Bindja ndaj të Gjithëmëshirshmit dhe mbështetja për njerëzit e besimit

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     17-12-1446H   13-06-2025 D

Shejh Muhamed Sarandah

Tema    Bindja ndaj të Gjithëmëshirshmit dhe mbështetja për njerëzit e besimit

Lavdërimet janë për Zotin i Cili ka krijuar njerëzit dhe e përsosi krijimin e tyre, solli fenë dhe e legjitimoi atë, caktoi furnizimin dhe e shpërndau atë, bëri që hëna të lëvizë dhe të shfaqet, lindi, ndriçoi dritën dhe e bëri atë që të shkëlqejë, bëri qiellin tavan të ngritur dhe tokën e gjërë, si një qilim. Nuk ka ndryshim në atë që Ai e krijoi dhe nuk ka zëvendësim të asajt që Ai ndërtoi, nuk ka ngritje për atë që Ai vendosi, uli, dhe  nuk ka ulje për atë që Ai ngriti, s’ka Zot tjetër përveç Tij dhe nuk ka shok, ortak me Atë.  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok. Ai është i Plotëfuqishëm andaj është i Lartësuar, Ai është më i Larti prandaj është i pamposhtur. Çdo gjë i është përulur dhe nënshtruar Madhështisë së Tij. Ai është i Pari dhe i Mbrami, i Dukshmi (me argumente) dhe i Padukshmi (me sy). Sytë nuk e shikojnë Atë. Sekretet e Madhështisë e mbulojnë Atë, kështu që para Tij ndalen dyshimet. Lavdia është për Atë, para të Cilit të gjitha fytyrat janë të përulura para Madhështisë së Tij dhe të gjitha janë nën kontrollin e Tij, e Ai është Zoti.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ai që kërkonte falje dhe pendohej tek Zoti. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, modeli dhe shembulli për të moshuarit dhe të rinjtë. Morali i tij ishte libri, Kurani Famëlartë, mendimi i tij është i saktë dhe fjalët e tij janë dijeni për të gjykuar. Model për popujt, kulmi i ambicies dhe perla e atyre që janë afër tij dhe të dashurit e tij. Atij i janë ofruar bota me thesaret e saj, por furnizimi i tij prej saj ishte si furnizimet për një udhëtar. Ai hipi mbi deve, flinte mbi rrogosë, riparonte sandalet dhe arrnonte rrobat e tij. Ai e ndriçoi botën me sunetin e tij dhe e shpëtoi umetin me ndërmjetësimin e tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, sa kohë që erërat fryjnë me lajme përgëzimi dhe retë sjellin lajme të mira. Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ka thënë: “ Do vijë një kohë, që popuj do bashkohen t’ju vërsulen, ashtu siç vërsulet kafsha grabiçare, egërsira, ndaj presë së saj.” Dikush ka pyetur; “ A për shkak të të qenit tonë të pakët në atë ditë?” Ai ka thënë: “ Përkundrazi, ju në atë ditë do të jeni shumë, por se ju jeni të lehtë, llum, sikur llumi i përroit. Zoti do të largojë frikën nga gjokset e armiqve tuaj ndaj jush dhe Zoti do të mbjell në gjokset tuaja vehn, dobësin dhe frikën.” Pyetësi ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, e çfarë është vehni, dobësia dhe frika?” Ka thënë: “ Dashuria për këtë botë dhe urrejta e vdekjes.”

Fitnet dhe vehni, dobësia, janë papastërti dhe poshtërim. Nëse dashuria për këtë botë është thelbi i çdo gjynahi,  dashuria e kësaj bote dhe urrejtja e vdekjes janë shkak për çdo poshtërim. Grindje për këtë botë, luftë për para, pasuri, dashuri për epshe dhe konkurencë për pozita, na kanë sjellë poshtërimin  në mes të popujve, pasi që ishim në pozitat më të larta të tyre. Çfarë është kjo dobësi?!  Çfarë është ky poshtërim?! Në kohën kur Zoti shpalli fenë e Tij nëpërmjet të dërguarit fisnik, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  dhe shokëve të tij fisnik, u shtua shqetësimi i tij për umetin e tij dhe e paralajmëroi atë kundër asaj që do t’ia zvogëlonte forcën, dhe është betuar duke thënë: “ Për Zotin nuk është varfrija ajo nga e cila fikësohem për ju.”

