendim sot, të cilin e mohon nesër, dhe nuk ka diçka të çuditshme në këtë.

Formimin mendor, llogjik dhe fizik të njeriut, e ka bërë të qartë i Madhërishmi në fjalën e Tij : “Njeriu është krijuar si një qenije e pafuqishme.”(En-Nisa 28)

Ai është i pafuqishëm në të gjitha drejtimet, i dobët në formë, i dobët në vullnet, i dobët në qëndrim, i dobët në mendje logjikë, i dobët në dije, i dobët në durim. Me gjithë këto ajo që e veçon besimtarin dhe tregon për mençurinë e tij dhe që e dëgjon Zotin e tij,  është kthimi i tij drejt të mirës, dhe braktisjen e asaj që i është bërë e qartë se është e keqe dhe e dëmshme. Ai nuk nguron të kundërshtojë fjalën dhe veprat e tij kur ka gjetur të vërtetën tek dikush tjetër, dhe nuk këmbëngulën  në atë që ai ka qenë më parë. Ai nuk i kushton rëndësi opinionit që e përshkruan atë si ndryshues të mendimit. Të kthyerit tek e vërteta është mirësi, dhe ajo është krenari e vetes me të vërtetë, jo siç ua zbukuron shejtani disa njerëzve se krenarija është të këmbëngulurit  në mendimin e tij qoftë dhe gabim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata që (i) frikësohen (Allahut), kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), dhe atëherë shohin (rrugën e drejtë).” (El-Araf 201) 

Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Përkujtojnë dënimin e Zotit dhe shpërblimin e veprave të mira, premtimin e Tij dhe takimin e tyre, pendohen dhe kthehen nga e mira duke kërkuar mbrojtje tek Allahu xh.sh dhe i kthehen rrugës së Tij me shpejtësi.”

Është mundësi e mirë për ne që tu kthehemi veprave tona kohë pas kohe, kur të bieri njeriu në luhatje kërkon dhe drejtohet drejt pendesës, sepse ai kërkon të vërtetën dhe e dëshiron atë, përpiqet që të realizojë atë që i ka urdhëruar Zoti i tij, që të fitojë kënaqsinë e Tij.

Ai që e bën këtë, ka hyrë në atë që përshkruhet si mirësi të cilën e ka përmendur njeriu më i mirë i të gjitha kohërave, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “Çdo njeri është gabimtarë, gabimtarët më të mirë janë ata që pendohen tek Zoti.” Hadithin e kanë transmetuar Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.

Adhurues të Zotit! Islami na mëson se si njeriu përmirson veten dhe kthehet tek e vërteta, pajiset me ato që i duhen për të qëndruar në të drejtën. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? – dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë.”(Al’Imran 135) 

Kanë bërë gjynahe, por janë penduar dhe kanë kërkuar falje, janë kthyer tek shpresa e tyre, nuk u ngjasojnë atyre që i ka përshkruar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me fjalën e tij: “ Mjerë për ata që nuk dinë çfarë thonë, mjerë për këmbëngulësit,  për ata të cilët këmbëngulin në atë se çfarë kanë bërë duke qenë në dijeni të sajë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi. Ata që nuk dinë çfarë thonë janë ata të cilët fjala e vërtetë u hynë nga njëri vesh dhe ju del nga veshi tjetër dhe nuk gjejnë stabilitet në nje fjalë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka premtuar mjerim për ata që e dëgjojnë fjalën e vërtetë dhe nuk e pasojnë atë në të mirë, ata të cilët e dinë se kush eshtë e vërteta dhe nuk e pasojnë atë dhe nuk punojnë me të, përkundrazi e kundërshotjnë dhe i qëndrojnë  largë . Ata këtë e bëjnë nga mendjemadhësija dhe inati, ose nga fanatizmi dhe tradita, ose nga glorifikimi dhe shënjtërimi i asaj në të cilën ata janë.

O muslimanë! Me të vërtetë njerëzit e mëdhenj nuk urrejnë që ti këshillosh për në të vërtetën, nuk kënaqen duke qëndruar në gabim, dhe nuk i pengon pozita e tyre që ti binden urdhërit të Zotit.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i  Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë unë Për Zotin, në dashtë Allahu, nëse zotohem  dhe pastaj shikoj diçka më të mirë se ai zotim, e thyej zotimin tim, dhe shkoj pas asaj që është më e mirë.” Muttefikun Alejhi.

