Mesatarja e umetit Islam është dëshmi e mirësisë së tij

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      22- 04-1446  H   25-10-2024 D

Shejh Mahir El Muajkili  

Tema Mesatarja e umetit Islam është dëshmi e mirësisë së tij

Lavdërimet janë për Allahun. Lavdërimet janë për Zotin, i Madhërishëm në pozitë, Poseduesi i Begative dhe Mirësive të mëdha, na ka bërë umetin më të mirë dhe na ka udhëzuar në rrugën e bashkësisë, xhemati dhe synetit.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, për Atë janë të gjitha lavdërimet, në dorën e Tij është çdo e mirë dhe tek Ai kthehet çdo çështje.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari  ynë, Muhamedi është rob i  Zotit dhe i dërguari i Tij, ai që e njohu Zotin me të vërtetë, i mbështeturi tek Ai me sinqeritet, i nënshtruar para Tij me përkushtim dhe butësi. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe bashkëshortet e tij të pastra, mbi shokët e tij të zgjedhur,  dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira sa të lëvizin nata dhe dita, atyre ju dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

O ju besimtarë! Frikësojuni Allahut që të jeni të lumtur, ndërmjetësoni në të gjitha çështjet që të ja dilni mbanë dhe mbahuni pas urdhrit të Zotit në librin e Tij, Kuran, që udhëzon për në Xhenetet e Tij dhe në kënaqësinë e Tij.  “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut!” (En-Nisa’ 131)

Popull musliman! Vërtetë drejtësia dhe ekuilibri është tipar, cilësi e dukshme në univers. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ I Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!” (El-Furkan 2) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe tokën e kemi shtrirë e nëpër të kemi shpërndarë male të patundura. Ne kemi bërë që në Tokë të rritet çdo gjë në përpjesëtim.” (EL-Hixhr 19) Ekuilibri në krijimin e Zotit është ligj universal. “Thuaju (o Muhamed): “Pa mendoni, nëse Allahu jua bën natën të përhershme deri në Ditën e Kiametit, cili zot, përveç Tij, do t’jua sillte dritën? Vallë, a nuk dëgjoni?” Thuaju (o Muhamed): “Pa mendoni, nëse Allahu jua bën ditën të përhershme deri në Ditën e Kiametit, cili zot, përveç Tij, do t’jua sillte natën, në të cilën qetësoheni? Vallë, a nuk shihni?” Prej mëshirës së Vet, Ai ka bërë për ju natën dhe ditën, që të qetësoheni, të kërkoni nga mirësia e Tij dhe të jeni mirënjohës.”  (El-Kasas 71-73) Vërtetë prej mëshirës, begatisë, mirësisë dhe bujarisë së Zotit ndaj nesh është se ka umetin e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, popullin e mesëm, të drejtë nga të gjithë popujt, në akide, dokrinë, besim dhe në vepra, në legjislacion dhe në metodologji, Allahu i Madhërishëm e ka lavdëruar këtë popull në Librin e Tij, Kuran dhe ka thënë: “ Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë…” (El-Bekare 143) Ky popull është i moderuar në të gjitha çështjet, fetare dhe të dynjasë, të kësaj bote, nuk ka ekzagjerim, nuk ka mangësi, nuk ka teprim dhe nuk ka neglizhencë.  Nuk ka asnjë ritual nga ritualet e fesë që të mos përshkruhet me drejtësi dhe moderim, të mesme. Në Sahihun e Buhariut ka ardhur nga hadithet e Ebi Xhuhejfete, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka vëllazëruar në mes Selman Farisiut dhe Ebi Derdasë. Një ditë Selmani ka vizituar Ebi Derdanë dhe ka shikuar nënën e Ebi Derdait të veshur në mënyrë vulgare, me rroba të rreckosura, e kjo ka ndodhur para se të bëhej obligim hixhabi, mbulese e femrës. Vulgare do të thotë braktisja e zbukurimit dhe stolisjes. Selmani i ka thënë: “ Çfarë është puna jote, si është çështja jote?” Ajo ka thënë: “ Vëllai yt, Ebu Dardai, nuk interesohet më për këtë botë.” Më pas ka ardhur Ebu Derdai, i cili ka përgatitur ushqim për Selmanin, i ka ofruar ushqimin dhe i ka thënë ha ti sepse unë jam me agjërim. Selmani ka thënë: “ As unë nuk do të ha deri sa të hash dhe ti.” Ka thënë: “ Ka ngrënë me të.” Kur është bërë natë, koha për gjumë, Ebu Derdai ka marrë të ngrihet për namaz nate, por Selmani e ka ndaluar. Kur është afrua fundi i natës, afër agimit, Selmani ka thënë: “ Ngrihu tani, për namaz.” Janë ngritur dhe janë falur. Pastaj Selmani, Zoti qoftë i kënaqur me të dhe e kënaqtë, i ka thënë: “  Vërtetë Zoti yt ka të drejtë mbi ty, trupi yt ka të drejtë mbi ty, familja jote ka të drejtë mbi ty, prandaj jepi gjithsecilin të drejtën e vet.” Ka shkuar tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i ka treguar për këtë, e i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Selmani ka thënë të vërtetën.”

