Këshilla për përmirësimin e individit dhe shoqërisë

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    19-06-1446 H   20-12-2024 D

Shejh Dr. Jusuf  Ebu Sunejneh

Tema  Këshilla për përmirësimin e individit dhe shoqërisë

Lavdërimet janë për Allahun, i Cili është i lavdëruar në vazhdimësi, prej të Cilit shpresohetçdo gjë, nga i Cili pritet shpërblimi dhe prej ndëshkimit të Tij frikësohemi.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok. “Çdo gjë do të shkatërrohet, përveç Fytyrës (Qenies) së Tij! Atij i përket vendimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë!” (El-Kasas 88)

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar e dërgoi atë pas një kohe nga të dërguarve të kaluar, që ishin shekuj të boshatis, nga feja dhe besimi, me njerëz të rraskapitur dhe me tirani të shtuar. Ai përcolli mesazhin, përmbushi emanetin dhe këshilloi umetin. Lutemi dhe e përshëndesim atë që është veçuar me pozitën e lavdëruar dhe luginën e dalluar, në Xhenet, lutje dhe përshëndetje, për familjarë e tij të cilët ishin besnik ndaj fjalës së dhënë, dhe për shokët e tij, ushtarët më të mirë. O Zot, ne të drejtohemi nga ky vend i pastër, nga shtëpia Jote e bekuar, Aksa, e cila është themeluar mbi devotshmëri, të lutemi, që të mëshirosh umetin tonë Islam, muslimanët në çdo vend, në Gaza dhe në këtë vend,  dhe në tokën e Shamit të bekuar, o Zoti i botëve.

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka bërë ne nga banorët e Shamit, vend të cilin, e ka bekuar Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar për  mbarë botën, ka bërë banorë të tij, Shamit, të dërguar dhe profetë, njerëz të drejtë dhe të sinqertë,  e ka rrethuar atë me Melaike të afërt të Tij dhe e ka bërë atë nën kujdestarinë e Tij. Ndërsa banorët e tij i ka bërë që të jenë të vendosur në të vërtetën, të cilët nuk i dëmton kush i tradhton, braktisën ata deri në ditën e Kijametit. Në këtë vend do të zbresë i Isai, i biri i Merjemes, për të forcuar fenë dhe për të ndihmuar monoteistët, ata që besojnë në Një Zot të Vetëm.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Ju jeni në tokën tuaj të shenjtë! “ Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102) Thoni vetëm të vërtetën, mëshironi jetimin, ndihmoni të humburin, bëhuni kundërshtar i shtypësit, i të padrejtit, ndihmues i të shtypurit dhe në rrugë të Zotit të mos ju frikësojë asnjë gjë. Bëni kujdes nga Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar sepse Ai Vetë ju ka paralajmëruar. Qëndroni të unifikuar, bashkuar dhe të lidhur, qëndroni larg ndasive, përçarjeve dhe grupacioneve, sepse ato janë të turpshme dhe prej tyre kanë humbur të parët dhe janë poshtëruar ata që kishin nder të madh. Bëhuni njerëz me zëmër të pastër sepse për ndryshe në mesin tuaj do të zvarriten akrepat. Jini të lirë dhe fenarë  ndriçues në të mirë. E ndoshta keni marrë mësim nga ata që me krimet e tyre u turpëruan dhe me padrejtësitë e të cilëve kanë bërë të ndihet të tmerruar, ata i kanë braktisur të afërmit  dhe janë gëzuar me ta armiqtë e tyre, prej tyre kanë hequr dorë të largëtit dhe të afërmit i kanë shmangur. Çfarë pikëllimi dhe keqardhjeje.

O adhurues të Zotit! Lavdërojeni Allahun që ju ka udhëzuar në Islam dhe ju ka bërë pjesë të umetit të Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Falënderojeni Zoti për mirësitë e Tij, ka  furnizimin tonë në Dorën e Tij dhe nuk na ka lënë në dorën e dikujt tjetër. Zoti ju mëshiroftë, ruajeni atë që Zoti ju ka besuar, ruajeni shtëpinë e Tij të shenjtë, Aksanë, sepse ajo është dashuria e zemrave tuaja, ajo është e përzgjedhura, e dalluara e Zotit nga vendet e Tij. Në këtë tokë të pastër janë njerëzit e përzgjedhur të Zotit nga robërit e Tij. Mbi të ka zbritur mëshira e Allahut dhe begatia në të është gjithëpërfshirëse. Në Ether ka ardhur për fjalën e Allahut të madhërishëm dhe të Lartësuar që thotë: “ Dhe vëri veshin thërritësit që thërret prej një vendi të afërt.” (Kaf 41) “ Israfili qëndron në ambientet e Bejtul Makdisit, Kudsit dhe thotë: O ju kocka të kalbura, ju lëkura të grisura dhe ju qime, flokë të këputura, vërtetë Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar të urdhëron që të mblidhesh, grumbullohesh për momentin e fundit, gjykim.” Çfarë llogarie që do të jetë atë ditë!

