Hytbe e Qabes 02-03-1443 H 08-10-2021
Shejh Usame Khajat Tema: Rruga e drejtë dhe shtigjet e mirësisë
Falenderimi i takon Allahut që është Bujar e Mëshirëplotë. Atë e falenderoj për mirësitë e Tij të shumta e të gjithanëshme.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq. Ai na fton drejt vendbanimit të paqes dhe udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.
Dëshmoj se i nderuari ynë profeti Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Ai është udhëheqësi për në rrugën e drejtë dhe poseduesi i moralit më të lartë.
O Allah dhuro nderim e shpëtim mbi robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin mbi familjen dhe mbi shokët e tij, dhe mbi ata që e pasojnë me korrektësi rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut! Kijeni ndërmend mbikqyrjen e Tij dhe dijeni se do të qëndroni një ditë përpara Tij. “Ditën, kur njeriu do të shohë se ç’kanë bërë duart e tij.” (En-Nebe’ 40) “ atë Ditë njeriu do të kujtojë gjithçka që ka bërë.” (En-Naziat 35) “atë Ditë njeriu do të kujtohet – por ç’i duhet se u kujtua!” (El-Fexhr 23)
O Muslimanë rruga për tek Allahu është një e vetme e nuk ka rrugë të tjera veç saj. Ajo është rruga e drejtë e Allahut. Atë e ka vendosur si mundësi për të arritur te Ai, te kënaqësia e Tij dhe tek Xhenet e Tij.
Allahu i lartësuar ka thënë: “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” (El-Enam 153)
Allahu rrugën për tek Ai e ka bërë një të vetme sepse Ai është një i vetëm nuk ka të tjerë zota bashkë me të. Nga ana tjetër rrugët kundërshtare të rrugës së tij i ka përmendur në numrin shumës sepse ato janë të shumta e të ndryshme. Në hadithin e përcjellë prej Imam Ahmedit në Musnedin e tij dhe Derimiu në Sunenin e tij me zinxhir të mirë transmetimi prej Abdullah ibn Mesudit se Profeti Muhamed s.a vizoi në tokë një vijë të drejtë dhe pastaj tha: Kjo është rruga e Allahut. Pastaj vizatoi vija në të djathtë e në të majtë të vijës së drejtë dhe tha: Këto janë rrugë të ndryshme e në krye të çdo njërës prej tyre ka nga një shejtan që fton drejt saj. Pastaj lexoi: “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij.”
Rruga për tek Allahu është një e vetme. Ibul Kajim duke sqaruar këtë ka thënë: Allahu i lartësuar është i Vërteti i Qartë. E vërteta është një dhe kthehet te një i vetëm ndërsa lathitja është e pakufizuar. Ligjet e Allahut me shumëllojshmërinë dhe dallimet e tyre që të gjitha mblidhen rreth një feje të vetme me një të Adhuruar të vetëm.
Në hadithin e shënuar prej imam Buhariut dhe imam Muslimit në dy sahihet e tyre prej Ebu Hurejres r.a se i dërguari i Allahut s.a ka thënë: Profetët janë vëllezër shemrash,nënat e tyre janë të ndryshme por feja e tyre është e njëjtë. Fëmijët e shemrave janë ata që kanë një baba të vetëm e nëna të ndryshme.
Profeti s.a këtu ka shëmbëllyer fenë e profetëve me babanë e vetëm dhe ligjet e tyre më nënat e ndryshme. Kështu që ligjet e tyre edhe pse janë të shumta në numër burimin e kanë tek një baba i vetëm.
Për disa njerëz dija dhe mësimdhënia janë puna më e lartë dhe rruga për tek Allahu Ata me të kanë kursyer kohë dhe përpiqet të fitojë kënaqësinë e Allahut . Ai vazhdon të jetë i qëndrushëm në rrugën e dijes e mësimdhënies duke punuar gjithmonë sipas asaj që mëson derisa të arrijë tek Allahu nëpërmjet kësaj rruge apo të vdesë përgjatë saj për të shpresohet që të arrijë edhe pas vdekjes. Allahu i lartësuar thotë: “Kush mërgon për çështjen e Allahut, ai gjen shumë vendbanime dhe begati në tokë. Kush lë shtëpinë e vet, duke u shpërngulur për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe ndodh që t’i vijë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë.” (Nisa; 100)
Puna më e lartë për disa njerëz mund të jetë përmedja e Allahut dhe leximi i Kuranit të cilat dominojnë kohën e tij e të cilat përpiqet ti mbledhë si zahire dhe kapital kryesor për në botën tjetër. Një njeri i tillë kur sheh se është ndalur apo ka lënë mangët diçka prej saj mendon se ka humbur e ka dështuar.
Puna më e lartë për disa njerëz të tjerë është namazi saqë kur lë mangët atë normë që e kryen vazhdimisht apo që e ka lënë pa e realizuar për njëfarë kohe i errësohet zemra e i ngushtohet kraharori.
