Ditët e Haxhit janë mirësi dhe mëshirë

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    03-12-1446 H     30-05-2025 D

Shejh Mahir El Muajkili  

Tema  Ditët e Haxhit janë mirësi dhe mëshirë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili e ka bërë Qaben vendgrumbullimi dhe sigurie për njerëzit.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai është poseduesi i Emrave të bukur dhe Cilësive të Larta.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari  ynë, Muhamedi është rob i  Zotit dhe i dërguari i Tij, Allahu e dërgoi atë para orës së Kijametit përgëzues dhe këshillues. Paqja, shpëtimi dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen, shokët dhe bashkëshortet e tij, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju besimtarë! Frikësojuni Allahut ashtu siç ju ka urdhëruar që të ju shpërblejë me atë që ju ka premtuar. “ Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret.” (Et-Talak 2-3) “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen.” (Et-Talak 4)

Pelegrinë, haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes! O ju që iu përgjigjët thirrjes së Zotit tuaj dhe vendosët të kryeni detyrën tuaj! Urime për atë që keni arritur. Ky është Mekami, vendqëndrimi i Ibrahimit, Zemzemi, Guri i Zi dhe Multezemi, vendi në mes gurit të zi dhe portës së Qabes. Këtu derdhen lot, ngrihen gradët dhe falen gjynahet dhe të këqijat, gabimet. Zoti plotësoftë ritualet tuaja dhe pranoftë bindjen, adhurimin tuaj.

Populli musliman! Zoti i Plotfuqishëm ka garantuar ruajtjen e fesë së Tij dhe ka bërë nga arsyet legjitime të ruajtjes së saj ruajtjen e ritualeve të saj, fesë. Kështu, feja do të mbetet midis njerëzve për aq kohë sa ritualet e saj, fesë mbeten midis tyre, e madhërimi i ritualeve të Zotit është argumetn i devotshmërisë dhe frikës së zemrës. “Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.” (El-Haxhxh 32) Nuk ka ditë në të cilën ne zgjohemi dhe ngrysemi, shkojmë në shtrat vetëm se duke respektuar ritualet e Zotit dhe shenjtëritë e Tij.

Dy dëshmitë e besimit janë kushtet e Islamit dhe simbolet e tij. Thirrja për namaz është simboli i namazit. Zekati dhe agjërimi janë nga ritualet e Islamit.

Nga ritualet e mëdha dhe të dukshme janë rituali i Haxhit dhe Umres.

Nga ritualet, shenjat hapësinore, të vendit të Zotit janë: Mina, Arafati, Muzdalifeja, Safaja dhe Merveja, Mekami i Ibrahimit  dhe Multezemi, vendi në mes gurit të zi dhe derës së Qabes, dhe Shtëpia e Madhe e Zotit,  Qabeja, në të cilën një lutje vlen sa njëqind mijë lutje në vende të tjera.

Nga madhështia, nderimi, përzgjedhja dhe dashuria e Tij, është se Zoti i Madhërishëm ia shtoi Atë Vetes, duke thënë në zbritjen e Tij të përsosur, në Kuran: “…dhe pastroje Shtëpinë Time (nga idhujtaria), për ata që vijnë rrotull saj (në shenjë adhurimi) dhe për ata që rrinë në këmbë, përkulen dhe bien në sexhde duke u falur.” (El-Haxhxh 26) Vërtetë ajo, Qabeja, është shtëpia e shenjtë e Zotit të cilën zemrat e dëshirojnë me përmallim dhe shpirtërat vërshojnë drejtë saj me dashuri. Shtëpia e shenjtë e Zotit, Qabeja, me lavdërimin e të cilës lavdërohet dhe vlerësohet Islami. Kjo është arsyeja që paraardhësit tanë të mirë, selefët, i jepnin shëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, nderimin më të madh dhe e lavdëronin atë me madhërimin më të plotë.  

Ashtu siç dyfishohet shpërblimi në të, njëjtë dhe gjynahi është i madh dhe humbja është e madhe. E gjithë Meka është e shenjtë dhe madhështia e saj është e lashtë. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Allahu ka bërë të shenjtë Meken ditën që ka krijuar qiejt dhe tokën. Ajo është e shenjtë me shenjtërimin që i ka dhënë Zoti deri në ditën e Kijametit, nuk trembet gjahu i tij, nuk prehen ferrat e tij, nuk pritet bari i tij dhe nuk merret sendi i gjetur përveç nëse e njeh atë.”  “Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt. Në të ka shenja të qarta (si): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim) dhe (fakti që) kush hyn në të është i sigurt.” (Al ‘Imran 96-97)

LEXO  Mirësitë dhe bujaria në dhjetë netët e fundit

O besimtarë! Nga ritualet, shenjat e Zotit është Dita e Arafatit, e cila është Dita e besëlidhjes, dita e përmbushjes së besëlidhjes që Zoti i Plotfuqishëm mori nga fëmijët e Ademit, njerëzit. Në Musnedin e Ahmedit, transmetohet se i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Zoti mori besëlidhjen nga brinja e Ademit në Na’man, do të thotë në Arefat, nxori nga brinja  e tij çdo pasardhës që Ai kishte krijuar dhe i shpërndau para Tij si grimca të vogla. Pastaj Ai u foli atyre drejtpërdrejt. Ai tha: “ A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, ne kemi dëshmuar, që të mos thoni në Ditën e Gjykimit: Vërtet, ne nuk ishim të vetëdijshëm për këtë.”

