Përfundimi i kundërshtuesve  të  Zotit – Meka 18.01.2019

Hutbe nga  xhamia e Shenjtë e Mekes

12-5-1440 H   18-1-2019 D

Shejh Usame Ibn Abdullah  Khajat      Tema  Përfundimi i kundërshtuesve  të  Zotit

Lavdërimet për Zotin, Sunduesin, të Lavdëruarin, veprues i asaj që do, të Madhërishmin e lavdërojmë, Atë e falenderojmë për Madhërinë dhe Mirësinë e Tij, Atij i lutemi që të na japi më shumë nga mirësitë e Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Krijuesi, Filluesi, Formëdhënësi, Nismëtari dhe Rikrijuesi. Dëshmojmë se zotërija ynë dhe profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, që përgëzoi besimtarët për shpërblimin dhe vlersimin e madh, dhe paralajmëroi mohuesit për dënim dhe vuajtje të madhe. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi robin dhe të dërguarin e Allahut Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij të bindurit dhe të vendosurit në rrugën e drejtë. Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut: “Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (El-Bekare 281)

Adhurues të Zoti! Nga ato që u ka dhuruar Allahut xh.sh njerëzve të mençur nga robërit e Tij dhe i ka veçuar me të nga krijesat e tjera është se u ka dhënë mendjen e plotë, zemrën e gjallë, shpirtin e gjërë, mendimin e saktë, rrugën e drejtë, ndershmërinë dhe krenarinë, frikë respekt të plotë për Allahun, dhe Madhërim të vazhdueshëm për Të. Ata kujdesen për shkaqet që të shpien të fitosh  kënaqsinë, mëshirën dhe faljen e Tij, për rrugët për të fituar ndihmën dhe suksesin prej Tij, që të shpien në fitimin e sevapeve të mira nga bujarija e madhe e Tij. 

Allahu xh.sh ua ka dhënë të gjitha  këto që ti veçojë nga ata që do të jenë të humburit me punët e tyre : “Për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bënin vepra të mira?”(El-Kehf 1o4) 

I shikon gjithmonë produktiv dhe  në rritje, me rrugdalje të sigurta largë humbjes,  të ruajtur nga degradimi, udhëzues dhe drejtues larg veprave  që shpien në fitim jo të mirë dhe në humbje të madhe. Kjo sepse vlera më e madhe me të cilën ata përshkruhen, është se ata i binden Zoti dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. 

Është kjo  bindje që i ndihmon  ata në çaktivizimin dhe prishjen e çdo gjëje që turbullon këtë bindje, që ndikon në të ndikim domethënës, apo e dëmton, dobëson apo e zbret nga gradët e sajë, 

Nga më e rëndësishmja më të cilën merren njerëzit e mendjes apo të mençurit për vetet e tyre, për çfarë kujdesen dhe i kushtojnë vëmendje më së shumti është shmangia e kundërshtimit të Zotit dhe të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ajo është devijim, kokfortësi dhe mosbindje ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, derisa të bëhen kundërshtarë të tyre, të Allahut xh.sh  dhe Profetit.  Sikurëse ka thënë Imam Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë: “Sillen sikurëse sillen në kundërshti  duke lënë fenë dhe besimin dhe pasojnë vetet e tyre në mosbindje.”

Ka ardhur diskutimi për këtë grup kundërshtues dhe ndëshkimin e tyre në fjalën e Allahu të Madhërueshem ku thuhet: “Ne i dënuam kështu, sepse ata dolën kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që del kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ta dijë se Allahu është ndëshkues i ashpër.”(El-Enfal 13) 

Dhe në fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!”(En-Nisa 115)