Disa njerëz si rrugë të tyre zgjedhin bamirësinë dhe ndihmën ndaj të tjerëve. Ai mundohet të përmbushë nevojat e të tjerëve, të zgjidhë problemet, të ndihmojë të vobektët me mënyra të ndryshme. Këtij njeriu i është çelur kjo derë dhe ai nëpërmjet saj ka zgjedhë rrugën për tek Zoti i tij.
Disa njerëz si rrugë të tyre zgjedhin agjërimin. Ai kur nuk agjëron i ndryshon zemra e i përkeqësohet gjendja.
Disa të tjerë si rrugë kanë zgjedhur Haxhin dhe Umren.
E disa të tjerë kanë hyrë në të gjitha këto shtigje. Ato përpiqen të shkojnë drejt Allahut me çdo fushë të mundëshme. Ata punojnë të arrijnë tek Ai me çdo shteg. Ai detyrat e adhurimit i ka bërë kiblen e zemrës së tij e i ka vendosur përpara syve të tij. Ai i synon ato kudo që të jenë dhe ecën pas tyre kudo që të shkojnë. Ai për çdo grupim përpiqet të marrë nga një hise. Kudo që të jetë adhurimi e gjen atë. Po të jetë dituri e gjen atë me njerëzit e saj, apo namaz do ta gjesh në mesin e atyre që falen shumë, apo përmendje të Allahut do ta gjesh në mesin e atyre që përmendin shumë Allahun, apo bamirësi do ta gjesh në mesin e bamirësve, apo dashuri, mbikqyrje, kthim tek Allahu do ta gjesh në mesin e atyre që e duan Allahun e që kthehen tek Ai.
Ai lëviz me fenë që urdhëron adhurimin e Allahut me çfardo të mbartet e ngado që drejtohet.
Ky është robi që ecën drejt Zotit të tij i drejtuar për tek Ai realisht; me zemër të lidhur me Të, me një dashuri të plotë aq sa për shkak të dashurisë që ka për të nuk kërkon asgjë tjetër veç Tij. Në zemrën e tij gjen vetëm dashurinë për Allahun dhe dashurinë për çështjen e Tij. Allahu do ta afrojë e do ta bëjë prej të zgjedhurve këtë njeri, do të kujdeset që zemra e këtij njeriu të drejtohet për tek Ai. Allahu do të kujdeset për tërë çështjet e këtij njeriu qoftë në fenë e tij e qoftë në jetesën e tij.
Një njeri që shijon diçka prej kësaj dhe e njeh rrugën që të çon për tek Allahu e pastaj e lë atë jeta e tij ka për të qenë pamundësi, brengë e mërzi. Vdekja e tij vështirësi e pikëllim. Kthimi tek Allahu mjerim e pendim. Kjo përshkak se e njohu rrugën për tek Zoti i tij e më pas u largua prej saj. Një njeri i tillë edhe nëse arrin disa dëshira apo përjeton disa kënaqësi zemra e tij do të mbetet e prangosur në pamundësi për tu shkëputur drejt hapësirave të teuhidit (monoteizmit), mejdaneve të qetësisë, kopshteve të dashurisë dhe sofrave të afërsisë.
Kush i kthen shpinën Allahut tërësisht o rob të Allahut dijeni se Allahu largohet tërësisht prej tij. Një njeri që largohet Zoti prej tij do të mbetet i shkatërruar e i hidhëruar në të gjitha punët dhe gjendjet e tij.
I humburi më i madh është ai njeri që e njeh rrugën për tek Zoti dhe largohet e i kthen shpinën asaj. Ai njeri që gjen një moment dashurie për Zotin por që i largohet dhe nuk hyn nëpërmjet saj në rrugën e Tij.
Allahu i madhërishëm thotë të vërtetën:
“Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër. Ai do të thotë: O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë kisha shikuar më parë? (Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar.” (Ta Ha; 124-126)
Allahu na bëftë dobi me udhëzimet e Librit të Tij dhe me traditën e profetit të Tij (salallahu alejhi ue selem).
Me këto fjalë i kërkoj falje Allahut të Madhërishëm e të Lartë për vete, për ju e për të gjithë muslimanët ndaj çdo gjynahu. Ai është falës e mëshirues.
Hutebja e Dyte
Falenderimi i takon Allahut. Ai ngre lart robërit që i binde dhe i poshtëron kundërshtarët. Unë atë e falenderoj. Zot tjetër veç Tij nuk ka. Të adhuruar me të drejtë veç Tij nuk ka.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë perveç Tij të vetëm e të pashoq në lartësi.
Dëshmoj se i nderuari ynë profeti Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij më i miri e më i zgjedhuri i krijesave të Allahut.
O Allah dhuro nderim e shpëtim mbi robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin mbi familjen dhe mbi shokët e tij, dhe mbi ata që e pasojnë me korrektësi rrugën e tij.