Në ditën e Arefatit, Zoti ynë zbret në qiellin e kësaj bote, dynjasë, zbritje që është e përshtatshme me Madhështinë, Krenarinë dhe Lartësinë e Tij, dhe krenohet, mburre me besimtarët që janë në Arefat tek Melaiket e Tij. Ajo është dita në të cilën Allahu shpëton, liron më shumë  njerëz nga zjarri i Xhehenemit, qofshin nga ata që qëndrojnë në Arafat apo nga ata që nuk qëndruan atje, por janë në vendet e tyre.

Kur njerëzit e sezonit, haxhinjtë, arrijnë, qëndrojnë në shtyllën më të madhe të Haxhit, në Arefatë, atëhere të tjerët që nuk janë në Arefat e agjërojnë atë ditë. Agjërimi i kësaj dite shlyen gjynahet e dy viteve, sikurse ka ardhur në Sahihun e Muslimit se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me agjërimin e ditës së Arefatit shpresoj tek Zoti që të shlyehen gjynahet e vitit para kësaj dite dhe të vitit që vjen pas kësaj dite.”

Vëllezër në besim! Lartësimi i kohërave të mira është formë e lartësimit të ritualeve të Zotit. Në këto ditë jetojmë në ditët më të mira të vitit, për të cilat Zoti i Plotfuqishëm u betua dhe i preferoi, vlerësoi ato mbi të tjerat, duke thënë: “(Betohem) për shkrepjen e agimit  dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!” (El-Fexhr 1-2) E dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes përmbajnë akte adhurimi që nuk gjenden në ditë të tjetër.

Tek Sahihu i Buhariut ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka ditë që punët e mira të jenë më me vlerë në to se sa puna në këto (dhjetë ditët  e para të Dhul Hixhes). E kanë pyetur:  As lufta në rrugë të Allahut?! Ai ka thënë: “ As lufta në rrugë të Allahut. Vetëm nëse (përjashtim bën:) ai burrë që del vet në luftë dhe me pasurinë e tij pastaj nuk kthehet me asgjë prej këtyre, bie shehid.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka nxitur në çdo punë të mirë, nga namazi dhe agjërimi, mbajtja e lidhjeve farefisnore, sadaka, lëmoshë, dhe lexim Kurani, sjellje mirë me prindërit, lehtësimin e shqetësimeve, përmbushjen e nevojave dhe të gjitha llojet e tjera të akteve të bindjes, adhurimit.

LEXO  Kujdesi ndaj prindërve gjatë jetë dhe pas vdekjes së tyre - Meka 29.10.2021

Nga veprat më të mëdha gjatë këtyre ditëve është pelegrinazhi, Haxhi në shtëpinë e shenjtë të Zotit, në Qabe. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Umra nga umra janë fshirje për gjynahet që bëhen midis tyre,  ndërsa Haxhi Mebrurë, i pranuar, nuk ka shpërblim tjetër për të veç Xhenetit.” Haxhi nuk mund të jetë i pranuar, mebrurë vetëm nëse kryerësi i tij të jetë i sinqertë për Zotin dhe pasues i të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Ndiqni shembullin e të dërguarit tuaj, binduni urdhrit të Zotit tuaj dhe ekspozoni vetet tuaja  ndaj mëshirës së Tij, të fitoni kënaqësinë dhe Xhenetin e Tij.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Kujtoje kur Ne vendosëm për Ibrahimin vendin e Faltores (duke e urdhëruar): “Mos më shoqëro asgjë (në adhurim) dhe pastroje Shtëpinë Time (nga idhujtaria), për ata që vijnë rrotull saj (në shenjë adhurimi) dhe për ata që rrinë në këmbë, përkulen dhe bien në sexhde duke u falur. Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta, që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai. Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër! Pastaj, haxhinjtë le të pastrojnë trupin e tyre, le t’i kryejnë zotimet e tyre dhe le t’i vijnë rrotull Shtëpisë së lashtë.”(El-Haxhxh 26-29)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi të gjithëve nga argumentat dhe urtësitë e tij të qarta, me të vërtetë, Ai, Allahu i Lartësuar është Dhurues, Bujar, Falës, Mëshirues,  Mëshirëplotë, tek Ai  kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për suksesin dhe arritjet.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari  ynë, Muhamedi është rob i  Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët, shokët dhe bashkëshortet e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.

Në vijim

O besimtarë! Zoti krijoi universin  dhe e përsosi atë,  e ndërtoi me një sistem të saktë dhe e përsosi. Ashtu siç Zoti krijoi një sistem të përsosur për universin, Ai ka sjellë gjithashtu metodë të përcaktuar mirë për muslimanin që ta ndjekë në adhurimin, marrëdhëniet, moralin dhe sjelljen e tij. Islami është fe e organizuar në të gjitha çështjet e tij, urdhëron në rregull dhe vendosën theksin në të, i kushton rëndësi.  Në këtë mënyrë, arrihen interesat dhe parandalohen dëmet.