Vëllezër në besim! Ekuilibri në këtë jetë, të pajtuarit në mes të drejtave dhe detyrave janë nga detyrat më të rëndësishme. Në këtë mënyrë njeriu është ekuilibrues në mes adhurimeve dhe veprimeve të tij, nuk i jepet përparësi njërës çështje  në korriz të tjetrës, nuk i jep përparësi të rëndësishmes mbi më të rëndësishmen dhe as të preferuarës mbi më të preferuarën. Kjo është metodologji në të cilën ka qenë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe shokët e tij të nderuar. Drejtësia është mbajtja dhe të kapurit fort pas litarit të fortë të Zotit dhe të ecurit në rrugën e Tij të drejtë. “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij.” (El-En’am 153) Ndërsa tek Suneni i Tirmidhiut, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Përmbajuni syneti tim dhe synetit të pasuesve të parë të drejtë, dhe kapini, shtrëngojini ato me dhëmballë.” E drejta e parë tek njerëzit e moderuar dhe të drejtë, është e drejta e Zotit të Madhëruat dhe të Lartësuar. Allahu i Madhërishëm nuk na ka krijuar më kot dhe nuk do të na lërë pa sprovuar.  “Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?!” I lartësuar është Allahu, Sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Atij, Zotit të Fronit Madhështor!” (El-Mu’minun 115-116) Allahu i Madhërishëm na ka krijuar që ta adhurojmë Atë, Një të Vetëm dhe të pa shok. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O Muadh,  a e di se kush është e drejta e Zotit mbi njerëzit dhe kush është e drejta e njerëzve tek Zoti?” Ka thënë: “ Thashtë, Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ka thënë: “ Vërtetë e drejta e Zotit mbi njerëzit është që ata të adhurojnë Zotit dhe të mos i bëj Atij shok, rival në adhurim. Ndërsa e drejta e njerëzve tek Zoti i Madhërishëm është që Ai të mos ndëshkojë  atë që nuk i bën diçka shok Atij në adhurim.”

LEXO  Arsyet për të lënë kujtim të mirë

Nëse njeriu përmbushën të drejtat ndaj Zotit të tij jeta e tij do të rregullohet dhe Zoti do ta ndihmojë atë të përmbushë pjesën tjetër të të drejtave të tij. Kjo përfshinë të drejtat e vetes  së tij mbi të nga kërkesat e tij shpirtërore dhe nevojat e tij trupore.  Legjislacioni fetar, sheriati, ka ardhur me lehtësim, tolerim dhe në përputhje me natyrshmërinë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Por përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos harruar pjesën tënde në këtë botë.” (El-Kasas 77) Që do të thotë; Përdore atë që të ka dhuruar Zoti nga mirësitë në bindje ndaj Zotit tënd,  në atë që do të marrë shpërblime nga Ahireti, jeta e botës Tjetër, dhe mos harro atë që Zoti ta ka lejuar. Dhe pse bota Tjetër është qëllimi dhe synimi më i lartë i yti, preokupimi për të nuk duhet të jetë në korrizë dhe në llogari të përpjekjes tënde në këtë botë. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar nuk ua ka miratuar atyre të cilët ndalojnë, privojnë veten e tyre nga të mira, duke pretenduar se kjo gjë i ngre ata në gradë. “Thuaj: “Kush i ka penguar stolitë dhe ushqimet e këndshme, të cilat Ai i ka krijuar për robërit e Vet?”. Thuaj: “Ato janë për besimtarët (dhe të tjerët) në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do të jenë vetëm për besimtarët.”(El-A’raf 32)