Ngo kjo përfitojmë se parësore dhe primare për muslimanin  është që ta lërë krenarinë e tij në të vepruarit e diçkaje apo të mosvepruarit e diçkaje, nëse shikon të mirën në diçka tjetër nga ajo në të cilën ai është. Nëse është zotuar për kryerjen e një gjëje apo lënijen e sajë, pastaj shikon se dobija dhe e mira është në mos zbatimin e këtij zotimi, duhet ta thyejë zotimin e tij, dhe të shkojë pas asaj që është më e mirë. Këtë ka vepruar besniku Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur ka marr pjesë me njerëzit që kanë folur keq për Aishen Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe ka përkrahur kë ka përkrahur, ka thënë: “Për Zotin nuk shpenzoj më për Mistah Ibn Ethatheh më për asnjë gjë, pas asaj që ka thënë për Aishen.” Allahu xh. sh ka zbritur Ajetin Kuranor: “ Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut; le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë”(En-Nur 22) Ka thënë Ebu Bekri: “Me patjetër për Zotin, u dua që Allahu ti mi falë gabimet e mija, e ka thyer  zotimin e tij dhe  është kthyer dhe ka shpenzuar atë se çfarë ka shpeznuar për Mistahun  dhe ka thënë : “Për Zotin nuk do ta ndaloj prej tij atë asnjëherë (shpenzimin).”

Ebi Derda, Zoti qoftë i kënaqur më të, tregon se : “Isha ulur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur erdhi Ebu Bekri me një rrobë të shkurtuar sa me vështirsi arrinte të mbulonte gjunjët e tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ndërsa shoku juaj është përpjekur.” Ka përshëndetur dhe ka thënë: “ Me të vërtetë mes meje dhe djalit të Hatabit (Omeri) kemi pasur një diçka, unë jam nxitura dhe u pendova, i kam kërkuar që të më fali, por ai refuzoj të më fali prandaj kam ardhur tek ti.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Zoti të faltë ty o Ebu Beker, Zoti të faltë ty o Ebu Beker, Zoti të faltë ty o Ebu Beker.” Më pas Omeri u pendua dhe shkoj tek shtëpija e Ebu Bekrit duke pyetur: “A të kam lënduar(bër gjynah) Ebu Beker? I ka thënë Jo, Më pas ka shkuar tek i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  e ka përshëndetur me selam, dhe ka parë fytyrën e të dërguarit të ndryshuar ngjyrë derisa Ebu Bekri ndjeu keqardhje dhe ra në gjunjë duke i thënë: “O i dërguari i Allahut, unë i kam bërë padrejtësi atij, duke e përsëritur këtë dy herë.”  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë Allahu më ka dërguar tek ju, ju më mohuat nuk më besuat, ndërsa Ebu Bekri më ka besuar, duke më përkrahur me veten e tij dhe pasurinë e tij. A do ma lini të qetë shokun dhe besnikun tim? A do ma lini të qetë shokun dhe besnikun tim?”  Dhe nuk e kanë lënduar më pas kësajë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Shokët e nderuar të profetit normal që kanë bërë gabime, nuk është se kanë qenë të pagabueshëm, por kanë qenë të shpejtë në kthim tek e vërteta, kjo ka qenë e veçanta e madhe e tyre që i dallonte ata. Ibn Haxheri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Nga ata është marrë mirësia njerzorja, ata  mbulonin zhduknin zemërimin për të mos  bërë përçarje, sepse ata vlersonin shumë fenë, dhe përshpejtonin kthimin tek më të rëndësishmet  dhe parësoret duke u bazuar tek fjala e Allahut xh.sh : “Ata që (i) frikësohen (Allahut), kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij).”(El-Araf 201)

Ujejn Ibn Hosni kur ka hyrë të Omeri Ibn Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “O biri i Hatabit, për Zotin ti nuk po na e jep shpërblimin, dhe nuk po gjykon në mes nesh me drejtësi.” Omeri u zemërua sa që desh e goditi.” Hurr Ibn Kajsi i ka thënë:  “ O prijësi i beismtarëve, Allahu xh.sh i ka thënë të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit.”(El-A’raf 199), dhe me të vërtetë ky është nga të paditurit.” Ndaloj Omeri dhe nuk vazhdoj më kur ju lexua ky ajet Kuranor, duke qëndruar tek Libri i Allahut. Pasi që i është larguar zemërimi ka kujtuar ajetin duke përmbajtur veten dhe u kthyer tek e vërteta me shpejtësi duke mos e ndëshkuar dhe mos bërë gjynah kundrejt këtij njeriu.