Allahu ka caktuar të drejta mbi robërit e Tij gjatë natës të cilat nuk mund të shtyhen deri në ditë, dhe të tjera gjatë ditës që nuk mund të shtyhen deri në natë. Sheriati, legjislacioni Islam ka obliguar adhurimet, ka rregulluar marrëdhënijet njerëzore, ka vendosur, caktuar shlyerje dhe shpenzime. Haxhi ka muaj të njohur mirë, ditë specifike, rituale të ndryshme,  vende dhe kohë specifike kohore dhe hapësinore. Haxhi gjithashtu na mëson disiplinën dhe saktësinë, e kjo është e dukshme në ritualet, shtyllat, detyrimet dhe kushtet e tij.

LEXO  Nga përsosmëria e mendjes është të bësh atë që të intereson

Vëllezër në besim! Nëse ky është shqetësimi, preokupimi i sheriatit, legjislacionit Islam, për organizimin e jetës dhe adhurimin e muslimanit, duhet të dimë që shqetësimi i tij është edhe më i madh për sigurinë dhe mbrojtjen e tij, për largimin e vështirësive dhe dëmit prej tij, prej besimtarit.  Kjo është ajo që përfaqëson dhe bën Mbretëria e Arabisë Saudite, pasi ka bërë të gjitha përpjekjet e saj, ka shfrytëzuar mundësitë dhe pajisjet e saj, ka siguruar të gjitha mjetet e lehtësimit, rehatisë, sigurisë dhe mbrojtjes përmes sistemeve të saj që synojnë të sigurojnë sigurinë dhe mbrojtjen e pelegrinëve, haxhinjëve, që të lehtësojnë kryerjen e ritualeve të tyre sipas parimeve të përcaktuara ligjore në mbrojtje të jetës dhe pronës. Prandaj, kryerja e Haxhit pa leje është shkelje e sistemit, dëm për myslimanët, shkelje e të drejtave të të tjerëve dhe  krim kundër marrëveshjeve që janë vënë në vend me saktësi të përkryer. Është detyrë e atyre që synojnë të vizitojnë vendet e shenjta të nderojnë këtë ritual të madh, të ndiejnë madhështinë e vendeve nëpërmjet Njësimit të Zotit dhe bindjes ndaj Tij, të jenë të butë dhe të qetë, t’u përmbahen rregullave dhe udhëzimeve, të shmangin imoralitetin, debatin dhe grindjet, si dhe të respektojnë objektivat legjitime që janë vendosur për sigurinë dhe interesin publik.

Zoti  i ruajt haxhinjtë e shtëpisë së shenjtë të Tij, Qabes, ua pranojë haxhin dhe të gjitha veprat e tyre, i ktheftë ata tek familjet e tyre shëndoshë e mirë dhe me shpërblimin fitimtarë.

O besimtarë! Dijeni se Allahu ju ka urdhëruar në një punë bujare, në të cilën ka filluar me Veten e Tij, ku Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El-Ahzab 56) 

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit.

O Zot, bekoje Muhamedin,  bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot,  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët, me të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ata, me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot, bëje këtë vend të begatë, të siguri, dhe të gjitha vendeve  muslimane.

O Zot, na jep siguri në vendit tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështete me të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë,  kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Ti do dhe je i kënaqur, dhe shpërbleje atë me të mira për atë që bën për Islamin dhe muslimanët. O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij besnik, në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i musimanëve dhe në atë që është e mirë për popullin dhe vendin. O Zoti, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të  çështjeve të muslimanëve në atë që Ti do dhe je i kënaqur.

O Zot, ruaj tek ne fenë tonë, udhëheqësit tanë dhe sigurinë tonë.

O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe atyre që vigjilojnë në kufijtë tanë.

O Zot, ndihmoi ata kundër armiqve Tu dhe armiqve të tyre,  o i Fuqishëm, o i Plotëpushtetshëm, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, largo shqetësimet e vëllezërve tanë në Palestinë. O Zot, bëhu ndihmës, përkrahës, mbështetës dhe mbrojtës i tyre. O Zot, prano dëshmirët e tyre, shpëto të plagosurit dhe shëro të sëmurët e tyre, mundësoju ushqim të uriturve prej tyre.  O Zot, të lutemi të jesh kundër sionistëve, pushtues dhe të padrejtë. O Zot, shkatërro dhe shpërndaj bashkimin dhe tubimin e tyre, kthe rrethin e të keqes mbi ta, me Forcën dhe Pushtetin Tënd, o i Fortë, o i Plotëfuqishëm, o më i Madhi  më Bujari.  O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë nga padretësia e mohuesve dhe dhuna e pushtuesve, bëje atë të fortë dhe krenare deri në ditën e Kijametit.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1008871684781581

Post Author: endrit