LEXO  Porosi dhe paralajmërim

O ti rob që je veçuar në gropën tënde, në varr! Miqtë dhe familjarët e tu janë shkëputur prej teje dhe nuk ka shoqërues për ty përveç Zotit.  Urime për atë që shoqëruesi i tij është i mirë dhe mjerë për atë që shoqëruesi i tij është i keq.

O ti njeri! Deri kur do të thuash që nesër do të bëjë këtë dhe pasnesër do të bëj këtë? E nëse nuk agjëroj do të bëj kështu? Kur të kthehem nga udhëtimi im do të bëj këtë? Ke neglizhuar udhëtimin tënd të gjatë dhe ke harruar Melekun e vdekjes. A nuk e ke mësuar se deri në të nesërmen ka një natë në të cilën merren shumë  shpirtra? A nuk e ke mësuar se Meleku i vdekjes nuk do të presë ty me shpresën tënde të gjatë? A nuk e ke mësuar se vdekja është fundi i çdo të gjalli? A nuk e parë të shtrirë nga vdekja në mesin e të dashurve të tij ? Nuk është i aftë që të japë përgjigje, pasi ishte argument i kundërshtarit, kështu që ata u treguan të sjellshëm dhe bujarë me të?

O ti që je mashtruar nga rinia dhe jeta jote e gjatë! O ti që krenohesh me pasurinë dhe pushtetin tënd! Kujto sa më shumë vdekjen dhe bëhu adhurues i Zotit, mbështetu dhe kërko falje tek Zoti.

Adhurues të Zotit! Sahabiu i nderuar dhe shkruesi i shpalljes, Muavijetu Ibn Ebu Sufjan, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “  Nuk do të  mbetet asgjë nga kjo botë përveç fatkeqësisë dhe tundimit, fitnes.”

Zoti na ruajte të gjithëve nga fitnet, prej atyre që janë shfaqur dhe atyre që nuk janë shfaqur. I lumtur është ai  që ju shmanget fitneve dhe ai që sprovohet dhe bën durim. Koha nuk ka rehati, argëtim, koha e gjitha është përpjekje.

O ti muslimanë! Nëse mbi ty zbret fatkeqësi përdor durimin, nëse mbi ty zbret mirësi përdor falënderimin, mirënjohjen ndaj Zotit, e kur mbi ty të zbresë caktimi, gjykimi, përdor kënaqësinë ndaj Zotit.  Përkujtimi i Zotit me pastërti e bën njeriun të harrojë pikëllimin e fatkeqësisë.  Imam Ebu Husej En Nurij, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kam qëndruar pranë një shejhu, të moshuari  që rrihej me kamxhik, kam numëruar një mijë kamxhikë ndaj tij ndërsa ai heshte, kështu që e vlerësova durimin e tij pavarësisht moshës, pleqërisë së tij. Kur e futën në burg, hyra tek ai dhe e pyeta për durimin e tij në pleqërinë e tij.  Ai më ka thënë: O vëllai im, fatkeqësinë e përballon  vendosmëria dhe jo trupi.”

Pikëllimet dhe vështirësitë i ka dhënë Zoti i Plotfuqishëm pastrime, ndërsa fatkeqësia e vazhdueshme është e rezervuar për ata që janë njerëz të adhurimeve, në mënyrë që ata të jenë gjithmonë me Zotin dhe të përmbahen nga animi nga dikush tjetër përveç Zotit. Pastaj për aq kohë sa fatkeqësia zgjat tek njeriu  zemra e tij bëhet më e fortë, bëhet më e dobët dëshira, egoja e tij dhe kthehet tek Zoti i tij.

O adhurues të Zotit! Përkujtoni se shkatërrimi, i gjithë shkatërrimi është që të merreni me vepra të këqija në kohë fatkeqësish.