Në letrën e Omerin për Ebi Musan Zoti qoftë i kënaqur me ta, ka ardhur se i ka thënë: “Nuk të shpëton ty  vendimi që ke marre dje, ku ke kontrolluar  në të vehten tënde, duke e orjentuar atë drejt udhëzimit tënd, për të ju kthyer të drejtës, sepse me të vërtetë e drejta është e vjeter, të drejtën nuk e dëmton gjë, kthimi tek e drejta është shumë më mirë se të këmbëngulurit  në të gabuarën. Prandaj duhet për njeriun, që kur të gjykojë në diçka, apo jep një vendim për diçka, dhe më pas i bëhet e qartë gabimi i tij, duhet që ta anullojë atë gjykim apo vendim.”

Gjykatësi i Basrar, Ubejdullah, Ibn Hasan Anberiji, Zoti e mëshiroftë, i është kthyer mendimit në një çështje në të cilën kishte gabuar, ka qëndruar një orë pastaj ka ngritur kokën e tij dhe ka thënë: “ Atëhere kthehem sepse unë jam i gabueshëm, është më mirë të jem fajtor në të vërtetën se sa të jem i pari në të gabuarën.”

Çdo njeri me mendje të shëndoshë, kur i bëhet e qartë për gabimin e tij dhe e shikon atë gabim, duhet të kthehet tek e drejta dhe e vërteta.

Imam Shafiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Për çdo çështje që ka ardhur e saktë nga i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, tek njerëzit e arsyes dhe dijes, e ndryshme  nga ajo që  unë kam thënë,  unë ju porosis të anulloni lini fjalën time gjatë jetës time dhe pas vdekjes time.”

Këto fjalë dhe qëndrime të mëparshme tregojnë për saktësinë dhe drejtësinë e këtyre njerëzve të mëdhenj, mirësinë e tyre, dhe diturinë e tyre. Prandaj është përgjegjësija e jonë që të marrim mësim prej tyre dhe të ndjekim shembujt e tyre.

Vëllezër në besim!  Për atë çfarë duhet të bëhet kujdes duke e bërë të ditur se anullimi apo kthimi i një vendimi apo mendimi është e lavdëruar  dhe ndryshon nga kthimi në gabim. Me kthim kuptojmë të anulluarit e një gabimi pasi që ai bëhet i ditur duke e lënë atë që ka kaluar, që të jenë veprat e njeriut në të drejtën të mirën dhe të vërtetën.

Ndërsa kthimi në të gabuar apo diskretitimi është lënija e të drejtës të vërtetës.Të drejtën e qartë e provon vet individi, dhe nuk lëkundet prej sajë duke mos u treguar i paditur.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur dëshironin politeistët që ta largonin nga e vërteta  u ka thënë me gjithë sigurinë dhe forcën: “A e shikoni atë Diell?  Kanë thënë po. Ka thënë : “Unë nuk mundem që ta lë këtë rrugë për ju, vetëm nëse mund të më ndriçoni më ndonjë pishtatë nga ajo dritë (dielli).” Hadithin e ka transmetuar Ebu Jala me zinxhir të besuar.

Kjo na tregon se si i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte i vendosur në qëndrimin e tij për të vërtetën dhe të drejtën, dhe moskthyerja nga rruga e tij e drejtë.

Imamët e mëdhenj dhe dijetarët janë bazuar dhe kanë ndjekur udhëzimin e të dërguarit të tyre,paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në qëndrimin e tyre në të drejtë dhe të vërtetë duke mos hequr dorë prej saj kundrejt çdo force me të cilën janë përballur. Prijësi i parë i drejtë, Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka qëndruar edhe se është përballur me shumë vështirsi nuk e kanë dobsuar atë në diçka, dhe ka thënë në një qëndrim të tijin madhështorë: “Për Zoti do ta  luftoj atë që ndan  mes namazit dhe zekatit, me të vërtetë zekati është e drejta e pasurisë,  për Zotin sikur të më ndalonin   që ta jepja zekatin tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, do ta kisha luftuar atë që do donte të më ndalonte që ta jepja atë zekatin.”

Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju nga çdo gabim dhe të metë, Zotit kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Mesatarja e umetit Islam është dëshmi e mirësisë së tij

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin në fillim dhe në fund, hapur dhe në fshehtësi dhe në çdo gjendje. Dëshmoj se nuk  ka Zot tjetër veç Allahut, i Madhi i Lartësuari. Dëshmoj se zotërija dhe profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, i vlersuar për arritje të mëdha, shembulli ndershmërisë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe mbi më të pastërtit dhe të ndershim nga shokët dhe familja e tij. Në vijim