Kjo kundërshti e Zotit dhe e të dërguarit të Tij, e cila është metodë dhe mendësi e mohuesve  që përgënjeshtrojnë dhe mohojnë argumentat e Zotit dhe të dërguarve të Tij, është kundërshti e madhe kundrejt bindjes së tyre. Kjo është me të cilën janë të pajisur me të të mençurit nga robërit e Zotit dhe elita nga krijesat e Tij. Prandaj nuk ka diçka të çuditshme nëse dhe dënimi është i madh dhe i tmerrshëm që do ta kalojë çdo njeri me ndjenja, me zemër të gjallë dhe mendje të shëndoshë, nuk është çudi se për ata që kanë kundërshtuar Allahun dhe të dërguarin e Tij, është përgatitur dënimi nga Allahu xh.sh. Ky dënim dhe ndëshkim e pret çdo njërin që kundërshton Zotin e tij, çdo njërin që e kalon kufirin që Ai ka caktuar, që nuk kthehet tek Allahu me kthim dinjitoz, nuk e mban premtimin, nuk ndjekën shembullin  e duhur, dhe nëse është nga ata që e zemërojnë Allahu xh.sh.  Nëse është nga ata që ndjekin  mendjet e tyre, Allahu xh.sh ja përshpejton ndëshkimin e rëndë i cili do të jetë shembull, mësim dhe jo një qortim i veçuar.

Allahu xh.sh u ka premtuar kundërshtuesve të rrugës së Tij dhe të dërguarit të Tij dënim të rëndë në këtë botë dhe përfundim shumë më të keq në botën tjetër.

Sa i përket kësaj bote Allahu xh.sh atyre që e kundërshtojnë rrugën e Zotit dhe të profetit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  ua ka zbukuruar vetet dhe punët e tyre, me kërkesën e tyre,  bazuar në atë që thotë Allahu xh.sh: “  Prandaj, më lër Mua me ata, që e mohojnë këtë Fjalë (Kuranin). Ne do t’i çojmë ata hap pas hapi drejt rrënimit të tyre, me mënyra që ata nuk i kuptojnë” (El-Kalem 44) Dhe siç ka thënë Allahu xh.sh: “Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë).”(Es-Saff 5)

Allahu xh.sh thotë gjithashtu: “Ne do t’i lëmë ata që të bredhin të verbër në humbje e mosbesim.”(El-En’am110)

Ndërsa sa i përket botës tjetër, ata do të hynë së zjarrin e xhehenemit që vlon nga temperatura e tij dhe do marrin dënimin e tyre. Sepse kush largohet nga udhëzimi rruga e tij është vetëm në zjarr ditën e kijametit, sikurëse ka thënë Allahu i Madhërishëm: “ (Engjëjve do t’u thuhet): “Mblidhini njerëzit e këqij, shokët e tyre (djaj) dhe idhujt që i kanë adhuruar.” (Es-Saffat 22) 

Allahu xh.sh thotë: “Të ligjtë do të shohin zjarrin dhe do të binden, se me të vërtetë, do të bien në të dhe nuk do të gjejnë largim prej atij.”(El-Kehf 53)

Adhurues të Zotit!

Me të vërtetë shenja treguese më e mirë për pastërtinë nga rruga e të kundërshtuarit të Zotit dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është Madhërimi i Zotit dhe frika e plotë për Të, bazuar në njohurinë për Madhështinë e Fuqisë së Tij dhe ashpërsinë e dënimit të Tij gjithashtu. Sikurëse pastërtia vjen me nënshtrimin ndaj të Madhërishmit, pranimin e urdhërave dhe ndalesave të Tij, pranimin e ligjeve të Tij dhe zbatimin e tyre tek njerëzit.

Për zbatimin e të gjithë këtyre kemi ndihmën më të madhe që është: Bindja ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në vështirsi dhe në lehtësi, sikurëse ka thënë Zoti i Madhërishëm në Kuran: “Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” Nëse shmangeni, (ta dini se) ai është përgjegjës për detyrën e tij, ndërsa ju për atë që jeni ngarkuar. E, nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë, kurse i Dërguari është i detyruar vetëm që të përcjellë qartë (Mesazhin Hyjnor).”(En-Nur 54)