O ju muslimanë! Ne në këto ditë të vështira k kemi nevojë për një shoqëri të pastër të përbërë prej  njerëzve me zemra të shëndosha. Nuk kemi nevojë për ata që hanë rryshfetin,  as për ata që ushqehen nga ushqimi i të padrejtëve,  as për atë që lëndon njerëzit me gjuhën e tij dhe njerëzit frikësohen nga sherri, e keqja e tij, as për atë që bartën thashethemet dhe lajmet e rreme. Nuk kemi nevojë as për atë që përhapën fjalën që lëndon njerëzit, dhe betohet se nuk është ai që e ka përhapur atë, as për atë që fjala e tij është e hidhët për vëllezërit e tij muslimanë, as për atë që flenë gjumë dhe ka mëri me vëllain e tij, as për atë që hedhën shikimin e tij pa nevojë. Na mjafton kjo gjendje në të cilën jemi.

LEXO  Këshilla për muslimanët për të arritur devotshmëri dhe siguri

Ne këtu në tokën e shenjtë, Bejtul Makdis, Kuds, jemi sprovuar me fatkeqësi të mëdha. Por, lavdërimet janë për Allahun, kemi bërë durim dhe kemi qenë të kënaqur me atë që Allahu ka shkruar, caktuar për ne. Nga këtu ju themi njerëzve tanë në Gaza:   “(e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!”(Er-Ra’d 24) Zoti ju shpërbleftë dhe ju frymëzoftë me durim, na dhuroftë neve dhe juve falënderimin, mirënjohjen ndaj Tij.  Përkujtoni se vetet tona, familjet tona, paratë tona, fëmijët tanë dhe gratë tona janë nga dhuratat më të mira të Zotit, të cilat njeriu mund t’i gëzojë për një periudhë të kufizuar dhe privohet prej tyre në një kohë të caktuar. Pastaj ka obliguar për ne që të jemi falënderues nëse na i dhuron dhe durim nëse na sprovon prej tyre, sepse për ju do të jetë mëshira dhe udhëzimi, pranimi dhe kënaqësia nga Zotëruesi i Mëshirës dhe Mirësisë.

Adhurues të Zotit! Vërtetë fatkeqësia është një nëse duroni dhe ajo shtohet në shumë nëse nuk bëni durim. Paraardhësit, selefet tanë, kanë kaluar para jush të cilët ishin të mirë në të qarë, dhe kanë mbetur pasardhës si ata që ishin të mirë në pikëllim. Por se të qarët nuk e kthen dot të kaluarën, dhe me pikëllim nuk bëhet e mirë pjesa tjetër e jetës së mbetur. E ne pas pak kohësh do të bashkohemi me ta në atë botë, prandaj jini të duruar. Sepse ka ofruar dy gjëra për ju, e nëse do t’ju ktheheni ata do të jenë të dobishme për ju.

Ne jemi në vështirësi. Gjendja ka ardhur deri në një pikë sa që gratë vajtuese ngrihen, një prej tyre duke qarë për jetën e saj të kësaj bote, një tjetër duke qarë për poshtërimin e saj pas lavdisë së saj, një tjetër duke qarë e  përmalluar për varrin e saj, një tjetër duke qarë për urinë e fëmijëve të saj, një tjetër është duke qarë sepse ushtarët janë vërsulur kundër saj, sa keq, mjerë për një umet që gjendja e tij është e tillë. Gruaja muslimane është krenare dhe bujare, nëse i vdiste fëmija i saj, ajo vendoste kokën e tij në prehrin e saj dhe thoshte: “Për Zotin, ikja e juaj para meje është më e mirë për mua sesa vonesa juaj pas meje, durimi im ndaj teje është më i mirë se shqetësimi im për ty, dhe nëse ndarja me ju është keqardhje, është më mirë të pres shpërblimin tënd.”

Adhurues të Zotit! Vdekja e fëmijës është çarje në zemër, vdekja e babait është thyerje e shpinës, vdekja e vëllait është këputje e krahëve dhe vdekja e nënës është trishtim i përhershëm.

Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar e lusim që të na ruaj të gjithë ne, të ruaj të burgosurit tanë, të pranojë dëshmorët tanë, të japë shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit tanë.

LEXO  Vëllazëria në Islam - Shejh Ismaijl Henijeh

Adhurues të Zotit! Ka ardhur nga shërbëtori i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk refuzohet lutje në mes Ezanit dhe Ikametit.”

Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje. Fitorja është për ata që tek Allahu kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun, të Cilit i përket krijimi dhe urdhri, pushteti i kësaj bote dhe i botës Tjetër, Ahireti, Ai ia jep pushtetin kujt të dëshirojë dhe ia heq kujt të dëshirojë, lartëson kë të dëshirojë dhe poshtëron kë të dëshirojë. Çdo e mirë është në Dorën Tij! Ai është vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, në qiell është Arshi, froni i Tij dhe në tokë Pushteti i Tij, me Emrin e Tij shërohet çdo sëmundje dhe përmes Tij largohet çdo pikëllim dhe fatkeqësi. Drejt Tij ngrihen duart me përgjërim dhe lutje në vështirësi dhe në kohë të mirë, në fatkeqësi, në të rënda  dhe në begati. Madhërimi është për Allahun, i përgjigjet nevojtarit kur Atij i lutet.

Dëshmojmë se i dërguari, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është sikurse u dërgua,  se Kurani është sikurse është zbritur, caktimi është sikurse është caktuar, se Kijameti do të vijë dhe në të nuk ka pikë dyshimi dhe se Allahu do të ringjalli ata që janë në varre.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Çfarë është kjo që po shikojmë sot?! Dobësi dhe shpërndarje, dhe e gjithë kjo çon në disfata, dëmtim dhe shkatërrim. Botë me ndikime, dëshira të hapura dhe mëri të bartura. Me çfarë fytyre do ta takoni Zotin tuaj?! Ju ka kërkuar të jeni larg një çështje por ju e dëshironi atë,  ju ka nxitur në një çështje por ju u larguar, u treguat asket, larg saj. Vërtetë ata janë të uritur kur ju jeni të ngopur, ata janë të etur kur ju ngopeni, zhvishen ku ju mbuloheni, qajnë kur ata qeshin, ngrihen kur ju flini dhe frikësohen kur jeni të sigurt.

Ndërsa ju, o zyrtarë! Përmirësoni të thyerën dhe lehtësoni të vështirën, sepse i pasuri është bërë i varfër dhe i varfëri lajkatarë dhe ka arritur prej tij deri në pikën e mbytjes. Organizoni çështjen tuaj dhe ruajuni nga gjaku i muslimanëve. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush bashkëpunon në vrasjen e muslimanit qoftë dhe me një gjysmë fjale  ditën e Gjykimit do të takojë Allahut dhe në ballin e tij do të ketë të shkruar; I dëshpëruar, larg, nga mëshira e Zotit.” Sepse zhdukja e botës dhe e asaj që ka në të është më e lehtë tek Zoti sesa të vrasësh një musliman padrejtësisht.

O ju muslimanë! Merreni parasysh atë që shihni dhe kini kujdes për atë që dëgjoni, para se të bëheni shembull për ata që shikojnë dhe mësim për ata që dëgjojnë. Ndërsa ju, o të burgosurit tanë trima: mos e humbni shpresën nga mëshira e Zotit. Përkujtoni se sado e ashpër të jenë dhimbjet dhe vështirësitë, lehtësimi është afër dhe i pashmangshëm, do të gëzoheni me sigurinë dhe qetësi, me paqe dhe me rehati, me lavdinë dhe me dinjitetin. Zoti na bëftë prej atyre që i frikësohen Zotit të tyre në të fshehtësi dhe janë të preokupuar për momentin e Kijametit.

Zoti dhe Sunduesi ynë, fytyrat janë regjur nga gjynahet e shumta dhe veprat e këqija, ke penguar nga ne shiun që të disiplinosh robërit e Tu, o i Butë të lutemi, o Ti prej të Cilit nuk dihet vetëm se  e mirë, na je ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit, largo nga ne fatkeqësitë çfarë nuk mund ti largojë dikush tjetër përveç Teje.

O Zot, tek Ti kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës i Madh, dërgo për ne nga qielli shi të bollshëm, na shto pasurinë dhe fëmijët, na jep për ne kopshte e lumenj!

O Zot, Ti që dëgjon zërat, lutjet tona, që u përgjigjesh thirrjeve tona, o Ti që heq pengesat, Ti je i pasur, nuk ke nevojë për diçka, Bujar,  mos i zhgënje shpresat tona, mos i refuzo lutjet tona, na bëj të sigurte nga dënimi Yt para vdekjes tonë, pas vdekjes dhe gjatë vdekjes.

O Zot, Ti na e ke tregua aftësinë Tënde, na trego faljen Tënde, o Zoti i botëve.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërishëm, Ai ju kujton ju, falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/933137685438736

Post Author: endrit