O ju besimtarë! Allahu i Madhërishëm të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka bërë shembull, model në zbatimin e metodologjisë së saktë, të duhur. Tek dy Sahihët, Buhari dhe Muslimi, ka ardhur se: “Tre persona kanë ardhur tek shtëpitë e bashkëshorteve të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për të pyetur rreth adhurimeve të tij. Kur janë informuar për to ata sikur janë tronditur dhe kanë thënë: “ E ku jemi ne nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të cilit i janë falur gjynahet e të kaluarës dhe të ardhmes.” Njëri prej tyre ka thënë: “ Unë do të fali namaz nate përgjithmonë.” Ndërsa tjetri ka thënë:  “ Unë do të agjëroj gjatë gjithë kohës dhe nuk do e prishë kurrë agjërimin.” I treti ka thënë: “ Unë do të heq dorë nga gratë dhe nuk do të martohem kurrë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ardhur tek ata dhe ka thënë: “ Ju jeni ata të cilët keni thënë kështu dhe kështu? Pasha Zotin, unë i nënshtrohem dhe i frikësohem Zotit më shumë se ju, por unë agjëroj dhe ha, e prishë agjërimin, falem dhe shtrihem, pushoj, dhe martohem me gra, e kush refuzon të ndjekë, pasojë synetin tim nuk është prej meje.” Prandaj, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kujdeset për lehtësim dhe i nxiste shokët e tij në të. Sa herë që i  është dhënë mundësia për të përzgjedhur në mes dy çështjeve ai ka përzgjedhur më të lehtën prej tyre. Veprat më të mira janë ato që janë të vazhdueshme, përhershme, edhe nëse janë të pakta.  I veçuar nuk ka tokë ku të qëndroj dhe shpinë, kafshë që ta barti. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kujdeset që të  këshillonte shokët e tij në disa ditë për shkak se e urrente  mërzinë tek ata,  sepse të trishtimi dhe mërzia shpien në tjetërsim dhe në neveri. Ndërsa zemrat mërziten sikurse mërziten trupat. Për këtë arsye i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  për Abdullah Ibn Amrin, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ A nuk ju kam thënë, lajmëruar  që të qëndroni zgjuar në namaz natën dhe të agjëroni ditën?” Ka thënë: “ Vërtetë unë e bëj këtë.” Ka thënë: “ Nëse ti e bën këtë sytë tuaj do të  dëmtohen dhe shpirti yt do të rraskapiten.” Do të thotë sytë tuaj do të treten dhe dobësohen dhe shpirti yt do të bjeri dhe do të lodhet. “Për syrin tënd ke të drejta,  për shpirtin tënd ke të drejta dhe për familjarët e tu ke të drejta. Ngrihu në namaz dhe fli gjumë, agjëro dhe ha, prishe agjërimin.”
 Në Ether, nga Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur se ka thënë: “ Qetësoni zemrat orë pas ore, sepse nëse zemra mundohet verbohet, bëhet e verbër.”  

LEXO  O ti i sprovuar: Bëhu i durueshëm dhe prit shpërblimin

Pas lodhjes, telasheve dhe përpjekjeve, shpirtrat janë të prirët  të pushojnë dhe të rinovohen, për të larguar depresionin dhe për të larguar mërzinë. E nëse i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk e miratonte Ebu Derdanë, Zoti qoftë i kënaqur me të,  në vazhdimësinë  e agjërimit të tij dhe qëndrimit të tij në namaz për shkak të neglizhencës në të drejtat e familjes së tij, e si do të jetë për ata që e neglizhojnë familjen e tyre dhe nuk i përmbushën të drejtat e tyre për hir të dëshirave dhe kënaqësive të tij, ose person kokëfortë që shpenzon shumicën e kohës së tij  në mbledhje të pasurisë së tij, dhe është koprrac ndaj familjes dhe fëmijëve të tij, që shkëput lidhjet e tij farefisnore dhe lë pas dore detyrat e tij. Për këtë njeri dhe shembujt të tij, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka përmendu njerëzit e zjarrit të Xhehenemit, ka thënë: “Çdo njeri arrogant, kryelartë, mendjemadh, mbledhës i pasurisë për interesa të vete.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi në Musnedin e tij.