Allahu i Madhërishëm ka garantuar ata që i binden dhe ndjekin rrugën e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke i siguruar udhëzimin që posedon pronari i këtij udhëzimi(profeti), duke qëndruar si një digë e pathyeshme mes tij dhe kundërshtisë së Allahu xh.sh dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Adhurues të Zotit! Ky udhëzim është frut i përgjigjes ndaj  thirrjes  së Allahut xh.sh dhe të dërguarit të Tij, për të cilën janë urdhëruar besimtarët nga Allahu xh.sh. Krijuesi i Gjithësisë ka thënë: “O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë!”(El-Enfal 24) Kjo është përgjigja të cilën na e ka bërë të qartë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “Nëse ju kam  urdhëruar për një çështje, zbatojeni atë sa të mundeni, në atë çfarë ju kam ndaluar largohuni prej sajë.” Hadithin e kanë transmetuar Buhari dhe Muslimi nga hadithet e Ebu Hurejrës, Zoti qoftë i kënaqur me të.

Kjo vjen prej të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, si qartësim i fjalës së Allahut xh sh. që thotë : “Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu, dënon vërtet ashpër.”(El-Hasher 7)

Adhurues të Zotit, Allahut xh.sh frikësojuni dhe bëni kujdes nga rruga që të shpie në kundërshtim të Allahut dhe të dërguarit të Tij, sepse prej saj ka vetëm humbje dhe dëshpërim dhe përfundim në zjarr të xhehenemit Zoti na ruajt nga ai.

Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e Kuranit Famëlartë dhe sunetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Zotit  të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët për të gjitha gabimet  me të vërtetë Ai është Falës.

 

LEXO  Shfrytëzimi i moshës

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Allahu xh.sh, udhëzuesi në rrugën e drejtë, Madhërinë e Tij e lavdërojmë për të mirat e mëdha dhe  të panumërta. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Mëshiruesin e Madh me Mirësitë e mëdha. Dëshmoj se zotërija dhe profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, poseduesi i moralit të lartë dhe i qasjes së duhur. O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij të devotshëm me moral të mirë. Në vijim

O adhurues të Zotit!  Me të vërtetë në fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë!”(El-Enfal 24)  Ka kuptim të madh, dobi, orientim të mirë dhe këshilla me vlerë siç e kanë bërë të qartë njerëzit e dijes nga komentatorët e Kuranit, prej tyre Abdurrahman es Sadiji, Zoti e mëshiroftë, kur ka thënë: “ Allahu xh.sh i urdhëron robërit e Tij besimtarë në atë që plotësohet besimi i tyre, siç është përgjigja thirrjes së Allhut dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Qëllimi me përgjigje është të drejtuarit drejta asajt çfarë ata urdhërojnë, marrje e inicjativës në këtë nisëm dhe të bërit thirrje në të, sikurëse dhe të larguarit nga ajo se çfarë ata kanë ndaluar.

Ndërsa fjala e Allahut xh.sh : “Kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë!” është përshkrimi për çdo gjë që ka bërë thirrje Allahu xh.sh dhe i dërguari i Tij, dhe sqarim për dobinë dhe urtësinë e çdo thirrjeje.  Me të vërtetë jeta e zemrës dhe e shpirtit me adhurimin e Zotit të Madhërishëm, dhe nevoja për bindjen ndaj Zotit dhe të dërguarit të Tij, paqja e Zotit qoftë mbi është e vazhdueshme.

Pastaj ka paralajmëruar për mospërgjigjen  apo kundërshtin ndaj Zotit dhe të dërguarit të Tij, paqja e Zotit qoftë mbi të,  duke thënë: “Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij” prandaj larg thyerjes së urdhërave që ju vijnë nga Zoti, që të jetë ajo kundërshti në mes jush dhe Zotit të gjithësisë kur Atë do ta dëshironi. Zemra ndryshon dhe se Allahu xh.sh është ndryshues i zemrës dhe e ndryshon sikurëse Ai dëshiron.

Le të thotë njeriu sa më shumë fjalët: “O Ndryshues i zemrave më bëj zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde, o Posedues i zemrave më drejto zemrën në bindjen ndaj Teje.”

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni nga ata që i përgjigjen Allahut dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, sepse ajo me të vërtetë është imunitet dhe  mbrojtje nga luhatja dhe rruga drejtë kundërshtisë.