O rob të Allahut kur Allahu i drejtohet njeriut që ecën në rrugën që të çon drejt Tij atëherë këtij njeriu i ndriçohet jeta, i largohen errësirat e i shfaqet hijeshia e madhështisë dhe shkëlqimi i bukurisë. Banorët e qiejve të lartë drejtohen për tek ai me dashuri e miqësi sepse ata i vijnë pas Zotit të tyre të Lartësuar. Kur Allahu e do robin e tij edhe ata e duan. E një fakt i tillë na është treguar në hadith të cilin e kanë shënuar dy imamët në dy sahihet e tyre prej Ebu Hurejres r.a se i dërguari i Allahut s.a ka thënë: Allahu i lartësuar kur e do një rob thërret Xhibrilin e i thotë: Unë e dua filanin prandaj duaje edhe ti! Pas kësaj atë e do edhe Xhibrili. Ai pastaj thërret në qiej dhe thotë: Allahu e do filanin prandaj duajeni edhe ju! Kështu edhe banorët e qiellit e duan atë. Pas kësaj i vendoset pranimi në tokë. Allahu i bën zemrat e miqve të Tij të drejtohen për tek ky rob me dashuri e me mëshirë. E mos pyet se çfarë mirësie për atë rob tek i cili drejtohet Sunduesi i gjithçkaje, Poseduesi i madhështisë dhe bujarisë me dashurinë dhe nderimet e Tij. Banorët e qiejve të lartë dhe të tokës vështrojnë dret tij me madhërim e me nderim. Ky është shpërblimi i Allahut të cilin ia jep kujt të dojë e Allahu posedon mirësi të mëdha.
Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut dhe veproni çfarë të mundeni me sinqeritet duke pasuar rrugën e të dërguarit që të arrini dashurinë e Allahut.
Dërgoni salavate e selame vazhdimisht mbi më të mirin e krijesave të Allahut, Allahu i lartësuar thotë: “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!” (Ahzab 56)
O Allah shpëtoje Muhamedin, familjen e Muhamedit ashtu sikurse ke shpëtuar familjen e Ibrahimit. Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.
O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, ashtu sikurse bekove familjen e Ibrahimit. Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.
O Allah kënaqësia jote qoftë mbi prijësat e drejtë Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun mbi të gjithë familjarët, shokët e tij, me të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në Ditën e Kijametit, edhe ne bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë tënde, o më Fisnik i fisnikëve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
Mbroje fenë, shkatërroi armiqtë e fesë dhe tërë tiranët e shkatërrimtarët. Bashkoji zemrat e muslimanëve, forcoi rradhët e tyre, përmirësoi udhëdheqësit e tyre dhuroi atyre unitet rreth të vërtetës o Zot i botëve.
O Allah ndihmoje fenë tënde, librin tënd, dhe rrugën e profetit tënd Muhamedit salallahu alejhi ueselem dhe robërit e tu besimtarë, luftëtarë e të sinqertë.
O Allah na jep siguri në vatanet tona, na i rregullo prijësat dhe qeveritarët tanë.
Ndihmoje në të vërtetetën prijësin dhe udhëheqësin tone. Mundësoji atij të ketë shpurë të vlefshme.
O Allah jepi sukses në atë që ti do dhe kënaqesh o dëgjues i lutjes.
Jepi sukses Atij dhe pasardhësit të tij që të bëjnë atë çka është më e mira për islamin dhe muslimanët dhe jepi sukses në atë çka është e mirë për njerëzit dhe vendin! Tek ty është përfundimi ditën e Kthimit.
O Allah na dhuro devotshmëri në vetet tona, na i pastro se Ti je më i miri pastrues e tyre, ti je kujdestari i tyre dhe ndihmësi i vërtetë.
O Allah na e rregullo fenë e cila është baza e tërë çështjeve tona, na e rregullo dunjanë tonë në të cilën ne jetojmë, na e rregullo ahiretin tonë tek i cili do të jetë përfundimi jonë. Bëje jetën tonë shtim të çdo mirësie, vdekjen rehati prej çdo të keqeje.
O Allah na mundëso përfundim të mirë në çdo çështje tonën. Na mbro prej poshtërimit në këtë botë e prej ndërshkimit në botën tjetër.
O Allah mos na largo mirësitë e tua, mos na e largo faljen tënde, na ruaj prej ndërshkimin të papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt.
O Allah na mundëso të bëjmë punë të mira, të heqim dorë nga veprat e shëmtuara dhe ti duam të varfërit.
Na fal e na mëshiro. Nëse do të sprovosh ndonjë popull atëherë na merr jetën përpara se të përballemi me sprovën.
O Allah na mbro prej armiqve të Tu e armiqve tanë me çfarë të dëshirosh o Zot i botëve!
O Allah ti lëmë Ty të merresh me armiqtë e tu e me armiqtë tanë, na mbro prej sherrit të tyre!
O Allah shëroi të sëmurët tanë, mëshiroi të vdekurit tanë, na i plotëso ëndrrat tona, na mundëso në mbyllje kryerjen e veprave të mira.
O Allah na ruaj prej zgjebes, çmendurisë, lebrozës dhe prej çdo sëmundjeje të keqe!
Zoti ynë ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona e nëse Ti nuk na fal e nuk na mëshiron do të jemi prej të humburve!
Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
Nderimet e Allahut, shpëtimi dhe begatitë e Tij qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, dhe mbi gjithë shokët e tij.
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.