Adhurues të Zotit! Nëse kthimi tek e drejta e vërteta është nga veprat e lavdruara dhe cilësitë e mira, me të vërtetë lënija e të vërtetës, dhe humbja pas udhëzimit, kthimi tek e kota jo e drejta, është e kundërta e kësaj. Lënija e udhëzimit dhe largimi nga feja Islame dhe dalja nga ajo pasi që e ke pranuar njëherë, është cilësia më e urruer e njeriut dhe vepra më e keqe e tij. Nuk largohet nga feja e tij veç se një i humbur i sigurtë, veprimi i tij është kundërshtim ndaj fesë. Sikurëse është përgatitje e rrugës për atë që dëshiron që të largohet nga kjo fe. Kjo shpie në prishjen dhe shkatërrimin e bashkësisë muslimane. Por duhet të dihet se ai që e ka njohur fenë dhe ka depertuar besimi në zemrën e tij, nuk mundet që të largohet prej sajë, ta lërë dhe të qëndrojë larg sajë, çfarë do qofshin situatat dhe shkaqet.

Kur Herakli ka pyetur Ebu Sufjanin për shokët e nderuar të Profetit, Zoti qoftë i kënaqur me ta: “A kthehet (largohet) ndonjëri prej tyre nga kjo fe  pasi që kan hyrë në të duke qenë të pakënaqur me të?” Ka thënë Jo.  Herakli ka thënë kështu është besimi kur prekën brendësinë e zemrave.” Kuptimi i “të pakënaqur me të” është jo për nga urrejtja për të, por për interesa që përfitojnë prej sajë, nuk e ka lënë fenë vetëm se për interesa të dynjasë si pasurija apo emri dhe reputacioni.

O ju muslimanë! Nga shembujt e të kthyerit në gabim diskretitim është të qenurit e njeriut në udhëzim në çdo çështje të tij, pastaj e lë kthehet prej të vërtetës të drejtës në të cilën ai është, duke kundërshtuar vendimin e Zotit dhe pasuar mendjen e tij të kotën, dhe pasuar mendimet e njerëzve dhe kjo është përçarje dhe kaos.

Hudhejfe, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Nëse dëshiron ndo njëri nga ju që të dijë që a është ndjekës i fitneve apo jo, le të shikojë nëse shikon të lejuar sikur të shikojë të ndaluar atëherë e ka prekur fitneja. Nëse shikon të ndaluar sikur shikon të lejuar e ka prekur fitneja. Dallimi në mes këtyre është ndryshimi i vendimit të Zotit për të cilin na ka folur  Ibn Mesudi, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur ka thënë : “ Hulumtues i  pasionit dhe pasues i të kotës  dhe jo hulumtues dhe  pasues i të vërtetës, i mbështetur në të kotën  dhe humbjen, jo i mbështetur në argumente të qarta dhe të sakta.”

Prandaj përshëndeteni dhe lutuni për atë që ju ka urdhëruar Allahu Pranuesi i pendesës  kur ka thënë në fjalën e Tij:  “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. familjen e tij, gratë dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij. O Zot bekoje Muhamedin a.s familjen e tij, gratë e tij dhe pasardhësit e tij,  siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëroi mohuesit dhe politeistët,  ndihmo robërit e tu që të njësojnë Ty në besim.

O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tëndë.

O Zot bëje të paqtë, begatë  e sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve, o Zoti i Botrave.

O Zot na jep siguri në atdheun tonë  dhe shtëpinë tonë.

O Zot përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj ata nga njerëzit që të frikësohen dhe të binden Ty, dhe meritojnë kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses kujdestarit tonë në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat o i Gjallë i Përhershëm, drejtoje atë drejt të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët, që përpiqen në rrugën Tënde, ata që janë të vendosur në kufinjtë tanë, o Zot të lutemi të jesh ndihmë, mbrojtje, dhe mbështetës për ata.

O Zot na bëj nga ata që të Përmendim, të Falenderojmë  dhe të Bindemi vetëm Ty, na bëj nga ata që kthehen tek Ty të penduar.

O Zot Kujdestari i Islamit dhe popullit të tij, na bëj të qëndrueshëm në të deri ditë që të takojmë Ty o Zot.

O Zot na e mundëso të shikojmë të vërtetën dhe ta pasojmë atë,  na e mundëso të shikojmë të kotën dhe ti largohemi asajë, dhe mos na bëj të kapur pas saj dhe të humbim.

O Zot të kërkojmë të na ruash nga devijimi pas udhëzimit, dhe të kërkojmë të na mbrosh nga prishja në fënë tonë dhe të kthehemi në dënimin tonë pasi që na ke udhëzuar.

Lavdërimi është për Zotin e Botrave.

Post Author: endrit