Besimtari është i mesëm, i moderuar në kërkimin e kësaj bote, nuk shkon në ekstrem në kërkimin dhe arritjen e saj, dhe nuk shkëputet nga shkaqet e të kërkuarit të furnizimit, ushqimit, hallall, të lejuar,  të jetuarit e rehatshëm në të, të shijojë atë që Zoti ja ka lejuar, pa e tepruar dhe pa ekstravagancë.

O adhurues të Zotit! Familjarët janë njerëzit më primarë në butësi dhe mëshirë, në mirësi dhe dhembshuri, në  përpjekje dhe dhurim, në këshillim dhe udhëzim. Ne tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kemi shembullin më të mirë në marrëdhëniet bashkëshortore të bazuara në dashuri, harmon dhe marrëdhënie të mira. Tek Syneni i Tirmidhiut ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Më i miri nga ju është ai që është më i miri për familjen e tij, e unë jam më i miri nga ju për familjen time.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë njeriu më zemërgjerë, më i butë dhe më bujarë. Ai kujdesej për punët e shtëpisë së tij, merrte para sysh ndjenjat e bashkëshorteve të tij, deklaronte, shfaqte dashurinë dhe ndjenjat e tij. Tek Sahihu i Buhariut ka ardhur se Amr Ibn Asi, Zoti qoftë i kënaqur me të, i ka thënë të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “ Kush është njeriu  më i dashur tek ti?” Ai ka thënë: “ Aishja.” Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, më ka thënë: “Unë e di kur je e kënaqur me mua dhe kur je e zemëruar me mua.”  I kam thënë: “ E nga e di, e kupton këtë?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur je e kënaqur me mua ti thua; Jo, pasha Zotin e Muhamedit. E kur je e zemëruar me mua, ti thua; Jo, pasha Zotin e Ibrahimit.” Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Po, pasha Zotin, o i dërguari i Zotit, nuk do të braktis, largoj diçka  përveç emrit tënd.”

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju.” (El-Bekare 143) Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe në synet, dhe na bëftë dobi të gjithëve nga argumentat dhe urtësitë e tyre.

Zotit  i kërkoj falje për vete dhe ju nga çdo gjynah dhe gabim, tek Zoti  kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin i Cili ka bërë drejtësinë  në të gjitha çështjet metodë për arritje dhe sukses dhe mesataren rrugë drejtë udhëzimit dhe përmirësimit. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari  ynë, Muhamedi është rob i  Zotit dhe i dërguari i Tij, njeriu me më shumë urtësi dhe dituri, nxitësi më i madh  prej tyre për dashuri dhe për të mirë. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe bashkëshortet e tij, mbi të gjithë shokët e tij dhe ata që i pasojnë në vepra të mira, për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

LEXO  Shikimi i Zemrës - Meka 21.06.2019

Në vijim

O besimtarë! Metodologjia e legjislacionit fetar, sheriatit Islam, bazohet në parime universale dhe rregulla të përgjithshme të cilat i orientojnë njerëzit drejt drejtësisë dhe mesatares, mëshirës dhe të lehtësuarit, qëllimit dhe butësisë,  dhe drejtë kujdesit për interesat fetare dhe të kësaj bote, shpirtërore dhe fizike. Gjë që i thërret njerëzit të shmangin devijimin dhe lajthitjen, vetëkënaqësinë dhe dekadencën, teprimin dhe neglizhencën në të gjitha çështjet e jetës. Rregulli: “ Dhënia e të drejtës çdo njërit të drejtën e tij.”,  është shkak për një jetë të mirë dhe për shpëtim në Botën Tjetër, Ahiret. Ai rregull është parimi i njerëzve të shpëtuar, të suksesshëm dhe metoda e atyre që janë të sigurte. Shumica e njerëzve kanë dështuar në jetën e tyre vetëm se kanë kundërshtuar udhëzimet, këshillat e të dërguarit të tyre. Prandaj këmbëngulni dhe afrohuni tek Zoti, e vlera e qëllimit është që ju ta arrini atë.