LEXO  Gëzimi i Bajramit dhe disa nga kuptimet e tij

Sot, umeti musliman ka miliarda pasuri të grumbulluar dhe tonelata ari të ruajtura, ndërsa fuqia koloniale po e shkatërron umetin mbarë. Amer bin Al-Jarrah pasi që u kthye me taksën e Bahreinit, ku drita e Islamit kishte arritur në atë vend, ku Islami kishte fjalën e tij, pasurinë që kishte mbledhur e sollën tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ai është betuar duke thënë: “ Për Zotin nuk është varfrija ajo nga e cila fikësohem për ju, por se unë frikësohem se mos jeta e kësaj dynjaje do t’ju bëhet e lehtë, ashtu siç u bë e lehtë atyre para jush, dhe se do të garoni për të, ashtu siç garuan ata për të.” Çdo garë në epshe dhe dyshime; domethënë, sa herë që garoni në epshe dhe dyshime, hyni në një kafaz të hekurt të quajtur dashuri për këtë botë dhe urrejtje për vdekjen, dhe shndërroheni në llum si llumi i përroi, derisa të bëheni pluhur në ajër. “ Dhe do të ju shkatërrojë sikurse i shkatërroi dhe ata para jush, dashuria për këtë dynja.”

Pelegrinët, haxhinjtë, në shtëpinë e shenjtë të Zotit,  Qabe, i kryenë ritualet e tyre dhe e lavdërojmë Zotin që ata janë kthyer në shtëpitë e tyre të shëndosh e mirë dhe të sigurt. I lutemi Zotit të Madhërishëm që të bëj Haxhin e tyre të pranuar, përpjekjet e tyre të shpërblyera, gjynahet e tyre të falura dhe tregtinë e tyre që nuk do të humbasë. Ajo që nuk mungoi tek masat e  pelegrinëve, haxhinjëve ishte vuajtja e umetit Islam në Palestinë dhe në tokën e Israsë dhe Miraxhit. Ashtu sikurse dy miliardë muslimanë, ata i luten Zotit që ta largojë hidhërimin dhe shqetësimin nga umeti Islam dhe t’i largojë atij poshtërimin, dobësinë dhe turpin. Zjarri i fitneve dhe përçarjeve që është ndezur dhe ka dobësuar muslimanët në botën Islame ka bërë që umeti të përjetojë fatkeqësi. Por ata nuk nxorën asnjë mësim. Adhurimi i tyre u bashkuar në një qëndrim global besimi,  por nuk është unifikuar fjala e tyre. A e mësuan ata që janë në pushtet kuptimin dhe objektivat e Haxhit? Apo çështja mbeti e kufizuar në grupime dhe rregullim? Ja ku jemi, duke plotësuar një shekull vuajtjesh nga poshtërimi, turpi dhe neveria. Dhe sa më shumë që hidhërimi na shtohet dhe harrojmë dinjitetin tonë, Zoti largon nga zemrat e armikut tonë frikën ndaj nesh.

Ajo është jeta e kësaj bote, paratë dhe kënaqësitë e saj. Asnjë fatkeqësi nuk ndodh përveçse si pasojë e një gjynahi, dhe se ajo nuk zhduket përveçse me pendim. Omer Ibn Abul Azizi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Njerëzit goditen nga fatkeqësitë në varësi të imoralitetit që ata kryejnë.” Beteja është që të kthehemi tek vetet tona dhe të pranojë për mangësitë tona para Zotit, fesë dhe legjislacionit të Tij. Për këtë arsye e kemi urryer vdekjen,  kërkuar një jetë poshtëruese dhe e shtuam atë në korriz të fesë dhe dinjitetit tonë. Kështu që, për disa, toka dhe shenjtëria e saj u bënë të parëndësishme, sikurse dhe vend udhëtimi i profetit për umetin u bë i parëndësishëm. Ka ndryshim të madh midis atij që e popullon tokën me fe dhe atij që fiton botën dhe është arrogant ndaj fesë. Fillimi i dobësisë dhe brishtësisë është në mosbindjen ndaj ligjit të Zotit dhe vendimeve të Tij. “Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.”(En-Nur 63)