Lutuni dhe përshëndeteni krijesën më të mirë të Zotit, jeni urdhëruar për këtë në Librin e Allahut, kur ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd  Muhamedin a.s. dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë,  Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  mbi familjet e tyre dhe shokët e tyre, pasuesit e tyre (Tabiinët)dhe mbi ata që i ndjekin me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe  me ta me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, o Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, o Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, dhe mbro bartësit e fesë.

O Zot shkatërro armiqt e fesë dhe të gjithë tiranët, sunduesit e padrejtë dhe shkatërruesit.

O Zot bashko zemrat e muslimanëve, njëso rreshtat e tyre, përmirso drejtuesit e tyre, bashko fjalën e tyre në të vërtetën o Zoti i Botrave.

O Zot ndihmo fenë dhe librin Tënd, synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndihmo robërit e Tu besimtarë besnikë dhe që përpiqen në rrugënTënde o Zoti i Botrave. 

O Zot na jep siguri në vendin tonë, përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

Mbështete në të vërtetën kujdestarin tonë dhe kujdestarin e dy xhamive të shenjta. Jepi sukses atij  dhe zëvëndësit të tij  në atë që është e mirë për Islamin dhe muslimanët, dhe në atë që është për përmirsimin e popullit dhe të vendit, o Zot tek  Ti është kthimi jonë ditën e caktuar.

O Zot jepu shpirtrave tanë devotshmëri dhe pastroj ato sepse Ti je Ai që i Pastron ato.

O Zot na  përmirso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmiso jetën tonë( Në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë. 

O Zot! Na përmirso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. O Zot ! Na  bëj këtë jetë vend të punëve të mira, dhe na e  bëj vdekjen të qetë  nga çdo e keqe.

O Zot na mundëso të bëjmë vepra të mira dhe tu largohemi të ndaluarave, të duam të varfërit, na fal dhe na mëshiro. Nëse ke caktuar për një popull fitne dhe përçarje na largo nga ata pa u prekur nga intrigave.

O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, pikëllimi i denimit Tënd, ndryshimi i Faljes Tënd dhe nga zemërimi Yt.

O Zot përmirso gjendjen tonë në të gjitha çështjet dhe na ruaj nga turpërimi në këtë  dynja dhe dënimet e botës tjetër. 

O Zot shëro të sëmurët tanë, fali të vdekurit tanë, na mundëso vepra nga ato që je i kënaqur me ne, dhe na bëj që ta mbyllim këtë botë me të mira dhe të dobishme nga veprat tona.

O Zot na largo armiqt tanë dhe armiqt Tu siç dëshiron  o Zoti i Botrave. O Zot na largo armiqt tanë dhe armiqt Tu siç dëshiron o Zoti i Botrave. O Zot na largo armiqt tanë dhe armiqt Tu siç dëshiron o Zoti i Botrave.

O Zot të lutemi të jeshë në përballje me armiqt tanë dhe armiqt Tu, dhe kërkojmë të na Mbrosh nga të këqijat e tyre. O Zot të lutemi të jeshë në përballje me ta dhe kërkojmë të na Mbrosh nga të këqijat e tyre.

O Zot shkruaji shpërblimin e dëshmorit për atë që vritet nga ushtarët tanë në kufinj, o Zot shkruaji shpërblimin e dëshmorit për atë që vritet nga ushtarët tanë në kufinj, ngrij ata në grata të larta, fali ata në të dy botët, bëj që të jenë në shoqërinë e të mirëve të parë nga besimtarët, na fal ne sëbashku me ata o Zoti i Botrave.

O Zot ruaj Saudinë me rojet Tua, dhe mbroje atë me mbrojtësit Tu. O Zot thyej kurthet e kurthëngritësve ziliqarë dhe atyre që kanë smirë. O Zot largo nga Saudija kurthet e atyre që kanë smirë dhe janë ziliqarë ndaj nesh. O Zot ruaj saudinë dhe të gjitha vendet e muslimanëve nga kurthet e ziliqarëve dhe atyre që kanë smirë o Zoti i Botrave.

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” (El-Araf 23)

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)” (El-Bekare 201)

O Zot fale dhe mëshiroje të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.

Falenderimi i takon Zotit të Botrave.

Post Author: endrit