Vëllezër të besimit! Organizimi i kohës dhe rregullimi i prioriteteve dhe detyrave, është ajo që ndihmon, pas suksesit të Zotit të Plotfuqishëm,  për të mbajtur përgjegjësi. Tek dy Sahihët, tek Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo njëri prej jush është kujdestar dhe çdo njëri prej jush është përgjegjës për ata që ka nën kujdesin e tij.” Dhe ka përmendur prej tyre: “ Burri është kujdestarë në familjen e tij dhe ai është përgjegjës për ata që ka nën kujdesin e tij.” Kujdesi i njeriut për familjen përfshin çdo gjë që përmirëson fenë dhe jetën e tyre në këtë botë, dhe ajo që u sjell atyre sukses në këtë botë dhe sukses në jetën e përtejme, në Ahiret. Kujdesi më i madh është të urdhëruarit e tyre për tu falur, ku Allahu i Madhërishëm ju drejtohet duke ju thënë: “ Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut.” (Ta Ha 132)

O adhurues të Zotit! Të urdhëruarit e familjarëve për tu falur nuk është gjë tjetër vetëm një nxitje për të zbatuar të gjitha urdhrat dhe ndalesat, sepse namazi është gjëja e parë për të cilën do të merret njeriu në llogari në ditën e Gjykimit. Nëse ai, namazi është i saktë, i plotë, ai do të arrijë dhe do të ketë sukses, e nëse namazi i tij nuk është i saktë do të zhgënjehet dhe do të humbi. “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga Zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.” (Et-Tahrim 6)

O ju besimtarë! Allahu ju ka urdhëruar me një çështje fisnike të cilën e ka filluar me Veten e Tij dhe ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El-Ahzab 56) 

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit.

O Zot, bekoje Muhamedin,  bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot,  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët, me të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ata, me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë.

O Zot, bëje këtë vend të qetë dhe të siguri  dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zot, o i Gjallë o i Përhershëm, me Mëshirën Tënde kërkojmë ndihmë, përmirëso të gjitha çështjet tona dhe mos na lër në dorë të vetëve tona sa hapim e mbyllim sytë.

O Zot, largo ankthin dhe shqetësimet nga muslimanët, largo fatkeqësitë atyre që janë prekur nga fatkeqësitë, mundëso shlyerjen e borxheve atyre që kanë borxhe, dhe shëro të sëmurët tanë dhe  të sëmurët e muslimanëve.

O Zot, përmirëso situatën e muslimanëve në çdo vend me Mëshirën dhe Mirësinë Tënde, me Bujarinë dhe Begatinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, atyre që ne, vendit tonë dhe vendeve muslimane u duan të keqen, angazhoi ata me veten e tyre, kthe komplotet e tyre mbi ata vete dhe bëj rrethin e të keqes mbi ata, o i Fuqishëm, o i Plotpushtetshëm, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë,  kujdestarit të dy xhamive të shenjta në atë që do dhe je i kënaqur, udhëzoje atë në të drejtën dhe në devotshmëri. O Zot, jepi sukses atij,  zëvendësit të tij besnik dhe mbështetësit e tyre në atë që është përmirësimi i popullit dhe vendit. O Zot, shpërbleji ata me të mira  për shërbimin ndaj dy xhamive të shenjta dhe vizitorëve të tyre.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që do dhe je i kënaqur.

O Zot, të lutemi të jesh me njerëzit dhe vëllezërit tanë të dobët dhe të shtypur në Palestinë. O Zot, shëro plagët e tyre, mëshiro dobësitë e tyre dhe jepu përfundim të mirë. O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë dhe bëje atë të fortë dhe krenare deri në ditën e Kijametit.

O Zot, ruaj të rinjtë dhe të rejat musliman, bëji ata të dobishëm për popullin dhe vendin e tyre. O Zot, bëj të dashur për ata besimin dhe zbukuroje atë në zemrat e tyre, bëj të urryer tek ata mohimin, shthurjen dhe të keqen, dhe bëji ata nga të udhëzuarit në rrugë të drejtë.

O Zot, na fal gjynahet tona, mbulo të metat tona, lehtëso çështjet tona, na mundëso të arrijmë atë që Ti je i kënaqur me veprat tona.

O Zot, na fal ne, prindërit tanë, bashkëshortet tona dhe pasardhësit tanë, me Mëshirën, Mirësinë Begatinë dhe Bujarinë Tënde,  o më i Madhi Mëshirues.  

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1715319292624360

Post Author: endrit