LEXO  Pendohuni tek Zoti - Aksa 20.03.2020

Ambicia dhe epshi për dashurinë tokësore i ka shtyrë disa drejt normalizimit dhe rënies, dhe ka pasur një devijim nga shqetësimet e umetit. Sa më shumë që umeti e do këtë botë dhe ajo, dynjaja, bëhet dominues, aq më shumë rritet përçarja dhe ndarja, dhe urrehet vdekja. Toka e Islamit nuk u vodh përveçse pas shfaqjes së një grupi spektatorësh që janë bashkëpunëtorë, lakmitarë dhe komplotojnë kundër umetit dhe bijve të tij. Ata, shqisat e të cilëve, janë bërë të mpira dhe zemrat e të cilëve kanë vdekur. Sëmundja e heshtjes dhe plaga e memecitetit kanë filluar të përhapen midis atyre që kanë forcën e mendimin dhe përgjegjësisë, dhe gjuhët e të cilëve janë bërë të heshtura. Ata e drejtojnë umetin drejt çështjeve të parëndësishme, duke përdorur agjentët e tyre për t’u shpëlarë trurin popujve dhe për t’ua larguar vëmendjen nga prioritetet, krenaria dhe shqetësimet e tyre. Ndërsa Aksa thërret duke kërkuar ndihmë: Ku është bota Islame?!

Umeti vazhdon të korrë pasojat e ligësisë së tij.  Nuk ka fuqi dhe nuk ka forcë tjetër përveç Zotit. Sëmundja e besnikërisë ndaj perëndimit të pafe dhe konkurrenca për të kënaqur faraonët e kohës i ka përkeqësuar gjërat. Kështu që ata kanë harruar urinë e popullit tonë të rrethuar, izoluar, dhe kanë injoruar çdo shkelje të Aksasë. Ata janë të pakujdesshëm në neglizhencën e tyre. “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” (Esh-Shu’ara’ 227) Megjithatë, besimi ynë në Zot është i lartë dhe përfundimi i mirë është për të drejtët, të devotshmit, por se ju  jenë të padurueshëm, nxitoheni. Për muslimanët nuk ka fuqizim, lavdi përveçse duke ndjekur fenë e tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Poshtërimi dhe turpi janë caktuar për këdo që nuk i bindet urdhrit Tim.” Temim Ed Darij, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Njoha lavdinë, fuqinë dhe poshtërimin nga familja ime. Ata që u konvertuan në Islam u mbuluan me mirësi, nder dhe lavdi, ndërsa ata që u larguan nga udhëzimi u mbuluan me poshtërim, degradim dhe turp.” Prandaj, për besimtarët që janë të lidhur, të vendosur dhe të palëkundur, nuk ka dëshpërim; sepse Allahu është i Plotfuqishmi që nuk mund të mundet, mposhtet. Lavdia për besimtarin i jep atij guxim dhe përulësi para Zotit të Lartësuar. Kush qëndron para portës së  të Plotfuqishmit do të jetë i palëkundshëm, i vendosur, dhe me besim. I Plotfuqishmi nuk e lë në baltë askënd që hidhet në ‘krah’ e Tij, prandaj nuk ka shqetësim për këdo që strehohet tek i Plotfuqishmi. “Kur dy grupet panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë!” Ai tha: “Kurrsesi! Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën.”(Esh-Shu’ara’ 61-62) Nëse bota bëhet shumë e ngushtë për ty, të vështirësohet jeta në të, të sulmojnë armiqt dhe të kaplon frika, thuaj: “Zoti im është me mua, Ai do të më udhëzojë.”

Ai që e quan veten të fuqishëm dhe mendon se ka pushtet e ka vetëm iluzion.  “Gruaja e Azizit (ministrit) tha…” (Jusuf 51) D.m.th gruaja e atij që zotëronte pasurinë e Egjiptit, e cila imagjinon se është i plotfuqishmi, ka psuhtet, ndërsa e vërteta është se ai që zotëron pasurinë dhe lavdinë është Zotëruesi i gjithë Pushtetit! Ai ia jep pushtetin kujt dëshiron dhe ia heq atë kujt  dëshiron. I Plotfuqishmi në të vërtetë është Zoti.

LEXO  Qyteti i Kud’sit - Shejh Dr. Ismail Neuahida - Aksa 8-3-2019

Imagjinoi ai që kishte fuqi, pushtet se ishte i plotëfuqishëm. Faraoni ishte i fuqishëm, pretendoi pushtet dhe mblodhi pasuri.  Zoti e poshtëroi duke e mbytur. I Plotëfuqishmi në realitet është Zoti. Faraoni pretendonte pushtet, masakroi fëmijë, vrau burra dhe mori gra robëresha. Krenaria e tij u rrit derisa kërkoi një kullë, duke sfiduar Zotin e Musait, sa që tha: Kush është më i fortë se ne?! Ai filloi të besonte se fuqia e tij ishte universale dhe fuqia e tij filloi të adhurohej në vend të Zotit! Zoti dërgoi stuhi bretkosash dhe morrash për ta poshtëruar këtë tiran që pretendonte se ishte i fuqishëm. Zoti është më i fuqishëm mbi shtypësit, mbështetësit e tyre dhe ata që bashkëpunojnë me ta, por se  ju nxitoheni, jeni të paduruar.

Nxitoni që të bëni vepra të mira. Ka sprova si pjesa e një nate të errët. Njeriu zgjohet besimtar në mëngjes dhe ngryset jobesimtar në mbrëmje, e shet fenë e tij për përfitime të kësaj bote.

Apo siç ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka zbukuruar zemrat e të dashurve të ij me dritat e dashurisë dhe harmonisë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm  pa shok. Zoti,  kush krenohet me Atë nuk do t’i bëhet padrejtësi, e kush tregohet arrogant ndaj urdhrave të Tij do të poshtrohet dhe do të vuaj pasojat.

Dëshmoj se zotëria, i dashuri dhe ndërmjtësuesi ynë, Muhamedi është i dërguari i Allahut. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

“O më i miri i të dërguarve të Zotit, statusi yt është lartësuar, ndërmjetëso për ata që dërgojnë lutje dhe pështëndetje për ju.

Ti je drita kur errësira mbizotëron, paqja e Zotit qoftë mbi ty përgjithmonë.

Zoti të bekoftë, o agimi i udhëzimit, sa herë që lavdërimet për Zotit jehojnë në zemra.”

Ai që ka thënë: “ Nuk ka musliman që e braktis një musliman tjetër në një situatë ku shkelet shenjtëria e tij dhe cënohet nderi i tij, përveç se Allahu e braktis atë. Sikurse  nuk ka musliman që e mbështet një musliman tjetër në një situatë ku cënohet nderi i tij dhe shkelet shenjtëria e tij, përveç se Allahu e mbështet, e ndihmon atë.”

O Zot, siguroji këtij umeti, populli lehtësim të afërt dhe të shpejtë, një udhëheqës besimtar dhe të mëshirshëm,  që do të unifikojë radhët e tij dhe të bashkojë forcat e tij. O Zot, poshtëro ata që poshtëruan muslimanët e shtypur, o Zot i botëve. O Zot, mos na sprovo me sëmundje, mos na lër në gjendje pakujdesie, mos na merr nga kjo botë në befasi, dhe mos na cakto poshtërim dhe as turpërim.

Zoti ynë, na ke nderuar ne, për Ty janë lavdërimet, na mbulove ne, për Ty janë lavdërimet, na ke furnizuar ne, për Ty janë lavdërimet. Të gjitha lavdërimet janë për Ty nga dashuria dhe mirënjoja, falënderimi, dhe për Ty janë të gjitha lavdërimet deri sa të jesh i kënaqur me ne.

Kemi pranuar dhe jemi të kënaqur me Allahun, Zot, me Islamin fe dhe me zotërinë tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të dërguar dhe profet.

O Zot, kemi lënë në mbrojtjen, sigurinë Tënde tokën e Israsë dhe Miraxhit, Aksanë dhe banorët e saj, tokën e Israsë dhe Miraxhit, banorët e saj, gratë dhe të dobëtit e saj.

O Zot, ndalo gjakderdhjen  e muslimanëve. O Zot, jep siguri, shëndet dhe mirëqenie të mirë për popullin tonë në Palestinë  dhe në të gjitha vendet muslimane.

O Zot, shpërbleje për ne zotërinë tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me shpërblimet më të mira. O Zot, jepu shpërblimet më të mira dijetarëve dhe prindërve tanë.

O Zot,  shëro të sëmurët e tanë, shpëto të plagosurit tanë dhe mundëso lirimin e të burgosurve dhe pengjeve tanë. O Zot, Ti  që ke bërë salavatet ndaj të dërguarit tonë nga adhurimet,  të lutemi të afrohemi pranë Teje me të gjitha salavatet që janë dërguar për të nga dita që është krijuar deri në pafundësinë e përsosmërisë.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Dhe fto për namaz.

Afrim Smakaj

Post Author: endrit